{"id":6889,"date":"2017-11-09T12:18:13","date_gmt":"2017-11-09T12:18:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6889"},"modified":"2017-11-09T12:18:13","modified_gmt":"2017-11-09T12:18:13","slug":"syte-e-molines-tregim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6889","title":{"rendered":"SYT\u00cb E MOLIN\u00cbS  Tregim"},"content":{"rendered":"<p><strong><u><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/dragu.png\" rel=\"attachment wp-att-6890\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6890\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/dragu.png\" alt=\"dragu\" width=\"136\" height=\"160\" \/><\/a>RUSH DRAGU<\/u><\/strong><\/p>\n<p>Po largohesha nga atdheu me m\u00eb shum\u00eb mall se sa kur kisha zbrit\u00eb nga aeroplani i linj\u00ebs Frankfurt &#8211; Tiran\u00eb. Dit\u00ebt e q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri ik\u00ebn si pa e kuptuar<!--more--> se kur erdhi koha t\u00eb b\u00ebja gati pla\u00e7at e kthimit p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Kishin kaluar shum\u00eb vite pa ardhur n\u00eb atdhe, p\u00ebr nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb asaj kohe t\u00eb munguar kishin lindur f\u00ebmij\u00eb, ishin rritur e martuar e shum\u00eb nga ata q\u00eb i pata l\u00ebn\u00eb buz\u00eb votrave, ishin larguar prej k\u00ebsaj bote, mungonin shum\u00eb prej bashk\u00ebmoshatar\u00ebve\u00a0\u00a0te mij, ishin larguar n\u00eb emigracion ashtu si dhe un\u00eb. Pra shum\u00eb gj\u00ebra mungonin. Edhe me v\u00ebndet ku isha rritur e burrnuar pothuajse nuk u njoh\u00ebm me nj\u00ebri-tjetrin, rrug\u00ebt e rrugicat e rinis\u00eb nuk ishin m\u00eb, ishin vet\u00ebm n\u00eb celuloidin e kujtes\u00ebs, mungonte e shkuara ime e rinis\u00eb.\u00a0\u00a0Bashk\u00eb me m\u00ebrgimin kishte tretur peizazhi i vendit tim si mjergullat e fundit t\u00eb vjesht\u00ebs q\u00eb ngarkohen me furtunat e prag dimrit.<\/p>\n<p>Berta q\u00eb t\u00ebrhiqte zvarr\u00eb valixhet dhe z\u00ebri i stjuardes\u00ebs q\u00eb lajm\u00ebronte se pasagjer\u00ebt e linj\u00ebs s\u00eb Frankfurtit duhej t\u00eb b\u00ebnin Check-in p\u00ebr t\u00eb fluturuar, m\u00eb shkund\u00ebn nga dremitja ime n\u00eb kujtes\u00ebn e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>-Dukesh shum\u00eb i lodhur-tha Berta,- tash q\u00eb jemi shtetas dhe nuk kemi m\u00eb pengesa p\u00ebr t\u2019u kthyer, nuk duhet t\u00eb rrim\u00eb kaq gjat\u00eb pa ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, &#8211; dhe shpejtoj p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar pasaporten tek kontrolli.<\/p>\n<p>Kur u rehatuam n\u00eb ndejset e aeroplanit, Berta si papritur theu heshtjen me nj\u00eb pyetje sa t\u00eb beft\u00eb aq edhe t\u00eb dyshimt\u00eb, se mos ajo kishte marr\u00eb me vehte sado pak xhelozi prej takimit ton\u00eb me \u00e7iftin Gjergj e Molina Shtegu.