{"id":6807,"date":"2017-09-13T18:52:46","date_gmt":"2017-09-13T18:52:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6807"},"modified":"2017-09-13T18:52:46","modified_gmt":"2017-09-13T18:52:46","slug":"pjeter-arbnori-shkrimtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6807","title":{"rendered":"PJET\u00cbR ARBNORI \u2013 SHKRIMTAR"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/AGRON-TUFA-3.png\" rel=\"attachment wp-att-6809\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6809\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/AGRON-TUFA-3.png\" alt=\"AGRON TUFA 3\" width=\"182\" height=\"184\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/AGRON-TUFA-3.png 182w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/AGRON-TUFA-3-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 182px) 100vw, 182px\" \/><\/a>Agron Tufa<\/strong><\/p>\n<p>Kur bie fjala p\u00ebr Pjet\u00ebr Arbnorin shpesh mendoj, se ky njeri i paqt\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, i pathyesh\u00ebm e durimtar u largua nga kjo jet\u00eb me nj\u00eb far\u00eb pengu: t\u00eb qen\u00ebt e tij Shkrimtar, pik\u00ebrisht Shkrimtar me germ\u00eb t\u00eb madhe. Askush nuk u mor kurr\u00eb seriozitetin me k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb personalitetit t\u00eb tij. <!--more-->As ai vet\u00eb (n\u00eb kuptimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij). Nuk e motr\u00ebn seriozisht ata q\u00eb duhet dhe mund ta merrnin, p\u00ebr nj\u00eb shkak banal e t\u00eb pafalsh\u00ebm: nuk e lexuan fare! P\u00ebrve\u00e7 disa parath\u00ebnieve t\u00eb zbehta, ndonj\u00eb recensioni sip\u00ebrfaq\u00ebsor, apo sh\u00ebnimi gazete, vepra q\u00eb botoi Arbnori, e t\u00ebra n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij, nuk u lexua si duhet, nuk u shp\u00ebrnda, nuk u studiua profesionalisht, me nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vet\u00ebm \u2013 lib\u00ebrthin e profesorit t\u00eb \u201cLa Sapienzas\u201d, Giuseppe Gradilone me titullin \u201cPjet\u00ebr Arbnori \u2013 shkrimtar\u201d.<br \/>\nPor \u00ebndrra e tij e shkrimtaris\u00eb ka qen\u00eb e hershme, si\u00e7 pohon Arbnori n\u00eb dhjetra intervista. T\u00eb b\u00ebhej shkrimtar, ishte superideja e tij, q\u00eb n\u00eb vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, e cila nxjerr krye e drojtur n\u00eb flet\u00ebt e romanit m\u00eb t\u00eb bukur e m\u00eb autobiografik t\u00eb shkrimtarit &#8211; &#8220;Sht\u00ebpia e mbetur p\u00ebrgjys\u00ebm&#8221;. Shkrimtaria p\u00ebr Pjet\u00ebr Arbnorin ishte e mbeti nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e flakt\u00eb, nj\u00eb mit, q\u00eb nuk reshti kurr\u00eb, as n\u00eb rethanat m\u00eb ekstreme t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb qelit\u00eb dhe burgjet e komunizmit. Profesor Gradilone b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrqasje midis itinerarit motivues n\u00eb jet\u00eb midis shkrimtarit Ismail Kadare me pik\u00ebnisjen nga let\u00ebrsia te liria &#8230; (ka qen\u00eb let\u00ebrsia q\u00eb m\u00eb udh\u00ebhoqi drejt liris\u00eb, e jo liria drejt let\u00ebtsis\u00eb), &#8211; at\u00ebher\u00eb, Pjet\u00ebr Arbnori, sipas Gradilones, ka ndjekur rrug\u00ebn e kund\u00ebrt: ka qen\u00eb lufta p\u00ebr liri, ajo q\u00eb e \u00e7oi tek let\u00ebrsia, ajo q\u00eb e frym\u00ebzoi dhe i dha kuptim: nj\u00eb koherenc\u00eb shembullore njer\u00ebzore dhe artistike&#8230;\u201d<br \/>\nSecila vep\u00ebr letrare e Pjet\u00ebr Arbnorit ka nj\u00eb histori t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative nj\u00eb &#8220;korniz\u00eb&#8221; q\u00eb e shoq\u00ebron shkrimtarin, atje ku let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pamundur se kurr\u00eb t\u00eb shkruhet dhe ku shnd\u00ebrrohet n\u00eb sfid\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb.