{"id":6713,"date":"2017-07-17T23:06:35","date_gmt":"2017-07-17T23:06:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6713"},"modified":"2017-07-17T23:06:35","modified_gmt":"2017-07-17T23:06:35","slug":"dy-yje-te-ndritur-mbi-shkumbin-genc-leka-e-vilson-blloshmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6713","title":{"rendered":"DY YJE TE NDRITUR  MBI  SHKUMBIN, GENC LEKA E   VILSON BLLOSHMI"},"content":{"rendered":"<p><em>ME RASTIN\u00a0\u00a040 VJETORIT TE NDARJES NGA JETA<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/em><\/p>\n<p><em>Ju udh\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa shkoni rrug\u00ebs p\u00ebr Librazhd, ndaluni pak pran\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb Gencit e Vilsonit,\u00a0\u00a0hidhni lule e kujtoni me nderim poet\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb liris\u00eb, pasardh\u00ebsit e denj\u00eb t\u00eb m\u00ebsuesve atdhetar\u00eb.\u00a0<\/em><!--more--><\/p>\n<p><em>Si \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt, edhe m\u00eb 17 korrik 1977, gra e vajza me drap\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, tek zbrisnin, p\u00ebr n\u00eb arat e kooperativ\u00ebs s\u00eb B\u00ebrzhesht\u00ebs mbi\u00a0\u00a0Librazhd, s\u2019kishin d\u00ebgjuar, krisma arm\u00ebs n\u00eb mesnat\u00eb,\u00a0\u00a0as nuk dinin se n\u00eb hijen e malit t\u00eb Zgar\u00ebs, ishin pushkatuar dy m\u00ebsuesit e rinj, Genc Leka e Vilson Blloshmi! Kur kujtohen t\u00eb dy poet\u00ebt, shpaloset faqe maleve, bukuria e blert\u00eb e Librazhdit, d\u00ebgjohet jehona e poezive t\u00eb paharruara, k\u00ebng\u00ebt si vaje t\u00eb B\u00ebrzesht\u00ebs, isot e kabat\u00eb p\u00ebr vallen e vdekjes me dridhma shtatesh t\u00eb Rrajc\u00ebs, n\u00eb livadhet e p\u00ebrzhitura nga vapa e korrikut.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb rrjedhat e koh\u00ebs nga brezi n\u00eb brez, kujtesa e ngjarjeve t\u00eb dikurshme, mbart pamje me ngjyrime\u00a0\u00a0mjegullash, ndryshe nga e v\u00ebrteta e hidhur. Historia e trishtuar e viteve, para e pas luft\u00ebs, flet, sesi\u00a0\u00a0komisar\u00ebt me yll t\u00eb kuq n\u00eb ball\u00eb, tjet\u00ebrsuan jet\u00ebn, n\u00eb qytet e fshat, rr\u00ebmbyen tokat e buk\u00ebs, pronat, sht\u00ebpit\u00eb, hotelet, teatrot. kinemat\u00eb e dyqanet, rr\u00ebnuan e mbyll\u00ebn xhami, kisha e teqe. Edhe n\u00eb koh\u00eb paqeje, vrasjet e burgosjet vazhduan. Nga shtati i masakruar i poetit Dom Lazer Shantoja, pas sharrimit mizor t\u00eb gjymtyr\u00ebve, u pushkatua \u00e7far\u00eb kishte mbetur gjall\u00eb.. M\u00eb pas vijoi pushkatimi i poet\u00ebve Manush Peshk\u00ebpia, Trifon Xhagjika, i muzikantit t\u00eb ri Gramoz Omari, varja barbare n\u00eb litar e poetit Havzi Nelaj. N\u00ebp\u00ebr burgje, humb\u00ebn jet\u00ebn nga torturat poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt Vin\u00e7enc Prennushi, Bernardin Palaj, romancieri i par\u00eb shqiptar Ndoc Nikaj, dramaturgu klasik Et\u2019hem Haxhiademi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Aso kohe Lidhja e shkrimtar\u00ebve, botonte poemat \u201cEnverit\u201d \u201cMe ty Stalin!\u201d, \u201cStrategu i fitoreve Stalini\u201d etj. Pas pushkatimit pa gjyq t\u00eb 21 burrave fisnik\u00eb dhe dijetares Sabiha Kasimati pran\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Beshirit, nj\u00eb turm\u00eb e zhurm\u00ebshme, u mblodh para Legat\u00ebs Sovjetike duke brohoritur p\u00ebr Stalinin, Enverin e Bashkimin Sovjetik.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BLLOSHMI-LEKA.png\" rel=\"attachment wp-att-6714\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6714\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BLLOSHMI-LEKA-300x215.png\" alt=\"BLLOSHMI-LEKA\" width=\"300\" height=\"215\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BLLOSHMI-LEKA-300x215.