{"id":6934,"date":"2017-11-24T19:49:37","date_gmt":"2017-11-24T19:49:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6934"},"modified":"2017-11-24T19:49:37","modified_gmt":"2017-11-24T19:49:37","slug":"prof-abdullah-zymberi-qemtues-i-pashoq-i-shqipes-burimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6934","title":{"rendered":"PROF. ABDULLAH ZYMBERI &#8211; Q\u00cbMTUES I PASHOQ I SHQIPES BURIMORE"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ILIR-SHAQIRI-.png\" rel=\"attachment wp-att-6851\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6851\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ILIR-SHAQIRI-.png\" alt=\"ILIR SHAQIRI -\" width=\"194\" height=\"228\" \/><\/a>Nga Ilir SHAQIRI<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00c7do fjal\u00eb q\u00eb sillnim ne nga katundet tona, atij i ndriste nj\u00ebfar\u00eb rrezatimi i purpurt n\u00eb fytyr\u00eb. Mbeteshim gjat\u00eb duke diskutuar p\u00ebr to, sepse ai k\u00ebrkonte krahasimet, logjik\u00ebn dhe figurshm\u00ebrin\u00eb e st\u00ebrholluar nga populli. Sakt\u00ebsia ishte virtyti i tij i pacenuar. <\/em><!--more--><\/p>\n<p><em>Shkolla, thoshte ai: nuk mbaron asnj\u00ebher\u00eb. Shpesh na e p\u00ebrs\u00ebriste th\u00ebnien e bukur \u201cLum kush plaket duke m\u00ebsuar\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><em>Atje n\u00eb viset e thella malore jeton ende fjala e pashkruar e gjuh\u00ebs son\u00eb t\u00eb bukur. Deri aty ku ka arritur asfalti nuk gjejm\u00eb gj\u00eb, duhet t\u00eb futemi m\u00eb thell\u00eb, thoshte profesor Abdullahu<\/em>.<\/p>\n<p><em>T\u00eb k\u00ebrkoj n\u00eb val\u00ebvitje t\u2019lashtash, n\u00eb vring\u00ebllima shpatash, n\u00eb themele k\u00ebshtjellash, n\u00eb goj\u00eb brezash, n\u00eb trungje lisash e n\u00eb<\/em> <em>zdrale plisash; t\u00eb k\u00ebrkoj e ku s\u2019t\u00eb k\u00ebrkoj fjala ime e tok\u00ebs sime, recitonte profesori.<\/em><\/p>\n<p><em>Merruni me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet dhe shqelmoni t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmet, ishte porosia q\u00eb na e p\u00ebrs\u00ebriste shpesh<\/em>.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Portreti prind\u00ebror i nj\u00eb profesori<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ABDULLAH-ZYMBERI.png\" rel=\"attachment wp-att-6935\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6935\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ABDULLAH-ZYMBERI.png\" alt=\"ABDULLAH ZYMBERI\" width=\"235\" height=\"281\" \/><\/a><\/p>\n<p>T\u00eb takoheshe me profesor Abdullahun, t\u00eb uleshe me t\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb kafe, t\u00eb dukej vetja, sikur edhe ti po b\u00ebheshe kalor\u00ebs mbi krah\u00ebt e bardh\u00eb t\u00eb nj\u00eb kali t\u00eb harlisur, q\u00eb t\u00eb shpinte n\u00eb thell\u00ebsi shekujsh, gjithandej cepeve t\u00eb atdheut, t\u00eb pandar\u00eb. T\u00eb dukej se po d\u00ebgjoje z\u00ebra t\u00eb para dymij\u00eb vjet\u00ebve, nj\u00eb shqipe t\u00eb kulluar e t\u00eb latuar, shp\u00ebrlar\u00eb n\u00eb rras\u00ebn e mermert\u00eb petrografike t\u00eb nj\u00eb kroi q\u00eb nuk shteron kurr\u00eb. Ai nuk fliste p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e zakont\u00eb, sepse ishte i pazakont\u00eb n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tij ndaj gjuh\u00ebs shqipe, ndaj leksikut t\u00eb pambledhur t\u00eb saj, ndaj fjal\u00ebve t\u00eb rralla t\u00eb saj, t\u00eb cilat po na ikin p\u00ebrdit\u00eb bashk\u00eb me brezat.<\/p>\n<p>Prej vitesh, qysh nga fillimi i vitit shkollor 1974, e n\u00eb vazhdim, e njoh t\u00eb till\u00eb: q\u00ebmtues t\u00eb pashoq i shqipes burimore dhe profesor me ndjesi prind\u00ebrore ndaj nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur ai hyri n\u00eb klas\u00ebn ton\u00eb (I\/5, farmaci, Prizren), n\u00eb shtatorin e shtat\u00ebdhjetekat\u00ebrt\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ne nx\u00ebn\u00ebsit e tij, krijuam ndjesin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt se po futeshim n\u00ebn hijen e nj\u00eb pedagogu, nga ku nuk mund t\u00eb dilnim t\u00eb paditur. E mahnitshme p\u00ebr ne ishte e folura e tij standarde, tek na shpjegonte rregullat e shkoll\u00ebs, duke p\u00ebrfunduar me fjal\u00ebt: nj\u00ebherazi, un\u00eb do t\u00eb jem kujdestari i klas\u00ebs suaj p\u00ebr kat\u00ebr vjet rresht. Na ngriti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb, duke na pyetur se nga vinim dhe \u00e7\u2019gjendje familjare kishim. Kur filluan emrat me I, para meje ishte Ilmiu, Ilmi Pulaj dhe p\u00ebr \u00e7udi ishim ulur bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb, e q\u00eb nuk do t\u00eb ndaheshim p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve. Profesori u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, erdhi pran\u00eb