{"id":6790,"date":"2017-08-28T10:53:11","date_gmt":"2017-08-28T10:53:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6790"},"modified":"2017-08-28T10:53:26","modified_gmt":"2017-08-28T10:53:26","slug":"nikolle-skana-inxhinieri-qe-sfidoi-diktaturen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6790","title":{"rendered":"NIKOLL\u00cb SKANA, INXHINIERI Q\u00cb  SFIDOI DIKTATUR\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Nikolle-Skana.png\" rel=\"attachment wp-att-6791\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6791\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Nikolle-Skana-229x300.png\" alt=\"Nikolle Skana\" width=\"229\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Nikolle-Skana-229x300.png 229w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Nikolle-Skana.png 235w\" sizes=\"auto, (max-width: 229px) 100vw, 229px\" \/><\/a>NIKOLL\u00cb SKANA, INXHINIERI Q\u00cb<\/p>\n<p>SFIDOI DIKTATUR\u00cbN<\/p>\n<p><strong>\u00a0&#8211; Profili i nj\u00eb disidenti t\u00eb pavler\u00ebsuar &#8211;<\/strong><\/p>\n<p>Ing. MARK ZEFI, Piacenza, Itali<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koha ndjek sensin e s\u00eb ardhmes, kujtesa rikthehet her\u00eb mbas here n\u00ebp\u00ebr skutat e s\u00eb shkuar\u00ebs, ashtu si\u00e7 shfletojm\u00eb nj\u00eb, dy apo disa her\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb kemi lexuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke riprodhuar ngjarje, \u00e7aste g\u00ebzimi apo hidh\u00ebrimi, por edhe individ\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden p\u00ebr vepra<!--more--> njer\u00ebzore e intelektuale. N\u00eb oazin e larmish\u00ebm t\u00eb kujtimeve tona, secili prej nesh ve\u00e7on at\u00eb \u00e7ka i duket m\u00eb e vlefshme dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse p\u00ebr kumunitetin n\u00eb t\u00eb cilin rron.<\/p>\n<p>Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, p\u00ebrmes k\u00ebtyre radh\u00ebve, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb nxjerrim nga honet e s\u00eb kaluar\u00ebs nj\u00eb p\u00ebrsonazh pak ose aspak t\u00eb p\u00ebrmendur deri tani, i cili u p\u00ebrball\u00eb me dinjitet me diktatur\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve dhe pik\u00ebpamjeve t\u00eb tij kund\u00ebr saj. Kur nderohen me tituj nderi qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe t\u00eb p\u00ebrfolur si t\u00eb kompromentuar me regjimin e kaluar, e jo individ\u00eb t\u00eb till\u00eb elitar\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb zyrave t\u00eb shtetit jan\u00eb t\u00eb ndikuara nga faktor\u00eb subjektiv\u00eb. I pashpjeguesh\u00ebm mbetet fakti q\u00eb intelektual\u00ebve q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegj\u00ebs e deri jet\u00ebn e tyre p\u00ebr lirin\u00eb e lumturin\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, brilant\u00eb p\u00ebr nga dituria, model p\u00ebr nga sjellja qytetare dhe edukata, t\u00eb spikatur profesionalisht, nuk iu p\u00ebrmendet emri sikur t\u00eb mos ken\u00eb ekzistuar kurr\u00eb. Nj\u00eb i till\u00eb, q\u00eb nuk k\u00ebrkohet talent p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb portretin, t\u00eb\u00a0 cilin\u00a0 e ka mbuluar pluhuri i harres\u00ebs, \u00ebsht\u00eb inxhinieri i shfryt\u00ebzim-p\u00ebrpunim drurit n\u00eb Mirdit\u00eb, Nikoll Skana. I lindur 3.9.1952 n\u00eb nj\u00eb familje intelektuale dhe me tradita t\u00eb hershme, si\u00e7 njihet familja Skana, n\u00eb fshatin Masht\u00ebrkor t\u00eb Oroshit, mbas arsimit 8-vje\u00e7ar n\u00eb vendlindje, mbaroi gjimnazin \u201cBardhok Biba\u201d n\u00eb qytetin e Rr\u00ebshenit, ku u rradhit nd\u00ebr dy &#8211; tre\u00a0 nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb matur\u00ebs 71. Kujtesa e qytetar\u00ebve mirditor\u00eb e portretizon