{"id":6860,"date":"2017-10-12T19:23:38","date_gmt":"2017-10-12T19:23:38","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6860"},"modified":"2017-10-12T19:23:38","modified_gmt":"2017-10-12T19:23:38","slug":"ka-ardhur-njeriu-teknologjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6860","title":{"rendered":"KA ARDHUR NJERIU \u201cTEKNOLOGJIK\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" rel=\"attachment wp-att-6861\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6861\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po e nisim me nj\u00eb episod t\u00eb thjesht\u00eb. Nj\u00eb djalosh 15 &#8211; vje\u00e7ar pasi mbush shtambat e ujit te kroi q\u00eb buron nga shpati, i k\u00ebrcen bi\u00e7iklet\u00ebs dhe at\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb prej 2-3 kilometrash<!--more--> n\u00ebp\u00ebr asfalt deri n\u00eb sht\u00ebpi e b\u00ebn duke u marr\u00eb me telefonin celular, prit e p\u00ebrcill mesazhe, teksa n\u00eb rrug\u00eb kalonin makina. Nj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb timonin e bi\u00e7iklet\u00ebs, n\u00eb tjetr\u00ebn celularin. (\u201cN\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb kazm\u00ebn, n\u00eb tjetr\u00ebn pushk\u00ebn\u201d, t\u00eb vjen nd\u00ebrmend.) Por kjo e djaloshit nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb krahasuar me qindra drejtues mjetesh q\u00eb ngasin makinat e nj\u00ebher\u00ebsh flasin n\u00eb telefon, me gjith\u00eb gjob\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marrin. Do t\u00eb ishte gjysma e s\u00eb keqes n\u00ebse k\u00ebt\u00eb ves do ta kishin vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb, pasi ata me koh\u00ebn e kalojn\u00eb \u201cadoleshenc\u00ebn\u201d e vonuar. Problemi \u00ebsht\u00eb se mania e <em>Facebook<\/em>-ut ka kapluar q\u00eb nga njer\u00ebzit e thjesht\u00eb tek drejtuesit e vendit, mjafton t\u00eb shikosh seancat parlamentare, ku deputet\u00ebt \u201cbubrrojn\u00eb\u201d n\u00ebp\u00ebr iphon-e duke u p\u00ebrhumbur aty teksa n\u00eb podium flasin shok\u00ebt e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit, ekonomis\u00eb, vetingut etj. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e gjet\u00ebm ekuilibrin, as n\u00eb koh\u00ebn moderne, se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb tejkalim i s\u00eb drejt\u00ebs mbi teknologjin\u00eb dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb robot t\u00eb shekullit XXI, por p\u00ebr njeriun e sot\u00ebm t\u00eb sunduar nga teknologjit\u00eb e fundit dixhitale, nga ai personi q\u00eb rregjistron bisedat private p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur nes\u00ebr si shantazh ndaj dikujt, deri te gruaja q\u00eb flet n\u00eb telefon duke shkundur tapetin n\u00eb shkall\u00eb e pluhurosur t\u00eb tjer\u00ebt posht\u00eb. Nuk ka mbetur asgj\u00eb pa u filmuar n\u00eb fsheht\u00ebsi e b\u00ebr\u00eb video kompromentuese ose p\u00ebr \u201cshaka\u201d. Kot doni ta ruani privacin\u00eb pas perdeve, hiqni m\u00eb mir\u00eb ato, k\u00ebshtu si ka ardhur puna, se si i hoqet, si nuk i hoq\u00ebt, po iu mbush mendja ndokujt aty e keni \u201c\u00e7ipin\u201d mes \u00e7ar\u00e7af\u00ebve. Nuk thon\u00eb m\u00eb kot se \u00e7do e mir\u00eb ka dhe nj\u00eb t\u00eb keqe. A nuk u shpik\u00ebn arm\u00ebt p\u00ebr t\u2019u mbrojtur njer\u00ebzit nga sulmet barbare? Po sa jet\u00eb t\u00eb pafajshme kan\u00eb marr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ato q\u00eb nga fillimi! Dikur nd\u00ebr ata q\u00eb e thyenin rregullin ishin dhe nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb lexonin libra t\u00ebrheq\u00ebs n\u00ebn bank\u00eb. Ku t\u2019i gjesh sot k\u00ebta t\u00eb fundit, kur leximi ka shkuar n\u00eb pik\u00ebn e fundit! E, pra, dhe libri ka qen\u00eb nj\u00eb shpikje e pap\u00ebrs\u00ebritshme, \u00ebsht\u00eb dashur teknologji shum\u00ebshekullore nga papirusi antik te p\u00ebrpunimi i drurit t\u00eb ahut p\u00ebr t\u00eb prodhuar letr\u00ebn, apo shpikja e makin\u00ebs s\u00eb shkrimit, Gutenbergu, kompjuteri, libri elektronik etj.