<br \/>\nKur u b\u00eb i mundur botimi i veprave t\u00eb shkrimtarit n\u00eb liri, kishte ngjar\u00eb paradoksi i legjend\u00ebs s\u00eb personalitetit t\u00eb tij. Vepr\u00ebn e tij nuk e pengon m\u00eb diktatura, por vet\u00eb legjenda e personalitetit t\u00eb tij, personalitet q\u00eb gjithmon\u00eb e ka eklipsuar vepr\u00ebn. Pjet\u00ebr Arbnori perceptohej me t\u00eb drejt\u00eb si &#8220;Mandela i burgjeve t\u00eb komunizmit&#8221;, politikani dhe kryeparlamentari, nj\u00eb ikon\u00eb origjinale e triumfit t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs, nd\u00ebrkaq q\u00eb novelat e romanet e tij u kundruan si nj\u00eb &#8220;desert&#8221; ekzotik, q\u00eb p\u00ebrplot\u00ebsonin dhe theksonin an\u00ebn publike e politike t\u00eb personalitetin e tij.<br \/>\nPrandaj lexuesit dhe studiuesit e let\u00ebrsis\u00eb, shijuesit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb proz\u00ebs artistike t\u00eb Pjet\u00ebr Arbnorit, i duhet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb barrierash t\u00eb imazhit publik t\u00eb autorit, me t\u00eb cilat, fal\u00eb asociacioneve p\u00ebrtace \u00ebsht\u00eb mjegulluar autori si Saturni me unazat. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb kakofonin\u00eb dhe peisazhin e rr\u00ebmujsh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs, pasoi nj\u00eb \u201cbum\u201d sensacionesh e zbulimesh, zhurmnaja artificiale e patetike, q\u00eb e shp\u00ebrqendruan v\u00ebmendjen nga ai repertor letrar q\u00eb sapo kishte dal\u00eb prej burgut. Vet\u00ebm pasi lexuesi t\u2019u jet\u00eb shmangur barrierave me stereotipe t\u00eb gatshme mbi shkrimtarin, ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shijoj\u00eb proz\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb artistike t\u00eb nj\u00eb mjeshtri t\u00eb rr\u00ebfimit, t\u00eb nj\u00eb mjeshtri q\u00eb ka gjuh\u00eb, stil e ide, e mbi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb forc\u00eb \u00ebnd\u00ebrruese dhe ethe k\u00ebrkimi, deri sa heroi prek fundin e labirintit, apo kap maj\u00ebn e triumfit. N\u00eb koh\u00ebn e studimeve t\u00eb mia kur kishte dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb i pari lib\u00ebr i Arbnorit, novela \u201cKur dynden viking\u00ebt\u201d, shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb mi i habiti fakti, se pse nj\u00eb i burgosur, kampion q\u00ebndrese, nj\u00eb Mandel\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nuk flet aspak n\u00eb librin e tij mbo vuajtjet, torturat, mbijetes\u00ebn, kalvarin. \u00c7\u2019i duhej z. Arbnori nj\u00eb narrativ\u00eb, sado dramatike dhe akulluese, e revanshit t\u00eb dhunsh\u00ebm naziskin n\u00eb Gjermanin\u00eb e Hitlerit, kur t\u00eb gjith\u00eb shkrimet e t\u00eb sapodal\u00ebve nga burgjet e kampet e internimit shpalosin menj\u00ebher\u00eb plag\u00ebt (me gjith\u00eb alegorit\u00eb e n\u00ebnkuptuara per