{"id":6650,"date":"2017-05-31T17:47:54","date_gmt":"2017-05-31T17:47:54","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6650"},"modified":"2017-05-31T17:47:54","modified_gmt":"2017-05-31T17:47:54","slug":"pazari-i-milotit-aty-ku-shqiperia-nuk-ka-ndryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6650","title":{"rendered":"PAZARI I MILOTIT, ATY KU SHQIP\u00cbRIA  NUK KA NDRYSHUAR"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/MILOTI-PAZAR-1.png\" rel=\"attachment wp-att-6652\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6652\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/MILOTI-PAZAR-1-300x164.png\" alt=\"MILOTI -PAZAR-1\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/MILOTI-PAZAR-1-300x164.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/MILOTI-PAZAR-1.png 439w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u00c7do t\u00eb diel\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs s\u00eb Milotit zbarkojn\u00eb njer\u00ebzit dhe gj\u00ebja e gjall\u00eb, sendet dhe mallrat e ndryshme, p\u00ebrfshi dhe gjithnur rrangullash, se mos prej tyre dalin dy lek\u00eb.<!--more--> Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur, shit\u00ebn aty nga zogjt\u00eb e pul\u00ebs te kafsh\u00ebt e pun\u00ebs, dikush del dhe me nj\u00eb shport\u00eb vez\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta bio e dikush me lop\u00ebn me gjith\u00eb vi\u00e7. E ky \u00ebsht\u00eb leximi i par\u00eb i varf\u00ebris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb marrin rrug\u00ebn p\u00ebr atje. Nuk mungojn\u00eb as bim\u00ebt picrrake, filizat e njom\u00eb t\u00eb trangujve e mollatar\u00ebve, shkulur nga vullaj\u00ebt e fush\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbjell\u00eb diku m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb maleve. B\u00ebhet tregti, m\u00eb sakt\u00eb pazar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dhe pak me \u201ct\u00eb futme\u201d, pasi ata q\u00eb tregtojn\u00eb nuk jan\u00eb tregtar\u00eb profesionist\u00eb, po shpesh ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb mallin, t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keq, dhe ngasin p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi me ato dy lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb xhep. Qem\u00eb kalimtar\u00eb t\u00eb diel\u00ebn e shkuar dhe ne, n\u00eb pikun e pazarit, pak para mesdite, por p\u00ebr fat makina me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonim u vonua vet\u00ebm pak n\u00eb trafikun e improvizuar, pasi nga mjetet q\u00eb kryq\u00ebzohen, hyr e dil, q\u00ebllon t\u00eb q\u00ebndrosh dhe nj\u00eb or\u00eb i penguar n\u00eb rrug\u00eb mes vap\u00ebs dhe pluhurit. Megjithat\u00eb rr\u00ebmuja nuk duket ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe n\u00eb vendin ku mund t\u00eb shes\u00ebsh e t\u00eb blesh gjith\u00e7ka n\u00eb pak or\u00eb. Njer\u00ebzit ia kan\u00eb marr\u00eb dor\u00ebn k\u00ebsaj m\u00ebnyre tregtie, si n\u00eb fillimet e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, me t\u00eb vetmin ndryshim se tani tregtohet sipas formul\u00ebs mall-para, edhe pse nuk p\u00ebrjashtohet n\u00eb ndonj\u00eb rast dhe shk\u00ebmbimi n\u00eb natyr\u00eb mall-mall.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e re apo e vjet\u00ebr e tregtimit objekti i k\u00ebtij v\u00ebzhgimi, jo, shkaku q\u00eb mor\u00ebm t\u00eb shkruanim \u00ebsht\u00eb mungesa e kushteve dhe starndardeve t\u00eb k\u00ebsaj tregtie t\u00eb sh\u2019lir\u00eb, si dhe e investimeve serioze n\u00eb nj\u00eb treg publik t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave. Gjendja \u00ebsht\u00eb aq kritike sa, duke kundruar Pazarin e Milotit, thua Shqip\u00ebria nuk ka ndryshuar aspak n\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje, ka mbetur n\u00eb t\u00eb par\u00ebdjeshmen. B\u00ebhen gjithandej sheshe moderne n\u00eb qendrat e qyteteve, krijohen ferma t\u00eb reja t\u00eb agroturizmit, fabrika t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb mishit e punishte t\u00eb bulmetit, t\u00eb gjitha sipas standardeve, ama pazari m\u00eb i madh i vendit ka mbetur si n\u00eb fillimet e shekullit XX kur \u00ebsht\u00eb