{"id":6967,"date":"2017-12-09T14:58:39","date_gmt":"2017-12-09T14:58:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6967"},"modified":"2017-12-09T14:58:39","modified_gmt":"2017-12-09T14:58:39","slug":"kuvendi-i-dukagjinit-orosh-shkurti-i-vitit-1602","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6967","title":{"rendered":"Kuvendi i Dukagjinit; (Orosh)  shkurti i vitit 1602"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Gjon-MARKU.png\" rel=\"attachment wp-att-6968\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6968\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Gjon-MARKU.png\" alt=\"Gjon MARKU\" width=\"150\" height=\"168\" \/><\/a>Nga Gjon Marku\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pas kuvendeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbledhura n\u00eb Nd\u00ebrfan\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1594 e m\u00eb pasn\u00eb vitin 1598 n\u00eb Blinisht, turqit i shtuan p\u00ebrndjekjet dhe presionin e tyre mbi popullsin\u00eb shqiptare. Nikoll Mekajshi, <!--more-->peshkop i Stefanis\u00eb e i Bend\u00ebs i ndjekur nga turqit strehohet n\u00eb territoret e Dukagjinit. Ai q\u00ebndroi fillimisht n\u00eb Perlat e m\u00eb von\u00eb n\u00eb katundin Bisak\u00eb t\u00eb Fanit. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb m\u00eb 25 korrik 1601, ai ia drejton Rom\u00ebs, mes t\u00eb tjerash shkruan \u201c&#8230;K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do vit b\u00ebhen sulme t\u00eb turqve kund\u00ebr dukagjinasve&#8230; K\u00ebt\u00eb vit ushtrit\u00eb e kat\u00ebr sanxhaqeve u l\u00ebshuan kund\u00ebr Dukagjinit. B\u00ebn\u00eb disa d\u00ebme n\u00eb pla\u00e7ka e bag\u00ebti, mor\u00ebn skllev\u00ebr dhe dogj\u00ebn sht\u00ebpi. Edhe dukagjinasit nga ana e tyre nuk kan\u00eb munguar t\u2019iu p\u00ebrgjigjen: nj\u00eb m\u00ebngjes me dy tuba sulmuan fushimet turke. Nj\u00ebri kapi edhe djalin e Mustafa Pash\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Edhe pse n\u00eb at\u00eb drejtim qen\u00eb gjasht\u00eb mij\u00eb vet\u00eb, u thyen, u shpartalluan dhe dukagjinasit i ndoq\u00ebn m\u00eb se dhjet\u00eb milje, iu mor\u00ebn gjith\u00eb flamur\u00ebt, vran\u00eb disa turq dhe kap\u00ebn mjaft arm\u00eb e pla\u00e7ka t\u00eb tjera lufte\u201d.\u00a0<sup>(1)<\/sup><\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e Kuvendit t\u00eb Nd\u00ebrfan\u00ebs t\u00eb paraqitura me k\u00ebmb\u00ebngulje nga Mark e Gjon Gjini princ\u00ebrve t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, nuk u mor\u00ebn parasysh. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pohuar princat e Europ\u00ebs ishin n\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb ashpra me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr shtrirjen e zonave t\u00eb influenc\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Foto nr 15<\/p>\n<p><strong>\u00a0Kisha e Oroshit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Foto Agfa Studio Gjermane<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjithsesi princat dukagjinas nuk ndejt\u00ebn duarkryq. Po me 15 shkurt t\u00eb vitit 1602 organizuan nj\u00eb kuvend t\u00eb madh me pjes\u00ebmarrjen e 14 krahinave shqiptare, i cili \u00ebsht\u00eb dokumentuar si Kuvendi i Dukagjinit.<\/p>\n<p>Nisur nga cil\u00ebsimi i tij me emrin \u201cKuvend i Dukagjinit\u201d -pohon studiuesi-Nikoll Doda- q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb nj\u00ebsi territoriale relativisht e gjer\u00eb, studiues dhe historian\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendime jo t\u00eb njejta p\u00ebr vendin ku u mbajt ai:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0P\u00ebr disa studiues vendi i mbajtjes s\u00eb Kuvendit t\u00eb (Dukagjinit) vitit 1602 \u00ebsht\u00eb fshati Dukagjin n\u00eb rrethin e Matit.\u00a0<sup>(2)<\/sup><\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Nj\u00eb mendim tjet\u00ebr e \u00e7on vendin e mbajtjes s\u00eb kuvendit n\u00eb fshatin Sh\u00ebn Llesh\u00ebn\u00a0 n\u00eb rrethin e Dibr\u00ebs.<sup>(3)\u00a0<\/sup><\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0P\u00ebr nj\u00eb grup \u00a0tjet\u00ebr studiuesish, vendi ku u mbajt ky kuvend, \u00ebsht\u00eb Mali i Shenjt\u00eb mbi fshatin Orosh, n\u00eb Mirdit\u00eb.<sup>(4)<\/sup><\/p>\n<p>At\u00ebhere natyrsh\u00ebm shtrohet pyetja pse studiuesit nuk kan\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr vendmbajtjen e k\u00ebtij kuvendi?