diktatur\u00ebn)? Un\u00eb mendoj se n\u00eb t\u00eb gjitha situatat Pjet\u00ebr Arbnori ka b\u00ebr\u00eb let\u00ebrsi, pavar\u00ebsisht se l\u00ebnda e p\u00ebrjetimeve jan\u00eb po ato burgje, me lloza e mure, po ato njer\u00ebz t\u00eb privuar nga \u00e7do mir\u00ebkuptim njer\u00ebzor i hetuesve, drejtor\u00ebve e polic\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimit. Ve\u00e7se zhanri i shkrimtarit Arbnori, mjetet e tij, arsenali i instrumentave gjuh\u00ebsor\u00eb, jan\u00eb mjete m\u00eb t\u00eb larta se konfesionet e memuaristik\u00ebs, me tonin e pashmangsh\u00ebm ekszibicionist t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb.<br \/>\nVet\u00ebm pasi lexuesi ta ket\u00eb \u00e7liruar veten nga barrierat e imazhit stereotip: \u201cPjet\u00ebr Arbnori, &#8211; legjenda e burgjeve t\u00eb komunizmit, \u201cMandela shqiptar\u201d, plaku i urt\u00eb i parlamentit etj, &#8211; vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb shijuesi i let\u00ebrsis\u00eb zbulon nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb magjepsur, t\u00eb gjall\u00eb, mistike, t\u00eb vrullshme, t\u00eb brisht\u00eb e t\u00eb dhunshme, mizore e delikate, nostalgjike e ngash\u00ebryese, nj\u00eb bot\u00eb pa kufinj kohor\u00eb e hap\u00ebsinore. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb lexuesi m\u00ebsohet ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb letrare ndjenjash, idesh e utopish, vegimesh e \u00ebnd\u00ebrrimesh, me syt\u00eb e pastruar nga \u00e7do urrejtje. Librat jan\u00eb tejqyra shpirt\u00ebrore m\u00eb besnike e Arbnorit si shkrimtar\u00eb dhe personalitet. M\u00eb k\u00ebto tejqyra ne mund ta kundrojm\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrmes shpirtit t\u00eb tij t\u00eb ngarkuar me barr\u00ebt e brengave shqiptare; lente t\u00eb nj\u00eb shpirti fluid e infantil, q\u00eb nuk rresht s\u00eb \u00ebnd\u00ebrruari n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs dhe sublimes edhe n\u00eb zgavr\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb Hadit.<br \/>\nGjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb gjata t\u00eb burgut shkrimtari e ka vet\u00ebprojektuar \u00ebndrr\u00ebn e liris\u00eb fal\u00eb gjymtyr\u00ebs s\u00eb st\u00ebrlasht\u00eb kreative \u2013 imagjinat\u00ebs: mur\u00ebt e qelis\u00eb sh\u00ebmben dhe nisin aventurat, vegimet, idilet, hap\u00ebsirat e pamata gjeografike e kulturore, nga plazhet, tek popujt e ndrysh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb e histori. Jehona e brendshme e shkrimtarit k\u00ebrkon t\u00eb zgjeroj\u00eb zot\u00ebrimet rrath\u00ebt interferent\u00eb t\u00eb mendimit, t\u00eb zgjeroj mund\u00ebsit\u00eb e liris\u00eb. \u201c Ka dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e mundimshme, por m\u00eb efikase. Zgjerimi i liris\u00eb n\u00eb veten t\u00ebnde, n\u00eb mendjen dhe n\u00eb shpirtin t\u00ebnd. Kjo b\u00ebhet me an\u00ebn e pun\u00ebs serioze intelektuale, me an\u00eb t\u00eb mendimit, t\u00eb diskutimit dhe t\u00eb shkrimit\u201d \u2013 thot\u00eb shkrimtari n\u00eb memuaret e tij.