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BLLOSHMI-LEKA.png 314w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb p\u00ebrfytyrim i rrejsh\u00ebm rreket t\u00eb tregoj\u00eb, edhe sot, sikur n\u00eb at\u00eb sistem t\u00eb \u00e7oroditur, gjth\u00e7ka shkonte vaj. Ve\u00e7se n\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuara dit\u00ebn, madje, edhe nat\u00ebn qytetar\u00ebt mbanin radh\u00eb p\u00ebr buk\u00eb, kos e me raste p\u00ebr nj\u00eb a dy pula, t\u00eb heshtur e t\u00eb p\u00ebrulur para shit\u00ebsit n\u00eb dyqanet e shtetit. Nj\u00eb filozof gjerman shkruan se edhe populli gabon, madje \u00ebsht\u00eb fajtor, meriton qeverin\u00eb q\u00eb mban mbi shpin\u00eb. Shtet\u00ebzim, burgim e pushkatim-fjal\u00eb tmerri. Vendim p\u00ebr shembje nd\u00ebrtesash monumentale &#8211; \u00e7menduri\u00a0\u00a0sekretar\u00ebsh\u00a0\u00a0n\u00eb komitetet e partis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr e n\u00eb rrethe. P\u00ebr t\u00eb ndalur sadopak dor\u00ebn e tyre rr\u00ebnimtare, studiuesit m\u00eb n\u00eb z\u00eb, botonin hera-her\u00eb shkrime\u00a0\u00a0p\u00ebr formimin\u00a0\u00a0e kombit\u00a0\u00a0shqiptar, p\u00ebr kultur\u00ebn, vlerat etnografike e nd<\/em><em>\u059d<\/em><em>\u00ebrtimore. E megjithat\u00eb zjarri i<\/em><em> luft\u00ebs kund\u00ebr feve, kanuneve e zakoneve, t\u00eb trash\u00ebguar brez pas brezi, mbahej i ndezur nga poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt real.socalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ngrinin lavde p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb krisur me emrin Enver. Mburnin heronjt\u00eb e sigurimit t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet n\u00eb ekonomi, me porosi t\u00eb partis\u00eb, sajonin grupe armiqsh e sabotator\u00ebsh.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0N\u00eb vitet 70, kur ekonomia e p\u00ebrqendruar po\u00a0\u00a0\u00a0tronditej n\u00eb themel, partia vendosi p\u00ebrs\u00ebri, t\u00eb vriste njer\u00ebz. Ndaj si ujku n\u00eb pergjim priste rastin te kapte gjahun e par\u00eb. Nisi me poet\u00ebt, shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt e liris\u00eb n\u00eb burgje, kampe pune, e miniera.\u00a0\u00a0N\u00eb vitin e zi 1977, u d\u00ebnuan n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet,\u00a0\u00a0\u00a0dy poet\u00ebt\u00a0\u00a0e rinj, me fat tragjik, Genc Leka 32 vje\u00e7 e Vilson Blloshmi 29 vje\u00e7, p\u00ebr vargjet, \u00ebnd\u00ebrrimet e\u00a0\u00a0shpresat e tyre djaloshare. K\u00ebta poet\u00eb t\u00eb mohuar, e t\u00eb pambrojtur nga askush, u rrezikuan jo vet\u00ebm nga d\u00ebshmitar\u00ebt e rrem\u00eb, por edhe nga ekspert\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr realizimin e skenarit vrastar me \u201cgrupin e sabotator\u00ebve\u201d n\u00eb Kooperativ\u00ebn e B\u00ebrzhesht\u00ebs. Skenari fillonte me nj\u00eb mushk\u00eb t\u00eb mbytur, diku n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr. N\u00eb vijim u sajuan akuzat:\u00a0\u00a0\u201czjarrv\u00ebn\u00ebs e vjedh\u00ebs\u201d. Sipas partis\u00eb e sigurimit ato \u201cakte sabotimi synonin rr\u00ebzimin e pushetit popullor!!\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr d\u00ebnimin e tyre, u hartua nj\u00eb plan i gjer\u00eb masash nga Komiteti i Partis\u00eb s\u00eb Librazhdit me urdh\u00ebr t\u00eb sekretarit t\u00eb par\u00eb, druvarit Sotir Ko\u00e7ollari, bashk\u00eb me gjykat\u00ebn, prokurorin\u00eb, hetuesin\u00eb, drejtorin\u00eb e policis\u00eb etj. U ngarkuan me detyra t\u00eb ve\u00e7anta\u00a0\u00a0kryehetuesi Selim \u00c7aka me nj\u00eb lukuni hetuesish. N\u00eb akuz\u00ebn e sajuar u rendit\u00ebn shpifje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet: \u201ckrim e sabotim\u00a0\u00a0n\u00eb bujq\u00ebsi, axhitacion e propaganda.