<\/p>\n<p>Por t\u00eb rrim\u00eb te shpikja e fundit, komunkimi online, q\u00eb, duam apo nuk duam, vret dhe ai. Shahen dy adoleshent\u00eb apo dhe reper\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb FB dhe fill l\u00ebn\u00eb duel me thika apo arm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, ku gjakosin nj\u00ebri-tjetrin. Telekomanda sh\u00ebrben dhe p\u00ebr t\u00eb hapur e mbyllur televizorin, por dhe p\u00ebr t\u00eb ndezur tritolin n\u00eb makin\u00ebn apo der\u00ebn e apartamentit t\u00eb iksit. Shkurt, ka lindur njeriu i klonuar me teknologji. Ndryshe nuk do t\u00eb shihje t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pamje marroke kudo, njer\u00ebz q\u00eb nxjerrin syt\u00eb n\u00eb smartfon\u00ebt e tyre deri n\u00eb marramendje. F\u00ebmij\u00eb 3 &#8211; vje\u00e7ar\u00eb dhe burra t\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. \u00cbsht\u00eb magjia e teknologjis\u00eb s\u00eb komunkimit sigurisht, por dhe shp\u00ebrdorimi i saj. Pjesa m\u00eb e madhe e publikut nuk punon askund, dhe se nuk ka ku t\u00eb punoj\u00eb, dhe se nuk e do pun\u00ebn, ama lodhet mbi tastier\u00ebn e vog\u00ebl online duke dh\u00ebn\u00eb e marr\u00eb me bot\u00ebn, shpesh p\u00ebr kot\u00ebsit\u00eb e saj, kinse po debatohet n\u00eb rrjetet sociale, po ku ka ose sharje, o lavd\u00ebrime dhe rrall\u00eb mendime t\u00eb pjekura, fraza t\u00eb arsyetuara, t\u00eb shkruara me etik\u00eb. Ia nxor\u00ebm ujin e zi <em>Facebookut<\/em>, p\u00ebr gjera q\u00eb njohim dhe p\u00ebr gjera q\u00eb nuk ia kemi iden\u00eb. Mjafton t\u00eb p\u00ebrzihemi me t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb tollovin\u00eb e rrjeteve sociale. Ej, jam dhe un\u00eb! Mos b\u00ebni sikur nuk m\u00eb shihni! Kush na qenkeni ju q\u00eb na jepni mend?&#8230; Dhe vazhdon t\u00eb shihet l\u00ebmi mbar\u00eb e prap\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm duke karratuar fjal\u00eb pa pik\u00eb e presje n\u00eb \u201cgazetarin\u00eb\u201d e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb din\u00eb shkrim e k\u00ebndim. Ku ka m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebshtu. T\u00eb shkrepi n\u00eb kok\u00eb t\u2019iu jap\u00ebsh ndonj\u00eb \u201cflakuresh\u00eb\u201d qeveritar\u00ebve, kryeministrit, ministrave, deputet\u00ebve, ja ku e ke vegl\u00ebn, m\u00ebshoi! Dha pa e lexuar mir\u00eb at\u00eb q\u00eb ke hedhur aty do t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb komentet pa brum\u00eb. E lagu, s\u2019e lagu! Shp\u00ebrthyen mediat dhe u shqyen rrjetet sociale nga nj\u00eb diskutim n\u00eb forumin hibrid \u201cparlamenti rural\u201d (teksa nes\u00ebr mund t\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb \u201cparlamentin urban\u201d), pa u ndalur asnj\u00ebri te thelb\u00ebsorja, kush e ka t\u00eb drejt\u00ebn ta ndaj\u00eb popullat\u00ebn n\u00eb urbane dhe rurale, kur sipas kushtetut\u00ebs banor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00eb! Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash zon\u00eb urbane dhe zon\u00eb rurale, zhvillim urban dhe zhvillim rural, dhe pse n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb se ndahen m\u00eb si me thik\u00eb, se, bie fjala, Gjiri i Lalzit, \u00ebsht\u00eb qytet apo fshat? Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Fjala \u00ebsht\u00eb te stuhia e rrjeteve sociale p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje, p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim edhe periferik, th\u00ebn\u00eb ndryshe \u201cshum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb\u201d. Aq m\u00eb keq kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb grack\u00eb minore t\u00ebrhiqet dhe media e shkruar e ajo televizive, si t\u00eb ket\u00eb ndodhur ndonj\u00eb gj\u00ebm\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb predikues fetar kumton di\u00e7ka t\u00eb diskutueshme, emocionale lidhur me femr\u00ebn dhe pozit\u00ebn e saj n\u00eb familje, para nj\u00ebqind vet\u00ebve n\u00eb institucionin e tij t\u00eb besimit dhe befas k\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrim t\u00eb tijin e p\u00ebrlajn\u00eb rrjetet sociale dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mediat serioze t\u00eb vendit!? Mbyt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uji, e nga \u00e7far\u00eb, thjesht\u00eb nga nj\u00eb postim i panevojsh\u00ebm, aty ku \u00ebsht\u00eb \u201clogu\u201d i kuvendit i t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb nj\u00eb lapsus i dikujt n\u00eb provinc\u00eb t\u00eb ngjitet n\u00eb mediumet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duke v\u00ebrshuar n\u00eb debat klasa e lodhur e moralist\u00ebve. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb furtun\u00eb n\u00eb got\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur n\u00ebse ato fjal\u00ebt e predikuesit t\u00eb thjesht\u00eb do t\u2019i kishte th\u00ebn\u00eb kreu i atij komuniteti fetar? Nj\u00eb ngjarje lokale duhet trajtuar si e till\u00eb dhe jo t\u2019i jepen artificialisht n\u00eb media p\u00ebrmasa q\u00eb nuk i ka. Padashur media profesioniste, ndon\u00ebse duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebr\u00eb \u201crregull\u201d n\u00eb kakofonin\u00eb e rrjeteve sociale, ka r\u00ebn\u00eb vet\u00eb n\u00eb nivelin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe pse rrjetet sociale, t\u00eb pakufishme p\u00ebr nga hap\u00ebsira gjeografike, jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur me \u201clagjen\u201d e t\u00eb njohurve t\u00eb tu, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb aty t\u00eb mos kishte vet\u00ebm \u201cqoka\u201d miqsh. P\u00ebr vet\u00eb specifik\u00ebn ato nuk mund t\u00eb jen\u00eb media, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb as q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar, thjesht\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb munguar komunikimit njer\u00ebzor, q\u00eb dhe kjo m\u00ebnyr\u00eb \u201cpopullore\u201d t\u00eb shprehuri t\u00eb prodhoj\u00eb liri e prosperitet. Por n\u00ebse t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb duket se nuk do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb leht\u00eb nga kjo var\u00ebsi e re, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb ardhmen nga nj\u00eb sindrom\u00eb e till\u00eb \u201cgjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d. Duket paradoks, q\u00eb t\u00eb mbrohesh nga nj\u00eb e mir\u00eb planetare, por k\u00ebshtu ka ndodhur dhe me teknologjit\u00eb e m\u00ebparshme. F\u00ebmij\u00ebt duke lundruar n\u00eb internet si n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me \u201c\u00e7udira\u201d, jo gjithnj\u00eb mund t\u00eb ndajn\u00eb vet\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb e lejueshme n\u00eb fush\u00ebn edukative, morale, etike dhe cila \u00ebsht\u00eb pornografike, abuzuese, e rrezikshme. Jan\u00eb nj\u00eb varg faktor\u00ebsh q\u00eb e pengojn\u00eb d\u00ebmin q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb interneti tek f\u00ebmij\u00ebt, legjislacioni i duhur, qeveria e interesuar, grupet p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, prind\u00ebrit, edukator\u00ebt, klerik\u00ebt etj. Sa i p\u00ebrket shkoll\u00ebs, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb ve\u00e7mas nga sociolog\u00ebt e psikolog\u00ebt se nuk \u00ebsht\u00eb normale t\u2019iu k\u00ebrkohet nx\u00ebn\u00ebsve, duke filluar nga m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblit, q\u00eb ata t\u2019i drejtohen internetit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Na duket e tep\u00ebrt q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit 10-vje\u00e7ar t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u2019i jepet detyr\u00eb sht\u00ebpie nga aparati pedagogjik i tekstit q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb n\u00eb internet materiale p\u00ebr Van Gogun!?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur teprimet brenda shkoll\u00ebs dhe abuzimet jasht\u00eb saj me f\u00ebmij\u00ebt, nj\u00eb nga strategjit\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit shkollor \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mbrojtja e f\u00ebmij\u00ebve nga interneti, ku krahas stafeve pedagogjike jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe prind\u00ebrit; pa harruar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast rolin q\u00eb duhet t\u00eb luajn\u00eb mediat, shoq\u00ebria civile, kompanit\u00eb e administrimit t\u00eb rrjeteve sociale etj. Nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb bllok sot kund\u00ebr internetomanis\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri \u201cdixhitale\u201d e sh\u00ebndetshme nes\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Po e nisim me nj\u00eb episod t\u00eb thjesht\u00eb. Nj\u00eb djalosh 15 &#8211; vje\u00e7ar pasi mbush shtambat e ujit te kroi q\u00eb buron nga shpati, i k\u00ebrcen bi\u00e7iklet\u00ebs dhe at\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb prej 2-3 kilometrash<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-6860","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6860"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6862,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6860\/revisions\/6862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}