{"id":669,"date":"2012-05-02T22:32:48","date_gmt":"2012-05-02T22:32:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=669"},"modified":"2012-05-02T22:32:48","modified_gmt":"2012-05-02T22:32:48","slug":"vrasjet-afer-shkupit-dhe-marredheniet-shqiptaro-maqedonase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=669","title":{"rendered":"Vrasjet afer Shkupit dhe marredheniet shqiptaro- maqedonase"},"content":{"rendered":"<div>\n<div id=\"ecxAOLMsgPart_1_6c921b89-353d-4479-821f-a0d54af9142c\">\n<div dir=\"ltr\">\n<div align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/Fejz.-Abdullai.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-670\" title=\"Fejz. Abdullai\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/Fejz.-Abdullai-273x300.jpg\" alt=\"\" width=\"273\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/Fejz.-Abdullai-273x300.jpg 273w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/Fejz.-Abdullai.jpg 509w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><\/a>RAPORTET ND\u00cbRETNIKE N\u00cb MAQEDONI N\u00cb MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTAR\u00cbVE PAS VRASJES S\u00cb PES\u00cb T\u00cb RINJVE MAQEDONAS N\u00cb AF\u00cbRSI T\u00cb SHKUPIT<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0Interviste me intelektualin e njohur, Fejzulla Abdullai<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>1. <\/strong><strong>Pyetje:<\/strong>Republika e Maqedonis\u00eb, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb shtet multietnik<strong>, <\/strong>mund t\u2019i p\u00ebrshkruani raportet n\u00eb mes dy etniteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend (Shqiptar\u00ebve e Maqedonasve), para dhe pas vrasjes makabre te 5 t\u00eb rinjve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkupit q\u00eb ndodhi para do kohe?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Raportet n\u00eb mes k\u00ebtyre dy etnive nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e duhur q\u00eb duhet t\u2019i ket\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. Shikuar n\u00eb retrospektiv\u00eb historike, mund t\u00eb thuhet se shqiptari , jo vet\u00ebm nga ana e maqedonasve por edhe nga sllav\u00ebt n\u00ebp\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb.<!--more--> Vazhdimisht ka ekzistuar nj\u00eb shqiptarofobie sllave ndaj k\u00ebtij etniteti t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb jeton me shekuj n\u00eb trojet e veta. Konkretisht, n\u00eb Maqedoni k\u00ebto raporte ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb tensionuara, var\u00ebsisht prej situat\u00ebs. Pas k\u00ebsaj vrasje tensionet u rrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb sa q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthente edhe konflikt nd\u00ebretnik. Kjo nga fakti se vrasje iu qe p\u00ebrshkruar shqiptar\u00ebve, si nga ana e mediave vendase ashtu edhe e atyre t\u00eb huaja (n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ato serbe). Nga t\u00eb huajat pra, m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb prononcuar ato serbe. P\u00ebr k\u00ebto do flasim m\u00ebvon\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>2. <\/strong><strong>Pyetje:<\/strong>Prej kur \u00ebsht\u00eb rritur urrejtja n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ndaj shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb \u00e7far m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb manifestuar?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Pas m\u00ebvet\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb si shtet m\u00eb vete n\u00eb vitin 1991, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb par\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb nga maqedonasit (shprehur m\u00eb sakt\u00eb, sllavomaqedon\u00ebt), nga arsyeja se tani shqiptar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb me kushtetut\u00ebn e shtetit t\u00eb ri, t\u00eb jen\u00eb edhe k\u00ebta shtetformues (pasi me num\u00ebr vin\u00eb pas maqedonasve dhe nuk p\u00ebrfaqsojn\u00eb pakic\u00eb n\u00eb shtet) bashk\u00eb me maqedon\u00ebt si shumic\u00eb. Kjo k\u00ebrkes\u00eb kategorikisht u hodh posht\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tjera, por ato nuk u pranuan me arsyen e thjesht\u00eb se jan\u00eb \u201cpakic\u00eb\u201d dhe t\u00eb\u201cardhur\u201d n\u00eb Maqedoni, ndaj duhet t\u00eb trajtohen nj\u00ebsoj si pakicat e tjera komb\u00ebtare.