{"id":6977,"date":"2017-12-14T15:20:17","date_gmt":"2017-12-14T15:20:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6977"},"modified":"2017-12-14T15:23:02","modified_gmt":"2017-12-14T15:23:02","slug":"interviste-me-dr-nuri-dragoj-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6977","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Dr. Nuri Dragoj 1)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervist\u00eb me Dr. Nuri Dragoj<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, historian e publicist<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>KJO K\u00cbRKON Q\u00cb T\u00cb GJITH\u00cb NE T\u00cb PUNOJM\u00cb SI\u00c7 PUNON SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kjo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne kudo q\u00eb jemi t\u00eb punojm\u00eb si\u00e7 punon shoqata \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d me q\u00ebllim q\u00eb ta shpejtojm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb fat i madh q\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb e copt\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ato e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe bashkimin\u2026<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><!--more--><\/p>\n<p><strong>Intervist\u00ebn e zhvilloi Fazli Muharremi-Tali<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fazli Muharremi-Tali: <\/strong>Profesor, mir\u00eb se ke ardhur n\u00eb Mitrovic\u00eb. M\u00eb intereson se si lindi bashk\u00ebpunimi me Shoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve nga Suedia?<\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri.png\" rel=\"attachment wp-att-6978\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6978\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri.png\" alt=\"Dragoi Nuri\" width=\"94\" height=\"160\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Nuri Dragoj<\/strong>: Un\u00eb jam njohur me veprimtarin\u00eb e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkritmar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Suedi, n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet librave q\u00eb kan\u00eb publikuar dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn jam mahnitur me nj\u00eb pun\u00eb kolosale q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb Shoqat\u00eb jasht\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>Pastaj jam njohur dhe nga af\u00ebr sepse edhe un\u00eb kam qen\u00eb i ftuar n\u00eb Suedi dhe mund t\u00eb them q\u00eb kjo q\u00eb b\u00ebn\u00eb shoqata \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe patriotike q\u00eb i sh\u00ebrben integrimit t\u00eb shpejt t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Suedi sepse me librat q\u00eb k\u00ebta botojn\u00eb, me kontaktet q\u00eb i kan\u00eb me shkrimtar\u00ebt suedez, me shk\u00ebmbimin e kulturave b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb shpejtohet shkrirja e kulturave dhe integrimi i shqiptar\u00ebve sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por, veprimtaria e tyre, e z.Hysen Ibrahimi dhe z.Bajram Muharremi me shok\u00ebt e tyre \u00ebsht\u00eb pothuajse e shtrir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri e n\u00eb t\u00eb githa treva shqiptare Maqedoni e Mal t\u00eb Zi q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ata po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpejtuar bashkimin e shqiptar\u00ebve dhe at\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb kultura nuk mund ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb politika. Un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb kjo veprimtari q\u00eb b\u00ebn\u00eb shoqata \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d duhet t\u2019i sh\u00ebrbej edhe politik\u00ebs p\u00ebr ta pasur si udh\u00ebzim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb veproj p\u00ebr dashurin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb problemeve komb\u00ebtare, p\u00ebr gjetjen e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja me interesa madhore komb\u00ebtare sepse p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar disa vija t\u00eb kuqe ku nuk mund t\u00eb shkeli askush as qeveria dhe as opozita. Duhet t\u00eb ket\u00eb disa vija t\u00eb kuqe t\u00eb cilat jan\u00eb mbi gjith\u00eb politik\u00ebn. Dhe m\u00eb duket q\u00eb Shoqata e Shkrimtar\u00ebve n\u00eb Suedi \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d ka vendosur mbi t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjen shqiptare dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb p\u00ebr tu admiruar.