{"id":6729,"date":"2017-07-24T22:59:57","date_gmt":"2017-07-24T22:59:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6729"},"modified":"2017-07-24T22:59:57","modified_gmt":"2017-07-24T22:59:57","slug":"qafe-shtama-e-turizmit-te-panjohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6729","title":{"rendered":"QAF\u00cb SHTAMA E TURIZMIT TE PANJOHUR"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Dedaj<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/DEDAJ-QAF-SH.png\" rel=\"attachment wp-att-6730\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6730\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/DEDAJ-QAF-SH.png\" alt=\"DEDAJ QAF SH\" width=\"236\" height=\"222\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar nj\u00eb kamion b\u00ebnte \u00e7do dit\u00eb vajtje &#8211; ardhje rrug\u00ebn Tiran\u00eb &#8211; Qaf\u00eb Shtam\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb uji p\u00ebr familjen mbret\u00ebrore dhe kroi i famsh\u00ebm mes pishash shtatlarta mbante emrin \u201cKroi i Nan\u00ebs Mbretnesh\u00eb\u201d, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb metra mbi nivelin e detit. <!--more-->Plot 100 kilometra q\u00eb Naltmadhnia dhe familjar\u00ebt e Tij t\u00eb pinin uj\u00eb mbret\u00ebror t\u00eb \u201cmjelur\u201d n\u00eb bjeshk\u00ebt e Kruj\u00ebs. Qaf\u00eb Shtama \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb dy krahinave t\u00eb njohura, 25 kilometra nga Kruja dhe po aq nga Burreli. Nuk kishte qen\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb, dhe as q\u00eb e kishte luksin Mbret\u00ebria e varf\u00ebr e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shpenzuar p\u00ebr nj\u00eb ecejake t\u00eb till\u00eb grykave t\u00eb namuna, t\u00eb gurta, t\u00eb rr\u00ebzikshme, por uji i Qaf\u00eb &#8211; Shtam\u00ebs kishte mark\u00ebn dhe \u00e7ertifikimin popullor (mbase dhe nga t\u00eb huaj q\u00eb asokohe kishin patur rastin ta \u201cshijonin\u201d sadopak) si sh\u00ebrues i disa s\u00ebmundjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb frym\u00ebmarrjes. Nana Mbretnesh\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb grua, q\u00eb kroi qaf\u00ebshtamas i krutan\u00ebve e kishte merituar emrin e saj. Ajo duhet t\u00eb ket\u00eb patur nj\u00eb disponim t\u00eb madh ndaj natyr\u00ebs, pasi kishte nd\u00ebrtuar dhe nj\u00eb kryevep\u00ebr ekologjike e mjedisore n\u00eb mesin e viteve \u201930, parkun mbret\u00ebror t\u00eb Burrelit, q\u00eb dhe sot nuk e ka arritur Shqip\u00ebria n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Vendi yn\u00eb ka fatin e madh t\u00eb ket\u00eb disa uj\u00ebra kurative, minerale, termale ose jo, n\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00eb, Kroi i Bardh\u00eb (Mirdit\u00eb), Tepelen\u00eb, Lajthiz\u00eb (Puk\u00eb), banjat\/ llixhat e Peshkopis\u00eb, Permetit etj. Nj\u00eb minier\u00eb m\u00eb vete, nga m\u00eb jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebset e planetit.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur rruga p\u00ebr n\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00eb ka p\u00ebrfunduar, banor\u00ebt e Tiran\u00ebs n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb or\u00eb mund ta kundrojn\u00eb Dajtin nga mbrapa, si dhe Bovill\u00ebn, q\u00eb nga that\u00ebsira e zgjatur nuk po ia shuan etjen kryeqytetit k\u00ebt\u00eb ver\u00eb. Qyteza turistike e Qaf\u00eb Shtam\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb form\u00eb, ndon\u00ebse jo aq shpejt sa do t\u00eb ishte e d\u00ebshiruar. Ajo sot mund t\u00eb pres\u00eb 150 bujt\u00ebs, por nes\u00ebr numri do t\u00eb dhjet\u00ebfishohet, pasi po punohet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resorteve turistike. Turist\u00ebt e ardhur nga brenda vendit, por dhe Franca, Gjermania, Zvicra etj. mund t\u00eb