nesh, duke e shikuar Ilmiun nga koka deri te k\u00ebpuc\u00ebt e vjetra, t\u00eb mbathurat e v\u00ebllait t\u00eb tij, t\u00eb cilat ia kishte huazuar p\u00ebr dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. Ilmiu p\u00ebrfundoi prezantimin. Po ti?, m\u00eb pyeti profesori, pa e lexuar radhitjen e emrave n\u00eb ditar. Sikur ta dinte se un\u00eb renditesha pas Ilmiut, me num\u00ebr 15. Edhe un\u00eb vet\u00eb i teti jam, i thash\u00eb. Ai buz\u00ebqeshi ndjesh\u00ebm&#8230;, na duhen shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe shum\u00eb dije, tha. B\u00ebri t\u00eb niset drejt ul\u00ebses s\u00eb vet, sakaq u kthye, duke m\u00eb pyetur: ia more, apo ta dha xhaket\u00ebn v\u00ebllai i madh? Klasa qeshi, p\u00ebrve\u00e7 Ilmiut q\u00eb shihte te un\u00eb veten e tij, sepse xhaketa ime mund t\u00eb na p\u00ebrthekonte t\u00eb dyve bashk\u00eb. Nuk kam v\u00eblla t\u00eb madh, i thash\u00eb. Profesori u ul n\u00eb karrigen e tij, klasa pushoi s\u00eb qeshuri. Vazhdo, ku mbete?, tha profesori. Dje, duke ardhur nga Buroja deri te stacioni i trenit n\u00eb Klin\u00eb m\u00eb p\u00ebrcolli xhaxhai im, Tani. Ai ecte shpejt, duke mbajtur frerin p\u00ebrdore, nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00ebndroja hipur n\u00eb kalin e tij t\u00eb bardh\u00eb. Nga mesi i rrug\u00ebs na zuri shiu dhe b\u00ebnte ftoh\u00ebt. Xhaxhai zb\u00ebrtheu xhaket\u00ebn e tij dhe ma hodhi krah\u00ebve. P\u00ebr pak sa nuk na iku treni kur arrit\u00ebm n\u00eb stacion. Hoqa xhaket\u00ebn t\u2019ia kthej xhaxhait, por ai nuk deshi: laje, thaje e baje, m\u00eb tha. Treni u nis dhe un\u00eb mbeta n\u00eb dritare, duke shikuar diham\u00ebn e trupit mbi k\u00ebmish\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb xhaxhait tek po kthehej n\u00eb katund, ashtu, hipur kalit, n\u00ebp\u00ebr shi. Xhaket\u00ebn ma fali! Nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte tjet\u00ebr, sepse edhe ai ka nj\u00eb prush f\u00ebmij\u00eb. Heshtje n\u00eb klas\u00eb&#8230;, derisa profesori m\u2019u drejtua p\u00ebrs\u00ebri:<\/p>\n<p>Katundin t\u00ebnd e njoh cep m\u00eb cep. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time kam kaluar shpesh andej, duke bartur me qerre kuajsh perimet e kopshtit ton\u00eb buz\u00eb Drinit, p\u00ebr t\u2019i shitur atje n\u00eb Sk\u00ebnderaj. Shpesh na zinte nata andej, por kurr\u00eb nuk jemi l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb. Edhe sot e k\u00ebsaj dite profesor, atjehja nuk ka ndryshuar. Si, si?, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke ardhur drejt meje. Edhe sot \u00ebsht\u00eb sikur ka qen\u00eb p\u00ebrpara, iu p\u00ebrgjigja. Jo&#8230;, jo, si ka qen\u00eb p\u00ebrpara, thuaje ashtu si\u00e7 e the pak m\u00eb par\u00eb? Atje&#8230;hja, iu p\u00ebrgjigja me ndrojtje. E \u00e7ka \u00ebsht\u00eb atjehja? Atje&#8230;, vendlindja ime, q\u00eb nuk e l\u00eb mysafirin jasht\u00eb. E k\u00ebtu&#8230;, si thuhet p\u00ebr k\u00ebtu?, m\u00eb pyeti. K\u00ebtuhja&#8230;, nuk e di, nuk e njoh ende k\u00ebtuh\u00ebn, profesor. E di ti se kujt i thon\u00eb gllajz?, m\u00eb pyeti. Jan\u00eb vijat, gjurm\u00ebt q\u00eb i l\u00eb saji apo qerrja, n\u00eb bor\u00eb ose n\u00eb balt\u00eb. Po, nj\u00ebj\u00ebsi i gllajzve si \u00ebsht\u00eb? Rrudha krah\u00ebt, p\u00ebrderisa ai ma vuri dor\u00ebn n\u00eb supe, duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb, q\u00eb, kur t\u00eb kthehem n\u00eb vendlindje ta m\u00ebsoj nj\u00ebj\u00ebsin e gllajzve.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajt tetor shkova n\u00eb Buroj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pak para p\u00ebr ushqimet nj\u00ebmujore dhe p\u00ebr ta paguar banes\u00ebn, ku banonim bashk\u00eb me Ilmiun. Banesa nuk b\u00ebnte shtrenjt\u00eb, sepse nuk ishte nj\u00eb banes\u00eb normale, ishte dyqan i sapond\u00ebrtuar me xhama nga tavani deri n\u00eb dysheme, ku sa her\u00eb frynte er\u00eb as jorgani nuk na e priste t\u00eb ftohtit. Nj\u00ebj\u00ebsin e gllajzve ia solla profesorit. Ai u g\u00ebzua shum\u00eb! Gjat\u00eb pushimit dim\u00ebror do t\u00eb vij nja dy-tri net andej, m\u00eb tha. Detyra jote \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u2019i mbledh\u00ebsh pleqt\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb katundit n\u00eb nj\u00eb od\u00eb e t\u00eb kuvendoj me ta? Mir\u00eb se vjen profesor, i thash\u00eb!<\/p>\n<p>Dimri po vjen m\u00eb i ashp\u00ebr se vitet e tjera parashikojn\u00eb meteorolog\u00ebt, e ju duhet ta keni ngroht\u00eb n\u00eb banesat tuaja t\u00eb marra me qira. A i keni siguruar drut\u00eb?, na pyeti. Nuk ka ende n\u00eb shitje profesor, u p\u00ebrgjigj Ilmiu, sepse ende nuk i kan\u00eb du:n nga malet. Si the, si the&#8230;? Ne themi me du:n dru, tha Ilmiu. Si\u00e7 duket sivjet do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr dru, sepse pushteti i ka z\u00ebn\u00eb pritat n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt e s\u2019po lan me pre, shpjegoi Ilmiu.