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Shqiptar\u00ebt duke par\u00eb se t\u00eb drejtat e tyre legjitime nuk u avancuan n\u00eb nivel t\u00eb duhur, qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u2019i marrin arm\u00ebt dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb armatosur drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me maqedonasit. Ky konflikt p\u00ebrfundoj me nj\u00eb mar\u00ebveshtje qeveritare n\u00eb mes partive n\u00eb koalicion q\u00eb u quajt \u201cMAR\u00cbVESHJA E OHRIT\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marveshje jan\u00eb marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb duhej t\u00eb plot\u00ebsoheshin. Implementimi i k\u00ebsaj mar\u00ebveshjeje, ndonse jo i plot\u00eb, gjer diku avancoi disa k\u00ebrkesa t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por, me kalimin e koh\u00ebs, autoritetet maqedonase nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb disponuar q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb, ndaj kjo disi po kalon n\u00eb mar\u00ebveshje partiake, ku vet\u00eb partit\u00eb tani kan\u00eb filluar t\u00eb manipulojn\u00eb me t\u00eb. Edhe pse disa gj\u00ebra jan\u00eb realizuar, akoma ekziston diskriminimi ekonomik, gjuh\u00ebsor. Gjuha shqipe q\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Vazhdon akoma diskriminimi ekonomik, social, kulturor edhe ai fetar.<\/div>\n<div>Kur jemi k\u00ebtu, duhet t\u00eb theksojm\u00eb se qysh n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb implementimit t\u00eb marveshjes, u imponua nj\u00eb preambul\u00eb kushtetuese, e cila nuk ka qen\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebsaj mar\u00ebveshje. Disa amandamente Kushtetuese t\u00eb miratuara pas luft\u00ebs t\u00eb vitit 2001 paraqesin disa zbraz\u00ebtira t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb cilat nuk mund\u00ebsojn\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb aspektin politik, ekonomik e social.<\/div>\n<div>Qeveria e par\u00eb e pas luft\u00ebs (2001) q\u00eb qe n\u00eb koalocion SDSM-BDI n\u00eb mandatin e vet, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb i japin disa politikan\u00eb shqiptar\u00eb, bilancin e pat mjaft tragjik. Po citoj disa t\u00eb th\u00ebna t\u00eb tyre:<\/div>\n<div>\u00d8 edhe pse pas luft\u00ebs u soll ligj p\u00ebr amnesti, u b\u00ebn\u00eb mjaft burgosje t\u00eb ish ushtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb;<\/div>\n<div>\u00d8 nuk u b\u00eb rregullimi i statusit t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit dhe kujdesja institucionale e familjar\u00ebve t\u00eb tyre;<\/div>\n<div>\u00d8 nuk u b\u00eb riparimi i d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara gjat\u00eb luft\u00ebs;<\/div>\n<div>\u00d8 nuk u b\u00eb ndarje proporcionale e buxhetit, nuk u b\u00ebn\u00eb investime n\u00eb vendbanimet shqiptare;<\/div>\n<div>\u00d8 liria e premtuar u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt;<\/div>\n<div>\u00d8 vazhdimisht u ushtrua dhun\u00eb e papar\u00eb n\u00eb territoret e banuara me shumic\u00eb shqiptar\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>3. <\/strong><strong>Pyetje<\/strong>: N\u00eb \u00e7far formash jan\u00eb manifestuar urrejtjet antishqiptare pas konfliktit 2001 t\u00eb cilat sjellin edhe n\u00eb rritjen e tensioneve?