<br \/>\nShkrimtari Arbnori ia doli t\u00eb arratiset me \u201ckrah\u00ebt e liris\u00eb\u201d. Imagjinata artistike, qoft\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e p\u00ebrkthimit, qoft\u00eb strehimin n\u00eb epokave t\u00eb larg\u00ebta historike u b\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e p\u00ebrhershme e diskurseve alegorike paralele, duke n\u00ebnkuptuar p\u00ebrqasjet etike, morale e politike me t\u00eb tashmen e shkrimtarit. Arratit\u00eb e shkrimtarit jan\u00eb t\u00eb jashtme si konvencione (\u201cKur dynden viking\u00ebt\u201d; \u201cE bardha dhe e zeza\u201d; \u201cBrajtoni \u2013 nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb e larg\u00ebt\u201d), romane aluduese me natyr\u00ebn e r\u00ebgjimit stalinist shqiptar, ku realet gjermane, afrikane apo irlandeze mund t\u2019i shp\u00ebrngul\u00ebsh n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb asfiksuese socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb izoluar. Arratit\u00eb e brendshme krijojn\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb tjet\u00ebr mbi idilet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb (\u201cSht\u00ebpia e mbetur p\u00ebrgjys\u00ebm\u201d), idila midis horrorit dhe survejimit n\u00eb kamp (\u201cVdekja e G\u00ebbelsit\u201d), arratia n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb idealeve n\u00eb historin\u00eb e hershme mesjetare (\u201cMugujt e mesjet\u00ebs\u201d), apo n\u00eb historin\u00eb e agut t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare (\u201cVorbulla\u201d). Llojet e arrative nd\u00ebrlikohen me vegime \u00ebnd\u00ebrronj\u00ebse (\u201cBukuroshja me hijen\u201d) dhe n\u00eb nj\u00eb sag\u00eb t\u00eb vog\u00ebl rezistence e dinjiteti t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb re, n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave njer\u00ebzore sipas nj\u00eb kodi moral t\u00eb pashkruar (\u201cE panjohura\u201d).<br \/>\nGjuha e proz\u00ebs s\u00eb Pjet\u00ebr Arbnorit \u00ebsht\u00eb e pasur, jo thjesht n\u00eb rrafshin leksikor e leksiko-gramatikor, gjith\u00eb idioma t\u00eb gjalla nga goj\u00ebfoljet shkodrane. Megjithat\u00eb, fjala si materie krijuese n\u00eb pen\u00ebn e Arbnorit nuk sforcohet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb manier\u00eb. Nuk b\u00ebhet obsesion m\u00eb vete. Ajo ruan harmonin\u00eb e natyrshme t\u00eb intonacionit t\u00eb rr\u00ebfimit, q\u00eb vjen e shtohet prajsh\u00ebm p\u00ebrshtat me situatat apo me gjendjet psiko-emocionale t\u00eb heronjve. Ligj\u00ebrimi emotiv, ruhet ekskluzivisht n\u00eb replika dhe dialogje.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn familjarizohesh q\u00eb n\u00eb paragrafine par\u00eb, sepse tekefundit, m\u00ebnyra si p\u00ebrdoret ajo n\u00eb tekstin letrar dhe \u00ebsht\u00eb Stili. E stili i Arbnorit \u00ebsht\u00eb i kthjell\u00ebt, jo i thjesht\u00eb (nuk ekziston komplimenti \u201ce thjesht\u00eb\u201d si kategori n\u00eb krijimin artistik). Sintaks\u00eb e kthjell\u00ebt, e rrjedhshme, e organizuar n\u00eb periudha adekuate sipas diafragm\u00ebs, natyrsh\u00ebm, sa m\u00eb natyrsh\u00ebm. Fjalia nis e thjesht\u00eb, bashk\u00ebrendit\u00ebse ose e shkurt\u00ebr fare, gjith\u00eb ankth e tension. M\u00eb s\u00eb shpeshti mbizot\u00ebron periudha e gjat\u00eb e fjalis\u00eb, analitike e p\u00ebrshkrimore, q\u00eb rrok e shtjellon argumenta apo analogji t\u00eb holla shpirt\u00ebrore. Nj\u00eb evoluim stilistik p\u00ebr kah fjalit\u00eb e gjata verehet n\u00eb romanin e fundit dhe m\u00eb i v\u00ebllimshmi n\u00eb opusin e veprave t\u00eb Arbnorit \u2013 \u201cBrajtoni \u2013 nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb e larg\u00ebt\u201d.