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>S\u00eb\u00a0<\/strong>pari\u00a0 t\u00eb gjitha dokumentet\u00a0 q\u00eb kemi pasur n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje\u00a0 theksojn\u00eb se: \u201cMbledhja \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb provinc\u00ebn e Dukagjinit, n\u00eb Sant Alessandros\u201d.<sup>(5)\u00a0<\/sup>Po ashtu, t\u00eb gjitha dokumentet pohojn\u00eb se ky kuvend u mbajt n\u00eb vendin e dukagjin\u00ebve e asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb fshatin Dukagjin. Treva q\u00eb njihej me emrin Dukagjin, n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekujve XVI \u2013XVII, dihet qartazi se \u00ebsht\u00eb territori i sot\u00ebm i Mirdit\u00ebs. Po ashtu n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shtrohet pyetja se deri ku shtrihej provinca e Dukagjin\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, dhe pastaj t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb dhe se ku gjendet Kisha me emrin e Santa Alessandros, ku u mbajt dhe kuvendi i famsh\u00ebm. Paraprakisht mund t\u00eb theksohet se nuk ka asnj\u00eb p\u00ebputhje midis emrit t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Dukagjinit, q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb dokumentin e paraqitur nga L Ugolini, dhe emrit t\u00eb fshatit Dukagjin t\u00eb rrethit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Matit. Gjithashtu dihet se nocioni krahinor Dukagjin, gjat\u00eb shekujve, edhe mund t\u00eb ket\u00eb ndryshuar shtrirjen e vet territoriale. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb kihet parasysh, se p\u00ebrderisa n\u00eb dokumentin p\u00ebrkat\u00ebs jepen edhe emrat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Dukagjinit, bile t\u00eb par\u00ebt n\u00eb radh\u00eb q\u00eb firmos\u00ebn n\u00eb at\u00eb dokument, pasi mbledhja po zhvillohej n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb, e n\u00eb vazhdim disa radh\u00eb m\u00eb posht\u00eb edhe emrat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Matit, kuptohet se ajo ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb provinc\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb me at\u00eb t\u00eb Dukagjinit, por kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend prandaj \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet unifikimi i tyre.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb Sanxhaku i Dukagjinit ishte em\u00ebrtim osman, emri Dukagjin si krahin\u00eb, ishte krejt tjet\u00ebr gj\u00eb dhe p\u00ebrfshinte nj\u00eb trev\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, bile shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u2019iu referohemi dokumenteve n\u00eb vitin 1609 m\u00ebsojm\u00eb se: \u201cDukagjini i lir\u00eb, aso kohe, shtrihej n\u00eb zon\u00ebn malore q\u00eb nga krahu i majt\u00eb i Drinit, i cili e ndante me Pultin e deri n\u00eb Mat\u201d.\u00a0<sup>(6)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1610 Kthella dhe Mirdita quheshin Dukagjin,<sup>(7)<\/sup>\u00a0nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1621 nd\u00ebr t\u00eb tjera relatohet: \u201c&#8230;Jan\u00eb dukagjinasit q\u00eb kan\u00eb \u00e7ue krye kund\u00ebr turqve tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kap\u00ebn gjasht\u00eb mij\u00eb luft\u00ebtar\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb me arm\u00ebt e veta. K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vendosur dhe t\u00eb vlefsh\u00ebm sa s\u2019mund t\u2019i ket\u00eb bota, shum\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitun n\u00eb disiplin\u00ebn ushtarake, dhe banojn\u00eb n\u00eb mal\u00ebsi mbi Lezh\u00eb nd\u00ebrmjet Shkodr\u00ebs dhe Kruj\u00ebs&#8230;\u201d\u00a0<sup>(8)<\/sup><\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vendeve t\u00eb Provinc\u00ebs s\u00eb Dukagjinit na vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb dhe defter\u00ebt e regjistrimit t\u00eb tokave dhe t\u00eb popullsis\u00eb gjat\u00eb shekjullit XVI. K\u00ebshtu, sipas defterit t\u00eb\u00a0 vitit 978 hixhri (1571) dhe atij t\u00eb vitit 999 hixhri (1591) ky sanxhak p\u00ebrfshinte Nahijen e Zadrim\u00ebs, t\u00eb Ragamit, t\u00eb Dibrit (q\u00eb p\u00ebrfshinte Lezh\u00ebn dhe mal\u00ebsit\u00eb e saj), t\u00eb Spa\u00e7it, t\u00eb Puk\u00ebs, t\u00eb Fanit\u00a0 t\u00eb Madh, t\u00eb Fanit t\u00eb Vog\u00ebl, t\u00eb Iball\u00ebs, t\u00eb Mirdit\u00ebs, t\u00eb Gjakov\u00ebs dhe t\u00eb Prizrenit, deri te lumi Drin i Bardh\u00eb, t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe Kuk\u00ebsit, Pashtrikun, Lum\u00ebn, Opoj\u00ebn.