{"id":6746,"date":"2017-08-14T15:07:30","date_gmt":"2017-08-14T15:07:30","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6746"},"modified":"2017-08-14T15:07:30","modified_gmt":"2017-08-14T15:07:30","slug":"shteti-komb-i-shqiptareve-ideali-jone-i-kahmotshem-nacional-shkrim-ne-dy-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6746","title":{"rendered":"SHTETI KOMB I SHQIPTAR\u00cbVE, IDEALI JON\u00cb I KAHMOTSH\u00cbM NACIONAL.  ( shkrim ne dy kohe)"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>SHTETI KOMB I SHQIPTAR\u00cbVE,\u00a0<\/strong><strong>IDEALI JON\u00cb I KAHMOTSH\u00cbM NACIONAL.<\/strong><\/p>\n<p>( shkrim ne dy kohe)<\/p>\n<p><strong><em>Republika e Re panshqiptare faktor paqje e stabiliteti n\u0113 Ballkan.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Azgan-Haklaj1.png\" rel=\"attachment wp-att-6747\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6747\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Azgan-Haklaj1.png\" alt=\"Azgan Haklaj1\" width=\"235\" height=\"288\" \/><\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><strong>Azgan HAKLAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Historia e kombeve t\u00eb civilizuara t\u00eb p\u00ebrendimit ,e atyre q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike jan\u00eb em\u00ebrtuar si fuqit\u00eb e medha, na kujton ne, shqiptar\u00ebve, se vet\u00ebm shteti i nj\u00ebsuar me kombin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr ruajtjen e sovranitetit politik, teritorial e kulturor\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>Shteti komb \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr lirit\u00eb dh\u00eb t\u00eb drejtat e individit, standarte t\u00eb larta t\u00eb mir\u00ebqenies, garant i funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, dinjitetit t\u00eb njeriut, si shprehja m\u00eb e lart\u00eb e vet\u00eb moralit politik e shoq\u00ebror\u00eb t\u00eb nj\u00eb populli e civilizimi.<\/p>\n<p>Liri- Barazi -Vllaz\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb trinia e shenjt\u00eb e Revolucionit Francez, idet\u00eb iluministe t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00eb themel t\u00eb legjislacionit t\u00eb shteteve demokratike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Abraham Linkolni, Garibaldi, Bis Marku, arkitekti i realpolitik\u00ebs, Napoleoni, Katerina e Madhe e Pjetri i Madh jan\u00eb et\u00ebrit themelues t\u00eb shtetit komb dhe modeli politik q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin popujt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb arsye historike nuk kan\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebse i referohemi Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb shohim se p\u00ebrpjekjet e figurave m\u00eb t\u00eb shquara p\u00ebr t\u00eb unifikuar t\u00eb gjitha territoret Iliro-Dardano-Arb\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm datojn\u00eb q\u00eb nga Lasht\u00ebsia. Mbret\u00ebresha Teuta e shtriu sundimin e saj n\u00eb fiset ilire, praktikisht n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb perandorie.<\/p>\n<p>Shteti i Arbrit, Principata e fuqishme e Balshajve e m\u00eb n\u00eb fund shteti i p\u00ebrqendruar i Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), lindur n\u00eb zjarrin e betejave antiosmane, jan\u00eb gur\u00eb kilometrik\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs e t\u00eb vet\u00ebdijes historike dhe asaj komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sot pas nj\u00eb shekulli t\u00eb Shpalljes s\u0113 Pavarsis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shteti dhe Kombi Shqiptar jan\u00eb realitete krejt t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb antagoniz\u00ebm interesash.<\/p>\n<p>Kjo ka ardhur jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha e interesave t\u00eb tyre strategjike, prej ekspansionit ushtarak, ideologjik e kulturor\u00eb t\u00eb armiqve historik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe nga fakti se lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb kur kan\u00eb arritur t\u00eb marrin pushtetin, interesat komb\u00ebtare i ven\u00eb kurdoher\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Disa prej tyre, shpeshher\u00eb i kan\u00eb shitur, me qellimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur sundimin e tyre.<\/p>\n<p>Shteti komb dhe Nacionalizmi, qoft\u00eb dhe n\u00eb trajt\u00ebn e tij m\u00eb moderne t\u00eb Patriotizmit, jan\u0113 etiketuar si dy armiqt\u00eb e p\u00ebrjetsh\u00ebm e t\u00eb rreziksh\u00ebm nga pushtetar\u00ebt e shtetar\u00ebt utilitar\u00eb, pragmatist\u00eb e t\u00eb korruptuar shqiptar\u00eb. Akoma edhe sot pas nj\u00eb shekulli t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb nga historian\u00ebt, politilog\u00ebt, apo nga Akademia e Shkencave, nuk ka asnj\u00eb projekt apo strategji p\u00ebr krijimin e shtetit komb, si nj\u00eb e drejt\u00eb historike, kulturore, e madje hyjnore e shqiptar\u00ebve, popullit m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, m\u00eb homogjen t\u00eb Ballkanit t\u00eb coptuar n\u00eb 5 shtete.<\/p>\n<p>Rilindja Komb\u00ebtare Shqiptare dhe apostujt e saj: De Rada, Pashko Vasa, V\u00ebllezrit Frash\u00ebri e projektuan Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhmes si nj\u00eb shtet komb m\u00eb nj\u00eb Gjuh\u00eb e Flamur\u00eb q\u00eb na la trash\u00ebgim Heroi Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti (Sk\u00ebnderbeu).<\/p>\n<p>P\u00ebr ithtar\u00ebt e ideologjis\u00eb m-l dhe asaj pansllaviste, p\u00ebr neootomanist\u00ebt e sponsorizuar nga Erdogani, e m\u00eb n\u00eb fund nga kryepleqt\u00eb sorosian\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ndonj\u00eb katund me 10 sht\u00ebpi pakicash, shqipfolisish jo shqiptar\u00eb, rreziku kryesor\u00eb na ka ardh\u00eb nga Evropa. Pra sipas tyre, Evropa ka coptuar Shqip\u00ebrin\u0113.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1912 shqiptar\u00ebt ishin i vetmi popull n\u00eb Evrop\u00eb, madje n\u0113 planet, t\u0113 cil\u00ebt ishin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb ( vilajete) q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn turke d.m.th. shtete. Kjo kishte ndodhur pas ri-organizimit t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane n\u00eb vitin 1864. Shqiptar\u00ebve u mohoheshin dy gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb shenjta dhe ekzistencialiste n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb: Komb\u00ebsia dhe gjuha.