<\/p>\n<p>Dhjetori i shtat\u00ebdhjetekat\u00ebrt\u00ebs erdhi me bor\u00eb shum\u00eb n\u00eb Prizren, deri n\u2019shok\u00eb diku-diku. Bashk\u00eb me Ilmiun p\u00ebrpiqeshim t\u2019i mbyllnim hap\u00ebsirat e dritareve t\u00eb banes\u00ebs nga hynte i ftohti q\u00eb t\u2019thante. Stufa n\u00eb mes t\u00eb dhom\u00ebs ndizej rrall\u00eb dhe at\u00eb me ndonj\u00eb koperin\u00eb libri ose flet\u00eb gazetash t\u00eb p\u00ebrditshme. Xhamat e banes\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb piktura t\u00eb akullta. P\u00ebrtej dritareve nuk shiheshin m\u00eb njer\u00ebzit duke ecur n\u00eb trotuar, por vet\u00ebm hijet e tyre t\u00eb mjegullta. Nj\u00ebra nga k\u00ebto hije ndaloi para der\u00ebs son\u00eb dhe trokiti. Un\u00eb dhe Ilmiu shikuam nj\u00ebri-tjetrin. Cili nga ne do t\u00eb ngrihej nga shtrati, ku ishim strukur nga t\u00eb ftohtit, q\u00eb ta hap\u00eb der\u00ebn? Dera u hap dhe aty u shfaq profesori Abdullah i veshur me nj\u00eb pallto t\u00eb murrme deri fund t\u00eb gjunj\u00ebve, i mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb shall t\u00eb lesht\u00eb rreth kreje, ashtu si\u00e7 mb\u00ebshtilleshin mal\u00ebsor\u00ebt kur zbrisnin dimrit n\u00eb qytet. Shikimi i profesorit p\u00ebrshkoi banes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb varf\u00ebr: dy shtret\u00ebr, nj\u00eb stuf\u00eb dhe shum\u00eb libra. Pasi na pa mir\u00eb-e-mir\u00eb u afrua pran\u00eb stuf\u00ebs, duke e prekur at\u00eb me gishtin tregues. U duk sikur ia p\u00ebrv\u00ebloi gishtin stufa e akullt. A nuk dini me ndez zjarr, a?, na pyeti. Un\u00eb dhe Ilmiu ul\u00ebm kok\u00ebn. Ku i keni drut\u00eb?, ishte pyetja e dyt\u00eb e profesorit. Ne, nuk kishim dru e as para p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb ato. A keni ngr\u00ebn\u00eb gj\u00eb?, na pyeti. Po, profesor, u p\u00ebrgjigj\u00ebm t\u00eb dy si me nj\u00eb z\u00eb, kemi ngr\u00ebn\u00eb nga dy byrek\u00eb me gjiz\u00eb. Nga dy&#8230;?, buz\u00ebqeshi profesori. U soll nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb, pastaj nxori nga xhepi disa bank\u00ebnota letre (dinar\u00eb), duke na i l\u00ebn\u00eb ato mbi tavolin\u00eb e duke na th\u00ebn\u00eb: nes\u00ebr hani di\u00e7ka me lug\u00eb, sepse luga i b\u00ebn\u00eb mir\u00eb barkut n\u00eb dim\u00ebr. Profesori iku, nd\u00ebrsa un\u00eb dhe Ilmiu num\u00ebronim parat\u00eb q\u00eb na i la, me t\u00eb cilat mund t\u00eb ushqeheshim nj\u00eb jav\u00eb (grosh\u00eb me mish), nd\u00ebrsa llogaria tjet\u00ebr na dilte t\u00eb ushqehemi dy jav\u00eb, por, pa mish. Derisa un\u00eb dhe Ilmiu vendos\u00ebm p\u00ebr variantin e dyt\u00eb, para dritareve t\u00eb banes\u00ebs son\u00eb t\u00eb akullt, u shfaqen dy hije gomar\u00ebsh t\u00eb ngarkuar. Hap\u00ebm der\u00ebn dhe pam\u00eb dy maltar\u00eb tek zb\u00ebrthenin litar\u00ebt e ngarkes\u00ebs. Ishin drut\u00eb q\u00eb na i kishte bler\u00eb profesor Abdullahu.<\/p>\n<p>Nuk shkoi shum\u00eb dhe profesor Abdullahu u b\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb baba, dhe at\u00eb me djal\u00eb e vajz\u00eb (Arb\u00ebr dhe Arb\u00ebrore), binjak\u00eb. Ai na qerasi me pije dhe \u00ebmb\u00eblsira t\u00eb gjith\u00ebve sa ishim n\u00eb klas\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen kishte shkuar n\u00eb banes\u00ebn e tij prindi i nj\u00ebrit nga shok\u00ebt ton\u00eb t\u00eb klas\u00ebs. E kishte uruar p\u00ebr binjak\u00ebt dhe duke u ngritur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, n\u00eb tavolin\u00ebn e profesorit kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb grusht para (m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 lan\u00eb njer\u00ebzit zakonisht n\u00eb raste t\u00eb k\u00ebtilla). Ora e par\u00eb e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs do t\u00eb niste me profesorin e gjuh\u00ebs shqipe. Ai hyri n\u00eb klas\u00eb, ngarkuar me nj\u00eb krah libra. I l\u00ebshoi ato mbi tavolin\u00eb dhe thirri emrin e shokut ton\u00eb t\u00eb klas\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, shokut ton\u00eb ka\u00e7urrel e pak ezmer, nuk po i ecte mir\u00eb l\u00ebnda e profesorit, por edhe l\u00ebnd\u00ebt e tjera, ashtu, me paterica. N\u00eb grumbullin e librave mbi tavolin\u00ebn e profesorit arrit\u00ebm t\u00eb shohim titujt: \u201cHyrje n\u00eb historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe\u201d, \u201cFonetika historike e shqipes\u201d, nga Eqrem \u00c7abej; \u201cDrejtshkrimi i gjuh\u00ebs shqipe\u201d, etj, etj. Babai yt ka qen\u00eb dje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb aq para sa p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebto libra, p\u00ebr ty. Merri dhe nxehe karrigen, n\u00ebse do not\u00eb kaluese nga un\u00eb?, i tha profesori.