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Pas k\u00ebtij konflikti, si\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebm, raportet nuk jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohej, por, p\u00ebrkundrazi, q\u00ebndrimi antishqiptar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme ka vazhduar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb vazhdimisht jan\u00eb shkruar parulla antishqiptare, madje brohoritje fyese p\u00ebr kombin shqiptar n\u00ebp\u00ebr stadiumet sportive e tj. N\u00eb brohoritjet me p\u00ebrmbajtje raciste thuhej: \u201cDhoma gazi p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, \u201cShqiptari i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptari i vdekur\u201d, \u201cVdekje p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, \u201cShqiptar\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d etj., etj (k\u00ebto parulla asociojn\u00eb me koh\u00ebn e J.Cvijiqit kur edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shkruheshin parulla urrejtjesh ndaj shqiptar\u00ebve, si: \u201cPopulli sllav shqiptar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb i konsideron armiq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d). N\u00ebp\u00ebr autobus\u00ebt edhe n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rrahje t\u00eb shqiptar\u00ebve (nx\u00ebns\u00ebve). Bile u b\u00eb edhe nj\u00eb vrasje e dy shqiptar\u00ebve t\u00eb rinj nga ana e nj\u00eb polici maqedonas. Urrejtja antishqiptare eskaloi pas vrasjes s\u00eb pes\u00ebfisht\u00eb t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve maqedonas. Bile nj\u00eb gazetar maqedonas n\u00eb nj\u00eb nga kanalet televizive n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, haptas k\u00ebrkoj q\u00eb edhe n\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Breivik si n\u00eb Norvegji p\u00ebr t\u00eb ndalur sulmin e shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>4. <\/strong><strong>Pyetje<\/strong>: N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb tensionuar, si kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebndrimet qeveritare ndaj shqiptar\u00ebve?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Qeveria maqedonase nuk ka reagur ashp\u00ebrt, bile ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb disa raste edhe\u201cnuk i ka nd\u00ebgjuar\u201d brohoritjet antishqiptere. Ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00ebse ka raste t\u00eb rilla, organet kompetente t\u2019i zbulojn\u00eb aktor\u00ebt, t\u2019i nxjerrin para drejt\u00ebsis\u00eb e t\u2019u japin d\u00ebnimin e merituar.Vet\u00ebm kaq.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>5. <\/strong><strong>Pyetje: <\/strong>Ndaj konflikteve t\u00eb k\u00ebtilla si \u00ebsht\u00eb reagimi i partive shqiptare pozit\u00eb-opozit\u00eb dhe i faktorit t\u00eb jasht\u00ebm?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Partit\u00eb shqiptare i kan\u00eb d\u00ebnuar aktet e k\u00ebtilla t\u00eb sh\u00ebmtuara, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb zbulohet se kush q\u00ebndron prapa tyre. Lideri i partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb prononcim t\u00eb tij ka th\u00ebn\u00eb se, k\u00ebto ndadhi nuk kan\u00eb ndonj\u00eb prapavij\u00eb politike, por jan\u00eb vet\u00ebm \u201cspontane\u201d!Konstatimi i k\u00ebtill\u00eb i nj\u00eb lideri nuk mund t\u00eb jet\u00eb i pranuesh\u00ebm sepse hyrje n\u00eb autobus i 18 personave t\u00eb maskuar, t\u00eb paisur me mjete t\u00eb forta dhe rrahja brutale e nx\u00ebns\u00ebve shqiptar\u00eb, nuk mund t\u00eb jet\u00eb rast spontan, por mir\u00eb i organizuar dhe me q\u00ebllim t\u00eb caktuar. Brohoritja n\u00ebp\u00ebr stadiumet me p\u00ebrmbajtje raciste antishqiptare, nuk mund t\u00eb jen\u00eb spontane, por mir\u00eb t\u00eb organoziuara dhe t\u00eb p\u00ebrkrahura nga struktura t\u00eb caktuara. Sipas nj\u00eb analisti shqiptar, faktori politik shqiptar brenda dhe jasht\u00eb Maqedonis\u00eb dheai nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb reaguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: Deklarata e faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni: <em>\u201c\u2026ruani gjakftoht\u00ebsin\u00eb dhe mos bini pre e provokimeve\u2026\u201d<\/em> &#8211; Autoritet e Tiran\u00ebs dalin me prononcimin: <em>\u201c\u2026nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb ekzistojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera\u2026\u201d<\/em> \u2013Udh\u00ebheqja e Prishtin\u00ebs del me deklarat\u00ebn: <em>\u201c\u2026nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb\u2026\u201d; <\/em>\u2013 Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar apelon: \u201c<em>\u2026t\u00eb zihen fajtor\u00ebt dhe t\u00eb nxirren para drejt\u00ebsis\u00eb\u2026\u201d <\/em><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>6. <\/strong><strong>Pyetje<\/strong>: Sipas mendimit tuaj, kush mund t\u00eb jen\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikaur n\u00eb paraqitjen e urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve, e pastaj do kalojm\u00eb n\u00eb at\u00eb se kush mund ta ket\u00eb kryer vrasjen e 5 t\u00eb rinj\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart\u00eb?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Kjo pyetje ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje mjaft t\u00eb nd\u00ebrlikuar, por do mundohem q\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje lakonike. Sipas mendimit tim, ekzistojn\u00eb dy faktor\u00eb: <em>t\u00eb par\u00ebt<\/em> do t\u2019i quaja historik\u00eb dhe <em>t\u00eb dyt\u00ebt<\/em> biologjik\u00eb. Sipas t\u00eb par\u00ebve, shikuar historikisht, popullata shqiptare ka qen\u00eb kompakte e pozicionuar n\u00eb gjeohap\u00ebsir\u00ebn e vet. Mirpo ky pozicionim nuk u ka shkuar p\u00ebrshtat q\u00ebllimeve ekspanzioniste t\u00eb politik\u00ebs sllave, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb asaj serbe. N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shek. 19 kur lindi ideja p\u00ebr nj\u00eb Serbi t\u00eb madhe, ideolog\u00ebt serb\u00eb nuk u pajtuan me pozicionimin e shqiptar\u00ebve nga fakti se k\u00ebta i kishin \u201cokupuar\u201dvendet strategjike. Madje i kishin\u201czaptuar\u201d tokat pjellore n\u00eb zon\u00ebn e Sharit e t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se, me k\u00ebt\u00eb e ndanin popullat\u00ebn sllave- serb\u00ebt n\u00eb veri nga maqedonasit n\u00eb jug. Nga ky fakt, ata filluan nj\u00eb akcion shfaros\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Nga rrethi i Nishit, prokupljes, Sanxhakut, Novi Pazarit (Pazari i Ri) e Leskovcit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u d\u00ebbuan rreth 70 mij\u00eb shqiptar\u00eb. Shqiptarofobja e k\u00ebtill\u00eb u p\u00ebrcoll edhe n\u00eb qeverit\u00eb e vazhdueshme serbe. Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo vazhdoj edhe tek popullata sllave-maqedonase n\u00eb territorin e Maqedons\u00eb. Prej k\u00ebtij vendi, poashtu, u d\u00ebbua nj\u00eb num\u00ebr i madh i shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi. Kjo urrejtje vazhdon edhe sot.<\/div>\n<div>N\u00eb koh\u00ebn e fundit mediat serbe haptas shkruajn\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve duke iu dh\u00ebn\u00eb kurajo edhe maqedonasve p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb antishqiptare. Po citoj nj\u00eb shkrim t\u00eb mediave serbe ku, shprehimisht thuhet:<em> <\/em><em>\u201cM\u00eb thuaj n\u00ebse di emrin dhe mbiemrin e nj\u00eb shqiptari q\u00eb nuk angazhohet p\u00ebr krijimin e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d. Ata jan\u00eb nj\u00eb fis, t\u00eb cil\u00ebt kuptojn\u00eb vet\u00ebm ligjin e dhun\u00ebs, q\u00eb nga foshnja q\u00eb arsimohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb e deri te pleqt\u00eb. D\u00ebgjoj se si maqedonasit jan\u00eb duke djegur sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve\u2026 Po u duhet k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb vetorganizohen, pasi q\u00eb shteti i tyre, ashtu si ky yni, \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb. Tash \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb duhet shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb pastruar vendin e tyre prej k\u00ebtij fisi. T\u00eb gjith\u00eb deri te m\u00eb i fundit shqiptar duhet t\u00eb d\u00ebbohen n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu edhe bullgar\u00ebt i kan\u00eb d\u00ebbuar turqit n\u00eb vitin 1989, dhe nuk i ka munguar asgj\u00eb, tash jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebrpara, maqedonas\u201d. <\/em>Nga kjo shihet se serb\u00ebt po i ofrohen n\u00eb ndihm\u00eb maqedonasve