{"id":6946,"date":"2017-11-29T19:02:28","date_gmt":"2017-11-29T19:02:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6946"},"modified":"2017-11-29T19:02:28","modified_gmt":"2017-11-29T19:02:28","slug":"nje-udherrefyes-i-kujteses-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6946","title":{"rendered":"NJ\u00cb UDH\u00cbRR\u00cbFYES I KUJTES\u00cbS HISTORIKE"},"content":{"rendered":"<p><strong>NJ\u00cb UDH\u00cbRR\u00cbFYES I KUJTES\u00cbS<\/strong> <strong>HISTORIKE, TRAKTAT I SHTETIT KOMB<\/strong>\u00a0 <strong>DHE SHQIP\u00cbRIS\u00cb EVROPIANE<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BUJAR-LESKAJ.png\" rel=\"attachment wp-att-6948\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6948\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BUJAR-LESKAJ.png\" alt=\"BUJAR LESKAJ\" width=\"176\" height=\"179\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BUJAR-LESKAJ.png 176w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BUJAR-LESKAJ-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 176px) 100vw, 176px\" \/><\/a>Dr. Bujar LESKAJ<\/em><\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>P<\/em>asi lexova librin \u201cShteti Komb, Domosdoshm\u00ebri Historike\u201d dhe vendosa t\u00eb shkruaj parath\u00ebnien, q\u00eb n\u00eb fillim krijova iden\u00eb e trajtimit t\u00eb librit dhe autorit t\u00eb tij si nj\u00eb binom.<!--more--><\/p>\n<p>Azgan Haklaj u b\u00eb personazh i njohur i jet\u00ebs politike dhe i publikut shqiptar dy dekada m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1997. Shqip\u00ebria, p\u00ebr shkak t\u00eb rebelimit t\u00eb armatosur q\u00eb solli r\u00ebnien e shtetit dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tij, u b\u00eb aren\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb bandave t\u00eb armatosura dhe e aventurier\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, duke rrezikuar jo vet\u00ebm r\u00ebnien n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme civile, por m\u00eb tep\u00ebr se kaq, zgjimin e demon\u00ebve t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes krahinore, dezintegrimin e unitetit komb\u00ebtar, si faktori determinant i siguris\u00eb s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, i liris\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb Atdheut. Vlora dhe Tropoja, si dy krah\u00ebt e shqiponj\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb asokohe epiqendrat e t\u00ebrmetit t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb Vitit \u201897.<\/p>\n<p>Azgani, djaloshi i denj\u00eb p\u00ebr emrin q\u00eb mban, u p\u00ebrball me guxim dhe kuraj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me bandat e sponsorizuara nga segmentet e politik\u00ebs. Ai ringriti PD dhe strukturat e saj lokale p\u00ebrmes bresh\u00ebrive t\u00eb plumbave, shp\u00ebrthimeve t\u00eb bombave dhe eksploziveve, dhe n\u00eb ball\u00eb t\u00eb protestave e demonstratave t\u00eb q\u00ebndrestar\u00ebve demokrat\u00eb e patriot\u00eb, i tha \u201cJo\u201d p\u00ebrgjakjes s\u00eb Tropoj\u00ebs, p\u00ebr\u00e7arjes dhe urrejtjes politike. Ai u lan\u00e7ua n\u00eb fillim si politikan, si deputet i vendosur dhe stoik n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs dhe asaj komb\u00ebtare, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Azgan Haklaj u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nj\u00eb personazh i mediave shqiptare, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb kalvarit q\u00eb ju desh t\u00eb kalonte, p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se nuk pranoj pushkatimin politik t\u00eb Opozit\u00ebs n\u00eb Tropoj\u00eb, dhun\u00ebn e kartonit dhe revanshin e shtetit, ndaj demokrat\u00ebve dhe t\u00eb persekutuarve politik e njer\u00ebzve t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjet\u00ebra intervista t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr mediat e vendit e ato t\u00eb huaja gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte i burgosur p\u00ebr shkak t\u00eb hakmarrjes politike, p\u00ebrkund\u00ebr etiketimeve si bandit politik, nxit\u00ebs i terrorit p\u00ebr destabilizimin e shtetit, e madje komandant i U\u00c7K t\u00eb Tropoj\u00ebs, Azgan Haklaj paraqiti