<\/p>\n<p>Eqrem \u00c7abej p\u00ebr profesorin ishte frym\u00ebzuesi, frytdh\u00ebn\u00ebsi dhe m\u00eb meritori n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb, ndaj edhe f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb q\u00eb i lindi vite m\u00eb von\u00eb e pag\u00ebzoi me emrin \u00c7abej.<\/p>\n<p>Pranvera e shtat\u00ebdhjetepest\u00ebs bleroi qytetin e bukur t\u00eb Prizrenit. Sheshi i Shat\u00ebrvanit gum\u00ebzhinte nga njer\u00ebzit q\u00eb sh\u00ebtisnin n\u00eb korzo, nd\u00ebrsa ne nx\u00ebn\u00ebsit e Abdullahut, k\u00ebt\u00eb sh\u00ebtitje mund ta shijonim vet\u00ebm n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb shkollimit, dometh\u00ebn\u00eb tek n\u00eb pranver\u00ebn e shtat\u00ebdhjetetet\u00ebs. Si ma trimi prej nesh, shoku yn\u00eb i klas\u00ebs Syl\u00eb Kukaj, ishte ndodhur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb sheshin e Shat\u00ebrvanit, duke besuar se deri aty nuk mund t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb syri i profesorit. M\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb re profesori yn\u00eb hyri n\u00eb klas\u00eb, duke hedhur shikimin e tij qortues mbi bacin ton\u00eb, si\u00e7 e quanim ne djemt\u00eb e klas\u00ebs Syl\u00ebn. Daja Syl\u00eb, thirri profesori: ku ishe mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb or\u00ebn 20 e 53 minuta? Syla u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, uli kok\u00ebn dhe pas pak u p\u00ebrgjigj: isha n\u2019kafe me e pi kafe, profesor. N\u2019kafe&#8230;, me pi kafe&#8230;?, u \u00e7udit profesori. Po ti Lushe, ku ishe mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb? Isha me Syl\u00ebn, u p\u00ebrgjigj Lushja. Ku? pyeti profesori. N\u2019kafe. Edhe ti n\u2019kafe&#8230;, bashk\u00eb me daj\u00ebn Syl\u00eb? Kec, kec, p\u00ebr t\u00eb dy&#8230;, uluni. Pasi i sh\u00ebnoi dy nj\u00ebsha n\u00eb ditar, profesori u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke na pyetur t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb: Ju, ku shkoni p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe? P\u00ebrgjigjja e t\u00eb gjith\u00ebve ishte: n\u2019kafe. Kec, kec, kec, t\u00eb gjith\u00ebve keca p\u00ebr sot. Mbylli ditarin dhe u nis drejt der\u00ebs dal\u00ebse, duke na th\u00ebn\u00eb: Si ka mund\u00ebsi t\u2019ju z\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve filxhani i kafes\u00eb? T\u00eb nes\u00ebrmen ishim p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kecat. Profesori hyri n\u00eb klas\u00eb, p\u00ebrderisa ne u ngrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb pazakont\u00eb: Shkojm\u00eb n\u00eb kafene p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe! Buz\u00ebqeshi profesori, duke na urdh\u00ebruar t\u00eb ulemi. Kecat i keni t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, por, n\u00eb kafene e n\u00eb korzo do t\u00eb shkojm\u00eb tek n\u00eb fundvitin e kat\u00ebrt t\u00eb shkollimit tuaj. Daja Syl\u00eb, ngrihu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe shko shkurto flok\u00ebt te floktari matan\u00eb rrug\u00ebs, ne po t\u00eb presim, tha profesori. Pas tridhjet\u00eb minutash Syla hyri n\u00eb klas\u00eb tull\u00eb fare, i kishte hequr flok\u00ebt me brisk rroje. Plasi e qeshura n\u00eb klas\u00eb e cila nuk pushonte, nd\u00ebrsa Syl\u00ebs nj\u00eb \u00e7ehre i vinte nj\u00eb \u00e7ehre i shkonte. Djemt\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, urdh\u00ebroi profesori. Shkoni e i thoni floktarit: flok\u00ebt nuk na duhen p\u00ebr shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00e7do m\u00ebngjes t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit rreshtoheshim para se t\u00eb hynim n\u00eb ambientet tona m\u00ebsimore. Sot e para\/pes\u00eb ndri\u00e7onte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa paralelet e tjera nga kokat e rruara t\u00eb djemve. E t\u00ebr\u00eb shkolla qeshi me ne. Na em\u00ebrtuan \u201cKlasa e qelave\u201d.<\/p>\n<p>Mbaroi viti i par\u00eb i shkoll\u00ebs dhe un\u00eb nuk u ktheva n\u00eb Buroj\u00eb. Bashk\u00eb me Ilmiun udh\u00ebtuam drejt Sllovenis\u00eb, n\u00eb qytetin Celje, aty ku na prisnin dajallar\u00ebt e tij q\u00eb punonin n\u00eb nd\u00ebrtimtari. Punuam dy muaj e nj\u00ebzet\u00eb dit\u00eb. B\u00ebm\u00eb muskuj dhe para. Nuk do t\u00eb ishte m\u00eb e nevojshme q\u00eb profesor Abdullahu t\u00eb na i blinte drut\u00eb p\u00ebr dim\u00ebr, por edhe grosh\u00ebn kurr\u00eb m\u00eb nuk do ta hanim pa mish.