{"id":6844,"date":"2017-10-04T13:24:10","date_gmt":"2017-10-04T13:24:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6844"},"modified":"2017-10-04T13:24:10","modified_gmt":"2017-10-04T13:24:10","slug":"nje-kanadez-qe-lidhi-perjetesisht-fatin-e-tij-me-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6844","title":{"rendered":"Nj\u00eb kanadez q\u00eb lidhi p\u00ebrjet\u00ebsisht fatin e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ELSIE-ROBERT.png\" rel=\"attachment wp-att-6845\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6845\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ELSIE-ROBERT.png\" alt=\"ELSIE ROBERT\" width=\"184\" height=\"236\" \/><\/a>Ne foto: Robert Elsie<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb kanadez q\u00eb lidhi p\u00ebrjet\u00ebsisht fatin e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga Armela Hysi<\/p>\n<p>Nd\u00ebrrimi jet\u00eb i shkrimtarit, albanologut, studiuesit, interpretit dhe p\u00ebrkthyesit me fam\u00eb bot\u00ebrore, Dr. Robert Elsie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb kultur\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe historin\u00eb shqiptare t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zi sot.<!--more--> Lajmin q\u00eb e lexuam me pak fjal\u00eb, plot\u00eb dhimbje nga partneri i jet\u00ebs s\u00eb tij, Stefan Trierveiler ( Stephan Trierweiler) dhe miku familjar Artur Metani, n\u00eb faqen internetike t\u00eb autorit, b\u00ebnte fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb neuroneve motorike, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht u kulmua me k\u00ebt\u00eb largim t\u00eb parakohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn e kanadezit nga Vankuveri, Robert Elsie, do e lexojm\u00eb mekanikisht shum\u00eb shpesh k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb mediat e shkruara dhe ektronike, si\u00e7 e do rasti, si\u00e7 duhet pa dyshim t\u00eb b\u00ebhet e njohur, me mir\u00ebnjohje, tej e mban bot\u00ebs shqiptare, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb karrier\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, e pasur, q\u00eb tregon sa me pasion dhe k\u00ebmb\u00ebngulje, sa me profesionaliz\u00ebm shkencor, metodik dhe talent, sa pun\u00ebtor i palodhur, prodhimtar elitar dhe hulumuntues cil\u00ebsor e i suksessh\u00ebm, ishte autori e bashk\u00ebautori i m\u00eb se 60 titujve, sa i lidhur ishte me Shqip\u00ebrin\u00eb, shqiptar\u00ebt, gjuh\u00ebn shqipe, historin\u00eb, bot\u00ebn ton\u00eb dhe padyshim sa i vyer ishte p\u00ebr ne shqip\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dr. Elsie ishte p\u00ebrkthyes i gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr bot\u00ebn jasht\u00eb, (n\u00eb anglisht e gjermanisht, dhe ca m\u00eb tej) por jo nj\u00eb p\u00ebrkthyes i thjesht\u00eb i veprave artistike, q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb bot\u00eb, por nj\u00eb p\u00ebrkthyes e nj\u00eb albanolog fjalor\u00ebsh t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe i sa e sa teksteve themelore e thelb\u00ebsore p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs jasht\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, vyrtytet, zakonet, jet\u00ebn, ndeshjet me t\u00eb huajin, heronjt\u00eb, pikpamjet, pasurin\u00eb e gjithan\u00ebshme \u2013 gjeogafike, folklorike, gjuh\u00ebsore e dialektore, veshjeve dhe traditave, objeteve historike, arteve figurative dhe bindjeve fetare, besimin e bes\u00ebn, shtrirjen e shqip\u00ebfol\u00ebsve n\u00eb treva t\u00eb tjera jasht\u00eb kufij\u00ebve legjitim shqiptar\u00eb, koleksionues e botues fotografish\u00eb, mitesh, objektesh hulumuntimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gjuh\u00ebsor\u00eb dhe in\u00e7izimesh origjinale t\u00eb njer\u00ebzve nga krahina t\u00eb ndryshme e dokumentash t\u00eb panum\u00ebrta, t\u00eb her\u00ebshme e t\u00eb reja etj., etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kauz\u00ebs shqiptare. Jan\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb sa vjen e do b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb dukshme, m\u00eb t\u00eb \u00e7muara, ato q\u00eb la Dr. Elsie n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe qe humbje e r\u00ebnd\u00eb largimi i tij kaq her\u00ebt nga kjo pun\u00eb prodhimtare, kolosale, me kaq shtrirje t\u00eb gjer\u00eb dhe dashuri t\u00eb mirfillt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e tij profesionale. Por p\u00ebr mendimin tim kanadezi \u2013 m\u00eb shqiptar se shqiptar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb \u2013 Elsie, ishte dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ishte nj\u00eb pasqyr\u00eb ku b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb t\u00eb shohim veten, edhe si histori, edhe si popull, edhe si individ secili prej nesh. Interesi q\u00eb ai tregoi nga fillimet e tij profesionale, rreth viteve &#8217;75 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, deri m\u00eb sot, ishte \u2013 dua t\u00eb besoj \u2013 nj\u00eb interes q\u00eb t\u00eb ushqen nj\u00eb popull q\u00eb ka pasuri p\u00ebr t&#8217;u zbuluar dhe histori p\u00ebr t&#8217;u ritreguar. Ai jetoi Shqip\u00ebrin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e ndryshimeve politike, Shqip\u00ebrin\u00eb e ndryshimeve rajonale dhe Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb duhet t&#8217;i dilte zot me burr\u00ebri, kur duhet t\u00eb tregonte opinionet e veta n\u00eb momentet kritike t\u00eb saj dhe n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrkthyese t\u00eb viktimave t\u00eb luft\u00ebs, ku nuk i kan\u00eb munguar edhe lot\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebrpara mikrofonave. Ai jetoi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn q\u00eb <em>\u201cndryshon \u00e7do vit&#8230;shqip\u00ebtar\u00ebt ndryshojn\u00eb m\u00eb shpejt se popujt e tjer\u00eb, kam p\u00ebrshtypjen. Natyrisht kan\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur, jan\u00eb prapa gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, por ecin shpejt\u00eb\u201d<\/em>(interv. dh\u00ebn\u00eb\u00a0 p\u00ebr A. Gashi \u2013 4 shtator 2010) duke shtuar \u201c<em>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, nj\u00eb kultur\u00eb e cila zhvillohet shpejt, me shum\u00eb gabime, por ec\u00ebn p\u00ebrpara, them un\u00eb.\u201d<\/em>, por dhe \u201c<em>shqiptar\u00ebt q\u00eb brenda b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb, kurse jasht\u00eb jan\u00eb memec\u00eb\u201d<\/em>(interv. dh\u00ebn\u00eb\u00a0 p\u00ebr A. Ymeri prill 2016)<\/p>\n<p>Elsie thot\u00eb me frik\u00eb, por fuqish\u00ebm, at\u00eb q\u00eb nuk e mendojn\u00eb aspak si t\u00eb frik\u00ebshme sa e sa shiptar\u00eb \u201c <em>them q\u00eb pas 30 vjet\u00ebsh po t\u00eb takohemi (n\u00ebse jemi gjall\u00eb), do t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb pasi k\u00ebto dialekte ( t\u00eb shumta t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe \u2013 sh\u00ebn. im) nuk do t\u00eb ekzistojn\u00eb m\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb zhdukur! Dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pas 30 vjet\u00ebsh do t\u00eb mundohen t\u00eb flasin si tiranas.\u201d<\/em> dhe k\u00ebt\u00eb frik\u00eb un\u00eb besoj se nuk e ka thjesht\u00eb si nj\u00eb gjuh\u00ebtar\u00eb i rafinuar dhe i ndjesh\u00ebm e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por si nj\u00eb njeri q\u00eb e do v\u00ebrtet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb e ndjen se vet\u00ebm si nj\u00eb vetvete e plot\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb paraqitemi t\u00eb duksh\u00ebm para bot\u00ebs. Ai gjithmon\u00eb k\u00ebshillon se t\u00eb tjer\u00ebt le t\u00eb flasin, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;u kund\u00ebrvihemi atyre, duhet t\u00eb in\u00e7izojm\u00eb dhe faktojm\u00eb, ballafaqojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb jetuar. Flet se sot jetojn\u00eb faktet e fundit, \u00ebsht\u00eb brezi i fundit i lahutar\u00ebve dhe duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb in\u00e7izim total i k\u00ebng\u00ebve dhe Eposit t\u00eb Kreshnik\u00ebve (me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr tu marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nga UNESCO), por thot\u00eb dhe se ne shqiptar\u00ebt sillemi eg\u00ebr me nj\u00ebri-tjetrin, si\u00e7 flet\u00eb plot\u00eb madh\u00ebshti n\u00eb lan\u00e7imet e ndryshme n\u00eb llogarit\u00eb e tij personale n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr zbulime t\u00eb reja, p\u00ebr dokumentime t\u00eb her\u00ebshme, p\u00ebr foto t\u00eb sapo gjetura.