profilin e nj\u00eb politikani dhe intelektuali modern e transparent, t\u00eb njeriut q\u00eb e njeh n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb holla historin\u00eb e vendit t\u00eb tij, t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore, mendimin politik e filozofik t\u00eb korifej\u00ebve t\u00eb iluminizmit Europian dhe t\u00eb et\u00ebrve themelues t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb luftoj gjith\u00eb jet\u00ebn time p\u00ebr Demokracin\u00eb, Lirin\u00eb dhe T\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d, ju drejtua Azgani demokrat\u00ebve t\u00eb Tropoj\u00ebs, t\u00eb tubuar para Shtatores s\u00eb heroit t\u00eb kombit, Bajram Currit, kur n\u00eb duart e tij dallohej akoma gjurma e prangave. Nga burgu, n\u00eb parlament e n\u00eb fush\u00eb-betej\u00ebn e Opozit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb marshimi i pandalsh\u00ebm i njeriut q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs p\u00ebr mij\u00ebra demokrat\u00eb nga Jugu n\u00eb Veri. Qindra deputet\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Parlamentin Shqiptar p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave, por jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Azgani e la n\u00eb nj\u00eb legjislatur\u00eb t\u00eb vetme gjurm\u00ebn e tij t\u00eb pashlyeshme dhe k\u00ebt\u00eb e tregon m\u00eb s\u00eb miri fakti se edhe sot pas kaq vitesh njer\u00ebzit i drejtohen me respekt: \u201csi jeni deputet\u201d apo \u201cp\u00ebrsh\u00ebndetje deputet\u201d. Kurajoja, vizioni e vendosm\u00ebria jan\u00eb trinomi frym\u00ebzues i njer\u00ebzve si Azgani, q\u00eb me shembullin e tij nxitin t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet \u00ebndrrat e tyre t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Azgan Haklaj nuk i p\u00ebrket rac\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetme jetese kan\u00eb borderon\u00eb e parlamentit, apo t\u00eb nj\u00eb drejtorie t\u00eb pushtetit. 15 vjet m\u00eb par\u00eb ai themeloi: Unionin Artistik t\u00eb Kombit Shqiptar (UAKSH), i cili me veprimtarin\u00eb e tij artistike\u2013kulturore n\u00eb t\u00eb gjitha trojet tona etnike ka tubuar n\u00eb salla koncertesh, n\u00eb pallate sporti e stadiume, n\u00eb sheshet e qyteteve tona, qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb. At\u00eb q\u00eb nuk arriti ta b\u00ebnte politika e realizoi Azgani me armat\u00ebn e madhe t\u00eb artist\u00ebve, duke rr\u00ebzuar murin e izolimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon, n\u00eb sheshet e Vlor\u00ebs, Tropoj\u00ebs, Shkupit, Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs, Mitrovic\u00ebs, Gjakov\u00ebs, Tuzit, Strug\u00ebs, Tetov\u00ebs, De\u00e7anit, Pej\u00ebs, Karadakut, Plav\u00eb\u2013Gucis\u00eb, Gjilanit, Sarand\u00ebs, etj., ku qindra artist\u00eb virtuoz\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare me k\u00ebng\u00eb dhe valle dhe koloritin mahnit\u00ebs t\u00eb veshjeve komb\u00ebtare ngritin pesh\u00eb zemrat e publikut, me moton: Nj\u00eb Komb-nj\u00eb Histori. Nj\u00eb Komb-nj\u00eb Q\u00ebndrim. Nj\u00eb Komb-nj\u00eb Atdhe. Nj\u00eb Komb-nj\u00eb Shtet.<\/p>\n<p>Unioni Artistik Mbar\u00ebkomb\u00ebtar, q\u00eb drejton z. Azgan Haklaj, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb parlamentin shpirt\u00ebror t\u00eb kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia q\u00eb Unioni Artistik i Kombit Shqiptar promovon dhe p\u00ebrcjell tek brezat e rinj t\u00eb artist\u00ebve \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie fondamentale p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb nes\u00ebrmen ton\u00eb, sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e jasht\u00ebzakonshme e folkut shqiptar, e miteve, baladave, veglave muzikore e kostumeve komb\u00ebtare. Folklori shqiptar \u00ebsht\u00eb treguesi autentik i lasht\u00ebsis\u00eb, i kultur\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi fatlum\u00eb e krenohemi me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr Eposin e Kreshnik\u00ebve, nj\u00eb monument kulture madh\u00ebshtor, i cili q\u00ebndron me dinjitet n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore bot\u00ebrore. Xhamadani e fustanella, xhubleta e vallja Pirrike, vijn\u00eb nga thell\u00ebsia e koh\u00ebrave p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs identitetin dhe shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb civilizimit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb themelues n\u00eb trojet e tyre t\u00eb lashta t\u00eb qytet\u00ebrimeve e mbret\u00ebrive t\u00eb ndritshme Iliro\u2013Dardane-Epiriote.