<\/p>\n<p>-Se \u00e7far\u00eb t\u00eb ka rikthyer n\u00eb kujtes\u00eb darka me shok\u00ebt e tu t\u00eb vjet\u00ebr, &#8211; foli duke k\u00ebrkuar nj\u00eb lib\u00ebr me fjal\u00ebkryq, t\u00eb cilin sa her\u00eb q\u00eb marrim rrug\u00eb ajrore, ajo e humb\u00eb koh\u00ebn n\u00eb labirintet e atij libri q\u00eb i ngjante me shum\u00eb nj\u00eb zhubrosjeje se nj\u00eb gj\u00ebje q\u00eb t\u00eb jep nj\u00ebsin\u00eb e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk priti t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje, por vazhdoj me t\u00eb sajen: &#8211; Sa t\u00eb bukur i ka p\u00ebrs\u00ebri syt\u00eb Molina? I shkreti ti me shok\u00ebt e tu, kushedi sa \u00ebndrra, vargje e komplimenta do t\u00eb keni sajuar n\u00eb trut\u00eb tuaja p\u00ebr ata sy &#8211; foli gjys\u00ebm me inat e gjys\u00ebm me tallje, kur e dinte q\u00eb po\u00a0\u00a0m\u00eb ngacmonte p\u00ebr vitet e rinis\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse kishim kaluar tet\u00eb vite s\u00ebbashku ne t\u00eb kat\u00ebr, Bert\u00ebs kurr\u00eb nuk iu largua nj\u00eb xhelozi p\u00ebr Molin\u00ebn. Kishin kaluar vite, ndjenja e respektit p\u00ebr mua, vitet e shkoll\u00ebs, konviktit t\u00eb saj me Molin\u00ebn dhe ajo asgj\u00ebja q\u00eb ia kishte v\u00ebrtetuar xhelozin\u00eb boshe p\u00ebr shoqen e saj t\u00eb dhom\u00ebs, e detyronte q\u00eb vet\u00ebm her\u00eb pas here t\u00eb shfrynte nd\u00ebr hund\u00eb e\u00a0\u00a0pastaj jeta vazhdonte normalisht. Kurr\u00eb nuk kisha lyp\u00eb shum\u00eb argumenta q\u00eb t\u2019ja vertetoja se Berta mbetej shoqja ime e vetme; bashk\u00ebshortes, edhe pse pak xheloze, asnj\u00ebher\u00eb ai ves nuk na krijoi ndonj\u00eb sherr t\u00eb madh n\u00eb mes nesh.<\/p>\n<p>Mbasi u rehatuam mir\u00eb, zgjodha albumin e Imelda May me k\u00ebng\u00eb n\u00eb monitorin e sediljes sime q\u00eb do t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb. K\u00ebng\u00eb t\u00eb lehta e plot melankoli, t\u00eb cilat plot\u00ebsonin gj\u00ebndjen time shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb mundohesha t\u00eb mendoja gj\u00ebra t\u00eb tjera, nuk m\u00eb hiqej nga m\u00ebndja k\u00ebrkesa q\u00eb m\u00eb b\u00ebri Molina kur i sht\u00ebrnguam duart nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb momentin e ndarjes nga darka q\u00eb na shtruan ajo dhe Gjergji.<\/p>\n<p>Molina megjith\u00eb vitet n\u00eb kap\u00ebrcyellin e gjys\u00ebmshekullit, kishte mbet\u00eb ajo e shkoll\u00ebs, e qeshur, me shum\u00eb humor, por e \u00e7ilt\u00ebr p\u00ebrtej kufinjve t\u00eb nj\u00eb femre. Pik\u00ebrisht nga ajo \u00e7ilt\u00ebrsi shpesh her\u00eb ishte keqkuptuar nga ata q\u00eb nuk e njihnin nga af\u00ebr edhe bashk\u00ebshortet e djemve t\u00eb fakultetit shum\u00eb her\u00eb e shikonin me inat, mbasi frigsoheshin se mund t\u2019i tradhtonin syt\u00eb e kalt\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb Molin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb harroheshin leht\u00eb ata sy. T\u00eb vinte nj\u00eb avull dehjeje kur t\u00eb shikonin drejtp\u00ebrdrejt. Ishin t\u00eb bukur dhe t\u00eb magjish\u00ebm. Qesh\u00eb i bindur edhe pse ishte aq lozanjare dhe e till\u00eb kishte mbet\u00eb edhe pas aq shum\u00eb vitesh, kur dhe f\u00ebmij\u00ebt i kishte t\u00eb martuar, se askush nuk kishte pas\u00eb shansin \u201cta fuste\u201d n\u00eb dor\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Gjergjit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb postoj nj\u00eb email, duhet ta lexosh vet\u00ebm ti- ishte porosia dhe k\u00ebrkesa n\u00eb momentin e ndarjes me Molin\u00ebn. \u201cNuk kisha njeri n\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 teje p\u00ebr t\u2019i besuar. Mbaje per vete edhe po nuk mund ta