<\/p>\n<p>4 shtator, 1975, dita e par\u00eb e vitit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. Profesori Abdullah hyri n\u00eb klas\u00ebn ton\u00eb dhe nuk u ul n\u00eb karrigen e tij pa u p\u00ebrsh\u00ebndetur dor\u00eb-me-dor\u00eb me ne t\u00eb gjith\u00eb. Pak m\u00eb shum\u00eb ndaloi te banka jon\u00eb ku q\u00ebndronim bashk\u00eb me Ilmiun. Shikimi i tij p\u00ebrshkonte k\u00ebpuc\u00ebt e reja t\u00eb Ilmiut, q\u00eb nuk ishin m\u00eb t\u00eb la Fadilit dhe xhaket\u00ebn time q\u00eb nuk ishte m\u00eb e xhaxhait tim, Tanit. At\u00eb dit\u00eb ishim vesh\u00eb bukur. Na pyeti t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb se ku dhe si i kishim kaluar pushimet verore, por un\u00eb dhe Ilmiu kishim vendosur q\u00eb t\u00eb mos tregonim para shok\u00ebve e shoqeve t\u00eb klas\u00ebs se gjat\u00eb ver\u00ebs kishim punuar pun\u00eb fizike n\u00eb Slloveni. Profesori e hetoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe na ndaloi q\u00eb t\u00eb bisedojm\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb or\u00ebve m\u00ebsimore. Kemi shtyr\u00eb beton deri n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, i tha Ilmiu. Dajallar\u00ebt e Ilmiut na kan\u00eb ndihmuar dhe na kan\u00eb mbajtur shum\u00eb mir\u00eb, i thash\u00eb un\u00eb. Pse nuk treguat sa ishim bashk\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit tjer\u00eb n\u00eb klas\u00eb? Profesor, ka shum\u00eb prej tyre q\u00eb dhamarashk\u00ebn kur p\u00ebrmendet puna fizike, tha Ilmiu. Dhamarashk\u00ebn, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb kjo?, pyeti profesori. Kur, pas plugut arashkat zbardhojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr lav\u00ebr. Derisa profesori po e sh\u00ebnonte k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb n\u00eb skedat e tij, nata po ulej n\u00eb Prizren. U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me profesorin dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e re, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ajo q\u00eb e kishim vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe Ilmiu tashm\u00eb ishim nj\u00ebsuar me dashurin\u00eb e profesorit p\u00ebr leksikun e paharruar t\u00eb shqipes. \u00c7do fjal\u00eb q\u00eb sillnim ne nga katundet tona, atij i ndriste nj\u00ebfar\u00eb rrezatimi i purpurt n\u00eb fytyr\u00eb. Mbeteshim gjat\u00eb duke diskutuar p\u00ebr to, sepse ai k\u00ebrkonte krahasimet, logjik\u00ebn dhe figurshm\u00ebrin\u00eb e st\u00ebrholluar nga populli. Sakt\u00ebsia ishte virtyti i tij i pacenuar.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00ebsimnx\u00ebnie n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb, na p\u00ebrgatiten jo vet\u00ebm si teknik\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb deg\u00ebn e farmacis\u00eb, por edhe si njer\u00ebz me p\u00ebrmbajtje e ambicie t\u00eb sh\u00ebndosha.<\/p>\n<p>Ora e fundit e vitit t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, do t\u00eb ishte tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne nx\u00ebn\u00ebsit e Abdullahut, jo p\u00ebr t\u00eb na i komunikuar rezultatet e mira m\u00ebsimore, por, p\u00ebr t\u00eb na i dh\u00ebn\u00eb drejtimet e duhura n\u00eb m\u00ebsimnx\u00ebniet tona t\u00eb ardhshme. Kush do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr farmaci?, na pyeti. Shum\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit ngrit\u00ebn dor\u00ebn lart, ata t\u00eb cil\u00ebt kishin mund\u00ebsi t\u00eb studionin n\u00eb: Sarajev\u00eb, Zagreb, Lubjan\u00eb dhe Beograd. Po ju t\u00eb dy? ishte pyetja e profesorit p\u00ebr mua dhe Ilmiun. Ne&#8230;, duhet t\u00eb gjejm\u00eb pun\u00eb profesor, tham\u00eb si me nj\u00eb z\u00eb. Duhet t\u2019u krijojm\u00eb mund\u00ebsi edhe v\u00ebllez\u00ebrve e motrave q\u00eb vijn\u00eb pas nesh, q\u00eb edhe ata ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb cop\u00eb shkoll\u00eb. Ju do t\u00eb studioni p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe, na tha. Nj\u00eb kopje t\u00eb dokumentacionit ua mbaj un\u00eb dhe do t\u00eb interesohem p\u00ebr regjistrimin tuaj.<\/p>\n<p>Mbaruam studimet p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe, por profesori k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb. Shkolla, thoshte ai: nuk mbaron asnj\u00ebher\u00eb. Shpesh na e p\u00ebrs\u00ebriste th\u00ebnien e bukur \u201cLum kush plaket duke m\u00ebsuar\u201d.<\/p>\n<p>Fundi i viteve t\u00eb tet\u00ebdhjeta e n\u00eb vazhdim, r\u00ebndoi pamatsh\u00ebm kurrizin e Kosov\u00ebs. Pushtuesi me t\u00ebr\u00eb ashp\u00ebrsin\u00eb e vet po k\u00ebpuste \u00e7do fije shprese p\u00ebr jetes\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta. Ikje nga atdheu, rrahje, burgosje, plagosje e vrasje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb kisha marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr artikulimin p\u00ebrmes artit muzikor t\u00eb ndjenjave dhe d\u00ebshirave t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e dinjitet komb\u00ebtar, dhe kjo e g\u00ebzonte shum\u00eb profesor Abdullahun. Pas \u00e7do k\u00ebnge t\u00eb re q\u00eb publikoja, m\u00eb th\u00ebrriste n\u00eb telefon e m\u00eb uronte: po mburrem me ty, thoshte, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e teksteve dhe diksionin e past\u00ebr t\u00eb shqiptimit t\u00eb fjal\u00ebve. Kam pasur nga kush t\u00eb m\u00ebsoj, i thosha un\u00eb.