{"id":6832,"date":"2017-09-27T17:50:55","date_gmt":"2017-09-27T17:50:55","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6832"},"modified":"2017-09-27T17:50:55","modified_gmt":"2017-09-27T17:50:55","slug":"pse-nuk-kuptohet-as-sot-preke-cali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6832","title":{"rendered":"PSE NUK KUPTOHET AS SOT PREK\u00cb CALI?&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Cali-Prek.png\" rel=\"attachment wp-att-6833\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6833\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Cali-Prek.png\" alt=\"Cali Prek\" width=\"146\" height=\"200\" \/><\/a><\/p>\n<p>Prek\u00eb Cali nuk kuptohet, ngaq\u00eb nuk ishte thjesht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb mal\u00ebsie, por nj\u00eb tribun i llojit t\u00eb vet, q\u00eb me nj\u00eb kushtrim mblidhte n\u00eb log t\u00eb kuvendit a n\u00eb vij\u00ebn e kufirit \u201cburr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prij\u00ebsi i Vermoshit dhe i mbar\u00eb Kelmendit \u00ebsht\u00eb <!--more-->krejt i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb njohin kodin e maleve dhe arketipin e mal\u00ebsorit, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00eb rrij\u00eb me pushk\u00ebn ngrehur q\u00eb t\u00eb mos ia sillnin kufirin e atdheut para hund\u00ebs, shty sot e shty nes\u00ebr fqinj\u00ebt sllav\u00eb. Ai nuk b\u00ebn dallim nga pararend\u00ebsit e tij: Oso Kuka, Mic Sokoli, Ali Pash\u00eb Gucia, Abdyl Frash\u00ebri, \u00c7er\u00e7iz Topulli, Haxhi Zeka, Ded\u00eb Gjo Luli, Nora e Kelmendit, Mehmet Shpendi, Azem e Shot\u00eb Galica, Bajram Curri, Preng\u00eb Marka Prenga, Gjin Pjetri, Zefi i Vog\u00ebl etj. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i pranojm\u00eb, u thurim k\u00ebng\u00eb, u japim tituj nderi, ua lart\u00ebsojm\u00eb shtatoret, sepse ata ishin atdhetar\u00eb t\u00eb \u201cpap\u00ebrlyer\u201d. Kurse i fundit i tyre, Preka, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si ata, duke mbojtur trojet amtare, n\u00eb psikik\u00ebn ton\u00eb ka hyr\u00eb si reaksionar! Ashtu si dhe Muharrem Bajraktari i Lum\u00ebs e figura t\u00eb tjera nacionaliste, q\u00eb e shkruan historin\u00eb pa patur asnj\u00ebher\u00eb has\u00ebm t\u00eb vet\u00ebt, por grabitqar\u00ebt historik\u00eb t\u00eb trojeve. Reaksionar\u00eb \u00ebsht\u00eb emri p\u00ebrgjith\u00ebsues me t\u00eb cilin u cil\u00ebsuan kund\u00ebrshtar\u00ebt e pushtetit t\u00eb dal\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Si ndodhi q\u00eb malet legjendare t\u00eb Gjeto Basho Mujit befas t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb \u201creaksionare\u201d, p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vite radhazi, duke filluar nga vjeshta e 44-s e deri n\u00eb 53-in? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem ky\u00e7 i historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe pa u trajtuar at\u00eb si\u00e7 duhet, nuk mund t\u00eb mb\u00ebrrihet tek e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Prek\u00eb Cali nuk ishte i vetmi prij\u00ebs lokal q\u00eb nuk iu shtrua komunizmit. T\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb kishin prij\u00ebsit e vet, edhe n\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunonin me qeverin\u00eb p\u00ebr rend e qet\u00ebsi. Gjomarkajt, kapidan\u00ebt e Mirdit\u00ebs, ishin autoriteti kryesor n\u00eb trev\u00ebn e tyre, por me em\u00ebr e ndikim dhe n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb e tjera p\u00ebrreth. Ata kishin rreth treqind vite n\u00eb qeverisjen tradicionale dhe nj\u00eb shtet i men\u00e7ur nuk mund t\u2019i zhbinte me far\u00eb e me fis, aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb shtet i dob\u00ebt, q\u00eb flakte ushtarak\u00ebt e diplomuar n\u00eb akademit\u00eb italiane dhe gradonte n\u00eb forcat e armatosura bujqit dhe barinjt\u00eb. U p\u00ebrplas dhe