<\/p>\n<p>N\u00eb gurr\u00ebn e kristalt\u00eb t\u00eb folklorit t\u00eb kombeve t\u00eb tyre kan\u00eb shuar etjen e dituris\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb panteonin e lavdis\u00eb, korifejt\u00eb e kultur\u00ebs bot\u00ebrore, Homeri, Dante Aligeri e Shekspiri, Pushkini e G\u00ebte, e nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur me patriark\u00ebt e letrave shqipe, Budin e Bogdanin, De Rad\u00ebn e Naim Frash\u00ebrin, Sami Frash\u00ebrin, Gjergj Fisht\u00ebn, Kadaren\u00eb e Agollin.<\/p>\n<p>Nuk ka ngjarje madhore t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrvjetor t\u00eb figurave t\u00eb shquara historike t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb artit shqiptar, q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb protagonist dhe lider Unioni Kulturor Artistik i Kombit Shqiptar p\u00ebrmes ideimit dhe lan\u00e7imit t\u00eb mesazhit kuptimplot\u00eb \u201cNj\u00eb komb-nj\u00eb q\u00ebndrim, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb flamur, nj\u00eb atdhe, nj\u00eb shtet\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb ylli polar q\u00eb ndri\u00e7on veprimtarin\u00eb artistike t\u00eb Unionit Artistik t\u00eb Kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>Kam pasur rastin si Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs t\u00eb kem n\u00eb krah partner dinjitoz Unionin Artistik t\u00eb Kombit Shqiptar dhe strategjin\u00eb e tij kulturore komb\u00ebtare ta b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb Strategjis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr burokracis\u00eb s\u00eb shtetit dhe institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb nivel qendror dhe lokal q\u00eb fondet simbolike publike dhe private p\u00ebrpiqeshin (\u00e7udit\u00ebrisht) t\u2019i orientonin drejt mb\u00ebshtetjes s\u00eb aktiviteteve shpeshher\u00eb anonime, larg boshtit t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb veprimtarit\u00eb madhore t\u00eb kthyera n\u00eb tradit\u00eb tashm\u00eb si: Sofra Dardane; Festivali i K\u00ebng\u00ebs e Valles \u00c7ame; Sofra Shkodrane; veprimtarit\u00eb n\u00eb kuadrin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb; organizimi i Konferenc\u00ebs Shkencore n\u00eb jubileun e 800-vjetorit t\u00eb Shtetit t\u00eb Arb\u00ebrit me moton \u201cJam Arb\u00ebr: 800 vjet Shtet\u201d; jan\u00eb aktivitete t\u00eb denja p\u00ebr nivele akademike, t\u00eb cilat i b\u00ebjn\u00eb nd\u00e9r kultur\u00ebs komb\u00ebtare, kujtes\u00ebs ton\u00eb historike dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk njoh asnj\u00eb personazh tjet\u00ebr si Azgani t\u00eb ket\u00eb r\u00ebn\u00eb kryq e t\u00ebrthor rrug\u00ebve dhe viseve t\u00eb kombit tone duke mbajtur n\u00eb dor\u00eb si nj\u00eb flak\u00eb olimpike pishtarin e pashuar t\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe valleve mahnit\u00ebse shqipe.<\/p>\n<p>Duke i prekur nga af\u00ebr monumentet e kultur\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb, kullat epike t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb asaj kohe, t\u00eb Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb, t\u00eb Jakup Ferrit, Ded Gjon Lulit, Mic Sokolit, Isa Boletinit, kullat e Jasharajve e t\u00eb Hajradinajve, ai e ka ndjer\u00eb q\u00eb thell\u00eb tok\u00ebs z\u00ebrin e Atdheut dhe mesazhin e et\u00ebrve t\u00eb kombit p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar apo p\u00ebr Shtetin Komb, si\u00e7 e ka shtjelluar n\u00eb librin e tij t\u00eb 6-t\u00eb \u201cShteti Komb \u2013 Domosdoshm\u00ebri Historike\u201d.<\/p>\n<p>E lexova q\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim librin e tij t\u00eb fundit dhe u befasova nga trajtimi historik, filozofik e real politik i k\u00ebsaj ideje madhore e t\u00eb kahmotshme t\u00eb prij\u00ebsve t\u00eb shquar t\u00eb liris\u00eb s\u00eb Popullit Shqiptar.