{"id":6886,"date":"2017-11-09T12:15:58","date_gmt":"2017-11-09T12:15:58","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6886"},"modified":"2017-11-09T12:15:58","modified_gmt":"2017-11-09T12:15:58","slug":"gnostika-poetike-dhe-frymezimet-lirike-e-etnike-te-ndue-dedes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6886","title":{"rendered":"GNOSTIKA POETIKE DHE FRYM\u00cbZIMET LIRIKE  E ETNIKE T\u00cb NDUE DED\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/DEDAJ-libri.png\" rel=\"attachment wp-att-6887\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6887\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/DEDAJ-libri.png\" alt=\"DEDAJ-libri\" width=\"121\" height=\"160\" \/><\/a>Refleksion rreth librit poetik \u201cHylli i Zotit Njeri\u201d, <\/em><\/p>\n<p><em>\u201cMirgeeralb\u201d, Tiran\u00eb 2015 <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Mr. VILSON CULAJ<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Profili letrar i Ndue Ded\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar. Universi i tij poetik, artistik e letrar nuk \u00ebsht\u00eb statik, por gjallues, duke l\u00ebvizur sa n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. I njohur dhe i d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb gjitha zhanret letrare, por edhe si gazetar, publicist, eseist, kritik letrar, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs let\u00ebrsie, nj\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb tij natyrsh\u00ebm shkon<!--more--> e mbillet n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb poetike. I till\u00eb na ofrohet edhe libri i kat\u00ebrt poetik i tij \u201cHylli i Zotit Njeri\u201d, q\u00eb n\u00eb v\u00ebshtrimin e par\u00eb, p\u00ebrftim i gnostik\u00ebs komb\u00ebtare, kaleidoskopis\u00eb kulturore dhe i frym\u00ebzimeve etnike. Jo rast\u00ebsisht autoportreti i tij poetik fillon me poezin\u00eb \u201cAutoportret\u201d, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me vargjet kushtuar poetit ton\u00eb komb\u00ebtar At Gjergj Fishta, lirikat: \u201cZanafilla\u201d e \u201cK\u00ebng\u00ebt e Solomonit\u201d, duke shp\u00ebrfaqur urtin\u00eb poetike t\u00eb autorit e dh\u00ebn\u00eb shenjat e leximit t\u00eb koh\u00ebs si dhe sinjalet magjep\u00ebse t\u00eb nj\u00eb poeti cil\u00ebsor dhe t\u00eb konsoliduar si un njer\u00ebzor e letrar, dalluar p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore, meditative dhe letrare.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e Ndue Dedajt nuk jan\u00eb thjesht\u00eb reminishenca e as memorizime, ato jan\u00eb tharmi i njohjes e vet\u00ebnjohjes personale, shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare. Jan\u00eb fusha t\u00eb eksplorimit t\u00eb shpirtit, kultur\u00ebs dhe etnopsikologjis\u00eb son\u00eb. T\u00eb tilla i vijn\u00eb lexuesit poezit\u00eb \u201cMajekrahu\u201d, \u201cShitojn\u00eb zanat\u201d, \u201cMall p\u00ebr bjeshk\u00ebt\u201d, \u201cStoli e vjet\u00ebr\u201d etj., ku autori p\u00ebrmes reflektimeve dhe koloritit poetik na shp\u00ebrfaqet si nj\u00eb mjesht\u00ebr i skalitjes s\u00eb metafor\u00ebs, simbolit, krahasimit, por edhe si nj\u00eb l\u00ebvrues i thekur i lirik\u00ebs poetike.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e tij nuk jan\u00eb qortime shtiracake t\u00eb realitetit, p\u00ebrkundrazi ato kundrojn\u00eb \u00e7astet e lumtura p\u00ebrmes racionalitetit letrar e jo q\u00ebndrimit utopik, nihilist e vajtues. Kulmi i k\u00ebsaj mend\u00ebsie dhe i k\u00ebtij perceptimi poetik sublimohet me poezin\u00eb \u201cAfresk dashurie\u201d, q\u00eb p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr poezit\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb arrira, lirik\u00eb e ngjizur thell\u00eb n\u00eb tharmin e nj\u00eb lloj heshtjeje fisnike. T\u00eb po k\u00ebsaj natyre jan\u00eb edhe poezit\u00eb \u201cLiqeni i luleve\u201d, \u201cDrandafillja\u201d, \u201cGrate pikturojn\u00eb puthjen\u201d, \u201cTroja nuk ra prej dashuris\u00eb\u201d etj. Pra, th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb, poezit\u00eb e Ndue Ded\u00ebs jan\u00eb meditative, kontemplative dhe krejt\u00ebsisht origjinale, ku n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb reflektimeve poetike \u00ebsht\u00eb njeriu dhe fatet e tij, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb ngurt\u00ebsuara n\u00eb hartat e memories s\u00eb qiellit. Poezi solide si struktur\u00eb, ashtu edhe nga tematikat dhe metatekstet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr objekt, ku fabulat letrare jan\u00eb sfidante p\u00ebr t\u2019u zb\u00ebrthyer, p\u00ebr shkak t\u00eb n\u00ebnshtresimeve t\u00eb thella psikologjike. Autori di t\u00eb rezonoi mir\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrmarri veprim konkret krijues, andaj poezit\u00eb e tij ngjasojn\u00eb me nj\u00eb kompleks muzash e p\u00ebrjetimesh krejt\u00ebsisht vetjake, t\u00eb veshura me margaritar\u00eb idesh e kuror\u00ebzimesh cil\u00ebsore letrare. Mbar\u00ebshtimi i tematikave brenda t\u00ebr\u00ebsis\u00eb unike t\u00eb librit \u00ebsht\u00eb i nduarndursh\u00ebm duke filluar nga\u00a0 motivet intime, jet\u00ebsore, historike, psikologjike. Kozmosi letrar i Ndue Ded\u00ebs fokusohet n\u00eb vlerat dhe principet e etnosit shqiptar, ku shumica e k\u00ebtyre motiveve rrjedhin nga ky taban dhe frym\u00ebzimet baz\u00eb jan\u00eb ato t\u00eb vendlindjes s\u00eb autorit, Mirdita fisnike, stoike, heroike, po edhe legjendare n\u00eb rrjedhen e koh\u00ebrave dhe ngjarjeve.<\/p>\n<p>Poeti Dedaj n\u00eb nd\u00ebrdijen e tij nuk k\u00ebrkon \u201cMbinjeriun\u201d e Ni\u00e7\u00ebs, por njeriun real, t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe shpirt\u00ebror. Atyre hap\u00ebsirave t\u00eb pamasa lundron edhe pena e art\u00eb e tij. Autori gjeografin\u00eb shqiptare dhe fatin historik shpesh dramatik e sjell si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs p\u00ebrmes ideve t\u00eb mbar\u00ebshtruara letrarisht, duke kumtuar mesazhe metapsikologjike e metaideore, se thesaret gjinden n\u00eb zemr\u00ebn e njeriu e jo p\u00ebrtej muresh e larg\u00ebsish, as p\u00ebrtej portave t\u00eb hekurta t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe e pam\u00ebshirshme. Mesazhi i tij poetik nuk i ngjason ndonj\u00eb \u201cFaraoni\u201d qe nga lart e nga larg sodit ngjarje, por mundohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e ngjarjeve, se paku p\u00ebrmes ndiesis\u00eb letrare e poetike. Shpirti i tij \u00ebsht\u00eb i liruar nga prangat e egoizmit letrar sepse di t\u00eb shkruaj\u00eb edhe poezi p\u00ebrkushtuese, si \u201cGjakova\u201d &#8211; gjegj\u00ebsisht dedikuar poetit Din Mehmeti, apo kushtime Ali Podrimes, Jup Kastratit, por dhe bij\u00ebs son\u00eb shqiptare, hyjnores N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, ky lib\u00ebr poetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rekuiemi i nj\u00eb kulture t\u00eb pasur poetike dhe letrare e mbar\u00ebshtruar mu si kokrra e Sinaprit, e cila kur z\u00eb rr\u00ebnj\u00eb natyrsh\u00ebm shkon e b\u00ebhet nd\u00ebr pem\u00ebt m\u00eb frutore dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb vresht\u00ebn poetike. Andaj plani ideo artistik, p\u00ebrmasat epistimiologjike, sensi meditativ, kultura e leximit, shpalimi jet\u00ebsor, refleksionet dhe perceptimet unike, t\u00eb gjitha keto t\u00eb sublimuara krijojn\u00eb profilin dhe tablloidin e nj\u00eb personaliteti letrar dhe poeti thell\u00ebsisht origjinal dhe per t\u2019u admiruar nga elitat intelektuale dhe bota letrare.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia e Ndue Ded\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fiksion as trill sa p\u00ebr t\u00eb ushqyer form\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb njohjes, q\u00eb njohjen e shnd\u00ebrron\/ pasuron me njohje dhe si nj\u00eb drit\u00eb qiriri na b\u00ebn edhe ne q\u00eb ta shohim veten dhe muret tona gjysm\u00eb t\u00eb err\u00ebsuara. Dedaj nuk ushqehet nga magjet e tjera letrare dhe k\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar edhe n\u00eb librat e m\u00ebparsh\u00ebm poetik\u00eb: \u201cAizbergu i Han\u00ebs\u201d (1998), \u201cK\u00ebndej kaloi koha\u201d (2001), \u201cPlanetare\u201d (2007), por dhe librat me tregime \u201cDashuri n\u00eb kull\u00ebn e ngujimit\u201d (2004) dhe \u201cHyjnesha e Pyllit\u201d (2004), romanet: \u201cShembja\u201d (2005) dhe \u201cUnaza e Virgj\u00ebresh\u00ebs\u201d (2014). Kritik\u00ebt jan\u00eb v\u00ebrejtur se dhe publicistika e pasur letrare e tij \u00ebsht\u00eb e ndikuar nga shpreh\u00ebsia letrare e spikatur.