<\/p>\n<p>Ato koh\u00eb edhe m\u00eb von\u00eb Akademia e Shkencave e Serbis\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb krah i djatht\u00eb i pushtetit vrastar n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo (Akademia e Shkencave e Serbis\u00eb) trumbetonte me t\u00eb madhe, duke mohuar autoktonin\u00eb ton\u00eb shqiptare n\u00eb territorin ballkanik. Shqiptar\u00ebt si ardhacak\u00eb q\u00eb jan\u00eb, thoshin ata, nuk kan\u00eb leksik bujq\u00ebsor dhe blegtoral, baza k\u00ebto ku mb\u00ebshteten gjuh\u00ebt e lashta t\u00eb popujve. Kjo ishte ajo q\u00eb e kishte tronditur profesorin dhe nuk e zinte vendi-vend pa b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. B\u00ebje gati makin\u00ebn, m\u00eb tha, nes\u00ebr do t\u00eb nisemi p\u00ebr n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Atje n\u00eb viset e thella malore jeton ende fjala e pashkruar e gjuh\u00ebs son\u00eb t\u00eb bukur. Si jan\u00eb rrug\u00ebt andej?, e pyeta. Deri aty ku ka arritur asfalti nuk gjejm\u00eb gj\u00eb, duhet t\u00eb futemi m\u00eb thell\u00eb, m\u00eb tha.<\/p>\n<p>Profesori i njihte mir\u00eb katundet: Martnaj, Vuthaj, Kod\u00ebr e Budanit, Koj\u00eb e Ku\u00e7it, Ljare, Ftjan, G\u00ebshtenj\u00eb, Matriq, Muriqan, Brajsh\u00eb e Mill\u00eb, prej nga kishte vjel\u00eb fjal\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb k\u00ebtyre viseve, duke i botuar ato n\u00eb nj\u00eb fjalorth pak vite m\u00eb par\u00eb. Pasi vizituam Krojet e Ali Pash\u00ebs n\u00eb Vuthaj, trokit\u00ebm n\u00eb der\u00ebn e kull\u00ebs s\u00eb Hysen Syl\u00ebs 74-vje\u00e7ar. Ai doli\u00a0 i mb\u00ebrthyer me kollare, i veshur solemnisht sikur t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr ndonj\u00eb dasm\u00eb. U ngjit\u00ebm n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb kull\u00ebs, n\u00eb od\u00ebn ku priste miq. Profesori dhe Hyseni u ul\u00ebn n\u00eb minderin p\u00ebrball\u00eb meje, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb od\u00ebs, n\u00eb ngrehin\u00ebn gjysm\u00ebmet\u00ebrshe (aty ku tradicionalisht jan\u00eb k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebt e kapu\u00e7ave) q\u00ebndronte ulur gruaja e Hysenit, pran\u00eb nj\u00eb djepi t\u00eb mbuluar me nj\u00eb mbules\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00ebndisur me lule t\u00eb bardha. Kureshtja ime ishte p\u00ebrqendruar te plaka e sht\u00ebpis\u00eb, p\u00ebrderisa Hyseni e profesori bisedonin p\u00ebr fjal\u00ebt e mo\u00e7me t\u00eb katundit. Ajo (gruaja e Hysenit), mbante kok\u00ebn nga djepi i mbuluar dhe p\u00ebshp\u00ebriste nj\u00eb nanurisje q\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb: <em>e&#8230;, nana t\u2019past\u00eb&#8230;, shnosh e mi:r ty mrapa t\u2019lasht\u00eb<\/em>. Kur dol\u00ebm nga kulla e Hysenit p\u00ebr t\u2019u nisur p\u00ebr n\u00eb Kraj\u00eb, i thash\u00eb profesorit: e gjeta tem\u00ebn studimore q\u00eb m\u00eb mungonte.., \u201c<em>Estetika dhe semiotika n\u00eb krijimtarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs<\/em>\u201d. Bukur, tha profesori: n\u00ebna \u00ebsht\u00eb krijesa m\u00eb e bukur nga t\u00eb gjitha qeniet mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Kur arrit\u00ebm n\u00eb katundin Muriqan, profesori po m\u00eb shpjegonte p\u00ebr shqipen e harruar t\u00eb k\u00ebtij katundi. T\u00eb gjith\u00eb flasin serbisht, m\u00eb tha, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb plake e cila edhe shkronj\u00ebn (\u00e7), at\u00eb q\u00eb verior\u00ebt nuk e shqiptojn\u00eb si duhet, ajo e tjerr bukur, sikur t\u00eb ishte rritur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Dyert e oborrit t\u00eb plak\u00ebs kishin qen\u00eb t\u00eb hapura dhe ne u fut\u00ebm brenda. Ajo (plaka) q\u00ebndronte n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb duke q\u00ebndisur di\u00e7ka. Dol\u00ebm nga makina dhe u afruam posht\u00eb ballkonit. Ajo na p\u00ebrsh\u00ebndeti me nj\u00eb mir\u00ebdita t\u00eb ftoht\u00eb, assesi me fjal\u00ebn e zakonshme t\u00eb shqipes, <em>mir\u00eb se erdh\u00ebt<\/em>. Sakaq n\u00eb oborr u fut\u00ebn tre djemt\u00eb e saj, t\u00eb cil\u00ebt kishin ngarkuar nj\u00eb qerre me san\u00eb t\u00eb kositur. Kush ju tha t\u00eb hyni n\u00eb oborr?, ngriti z\u00ebrin nj\u00ebri prej tyre, n\u00eb serbisht. Dera e oborrit ishte e hapur, u tha profesori, n\u00eb shqip. Nuk keni \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni ju k\u00ebtu, jasht\u00eb, na urdh\u00ebruan n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb preferuar. Erdha ta shoh n\u00ebn\u00ebn tuaj, jo juve, u tha profesori. M\u2019i ke <em>p\u00ebrkrahue<\/em> fjal\u00ebt Abdullah, tha n\u00ebna e djemve t\u00eb inatosur. Kush ta lejoi ty t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb?, i b\u00ebrtiti nj\u00ebri nga bijt\u00eb e saj. Ajo u t\u00ebrhoq nga kangjellat e ndryshkura t\u00eb ballkonit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nd\u00ebrsa ne dol\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar drejt katundit G\u00ebshtenj\u00eb. E pe \u00e7far\u00eb po na b\u00ebjn\u00eb sllav\u00ebt?, m\u00eb pyeti profesori dhe vazhdoi, duan ta \u00e7rr\u00ebnjosin identitetin ton\u00eb themelor, gjuh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bukur shqipe. Kaluam nj\u00eb cop\u00eb udh\u00eb ashtu n\u00eb heshtje&#8230;, pastaj profesori m\u00eb pyeti: Si e tha plaka at\u00eb fjal\u00ebn nga ballkoni? Ishte akuz\u00eb, profesor. Po, po, akuz\u00eb ishte, por fjala na duhet. Ajo tha <em>m\u2019i ke p\u00ebrkrahue fjal\u00ebt<\/em>. <em>P\u00ebrkrahue&#8230;?,<\/em> sa bukur, tha profesori. Edhe pse nuk na priten si duhet, prap\u00ebseprap\u00eb di\u00e7ka na dhan\u00eb, buz\u00ebqeshi ai. E di ti se Fjalori i Shqipes ka pak fjal\u00eb t\u00eb ngjitura me <em>p\u00ebr<\/em>?, m\u00eb pyeti. Edhe ne n\u00eb Buroj\u00eb e kemi fjal\u00ebn <em>me p\u00ebrkrahue<\/em>, n\u00eb kuptimin, kur bartim nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn nj\u00eb krah dru, apo rrema drur\u00ebsh. <em>I kam p\u00ebrkrahue rremat e druve<\/em> (i kam ve\u00e7uar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb). Kemi edhe <em>p\u00ebranash<\/em>, p.sh<em>. i kam ra p\u00ebranash<\/em>, ose, <em>mos i bjer p\u00ebranash<\/em>, thuaje tro\u00e7. Pastaj kemi fjal\u00ebt: <em>me u p\u00ebrmal, me u n\u00ebp\u00ebrmal, me u p\u00ebrfush\u00eb e me u n\u00ebp\u00ebrfush\u00eb<\/em>. Oh sa bukur!, ofshani profesori. Fjalorit Shqip i mungojn\u00eb tep\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtime. Me n\u00ebp\u00ebr, m\u00eb sa di un\u00eb, tha profesori, ka vet\u00ebm 7-8 fjal\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara. Ka koh\u00eb q\u00eb nuk ke qen\u00eb n\u00eb Buroj\u00eb, profesor, duhet t\u00eb vish? Po, duhet t\u00eb vij, patjet\u00ebr do t\u00eb vij, atje kam gjetur fjal\u00ebn <em>me u p\u00ebrtok\u00eb<\/em>,<em> u<\/em> <em>p\u00ebrtok\u00eb aeroplani<\/em> (ateroi), pse v\u00eblla <em>ateroi<\/em> kur e kemi fjal\u00ebn ton\u00eb, thoshte profesori? T\u00eb ta them edhe nj\u00eb fjal\u00eb me <em>n\u00ebp\u00ebr<\/em>?, e pyeta. Thuaje, \u00e7ka po pret?, ma ktheu. <em>Me u n\u00ebp\u00ebrtok\u00eb<\/em>. Para se f\u00ebmija t\u00eb ec, <em>n\u00ebp\u00ebrtok\u00ebt<\/em>. Bukur, ashtu pra, <em>n\u00ebp\u00ebrtok\u00ebt<\/em>, jo zhagitet, lumturohej profesori.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebrkoj n\u00eb val\u00ebvitje t\u2019lashtash, n\u00eb vring\u00ebllima shpatash, n\u00eb themele k\u00ebshtjellash, n\u00eb goj\u00eb brezash, n\u00eb trungje lisash e n\u00eb zdrale plisash; t\u00eb k\u00ebrkoj e ku s\u2019t\u00eb k\u00ebrkoj fjala ime e tok\u00ebs sime, recitonte profesori; t\u00eb k\u00ebndoj e ku s\u2019t\u00eb k\u00ebndoj, shtova un\u00eb. H\u00eb pra&#8230;, kur do t\u2019i k\u00ebndosh k\u00ebto vargje?, m\u00eb pyeti. Sapo i ka muzikuar Naim Gjoshi dhe ia ka besuar Shp\u00ebtim Sara\u00e7it orkestrimin. N\u00eb Tiran\u00eb?, m\u00eb pyeti. Po, n\u00eb Librazhd e n\u00eb Tiran\u00eb, iu p\u00ebrgjigja. More djal\u00eb, shum\u00eb po rrezikon duke e kaluar kufirin ilegalisht, ma p\u00ebrs\u00ebriti at\u00eb q\u00eb ma kishte th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb. Jeta ime nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e rrezikuar se jet\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebndej kufirit, i thash\u00eb. Vet\u00ebm dija dhe forca mund t\u2019i shembin k\u00ebta kufij t\u00eb hekurt nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve, tha profesori tek po e shtrinte karrigen p\u00ebr t\u2019u kotur pak.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 gusht, 2013, e prisja t\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb dasm\u00ebn e birit tim Gojartit. Ilmiu erdhi me bashk\u00ebshorten e tij dhe zuri tavolin\u00eb ku duhet t\u00eb ishte edhe profesori Abdullah. Dy her\u00eb e pyeta Ilmiun p\u00ebr vones\u00ebn e profesorit, por nuk m\u00eb tha gj\u00eb. Profesori mungon sonte. Duke u p\u00ebrsh\u00ebndetur me Ilmiun n\u00eb fund t\u00eb dasm\u00ebs m\u00eb tha: profesori mbr\u00ebm\u00eb ka p\u00ebsuar nj\u00eb atak cerebral, nuk desha ta them n\u00eb fillim t\u00eb mbr\u00ebmjes. T\u00eb nes\u00ebrmen e vizituam bashk\u00eb me Ilmiun, dhe shqet\u00ebsimi i tij, tep\u00ebr i madh ishte, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr sh\u00ebndetin, p\u00ebr