<\/p>\n<p>-S\u00eb dyti asnj\u00eb dokument historik dhe kishtar nuk dokumenton q\u00eb n\u00eb fshatin Dukagjin t\u00eb Matit, t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb kish\u00eb aq t\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb nxinte brenda saj mbi 2000 veta, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb dokumentet q\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kuvend dokumentojn\u00eb qartazi se n\u00eb kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb 2656 veta.\u00a0<sup>(9)<\/sup><\/p>\n<p>S\u00eb treti. Si\u00e7 v\u00ebrtetohet nga dokumentet kishtare dhe nga burimet e tjera historike, kisha e fshatit Dukagjin n\u00eb Mat em\u00ebrtohej Santa Alessios (Sh\u00ebn Lek\u00ebs).<sup>(10)<\/sup><\/p>\n<p>Kurse n\u00eb dokumentin origjinal flitet p\u00ebr Santa Alessandros q\u00eb korrespondon me p\u00ebrkthimin n\u00eb shqip Sh\u00ebn Llezhdrit.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0S\u00eb kat\u00ebrti. Popullsia e lugin\u00ebs s\u00eb Matit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte e muslimanizuar, nd\u00ebrsa dukagjin\u00ebt ishin t\u00eb \u00e7liruar nga tribut\u00eb turke<sup>(11)<\/sup>\u00a0pra nuk mund t\u00eb mblidhej nj\u00eb kuvend kaq i madh n\u00eb vende ku ishte vendosur sundimi osman. Kjo sidomos p\u00ebr arsye sigurie.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0S\u00eb pesti. N\u00ebse duhet t\u00eb nisemi nga nj\u00eb kish\u00eb e em\u00ebruar Santa Alessandros ajo detyrimisht duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb provinc\u00ebn e Dukagjinit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb gjith\u00eb sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, arrihet n\u00eb konkluzionin se fshati Dukagjin i Matit, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me vendin ku u mbajt Kuvendi i Duakgjinit i vitit 1602. Po ashtu jan\u00eb t\u00eb shumta burimet arkivore, historike dhe kishtare, q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb mendimin e konsoliduar se ky kuvend u mbajt n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Lezhdrit n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, n\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p>Burimi baz\u00eb mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshteten t\u00eb gjith\u00eb studiuesit q\u00eb e trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb letra q\u00eb na paraqet\u00a0\u00a0<em>Ugolini, L., n\u00eb vepr\u00ebn\u201cPagine di Storia Venete\u201d, dok.1, f. 22-23.<\/em>i cili\u00a0 pohon se \u201c&#8230;Po n\u00eb vitin 1602, me 15 shkurt, n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb n\u00eb Orosh, u zhvillua nj\u00eb kuvend tjet\u00ebr, Kuvendi i Dukagjinit\u201d.<sup>(12)<\/sup><\/p>\n<p>I njejti autor, Ugolini, L. duke iu referuar po atij dokumenti p\u00ebrforcon mendimin e m\u00ebsip\u00ebrm kur perifrazon;<sup>\u00a0<\/sup>\u201c&#8230;ne pleqt\u00eb, krer\u00eb dhe t\u00eb par\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb Shqipris\u00eb t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku, nj\u00eb mendje me t\u00eb gjith\u00eb popullin katolik t\u00eb besimit romak, jemi mbledhur dymij\u00eb e gjasht\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb veta nga kryesor\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku n\u00eb vendin e Dukagjinit n\u00eb Sh\u00ebn Alessand\u00ebr&#8230;\u201d\u00a0<sup>(13)<\/sup><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em>I t\u00eb njejtit mendim \u00ebsht\u00eb edhe studiuesi Pet\u00ebr Bart\u00ebl<sup>(15)<\/sup>\u00a0kur pohon se: N\u00eb mesin e shkurtit t\u00eb vitit 1602, n\u00eb abacin\u00eb e Sh\u00ebn Llezhdrit (S.Alessandro) n\u00eb Mirdit\u00eb, u mblodh s\u00ebrish nj\u00eb kuvend shqiptar, n\u00eb t\u00eb cilin u vendos t\u2019i ofrohej Venedikut sovraniteti mbi Shqip\u00ebrin\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb tubim, thuhet se kan\u00eb qen\u00eb 2656 sish, e d\u00ebrguan si negociator\u00a0 n\u00eb Venedik\u00a0 ipeshk\u00ebvin e dioqez\u00ebs s\u00eb Sap\u00ebs dhe nj\u00eb far\u00eb Pal Dukagjinin.