n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Faktori i dyt\u00eb, biologjik, \u00ebsht\u00eb i lidhur me shtimin natyror t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u201c<em>Shqiptar\u00ebt biologjikisht shtohen m\u00eb tep\u00ebr se sllav\u00ebt dhe n\u00eb t\u00eb ardh\u00ebshmen, sipas tyre, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb num\u00ebrt se sllav\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb pra, arma m\u00eb e fuqishme e tyre me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb na zhdukin ne si popull t\u00eb civilizuar n\u00eb Ballkan. Nga ky fakt edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet sulmuar ky popull i\u201cpacivilizuar\u201d <\/em>\u201d. Ja pra, si\u00e7 shihet, k\u00ebta jan\u00eb disa nga faktor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndikuar n\u00eb lindjen e urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>7. <\/strong><strong>Pyetje:<\/strong>Sipas politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni, kush mund t\u00eb jet\u00eb prapa atyre q\u00eb krijon\u00eb tensioneve nd\u00ebretnike dhe q\u00eb pastaj shkaktohen konflikte?<\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Nuk jam mir\u00eb i informuar, por megjithat\u00eb po citoj vet\u00ebm disa konstatime t\u00eb nj\u00eb politikani t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, i cili shprehimisht thot\u00eb: <em>\u201c<\/em><em>Lufta kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet e jet\u00ebs politike, ekonomike, kulturore dhe fetare dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb jan\u00eb t\u00eb implikuar institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtij vendi. Me q\u00ebllim t\u00eb fshehjes s\u00eb implikimit institucional t\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb qarqet antishqiptare Beograd-Shkup konstruktojn\u00eb skenar\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb terrorit shtet\u00ebror karakter t\u00eb konflikteve civile dhe nd\u00ebretnike. N\u00eb k\u00ebto skenar\u00eb shpesh p\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsive t\u00eb ndryshme etnike, me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes s\u00eb konflikteve nd\u00ebretnike. Shqiptar\u00ebt asnj\u00eb her\u00eb nuk kan\u00eb q\u00ebndruar prapa akteve t\u00eb sh\u00ebmtuara. P\u00ebrkundrazi, shum\u00eb shpesh kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb k\u00ebtyre skenar\u00ebve\u201d! <\/em> Po i nj\u00ebjti konstatot:<em> \u201cLufta n\u00eb Maqedoni nuk ka karakter t\u00eb luft\u00ebs civile por t\u00eb nj\u00eb terrori shtet\u00ebror kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Shteti dhe institucione t\u00eb ve\u00e7anta shtet\u00ebrore q\u00ebndrojn\u00eb edhe prapa paramilitar\u00ebve t\u00eb kamufluar si huligan q\u00eb terrorizojn\u00eb popullin shqiptar\u201d.<\/em><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>8. <\/strong><strong>Pyetje:<\/strong>T\u00eb kthehemi tek vrasja.<strong> <\/strong>Sipas mendimit tuaj, kush mund ta ket\u00eb kryer vrasjen e pes\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkupit?<\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Nuk mendoj q\u00eb t\u00eb paragjukoj, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar nuk e kan\u00eb kryer shqiptar\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet vet\u00eb fakti se, pas vrasjes s\u00eb dy shqiptar\u00ebve n\u00eb Gostivar, ndokush (me siguri jasht\u00eb vendit) duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb rast dhe duke marr\u00eb parasysh raportet e brishta n\u00eb mes maqedonasve e shqiptar\u00ebve, i sigurt\u00eb se shqiptar\u00ebt do mund t\u00eb hakmerren, organizoj nj\u00eb vrasje makabre t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve maqedonas me q\u00ebllim q\u00eb faji, kuptohet, do t\u2019u mbetej shqiptar\u00ebve. Edhe ashtu ndodhi n\u00eb fillim. Nga ana e maqedonasve u organizuan shum\u00eb protesta antishqiptare me brohoritje fyese, duke k\u00ebrkuar q\u00eb dorasi t\u00eb gjendet tek shqiptar\u00ebt. Mirpo me nd\u00ebrhyrjen e faktor\u00ebve politik dhe organevce t\u00eb rendit, situata disi \u00ebsht\u00eb