q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e tij si nj\u00eb individ me tipare fisnike, jo vet\u00ebm p\u00ebr pamjen e tij t\u00eb hijshme, gjithnj\u00eb i buz\u00ebqeshur dhe me nj\u00eb shikim engj\u00ebllor, po se mbi t\u00eb gjitha ishte me nj\u00eb formim kulturor q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij. Nikolla fliste rrall\u00eb n\u00eb mjediset shoq\u00ebrore, gjithnj\u00eb me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe duke e ilustruar at\u00eb \u00e7far\u00eb thoshte me shembuj e mb\u00ebshtetur n\u00eb argumente. Nuk e prishte kurr\u00eb gjakun me njer\u00ebzit n\u00eb \u00e7do lloj rrethane t\u00eb ishte dhe fjalori i tij ishte gjithnj\u00eb korrekt. Kur tregonte ndonj\u00eb ndodhi apo subjekt jet\u00ebsor, shprehej me aq sqim\u00eb sa t\u00eb gjith\u00eb e ndiqnin me admirim. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb filmat n\u00eb kinema shfaqeshin n\u00eb dy pjes\u00eb, sepse aparutart ishin primitive. N\u00eb mbarim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb, apo kur q\u00ebllonte q\u00eb k\u00ebputej shiriti i filmit, ndizeshin dritat p\u00ebr pes\u00eb minuta ose m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb nisnim p\u00ebshp\u00ebritjet me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa ai nxirrte librin nga xhepi i xhaket\u00ebs kur ishte dim\u00ebr apo posht\u00eb k\u00ebmish\u00ebs n\u00eb stin\u00ebt e nxehta dhe lexonte deri sa rifillonte shfaqja e filmit. Ishte shum\u00eb i pasionuar pas literatur\u00ebs artistike, ve\u00e7an\u00ebrisht romaneve. Si pinioll i nj\u00eb familje t\u00eb cil\u00ebn partia shtet nuk e kishte me sy t\u00eb mir\u00eb, megjith\u00ebse u rradhit me nx\u00ebn\u00ebsit ekselent\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb tij, nuk iu dha e drejta t\u00eb ndjek\u00eb studimet e larta n\u00eb nj\u00eb nga deg\u00ebt e preferuara t\u00eb koh\u00ebs, si inxhinieria mekanike, apo ajo e nd\u00ebrtimit, mjek\u00ebsia, shkencat e natyr\u00ebs, le pastaj juridik apo filozofi, por u d\u00ebrgua nj\u00eb deg\u00eb e \u201cdor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d, si\u00e7 ishte ajo e industris\u00eb s\u00eb drurit. Duke e konsideruar me origjin\u00eb fshatar i mes\u00ebm, sipas klasifikimeve t\u00eb asaj kohe, edhe pse vinte nga nj\u00eb familje me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e me t\u00eb ardhura t\u00eb pakta, do t\u00eb paguante pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind t\u00eb shpenzimeve studentore. Edhe n\u00eb fakultetin e Pyjeve vazhdoi t\u00eb ishte po ai temperament i qet\u00eb, simpatik, i thjesht\u00eb, i edukuar e gjithnj\u00eb lexues i librit jasht\u00ebshkollor, i dh\u00ebn\u00eb pas gjuh\u00ebs fr\u00ebnge, teksa gjuh\u00ebn italiane dhe at\u00eb spanjolle i kishte m\u00ebsuar paralelisht q\u00eb kur ishte n\u00eb gjimnaz.<\/p>\n<p>E mbaroi fakultetin e Pyjeve n\u00eb vitin 1976 me rezultate t\u00eb larta, duke u rreshtuar me student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. U caktua inxhinier n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pyjeve Mirdit\u00eb. Mbas nj\u00eb viti pun\u00eb n\u00eb sektorin e shfryt\u00ebzimit n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr, pran\u00eb qytetit Rr\u00ebshen, e d\u00ebrguan inxhinier n\u00eb sektorin e larg\u00ebt Kumbull t\u00eb Kurbneshit. Edhe pse n\u00eb kushte tejet t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat q\u00eb gjendeshin sektor\u00ebt e sharrave n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, inxhinieri i ri Nikoll\u00eb Skana u p\u00ebrshtat shpejt, duke fituar simpatin\u00eb dhe respektin e mas\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. Mir\u00ebpo njeriut t\u00eb ditur me nj\u00eb nivel intelektual jo t\u00eb zakont\u00eb, p\u00ebr shkak se vinte nga nj\u00eb familje me biografi