\u201d T\u00eb gjitha bashk\u00eb mor\u00ebn pamjen e nj\u00eb litari t\u00eb p\u00ebrgjakur nga historia tragjike e fisit t\u00eb blloshm\u00ebve me zanafill\u00eb nga lufta v\u00ebllavras\u00ebse e vitit 1944, zgjatimi hakmarr\u00ebs n\u00eb koh\u00eb paqeje, shpallja \u201ckulak\u201d, nj\u00eb nofk\u00eb e ngjashme me emrin skllav e s\u00eb fundi, caktimi i \u201cgrupit t\u00eb tet\u00eb sabotator\u00ebve.\u201d N\u00eb p\u00ebrfundim u d\u00ebnuan me pushkatim dy m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, Genci e Vilsoni \u201ckryetar\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebs grupi.\u201d, \u201cFajet\u201d\u00a0\u00a0e \u201ckrimet\u201d e tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ishin krijimi i poezive dhe p\u00ebrkthimet\u00a0\u00a0nga Volteri, Viktor Hygo, Edgar Po, Alfred De Myse, Bodler, Rembo, Shatobrian, Maksim Gorki etj. A ka ligj n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr vrasje\u00a0\u00a0poet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt krijojn\u00eb poezi e k\u00ebnaqen vet\u00eb me to? Dokumente p\u00ebr d\u00ebnimin e tyre ishin ditaret, fletoret e sh\u00ebnimeve dhe let\u00ebrk\u00ebmbimi me t\u00eb af\u00ebrmit e dashur, ku poet\u00ebt shkruanin poezit\u00eb, mendimet\u00a0\u00a0p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, artin e kultur\u00ebn. Hetuesit pa shkoll\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse shqyenin syt\u00eb dhe me an\u00ebn e torturave shtazarake p\u00ebrpiqeshin t\u2019i detyronin t\u00eb pandehurit, t\u00eb pranonin \u201cfajet, krimet dhe \u201cveprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore.\u201d Peng\u00ebs\u00eb e pakalueshme, p\u00ebr ata, q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e caktuar nga sekretari i par\u00eb i Komiteti t\u00eb Partis\u00eb, ishte vet\u00ebm nj\u00eb, Vilsoni i paharruar q\u00eb mbante emrin e nderuar t\u00eb presidentit shp\u00ebtimtar amerikan. Hetuesit-xhelat\u00eb, me britma e sharje, ua p\u00ebrplasnin kok\u00ebn nga muri n\u00eb mur, i q\u00ebllonin me grushta e shkelma, ku t\u00eb mundnin. Vilsonit ia thyhen\u00a0\u00a0krahun, por ai qendroi i patundur, shk\u00ebmb-vigan. T\u00eb tjer\u00ebt, gjat\u00eb torturave t\u00eb padurueshme, u l\u00ebkund\u00ebn, pranuan disa nga fajet e paqena.<\/em><\/p>\n<p><em>Krejt ndryshe jan\u00eb zhvilluar ngjarjet n\u00eb koh\u00ebn e Monarkis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfolur, me Migjenin m\u00ebsues n\u00eb shkollat e shtetit, kur poeti\u00a0\u00a0i trishimit, botonte lirsh\u00ebm poezi e shkrime kritike, si \u201cHidhet e p\u00ebrdridhet\u201d (me n\u00ebnkuptime kund\u00ebr Mbretit.), \u201cPoema e Mjerimit\u201d, \u201cMolla e Ndalueme,\u201d \u201cLegjenda e Misrit.\u201c \u201cBuk\u00ebn ton\u00eb falna Zot\u201d, nd\u00ebrsa poet\u00ebt m\u00ebsues\u00a0\u00a0Gencin e Vilsonin, i vran\u00eb p\u00ebr krijime t\u00eb pabotuara.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Ne fillimet e demokracis\u00eb, nj\u00ebr\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs, u munduan m\u00eb kot t\u00eb shfajsoheshin me frik\u00ebn e diktatur\u00ebs, hesht\u00ebn\u00a0\u00a0p\u00ebr librat e botuar dikur, por p\u00ebr \u00e7udi, as sot nuk po e marrin veten, p\u00ebrpiqen t\u00eb harrohet gjith\u00e7ka nga e kaluara me shprehje t\u00eb tilla \u201cse ashtu ishin ligjet n\u00eb moniz\u00ebm.