<\/p>\n<p>Pas humbjes katastrofike t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb betej\u00eb me Rusin\u00eb Cariste u n\u00ebnshkrua traktati i Sh\u00ebn Stefanit, me kushte t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Perandorin\u00eb e s\u00ebmur\u00eb t\u00eb Bosforit.<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Platforma e saj politike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e par\u00eb, e madhe, e suksesshme e nacionalit\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr zgjimin e nd\u00ebrgjegjes dhe vet\u00ebdijes komb\u00ebtare dhe ndarjen e fatit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga ai i Perandoris\u00eb shtyp\u00ebse Otomane.<\/p>\n<p>Korifejt\u00eb e nacionalizimit Pashko Vasa e Sami Frash\u00ebri evokuan lasht\u00ebsin\u00eb historike, kultur\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb shtetformuese t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Botimi n\u00eb frangjisht i librit t\u00eb Pashko Vas\u00ebs &#8220;E v\u00ebrteta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt&#8221; dhe i librit t\u00eb Sami Frash\u00ebrit &#8220;Shqip\u00ebria \u00e7&#8217;ka qen\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7&#8217;do t\u00eb b\u00ebhet&#8221; i ben\u00eb t\u00eb njohur opinionit publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe atij t\u00eb brendsh\u00ebm, kancelarive t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha se kishte nj\u00eb Komb Shqiptar dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare nga zgjidhja e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb varej dhe fati i ekuilibrave dhe i paqes n\u00eb Ballkanin post-otoman.<\/p>\n<p>Poetika patriotike e Anton Zako \u00c7ajupit ngriti pesh\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve, preku sedr\u00ebn e tyre, e zgjoi nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vargjet i tij u ban\u00eb bib\u00ebl e kuran i q\u00ebndres\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebrin\u00eb e mori turku i vu zjarr,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebtar mos rri po duku shqip\u00ebtar,<\/p>\n<p>Musliman e t\u00eb krishter\u00eb jemi keq,<\/p>\n<p>T\u00eb ngrihemi q\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb djem e pleq,<\/p>\n<p>Erdhi dita t\u00eb ngresh kok\u00eb ,t\u00eb luftosh,<\/p>\n<p>lirin\u00eb bashk\u00eb me shok\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ideolog\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me Platform\u00ebn e tyre d\u00ebshmuan se st\u00ebrgjysh\u00ebrit e shqiptar\u00ebve ishin mbart\u00ebs dhe mbjell\u00ebs te qytet\u00ebrimeve evropiane dhe bot\u00ebrore dhe se ata i kan\u00eb dhan\u00eb bot\u00ebs strateg\u00ebt e m\u00ebdhenj Aleksandrin e Madh, Pirron dhe Gjergj Kastriotin &#8211; atletin e qytet\u00ebrimit kristian q\u00eb kritik\u00ebt e krahasojn\u00eb me Karlin e Madh apo Oton q\u00eb mbrojt\u00ebn Perandoris\u00eb e Shenjt\u00eb Romake. T\u00eb tjer\u00eb e ekujvalentojn\u00eb me Frederikun e Madh.<\/p>\n<p>Rilindasit treguan me argumenta se jemi atdheu i simbolit administrativ, Dioklecianit, Konstandinit, \u00e7ertifikuesit te krisht\u0113rimit si fe zyrtare me Ediktin e Milanos, Justinianit &#8211; arkitektit T\u00eb T\u00eb Drejt\u00ebs Romake. Ata d\u00ebshmuan se kemi qeverisur Egjiptin dhe Libanin, dhe se tani ka ardh\u00eb koha p\u00ebr krijimin e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Kongresi i Berlinit ishte para se gjithash nj\u00eb vendim i diplomacis\u00eb franceze, angleze, gjermane dhe i Perandoris\u0113 s\u00eb Habsburg\u00ebve p\u00ebr t\u2019i shkurtuar kthetrat Rusis\u00eb Cariste dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur me paterica n\u00eb kemb\u00eb edhe p\u00ebr pak koh\u00eb Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e frym\u00ebzuar nga Platforma e Lidhjes dhe t\u00eb udh\u00ebhequr nga ideator\u00ebt e saj, n\u0113 t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit organizuan beteja te fuqishme per \u00e7lirimin e trojeve shqiptare. Aq t\u00eb pergjakshme ishin k\u00ebto beteja sa n\u00eb vitin 1879-1881 lumi i Limit n\u00eb Plav\u00eb-Guci u skuq nga gjaku dhe krenat e t\u00eb vrar\u00ebve rrokulliseshin si gur\u00eb n\u00eb lum\u00ea. Heroizmi i trimave shqiptare t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ali Pash\u00eb Gucia dhe Jakup Ferri i kalon kufijt\u00eb e fantazis\u00eb Zhylverniane. Ky akt sublim p\u00ebrshkruhet bukur n\u00eb vargjet lapidare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8221; Jakup Ferri mor ku je therrasin malet me piskam\u00eb,<\/p>\n<p>Tridhjet krena i ke pre, si bajrak qendron n\u00eb kamb\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aq vet\u00ebmohues ishte vendimi, sa Ali Pasha porosit\u00eb bashk\u00ebshorten kur niset p\u00ebr luft\u00eb per t\u00eb mos e lan\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb djep te bien n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armikut, por ta vras\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspeditat ushtarake te Perandoris\u00eb Turke shtyp\u00ebn me gjak Lidhjen e Prizrenit. Me dt 21 prill 1881 Lidhja Shqiptare u thye, por heroizmi ishte i pashoq.Populli e rr\u00ebfeu me vargjet:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb fush\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u lidh jezeri,<\/p>\n<p>Haj medet ka mbet\u00eb shum\u00eb njeri&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe pse u thyen, pasi beteja ishte e pabarabart\u00eb, shqiptar\u00ebt nuk u demoralizuan, por organizuan Lidhjen e Pej\u00ebs &#8220;Me Besa-Bes\u00eb&#8221; t\u00eb udh\u00ebhequr nga Haxhi Zek\u00eb Byberi, si vazhduese e platform\u00ebs s\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta ka gdhendur me pen\u00ebn e tij k\u00ebto vargje memoriale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Lesho kushtrimin, grishe Rek\u00ebn,<\/p>\n<p>Del e piqu n&#8217;Haxhi Zek\u00ebn,<\/p>\n<p>Lesho kushtrimin n&#8217;Tosk\u00eb e n&#8217;Geg\u00eb,<\/p>\n<p>Mblidhnu tok si kokrrat