<\/p>\n<p>Ndue Dedaj jeton n\u00eb bot\u00ebn reale t\u00eb etnis\u00eb shqiptare dhe let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ideve t\u00eb tij, q\u00eb si te \u00e7do krijues, i tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb etnik\u00eb, letrar etj. Poezia e tij \u201cPlava\u201d \u00ebsht\u00eb e gjitha nj\u00eb sentenc\u00eb: \u201cQyteti ku kam qen\u00eb vet\u00ebm me sy,\/ Qyteti q\u00eb e mbaj p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb p\u00ebllmb\u00eb\/ Si nj\u00eb borxh q\u00eb ia kam vetes&#8230;\/ Si nj\u00eb borxh q\u00eb ma kan\u00eb shekujt\u201d. Autori e do p\u00ebrballjen me historin\u00eb, let\u00ebrsin\u00eb, njer\u00ebzit, q\u00eb p\u00ebr konceptet e tij ata nuk jan\u00eb nj\u00eb hije e thjesht\u00eb por esenc\u00eb dhe egzistenc\u00eb dhe mu n\u00eb k\u00ebto dy p\u00ebrmasa eskatologjike autori e gjen mesin e art\u00eb Aristotelian jo p\u00ebr t\u00eb krijuar kategori por cil\u00ebsi. Ai me vepr\u00ebn e tij poetike \u201cHylli i Zotit Njeri\u201d d\u00ebshiron t\u00eb ngjiz\u00eb n\u00eb \u00e7do njeri iden\u00eb filozofike q\u00eb ylli ndri\u00e7ues i \u00e7do njeriu t\u00eb b\u00ebhet yll ndri\u00e7ues edhe p\u00ebr tjetrin. Kjo \u00ebsht\u00eb qasja e frym\u00ebzimeve t\u00eb Ndue Ded\u00ebs ngulmoj t\u00eb them un\u00eb si lexues vertikal i disa veprave t\u00eb k\u00ebtij shkrimtari cil\u00ebsor. Kjo \u00ebsht\u00eb <em>via spirituala<\/em> e k\u00ebtij emri t\u00eb pabuj\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb n\u00eb heshtje e zhytur n\u00eb meditime, fal\u00eb edhe modestis\u00eb s\u00eb tij, fiton zemrat e lexuesve k\u00ebndej e andej kufirit. Dedaj \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i frym\u00ebzimeve t\u00eb larta poetike e d\u00ebshmive letrare q\u00eb natyrsh\u00ebm dhe pa imponime gjakon t\u00eb l\u00eb gjurm\u00eb kulturore n\u00eb hap\u00ebsirat tona mbar\u00ebshqiptare. Figurat artistike e stilistike q\u00eb p\u00ebrdor poeti, edhe pse sip\u00ebrore n\u00eb shpalimin e tyre, jan\u00eb transparente mu si hap\u00ebsirat qiellore q\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u2019ua mas\u00ebsh thell\u00ebsit\u00eb, as t\u2019ua diktosh kufijt\u00eb. Autori jep mesazhin se poezia dhe let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndiesi, perceptim, emocion, imagjinat\u00eb apo imitim sa p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb let\u00ebr, por edhe kapital kulturor p\u00ebr nj\u00eb popull n\u00ebse e synon civilizimin e tij.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb turp n\u00ebse lexuesi i zakonsh\u00ebm do t\u00eb thoshte: \u201cKam lexuar nga ky poet, por nuk arrita t\u00eb kuptoj sa duhet nga universi i tij letrar e artistik\u201d. Fundja a nuk do t\u00eb p\u00ebrplot\u00ebsohej th\u00ebnia e Oscar Uilde se \u201cvet\u00ebm njer\u00ebzit e cek\u00ebt kuptohen leht\u00eb, jepini koh\u00eb vetes dhe atyre t\u00eb thell\u00ebve p\u00ebr t\u2019i kuptuar m\u00eb mir\u00eb. Fundi i fundit t\u00eb krijosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh vdekjen, por edhe ta ushqesh t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e shpirt\u00ebrave tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ndue Dedaj nuk shkruan sa p\u00ebr t\u00eb mbushur e krijuar form\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ushqyer dhe pasuruar p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Klin\u00eb, Kosov\u00eb, m\u00eb 22. 09. 2017.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Refleksion rreth librit poetik \u201cHylli i Zotit Njeri\u201d, \u201cMirgeeralb\u201d, Tiran\u00eb 2015 \u00a0 Mr. VILSON CULAJ \u00a0 &nbsp; Profili letrar i Ndue Ded\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar. Universi i tij poetik, artistik e letrar nuk \u00ebsht\u00eb statik, por gjallues, duke l\u00ebvizur sa n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. I njohur dhe i d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb gjitha zhanret letrare,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6887,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6886"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6886\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6888,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6886\/revisions\/6888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}