kryesh porosin\u00eb time\u201d. Molina, ishte ajo studentja \u00e7apk\u00ebne q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve\u00a0<em>\u201cua kallzonte<\/em>\u201d e askush s\u2019e kishte mundur t\u00eb merrte \u201cpo\u201d-n\u00eb e saj ve\u00e7 Gjergjit. Shum\u00eb nga shok\u00ebt e mij kishin pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrra vehten n\u00eb krah\u00ebt e Molin\u00ebs. Ehe! Koha kishte ik\u00eb pa kthim e syt\u00eb e saj kishin po at\u00eb gjall\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e mundonte Molin\u00ebn?! Kishim dhe shum\u00eb or\u00eb q\u00eb t\u00eb arrinim n\u00eb qytetin e larg\u00ebt verior t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>But\u00ebsia e melodive t\u00eb Imelda May dhe kolovitja e aeroplanit b\u00ebn\u00eb q\u00eb pa e kuptuar t\u00eb humbja n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb pa \u00ebnd\u00ebrra.<\/p>\n<p>U gjeta zgjuar kur udh\u00ebtar\u00ebt po merrnin valixhet e dor\u00ebs dhe b\u00ebnin nga zyrat e emigracionit p\u00ebr kontrollin strikt t\u00eb dokumentave t\u00eb udh\u00ebtimit hyr\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Kaluan disa dit\u00eb dhe Molina nuk m\u00eb kishte shkruar akoma. T\u00eb ishte penduar?! Mua m\u2019u duk se e kishte urgjente p\u00ebr t\u2019ja kryer at\u00eb porosi!<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave n\u00eb Inbox t\u00eb gmail-es shikoj se Molina Shtegu shkruante\u00a0<em>\u201cVet\u00ebm p\u00ebr ju e pastaj fshije\u201d!<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb shkruante p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qysh se ishim njohur. Megjith\u00ebse kisha kaluar dhe net\u00eb pa gjum\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e shkoll\u00ebs rreth syve te saj, por mbas fejes\u00ebs me Gjergj Shtegun, si un\u00eb dhe shok\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb fakultet ul\u00ebm shikimet tona hileqare dhe ngacmimet p\u00ebr Molin\u00ebn. Kurr\u00eb nga ajo koh\u00eb nuk kisha prit\u00eb letra nga ajo e aq m\u00eb tep\u00ebr tash q\u00eb kishim kaluar gjys\u00ebmshekullin mbi supe.<\/p>\n<p>E njihnin t\u00eb gjith\u00eb dob\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr syt\u00eb e pap\u00ebrballuesh\u00ebm t\u00eb Molin\u00ebs. Edhe Berta e dinte dhe shpesh her\u00eb me ngacmonte duke m\u00eb ironizuar: \u201c\u00c7\u2019e don se nuk i kan\u00eb t\u00eb gjitha syt\u00eb e pap\u00ebrballuesh\u00ebm si ajo!\u201d.<\/p>\n<p>Nejse. Hapa email-in dhe me nj\u00eb frym\u00eb e lexova. Mbeta i shastisur p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Molina shkruante dhe m\u00eb lypte me shum\u00eb sinqeritet p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb kurr\u00eb s\u2019m\u00eb shkonte m\u00ebndja se nj\u00eb grua e fort\u00eb si Molina, ajo q\u00eb nuk ja kishte p\u00ebrtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrveshej me grushta me djemt\u00eb e fakultetit kur kalonin \u201cvij\u00ebn e kuqe\u201d si e thoshte kur edhe nga hund\u00ebt e kisha par\u00eb q\u00eb i rridhte gjak nga \u201cp\u00ebrleshja e nderit\u201d. Molina, q\u00eb luante fuboll me pantollona t\u00eb shkurtra, ajo q\u00eb mbronte Gjergjin, i cili me heshtjen e tij kishte arrit\u00eb t\u2019ia \u201chante syt\u00eb\u201d ku derdheshin qiejt, detrat e livadhet e bjeshk\u00ebve, ishte nj\u00eb nga ato krijesa q\u00eb vet\u00ebm zoti n\u00eb \u201cdit\u00eb pushimi\u201d di t\u00eb sajoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cAlban!