{"id":6687,"date":"2017-07-03T13:12:29","date_gmt":"2017-07-03T13:12:29","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6687"},"modified":"2017-07-03T13:12:29","modified_gmt":"2017-07-03T13:12:29","slug":"gjithe-shqiptaret-qyetare-nderi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6687","title":{"rendered":"GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT &#8211; \u201cQYETAR\u00cb NDERI\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 po ndodh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb fort t\u00eb etur p\u00ebr lavdi vetjake dhe fisi, kur t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrlar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb tituj nderi nga bashkit\u00eb, ndoshta duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ligj ku t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim krahine,<!--more--> feje dhe ideje t\u00eb shpall\u00ebn qytetar\u00eb nderi, duke u mbyllur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb kjo histori butaforike e tranzicionit. V\u00ebrtet ka qen\u00eb ai vargu i famsh\u00ebm \u201cT\u00eb gjithe shqiptar\u00ebt jan\u00eb Mic Sokola\u201d, por tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konteksti atdhetar i nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe tjet\u00ebr deliri yn\u00eb p\u00ebr ta stolisur gjoksin deng me dekorata, tituj nderi dhe medalje. Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta paraqitur ndryshe nj\u00eb realitet aspak roz\u00eb, \u00e7ka tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00ebfar\u00eb social-surealizmi. Rendim pas dekoratave, a thua se ky vend ka patur vet\u00ebm heronj, idealist\u00eb, altruist\u00eb, bamir\u00ebs, filantrop\u00eb, shqip\u00ebridash\u00ebs t\u00eb sprovuar e jo dhe kriminel\u00eb, hajdut\u00eb, spiun\u00eb, keqb\u00ebr\u00ebs etj. Do apo nuk do, s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm vepra t\u00eb ndritura, por dhe jo pak pun\u00eb t\u00eb mbrapshta her\u00ebt e von\u00eb (diktatura dje, korrupsioni sot etj.)<\/p>\n<p>Mbase asnj\u00ebher\u00eb nuk i kemi p\u00eblqyer gjokset mbushur me dekorata lufte dhe pune t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb lidhur me pushtetin, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb vendet e Lindjes, sipas modelit sovjetik, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se ato gjokse ngjanin jo pak groteske n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb mos kishin m\u00eb pak merita, por q\u00eb nuk iu kishin r\u00ebn\u00eb kambanave revolucionare. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet dhe p\u00ebr oficer\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb, gjithashtu me gjokset plot dekorata, fituar n\u00eb luft\u00ebn e gjat\u00eb e t\u00eb pakuptimt\u00eb t\u00eb Vietnamit etj. M\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk duam t\u00eb absolutizojm\u00eb, q\u00eb n\u00eb koh\u00eb moderne dekoratat nuk kan\u00eb sens p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, pasi ka \u00e7aste heroike dhe sot q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb \u00e7mohen, por jo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim lavdimadh mbar\u00ebpopullor. E gjitha fillon me \u00e7ertifikatat e mir\u00ebnjohjes q\u00eb shp\u00ebrndahen dendur nga ministrat, kryetar\u00ebt e bashkive, t\u00eb qarqeve, prefekt\u00ebt, drejtor\u00ebt e drejtorive, shoqatat e shumta, si flet\u00ebt e nderit q\u00eb jepnin sekretar\u00ebt e par\u00eb dje. Ndan dhe Presidenti i Amerik\u00ebs t\u00eb tilla p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e ekselenc\u00ebs, por pasi t\u00eb jen\u00eb kaluar t\u00eb gjitha procedurat p\u00ebrzgjedh\u00ebse. \u00c7udia \u00ebsht\u00eb se t\u00eb tilla \u201cmedalje\u201d prej letre e jo prej floriri i d\u00ebshirojn\u00eb dhe t\u00eb huajt, duke i marr\u00eb si shprehje t\u00eb nderimit t\u00eb komuniteteve ku kan\u00eb q\u00ebndruar me sh\u00ebrbim p\u00ebr kaq e aq koh\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb e \u201ckeqja\u201d m\u00eb e vog\u00ebl, para lobimit t\u00eb veteran\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d gard\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs (ish-shefa, ish-kryetar\u00eb, ish-ushtarak\u00eb etj.), ku jo pak sosh ia kan\u00eb arritur ta marrin titullin nga k\u00ebshillat bashkiake, leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrdorshme. P\u00ebrgjith\u00ebsisht elitat jan\u00eb anashkaluar nga tituj t\u00eb till\u00eb, rrall\u00eb e tek e ka fituar at\u00eb ndonj\u00eb shkrimtar, artist, sportist, m\u00ebsues, mjek etj. Pati nj\u00eb inflacion t\u00eb papar\u00eb titujsh sidomos dy vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb komunave dhe bashkive t\u00eb vogla, me lista t\u00eb gjata, me argumentin se \u201cnuk do t\u00eb ket\u00eb kush t\u2019i b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr\u201d, a thua se nuk do t\u00eb kishte prap\u00eb bashki? Nj\u00eb komun\u00eb periferike asokohe b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb 25 qytetar\u00eb nderi!? Ec e thuaj pastaj se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb \u201cqytetar\u00eb nderi\u201d! Shkakun se pse fryhen listat e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb &#8211; \u201cq\u00eb t\u00eb b\u00ebsh ti gjyshin t\u00ebnd, duhet t\u00eb b\u00ebsh dhe ungjin tim\u201d. Shkurt, pazar, ani se n\u00eb dukje i pad\u00ebmsh\u00ebm. Nuk mund t\u00eb thuhet se shk\u00eblqen as Bashkia e Tiran\u00ebs, q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb pak dorl\u00ebshuar n\u00eb dh\u00ebnien e titullit \u201cQytetar Nderi\u201d, me rreth 20 t\u00eb till\u00eb q\u00eb nga fillimet e kryeqytetit, ku bien n\u00eb sy emrat: Nikita Hrushov m\u00eb 1959, Norman Wisdom (Pitkini) m\u00eb 1995, George Soros m\u00eb 1996, Ibrahim Kodra, Ismail Kadare, Azem Hajdari, Osman Kazazi, Shefqet Ndroqi, Kristo Frash\u00ebri, kat\u00ebr drejtuesit m\u00eb koh\u00ebgjat\u00eb t\u00eb komuniteteve fetare t\u00eb pas 90-s etj., nd\u00ebr ta dhe emra personalitetesh t\u00eb huaj e vendas q\u00eb zor se i rezistojn\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemi nuk jan\u00eb vet\u00ebm titujt e nderit t\u00eb bashkive, por dhe m\u00eb t\u00eb lartit q\u00eb jep Presidenti i Republik\u00ebs. Vet\u00ebm her\u00ebn e fundit zoti Nishani dekoroi me nj\u00eb dor\u00eb me titullin \u201cNderi i Kombit\u201d 6 artist\u00eb t\u00eb sken\u00ebs, si regjisorin i shquar Kujtim Spahivogli dhe me titullin \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d 18 artist\u00eb po t\u00eb sken\u00ebs, kur vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb titull dhe 10 artist\u00eb t\u00eb arteve pamore; kur dihet q\u00eb numri i artist\u00ebve t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb artit q\u00eb i mbajn\u00eb k\u00ebta dy tituj (por dhe t\u00eb tjer\u00eb) \u00ebsht\u00eb mjaft i madh, dh\u00ebn\u00eb periodikisht nga president\u00ebt n\u00eb k\u00ebto 25 vite. Edhe pse titulli \u00ebsht\u00eb individual, kjo nuk e justifikon k\u00ebt\u00eb lum\u00eb dekoratash n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl. Doemos q\u00eb dekorime do t\u00eb ket\u00eb, por mendja ta do se n\u00eb kushtet e sotme shteti shqiptar do t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb artist\u00ebve t\u2019u krijonte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar talentin e tyre: teatro, studio dhe atelie arti moderne, leht\u00ebsira p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb bienale, panaire dhe festivale komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, projekte, \u00e7mime dhe shp\u00ebrblime p\u00ebr krijimtarin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, subvencion botimesh p\u00ebr shkrimtar\u00ebt etj.<\/p>\n<p>Syrit v\u00ebzhgues t\u00eb publikut nuk i shp\u00ebton as fakti se titujt sikur dend\u00ebsohen n\u00eb raste fushatash zgjedhore, duke krijuar iden\u00eb se b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb ndikuar sadapok dhe politikisht. Nj\u00eb president q\u00eb vjen nga e djathta mban krah me dekorimet q\u00eb b\u00ebn gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij andej nga \u00ebsht\u00eb origjina e tij politike parapresidenciale dhe nj\u00eb presidenti q\u00eb vjen nga e majta i t\u00ebrheq k\u00ebrraba andej nga prejardhja e tij politike, pa\u00e7ka sloganit tipik presidencial \u201cpresidenti \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve\u201d. Vitet e fundit spikasin dekoratat e dh\u00ebna masivisht n\u00eb vigjilje fushatash elektorale, nga t\u00eb gjitha kahjet, si dekorata e ministres s\u00eb Mbrojtjes, Mimi Kodheli, p\u00ebr gjith\u00eb veteran\u00ebt e Luft\u00ebs, t\u00eb gjall\u00eb, e p\u00ebrfolur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb emri t\u00eb dekoruari, por q\u00eb n\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nuk e kupton se \u00e7far\u00eb i sjell ajo pas 70 vitesh vet\u00eb Luft\u00ebs si ngjarje historike dhe ish-partizan\u00ebve?! P\u00ebrpos se nj\u00eb shport\u00eb votash. Askush nuk i ka kontestuar heronjt\u00eb e Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare, por njer\u00ebzit nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb dakord me titujt \u201cHero i Populllit\u201d dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr personat e r\u00ebn\u00eb