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr pak desh u fshin\u00eb nga kujtesa e kombit. Gjithsesi, ndihen t\u00eb qet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje ndaj shkruajn\u00eb\u00a0\u00a0p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat e asaj kohe t\u00eb mallkuar, kur ndalohej mendimi ndryshe, kur vriteshin poet\u00ebt e liris\u00eb p\u00ebr vargje kushtuar natyr\u00ebs e dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 ndodh zakonisht me poet\u00ebt, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, me an\u00ebn e poezive, Genci e Vilsoni shprehnin gjendjen\u00a0\u00a0shpirt\u00ebrore ndaj fatit t\u00eb mbrapsht, p\u00ebr humbjen e t\u00eb drejtave studimore, mendimin e heshtur kund\u00ebr padrejt\u00ebsive: largimi nga arsimi, n\u00eb minier\u00eb e bujq\u00ebsi, pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb pyje dhe ushtri. Ajo loj\u00eb hetuesish, ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me faktet\u00a0\u00a0e ekspertiz\u00ebs\u00a0\u00a0ekonomike\u00a0\u00a0e juridike. Megjithat\u00eb t\u00ebr\u00eb ato fakte pafaj\u00ebsije, u fshin\u00eb me vendosm\u00ebri nga sekretari i par\u00eb i cili kryente verb\u00ebrisht detyrat e caktuara nga lart\u00eb, sipas parimit komunist: \u201ct\u00eb vrasim njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.\u201d Kjo detyre u plot\u00ebsua, edhe me ndihm\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb kultur\u00ebs nga Tirana. Faktet jan\u00eb kok\u00ebfort\u00eb, nuk merren me nderime ndaj askujt, qofshin dhe profesor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar poet\u00ebt me argumentin e fuqish\u00ebm, se poezit\u00eb, as ishin botuar as t\u00eb shperndara dorazi.. Gazetarja \u00c7ul\u2026e tmerruar nga sigurimi, tejkaloi detyrat, duke q\u00ebmtuar, edhe me hamendje vargjet e Gencit kushtuar dashuris\u00eb. Prof. N.J. p\u00ebr poezit\u00eb\u201c Vjesht\u00eb\u201d, \u201cRrethi i h\u00ebn\u00ebs\u201d, \u201cHarabelat\u201d,\u00a0\u00a0gjykon: \u201cVilsoni ka th\u00ebn\u00eb se q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh njeri i afirmuar, duhet t\u00eb studiosh dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkthime nga autor\u00eb dekadent\u00eb, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo, Bodler etj. Ka nxjerr\u00eb sh\u00ebnime me p\u00ebrmbajtje reaksionare si \u201cs\u2019ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur se ajo q\u00eb nuk sh\u00ebrben p\u00ebr asgj\u00eb\u201d, ka nxjerr\u00eb citime nga Gorki \u201cnuk ka njeri m\u00eb egoist se i s\u00ebmuri\u201d, ose nga Naim Frash\u00ebri \u201cmos u b\u00ebj mjalt\u00eb se t\u00eb han\u00eb mizat\u201d \u2013 citime q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb tij\u201d. Bara m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ra mbi m\u00ebsuesin e poetin K. Petritit, me poezin\u00eb e Vilsonit\u00a0\u00a0\u201cSaharaja\u201d. Sado, u orvat me disa e trajtime, me po ose me jo, t\u00eb paqarta apo t\u00eb err\u00ebta, nuk mundi t\u2019ia dilte mban\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb hetuesve t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt me klithma, k\u00ebrc\u00ebnonin, se p\u00ebr idealin komunist mund t\u00eb hidhnin n\u00eb er\u00eb, malet dhe vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, ishin, profesor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duke kryer detyr\u00ebn e letrarit bashk\u00ebkohor, shqyrtuan poezit\u00eb intime e p\u00ebrkthimet e bukura t\u00eb poet\u00ebve. Ishin ata q\u00eb posht\u00ebruan veten me fyerjet ndaj poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej europian\u00eb. Ishin, pra ata q\u00eb leht\u00ebsuan pun\u00ebn e hetuesve, dhe r\u00ebnduan m\u00eb tej gjendjen p\u00ebr shp\u00ebtimin e Gencit e Vilsonit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dokumenti i vendimit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm, me vdekje, u miratua nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Aranit \u00c7ela dhe Kolegji i Apelit, nd\u00ebrsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, nuk e pranoi lutjen p\u00ebr faljen e jet\u00ebs. I fundit, ministri i brendsh\u00ebm, urdh\u00ebroi me shkrim policin\u00eb e Librazhdit p\u00ebr ekzekutimin larg qytetit. Qarkullon dhe nj\u00eb d\u00ebshmi nga nj\u00eb pjes\u00ebtar i tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, i munduar nga ankthi i paduruesh\u00ebm i heshtjes, si n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim, ai tregon p\u00ebr \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb dy poet\u00ebve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Para pushkatimit, kryehetuesi kriminel, iu qas buz\u00ebgas Vilsonit. Mesa kuptohej pas torturave \u00e7\u2019njerzore ai k\u00ebrkoi posht\u00ebrimin e tij, edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, bashk\u00ebpunimin me organet e sigurimit. Kund\u00ebrshtimi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i poetit t\u00eb liris\u00eb, qe i menj\u00ebhersh\u00ebm. Pas pak u dha komanda, \u201dzjarr!\u201d Gjith\u00e7ka mbaroi. Krismat nga hija e malit t\u00eb Zgar\u00ebs u p\u00ebrzihen me zhurm\u00ebn e rrjedh\u00ebs s\u00eb Shkumbinit e jehon\u00ebn maleve, ku poet\u00ebt t\u00eb pandar\u00eb ndrijn\u00eb si yje lart n\u00eb qiell, nd\u00ebrsa vepra e tyre e bukur jeton n\u00eb mendjen e zemrat e rinis\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Kur diktatori i pashpirt, u zhduk nga kjo bot\u00eb, degjohej gaz-hidh\u00ebt n\u00eb festivale, k\u00ebnga e vdekur \u201cLule p\u00ebr xhaxhin Enver\u201d nga barinjt\u00eb e dhive, \u201cbilbila me lule mbi qeleshe\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkolla, kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, presin t\u00eb kthehen m\u00ebsuesit e v\u00ebrtet\u00eb, t\u2019u m\u00ebsojn\u00eb, si krijohen poezit\u00eb e liris\u00eb. Tashm\u00eb poet\u00ebt, Genci e Vilsoni,\u00a0\u00a0ligj\u00ebrisht jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pafajsh\u00ebm e Martir\u00eb t\u00eb Demokracis\u00eb, por dhe Nderi i Librazhdit, e Nderi\u00a0\u00a0i Kombit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dy nga\u00a0\u00a0poezit\u00eb e d\u00ebnuara t\u00eb Gencit:<\/em><\/p>\n<p><em>KUJTIMI YT<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKujtimi yt m\u00eb hodhi k\u00ebt\u00eb nat\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e brengave pa fund\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>( Ah! \u00ebnd\u00ebrr e kalt\u00ebr,\u00a0\u00a0k\u00ebputur p\u00ebr mes)<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe nis mendimi\u00a0\u00a0rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shtegun e blert\u00eb kur nuk e gjen gj\u00ebkund<\/em><\/p>\n<p><em>Vezulluar\u00a0\u00a0prapa mbr\u00ebmjes e \u00e7do m\u00ebngjes.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0POEZIA E FUNDIT<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cO h\u00ebn\u00eb pse dole, moj kaq e trishtuar<\/em><\/p>\n<p><em>Mos vall\u00eb p\u00ebr mua po mban zi?<\/em><\/p>\n<p><em>&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7\u2019m\u00eb fsheh ashtu me sy t\u00eb lotuar,<\/em><\/p>\n<p><em>Mos m\u2019u sos jeta dhe un\u00eb s\u2019e di?<\/em><\/p>\n<p><em>Po dhe n\u00eb vdeksha, jeta s\u2019ka t\u00eb mbaruar<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe pse sot po shkruaj\u00a0\u00a0t\u00eb fundmen poezi.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga dosja e Vilsonit:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0N\u00eb dosjen e Vilsonit u gjet\u00ebn\u00a0\u00a0sh\u00ebnime\u00a0\u00a0me shqipe t\u00eb pasur, arsyetime t\u00eb thella, ligj\u00ebrime prej shkrimtari, me vler\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb studiojn\u00eb gjuhen e let\u00ebrsin\u00eb shqipe:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb vitin 1966 mbrojta shkoll\u00ebn e mesme pedagogjike. Ishim 208 maturant\u00eb. Nga t\u00eb 208-\u00ebt vet\u00ebm un\u00eb u ndava: nuk m\u2019u dha e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin si arsimtar. Me sa duket, kjo lidhej me t\u00eb kaluar\u00ebn jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb familjes sime. N\u00eb vitin 1972 kam shkruar nj\u00eb poezi. E kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt kur po hapej viti i ri shkollor; isha i d\u00ebshp\u00ebruar, mbasi me koh\u00eb kisha k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ushtroja profesionin si arsimtar dhe kjo e drejt\u00eb nuk m\u00eb jepej. N\u00eb ato rrethana kam shkruar poezin\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse nuk munda breng\u00ebs t\u2019i b\u00ebj ball\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Zjarr p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb kam n\u00eb shpirt t\u00eb djegur<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse m\u00eb i vdekur jam nga \u00e7do i gjall\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Mir\u00eb pra, m\u2019i gjall\u00eb jam se \u00e7do i vdekur.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Jam thyer para d\u00ebshir\u00eb sime, para d\u00ebshp\u00ebrimit tim. Koh\u00ebt shkonin dhe un\u00eb vazhdoja t\u00eb punoja n\u00eb prodhim. U b\u00ebra pesimist. Nuk jam llogaritur mes njer\u00ebzve dhe shok\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00eb mbaruam shkoll\u00ebn, por u llogarita midis klasave t\u00eb vdekura, mes njer\u00ebzve t\u00eb vdekur. N\u00eb poezin\u00eb m\u00eb sip\u00ebr un\u00eb kam dashur t\u00eb them se jam m\u00eb i gjall\u00eb se t\u00eb vdekurit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnimet n\u00eb ditarin tim japin mbresa nga jeta e p\u00ebrditshme, shprehje t\u00eb nxjerra nga studimi i autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj, ngjarje dhe ndodhi t\u00eb jet\u00ebs sime, t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore. Me shprehjen se njer\u00ebzit mbajn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb emra fals\u00eb, dua t\u00eb them se njer\u00ebzit ndryshe hiqen e ndryshe jan\u00eb. E kam shkruar k\u00ebt\u00eb si vler\u00eb njoh\u00ebse p\u00ebr njeriun, ose dhe p\u00ebr ndonj\u00eb njeri konkret.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshe nga shok\u00ebt e mi t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb disa vjet q\u00eb e ushtrojn\u00eb profesionin e m\u00ebsuesit jeta ime \u00ebsht\u00eb monotone, e m\u00ebrzitshme dhe pa asnj\u00eb g\u00ebzim. Ata jan\u00eb arsimtar\u00eb, un\u00eb punoj n\u00eb minier\u00eb. Ky trajtim nuk m\u00eb p\u00eblqen dhe m\u00eb duket i padrejt\u00eb. Perspektiva ime \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb pafat n\u00eb jet\u00eb. \u00c7\u2019far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb? I ri jam, forcat nuk m\u00eb mungojn\u00eb, por nuk kam qet\u00ebsi, nd\u00ebrgjegjja nuk m\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Kulmi i d\u00ebshp\u00ebrimit arrin atje ku un\u00eb them m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos kisha lindur sesa linda n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb m\u00eb vret e m\u00eb brengos. Un\u00eb kam nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb keqe, kjo \u00ebsht\u00eb natyra e trishtimit, un\u00eb m\u00ebrzitem shpesh. N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme e kam p\u00ebr natyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i b\u00ebj keq askujt. Gjithmon\u00eb vrisja mendjen: \u00e7\u2019do b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb, madje, duke qen\u00eb i brengosur, rrija zgjuar, i m\u00ebrzitur, i d\u00ebshp\u00ebruar, sa arrija ta bashkoj mbr\u00ebmjen me m\u00ebngjesin\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim\u00a0\u00a0e sip\u00ebr poeti p\u00ebrfytyronte veten n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ngjashme me Saharan\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Saharaja, larg \u00ebsht\u00eb Saharaja,<\/em><\/p>\n<p><em>Saharaja shk\u00ebmb e r\u00ebr\u00eb e gur\u00eb,<\/em><em><br \/>\n<em>Q\u00eb ka shok ve\u00e7 emrin e saja<\/em><\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ngaq\u00eb s&#8217;sheh \u00ebndrra, s&#8217;sheh as drur\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Saharaja s&#8217;di t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb.<\/em><em><br \/>\n<em>Ajo bluan gur\u00eb n\u00eb m\u00ebnt&#8217; e saj\u00eb\u2026<\/em><br \/>\n<em>Saharaja s&#8217;ka k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Saharaja s&#8217;ka as lot t\u00eb qaj\u00eb,<\/em><\/em><\/p>\n<p><em>.Saharaja nuk ka miq e shok\u00eb<\/em><em><br \/>\n<em>\u00a0Saharaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Thon\u00eb se dhe nat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb.<\/em><\/em><\/p>\n<p><em>Nat\u00ebs s&#8217;i p\u00eblqen n\u00eb Sahara,<\/em><\/p>\n<p><em>S&#8217;i p\u00eblqen t\u00eb ket\u00eb ve\u00e7 gur\u00eb p\u00ebr shtroj\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Fjal\u00eb e dashuri e njer\u00ebz s&#8217;ka;<\/em><\/p>\n<p><em>Shkret\u00ebtir\u00ebs shket e shkrep\u00eb<\/em><em><br \/>\n<em>Kur hyn\u00eb dielli e kur hesht th\u00ebllimi<\/em><br \/>\n<em>Shkret\u00ebtir\u00eb e shkret\u00eb mbetet shkret\u00eb\u2026\u201d<\/em><\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nga Viktor Hygo:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0EKSTAZE\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb nat\u00eb plot me yje, pran\u00eb dallg\u00ebve isha vet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>As dhe nj\u00eb re n\u00eb qiell, as dhe nj\u00eb vel mbi det.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb larg nga bota jon\u00eb v\u00ebshtrimi zhytej thell\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe pyjet mbar\u00eb, dhe malet, natyra pa mbarim<\/em><\/p>\n<p><em>Sikur po pyesnin ngjanin, me t\u00eb turbullt murmurim\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Dallg\u00ebt e detit, zjarret edhe qiell.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe t\u00eb lart\u00eb yje, legjiona me mij\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb ul\u00ebt me mij\u00ebra harmoni\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Thoshin duke p\u00ebrkulur\u00a0\u00a0at\u00eb kuror\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe dallg\u00ebt blu\u00a0\u00a0q\u2019asnj\u00eb s\u2019mund, t\u2019i drejtoj\u00eb, t\u2019i ndal\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Thoshin duke mb\u00ebshtjell\u00eb shkum\u00ebn mbi shkulm e vale:<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb Zoti, Zoti i lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0* * *<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kujtim e peng nderimi, shkruesi i k\u00ebtyre rradh\u00ebve u ka kushtuar poezin\u00eb \u201cDy yje mbi hijen e malit.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>DY\u00a0\u00a0YJE\u00a0\u00a0MBI\u00a0\u00a0HIJEN\u00a0\u00a0E\u00a0\u00a0MALIT*<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb hijen e malit, n\u00eb p\u00ebrv\u00eblim korriku,<\/em><\/p>\n<p><em>shkret\u00ebtira bijt\u00eb e n\u00ebnave mbuloi,<\/em><\/p>\n<p><em>bylbylat\u00a0\u00a0e pyjeve, poet\u00ebt e freskis\u00eb rinore,<\/em><\/p>\n<p><em>poet\u00ebt e bukur t\u00eb qiellit, guximtar\u00ebt e liris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Me klithma\u00a0\u00a0e flak\u00eb vrastare<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb terr mizor,<\/em><\/p>\n<p><em>shkret\u00ebtira e t\u00ebrbuar mori hak,<\/em><\/p>\n<p><em>kund\u00ebr ajrit, kund\u00ebr liris\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>kund\u00ebr drit\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>kund\u00ebr \u00ebndrrave, kund\u00ebr k\u00ebng\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Heshtja e thell\u00eb sundoi<\/em><\/p>\n<p><em>ve\u00e7 nj\u00eb \u00e7ast!