gjejn\u00eb mish t\u00eb fresk\u00ebt keci, por jo dhe dhall\u00eb vendi. Kjo ngase turizmi tek ne \u00ebsht\u00eb ende spontan dhe i paorganizuar. Qaf\u00eb Shtama nuk ishte nj\u00eb \u201czbulim\u201d vet\u00ebm i Mbret\u00ebris\u00eb. Regjimi pasardh\u00ebs kishte nd\u00ebrtuar atje dy kampe, at\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb nga organizata e Bashkimeve Profesionale d\u00ebrgoheshin p\u00ebr pushime falas nga 15 n\u00eb 21 dit\u00eb dhe kampin e familjar\u00ebve, si\u00e7 kishte nisur t\u00eb frekuentohej 40 vite m\u00eb par\u00eb dhe Razma, Thethi, Dardha etj. E megjithat\u00eb, Qaf\u00eb Shtama nuk \u00ebsht\u00eb gati as pas nj\u00ebqind vitesh p\u00ebr t\u00eb na pritur e p\u00ebrcjell\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, si bjeshk\u00ebt e Austris\u00eb e Zvicr\u00ebs me t\u00eb cilat e b\u00ebjm\u00eb shpesh krahasimin. Prej vitit 1996, n\u00eb 20 kilometra katrore, Qaf\u00eb Shtama \u00ebsht\u00eb shpallur park komb\u00ebtar dhe zon\u00eb e mbrojtur, por n\u00eb 97-n \u00ebsht\u00eb ruajtur nga banor\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos shkat\u00ebrrohej, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn Kroit t\u00eb Nan\u00ebs Mbretnesh\u00eb do t\u2019i kishte mbetur vet\u00ebm emri, pasi uji do t\u00eb ishte sht\u00ebrruar nga rrafshimi i pyjeve, si\u00e7 dhe ka ndodhur tjet\u00ebrkund! E meritojn\u00eb nj\u00eb dekorat\u00eb t\u00eb art\u00eb banor\u00ebt fisnik\u00eb q\u00eb e ruajt\u00ebn k\u00ebt\u00eb pron\u00eb kur shteti nuk e kishte t\u00eb mundur, e mbrojt\u00ebn si \u201cmir\u00e0\u201d t\u00eb katundit, si\u00e7 ishte dhe kanuni i vendit. Nj\u00ebri nga ata, Enver Balliu nga Cudhia, agronom dhe m\u00ebsues, q\u00eb ka dhe nj\u00eb lokal modest mes pishave shekullore na tregon kronologjin\u00eb e tranzicionit n\u00eb Qaf\u00eb-Shtam\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb terrenit jasht\u00ebzakonisht t\u00eb thyer, me gremina ku do t\u00eb thyente qaf\u00ebn \u00e7do agresor nga toka dhe nga ajri dhe pa shum\u00eb fortifikim, n\u00eb Noj\u00eb, n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Kruj\u00ebs, n\u00eb masivet shk\u00ebmbore, kishte reparte ushtarake, tunele t\u00eb m\u00ebdha, depo ushqimore, depozita t\u00eb naft\u00ebs, q\u00eb sot ku t\u2019i gjesh p\u00ebr ndonj\u00eb dokumentar, sa ende nuk jan\u00eb p\u00ebrlar\u00eb p\u00ebr skrap. E tunelet ngjiteshin nga lugina e Droj\u00ebs deri lart n\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb atje ka ndodhur dhe nj\u00eb \u201cG\u00ebrdec\u201d n\u00eb vitin 1997, q\u00eb mund t\u00eb quhet i pari, nj\u00eb shp\u00ebrthim i hatash\u00ebm n\u00eb tunelet e ushtris\u00eb s\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00ebs plot me municion ku gjet\u00ebn vdekjen 28 veta. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre an\u00ebve. Por ka patur dhe aksidente t\u00eb r\u00ebnda automoblistike. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 70 ka humbur jet\u00ebn inxhinieri i pyjeve Hysen Kuqi nga Kruja dhe tani atje ku ai ka r\u00ebn\u00eb ngrihet nj\u00eb lapidar n\u00eb form\u00ebn e ahut. Ah! Inxhinier Fadil Llubani, koleg dhe mik i tij, e kujton me nderim e dhembshuri njeriun e pasionuar pas drur\u00ebve, blerimit dhe natyr\u00ebs, edhe pse n\u00eb ato vite p\u00ebr munges\u00eb rrug\u00ebsh dhe mjetesh ishte e lodhshme t\u00eb ishe specialist i pyjeve.