<\/p>\n<p>Them t\u00eb drejt\u00ebn duke na nderuar dhe ne me titullin an\u00ebtar nderi i shoqat\u00ebs ndjej m\u00eb shum\u00eb obligim dhe detyrim p\u00ebr t\u00eb punuar dhe un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb puna q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shoqata t\u00eb tilla (uroj q\u00eb edhe shoqata t\u00eb tjera t\u00eb aktiviziohen) do t\u00eb ndikoj m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb afrimin e kultur\u00ebs son\u00eb midis nj\u00ebri tjetrit sepse edhe ne vet Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mali i Zi ende kemi ndarje dhe barrikada t\u00eb cilat jan\u00eb artificiale por q\u00eb duhen shembur, duhen shkrir\u00eb, duhet t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar gjyh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb abetare, nj\u00eb histori, p\u00ebr t\u00eb hequr dhe dogan\u00ebn sepse n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb kemi identitetin ton\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb kemi respektin ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe ndaj vetes nuk mund t\u00eb na respektojn\u00eb t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Ndryshimet jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb jam n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb kur kam qen\u00eb ishte klima shum\u00eb e ashp\u00ebr, her\u00ebn e dyt\u00eb ishte bllokuar kalimi te ura e Ibrit. Sot ka nj\u00eb ndryshim, ka nj\u00eb p\u00ebrparim. M\u00eb thoshte nj\u00eb mik i imi n\u00eb Kosov\u00eb ku i sheh ndryshimet n\u00eb Kosov\u00eb? I thash po ka ndryshime. Ta them un\u00eb?Para viteve t\u00eb 90-ta ne dilnim n\u00eb pik\u00ebn e Morin\u00ebs dhe shikonim Kosov\u00ebn me dylbi, sot e shikojn\u00eb serb\u00ebt me dybli. Por, kjo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne kudo q\u00eb jemi t\u00eb punojm\u00eb si\u00e7 punon shoqata \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d me q\u00ebllim q\u00eb ta shpejtojm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb fat i madh q\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb cilat e copt\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ato e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe bashkimin, natyrisht duhet puna jon\u00eb por vet\u00ebm ne nuk e b\u00ebjm\u00eb dot. Ato jan\u00eb penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs dhe n\u00eb Kongresin e Berlinit dhe jan\u00eb bindur tashm\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Ballkanit nuk mund t\u00eb zgjidhet dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsi pa u zgjidhur \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes dhe do Zoti q\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb trojet shqiptare t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuara por kjo k\u00ebrkon shum\u00eb pun\u00eb nga politika q\u00eb nuk varet nga ne por edhe nga ne si qytetar\u00eb, si intelektual me shkrimet tona me publikimet tona, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngrisim nd\u00ebrgjegj\u00ebn komb\u00ebtare n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe duke b\u00ebr\u00eb secili do t\u00eb arrijm\u00eb q\u00ebllimin final q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi por edhe emancipimi i shqiptar\u00ebve si faktor paqeje n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fazli Muharremi-Tali: <\/strong>Profesor, po shof shum\u00eb botime t\u00eb librave k\u00ebtu. Si do t\u00eb vazhdon bashk\u00ebpunimi me Shoqat\u00ebn?<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Nuri Dragoj<\/strong>: Ne k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kemi. Po botojm\u00eb dhe shkruajm libra. Librat e mij\u00eb lidhen shum\u00eb me veprimtarin\u00eb e shoqat\u00ebs \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d p.sh: ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb flet p\u00ebr prapa skenat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, k\u00ebtu tregohet se \u00e7far\u00eb pazare jan\u00eb luajtur para se t\u00eb fillonte konferenca dhe gjat\u00eb konferenc\u00ebs q\u00eb u arrit me copt\u00ebimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr dit\u00ebt e sotme \u201dRreziku i shkomb\u00ebtarizimit\u201d edhe k\u00ebtu kam goditu n\u00eb plag\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri-1.png\" rel=\"attachment wp-att-6981\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6981\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri-1-300x190.png\" alt=\"Dragoi Nuri 1\" width=\"300\" height=\"190\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri-1-300x190.