n&#8217;sheg\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe kjo Lidhje u shtyp me dhun\u00eb e gjak. Ideatori i saj Haxhi Zeka u vra me pusi,por shqiptar\u00ebt vazhduan me kryengritje, kuvende e bes\u00eblidhje pa u stepur aspak. Dhimbjen p\u00ebr humbjen e tribun\u00ebve popullor\u00eb e kthyen n\u00eb forc\u00eb p\u00ebr vazhdimin e luft\u00ebs dhe realizimin e kauz\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar dhe shpalljen e pavarsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryengritja kund\u00ebr xhonturq\u00ebve n\u0113 vitin 1910 tronditi Port\u00ebn e Lart\u00eb. Kudo u ban\u00eb p\u00ebleshje t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb betejat e zhvilluara n\u00eb Karadak t\u00eb udh\u00ebhequra nga tribuni popullor\u00eb Idriz Seferi. K\u00ebnga popullore e shpreh me madh\u00ebshti q\u00ebndres\u00ebn:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Ka kris\u00eb pushka si n&#8217;Karadak<\/p>\n<p>Gur\u00eb e dru jan\u00eb la me gjak&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kuvendi i Verrave t\u00eb Lluk\u00ebs vendosi vazhdimin e qendres\u00ebs dhe rezistenc\u00ebs pa kompromis. Ai l\u00ebshoj kushtrimin me betimin;&#8221; Liri a vdekje&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1911 populli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe i udh\u00ebhequr nga Ded\u00eb Gjon Luli me 6 Prill ngriti ne De\u00e7i\u00e7 Flamurin Shqiptar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 500 vjet\u00ebsh. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Kryengritjes hartuan Memorondumin e G\u00ebr\u00e7es t\u00eb ideuar nga Luigj Gurakuqi. Populli shqiptar k\u00ebtij akti heroik i ka kushtuar vargjet refren:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Kruja e dyt\u00eb, Vlora e par\u00eb,<\/p>\n<p>Ded Gjon Luli flamurtar\u00ea&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Taksimit, janar 1912, patriot\u00ebt shqiptar\u00eb u besatuan p\u00ebr vazhdimin e q\u00ebndres\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Junikut 21-25 maj 1912, ishin 250 delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet etnike t\u00eb Kombit Shqiptar q\u00eb hartuan Platform\u00ebn e Kryengritjes s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe l\u00ebshuan Proklomat\u00ebn e ideuar nga Hasan Prishtina:&#8221;Shp\u00ebtim e vdekje &#8220;.<\/p>\n<p>Kryengritja e P\u00ebrgjithshme filloj me mbledhjen e 30 mij\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Ferizaj t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, e cila e \u00e7liroj Shkupin dhe thirri Kuvendin. Motoja e Kuvendit t\u00eb Shkupit ishte:&#8221;Bashkimi i kat\u00ebr vilajeteve n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm me kryeqytet Shkupin&#8221;. Kjo kryengritje do t\u00eb kuror\u00ebzohej me Shpalljen e Pavarsis\u00eb me dt 28 n\u00ebntor 1912.<\/p>\n<p>Ideologu i Kryengritjes s\u00eb P\u00ebrgjithshme Komb\u00ebtare, Robespieri yn\u00eb, Hasan Prishtina, ishte thell\u00ebsisht i bindur se vet\u00ebm bashkini i t\u00eb gjitha trojeve etnike shqiptare n\u00eb nj\u00eb Shtet e FLamur\u00eb t\u00eb vet\u00ebm do t\u0113 garantonte jo vet\u00ebm t\u0113 ardhmen e kombit, por m\u00eb tej paqen dhe lirin\u00eb n\u00eb Ballkan. Ai ka merit\u00ebn historike se e projektoi me vizion dhe e qart\u00ebsi tempullin e shtetit-komb, ashtu si profeti Moisi tok\u00ebn e premtuar. Ai nuk e pa t\u00eb realizuar projektin gjenial t\u00eb cilit i kushtoj jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrasja e prij\u00ebsit, e ikon\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb dhe Pavarsise s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 ishin vrar\u00eb me pusi strateg\u00ebt e kryengritjeve shqiptare Ali Pash\u00eb Gucia, Ded\u00eb Gjo Luli, Isa Boletini, \u00c7er\u00e7iz Topulli, Themistokli Germenji, babai i Pavarsis\u00eb Ismail Qemali, Kol\u00eb Bojaxhiu, (babai i Nan\u00eb Terez\u00ebs), plaku i maleve Bajram Curri, Robinhudi shqiptar\u00eb ,Azem Bejta, pikmeni i Pavarsis\u00eb Luigj Gurakuqi, tregon triumfin e skenar\u00ebve ruso-serbo-grek\u00eb p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb coptuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshmon dhe \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb i kontradit\u00ebs themelore mes politikan\u00ebve q\u00eb qeverisin gjys\u00ebmshtetin e krijuar n\u00eb Konferen\u00ebn e Londr\u00ebs 1913, pra Shqip\u00ebris\u00eb Londineze dhe Shtetit Komb t\u00eb projektuar nga rilindasit.<\/p>\n<p>P\u00ebr et\u00ebrit projektues e themelues t\u00eb shtetit t\u00eb ri, Ne\u00e7artania e Ilia Garashaninit dhe Megalidheja e Kotelist ishin skenaret e kolonizimit sllav\u00eb n\u00eb Ballkan, me regjizor\u00eb ustallar\u00ebt e Kremlinit.<\/p>\n<p>Nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs u p\u00ebrfaq\u00ebsuan t\u0113 gjitha trevat shqiptare dhe u konstruktua si Qeveri Komb\u00ebtare. Shp\u00ebrthimi i Luft\u0113s s\u00eb Par\u0113 Ballkanike dhe Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore e nd\u00ebrpreu projektin e Qeveris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Skenar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb u organizuan n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve ,ku spikatin Konferenca e fsheht\u00eb e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, Protokolli i Korfuzit apo Qeveria e Vorio-Epirit, q\u00eb kerkonin coptime t\u00eb tjera nga trungu i Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe krijimi i Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene ishte rreziku m\u00eb i madh qe i kanosej Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr asimilimin e saj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbijetoj fal\u00eb mbrojtjes dhe qendrimit t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb Presidentit Amerikan Uillson.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mendjet diabolike antishqiptare do t\u0113 hartonin marrveshje, traktate, projekte edhe n\u00eb vazhdim kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ve\u00e7oj k\u00ebtu Traktatin e Lozanos p\u00ebr shk\u00ebmbimin e popull\u00ebsive mes Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Marrveshja Turko-Serbe e viteve 1927 dhe 1952 p\u00ebr nd\u00ebrrimin e struktur\u00ebs etnike p\u00ebrmes d\u00ebbimit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe kolonizimit t\u00eb trojeve t\u00eb tyre ban\u00eb q\u00eb 500 mij\u00eb shqiptar\u00eb, burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb braktisin trojet e t\u00eb par\u00ebve dhe t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb fatin e tmerrsh\u00ebm n\u0113 shkret\u00ebtirat e Anadollit.