\u00a0<sup>(14)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn q\u00eb k\u00ebta dy shqiptar\u00eb e parashtruan atje, p\u00ebrkujtoheshin b\u00ebmat e Sk\u00ebnderbeut dhe pohohej se n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb mobilizoheshin n\u00eb an\u00eb t\u00eb Venedikut, 100000 burra, q\u00eb do t\u00eb rroknin arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr turqve. Katolik\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb organizonin 40000 burra, do t\u2019iu bashkoheshin edhe shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb. Mund t\u00eb llogaritej edhe me fqinj\u00ebt serb\u00eb e malazez\u00eb. Shkres\u00ebs m\u00eb tej i ishin bashkangjitur kushtet, n\u00ebn t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i shtroheshin sundimit venedikas.\u00a0<sup>(15)<\/sup><\/p>\n<p>&#8211; Venedikasit do t\u00eb duhej t\u00eb caktonin nj\u00eb \u201c capitano general\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Shqiptar\u00ebt t\u00eb marrin poste oficerash.<\/p>\n<p>-T\u00eb lirohen nga t\u00eb gjitha kontributet p\u00ebr armatime dhe nga t\u00eb gjitha llojet e doganave.<\/p>\n<p>-T\u2019i paguanin vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb tridhjet\u00ebn e fitimit Republik\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Markut.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo e fundit t\u00eb merrte n\u00eb mbrojtje shqiptar\u00ebt nga \u00e7do armik.<\/p>\n<p>Venediku natyrisht nuk ishte i interesuar.<\/p>\n<p>Dokumentet historike sugjerojn\u00eb se: \u201c&#8230;Ka pastaj Sh\u00ebn Llezhdrin t\u00eb vendosur\u00a0 p\u00ebrmbi malet e Mirdit\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb Abaci e mitrueme dhe \u00ebsht\u00eb kish\u00eb shum\u00eb n\u00eb za nd\u00ebr ato an\u00eb dhe me rent\u00eb t\u00eb madh, dhe me nderim t\u00eb madh&#8230;\u201d\u00a0<sup>(16)<\/sup>\u00a0\u201c&#8230;Kisha e Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Mirdit\u00eb dihet prej nesh se ka qen\u00eb, moti dhe tash abaci e mitrueme&#8230;..\u201d\u00a0<sup>(17)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb fillimshekulli, pushtuesit osman\u00eb, nd\u00ebrmor\u00ebn kund\u00ebr krahin\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Dukagjini, fushata nd\u00ebshkimore shum\u00eb t\u00eb egra, gjat\u00eb t\u00eb cilave dogj\u00ebn, pla\u00e7kit\u00ebn e rr\u00ebnuan duke b\u00ebr\u00eb rrafsh me tok\u00ebn t\u00eb gjitha katundet.<\/p>\n<p>Kisha e Sh\u00ebn Aleksandrit n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb n\u00eb Orosh, nj\u00eb abaci e vjet\u00ebr, shum\u00eb e p\u00ebrmendur, e cila ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm kur i del emri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si kish\u00eb e Sh\u00ebn Aleksandrit, por ka r\u00ebnd\u00ebsi, sepse ka qen\u00eb dhe m\u00eb e vjetra, p\u00ebrderisa ishte qendra e abacis\u00eb mitrale. Zakonisht ishin qytetet q\u00eb kishin abaci mitrale, por dhe monumente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e g\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb status.\u00a0<sup>(18)<\/sup><\/p>\n<p>Manastiri ka qen\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku mblidheshin koncile, ku b\u00ebhej mbledhja e kuvendeve t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 ka qen\u00eb kuvendi i vitit 1602, t\u00eb cil\u00ebt mblidheshin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt, q\u00eb ishte autonom nga turqit, nj\u00eb vend i mbrojtur dhe i sigurt\u00eb nga sulmet e t\u00eb tjer\u00ebve. Dhe t\u00eb par\u00ebt q\u00eb firmos\u00ebn jan\u00eb peshkop\u00ebt e Stefanis\u00eb, Sap\u00ebs dhe abati i Manastirit si dhe princat e vet\u00eb Mirdit\u00ebs\u00a0<sup>(19)<\/sup>.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb 2565 delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha krahinat shqiptare.\u00a0<sup>(20)<\/sup><\/p>\n<p>K\u00ebshtu gjejm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara tremb\u00ebdhjet\u00eb krahina t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si: Dukagjini, Kosova, Dibra, Shkodra, Zadrima, Mati, Kurbini, Kruja, Petrela, Elbasani, Durr\u00ebsi, Myzeqeja e Spindarica.<\/p>\n<p>Kuvendi i mbajtur n\u00eb vitin 1602 n\u00eb Abacin\u00eb e Sh\u00ebn Aleksandrit n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, ishte gjithshqiptar dhe kishte si q\u00ebllim organizimin e nj\u00eb kryengritjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme antiturke.<\/p>\n<ol start=\"1602\">\n<li>Ugolini \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb jep dhe dat\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb mbajtjes s\u00eb k\u00ebtij kuvendi pra 15 shkurt 1602.