{"id":7014,"date":"2018-01-01T05:18:35","date_gmt":"2018-01-01T05:18:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7014"},"modified":"2018-01-01T05:18:35","modified_gmt":"2018-01-01T05:18:35","slug":"te-gjitha-rruget-te-cojne-ne-alpe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7014","title":{"rendered":"T\u00cb GJITHA RRUG\u00cbT T\u00cb \u00c7OJN\u00cb N\u00cb ALPE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7011\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bukurit\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrve\u00e7me, secila e ndryshme nga tjetra. Alpet, Lura, Syri i Kalt\u00ebr, bregdeti Jon, Driloni, Dardha, Dajti, Qaf\u00eb &#8211; Shtama, Divjaka, Gjiri i Lalzit, Rana e Hedhun, Viluni etj. E th\u00ebn\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb, <!--more-->Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb fund e krye me potenciale turistike, mjafton q\u00eb ta shoh\u00ebsh me k\u00ebt\u00eb sy dhe t\u00eb punosh p\u00ebr ta kthyer \u00e7do pish\u00eb, shkrep e uj\u00ebvar\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb turizmit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atlas natyror mahnit\u00ebs, kurora alpine \u00ebsht\u00eb unike dhe e pap\u00ebrs\u00ebritshme n\u00eb vlerat e saj t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekologjike, historike dhe turistike. Cili shkoi nj\u00ebher\u00eb atje dhe nuk shkroi si p\u00ebr nj\u00eb parajs\u00eb tok\u00ebsore. Sidomos udh\u00ebp\u00ebrshkruasit e huaj u dhan\u00eb pas tyre me shpirt. Amerikania Rose Wilder Lane n\u00eb vitet \u201920 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar u ngjit me k\u00ebmb\u00eb dhe me pen\u00eb n\u00eb \u201cMajat e Shal\u00ebs\u201d, si\u00e7 titullohet libri i saj me p\u00ebrshkrime nga Thethi, Shala e Shoshi. Po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr i huaj, albanologu italian Ernesto Kozi i kishte shkelur me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mal\u00ebsit\u00eb alpine shqiptare p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli, duke i p\u00ebrshkruar me imt\u00ebsi traditat e zakonet dhe e kishte l\u00ebn\u00eb amanet q\u00eb pas vdekjes t\u00eb prehej n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj, mbasi ishte varrosur n\u00eb Bari, e kishin mbartur p\u00ebr k\u00ebndej Adriatikut. I fundmi i albanolog\u00ebve q\u00eb \u201cshtegtoi\u201d drejt Alepve p\u00ebr t\u00eb bujtur p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb to, n\u00eb thelb t\u00eb etnosit shqiptar, ishte Robert Elsie para dy muajsh.<\/p>\n<p>Bot\u00ebn alpine e ka zbuluar e para let\u00ebrsia, Eposi i Kreshnik\u00ebve, \u201cLahuta\u201d e Gjergj Fisht\u00ebs, tregimet romantike t\u00eb Ernest Kolqit, perlat folklorike t\u00eb Bernardin Palajt e Donat Kurtit, lirikat poetike e prozat mistike t\u00eb Martin Camajt, rr\u00ebfimet origjinale t\u00eb At Zef Pllumit etj. At Marin Sirdani, nj\u00ebri nga fran\u00e7eskan\u00ebt e njohur, historian e kulturolog, p\u00ebrshkruan magjit\u00eb e Razm\u00ebs, Bog\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb Thethit, qysh n\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, duke parashikur se ky vend \u201cdo t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb rand\u00ebsi mjaft t\u00eb madhe si qend\u00ebr turistike\u201d, ngaq\u00eb \u201cturista t\u00eb huej, gjithfar\u00eb kombesh, p\u00ebrvjet\u00eb p\u00ebrshkohen n\u00ebp\u00ebr Theth me shumic\u00eb\u201d, kurse nd\u00ebr shqiptar\u00ebt vizitor\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1931 qen\u00eb zotnit\u00eb Nush Topalli, Pjet\u00ebr Pistulli e Ernest Koliqi\u201d. Autori na thot\u00eb se numri i turistave shqiptar\u00eb mandej shkoi p\u00ebrvjet\u00eb tue u shtue, sidomos nga grupe stundet\u00ebsh, ku n\u00eb vitin 1932 nj\u00eb grup \u201cAntonian\u201d prej kat\u00ebrdhet\u00eb vet\u00ebsh erdh\u00ebn n\u00eb Theth prej kah p\u00ebrshkuan Dukagjinin, kurse nj\u00eb vit m\u00eb pas nj\u00eb grup i \u201cShoqnis\u00eb Bogdani\u201d gjithashtu vizitoi Thethin. Sirdani p\u00ebrshkruan dhe Bjeshk\u00ebt e Namuna, q\u00eb sipas goj\u00ebdhan\u00ebs, nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, para se t\u2019i nemte Zana e malit (p\u00ebr nji faj t\u00eb rand\u00eb qi kishte pas ba nji i par\u00eb i tyne) \u201ckishin qen\u00eb plym me aha e me brej, me kullosa t\u00eb mira e kroje t\u00eb shumta, e Zot\u2019yn\u00eb i kishte pas\u00eb begat\u00eb me gjithfar\u00eb lulesh e me shpend e zogj\u2026\u201d E, megjith\u00ebse Thethi qe shnd\u00ebrruar n\u00eb kamp pushimi veror n\u00eb vitet e \u201csocializmit\u201d, zbulimi i tij i v\u00ebrtet\u00eb nisi aty kah vitet 2000, kur banor\u00ebt filluan t\u2019i kthenin kullat e tyre tradicionale n\u00eb bujtina turistike. Rreth 90 vite qendruam n\u00eb vendnum\u00ebro p\u00ebrsa i p\u00ebrket turizmit n\u00eb Alpe.