{"id":6901,"date":"2017-11-13T16:59:15","date_gmt":"2017-11-13T16:59:15","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6901"},"modified":"2017-11-14T22:28:25","modified_gmt":"2017-11-14T22:28:25","slug":"shqetesime-te-reja-ne-kulturen-e-komunikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6901","title":{"rendered":"Shqet\u00ebsime t\u00eb reja n\u00eb kultur\u00ebn e komunikimit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ENTELA-BINJAKU.png\" rel=\"attachment wp-att-6902\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6902\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ENTELA-BINJAKU.png\" alt=\"ENTELA BINJAKU\" width=\"120\" height=\"160\" \/><\/a>Nga Entela Binjaku<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillimet tona t\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb platformave online \u00a0nuk e kishim menduar se do t\u00eb vinte dhe dita kur do t\u00eb flisnim p\u00ebr shqet\u00ebsime q\u00eb lidhen me to. Ishim kaq t\u00eb pam\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb ri \u00a0saq\u00eb nuk pat\u00ebm koh\u00eb t\u00eb mendonim sesi e kishim b\u00ebr\u00eb kap\u00ebrcimin<!--more--> gjigand nga nj\u00eb shoq\u00ebri ku elektrifikimi u krye von\u00eb, kur nuk kishim as telefoni dhe televizori ishte luksi i nj\u00eb pakice, \u00a0n\u00eb koh\u00ebn e platformave teknologjike t\u00eb shpejta dhe me ep\u00ebrsi. Interneti \u00ebsht\u00eb \u00a0b\u00ebr\u00eb mediumi ku takohemi breza t\u00eb ndrysh\u00ebm, grup-mosha, origjina, nivele, bot\u00ebkuptime dhe ku befas po na shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye: dikush na fyen, na keqkupton, keqp\u00ebrdor besimin ton\u00eb, shp\u00ebrdoron nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb foto apo video etj. K\u00ebt\u00eb ver\u00eb shum\u00eb prej nesh m\u00ebsuan edhe p\u00ebr lojra me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr psikologjin\u00eb e adoleshent\u00ebve. Numri m\u00eb i lart\u00eb i p\u00ebrdoruesve t\u00eb internetit \u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb rinjve\u00a0 ndaj dhe lidhur me rreziqet, shqetesimet p\u00ebr sigurin\u00eb dhe privat\u00ebsin\u00eb n\u00eb internet duhet t\u00eb flasim ve\u00e7an\u00ebrisht me ta dhe p\u00ebr ta. \u00a0Pothuajse asnj\u00eb dit\u00ebt tona nuk i reziston dot p\u00ebrdorimit t\u00eb celularit dhe interneti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.\u00a0 Por \u00a0si t\u00eb pam\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb nga ana jon\u00eb jo gjithmon\u00eb gjen\u00a0 arsyetim logjik, madje as para pasojave t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta q\u00eb ka ndaj sh\u00ebndetit. Mbi k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb re, mbi shqet\u00ebsime q\u00eb lindnin ose riktheheshin u shfaq dhe ideja e projektit mbi sigurin\u00eb dhe privat\u00ebsin\u00eb n\u00eb internet. Ky projekt ka p\u00ebr nism\u00ebtar\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh t\u00eb njohur ndryshe si \u201ckomuniteti SPI\u201d. Ata sapo kan\u00eb p\u00ebrmbyllur 1 vjetorin e projektit gjat\u00eb t\u00eb cilit organizuan 15 takime n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb mesme dhe t\u00eb larta publike dhe jopublike fillimisht n\u00eb Tiran\u00eb, pastaj Shkod\u00ebr dhe Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb k\u00ebsaj faze t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb zhvillimi t\u00eb ri, komuniteti SPI kreu edhe nj\u00eb \u00eborkshop me t\u00eb rinj pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe pedagog\u00eb nga Universitetet. Takimi u krye n\u00eb mjediset e Universitetit \u201cMetropolitan\u201d n\u00eb Tiran\u00eb ku pjestar\u00ebt e projektit jan\u00eb edhe student\u00eb apo ish-student\u00eb.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u fol lidhur me \u00a0sigurine online si dhe me pasojat q\u00eb ka tek t\u00eb rinjt\u00eb humbja e k\u00ebsaj sigurie, cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetimi i tyre \u00a0kur c\u00ebnohet privat\u00ebsia, kur t\u00eb dh\u00ebnat vidhen apo nj\u00eb foto, material video shp\u00ebrndahet pa t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BINJAKU-ENTELA.png\" rel=\"attachment wp-att-6903\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6903\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BINJAKU-ENTELA-300x199.png\" alt=\"BINJAKU ENTELA\" width=\"300\" height=\"199\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BINJAKU-ENTELA-300x199.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BINJAKU-ENTELA-768x510.png 768w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/BINJAKU-ENTELA.png 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Gjate fushates nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese nism\u00ebtar\u00ebt e komunitetit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur realizuan \u00a0nj\u00eb anketim lidhur me problemet q\u00eb hasen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb internet. Sipas anketimit t\u00eb realizuar prej tyre \u201cSiguria dhe Privatesia ne Internet\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb \u00a0i prek thuajse t\u00eb gjith\u00eb sidomos individ\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb fushes s\u00eb Informatik\u00ebs dhe kane informacione te dob\u00ebta ne lidhje me Sigurine dhe Privatesine ne Internet. Pjesa m\u00eb delikate e cila d\u00ebmtohet n\u00eb Internet jane f\u00ebmij\u00ebt e moshave nga 9 \u2013 15 dhe adoleshent\u00ebt e moshave 16 \u2013 18 vje\u00e7, pa l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb edhe persona te moshave +50 te cilet kan\u00eb nj\u00eb mangesi t\u00eb theksuar informacioni rreth k\u00ebsaj dukurie. Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj fushate \u00ebsht\u00eb te ndahen njohurite bazike te mbrojtjes se te dhenave personale dhe keshillat qe duhen pasur kujdes sa here qe kemi qasje ne Internet. Nga kjo fushate ata shpresojn\u00eb te mbeshteten nga \u00a0Institucionet Arsimore Publike dhe Private, Sipermarres, Individ\u00eb dhe Shoqata te cilet e ndajne shqetesimin e nj\u00ebjt\u00eb me nismen e kesaj fushate. \u00a0Studiuesit shoq\u00ebror\u00eb, terapist\u00ebt e sjelljes, psikolog\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti, dhe njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb moderne jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimet q\u00eb ka interneti\u00a0 tek t\u00eb rinjt\u00eb, adoleshent\u00ebt apo f\u00ebmij\u00ebt. \u00a0K\u00ebt\u00eb grupmosha jan\u00eb t\u00eb \u00a0rrethuar nj\u00eb rrjet i dendur mediash online, revistash, librash, stacionesh radiotelevizive etj. F\u00ebmij\u00ebt po rriten n\u00ebn presionin e nj\u00eb informacioni t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm q\u00eb jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb i kontrolluar. Dhe n\u00ebn k\u00ebt\u00eb presion formohen ndjenjat, emocionet, perceptimi njoh\u00ebs, idet\u00eb dhe vlerat e tyre morale. E mira dhe e keqja ju afrohet f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb forma dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme. Aktualisht interneti dhe televizori\u00a0 kan\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb i kushtohet nga ana e t\u00eb rinjve adoleshent\u00eb. Kjo gj\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb zhvillimin e sjelljes dhe t\u00eb vlerave morale, duke ditur q\u00eb vecan\u00ebrisht mediat virtuale dhe rrjetet sociale po g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb krijimin edhe t\u00eb nj\u00eb mentaliteti t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore. \u00a0Shqet\u00ebsimet prej c\u00ebnimit t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb duhen kuptuar edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst q\u00eb lidhet me ve\u00e7antit\u00eb e adoleshenc\u00ebs si ajo faz\u00eb e jet\u00ebs nd\u00ebrmjet f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe mosh\u00ebs s\u00eb\u00a0 rritur q\u00eb fillon me pubertetin. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ajo fillon rreth mosh\u00ebs 14 vje\u00e7 tek meshkujt dhe 12 vje\u00e7 tek femrat e p\u00ebrfundon me pjekurin\u00eb. Adoleshenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb transformimi, si biologjik ashtu edhe shpirt\u00ebror. Ritmet e k\u00ebtyre ndryshimeve fillimisht jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejta, por fillojn\u00eb t\u00eb ngadal\u00ebsohen rreth mosh\u00ebs 18 vje\u00e7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr vecantish t\u00eb adoleshenc\u00ebs dhe ndikimesh prej teknologjis\u00eb duhen par\u00eb edhe pasojat q\u00eb sjell tek ata shkelja e siguris\u00eb apo e privat\u00ebsis\u00eb. Jo pak her\u00eb\u00a0 te rinjte jan\u00eb gjendur n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb ka nisur prej nj\u00eb shkeljeje qe ka lindur ne mjedisin virtual dhe \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm. e munges\u00ebs s\u00eb komunikimit. Kur komunikimi mungon apo nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsor lind konflikti.\u00a0 Burim konflikti mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb nj\u00eb mesazh i shkruar keq, i d\u00ebrguar pa kujdes, t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb vidhen dhe shp\u00ebrdorohen etj. T\u00eb komunikosh, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb njoftosh, t\u00eb hysh n\u00eb lidhje me dik\u00eb, t\u00eb merresh vesh mir\u00eb m\u00eb dik\u00eb, apo t\u00eb gjesh gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Por \u00ebsht\u00eb kultura ajo q\u00eb p\u00ebrcakton at\u00eb \u00e7\u2019ka njer\u00ebzit vler\u00ebsojn\u00eb dhe at\u00eb p\u00ebr \u00e7\u2019ka ata jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb diskutime, dhe \u00ebsht\u00eb po kultura q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sugjeron m\u00ebnyrat e duhura t\u00eb sjelljes n\u00eb diskutime t\u00eb ve\u00e7anta dhe u jep form\u00eb niveleve t\u00eb komunikimit. Kultura \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndikon mbi at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn luftojn\u00eb njer\u00ebzit dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ata sillen. Kultura \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si klasifikohen njer\u00ebzit, si vler\u00ebsohen veprimet e mund\u00ebshme dhe se si ndahen p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e caktuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb vend edhe shqet\u00ebsimet e reja q\u00eb lidhen me format e reja t\u00eb komunikimit. Ndaj edhe siguria dhe privatesia n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb po aq c\u00ebshtje e njoh\u00ebsve t\u00eb mir\u00eb t\u00eb internetit sac \u00ebsht\u00eb edhe c\u00ebsthje q\u00eb lidhet me njoh\u00ebsit e mir\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe komunikimit n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb caktuar kulturor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Entela Binjaku N\u00eb fillimet tona t\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb platformave online \u00a0nuk e kishim menduar se do t\u00eb vinte dhe dita kur do t\u00eb flisnim p\u00ebr shqet\u00ebsime q\u00eb lidhen me to. Ishim kaq t\u00eb pam\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb ri \u00a0saq\u00eb nuk pat\u00ebm koh\u00eb t\u00eb mendonim sesi e kishim b\u00ebr\u00eb kap\u00ebrcimin<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6902,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6901"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6901\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6904,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6901\/revisions\/6904"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}