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u201cNe, krer\u00ebt, pleqt\u00eb e par\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230; nj\u00eb mendje\u00a0 me t\u00eb t\u00ebr\u00eb popullin&#8230; jemi mbledhur n\u00eb vendin e dukagjinasve, n\u00eb Sh\u00ebnllezhd\u00ebr dhe kemi dh\u00ebn\u00eb\u00a0 bes\u00ebn p\u00ebr t\u2019i kthyer gjith\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lirin\u00eb e vjet\u00ebr, si n\u00eb koh\u00eb t\u00eb prij\u00ebsit ton\u00eb Gjergj Kastriotit.., i drejtohemi kthjellt\u00ebsis\u00eb suaj p\u00ebr ndihm\u00eb&#8230;\u201d\u00a0<sup>(21)<\/sup><\/p>\n<p>Kuvendi mori vendim p\u00ebr fillimin e luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky kuvend u drejtua nga Nikoll Mekajshi, Nikoll Bardhi dhe Gjin Gjergji. Po ashtu kuvendi vendosi q\u00eb t\u00eb nisen p\u00ebr n\u00eb Venedik dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i deklaronin senatit t\u00eb Sh\u00ebn Markut se, n\u00ebse nuk ndihmohet prej tyre l\u00ebvizja e armatosur e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb, at\u00ebhere krer\u00ebt e kuvendit do t\u2019i drejtoheshin nj\u00eb fuqie tjet\u00ebr, e k\u00ebtu b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Spanj\u00ebn. Por nd\u00ebrsa Austria vendos paqen me turqit, Venediku nuk e ndihmoi Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrkundrazi u p\u00ebrpoq t\u2019i ruante raportet \u00a0paq\u00ebsore me Port\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt q\u00eb firmos\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e drejtuar pap\u00ebs dhe fuqive per\u00ebndimore ,qen\u00eb\u00a0 krer\u00ebt vendas: Gjin Gjergji, Gjeto Laloshi, Gjon Qafalia, Geg Zajsi, krer\u00eb dhe pleq t\u00eb par\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit. Vendimet u n\u00ebnshkruan nga 52 krer\u00ebt kryesor\u00eb, kat\u00ebr nga secila krahin\u00eb.<\/p>\n<p>Letra qart\u00ebsisht firmoset m\u00eb 15 shkurt t\u00eb vitit 1602 n\u00eb Sh\u00ebn Aleksandrin e krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit (Sant&#8217; Alessandro della provintia di Ducagini). N\u00eb let\u00ebr pasojn\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt sipas krahinave: t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Sap\u00ebs (Zadrima me Lezh\u00ebn), t\u00eb Matit, t\u00eb Kurbinit, t\u00eb Kruj\u00ebs, t\u00eb Petrel\u00ebs, t\u00eb Elbasanit, t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb Myzeqes\u00eb, t\u00eb Padenia- Spindarica (?) .<\/p>\n<p>Letra vazhdon m\u00eb tej, q\u00eb Venediku do denjoj\u00eb t&#8217;i pranoj\u00eb e mb\u00ebshtes\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb besnik\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. S\u00eb pari k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb caktohet nga Senati nj\u00eb Kapiten i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i qeverisur, ashtu si\u00e7 do ta mendoj\u00eb Venediku. Gjithashtu i k\u00ebrkojn\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb krer\u00ebt kryesor\u00eb, ata q\u00eb do zgjedh\u00eb Serenissima, d.m.th Gjenerali i m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb b\u00ebhen Kolonel\u00eb, Drejtues dhe Kapiten\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, me at\u00eb rrog\u00eb q\u00eb ajo do ta shoh\u00eb t\u00eb arsyeshme, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe vdekur n\u00ebn flamurin e Sh\u00ebn Markut. Po k\u00ebshtu i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen nga pagesa e disa taksave dhe pranojn\u00eb disa t\u00eb tjera. S\u00eb fundi luten q\u00eb ajo t\u2019i mbroj\u00eb nga \u00e7do armik e t&#8217;i konsideroj\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka si qytetar\u00eb t\u00eb saj. Firm\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs v\u00ebrtetojn\u00eb me vul\u00ebn e tyre sa m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb ipeshkvi i Stefaniak\u00ebs dhe vizitator Apostolik p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Nikoll\u00eb Mekajshi dhe ipeshkvi i Sap\u00ebs dhe i Sard\u00ebs Nikoll\u00eb Bardhi. Letra p\u00ebrmbyllet me firm\u00ebn e abatit t\u00eb Sh\u00ebn Aleksandrit fra Bernard La\u00e7it, i cili e shkroi letr\u00ebn &#8220;me urdhrin dhe konsensusin e krer\u00ebve dhe prij\u00ebsve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nga parashtrimi i letr\u00ebs dhe renditjes sipas krahinave t\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, del qart\u00eb p\u00ebr ne se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Aleksandrin n\u00eb krahin\u00ebn e Dukagjinit. Krahas Dukagjinit, por rreshtuar mbas Serbis\u00eb, Dibr\u00ebs, Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs me Sap\u00ebn, vjen krahina e Matit dhe ajo me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj. Pra Mati nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Dukagjin n\u00eb at\u00eb njehsim, si\u00e7 nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb pjes\u00eb e Dukagjinit. Por \u00e7far\u00eb kuptojm\u00eb n\u00eb ata shekuj me em\u00ebrtimin gjeografik Dukagjin?