<\/p>\n<p>Alpet shqiptare nuk jan\u00eb m\u00eb nj\u00eb bjeshk\u00ebnaj\u00eb ekzotike or\u00ebsh fatlume, ato kan\u00eb filluar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb (t)rendin e ri t\u00eb turizmit, ku alpet e Europ\u00ebs jan\u00eb futur prej koh\u00ebsh. Sensiblizimit p\u00ebr turizmin alpin ka vite q\u00eb i ka prir\u00eb projekti \u201cMajat e Ballkanit\u201d, i mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb fondacion gjerman dhe GIZ Tiran\u00eb, me shtegtime n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebp\u00ebr Alpet trikufitare: Pej\u00eb &#8211; Plav\u00eb &#8211; Theth etj. Me strategjin\u00eb e fundit qeveritare, shpallur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit, n\u00eb vigjilje t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Maleve, pritet q\u00eb Alpet t\u00eb jen\u00eb destinacioni kryesor turistik malor i vendit. 60 milion\u00eb euro deklarohet se do t\u00eb jet\u00eb investimi nga institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb (2017-2022), pa llogaritur ato private q\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakta. Madje, sipas burimeve nga Ministria e Turizmit, qysh tani jan\u00eb paraqitur dy investitor\u00eb strategjik\u00eb q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb hotele kat\u00ebr dhe pes\u00eb yje n\u00eb zon\u00ebn e Alpeve. N\u00eb fillim investimet do t\u00eb fokusohen te rrug\u00ebt, strukturat e akomodimit, zgj\u00ebrimi i llojeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve etj. Synohet nj\u00eb paket\u00eb e standardeve europiane p\u00ebr turist\u00ebt, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt ata t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jo m\u00eb pak se dhjet\u00eb dit\u00eb n\u00eb Alpet tona, duke u ofruar prodhime \u201cbio\u201d t\u00eb agroturizmit ende n\u00eb hapat e par\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e Alpeve shtohet dhe p\u00ebr pozicionin gjeostrategjik, q\u00eb ndon\u00ebse male krejt\u00ebsisht shqiptare, jan\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb tri shteteve: Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. P\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb adresat e panjohura t\u00eb alpeve po b\u00ebhen pjes\u00eb e guidave dhe destinacioneve turistike. Sot njer\u00ebzit shqiptojn\u00eb disa emra t\u00eb ndjesh\u00ebm alpin\u00eb, si Valbona, Gryka e Rugov\u00ebs, Thethi, Razma, Vermoshi, Plava, por m\u00eb t\u00eb interesuarit dhe pasionant\u00ebt e turizmit alpin kan\u00eb skeduar dhe emra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ekspolorim, jo dhe aq t\u00eb njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, si L\u00ebpusha e Kelmendit, Vuthajt e Plav\u00ebs, Curraj i Ep\u00ebr i Tropoj\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Ishte e pritshme q\u00eb pas urbanizimit t\u00eb bregdetit dhe shuarjes s\u00eb \u201curis\u00eb\u201d p\u00ebr turizmin bregdetar, t\u00eb ktheheshin syt\u00eb nga malet. Por nuk mund t\u00eb mos ndjesh trishtim kur gjith\u00eb kjo bukuri natyrore \u00ebsht\u00eb braktisur nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ikur gjithandej, brenda dhe jasht\u00eb vendit. Takojm\u00eb nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua n\u00eb Vermosh, t\u00eb cil\u00ebt pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, dy djem dhe tri vajza, i kan\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Itali dhe Angli. Kjo \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb pamja e p\u00ebrgjithshme e bjeshk\u00ebve t\u00eb nalta, pa banor\u00eb, vet\u00ebm me bujt\u00ebs. Zonat e banuara alpine dhe ato rreth e qark tyre jan\u00eb zbrazur koh\u00eb pas kohe nga popullsia, n\u00eb t\u00eb tri shtetet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb ka ardhur t\u00eb jetoj\u00eb nj\u00eb amerikane, apo grupe