<\/p>\n<p>Traktatet dhe projektet e \u00c7ubriollovi\u00e7it, e Andri\u00e7it, e Dibrica Qosi\u00e7it jan\u00eb t\u00eb njohura dhe t\u00eb studiuara n\u00eb themel dhe thelbi i tyre \u00ebsht\u00eb asimilimi pjes\u00eb-pjes\u00eb i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Konferenca e Bujanit dhe Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit e rikonfirmuan qartazi se vullneti i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb bashkimi i trojeve t\u00eb tyre etnike dhe krijimi i shtetit-komb si nj\u00eb e drejt\u00eb nd\u00ebrkombtare, e njohur nga Karta e Atlantikut dhe e rikonfirmuar nga aleat\u00ebt fitues t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00c7ur\u00e7ill-Ruzvelt-Stalin.<\/p>\n<p>Por oktapodi vrastar i nacionalist\u00ebve vazhdon.<\/p>\n<p>Vrasja e simbolit t\u00eb qendres\u00ebs Shaban Polluzha dhe pushkatimi i Prek Calit nga qeveria tradhtare e Tiran\u00ebs jan\u00eb epilogu i strategjis\u00eb serbo-sllave p\u00ebr shfarosjen dhe asimilimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nuk ka em\u00ebr tjet\u00ebr ve\u00e7 tradhti sjellja e klik\u00ebs hoxhiste ndaj veprimeve sllave pas perfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Klika hoxhiste vrau e burgosi qindra patriot\u00eb shqiptar\u00eb, prishi Marrveshjen e Mukjes, heshti ndaj anullimit q\u00eb i b\u00ebri Tito dhe PKJ me Kongresin e AVNOJ-it ,vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Bujanit p\u00ebr bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, heshti p\u00ebr vrasjen e udh\u00ebheqesve t\u00eb k\u00ebsaj Konference.<\/p>\n<p>Ajo heshti p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit 1945, ku u vran\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare mij\u00ebra nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Klika hoxhiste heshti p\u00ebr debimin nga trojet e tyre dhe therjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u0113zore t\u0113 mij\u00ebra vellez\u00ebrve \u00e7am\u00eb n\u00eb eksodin biblik t\u00eb vitit 1945.<br \/>\nDiktatura komuniste p\u00ebr 45 vjet, udh\u00ebheqja e saj, qeveritar\u00ebt e majt\u0113 t\u00eb Tranzicionit n\u00eb mos qofshin direkt pjes\u00eb e skenarit antishqiptar\u00eb jan\u00eb thjesht t\u00eb padenj\u0113 p\u00ebr t\u0113 mbajtur, jo vet\u00ebm postin, por edhe komb\u00ebsin\u00eb dhe stem\u00ebn e pasaportave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e Kret\u00ebs me kasapin e Ballkanit, Milloshevi\u00e7in, Fatos Nano, at\u00ebher\u00eb kryeminist\u00ebr deklaronte; Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama esht\u00eb mik i ngusht\u00eb e nx\u00ebn\u00ebs i zellsh\u00ebm i Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr t\u00eb zbatuar udh\u00ebzimet e tij dhe t\u00eb gospodar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Beogradit. Presidenti Ilir Meta n\u00eb takimet me qeveritar\u00ebt grek\u00eb, at\u00ebher\u00eb kryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb varros\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pran\u00eb k\u00ebtij binomi vepron nj\u00eb taborr mediatik dhe opinionist t\u00eb mir\u00ebpaguar. Ata kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebrbaltjen e figurave t\u00eb ndritshme t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, Gjergj Kastriotit, Nan\u00eb Terezes, Rugov\u00ebs, Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit. Ata sulmojn\u00eb kultur\u00ebn tradicionale, menyr\u00ebn e jetes\u00ebs, menyr\u00ebn e t\u0113 folurit t\u00eb geg\u00ebve se gjoja nuk bajn\u00eb dot shtet etj, etj.<\/p>\n<p>Do ndalem pak k\u0113tu, jo p\u00ebr faktin se un\u00eb jam geg\u00eb. Shikoni sa injorant\u00eb t\u00eb historis\u00eb tregohen, sa t\u00eb vegj\u00ebl e sa struc\u00eb prezantohen. K\u00ebta sharlatan\u00eb e ardhacak\u00eb, t\u00eb paem\u00ebr si Mustafa Nano, Mero Baze, \u00e7orapja, Lubonja, Plasari, pa p\u00ebrmendur mikun e ngusht\u00eb, t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs, t\u00eb ndjerin Ardian Klosi, t\u00eb cilin ai e b\u00ebri kurban mendojn\u00eb se jan\u0113 qendra e gravitetit dhe se bota sillet rreth tyre. Teuta e Genti, Gjini, Progoni e Dhimitri te Shtetit t\u00eb Arb\u00ebrit,Gjergj Balsha ,Gjergj Kastrioti ,e s\u00eb fundmi Ahmet Zogu nuk paskan ditur t\u00eb bajn\u00eb shtet pa u konsultuar me k\u00ebta Monteskje t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dikur Noli i madh shkruante:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ku e lam\u00eb e ku na mbeti<\/p>\n<p>Vaj vatani e mjer\u00eb mileti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka ardh\u00eb koha q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohemi nga k\u00ebta makiavel\u00eb q\u00eb na kan\u00eb mb\u00ebrthyer si oktapod, t\u00eb \u00e7lirihemi nga pushtetar\u00ebt dhe shtetar\u00ebt panternalist\u00eb, k\u00ebta zhurnalist\u00eb komercial\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb bashkojm\u00eb potencialet intelektuale p\u00ebr hartimin e Platform\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb realizon \u00ebndrr\u00ebn shekullore q\u00eb kombet tjera e kan\u00eb kryer me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi ban fuqin\u00eb, e fuqia drejt\u00ebsin\u0113. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb tashm\u00eb element\u00ebt themelor\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e kahmotshme nacionale, Shtetin-Komb. Kemi Gjuh\u00ebn, Flamurin, T\u00eb Drejt\u00ebn Historike, T\u00eb Drejt\u00ebn Hyjnore. Bekimin e vet\u00eb Zotit. Na lipset unifikimi i qendrimit. Mesazhi i thuprave t\u00eb Gjergj Kastriotit tingllon edhe sot shum\u00eb kuptimplot\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lufta p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs thirri n\u00ebn arm\u00eb t\u00eb gjith\u0113 shqiptar\u00ebt me deviz\u00ebn; &#8220;Nj\u00eb Komb-Nj\u00eb Qendrim&#8221;. U\u00c7K-ja mb\u00ebshtetur nga NATO-ja mundi makinerin\u00eb ushtarake te \u00c7engis Khanit t\u00eb Ballkanit, Milloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>Serbia kapitullij dhe pranoj Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Rambuje u n\u00ebnshkrue Paqja dhe u zgjodh pik\u00ebrisht vendi simbol i arm\u00ebpushimit t\u00eb Luft\u00ebs 100 vje\u00e7are t\u00eb Franc\u0113s me Anglin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kesaj periudhe 30 doktorr\u00eb shkencash u shpallen nga Akademia e Shkencave Serbe, se sulmonin shqiptar\u00ebt si rrac\u00eb e sh\u00ebmtuar, pa kultur\u00eb shtetformuese, baritor\u00eb, shtegtar\u00eb, arkitekt\u00eb t\u00eb ndertimit t\u00eb mullarit t\u00eb barit dhe si faktmbledh\u00ebs t\u00eb ndertimit t\u00eb tualetit n\u00eb natyr\u00eb dhe se ata ishin autokton\u00eb dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb ardhur, zaptues.<\/p>\n<p>Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb u tregue e pazonja p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrtetuar serb\u0113ve se ata jan\u00eb ardhacak\u00eb, pasardh\u00ebs t\u00eb hordhive t\u00eb Atil\u00ebs dhe se ata jan\u00eb shtegtar\u00eb dhe e ndezin zjarrin n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb pa oxhak. T\u2019u sillte n\u00eb v\u00ebmendje se shqiptari Kara Gjergji (themeluesi i Dinastis\u0113 s\u00eb Karagjergjovi\u00e7\u00ebve) kishte kontribuar p\u00ebr autonomin\u00eb e Serbis\u00eb dhe kur u \u00e7ertifikua autonomia n\u00eb vitin 1868 m\u00eb shum\u00eb kishte banues shqiptar\u0113 se serb\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sot akrobacit\u00eb e Serbis\u00eb me Zajednic\u00ebn dhe Prilluzh\u00ebn po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb ruajn\u0113 ndikimin mbi Kosov\u00ebn, por kjo \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb e shuar p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve ju desh t\u0113 rreshtohen n\u00eb luft\u00eb p\u0113r t\u0113 drejtat universale t\u0113 vellez\u00ebrve tan\u00eb n\u00eb Lugin\u0113n e Preshev\u00ebs, aty ku \u00ebsht\u00eb nyja gardiane e shqiptarizmit.<\/p>\n<p>Pas shum\u0113 betejash me Serbin\u0113 u ul\u00ebn n\u0113 bisedime per n\u00ebnshkrimin e Arm\u0113pushimit,por pik\u00ebrisht dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb paqes serb\u00ebt vran\u0113 n\u00eb pabesi, me pusi komandanin e luft\u00ebs, arkitektin e paqes, Ridvan Qazimi ( Komandant LLeshi)<\/p>\n<p>Mesazhi i Skenderbeut u jet\u0113sua n\u00eb luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare u mobilizuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe e detyruan Qeverin\u00eb Maqedonase t\u00eb n\u0113nshkruaj Marr\u00ebveshjen e Ohrit. Sot si rezultat i bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve ata kan\u00eb kryetarin e parlamentit. Me forc\u00ebn e tyre shqiptar\u0113t e Maqedonis\u00eb detyruan Qeverin\u00eb Maqedonase ta njoh\u0113 Pavarsin\u00eb e Kosov\u0113s.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb kontribuar n\u00eb Kryengritjen e Greqis\u00eb, madje kan\u00eb qen\u00eb truri udh\u00ebheq\u00ebs i saj. Marko Bo\u00e7ari, Kolokotroni, Foto Zhavella, Laskarina Bubulina qen\u0113 strateg\u00ebt organizator\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Greqis\u00eb deri n\u00eb Shpalljen e Pavarsis\u00eb. Qeverit\u00eb greke jo vet\u00ebm nuk qen\u00eb kurr\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse, por nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga synimet shoviniste p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb historin\u00eb e tyre me shum\u00eb pushtues. Ata jan\u00eb fark\u00ebtuar n\u00eb kudhren e qendres\u00ebs, kan\u00eb p\u0113rjetuar luft\u00ebrat m\u00eb gjakatare, por dhe torturat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore si kryqin e kuq t\u00eb skuqur n\u00eb shpin\u0113 p\u00ebr t\u2019u konvertuar n\u00e8 ortodoks\u00eb malazez\u00eb. Ata kan\u0113 q\u00ebndruar me stoiciz\u00ebm e nuk jan\u00eb dor\u0113zuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u0113 e re ata u ban\u0113 percaktues me vot\u0113n e tyre p\u0113r shk\u00ebputjen e Malit t\u00eb Zi nga Serbia. E detyruan qeverin\u00eb malazeze t\u00eb njoh\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Asgjesuan grushtin e shtetit nga ruso-serb\u00ebt dhe shp\u00ebtuan nga marrja peng kryeministrin e vendit, Gjukanovi\u00e7in. Vota e shqiptar\u00ebve p\u00ebrcaktoj kahjen pro-p\u00ebrendimore t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe antar\u00ebsimin e tij\u00a0\u00a0n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00c7ame, dega e thyer por jo e thar\u00eb e lisit komb\u00ebtar shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtruar p\u00ebr zgjidhje. Ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kryefjal\u00eb dhe kallxues i bisedimeve t\u00eb kancelarive per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj analize antropologjike arrihet n\u00eb konkluzionin se shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb zenitin e tyre.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sa her\u00eb q\u00eb shtrohet p\u00ebr zgjidhje \u00e7\u00ebshtja shqiptare, dmth bashkimi i tyre n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, pra krijimin e Shtetit-Komb, qarqet antishqiptare t\u00eb udh\u00ebhequr nga Kremlini organizojn\u0113 skenare ogurzeza p\u0113r destabilizimin e Ballkanit dhe sabotimin e kauz\u0113s s\u00eb shqiptar\u00ebve, realizimin e shtetit komb.<\/p>\n<p>Pengmarrja dhe mbajtja n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme me flet\u00eb-arrest t\u00eb nj\u00eb etniteti Serbi-Mali i Zi q\u00eb tashm\u00eb nuk ekziston si subjekt i t\u00eb drejt\u00ebs nderkombtare t\u00eb ish kryeministrit, komandantit t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, simbolit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Ramush Haradinaj, synonte destabilizimin e Kosov\u0113s dhe krejt Ballkanit.<\/p>\n<p>Adem Jashari dhe Ramush Haradinaj jan\u00eb binomi udh\u00ebheq\u00ebs i Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pasi kishin ekzekutuar Adem Jasharin bashk\u00eb me familjen, pas shum\u00eb vitesh u organizua ky skenar p\u00ebr eleminimin politk, pse jo fizik t\u00eb z. Haradinaj. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes e protestave popullore gjith\u00ebkomb\u00ebtare dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb Amerik\u00ebs, aleatit ton\u00eb t\u0113 p\u00ebrhersh\u00ebm, ky skenar mbeti n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tentativa e dyt\u00eb p\u0113r destabilizimin e Ballkanit ishte grushti i shtetit n\u00eb Mal t\u0113 Zi dhe marrja peng e kryeministrit Gjukanovi\u00e7. Fal\u0113 shqiptar\u00ebve dhe Amerik\u0113s dhe ky skenar\u0113 d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Skenat e tmerrshme n\u00eb tempullin e ligjeve n\u00eb Parlamentin e Shkupit jan\u00eb d\u00ebshmia m\u0113 autentike s\u0113 \u00e7far\u0113 mund t\u0113 projektojn\u0113 mendjet diabolike p\u0113r t\u00eb realizuar qellimet e tyre kriminale. Pasi deshtuan n\u00eb organizimin e vrasjes se Ali Ahmetit,skuqen Parlamentin me gjakun e deputetit Zijadin Sela. Me gjith\u00eb dhun\u0113n e pashoqe, Gruevski me shok\u00eb i mb\u00ebshtetur nga Kremlini, d\u00ebshtuan, nuk e ndal\u0113n dot konstituimin e parlamentit dhe zgjedhjen e Telat Xhaferit kryetar\u00eb t\u00eb tij..<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet p\u0113r ta eliminuar nga skena politike Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke ju imponuar q\u00eb ta lan\u00eb jasht\u00eb procesit zgjedhor dhe projektimi i vrasjes s\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs, z. Lulzim Basha, ishte epilogu i k\u00ebtij skenari gjakatar q\u0113 d\u0113shtoj fal\u0113 mpreht\u0113sis\u0113 politike, intuit\u00ebs intelektuale, vizionit per\u00ebndimor\u00eb t\u0113 kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, z. Lulzim Basha, i cili me mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs i la regjizor\u00ebt e Kremlinit me gisht n\u00eb goj\u00eb, Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama me dopio gjasht\u00ebn n\u0113 dor\u00eb si aktor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij skenari.<\/p>\n<p>Ky elaborim modest pranon kauz\u00ebn shqiptare t\u00ea shtetit komb si aksiom\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi i shqiptar\u00ebve esht\u00eb i pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Endrra jon\u00eb nacionale e kahmotshme do t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>Repubika e Re panshqiptare po lind si faktor paqje e stabiliteti i Ballkanit.<\/p>\n<p>Shteti komb, Republika e Re panshqiptare, \u00ebsht\u00eb demon p\u00ebr pushtetar\u00ebt, shtetar\u00ebt pragmatist\u00eb, utilitar\u00eb, p\u00ebr qeveritar\u00ebt e korruptuar, p\u00ebr politikan\u00ebt e hipotekuar tek qarqet antishqiptare q\u00eb po projektojn\u00eb Jugosllavin\u00eb e re.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>2. SHTETI KOMB,<\/strong> <strong>FINALIZIMI I \u00cbNDRR\u00cbS TON\u00cb NACIONALE<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Platforma p\u00ebr jet\u00ebsimin e tij, domosdoshm\u00ebri historike.<\/em><\/strong><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjuha, territori, historia e kultura jan\u00eb element\u00ebt bazik\u00eb q\u00eb e identifikojn\u00eb shtetin komb, apo shtetin nacional sipas p\u00ebrkufizimit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit ka merit\u00ebn historike pasi krijoi Alfabetin Shqip dhe e identifikoi Shqip\u00ebrin\u00eb para Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs si nj\u00eb komb kulturor. Me zgjedhjen e shkronjave latine, korifenjt\u00eb e kultur\u00ebs komb\u00ebtare i treguan Per\u00ebndimit se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull me kultur\u00eb e histori thell\u00ebsisht evropiane dhe se jan\u00eb fara dhe rr\u00ebnja e qytet\u00ebrimit evropian. Ata d\u00ebshmuan se orientimi i tyre kulturor dhe politik drejt vlerave t\u00eb civilizimit per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm domosdoshm\u00ebri ekzistenciale, por dhe m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga kthetrat e Perandoris\u00eb Otomane dhe t\u00eb asaj Ruso -Sllave. Gjuha, si simbol themelor i nj\u00eb populli, \u00ebsht\u00eb faktor kohezioni vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ajo sh\u00ebrben p\u00ebr unifikimin e t\u00eb gjitha teksteve q\u00eb nga Abetarja e deri tek literatura universitare e ajo akademike. Nj\u00eb tekst i Abetares p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb femij\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnike shqiptare \u00ebsht\u00eb alfa e betej\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sistemin arsimor mbar\u00ebkombtar, nj\u00eb gur\u00eb themeli dhe premis\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi fam\u00ebmadh i Arbrit i vitit 1703, i mbledhur n\u00ebn kujdesin e Pap\u00ebs shqiptar Klementi Xl Albani, \u00ebsht\u00eb jo vet\u0113m djepi i Rilindjes Komb\u00ebtare, por \u00ebsht\u00eb interpret i d\u0113shir\u00ebs s\u00eb flakt\u00eb t\u00eb arb\u00ebror\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur gjuh\u00ebn e kultur\u00ebn e vendit t\u00eb tyre. Hapja e seminareve dhe kolegjeve n\u00eb zona t\u00eb ndryshme me vendim t\u00eb Kuvendit historik t\u00eb Arb\u00ebrit, ku m\u00ebsimi jepej shqip dhe me tekste t\u00eb unifikuara, na tregon jo vet\u00ebm mashtrimin trashanik e kriminal q\u00eb historiografia komuniste e dirigjuar nga qarqet antishqiptare sllavo-greke, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe, por edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr themelore, kujtes\u00ebn ton\u00eb historike dhe se jemi tre shekuj prapa s\u00eb veni n\u0113 jet\u0113 Projektin e st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb. Nj\u00eb sistem i unifikuar i gjuh\u00ebs e shkoll\u00ebs shqipe do t\u00eb thot\u0113 q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u0113 Zi, Lugin\u00eb t\u0113 Preshev\u00ebs, t\u00eb ken\u00eb n\u0113 duart e tyre nj\u00eb tekst m\u0113simor, t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta e kritere t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb universitetet tona dhe diploma t\u00eb barazvler\u00ebshme n\u00eb t\u00eb gjith\u0113 hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare. Nj\u00ebsoj si p\u00ebr universitetet publike ashtu edhe p\u00ebr ato private. Kualifikimet pasuniversitare, doktoraturat e gradat shkencore duhet te jepen sipas nj\u00eb sistemi t\u00eb nj\u00ebsuar nacional.