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dragoi-Nuri-1.png 481w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Sepse, rreziku u \u00e7\u2019kombtarizimit, n\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb para tre vitesh ishin regjistruar 12500 familje shqiptare q\u00eb e kishin nd\u00ebrruar komb\u00ebsin\u00eb nga shqiptar n\u00eb grek\u00eb. Po k\u00ebshtu kemi familje shqiptare maqedone, kemi malazeze, mund t\u00eb ket\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb serbe (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jam i sigurt).<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh nga i cili duhet t\u00eb heqim dor\u00eb, duhet t\u00eb jemi krenar q\u00eb jemi shqiptar n\u00eb kuptimin e mir\u00eb t\u00eb fjla\u00ebs, ta duam vendin dhe t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta konsoliduar Shqip\u00ebrin\u00eb. E dyta, p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb produkt i p\u00ebrndjekjes s\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Suedi q\u00eb jan\u00eb mbi 60 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ka dal nj\u00eb shoqat\u00eb e shquar \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb gjuh\u00ebn shqipe jemi duke u kthyer me origjin\u00eb shqiptare, un\u00eb jam tmerruar u them vij nga Ksamili kur dy familje t\u00eb an\u00ebs ton\u00eb shqiptare q\u00eb un\u00eb i njihja t\u00eb cil\u00ebt kishin 15 vite n\u00eb Gre\u00e7i dhe u flisnin f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn greke n\u00eb plazhet e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e tmerrshme.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb b\u00ebj apel q\u00eb ti thirrim mendjes q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Sepse tha nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim ambasadori amerikan \u201dGre\u00e7ia nuk hap shkolla shqipe, as Serbia apo Italia por n\u00ebn\u00ebn kush e pengon t\u00eb flas shqip\u201d?! Dhe un\u00eb them se jan\u00eb n\u00ebnat kosovare ato q\u00eb e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe q\u00eb gjith\u00eb bota u detyra ti kthej syt\u00eb nga Kosova dhe t\u00eb na i jap t\u00eb drejtat q\u00eb i meritojm\u00eb sepse n\u00eb qoft\u00eb se do e kishim humbur gjuh\u00ebn nuk do t\u00eb kishim k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u00a0 Prandaj them q\u00eb kjo q\u00eb b\u00ebn\u00eb shoqata e \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fotografi, dokumentar, film, nj\u00eb mesazh q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb ne ti shmangim rreziqet q\u00eb i vijn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ato q\u00eb varen nga ne.<\/p>\n<p>Ato q\u00eb varet nga tjer\u00ebt\u00a0 le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb. Por politika bot\u00ebrore n\u00eb qoft\u00ebse dim t\u00eb respektojm veten ton\u00eb,jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb marrin drejtq\u00ebndrim. N\u00eb qoft\u00eb se ne grindemi me nj\u00ebri tjetrin ata do t\u00eb duartrokasin sepse midis k\u00ebtyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb Evrop\u00eb ka plot q\u00eb nuk na duan. Jo gjith\u00eb Evropa \u00ebsht\u00eb pro shqiptare si\u00e7 edhe e dim. Por,\u00a0 ne do ta b\u00ebjm\u00eb pro shqiptare n\u00eb qoft\u00eb se ne do t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar dhe n\u00eb unitet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Faleminderit.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a>Qendra e StudimeveAlbanologjikeInstituti i Historis\u00eb<strong>Address:\u00a0<\/strong>Rr. &#8220;NaimFrash\u00ebri&#8221; Nr.7, Tiran\u00eb \u2013 Albania +355692095741. Tel. Fix. 00355 4 245 28 43<\/p>\n<p><strong>E-mail<\/strong>:\u00a0<a href=\"mailto:qendraebotimevebujqesore@gmail.com\">qendraebotimevebujqesore@gmail.com<\/a>; <a href=\"mailto:nuridragoi@gmail.com\">nuridragoi@gmail.com<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Dr. Nuri Dragoj[1], historian e publicist \u00a0KJO K\u00cbRKON Q\u00cb T\u00cb GJITH\u00cb NE T\u00cb PUNOJM\u00cb SI\u00c7 PUNON SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d\u00a0 Kjo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne kudo q\u00eb jemi t\u00eb punojm\u00eb si\u00e7 punon shoqata \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d me q\u00ebllim q\u00eb ta shpejtojm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb fat i madh q\u00eb fuqit\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6978,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6977"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6982,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6977\/revisions\/6982"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}