<\/em><\/p>\n<p><em>Jehona\u00a0\u00a0e dhimbjes s\u00eb malit<\/em><\/p>\n<p><em>fluturoi gjithkund!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>S\u2019\u00ebsht\u00eb aq leht\u00eb me vra poet\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb hijen e malit,<\/em><\/p>\n<p><em>s\u2019\u00ebsht\u00eb aq\u00a0\u00a0leht\u00eb me vra poet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>t\u00eb ndal\u00ebsh rrjedhat e mendimit,<\/em><\/p>\n<p><em>t\u00eb zhduk\u00ebsh shpirtin, t\u00eb fik\u00ebsh dit\u00ebn,<\/em><\/p>\n<p><em>s\u2019\u00ebsht\u00eb aq leht\u00eb me vra poet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>krimin ta fsheh\u00ebsh n\u00ebn dhe!..<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nga zemra e tyre,<\/em><\/p>\n<p><em>k\u00ebng\u00ebt e gjakosura, thirrjet p\u00ebr liri,<\/em><\/p>\n<p><em>me flatrat e shqipes,<\/em><\/p>\n<p><em>kryengrit\u00ebse u ngrit\u00ebn lart,<\/em><\/p>\n<p><em>murlanin e fjetur zgjuan,<\/em><\/p>\n<p><em>z\u00ebm\u00ebrimin ndaj tiranis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>U rrafshuan dunat e sfilitjes,<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\u00a0\u00a0zhegu\u00a0\u00a0u shua,<\/em><\/p>\n<p><em>pluhuri gri\u00a0\u00a0u tret.<\/em><\/p>\n<p><em>U tund piramida n\u00eb themel,<\/em><\/p>\n<p><em>muret e ngujimit ran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Fryma e koh\u00ebs i shkundi ret\u00eb uj\u00ebplota,<\/em><\/p>\n<p><em>u zbut dheu, ngriti kryet bari i njom\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>plas\u00ebn gonxhet, shp\u00ebrhyen lulet,<\/em><\/p>\n<p><em>mbi blerim e hijeshi.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Frym\u00eb e koh\u00ebs me psher\u00ebtim\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>tymin shp\u00ebrndan nga hija e malit,<\/em><\/p>\n<p><em>gjurm\u00eb krimi, njolla gjaku zbulon.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb oborre shkollash,<\/em><\/p>\n<p><em>v\u00ebshtrojn\u00eb nd\u00ebr lot malin e trishtuar,<\/em><\/p>\n<p><em>rr\u00ebzimin e gjetheve n\u00eb vjesht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pse vonojn\u00eb m\u00ebsuesit,<\/em><\/p>\n<p><em>pse s\u2019po vijn\u00eb poet\u00ebt<\/em><\/p>\n<p><em>Genci e Vilsoni?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shkumbini shkum\u00ebzon<\/em><\/p>\n<p><em>dredhon nd\u00ebr\u00a0\u00a0gur\u00eb\u00a0\u00a0e kthesa,<\/em><\/p>\n<p><em>z\u00ebra val\u00ebsh zhurm\u00ebrojn\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>k\u00ebrkohen poet\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Osh\u00ebtima nga hija e malit<\/em><\/p>\n<p><em>\u00e7ohet\u00a0\u00a0n\u00eb qiell.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Dilni e shihni,<\/em><\/p>\n<p><em>mbi\u00a0\u00a0rrethin e h\u00ebn\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>vezullues dy yje\u00a0\u00a0t\u00eb qet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>dy yje t\u00eb bukur,<\/em><\/p>\n<p><em>dy yjet e ndritur t\u00eb zgjimit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ME RASTIN\u00a0\u00a040 VJETORIT TE NDARJES NGA JETA \u00a0 Nga Agim Xh. D\u00ebshnica Ju udh\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa shkoni rrug\u00ebs p\u00ebr Librazhd, ndaluni pak pran\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb Gencit e Vilsonit,\u00a0\u00a0hidhni lule e kujtoni me nderim poet\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb liris\u00eb, pasardh\u00ebsit e denj\u00eb t\u00eb m\u00ebsuesve atdhetar\u00eb.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6714,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6715,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6713\/revisions\/6715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}