<\/p>\n<p>Bashkimi shpirt\u00ebror i kombit me nj\u00eb Projekt Nacional i paraprin Bashkimit Politik dhe Ekonomik. Ai pregatit terrenin dhe sh\u00ebrben si gur\u00eb-themel i Shtetit-Komb. Trash\u00ebgimia kulturore dhe historike jan\u00eb nj\u00eb e t\u00eb pandara p\u00ebr t\u00eb gjitha trojet etnike ku banojn\u00eb shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb na tregon m\u00eb s\u00eb miri folklori, etnografia e s\u00eb fundmi historia e arkeologjia e epok\u00ebs ilire, parakristiane dhe e mesjet\u00ebs s\u00eb hershme.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, historike dhe shkencore tregojn\u00eb se t\u00eb Par\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb patur jo vet\u00ebm hemogjenitet p\u00ebrsa i takon gjuh\u00ebs, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs, riteve, dokeve e zakoneve t\u00eb dalluara qart\u00eb nga popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit dhe Evrop\u00ebs, por dhe nj\u00eb civilizim t\u0113 shkall\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ndodhen sot p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrcenimit serioz t\u00eb kuartetit antishqiptar Mosk\u00eb-Ankara-Beograd-Athin\u00eb. N\u00eb k\u00ebto qendra p\u00ebrpunohen taktikat e hartohen strategjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb groposur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb kultur\u00ebn e vjet\u00ebr shqiptare dhe kujtes\u00ebn ton\u00eb historike.<\/p>\n<p>Shkat\u00ebrrimi apo tjet\u00ebrsimi i monumenteve t\u00eb lashta dhe autentike shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb kultit, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar figura t\u00eb shquara Iliro-Dardano-Arb\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u2019i etiketuar ato si sllavo-greke, e s\u00eb fundmi edhe p\u00ebrpjekja donkishoteske p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb shqiptar\u00ebve Eposin Komb\u00ebtar, trash\u00ebgimin\u00eb Ilire, Gjergj Kastriotin, Migjenin apo Nan\u00eb Terez\u00ebn v\u00ebrtetojn\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb teorem\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte d\u00ebshmojn\u00eb se si\u00e7 jemi t\u00eb ndar\u0113 n\u00eb pes\u0113 shtete me qeveri t\u0113 paafta e t\u00eb korruptuara, me akademi t\u00eb shkencave q\u00eb flejn\u00eb gjum\u00eb, akoma nuk e kemi krijuar n\u00ebse shprehemi n\u0113 gjuh\u00ebn ushtarake mburoj\u00ebn raketore kund\u00ebr armiqve tan\u00eb historik.<\/p>\n<p>Ka 15 vite q\u00eb Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, si institucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare, vepron n\u0113 t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnike t\u00eb Kombit Shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar artin tradicional, folkun, k\u00ebng\u00ebn, vallen, etnografin\u00eb si pasaport\u00eb autentike, si ADN-n\u00eb e Kombit ton\u00eb. Festivalet komb\u00ebtare, spektaklet, koncertet tematiko-patriotike jan\u00eb organizuar n\u00ebn moton: \u201cNj\u00eb Komb, Nj\u00eb Kultur\u00eb-nj\u0113 Gjuh\u00eb- nj\u00eb Flamur\u00eb-nj\u00eb Histori-nj\u00eb Atdhe dhe s\u00eb fundmi n\u00eb Plav\u00eb-Guci: \u201cNj\u00eb Komb &#8211; Nj\u00eb Shtet.<\/p>\n<p>K\u00ebto manifestime jan\u00eb kthyer n\u00eb referendume artistiko-qytetare dhe se Unioni Artistik i Kombit Shqip\u00ebtar \u00ebsht\u00eb laborator i Platform\u00ebs s\u00eb Unifikimit t\u00eb Kultur\u00ebs Komb\u00ebtare, pa diskutim mund t\u00eb quhet \u201cParlamenti Shpirt\u00ebror i Kombit\u201d.<\/p>\n<p>Ky konstatim m\u00eb vjen natyrsh\u00ebm p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb me aktivitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare dhe se ka si lidershqip ajk\u00ebn e artit shqiptar.<\/p>\n<p>Mesazhet e tij kan\u00eb qen\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr koh\u00ebn dhe iu kan\u00eb paraprir\u00eb zhvillimeve politike. Mesazhet a artit jan\u00eb t\u00eb fuqishme dhe se futen aty ku nuk futet dot politika dhe diplomacia.<\/p>\n<p>Kombi jon\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet tek kombet dinastike apo kombet politike, por tek kombet etno-kulturore, prandaj jet\u00ebgjat\u00ebsia dhe shp\u00ebtimi nga asimilimi gjat\u00eb sag\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb i dedikohet kultur\u00ebs tone.<\/p>\n<p>N\u00ebse i referohemi historis\u00eb s\u00eb bashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb aspak m\u00eb shum\u00eb nuk ka kontribut Bis Marku se sa G\u00ebte p\u00ebr realizimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u0113 popujve gjermanik\u00eb.<\/p>\n<p>Profeti Muhamed na m\u00ebson se: &#8220;jet\u00ebgjat\u00ebsia e nj\u00eb populli varet nga jet\u00ebgjat\u00ebsia e trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse qindra-mij\u00ebra artist\u00eb t\u00eb Unionit Artistik t\u00eb Kombit Shqiptar i bien kryq e t\u00ebrthor\u00eb Atdheut me diplomaci artistike e art diplomatiko-politik, ashtu si Sh\u00ebn Pali Ilirikumit p\u00ebr t\u0113 p\u00ebrhapur Ungjillin e kultur\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare, qeveritar\u00ebt e ministrat e korruptuar me an\u00eb t\u00eb marionetave t\u00eb tyre t\u2019i mbyllin dyert kur ju paraqet projekte madhore t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb kuvendeve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve, t\u00eb valleve shqipe. Ata shkojn\u0113 m\u0113 tej duke u b\u00ebr\u00eb barrikada e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar e asfiksuar trash\u00ebgimin\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Projektet komb\u00ebtare, festivalet folklorike dhe strategjia afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar e promovuar breza t\u00eb rinj artist\u00ebsh k\u00ebrkon bashk\u00ebveprim mes qeverive shqiptare dhe mb\u00ebshtetje financiare e logjistike.