turist\u00ebsh \u00e7ek\u00eb e polak\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Curraj Ep\u00ebr, duke ngritur kampingjet e tyre vit p\u00ebr vit dhe aty ku shkohet vet\u00ebm me mushk\u00eb. Zhvillimet n\u00eb l\u00ebmin e turizmit patjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019i kthejn\u00eb disa nga t\u00eb ikurit p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar aty t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Na duhet ta mir\u00ebprojektojm\u00eb e zhvillojm\u00eb industrin\u00eb e turizmit, n\u00eb vend t\u00eb \u201cindustris\u00eb\u201d s\u00eb paligjshme t\u00eb hashashit, \u00e7ka vitet e fundit i tjet\u00ebrsoi mal\u00ebsit\u00eb tona, me q\u00ebllim q\u00eb Alpet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Problemi num\u00ebr nj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb iket nga spontanja n\u00eb nd\u00ebrtimet turistike. N\u00ebse n\u00eb bregdet keqnd\u00ebrtuam e betonizuam dhe plazhet e detin, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb malet nga \u201cbathorizimi\u201d, duke krijuar infrastruktur\u00ebn dhe urbanistik\u00ebn e duhur n\u00eb fshatrat, zonat dhe parqet turistike. Mjerisht anarshia e tranzicionit nuk ka l\u00ebn\u00eb pa prekur dhe Alpet, ku margaritari i tyre, lumi i Valbon\u00ebs, \u00ebsht\u00eb futur n\u00ebp\u00ebr tuba e betonuar si kanal vadit\u00ebs. T\u2019ia b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb Valbon\u00ebs s\u00eb kalt\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb t\u2019ia nxjerr\u00ebsh me duart e tua syt\u00eb bjeshk\u00ebs alpine. Por k\u00ebshtu ndodh kur dhe nj\u00eb mjedis i till\u00eb turistik unik ndotet e shp\u00ebrdorohet nga interesat politike dhe oligarke.<\/p>\n<p>Kultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr domosdoshm\u00ebri e turizmit t\u00eb qendruesh\u00ebm dhe elitar n\u00eb Alpe. Ministria e Kultur\u00ebs koh\u00ebt e fundit e ka shpallur Thethin qend\u00ebr historike t\u00eb mbrojtur, me banesat tipologjike, kull\u00ebn autentike t\u00eb ngujimit etj. Thirrjet p\u00ebr ta shp\u00ebtuar natyr\u00ebn alpine kan\u00eb qen\u00eb gjithfar\u00ebsh. P\u00ebrmes mediave, protestave, por dhe p\u00ebrmes artit. M\u00eb fort se p\u00ebr arg\u00ebtimin e turist\u00ebve, bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kantautorja e mir\u00ebnjohur Elina Duni, e cila i ka p\u00ebrftuar si rrall\u00ebkush perlat e folkut shqiptar n\u00eb muz\u00ebn dhe pentagramin e saj modern, ka ardhur nga Zvicra me koncerte, vitin e kaluar n\u00eb Valbon\u00eb dhe sivjet n\u00eb Theth. Ashtu si\u00e7 ka vite q\u00eb n\u00eb Kelmend zhvillohet festa tradicionale e \u201cLogut t\u00eb Bjeshkeve\u201d, apo \u201cMis Mal\u00ebsia\u201d n\u00eb Raz\u00ebm etj. Shtoju k\u00ebtyre loj\u00ebrat sportive dim\u00ebrore, alpinizmin, skit\u00eb, patinazhin etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Alpe. Ve\u00e7se turist\u00ebt, para se t\u00eb sh\u00ebtisin relievin e mrekulluesh\u00ebm shqiptar, para se t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb historit\u00eb tona shpesh t\u00eb ekzaltuara me kreshnik\u00eb e heronj, para se t\u00eb shijojn\u00eb kuzhin\u00ebn e shijshme vendase, ver\u00ebn, rakin\u00eb dhe frutat e pyllit, duan t\u00eb \u201cshijojn\u00eb\u201d bujarin\u00eb ton\u00eb, pasi me t\u00eb jan\u00eb mbrujtur nga udh\u00ebp\u00ebrshkruesit e vjet\u00ebr europian\u00eb. E kjo nuk bie ndesh as me koh\u00ebn moderne, parimet e biznesit dhe t\u00eb fitimit n\u00eb turiz\u00ebm etj. Bujaria nuk vjet\u00ebrohet kurr\u00eb si ato monedhat e arit, varet si e shpreh e shpalos at\u00eb sot, p\u00ebrfshi dhe p\u00ebrmes dhuratave me motive e stilizime t\u00eb tradit\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Bukurit\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrve\u00e7me, secila e ndryshme nga tjetra. Alpet, Lura, Syri i Kalt\u00ebr, bregdeti Jon, Driloni, Dardha, Dajti, Qaf\u00eb &#8211; Shtama, Divjaka, Gjiri i Lalzit, Rana e Hedhun, Viluni etj. E th\u00ebn\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-7014","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7014"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7014\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7015,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7014\/revisions\/7015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}