botimin e Fjalorit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte punuar 40 vjet me ngulm. Si duket po m\u00eb l\u00ebn\u00eb gjymtyr\u00ebt, na tha&#8230;, e Fjalori nuk do ta shoh\u00eb drit\u00ebn kurr\u00eb. Nuk ka kush t\u00eb m\u2019i hedh\u00eb fjal\u00ebt n\u00eb kompjuter ashtu si\u00e7 dua un\u00eb, p\u00ebrs\u00ebriste ai. M\u00eb ke mua profesor, nd\u00ebrhyri Ilmiu&#8230;, forcohu pak dhe fillojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga puna. Atij i shkrepi nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, buz\u00ebqeshi pak, pastaj iu dridh mjekra dhe na u duk se u p\u00ebrmallua fort. Nuk jemi m\u00eb ata \u00e7unat me k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb vjetra e me xhaketa t\u00eb falme. Na ke rritur profesor, k\u00ebtu na ke, i tham\u00eb.<\/p>\n<p>Romanin \u201c<em>Tan Temali<\/em>\u201d ta kam lexuar dhe jam i bindur se nj\u00eb dit\u00eb ai do ta z\u00ebr\u00eb vendin e merituar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, tha profesori dhe vazhdoi, ket\u00eb do ta them pas disa dit\u00ebsh n\u00eb konferenc\u00ebn studimore q\u00eb organizon \u201cInstituti Albanologjik\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00ebse me b\u00ebjn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt deri atje. Mos m\u00eb lavd\u00ebro fort profesor, i thash\u00eb me buz\u00ebqeshje. Nuk kam arritur q\u00eb t\u2019i them t\u00eb gjitha ndjesit\u00eb e mia p\u00ebr Tanin, xhaxhain tim t\u00eb mir\u00eb. Ai, q\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet sa isha n\u00eb Shkoll\u00ebn e Farmacis\u00eb n\u00eb Prizren, asnj\u00ebher\u00eb nuk p\u00ebrtoi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte hipur mbi kal\u00eb deri te stacioni i trenit n\u00eb Klin\u00eb; ai q\u00eb ma fali xhaket\u00ebn n\u00eb vitin e par\u00eb. E pastaj?, pyeti profesori. Pastaj erdhi lufta dhe ai u vra nga serb\u00ebt. Tani, Isa&#8230;, kush tjet\u00ebr nga Shaqir\u00ebt u vra n\u00eb luft\u00eb?, pyeti profesori. Edhe Islami edhe Bajrami, iu p\u00ebrgjigja. Islami&#8230;, e more Islam, solli nd\u00ebrmend profesori. Islami m\u00eb pat treguar se kujt i thon\u00eb <em>vonak<\/em> (sugar), qengjit t\u00eb fundit i kopes\u00eb q\u00eb thith gjinjt\u00eb e m\u00ebm\u00ebs, por edhe fjal\u00ebt <em>menezi<\/em> e <em>menezez\u00eb<\/em> p\u00ebr xheloz\u00ebt dhe xhelozet. T\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb i pat\u00ebm gjetur edhe n\u00eb Kraj\u00eb, a t\u00eb kujtohet? m\u00eb pyeti profesori. Gjithandej ka <em>menezi<\/em> e <em>menezeza<\/em>, nd\u00ebrhyri Ilmiu sa p\u00ebr ta shmangur pak mall\u00ebngjimin e profesorit nga kujtimet e larg\u00ebta. L\u00ebrini ju, mos u merrni me ta, menezinjt\u00eb e menezezat edhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nuk e kan\u00eb dashur, por ja q\u00eb atdheu yn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb i ditur e m\u00eb i bukur. <em>Merruni me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet dhe shqelmoni t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmet<\/em>, ishte porosia q\u00eb na e p\u00ebrs\u00ebriste shpesh.<\/p>\n<p>Interesimi i profesorit Abdullah ndaj nesh nuk u zbeh kurr\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk u zbeh asnj\u00ebher\u00eb dashuria jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb profesorit, duke kontribuar me modestit\u00eb tona n\u00eb pun\u00ebn e tij k\u00ebrkimore \u2013 shkencore. P\u00ebrkushtimi i Ilmiut mbeti i patundur deri n\u00eb finalizimin dhe botimin e \u201c<em>Fjalor Popullor \u2013 me rreth 20000 fjal\u00eb<\/em>\u201d, ashtu si\u00e7 deshi profesori.<\/p>\n<p>Mesnat\u00ebn e 4 shtatorit, 2017, ai mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb bot\u00ebn e pasosur me \u00ebndrr\u00ebn e tij t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 koka e nj\u00eb mali shfaqet befas nga mjegullat e koh\u00ebve, portreti i profesor Abdullahut do t\u00eb shfaqet e rishfaqet n\u00eb syt\u00eb dhe goj\u00ebt e brezave duke kuvenduar me gjuh\u00ebn e popullit, me fjal\u00ebt q\u00eb ai i mblodhi e na i la trash\u00ebgim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Ilir SHAQIRI &nbsp; \u00c7do fjal\u00eb q\u00eb sillnim ne nga katundet tona, atij i ndriste nj\u00ebfar\u00eb rrezatimi i purpurt n\u00eb fytyr\u00eb. Mbeteshim gjat\u00eb duke diskutuar p\u00ebr to, sepse ai k\u00ebrkonte krahasimet, logjik\u00ebn dhe figurshm\u00ebrin\u00eb e st\u00ebrholluar nga populli. Sakt\u00ebsia ishte virtyti i tij i pacenuar.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6851,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-6934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6936,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6934\/revisions\/6936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}