pak qet\u00ebsuar. Sipas deklaratave t\u00eb MPB,vrasja ka qen\u00eb makabre dhe e kryer profesionalisht me arm\u00eb t\u00eb sofistikuara, gj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mirpo, duke nisur nga fakti, si\u00e7 p\u00ebrmenda edhe m\u00eb lart\u00eb, popujt sllav\u00eb shqiptarin nuk e shikojn\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb, e \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh ja p\u00ebrshkruajn\u00eb shqiptarit. Pasataj, nd\u00ebrkoh\u00eb mund t\u00eb them se shtetet fqinj nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni stabile, ndaj lirisht mund t\u00eb jap mendimin tim se k\u00ebt\u00eb krim e kan\u00eb kryer sherbimet sekrete t\u00eb huaja, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ato serbe. Serbia si \u00e7do her\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr destabilizim n\u00eb Ballkan e pastaj p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb gjithp\u00ebrfshir\u00ebse me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb r\u00ebmbej\u00eb toka t\u00eb tjera t\u00eb cilat mendon se b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Serbin\u00eb e vjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb konstatim tim po e mb\u00ebshtes me nj\u00eb prononcim t\u00eb nj\u00eb politikologu shqiptar, i cili merret drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me politik\u00ebn e Ballkanit. Sipas mendimt t\u00eb tij, ky akt i sh\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i planifikuar. Shprehimisht thot\u00eb: <em>\u201cScenari mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Beograd ose Athin\u00eb, kurse deg\u00ebzimi n\u00eb Shkup\u201d.<\/em>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb sepse k\u00ebtyre dy shteteve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bullgarin\u00eb fqinje, nuk u shkon p\u00ebrshatat nj\u00eb Maqedoni stabile.<\/div>\n<div>Megjith\u00eb se ekzistojn\u00eb indikacione se k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar mund ta ken\u00eb kryer sh\u00ebrbimet e jasht\u00ebme, qeveria maqedonase nuk pati besim tek shqiptar\u00ebt, ndaj gjat\u00eb investigimit t\u00ebr\u00eb vemendjen duket se e ka patur aty. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arsyetohet dyshimi, Ministrisa e Pun\u00ebve t\u00eb Brend\u00ebshtme t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjezit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb (1, Maj, 2012), me nj\u00eb akcion policor t\u00eb quajtur \u201cMonstrum\u201d,b\u00ebri bastisje n\u00eb disa lagje t\u00eb Shkupit t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, duke arestuar rreth 20 persona (shqiptar\u00eb) t\u00eb dyshimt\u00eb, nd\u00ebr ta nj\u00eb grua 60 vje\u00e7are e nj\u00eb bur\u00eb 64 vje\u00e7. N\u00eb deklarat\u00ebn zyr\u00ebtare t\u00eb kasoj Ministrie thuhet:<em> <\/em>\u201cK<em>\u00ebto jan\u00eb grupe radikale islame, jan\u00eb persona t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe p\u00ebr ta do t\u00eb ngrihen padi penale p\u00ebr terroriz\u00ebm<\/em>\u201d<em>.<\/em> Nga kjo mund t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkluzion se po plot\u00ebsohen q\u00ebllimet e politik\u00ebs serb\u00eb p\u00ebr destabilizimin e Maqedonis\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Ky akcion besoj se do ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb raportet e dy etnive, duke i ritur m\u00eb tep\u00ebr tensionet dhe mund\u00ebsin\u00eb e konflikteve, q\u00ebmund t\u00eb eskalojn\u00eb \u00e7do moment.<\/div>\n<div><strong>9. <\/strong><strong>Pyetje:<\/strong> Kur jemi k\u00ebtu, si jan\u00eb reagimet serbe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje?<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje:<\/em> Faktet flasin se serb\u00ebt jan\u00eb promotor\u00ebt e destabilitetit n\u00eb rajon. Sipas tyre, Maqedonia qenka <em>\u201ckonflikt q\u00eb pritet t\u00eb eksplodoj\u00eb\u201d.