<br \/>\nAjo q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb stil e sintaks\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt t\u00eb Arbnorit \u00ebsht\u00eb mungesa e \u00e7do patetizmi. Dialogjet variojn\u00eb nga shpalimet e karaktereve, tek ve\u00e7orit\u00eb e situatave me doza ironie, grotesku apo humori t\u00eb zi.<br \/>\n(- \u201cKur v\u00ebn\u00eb marrshe n\u00eb radio, ta dini se k\u00ebta e kan\u00eb pun\u00ebn keq! \u2013 thoshte gjithnj\u00eb nj\u00eb \u00e7am, q\u00eb b\u00ebnte be tri her\u00eb n\u00eb dit\u00eb se ishte vlonjat. \u2013 \u201cVdekja e G\u00ebbelsit\u201d)<br \/>\nGjithsesi dominante e stilit t\u00eb Arbnorit \u00ebsht\u00eb konciziteti, penelata e shpejt\u00eb dhe e sakt\u00eb, asgj\u00eb e mbingarkuar, q\u00eb nuk i sh\u00ebrben paraqitjes. Mbizot\u00ebron p\u00ebrshkrimi i personazheve (veshjeve, tipareve), i shenjave dalluese t\u00eb pamjes dhe karakterit. T\u00eb gjitha k\u00ebto element\u00eb tregojn\u00eb se shkrimtari Pjet\u00ebr Arbnori ka qen\u00eb nj\u00eb nostalgjik i thekur i romanit t\u00eb madh realist t\u00eb shekullit XX. N\u00eb fakt n\u00eb disa vepra e kryesisht tek \u201cSht\u00ebpia e mbetur p\u00ebrgjysm\u00eb\u201d, ndeshim p\u00ebrftesat e notave t\u00eb buta e nostalgjike t\u00eb stilit dikensian.<br \/>\nProza romanore e Pjet\u00ebr Arbnorit, edhe pse ajo nuk arriti t\u00eb komunikonte n\u00eb koh\u00ebn e vet me lexuesin, paraqet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pranin\u00eb e fort\u00eb t\u00eb shkrimit realist, por t\u00eb nj\u00eb realizmi t\u00eb p\u00ebrthyer n\u00eb p\u00ebrvojat e shek. XX, si neoromantazmi dhe neorealizmi, ndon\u00ebse Prof. Gradilone k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb \u201cverizmin\u201d e Xhovani Verg\u00ebs (\u201cFamilja e Malavolajve\u201d) apo t\u00eb Manxonit. Korpusi realist i vepr\u00ebs s\u00eb Arbnorit si faktografi letrare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe t\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebr shkakun e njohur t\u00eb munges\u00ebs katastrofike t\u00eb k\u00ebtij formacioni shkrimor. Po, ne kemi pasur \u201crealiz\u00ebm socialst\u201d, po jo realiz\u00ebm. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb vepre t\u00eb Petro Markos, ne nuk kemi shkrimtar\u00eb apo shkrim realist. Vepra romanore e Pjet\u00ebr Arbnorit mbush nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh letrar t\u00eb pas vitit \u201960 n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb shkrimit realist. Dhe ralizmi \u00ebsht\u00eb faza e pjekuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Tufa Kur bie fjala p\u00ebr Pjet\u00ebr Arbnorin shpesh mendoj, se ky njeri i paqt\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, i pathyesh\u00ebm e durimtar u largua nga kjo jet\u00eb me nj\u00eb far\u00eb pengu: t\u00eb qen\u00ebt e tij Shkrimtar, pik\u00ebrisht Shkrimtar me germ\u00eb t\u00eb madhe. Askush nuk u mor kurr\u00eb seriozitetin me k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb personalitetit t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6807"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6807\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6810,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6807\/revisions\/6810"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}