<\/p>\n<p>Nd\u00ebr dokumentet m\u00eb me vler\u00eb \u00ebsht\u00eb relacioni i Mark Skur\u00ebs prej Kruje, arqipeshkv i Durr\u00ebsit, i cili n\u00eb Relacionin q\u00eb i d\u00ebrgon Kongregacionit t\u00eb Propagand\u00ebs Fide n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, n\u00eb vitin 1641, shprehet qart\u00eb se&#8221;&#8230;Lisi gjendet nd\u00ebrmjet maleve t\u00eb Kruj\u00ebs dhe Dukagjinit. Abacia \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb Matit dhe t\u00eb Dukagjinit. Mati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb e madhe nd\u00ebrmjet dy maleve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna&#8230;.Dukagjinasit jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb nga hara\u00e7i turk.&#8221; Nd\u00ebrsa letra e m\u00ebsip\u00ebrme drejtuar Venedikut e cil\u00ebson abacin\u00eb ku u mbajt Kuvendi, si t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj abacia e Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Orosh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb abaci e shquar, e mbajtur por shum\u00eb e vjet\u00ebr, madje dhe abaci mitrale d.m.th abat\u00ebt e saj kan\u00eb pas qen\u00eb ipeshk\u00ebv t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb (episcopus Arbanensis).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb nj\u00ebjta gjejm\u00eb dhe n\u00eb Relacionin e ipeshkvit t\u00eb Sap\u00ebs dhe Sard\u00ebs, Pjet\u00ebr Budi, d\u00ebrguar m\u00eb 15 shtator 1621, kardinalit Gozzadino. Sipas tij, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Kruj\u00ebs jan\u00eb dukagjinasit q\u00eb kan\u00eb ngritur krye para 30 vitesh, dhe q\u00eb kan\u00eb 6000 luft\u00ebtar\u00eb. Ata banojn\u00eb, sipas Budit, n\u00eb mal\u00ebsi mbi Lezh\u00eb, nd\u00ebrmjet Kruj\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb krahina e Matit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin relacion kur flitet p\u00ebr popujt e krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit dhe shtrirjen e tyre p\u00ebrfshihen nd\u00ebr t\u00eb tjera Iballa, Fandi i Vog\u00ebl, Fandi i Madh e Mirdita.<\/p>\n<p>N\u00eb kuvend b\u00ebhet me dije n\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs, se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe ipeshk\u00ebvi i Sap\u00ebs\u00a0 e i Sard\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kuvendi zhvillonte punimet, turqit, t\u00eb njoftuar mbas gjasave nga venedikasit, e sulmuan Dukagjinin e asaj kohe (pra Mirdit\u00ebn) nga dy an\u00eb: nga juglindja n\u00ebp\u00ebr lugin\u00ebn e Matit n\u00eb drejtim t\u00eb Perlatit, dhe nga ana e lindjes, duke u nisur nga Dibra e Poshtme p\u00ebrball\u00eb Lur\u00ebs. Dukagjinasit nuk q\u00ebndruan n\u00eb mbrojtje, por kund\u00ebrsulmuan me guxim dhe i zmbraps\u00ebn me humbje t\u00eb ndjeshme forcat turke.\u00a0<sup>(22)<\/sup><\/p>\n<p><strong>Nikoll Mekajshi peshkopi antiturk\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Emri i tij pa diskutim\u00a0 \u00ebsht\u00eb i lidhur fort me\u00a0 luft\u00ebn dhe q\u00ebndres\u00ebn e tij anti turke, e n\u00eb ve\u00e7anti emri i tij del si drejtues i kuvendeve t\u00eb vitit 1594\u00a0 dhe 1602 t\u00eb organizuara n\u00eb territorin e Mirdit\u00ebs, pra nj\u00ebri n\u00eb Nd\u00ebrfan\u00eb e tjetri n\u00eb Orosh\u00a0 n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Mekajshi \u00ebsht\u00eb peshkopi i Shqip\u00ebris s\u00eb Mesme\u00a0<sup>(23)<\/sup>. Prelati rebel q\u00eb n\u00eb vitet 1592-1615 u b\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb hartuan projekte dhe udh\u00ebhoq\u00ebn luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin nga pushtuesit osman\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1594 Nikoll Mekajshi s\u00eb bashku me prij\u00ebsit mirditas Mark e Gjon Gjini \u00a0niset p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar me Pap\u00ebn. N\u00eb Venedik takohen me kalor\u00ebsin Tom Plezha q\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Venedikut. Midis Plezh\u00ebs dhe Mekajshit\u00a0 pati nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje q\u00eb p\u00ebrfundoi me tradh\u00ebtin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Plezh\u00ebs, i cili l\u00ebshoi nj\u00eb d\u00ebshmi me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u zbuloi venedikasve q\u00ebllimet e shqiptar\u00ebve\u00a0<sup>(24 )\u00a0<\/sup>.