<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit p\u00ebr vizit\u00ebn tuaj me Berten dhe p\u00ebr gjith\u00eb at\u00eb mbasdite q\u00eb kaluam bashk\u00eb. Gjergji ka kaluar nj\u00eb s\u00ebmundje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe vet\u00ebm zoti e mjek\u00ebt n\u00eb tok\u00eb mund\u00ebn ta shp\u00ebtojn\u00eb. Ka gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb edhe moralisht, por vizita juaj duket se e ka gjall\u00ebruar. M\u00eb beso se t\u00eb gjitha t\u00eb mirat nuk b\u00ebhen kurr\u00eb bashk\u00eb. Ishim si pak kush, t\u00eb dy me pun\u00eb t\u00eb mira. F\u00ebmij\u00ebt i kemi shkolluar dhe kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e mbar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Por ja q\u00eb kjo s\u00ebmundja e Gjergjit, disa muaj para se t\u00eb b\u00ebhej operacion e deri sot na v\u00ebrtitet si hije e zez\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Por mjek\u00ebt, mbas operacionit, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpresa se operacioni ka dal\u00eb me sukses, por ama\u00a0\u00a0pesha e munges\u00ebs s\u00eb burrit dhe mashkullit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb i peshon padiskutim e kam frig\u00eb q\u00eb edhe mund t\u2019ia shkurtoj\u00eb jet\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur mjek\u00ebt me kan\u00eb komunikuar se \u00e7far\u00eb nd\u00ebrhyrjeje do t\u00eb kishte operacioni i tyre, sikur m\u00eb ka mbuluar qielli. M\u00eb kupto, nuk ishte friga q\u00eb do t\u00eb mungonte shum\u00eb nga di\u00e7kaje p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb ka mbi tridhjet\u00eb vjet martes\u00eb, por edhe p\u00ebr Gjergjin q\u00eb do t\u00eb \u201ckalonte ylberin\u201d dhe do t\u00eb ishte dikush tjet\u00ebr. Nuk do t\u00eb ishte Gjergji p\u00ebr Molin\u00ebn, e cila kishte refuzuar t\u00eb mir\u00eb e \u201cheronj\u201d p\u00ebr syt\u00eb e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai ishte i bindur dhe e dinte si edhe un\u00eb se Molina kishte q\u00ebne vet\u00ebm e tija. P\u00ebr aq vite nuk kishte arrit\u00eb t\u00eb vinte dor\u00eb njeri edhe pse kjo Molina ishte k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb pushohej nga puna, se i ishin ofruar par\u00e1 dhe zyra m\u00eb komode, por kurr\u00eb qet\u00ebsia dhe maturia e Gjergjit nuk e kishin dobsuar mendjen e Molin\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Alban! Nga ky burr\u00eb q\u00eb kemi rrug\u00ebtuar gjat\u00eb bashk\u00eb kurr\u00eb nuk kam prish\u00eb rehatin\u00eb dhe kurr\u00eb nuk m\u00eb ka munguar dashuria dhe respekti nga ai. K\u00ebt\u00eb, besoj se edhe ju e dini.<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk me ka shkuar m\u00ebndja ta tradhtoj, edhe pse m\u00eb qen\u00eb b\u00ebr\u00eb oferta marramend\u00ebse. Un\u00eb e di se ju dhe shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb mij jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga shp\u00ebrfillja e dashuris\u00eb s\u00eb tyre, bile dashuris\u00eb deri n\u00eb marr\u00ebzi. Nj\u00eb nga ata jeni dhe ju. Edhe at\u00eb dit\u00eb shikimet e fshehura tuaja dhe zjarri i viteve t\u00eb rinis\u00eb nuk ishte shuar. Ky nuk \u00ebsht\u00eb faji im. Zoti ma ka fal\u00eb at\u00eb shikim e ata sy q\u00eb shum\u00eb nga ju vazhdoni t\u00eb p\u00ebrbetoheni n\u00eb zot dhe syt\u00eb e mij.