<\/p>\n<p>Libri i Azgan Haklajt \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb stil t\u00eb qart\u00eb, elegant, t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, me nj\u00eb fjalor mjaft t\u00eb pasur dhe strukturimi i publicistik\u00ebs s\u00eb tij e b\u00ebn q\u00eb t\u00eb lexohet me nj\u00eb frym\u00eb. Flet\u00eb pas flete, kapitull pas kapitulli t\u00eb shfaqet nj\u00eb galeri e madhe personazhesh q\u00eb nga Gjergj Kastrioti, Sh\u00ebn Tereza, dr. Ibrahim Rugova, Jasharajt, Haradinajt dhe heronjt\u00eb e r\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Autori Azgan Haklaj i ka par\u00eb personazhet e historis\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ri dhe pak t\u00eb ndri\u00e7uar m\u00eb par\u00eb. Kur lexova shkrimin e titulluar \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu &#8211; Moisiu Yn\u00eb\u201d, tek libri i pest\u00eb \u201cJam Arb\u00ebr: 800 vjet Shtet\u201d, u mahnita me portretin q\u00eb i kishte gdhendur Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Sk\u00ebnderbe epik dhe modern nj\u00ebkoh\u00ebsisht, strateg gjenial e burr\u00eb shteti vizionar, ideator e themelues i shtetit t\u00eb p\u00ebrqendruar Arb\u00ebror dhe nj\u00ebher\u00ebsh Lideri q\u00eb e nxorri Atdheun e tij nga kthetrat aziatike dhe e mbrojti at\u00eb e Evrop\u00ebn nga hordhit\u00eb otomane.<\/p>\n<p>Libri \u201cShteti Komb-Domosdoshm\u00ebri Historike\u201d ndri\u00e7on t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe historike se beteja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane dhe beteja p\u00ebr Shtetin-Komb jan\u00eb dy an\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjtes medalje. Beteja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane dhe Shtetin Komb z\u00eb fill q\u00eb nga princat e Shtetit t\u00eb Arb\u00ebrit, Dinastia e Balshajve t\u00eb fuqish\u00ebm, Bes\u00eblidhja e Lezh\u00ebs e Shtetit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut e deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Nacionalist\u00ebt e shquar t\u00eb kombit ton\u00eb: Sami Frash\u00ebri, Pashko Vasa, Hasan Prishtina, Plaku i urt\u00eb Ismail Qemal Vlora, por edhe korifejt\u00eb e mendimit politik\u00eb Fishta e Konica, ishin t\u00eb bindur se Shteti-Komb nuk mund t\u00eb krijohet jasht\u00eb suaz\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie Evropiane.<\/p>\n<p>Autori Azgan Haklaj n\u00eb librin e tij na tregon me qart\u00ebsi dhe argument bind\u00ebs se pa integrim e bashkim t\u00eb shqiptar\u00ebve mes tyre, pa krijimin e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb unifi kuar kulturore, ekonomike dhe shembjen e barrierave nd\u00ebrshqiptare nuk mund t\u00eb ket\u00eb integrim Evropian dhe as perspektiva afatgjat\u00eb zhvillimi.<\/p>\n<p>Faktori Shqiptar n\u00eb \u00e7do aspekt q\u00eb ta analizosh, demografik, kulturor politik apo ekonomik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 p\u00ebr paqen e sigurin\u00eb n\u00eb Ballkan dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb traktat i patriotizmit Shqiptar, nj\u00eb thirrje e sinqert\u00eb dhe bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb krijuar Shtetin Komb, nj\u00eb shtet modern e demokratik, t\u00eb orientuar nga vlerat e liris\u00eb dhe progresit, nj\u00eb shtet Evropian per\u00ebndimor, si\u00e7 na th\u00ebrret kujtesa jon\u00eb historike.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb UDH\u00cbRR\u00cbFYES I KUJTES\u00cbS HISTORIKE, TRAKTAT I SHTETIT KOMB\u00a0 DHE SHQIP\u00cbRIS\u00cb EVROPIANE Dr. Bujar LESKAJ\u00a0 Pasi lexova librin \u201cShteti Komb, Domosdoshm\u00ebri Historike\u201d dhe vendosa t\u00eb shkruaj parath\u00ebnien, q\u00eb n\u00eb fillim krijova iden\u00eb e trajtimit t\u00eb librit dhe autorit t\u00eb tij si nj\u00eb binom.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6947,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6946"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6946\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6949,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6946\/revisions\/6949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}