<\/em> Sipas tyre, \u00e7elsi i destabilizimit ekziston vet\u00ebm tek nj\u00eb etnitet n\u00eb Maqedoni, ata jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Ndaj edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebp\u00ebrmjet mediave t\u00eb shkruara elektorinike dhe atyre televizive, gishtin e drejtuan tek shqiptar\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb kanal teliviziv bile u nd\u00ebgjuan edhe \u201cfakte konktrete\u201d, se kinse sherbimet sekrete maqedonase kan\u00eb gjetur nj\u00eb d\u00ebshmitar, i cili paska fakte t\u00eb sigurta, por e mbajn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb madhe. Madje, sherbimet serbe paskan gjetur nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb parkuar an\u00ebs kufirit t\u00eb Maqedonis\u00eb me Kosov\u00ebn, kinse n\u00eb at\u00eb makin\u00eb qenkan aktor\u00ebt e vrasjes, ose, si\u00e7 i quajn\u00eb ata terorist\u00eb shqiptar\u00eb, dhe, se, pastaj paskan hyr\u00eb p\u00ebr strehim n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ata paskan ardhur n\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrfundim t\u00eb sigurt\u00eb\u201d se aktor\u00ebt e vrasjes qenkan shqiptar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u201csigurt\u00eb\u201d se krime t\u00eb k\u00ebtilla n\u00eb rajon mund t\u00eb kryejn\u00eb vet\u00ebm terorist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk ja duan t\u00eb mir\u00ebn Maqedonis\u00eb dhe vazhdimisht luftojn\u00eb p\u00ebr<\/div>\n<div>nj\u00eb Maqedoni jostabile.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>10. <\/strong><strong>Pyetje<\/strong>: Sipas mendimit tuaj, vall ekzistojn\u00eb gjasa q\u00eb t\u00eb zbulohen aktor\u00ebt e k\u00ebsaj vrasje makabre e cila nga ana e faktor\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs kualifikohet si nj\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit?<\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: N\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje, si\u00e7 p\u00ebrmenda edhe m\u00eb lart\u00eb, jan\u00eb t\u00eb implikuara sherbime sekrete t\u00eb huaja, sipas t\u00eb gjitha gjasave ato serbe, por v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjendet vras\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur dorasi mund t\u00eb ndodhet jasht\u00eb shtetit. Ndaj dhe organet shtet\u00ebrore t\u00eb zbulimit gjer tani jan\u00eb pa ndonj\u00eb rezultat konkret. Kjo besoj se do vazhdoj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Bile nga disa organizata joqeveritare, qeveris\u00eb maqedonase i \u00ebsht\u00eb sugjeruar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb nga Byroja Federale e Investigimit (FBI)t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/div>\n<div>Nga kjo q\u00eb p\u00ebrmenda, do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paracaktohet koha se kur do t\u00eb gjenden aktor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vrasjes dhe se kujt etniteti i p\u00ebrkasin, brenda ose jasht\u00eb vendit. N\u00ebse organet e zbulimit vin\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sigurt\u00eb se jan\u00eb prej jasht\u00eb vendit, at\u00ebheren mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zbulimin dhe kapjen e tyr\u00eb jan\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Jam i mendimit se q\u00eb t\u00eb zbulohet ky mister i r\u00ebnd\u00eb, nevojitet koh\u00eb dhe nj\u00eb profesionaliz\u00ebm i p\u00ebrsosur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb zbulimit.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>11. <\/strong><strong>Pyetje<\/strong>: Dhe n\u00eb fund, sipas mendimit tuaj, a ekzistojn\u00eb gjasa q\u00eb ky terror antishqiptar n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb mund t\u00eb ndalet dhe cila do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardh\u00ebshmen t\u00eb mos ket\u00eb konflikte t\u00eb ndryshme nd\u00ebretnike, ose, q\u00eb n\u00eb rastin e fundit, nga mediat iu p\u00ebrshkruhet shqiptar\u00ebve?