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj Nikoll Mekajshi detyrohet t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe dhe u strehua n\u00eb Mirdit\u00eb, pasi u d\u00ebnua me vdekje nga qeveria e atij vendi.\u00a0<sup>(25)<\/sup>\u00a0Prej maleve t\u00eb Mirdit\u00ebs ku ai ishte strehuar pas vitit 1594, u shkruan kardinal\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs m\u00eb 25 korrik 1601. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do vit b\u00ebhen inkursione nga ana e turqve kund\u00ebr dukagjinasve, po ashtu edhe nga ana e dukagjinasve kund\u00ebr turqve\u00a0<sup>(26)<\/sup>. Dhe vijon relacionin e tij Mekajshi\u2026 kat\u00ebr Sanxhakbejler\u00eb grumbulluan nj\u00eb ushtri prej 15000 vetash, kalor\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb dhe u l\u00ebshuan mbi k\u00ebto male ku b\u00ebn\u00eb pla\u00e7kitje, dogj\u00ebn sht\u00ebpi e mor\u00ebn shum\u00eb rob\u00ebr.<sup>(27)<\/sup><\/p>\n<p>K\u00ebtu Nikoll Mekajshi q\u00ebndron i lidhur fort me krer\u00ebt mirditas dhe n\u00eb vitin 1602\u00a0<sup>(28)<\/sup>\u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kuvendi.<sup>(28)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1609-1610 kur Nikoll Mekajshi si i d\u00ebrguar i maleve t\u00eb Mirdit\u00ebs ngul k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb mbretit t\u00eb Spanj\u00ebs dhe Pap\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb, nga Kosova dhe t\u00eb gjitha an\u00ebt e tjera, osman\u00ebt nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb ekspedit\u00eb nd\u00ebshkimore mbi Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fran\u00e7eskan\u00ebt shqiptar\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare ka qen\u00eb gjithnj\u00eb detyr\u00eb. Meshtar\u00ebt e urdh\u00ebrit fran\u00e7eskan gjithnj\u00eb jan\u00eb njohur p\u00ebr atdhetariz\u00ebm,\u00a0 ka prej tyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kombin deri n\u00eb Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb projektet p\u00ebr \u00e7lirimin e tokave shqiptare nj\u00eb rol t\u00eb posa\u00e7\u00ebm kishte kleri katolik. Nd\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit e kuvendeve t\u00eb Dukagjinit mor\u00ebn pjes\u00eb klerik\u00eb katolik\u00eb, asnj\u00eb ortodoks dhe kler shekullar nga Myzeqeja e lart, ndon\u00ebse dokumentet u hartuan\u00a0 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar.<sup>(29)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1602, Nikoll Mekajshi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, e fton Pap\u00ebn\u00a0 t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri si padron e zot i tyre. Projekti mbeti n\u00eb let\u00ebr.\u00a0<sup>(30)<\/sup><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, (1603) Nikoll\u00eb Mekajshi, sipas porosis\u00eb s\u00eb papa Klementit t\u00eb VIII, hartoi nj\u00eb plan lufte\u00a0 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00a0nga Shkumbini e lart.\u00a0<sup>(31)<\/sup><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Literatura<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>\u201c<em>Dokumente t\u00eb shekullit XVI-XVII p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, Tiran\u00eb, 1980, v\u00ebll. II, f. 269.<\/em><\/li>\n<li><em>Zamputi.I. \u201cLufta e popullit shqiptar kund\u00ebr pushtuesve turq\u201d\u00a0 botuar n\u00eb Buletinin e shkencave shoq\u00ebrore. 1978. \u00a0nr, 1. f. 84.<\/em><\/li>\n<li><em>Sadikaj. H. Rreth p\u00ebrcaktimit t\u00eb vendit\u00a0 ku u b\u00eb mbledhja e kuvendit t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm shqiptar t\u00eb vitit 1602. \u201cMirdita n\u00eb shekuj\u201d (konferenc\u00eb shkencore) 25 Maj, 1994. Kumtes\u00eb<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L. \u201cPagine di Storia Venete\u201d,Rom\u00eb 1933-1934, Vol.III,\u00a0 f. 17-24.<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L. \u201cPagine di Storia Venete\u201d,Rom\u00eb 1933-1934, Vol.III,\u00a0 f. 17-24.