politike t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr nomenklatur\u00ebn e kuqe, i duhej ndalur vazhdim\u00ebsia, karriera. I \u201cdeleguan\u201d njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i ofronin miq\u00ebsi dhe sipas porosive t\u00eb operativ\u00ebve t\u00eb Sigurimit do t\u00eb hapnin biseda me tema te caktuara politike. Ishte e kuptueshme se n\u00eb ato kushte aspak komode p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri 26-27 vje\u00e7ar, inxhinieri do ta pranonte pa asnj\u00eb paragjykim miq\u00ebsin\u00eb e ofruar nga ata njer\u00ebz hije. Duke mos patur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij keqdashje apo djallzi, si mendje e lir\u00eb, ra pre ne at\u00eb kurth q\u00eb fort mir\u00eb dinin ta p\u00ebrgatisnin sigurimsat e bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tyre. Mendimet e tij kurajoze e me shkall\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb njohjeje sociale e politike, u interpretuan sipas q\u00ebllimit godit\u00ebs q\u00eb kishte Sigurimi ndaj tij. K\u00ebshtu n\u00eb vitin 1980 e arrestuan me buj\u00eb. Kreu i hetuesis\u00eb i asaj periudhe n\u00eb Mirdit\u00eb, nj\u00eb ekstremist q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk dha llogari, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb shprehur ekspertit pyjor \u00a0(GJ.P.) t\u00eb ardhur nga NPD-ja Fush\u00eb -Arr\u00ebz: \u201cDeri para nj\u00eb muaj ka rezistuar. Por kur ia p\u00ebrdrodha hekurat\u2026 u dur\u00ebzua dhe pranoi se th\u00ebniet e tij i kishte patur me q\u00ebllim armiq\u00ebsor kund\u00ebr Partis\u00eb dhe shokut Enver\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb gjyqin, q\u00eb zgjati tre dit\u00eb, me nj\u00eb q\u00ebndrim burr\u00ebror t\u00eb papar\u00eb, me terma filozofike e pa iu dridhur z\u00ebri, Nikolla mbrojti pik\u00ebpamjet e tij, duke pohuar se gjith\u00e7ka kishte shprehur ishin bindjet e tij, q\u00eb vinin si rrjedhime logjike t\u00eb analiz\u00ebs q\u00eb iu kishte b\u00ebr\u00eb ngjarjeve t\u00eb koh\u00ebs, duke deklaruar para qindra qytetar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, q\u00eb d\u00ebgjonin dhe jasht\u00eb sall\u00ebs me aroparlant, se nuk kishte as dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se s\u00eb af\u00ebrmi ato pik\u00ebpamje do t\u00eb b\u00ebheshin realitet. \u201cNuk do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kur komunizmi nuk do t\u00eb jet\u00eb ma rend n\u00eb fuqi\u201d \u2013 u shpreh Nikolla para trupit gjykues n\u00eb fillimver\u00ebn e vitit 1981. Me argumente bind\u00ebse deklaroi se parimi i Leninit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e socializmit bazuar vet\u00ebm n\u00eb forcat e veta \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb shkat\u00ebrrimtar i mir\u00ebqenies s\u00eb popujve q\u00eb e ka p\u00ebrshpejtuar fundin e socializmit si rend ekonomik i d\u00ebshtuar. \u201cNj\u00eb mbr\u00ebmje duke riparuar nj\u00eb motorsharr\u00eb polake, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm i thjesht\u00eb, vura re se karburatori mbante stamp\u00ebn \u201cMade in USA\u201d. Kur Polonia q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i madh e shum\u00eb m\u00eb i zhvilluar nga ne bashk\u00ebpunon me Amerik\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ne \u00e7far\u00eb suksesesh mund t\u00eb arrijm\u00eb duke mos bashk\u00ebpunuar me vendet e zhvilluara?\u201d &#8211; vijoi inxhinieri pyjor me fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb akt- akuz\u00ebs. Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb kryegjyqtarit n\u00ebse ndjehej i penduar p\u00ebr ato mendime heretike q\u00eb kishte shprehur, ai iu p\u00ebrgjigj: \u201cNuk gjej arsye t\u00eb jem i penduar p\u00ebr bindjet e mija. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur nuk i shkaktojn\u00eb d\u00ebm asnjeriu. Un\u00eb kam bindjen se fjala duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb\u201d. Kur u pyet n\u00eb fundin e seanc\u00ebs se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte, m\u00ebshir\u00eb apo drejt\u00ebsi, mbas nj\u00eb heshtjeje t\u00eb shkurt\u00ebr u shpreh: \u201cK\u00ebrkoj drejt\u00ebsi!\u201d I kujtoj k\u00ebto e t\u00eb tjera si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb gjyq ku ai shk\u00eblqeu dhe diktatura u tulat. Inxhnier Skana u d\u00ebnua me 23 vite burg, p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb dhe sabotim n\u00eb ekonomi, edhe\u00a0 pse\u00a0 inxhinier\u00ebt ekspert\u00eb\u00a0 t\u00eb angazhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, d\u00ebshmuan se krimi i sabotimit n\u00eb ekonomi nuk qendronte. Disa nga koleg\u00ebt q\u00eb drejtonin n\u00eb nd\u00ebrmarrje dhe \u201cmiq\u201d t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, i kishin dal\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb gjat\u00eb ballafaqimit n\u00eb hetuesi e dikush i doli d\u00ebshmitar edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Mbas l\u00ebvizjes p\u00ebr liri e t\u00eb drejta njer\u00ebzore t\u00eb vitit \u201890, Nikolla u lirua si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit e nd\u00ebrgjegjes. T\u00eb shumt\u00eb ishin koleg\u00ebt e miqt\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkuan t\u00eb bashkohej me l\u00ebvizjen p\u00ebr demokraci, si njeri me kredibilitet t\u00eb lart\u00eb moral e intelektual, mund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj. Por&#8230; \u201cM\u00eb kan\u00eb thirrur q\u00eb t\u2019i bashkohesha l\u00ebvizjes p\u00ebr demokraci edhe nga ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb d\u00ebnuar(!) Nuk marr dot iniciativa kund\u00ebr vetvetes. Un\u00eb u d\u00ebnova nj\u00eb her\u00eb prej tyre q\u00eb tani m\u00eb premtojn\u00eb demokracin\u00eb. Dy d\u00ebnime prej tyre nuk ia lejoj vetes\u201d, ishte reagimi i tij. P\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e komedis\u00eb politike q\u00eb po luhej p\u00ebr marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr liri e p\u00ebrparim komb\u00ebtar nga t\u00eb ngarkuarit e PPSH, ai iu drejtua emigracioinit n\u00eb Greqi, ku q\u00ebndroi plot kat\u00ebr vite. P\u00ebr inxhinierin q\u00eb kishte vuajtur kalvarin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb torturave n\u00eb hetuesi e n\u00eb burgun e Qaf\u00eb &#8211; Barit, p\u00ebr asnj\u00eb faj t\u00eb kryer nga ana e tij, vet\u00ebm se deklaroi publikisht t\u00eb drejt\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr fjal\u00ebn dhe mendimin e lir\u00eb, n\u00eb ato vite kur shpata e diktatur\u00ebs kosiste jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm, nj\u00eblloj si kosa kur palos barin e njom\u00eb, nuk kishte ndryshuar asgj\u00eb. P\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kishin kontribuar n\u00eb pro\u00e7esin hetimor e at\u00eb gjyq\u00ebsor kund\u00ebr kolegut t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri vazhduan dit\u00eb t\u00eb bardha. K\u00ebta persona t\u00eb komprometuar me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste u zgjodh\u00ebn n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qeverisjes pluraliste. E kur ndonj\u00ebri syresh \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin \u201cqytetar nderi\u201d n\u00eb periudhat n\u00eb vijim, m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se shoq\u00ebria shqiptare ende nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, pa\u00e7ka deklaratave p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrten, q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm fasad\u00eb. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb \u00ebsht\u00eb pandershm\u00ebria e institucioneve t\u00eb shtetit q\u00eb tregohen bujare n\u00eb dh\u00ebnien e titujve t\u00eb nderit apo medaljeve me motivacione t\u00eb ndryshme shpesh t\u00eb glorifikuara, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur lobet politike dhe tarafet e tyre, sideomos kur kjo stuhi dekorimesh v\u00ebrehet n\u00eb prag t\u00eb fushatave t\u00eb\u00a0 zgjedhjeve. Nd\u00ebrsa Nikoll Skan\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebve intelektual\u00eb si ai nuk iu mbetej tjet\u00ebr gjat\u00eb tranzicionit, ve\u00e7se t\u00eb \u201curonin\u201d p\u00ebr titujt e nderit ata q\u00eb iu punuan t\u00eb zez\u00ebn dje.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha subjektet politike t\u00eb\u00a0 pas vitit 90, p\u00ebrfshi edhe disa shoqata ish &#8211; t\u00eb p\u00ebrndjekurish politik\u00eb t\u00eb krijuara prej tyre, u vun\u00eb n\u00eb gar\u00eb fjal\u00ebsh se kush e kush do t\u00eb realizonte m\u00eb mir\u00eb vler\u00ebsimin, integrimin dhe kompensimin e t\u00eb ish-d\u00ebnuarve t\u00eb nd\u00ebrgjegjes nga diktatura. U b\u00ebn\u00eb tubime politike, u hartuan lista bashk\u00ebvuajt\u00ebsish p\u00ebr t\u00eb drejta studimi e bursa p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, u b\u00eb me ngut dh\u00ebnia e titujve t\u00eb nderit p\u00ebr disa syresh, apo e shp\u00ebrbilemeve p\u00ebr vuajtjet gjat\u00eb kryrjes s\u00eb d\u00ebnimit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr intelektualin q\u00eb vezulloi drit\u00eb n\u00eb terrin komunist Nikoll\u00eb Skana nuk u tha asnj\u00eb fjal\u00eb, le pastaj dekorat\u00eb! Nuk u inkurajua istitucioni i Presidentit t\u00eb republik\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb altarin e kombit k\u00ebt\u00eb martir t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, si rrall\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr, sakrifikoi rinin\u00eb e tij, duke shp\u00ebrfillur edhe vdekjen p\u00ebr fjal\u00ebn e mendimin e lir\u00eb. Ndoshta kjo \u201charres\u00eb\u201d e ka baz\u00ebn n\u00eb faktin se ka qen\u00eb antikomunist deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe me kultur\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb per\u00ebndimore. Inxhinier Skana vdiq nga infarkti, q\u00eb nuk i fal zemrat e lodhura nga padrejt\u00ebsia, me 4 shtator t\u00eb vitit 2000 n\u00eb mosh\u00ebn 48-vje\u00e7are, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb bashk\u00ebshorten dhe vajz\u00ebn e tij t\u00eb vetme, q\u00eb rrojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shtator mbush\u00ebn 17 vite q\u00eb Nikolla nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kujtohen vet\u00ebm miqt\u00eb e profesionit dhe familjar\u00ebt. Edhe pse nuk p\u00ebrligjen vonesa t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kujtes\u00ebn, prap\u00eb mundet q\u00eb ka vler\u00eb ajo fjala e urt\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em><strong>Dergoi per Kuvendin: Ndue Dedaj<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NIKOLL\u00cb SKANA, INXHINIERI Q\u00cb SFIDOI DIKTATUR\u00cbN \u00a0&#8211; Profili i nj\u00eb disidenti t\u00eb pavler\u00ebsuar &#8211; Ing. MARK ZEFI, Piacenza, Itali Nd\u00ebrsa koha ndjek sensin e s\u00eb ardhmes, kujtesa rikthehet her\u00eb mbas here n\u00ebp\u00ebr skutat e s\u00eb shkuar\u00ebs, ashtu si\u00e7 shfletojm\u00eb nj\u00eb, dy apo disa her\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb kemi lexuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke riprodhuar ngjarje,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6791,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6790"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6792,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6790\/revisions\/6792"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}