<\/p>\n<p>Emrin e Dr. Robert Elsie e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00ebn e her\u00ebshme di\u00e7ka pas viteve &#8217;90 n\u00eb disa biseda t\u00eb antar\u00ebve n\u00eb grupin Letrat e Lezh\u00ebs q\u00eb u mblodh dhe drejtohej pas kthimit n\u00eb vendlindje t\u00eb poetit t\u00eb ndjer\u00eb dhe t\u00eb nderuar z. Ndoc Gjetja, (ku kisha nderin dhe fatin t\u00eb isha antarja m\u00eb e vog\u00ebl) pasi pik\u00ebrisht p\u00ebr poetin lezhian dr. Elsie kishte shprehur konsideratat e tij t\u00eb larta dhe t\u00eb ve\u00e7anta. Interneti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim objektiv ku shpesh kam p\u00eblqyer t\u00eb lexoj mbi punimet e tij madh\u00ebshtore dhe relatat q\u00eb drit\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, por n\u00eb maj t\u00eb 2016-\u00ebs i d\u00ebrgova dhurat\u00eb, personalisht kat\u00ebr nga librat e mi t\u00eb fundit poetik, thjesht sepse gjeta mund\u00ebsin\u00eb ta b\u00ebja, p\u00ebr t\u00eb shprehur mir\u00ebnjohjen p\u00ebr vepr\u00ebn e tij. Nuk prisja, por p\u00ebr \u00e7udi dhe fisnik\u00ebrin\u00eb e tij, megjith\u00ebse e kam d\u00ebgjuar t\u00eb thot\u00eb se kjo i ndodh shpesh, z. Elsie, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas ktheu p\u00ebrgjigje duke m\u00eb shkruar: <strong>E nderuar Zonja Hysi<\/strong><\/p>\n<p><strong>shume falmenderit per mesazhin dhe per veprat letrare qe me derguat.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Do ti lexoj me interes<\/strong><\/p>\n<p><strong>RE.<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb moment i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr mua dhe familjen time, por dhe nj\u00eb tregues i nj\u00eb shpirti t\u00eb madh brenda nj\u00eb njeriu modest, t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i donte shqiptar\u00ebt dhe let\u00ebrsin\u00eb. Me d\u00ebgjimin e lajmit p\u00ebr nd\u00ebrrimin jet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij heroi konkret t\u00eb historis\u00eb moderrne shqiptare, lexova nj\u00eb thirrje nga e nderuara dhe mir\u00ebnjohura Flutura A\u00e7ka, q\u00eb thoshte si mike e vet\u00eb z. Robert Elsie, se d\u00ebshira e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb prehet n\u00eb truallin shqiptar\u00eb. Besoj se nderi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, kjo d\u00ebshir\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe promovimi i pun\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij, detyr\u00eb dhe amanet i shqip\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>U preht\u00eb n\u00eb paqe, fluturoft\u00eb n\u00eb am\u00ebshim shpirti i tij dhe mbet\u00ebt e pavdekshme vepra e tij!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Armela Hysi<\/p>\n<p>2 tetor 2017<\/p>\n<p>Athin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Robert Elsie Nj\u00eb kanadez q\u00eb lidhi p\u00ebrjet\u00ebsisht fatin e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb Nga Armela Hysi Nd\u00ebrrimi jet\u00eb i shkrimtarit, albanologut, studiuesit, interpretit dhe p\u00ebrkthyesit me fam\u00eb bot\u00ebrore, Dr. Robert Elsie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb kultur\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe historin\u00eb shqiptare t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zi sot.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6845,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-6844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6846,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6844\/revisions\/6846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}