<br \/>\nQaf\u00eb Shtama \u00ebsht\u00eb simboli i ujit dhe gjith\u00e7ka atje lidhet me \u201cbereqetin\u201d e saj. Jo rast\u00ebsisht banor\u00ebt dhe vet\u00eb qaf\u00ebmalin e lart\u00eb, nisur nga pamja me dy \u201cveriga\u201d, e kan\u00eb quajtur Qafa e Shtam(b)\u00ebs, nj\u00eb en\u00eb uji e drunjt\u00eb e atyre an\u00ebve. \u201cKa ardhur njeriu nga Elbasani me barel\u00eb dhe pas tri dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb ngritur, si t\u00eb ishte sh\u00ebruar nga ndonj\u00eb mrekulli&#8230;\u201d, rr\u00ebfen nj\u00ebri. \u201cEdhe dhamb\u00ebt e paprishur n\u00eb goj\u00ebn e nj\u00ebqindvje\u00e7arit Lam, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr me humor, jan\u00eb prej ujit dhe ajrit t\u00eb k\u00ebsaj bjeshke\u201d. P\u00ebr vlerat e rralla t\u00eb ujit &#8211; t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb krip\u00ebra e t\u00eb pasur me magnez &#8211; \u00ebsht\u00eb ngritur dhe nj\u00eb qend\u00ebr kurative e s\u00ebmundjeve t\u00eb mushk\u00ebrive. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe nj\u00eb impiant modern q\u00eb ujin \u201cmbret\u00ebror\u201d t\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00ebs e \u00e7on n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Uji po, por dhe pisha, ahu, bim\u00ebsia tjet\u00ebr, kullotat, mermeri &#8211; n\u00eb Selic\u00ebn matan\u00eb Qaf\u00ebs nxirrej mermer i bardh\u00eb &#8211; e prap\u00eb visaret e nj\u00eb bjeshke t\u00eb till\u00eb nuk mbarojn\u00eb.<br \/>\nShk\u00ebmbi i Vaj\u00ebs apo Guri i Vash\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Qaf\u00eb-Shtam\u00eb, vet\u00ebm pak kilometra nga qyeti i Kruj\u00ebs, treqind metra sip\u00ebr lumit t\u00eb Droj\u00ebs q\u00eb mezi e gjen rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr thepisjet e shk\u00ebmbinjve me pamje t\u00eb eg\u00ebr. Dihet legjenda e jasht\u00ebzakonshme, sipas s\u00eb cil\u00ebs aty qen\u00eb vet\u00ebsakrifikuar 90 vajza krutane, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb robina n\u00eb dor\u00eb t\u00eb pashallar\u00ebve dhe asqer\u00ebve turq. Edhe pse nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb komentohet p\u00ebr turist\u00ebt, apo dhe p\u00ebr vet\u00eb vajzat e sotme krutane, prap\u00eb ky diskurs nuk t\u00eb jep shkas p\u00ebr ta zbutur historiografin\u00eb e sundimit disashekullor otoman n\u00eb k\u00ebto kreshta, ku pos vones\u00ebs s\u00eb proceseve historike t\u00eb shqiptar\u00ebve orienti la k\u00ebtu besimin e vet. P\u00ebrndryshe ato vasha duhej t\u00eb kishin qen\u00eb \u201ckaurre\u201d (t\u00eb krishtena), si\u00e7 kishte patur dhe nj\u00eb ipeshkvni katolike n\u00eb Kruj\u00ebn arbnore.<br \/>\nRrug\u00ebn e vjet\u00ebr e pati nd\u00ebrtuar Mbreti n\u00eb vitet e para t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, kurse k\u00ebt\u00eb t\u00eb ren\u00eb, t\u00eb asfaltuar, e kan\u00eb nd\u00ebrtuar qeveritar\u00ebt e dekad\u00ebs s\u00eb fundit, sigurisht jo si nj\u00eb himn p\u00ebr Ahmet Zogun, por p\u00ebr begatin\u00eb turistike t\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00ebs s\u00eb shekullit XXI e n\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi. Doemos q\u00eb Rruga e Arb\u00ebrit, si nj\u00eb \u201cEgnatie\u201d e koh\u00ebve moderne, do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillim t\u00eb rajonit mbrapa Dajtit deri tash i \u201cvirgj\u00ebr\u201d p\u00ebr nga infrastruktura rrugore.<\/p>\n<p>Qaf\u00eb Shtam\u00eb, 7 korrik 2017<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Dedaj N\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar nj\u00eb kamion b\u00ebnte \u00e7do dit\u00eb vajtje &#8211; ardhje rrug\u00ebn Tiran\u00eb &#8211; Qaf\u00eb Shtam\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb uji p\u00ebr familjen mbret\u00ebrore dhe kroi i famsh\u00ebm mes pishash shtatlarta mbante emrin \u201cKroi i Nan\u00ebs Mbretnesh\u00eb\u201d, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb metra mbi nivelin e detit.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6729"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6731,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6729\/revisions\/6731"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}