<\/em><\/li>\n<li><em>\u201cRelacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebrin\u00eb s\u00eb Veriut dhe asaj t\u00eb Mesme n\u00eb shekullin XVI, v\u00ebll. I (1610-1634)\u201d Tiran\u00eb, 1963, f, 475.<\/em><\/li>\n<li><em>Do\u00e7i . Pal.\u201cVet\u00ebqeverisja e Mirdit\u00ebs\u201d. Tiran\u00eb, 1996 , f.6.<\/em><\/li>\n<li><em>\u201cRelacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebrin\u00eb s\u00eb Veriut dhe asaj t\u00eb Mesme n\u00eb shekullin XVI, v\u00ebll. I (1610-1634)\u201d Tiran\u00eb, 1963,f , 309.<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L., \u201cPagine di Storia Venete\u201d,Rom\u00eb 1933-1934, Vol,III,\u00a0 f. 17-24.<\/em><\/li>\n<li><em>Hylli i Drit\u00ebs , Vjeti VII, nr 11, N\u00ebntuer 1931\u201d Relacion i dioqezit t\u00eb Durr\u00ebsit, b\u00ebr\u00eb nga Dom Stefano Gaspri, vizitor apostolik i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 n\u00eb vitin 1672, f. 644.<\/em><\/li>\n<li><em>U.SH.T. Insituti i Historis\u00eb\u00a0 dhe Gjuh\u00ebsis\u00eb: Burime dhe materiale p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nr. 3, Vol. i II.<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L. \u201cPagine di Storia Venete\u201d, dok.1, f. 22-23.<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L. \u201cPagine di Storia Venete\u201d, dok.1, f. 22-23.<\/em><\/li>\n<li><em>P.Bart\u00ebl. \u201cShqip\u00ebria nga Mesjeta deri sot\u201d Prishtin\u00eb. 1999, f. 68.<\/em><\/li>\n<li><em>Do\u00e7i, Pal. \u201cVet\u00ebqeverisja e Mirdit\u00ebs\u201d. Tiran\u00eb, 1996 , \u00a0f. 6.<\/em><\/li>\n<li><em>\u201cRelacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut dhe asaj t\u00eb Mesme n\u00eb shekullin XVI v\u00ebll. I (1610-1634)\u201d Relacion i M. Skuraj, Tiran\u00eb, 1963, f. 247.<\/em><\/li>\n<li><em>\u201cRelacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut dhe asaj t\u00eb Mesme n\u00eb shekullin XVI v\u00ebll. I (1610-1634)\u201d.Relacion i M. Skuraj, Tiran\u00eb, 1963, f. 247.<\/em><\/li>\n<li><em>Meksi, Aleksand\u00ebr. \u201cKatolicizmi n\u00eb Mirdit\u00eb kishte nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella\u201d, \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d. Tiran\u00eb, 2009, f. 314.<\/em><\/li>\n<li><em> Meksi, Aleksand\u00ebr, po aty, f. 314.<\/em><\/li>\n<li><em>Ugolini, L. \u201cPagine di Storia Venete\u201d, dok.1, f. 22-23.;\u00a0<\/em><em>Dokumente \u00a0p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shekullit XVI-XVII\u2026, dok . nr. 186, f. 271-275.<\/em><\/li>\n<li><em> Do\u00e7i, Pal, \u201cMirdita vat\u00ebr e q\u00ebndres\u00ebs antiosmane\u201d ,Tiran\u00eb, 1999, f. 127.<\/em><\/li>\n<li><em> Zamputi, I. \u201cStudia Albanica\u201d, 1966, nr.1, f.18.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>\u00a0<\/em><em>23.Revista \u201cLeka \u201c 1936, f. 269-270 \u201cLet\u00ebr e pleqve t\u00eb maleve shqiptare drejtuar Pap\u00ebs m\u00eb 1.7.1593; Historia e Shqip\u00ebris\u00eb v\u00ebll. I.1959, f. 17-18<\/em><\/p>\n<ol start=\"24\">\n<li><em>Ugolini, L., \u201cPagine di Storia Venete\u201d,Rom\u00eb 1933-1934, Vol,III\u00a0 f 17-24.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>25.Ljubic Starine XXXIV, f.139-140<\/em><\/p>\n<ol start=\"26\">\n<li><em>Zamputi, I. \u201cProjekti shqiptar p\u00ebr liri..\u201d Tiran\u00eb, 1961, f.38.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>\u00a0<\/em><em>27.Po aty.<\/em><\/p>\n<ol start=\"28\">\n<li><em>Zamputi, I. \u201cProjekti shqiptar p\u00ebr liri..\u201d Tiran\u00eb 1961, f. 33.<\/em><\/li>\n<li><em> Zamputi, I. \u201cRelacion mbi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekullin XVI-XVII v\u00ebll. II, Tiran\u00eb, 1963; Dokumente p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb shek. XVI-XVII, vell. II\u201d,. Tiran\u00eb. 1989, f. 4.<\/em><\/li>\n<li><em> Zamputi, I. Dokumente p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb shek. XVI-XVII, vell. II, Tiran\u00eb, 1989<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>31 . Po aty. f.98.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjon Marku\u00a0 Pas kuvendeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbledhura n\u00eb Nd\u00ebrfan\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1594 e m\u00eb pasn\u00eb vitin 1598 n\u00eb Blinisht, turqit i shtuan p\u00ebrndjekjet dhe presionin e tyre mbi popullsin\u00eb shqiptare. Nikoll Mekajshi,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6969,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6967\/revisions\/6969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}