<\/div>\n<div><em>P\u00ebrgjigje<\/em>: Personalish, pasi jam larguar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga Maqedonia, do t\u00eb ishte v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb jap mendimin tim p\u00ebr ndonj\u00eb zgjidhje t\u00eb mund\u00ebshme e cila do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb dy etnive. Sidoqoft\u00eb, duke u bazuar n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb brendsh\u00ebm, pastaj e t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs gjeostrategjike dhe gjeopolitike q\u00eb ka Maqedonia, vazhdimisht q\u00ebndron n\u00eb mbrojtjen e integritetit teritorial, jam i mendimit se Maqedonia duhet t\u00eb jet\u00eb shtet i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb dy etnive t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrfshir\u00eb edhe etnitetet m\u00eb t\u00eb vogla. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera duhet t\u00eb b\u00ebhet federalizim i shtetit, sikurse kemi raste n\u00eb disa shtete evropjane. Kjo besoj se \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e drejt\u00eb (por jo edhe m\u00eb e drejta), sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb shmangeshin konfliktet nd\u00ebretnike dhe asnj\u00ebra pal\u00eb nuk do t\u00eb ishte humb\u00ebse. Por me nj\u00eb kusht, q\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat ku jan\u00eb t\u00eb pozicionuar shqiptar\u00ebt, t\u00eb mos ket\u00eb debalanc\u00eb demografike n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Shum\u00eb analist\u00eb shqiptar\u00eb japin varianta t\u00eb dryshme, por, sipas mendimit tim, ato jan\u00eb t\u00eb pakapshme, qoft\u00eb p\u00ebr faktori politik (shqiptar apo maqedonas) t\u00eb brendsh\u00ebm, apo p\u00ebr at\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Disa media t\u00eb huaja, p.sh., jan\u00eb p\u00ebr ndarje n\u00eb mes shqiptar\u00ebve e maqedonasve (pa dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr \u00e7far ndarje mendojn\u00eb) . K\u00ebt\u00eb ato e quajn\u00eb preventiv\u00eb p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit jo vet\u00ebm n\u00eb Maqedoni, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyro\u00eb do t\u00eb sigurohej stabilitet n\u00eb rajon. Lidhur me k\u00ebt\u00eb ja se\u00e7 shkruan n\u00eb portalin e vet nj\u00eb gazet\u00eb bullgare: <em>\u201cP\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe t\u00eb shmangen skenat e reja horror n\u00eb Ballkan, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha opsionet, nd\u00ebrsa zgjidhje m\u00eb argumentuese \u00ebsht\u00eb ndarja preventive e Maqedonis\u00eb\u201d. <\/em>Madje vazhdon: \u201c<em>Nga ndarja preventive do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, me \u00e7`rast shqiptar\u00ebt do t\u00eb k\u00ebnaqin idet\u00eb e tyre t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa maqedonasit do t\u00eb humbin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb rast se tani do t\u00eb ndahen nga shqiptar\u00ebt, dhe jo pas dy dekadave, p\u00ebr shkak se nataliteti i shqiptar\u00ebve sh\u00ebnon rritje rapide\u201d. <\/em>Edhe k\u00ebtu nuk mund t\u00eb shihet qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far ndarje mendohet, edhe pse thuhet se\u201cshqiptar\u00ebt do t\u00eb k\u00ebnaqin idet\u00eb e tyre t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare\u201d, kurse \u201cmaqedonsit do t\u00eb humbasin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>Bisedoi: Pjeter Jaku<\/em><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RAPORTET ND\u00cbRETNIKE N\u00cb MAQEDONI N\u00cb MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTAR\u00cbVE PAS VRASJES S\u00cb PES\u00cb T\u00cb RINJVE MAQEDONAS N\u00cb AF\u00cbRSI T\u00cb SHKUPIT \u00a0Interviste me intelektualin e njohur, Fejzulla Abdullai 1. Pyetje:Republika e Maqedonis\u00eb, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb shtet multietnik, mund t\u2019i p\u00ebrshkruani raportet n\u00eb mes dy etniteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend (Shqiptar\u00ebve e Maqedonasve), para dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-669","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=669"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/669\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":671,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/669\/revisions\/671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}