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto i ka dit\u00eb Gjergji, asnj\u00ebhere nuk ka dyshuar se un\u00eb nuk jam e zonja t\u00eb tejkaloj \u00e7do situat\u00eb. Ai edhe n\u00eb muajt e r\u00ebnduar t\u00eb s\u00ebmundjes m\u00eb ka dhuruar dashuri si n\u00eb dit\u00ebt e zjarrta t\u00eb rinis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e ndjej e vehten time se jam akoma e re n\u00eb shpirt\u00eb, por edhe fizikisht jam si nj\u00eb tridhjet\u00ebvje\u00e7are. Ose m\u00eb ndryshe, si thon\u00eb nga an\u00ebt tona, \u201cplaku edhe nj\u00eb burr\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb e di dhe Gjergji dhe merakoset m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fatin tim. Kurr\u00eb nuk i jam shprehur dhe nj\u00ebmij\u00eb jet\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb bashk\u00eb nuk do ta dij\u00eb se mund t\u00eb mungoj\u00eb mashkull\u00ebsia e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb ka treg q\u00eb blihet \u00e7do gj\u00eb. Si kudo n\u00eb Europ\u00eb ka blerje online q\u00eb njeriu siguron \u00e7far\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb m\u00ebndje. Por ndryshe nga atje te ju, nuk ta ruan kush jet\u00ebn personale. T\u00eb keqkuptojn\u00eb e t\u00eb keqinterpretojn\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Alban! Une e di se menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkoj m\u00ebndja t\u00eb thuash se si Molina t\u00eb shkruan ty q\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb u je kushtuar legjendave e historis\u00eb, t\u00eb merret me pun\u00eb t\u00eb karakterit t\u00eb fort\u00eb? Dhe s\u00ebrish ke p\u00ebr ta pyetur vehten \u201cNuk e di Molina q\u00eb jam nj\u00eb burr\u00eb i profileve t\u00eb forta\u201d?<\/em><\/p>\n<p><em>Alban, ta njoh karakterin, se t\u00eb kam par\u00eb kushedi sa her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn studentore t\u00eb dilje mbi vehten, t\u00eb kam besuar e t\u00eb besoj si dikur q\u00eb t\u00eb kam \u201cfut\u00eb thik\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr\u201d kur t\u00eb pata th\u00ebn\u00eb se kisha prish\u00eb virgj\u00ebrin\u00eb me Gjergjin. T\u00eb jam dukur e \u00e7mendur! Edhe sot do ta kujtosh at\u00eb dit\u00eb. Ishte koha q\u00eb ato fjal\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb se tabu p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb, por ja q\u00eb me ty kishim marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb\u00a0\u00a0tjera. Ishte dhe nj\u00eb veprim tinzar imi q\u00eb t\u00eb b\u00ebja ty t\u00eb hiqje dor\u00eb p\u00ebrfundimisht nga un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe un\u00eb jam grua e fort\u00eb, por kam edhe jet\u00ebn time si t\u00eb gjitha femrat. Nuk dua t\u2019i dor\u00ebzohem nj\u00eb zyrtari, nj\u00eb\u00a0\u00a0mashkulli epshor p\u00ebr t\u00eb shujtur ndjenjat e mija fem\u00ebrore q\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb t\u00eb thash\u00eb se jam e fort\u00eb dhe e sh\u00ebndetshme. Nuk dua t\u00eb kem lidhje me