<\/p>\n<p>Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb e gjys\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur muri mes shqiptar\u00ebve dhe asnj\u00eb festival komb\u00ebtar i folklorit i mb\u00ebshtetur nga qeverit\u00eb e Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e me gjasa as nuk mendohet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Prizeren apo Prishtin\u0113, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr Shkupin, Mitrovic\u00ebn, Preshev\u00ebn apo Ulqinin. K\u00ebto treva t\u00eb shquara kulturore e historike t\u00eb Kombit ton\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u0113 t\u00eb ngren\u0113 pyetjen: -P\u00ebrse Shqip\u00ebria Nan\u00eb na sheh me syrin e njerk\u00ebs?! \u00c7far\u00eb b\u00ebn Qeveria e Kosov\u00ebs? Cilat jan\u00eb frytet e takimeve pompoze dhe sfilatat qeveritare Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb? A ka diplomaci kulturore mbar\u00ebkomb\u00ebtare?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paradoksale fakti q\u00eb Shqip\u00ebria, nj\u00eb nga vendet me trash\u00ebgimi kulturore nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurat e t\u00eb vjetrit e Evrop\u00ebs krahas asaj (Greko-Romake), ka buxhetin m\u00eb t\u0113 ul\u00ebt n\u0113 kontinent n\u00eb raport me XHDP-n\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn e vet komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Hap tjet\u00ebr i rend\u00ebsish\u00ebm i Platform\u00ebs s\u00eb Shtetit-Komb \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira e lir\u00eb ekonomike, krijimi i komunuellthit ekonomik shqiptar. Politika t\u00eb unifikuara t\u00eb zhvillimit, t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb diplomacis\u00eb. Akoma me barriera doganore, me politika reciprociteti, n\u00eb kufirin shqiptaro-shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoni kur Princ Dhimitri i Shtetit t\u0113 Arb\u00ebrit 800 vjet m\u00eb par\u00eb b\u00ebnte tregti t\u00eb lir\u00eb me Raguz\u00ebn dhe i merrte n\u00eb mbrojtje n\u00eb territorin e vet.<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur dhe dy shekuj m\u00eb von\u00eb me Gjon Kastriotin dhe djemt\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebt u zotoheshin venedikasve se do t\u2019i mbronin dhe do t\u00eb paguanin \u00e7do d\u00ebm q\u00eb p\u00ebsonin n\u00eb territorin e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u0113 komunuellth shqiptar ekonomik duhet t\u2019u jap\u00eb garanci bashk\u00ebkombasve se nuk do t\u2019u shfaqet si makth trau i doganave apo taksimi i dyfisht\u00eb. Hap\u00ebsira e lir\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb dhan\u00eb frytet e saj k\u00ebrkon n\u00eb rradh\u00eb t\u0113 par\u00eb l\u00ebvizjen e shpejt\u00eb t\u00eb mallrave e sherbime me shpejt\u00ebsi n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn panshqiptare.<\/p>\n<p>Kjo ndodh vet\u00ebm at\u00ebher\u0113 kur t\u0113 financohen projektet e m\u00ebdha t\u00eb infrastructures: Rruga e Arbrit, Korridori Adriatik-Alpe, lidhja e porteve shqiptare me rrjetin hekurudhor t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb rrjet i unifikuar i energjis\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb investimet strategjike pa t\u00eb cilat shqiptar\u0113t nuk mund t\u0113 pretendojn\u00eb t\u0113 hedhin bazat ekonomike.<\/p>\n<p>Siguria komb\u00ebtare e diplomacia e p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Platform\u00ebs s\u00eb Shtetit-Komb. P\u00ebrtej slloganit: &#8221; Nj\u00eb Komb-Nj\u00eb Qendrim&#8221; qeverit\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs duhet ta kuptojn\u00eb se FSK dhe ato t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb trajtohen nj\u00ebsoj, t\u0113 shkollohen n\u00eb nj\u0113 akademi e me nj\u00eb program t\u00eb vet\u00ebm. T\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sistem gradash dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit apo kund\u00ebr rreziqeve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnike shqiptare nga fqinj\u00ebt shovinist\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e Jashtme ka qen\u00eb nyja gardiane e shtetit shqiptar\u00eb p\u00ebr 100 vjet. \u00c7lirimi i Kosov\u00ebs ka sjell\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri, t\u00eb cilin u detyra ta njoh\u00eb edhe presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7. \u00cbsht\u00eb koha t\u0113 presim me shpat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb nyje t\u00eb djallit. Shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i flasin Bot\u00ebs me nj\u00eb gjuh\u00eb. Diplomacia duhet t\u0113 jet\u00eb mbar\u00ebkombtare.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nga komb etno-kulturor\u0113 duhet t\u00eb b\u0113hen komb politik. Ka ardh\u00eb koha q\u00eb ata t\u00eb ken\u0113 Shtetin Komb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mik i madh i shqip\u00ebtar\u00ebve, ish-ambasadori i Amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Willam Wolker, n\u00eb 20 vjetorin e spektaklit &#8220;Mir\u00eb se vini n\u00eb Alpe&#8221; dhe n\u00eb Festivalin e Dyt\u00eb Komb\u00ebtar: &#8220;K\u00ebnga dhe Vallja Shqipe na Bashkon&#8221; tha: &#8220;Un\u00eb nuk i ndaj\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb Lugin\u00ebs s\u0113 Preshev\u00ebs. Shqip\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb Nj\u00eb dhe kan\u0113 Nj\u00eb Flamur.<\/p>\n<p>Po e mbyll k\u00ebt\u00eb opinion timin duke apostrofuar faktin se k\u00ebto manifestime kulturoro-artistike u organizuan nga Shoqata \u201cAlpet Shqiptare\u201d, Shoqata \u201cMaja e Karafilit\u201d, me mb\u00ebshtetjen e Unionit Artistik t\u00eb Kombit Shqip\u00ebtar n\u00eb trojet e Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb dhe t\u00eb Jakup Ferrit, n\u00eb Vuthaj, Plav\u00eb-Guci me dt. 30-31 korrik dhe 1 gusht 2017.<\/p>\n<p><strong>AZGAN HAKLAJ<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0SHTETI KOMB I SHQIPTAR\u00cbVE,\u00a0IDEALI JON\u00cb I KAHMOTSH\u00cbM NACIONAL. ( shkrim ne dy kohe) Republika e Re panshqiptare faktor paqje e stabiliteti n\u0113 Ballkan. \u00a0 \u00a0Azgan HAKLAJ \u00a0 Historia e kombeve t\u00eb civilizuara t\u00eb p\u00ebrendimit ,e atyre q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike jan\u00eb em\u00ebrtuar si fuqit\u00eb e medha, na kujton ne, shqiptar\u00ebve, se vet\u00ebm shteti i nj\u00ebsuar&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-6746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6748,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6746\/revisions\/6748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}