qeveria e 1921-it me Kapidanin e rebeluar t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe disa krer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs dhe, p\u00ebr faj t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb a t\u00eb tjetr\u00ebs, a t\u00eb dyjave bashk\u00eb, plasi lufta e paprecedent\u00eb mes qeveris\u00eb dhe nj\u00eb krahine t\u00eb vendit p\u00ebr gjasht\u00eb muaj (!) Edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb u ndoq thuajse e nj\u00ebjta skem\u00eb, qeveria e re do t\u00eb ecte n\u00ebp\u00ebr llogoret e vjetra represive me popullin. P\u00ebr fat t\u00eb keq pushteti i ri do t\u00eb hynte me revansh n\u00eb Veriun \u201creaksionar\u201d. I pari sakrilegj i fitimtar\u00ebve do t\u00eb ishte djegia e kullave (sarajeve) t\u00eb Markagjonit n\u00eb Orosh, selia e nj\u00eb krahine asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar. Fill pas k\u00ebsaj qeveria d\u00ebrgoi n\u00eb ato male nj\u00eb repart ushtarak nd\u00ebshkimor t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb toger analfabet nga viset jugore, i quajtur \u201cToger Baba\u201d, q\u00eb i b\u00eb tmerri i popullat\u00ebs mirditore dhe asaj t\u00eb Zadrim\u00ebs, ku pasi e mbushi kup\u00ebn e mizorive u ekzekutua nga vet\u00eb regjimi aty nga 47-a. K\u00ebsisoj partizan\u00ebt e 45-s nuk u prit\u00ebn me tr\u00ebndafila n\u00eb Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe nuk kishte mbetur k\u00ebmb\u00eb pushtuesi. Por kishin mbetur \u201creaksionar\u00ebt\u201d, antikomunist\u00ebt, mosdash\u00ebsit e \u201cpushtetit popullor\u201d, q\u00eb ndiqeshin deri n\u00eb kullat e tyre t\u00eb larg\u00ebta. Forcat e Ndjekjes vazhdonin t\u00eb \u00e7lironin vendin nga&#8230; shqiptar\u00ebt!? Vepronin gjithandej repartet e Mbrojtjes s\u00eb Popullit. Se nga kush duhej mbrojtur populli pas \u00e7lirimit, k\u00ebt\u00eb e dinte vet\u00ebm regjimi i Tiran\u00ebs n\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm. \u00c7udia \u00ebsht\u00eb se as sot nuk trajtohet me rigorozitet ajo kundrarrjedh\u00eb historike, por vazhdon t\u00eb p\u00ebrligjet si kinse strategji p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb kudo \u201cautoritetin e shtetit\u201d(!) Qeveria e sapokrijuar, q\u00eb Partin\u00eb Komuniste vazhdonte ta fshihte pas Frontit, mund t\u00eb d\u00ebnonte sipas konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare kriminel\u00ebt e Luft\u00ebs, por jo t\u00eb zbatonte d\u00ebnimin kolektiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e pushtetit, me epiqend\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, \u00e7ka ndezi revolt\u00ebn n\u00eb popull dhe mbushi malet me t\u00eb arratisur. P\u00ebr t\u00eb kuptuar p\u00ebrplasjen fatale mes komunist\u00ebve dhe antikomunist\u00ebve mjafton t\u00eb ndalesh n\u00eb kryengritjen e Postrib\u00ebs t\u00eb vitit 1946, apo n\u00eb ngjarjen e dyfisht\u00eb t\u00eb gushtit 1949 n\u00eb Mirdit\u00eb, ku si nd\u00ebshkim p\u00ebr vrasjen e drejtuesit politik t\u00eb rrethit u ekzekutuan 14 burra dhe u internun dhjet\u00ebra familje n\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb \u00e7lirimtar\u00ebt u soll\u00ebn ashtu me popullin? Pse ata nuk u treguan t\u00eb arsyesh\u00ebm e t\u00eb hynin n\u00eb bisedime me \u201cPrek\u00eb Cal\u00ebt\u201d e \u201cMarkagjon\u00ebt\u201d, q\u00eb n\u00eb malet e tyre ishin nj\u00eb institucion i mir\u00ebfillt\u00eb dokesor. Shkaku ishte ideologjik e klasor. Komunist\u00ebt ishin t\u00eb frym\u00ebzuar nga internacionalja dhe siv\u00ebllez\u00ebr t\u00eb tyre t\u00eb idealit ishin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb aspironin p\u00ebr \u201cbot\u00ebn e re\u201d, pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb (ruse, serbe, malazeze, kineze, kubaneze) e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb jugosllav\u00ebt e Miladin Popovi\u00e7it e Dushan Mugosh\u00ebs, \u201carkitekt\u00ebt\u201d e themelimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste, por dhe t\u00eb l\u00ebvizjes nacional\u00e7lirimtare. Jan\u00eb 9 vite luft\u00eb n\u00eb male me \u201creaksionin\u201d e \u201cbandat e diversant\u00ebve\u201d dhe n\u00eb qytete me elit\u00ebn e vendit, ku u ekzekutua si nj\u00eb band\u00eb kriminale \u201cGrupi i Deputet\u00ebve\u201d n\u00eb vitin 1946-47, njer\u00ebz q\u00eb kishin mbaruar universitetet europiane, si Selaudin Toto, Shefqet Beja, Sheh Ibrahim Karbunara, Riza Dani, Sulo Klosi etj. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb 45-n u pushkatua shkrimtari Ndre Zadeja, n\u00eb 46-n gjuh\u00ebtari Nikoll\u00eb Gazulli, n\u00eb 48-n ipeshkvi Frano Gjini, n\u00eb 51-in ihtologia Sabiha Kasimati, apo t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb burg shkrimtari veteran Vin\u00e7ens Prenushi, shkenc\u00ebtari me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore Stanislav Zuber, t\u2019iu vihen prangat personaliteteve krijuese si: Ndoc Nikaj, Musine Kokalari, Petro Marko, Mitrush Kuteli, Kin Dushi, Mehmet Myftiu etj. Sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi komunist\u00ebt idealist\u00eb, q\u00eb i korri dhe vet\u00eb ata kosa e Konferenc\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs e 1956-s dhe vazhda e plenumeve t\u00eb zeza e gjyqeve politike deri n\u00eb 89-n, kur, dhe pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, do t\u00eb vijonin vrasjet n\u00eb kufi, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vendosjes s\u00eb \u201cautoritetit t\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb nis\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb analiz\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs, q\u00eb historia t\u00eb filloj\u00eb e t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb pa urrejtjen e askujt. Nuk kishte kuptim t\u00eb mos p\u00ebrfillej personaliteti i krer\u00ebve t\u00eb mal\u00ebsive, burra t\u00eb bes\u00ebs dhe t\u00eb Kanunit, t\u00eb cil\u00ebt u nd\u00ebshkuan nga \u00e7lirimtar\u00ebt, pse ata nuk kishin rrokur pushk\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin formacion me ta. Kemi rastin e Abaz Kupit, Pashk Currit, Mark Do\u00e7it e t\u00eb tjer\u00eb antifashist\u00ebve jokomunist\u00eb q\u00eb luftuan n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb kund\u00ebr okupatorit. Vet\u00ebqeverisja kishte krijuar tipin e prij\u00ebsit popullor, q\u00eb pyetej jo vet\u00ebm n\u00eb provinc\u00ebn e tij, po deri nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. Po si ta besosh k\u00ebt\u00eb p\u00ebrball\u00eb nofk\u00ebs \u201cbajraktar\u201d me t\u00eb cil\u00ebn PP-ja i njollosi k\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb komb\u00ebtar\u00eb n\u00eb fjalime politike, monografi, filma etj. Reaksionare ishte shpallur gjith\u00e7ka q\u00eb nuk ishte bolshevike dhe nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb lufta kund\u00ebr shqiptar\u00ebve \u201crekasionar\u00eb\u201d zgjati sa dy luft\u00ebrat bot\u00ebrore t\u00eb marra s\u00eb bashku. N\u00eb qoft\u00eb se Prek\u00eb Cali do t\u00eb ishte vrar\u00eb para se t\u00eb \u201chynte Partia\u201d kishte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb atdhetar i kulluar. Mir\u00ebpo ai guxoi e i doli para Mehmet Shehut dhe ky ishte nj\u00eb \u201cgabim\u201d fatal i tij. Ai mbase nuk e dinte se komandanti i Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb kishte masakruar 67 fshatar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Myzeqe. Prek\u00eb Cali kishte mundur t\u00eb mbijetonte si \u201cmbret\u201d i Kelmendit, duke patur Shqip\u00ebria mbret dhe i ndalua ta ushtronte k\u00ebt\u00eb atribut ende pa u vendosur pushteti i Enver Hoxh\u00ebs. Nuk kishte arsye q\u00eb krer\u00ebt e maleve t\u00eb mos ishin aleat\u00eb t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb do ta vler\u00ebsonte rezistenc\u00ebn historike t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj pushtimeve \u201cpa dallim krahine, feje dhe ideje\u201d, p\u00ebrfshi dhe at\u00eb antifashiste, por jo duke e shtrir\u00eb nd\u00ebshkimin ideologjik mbi klerin katolik, fiset mal\u00ebsore, sht\u00ebpit\u00eb e para, krahinat etj. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebt u ndan\u00eb sipas deviz\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave n\u00eb \u201cpatriot\u00eb\u201d dhe \u201creaksionar\u00eb\u201d, nj\u00eb ndarje thell\u00ebsisht artificiale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb varg pyetjesh do t\u00eb meritonin p\u00ebrgjigje p\u00ebrm\u00ebs analiz\u00ebs s\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ndodhi pas Luft\u00ebs. A mund t\u00eb flitet p\u00ebr autoritet t\u00eb shtetit kur goditja e grupeve armiq\u00ebsore brenda kupol\u00ebs s\u00eb regjimit nis me Zef Mal\u00ebn e Grupeve Komuniste e vazhdon dhe pas dyzet vitesh me vet\u00ebvrasjen politike t\u00eb ish-kryeministrit represiv? A thua nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb rezistenca antikomuniste e pasluft\u00ebs zgjati thuajse nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar? Vlerat antifashiste i mbrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, edhe nacionalist\u00ebt, q\u00eb luftuan vet\u00eb kund\u00ebr fashizmit, por q\u00eb nacional\u00e7lirimtar\u00ebt ua mohuan k\u00ebt\u00eb kontribut, duke mos i konsideruar dhe ata si \u00e7lirues. Sa her\u00eb i qasemi kesaj teme na vjen nd\u00ebrmend nj\u00eb nacionalist i njohur, Ndue Zef Ndoci i, i cili pas 90-s na thoshte n\u00eb kull\u00ebn e tij n\u00eb Spa\u00e7 se kishte luftuar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Burrelit, nj\u00eblloj si partizan\u00ebt, por si shp\u00ebrblim p\u00ebr antifashizmin e tij n\u00eb 50-n ishte detyruar t\u00eb arratisej me gjith\u00eb v\u00eblla n\u00eb Gjermani, kurse antifashist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nacionalist\u00eb kishin mbushur burgjet e dikatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb ta shohin historin\u00eb bardh\u00eb e zi. Nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb sidomos mbi periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pas Luft\u00ebs. Nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundime shkencore duke u fokusuar t\u00eb ngjarjet kulmore rast\u00ebsisht. T\u00eb mos ishte ajo puna e kull\u00ebs s\u00eb Prek\u00eb Calit nuk do t\u00eb ishte kujtuar kush p\u00ebr figur\u00ebn e tij. Mund t\u00eb ishte Akademia e Shkencave q\u00eb ta udh\u00ebhiqte procesin studimor rivler\u00ebsues, por ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb institucionale. Politika jo e jo. Tranzicioni ka treguar se qasjet k\u00ebsodore partit\u00eb i p\u00ebrdorin p\u00ebr interesat e veta elektorale, duke i kthyer n\u00eb debate shterp\u00eb. At\u00ebher\u00eb kush? Universitetet, institucionet e pavarura akademike? Ndoshta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Prek\u00eb Cali nuk kuptohet, ngaq\u00eb nuk ishte thjesht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb mal\u00ebsie, por nj\u00eb tribun i llojit t\u00eb vet, q\u00eb me nj\u00eb kushtrim mblidhte n\u00eb log t\u00eb kuvendit a n\u00eb vij\u00ebn e kufirit \u201cburr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prij\u00ebsi i Vermoshit dhe i mbar\u00eb Kelmendit \u00ebsht\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6833,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6832","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6832"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6832\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6834,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6832\/revisions\/6834"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6833"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}