asnj\u00eb mashkull tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Vet\u00ebm Gjergji e ka mbyll\u00eb\u00a0\u00a0at\u00eb cik\u00ebl. Por ai tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mashkull nga ana anatomike. N\u00eb operacion i kan\u00eb hequr testikulat, sepse ishin prekur nga kanceri. Vet\u00ebm ajo ishte rruga q\u00eb do t\u2019i shp\u00ebtonte jet\u00ebn Gjergjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua mos t\u00eb zgjatem. E kam pa n\u00eb foton tuaj t\u00eb facebook-ut se af\u00ebr biznesit tuaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyqan ku blihen ato lojrat e seksit p\u00ebr femra. T\u00eb lutem m\u00eb b\u00ebj nj\u00eb nga ato dhurata, se dua q\u00eb un\u00eb t\u00eb mbetem fem\u00ebr. T\u00eb mos m\u00eb shkoj\u00eb m\u00ebndja p\u00ebr asnj\u00eb mashkull. E kisha bler\u00eb edhe k\u00ebtu, por m\u00eb beso se gjith\u00eb qyteti do ta marrin vesh. Fatmir\u00ebsisht operacionin Gjergji e b\u00ebri n\u00eb Itali, se\u00a0\u00a0ndryshe ta b\u00ebnte k\u00ebtu edhe mund t\u00eb rridhte e v\u00ebrteta e testikujve t\u00eb tij! Jam fem\u00ebr q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb em\u00ebr dhe menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb isha lajmi i dit\u00ebs. Lajm i dit\u00ebs me langoj nga pas!<\/em><\/p>\n<p><em>Shpresoj se e more vesh se jam Molina e pamposhtur,\u00a0\u00a0por jam njer\u00ebzore si \u00e7do fem\u00ebr tjet\u00ebr. Mos mendo keq p\u00ebr \u201cyllin\u201d t\u00ebnd.<\/em><\/p>\n<p><em>Molina\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb ato momente ndjeva n\u00eb shpirt\u00eb dhimbje p\u00ebr Gjergjin dhe Molin\u00ebn. Me zem\u00ebr luta zotin t\u00eb kishte jet\u00ebn e gjat\u00eb dhe mendova se si mund ta nisja sa m\u00eb shpejt e doravisht dhurat\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbasi e bleva nje mikuttim q\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr Rinas ja dhashte \u201cpla\u00e7ken\u201d e mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr ila\u00e7esh dhe numrin e celularit t\u00eb Molin\u00ebs, q\u00eb do e priste n\u00eb aeroport. Isha i sigurt\u00eb se \u201cpla\u00e7ka\u201d do t\u00eb binte n\u00eb dor\u00eb e pahapur.<\/p>\n<p>Pas pak dit\u00ebsh m\u00eb shkruante:<\/p>\n<p><em>\u201cAlban !<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb fal p\u00ebr bezdin\u00eb q\u00eb t\u00eb kam qit\u00eb. E mora \u201cdhurat\u00ebn\u201d e pahapur.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb jam mir\u00ebnjoh\u00ebse si edhe m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Molina.\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RUSH DRAGU Po largohesha nga atdheu me m\u00eb shum\u00eb mall se sa kur kisha zbrit\u00eb nga aeroplani i linj\u00ebs Frankfurt &#8211; Tiran\u00eb. Dit\u00ebt e q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri ik\u00ebn si pa e kuptuar<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6890,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-6889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6889"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6889\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6891,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6889\/revisions\/6891"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}