pas \u00e7lirimit n\u00eb luft\u00eb me \u201cbandat e reaksionit\u201d etj. Po ashtu ka patur nj\u00eb zhvler\u00ebsim t\u00eb titullit \u201cHero i Pun\u00ebs Socialiste\u201d, pse ishin me shumic\u00eb ata q\u00eb e g\u00ebzonin p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb, duke vazhduar t\u00eb ishin si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt: mjel\u00ebse e dalluar n\u00eb stall\u00eb, brigadiere e rendimenteve t\u00eb larta n\u00eb bujq\u00ebsi, novator duarart\u00eb n\u00eb uzin\u00eb etj. Ata tituj jan\u00eb harruar ngaq\u00eb ishin propagandistik\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se iu b\u00ebnin nder personave q\u00eb iu ishin dh\u00ebn\u00eb, i sh\u00ebrbenin jehon\u00ebs politike t\u00eb koh\u00ebs. Kulmi i origjinalitetit mbase ka qen\u00eb titulli \u201cN\u00ebn\u00eb Heroin\u00eb\u201d p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb lindnin dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe ishin me biografi t\u00eb mir\u00eb. Mania p\u00ebr dekorata nuk u hoq as me ndryshimin e sistemit politik, pas 90-s, ku me t\u00eb drejt\u00eb u vler\u00ebsuan me titullin \u201cMartir i Demokracis\u00eb\u201d mjaft qendrestar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs, por u teprua me titullin tjet\u00ebr \u201cPishtar i Demokracis\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ngjanin si \u201cheronj\u201d t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb re. P\u00ebr mosfunksionim korrekt t\u00eb protokollit t\u00eb dekorimeve ka patur dhe ndonj\u00eb rast pa precedent, si dekorimi dy her\u00eb me titullin \u201cMjesht\u00ebr i madh\u201d i t\u00eb nj\u00ebjtit individ, sportistit t\u00eb njohur Nijazi Lleshi, nga dy president\u00eb radhazi, n\u00eb vitin 2012 nga zoti Topi dhe m\u00eb 2017 nga zoti Nishani.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim q\u00eb n\u00eb njer\u00ebzit e dekoruar t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave ka patur t\u00eb merituar, por nuk mund t\u00eb besosh se titujt e shumt\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb dhe individ\u00eb pa merita t\u00eb ve\u00e7anta publike e sot ndoshta jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb i tundin m\u00eb shum\u00eb medaljet dhe kartonat e tyre t\u00eb shkruar bukur, tashm\u00eb jo duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjoks me krenari, por duke i postuar n\u00eb Facebook her\u00eb pas here etj. E nd\u00ebrsa titujt zyrtar\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa dogan\u00eb sh\u00ebtisin n\u00eb rrjet\u00ebt sociale dhe ceremonit\u00eb bashkiake, publiku me koh\u00eb ka pag\u00ebzuar disa t\u00eb tjer\u00eb me tituj t\u00eb padekretuar, q\u00eb thon\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se medaljet me \u201cmik\u201d. Madje n\u00eb historin\u00eb e vendeve europiane e m\u00eb gjer\u00eb personalitete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrmes identitetit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, si Makiaveli i \u201cPrincit\u201d, kardinali Rishelje, ministri George Marshall, gjenerali Sharl De Gol, humanistja N\u00ebn\u00eb Tereza, gjer te Ahtisari i paket\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn etj.<\/p>\n<p>E n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i shpall\u00eb \u201cQytetar\u00eb Nderi\u201d nj\u00ebher\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb e udh\u00ebs do t\u00eb ishte q\u00eb Kuvendi i ardhsh\u00ebm t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb ri mbi dekorimet, q\u00eb titujmarr\u00ebsit e nderit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, pak e sak, si\u00e7 thot\u00eb populli dhe nj\u00eb dekorim t\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb rast i sh\u00ebnuar personal dhe publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Ashtu si\u00e7 po ndodh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb fort t\u00eb etur p\u00ebr lavdi vetjake dhe fisi, kur t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrlar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb tituj nderi nga bashkit\u00eb, ndoshta duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ligj ku t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim krahine,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6122,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6687","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6687"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6687\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6688,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6687\/revisions\/6688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}