krijuar, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb vitet 1916-1917, prap\u00eb n\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d dhe pas nj\u00ebqind vitesh. Pazari i Milotit asokohe u krijua n\u00eb nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb zon\u00ebs, n\u00eb Lime t\u00eb Skurajve, p\u00ebr tregtimin e prodhimeve bujq\u00ebsore, blegtorale e artizanale, duke u b\u00ebr\u00eb shpejt i njohur n\u00eb shkall\u00eb republike si treg rajonal e duke u mbartur m\u00eb pas p\u00ebr n\u00eb Milot, nj\u00eb nga qendrat e vjetra t\u00eb Kurbinit, krahas Delbnishtit etj. E megjithat\u00eb tregu nuk mori asgj\u00eb nga qyteti ku u vendos, mbeti jasht\u00eb kujdesit dhe v\u00ebmendjes s\u00eb shtetit her\u00ebt e von\u00eb. Edhe pse i rrudhur tej mase, ai nuk e shua krejt\u00ebsisht as n\u00eb koh\u00ebn e monizmit. Aty shiteshin dhe ata derkucat e ndaluar, trejav\u00ebsh, q\u00eb shtegtoheshin gjysm\u00ebklandestin\u00eb n\u00eb bagazhet e makinave drejt sht\u00ebpive rrez\u00eb bjeshk\u00ebve ku b\u00ebheshin 100 kil\u00ebsh pa p\u00ebrfillur direktivat e Partis\u00eb dhe t\u00eb deleguarit e tuf\u00ebzave e ar\u00ebzave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky treg masiv fundjave mund t\u00eb ishte nd\u00ebr pazaret model t\u00eb republik\u00ebs, n\u00eb an\u00eb t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, ku nj\u00ebri nga mbikalimet e saj sh\u00ebrben dhe si streh\u00eb p\u00ebr shitbler\u00ebsit. Ata q\u00eb ikin e vijn\u00eb mbi vetura luksoz\u00eb, vendas e t\u00eb huaj, shohin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nj\u00eb cop\u00eb mesjet\u00eb dhe nuk p\u00ebrpiqen ta ndryshojn\u00eb. E shohin si nj\u00eb cop\u00eb \u201ctok\u00eb t\u00eb xanun\u201d t\u00eb njer\u00ebzve nevojtar\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve. Nuk ndodh t\u00eb ndaloj\u00eb aty asnj\u00ebher\u00eb ministri i Ekonomis\u00eb, i Bujq\u00ebsis\u00eb apo i Tregtis\u00eb e t\u00eb shoh\u00eb me syt\u00eb e tij at\u00eb \u201cishull\u201d t\u00eb pazhvilluar, q\u00eb pas dit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb lodhshme kund\u00ebrmon nga era e bajgave dhe mbetjet e l\u00ebna nga tregtia n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e n\u00eb dor\u00eb. Se po t\u00eb kishte ndaluar ndonj\u00ebri nga ministrat e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, le pastaj vet\u00eb Kryeministri, Pazari i Milotit do t\u00eb ishte nga vlerat autentike t\u00eb rajonit. E shohin at\u00eb cop\u00eb vend q\u00eb popullohet nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jav\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizmave e fondacioneve europiane q\u00eb japin grandet e majme t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por dhe ata nuk ndalojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar ndonj\u00eb projekt bashkis\u00eb s\u00eb La\u00e7it, k\u00ebshillit t\u00eb Qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs, apo ndonj\u00eb organi tjet\u00ebr vendor q\u00eb do t\u2019ia ndryshonte faqen Pazarit historik t\u00eb Milotit. N\u00ebse do t\u00eb kishte ndodhur di\u00e7ka e till\u00eb, impakti tregtar, social dhe kulturor do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh, pasi dy-tre her\u00eb n\u00eb vit aty mund t\u00eb zhvillohen panairet e prodhimeve bujq\u00ebsore, blegorale e artizanale rajonale e m\u00eb gjer\u00eb. Kjo nuk p\u00ebrjashton dhe ndonj\u00eb projekt t\u00eb mundsh\u00ebm rehabilitues t\u00eb vet\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb La\u00e7it, q\u00eb e ka n\u00eb administrim, pa\u00e7ka se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg rajonal.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nga kush, si e tek ka ardhur koha q\u00eb Pazari i Milotit t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb treg bashk\u00ebkohor (pa humbur ve\u00e7orit\u00eb e veta tipologjike), me ndarje, hyrje dhe dalje, rrugica, banak\u00eb, rafte, tenda, thertore etj.; duke r\u00ebn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund dhe ajo shprehja frazeologjike pozhorative \u201cu b\u00eb pazar\u201d, dhe pse politika e dit\u00ebs p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb nivelin e k\u00ebrkes\u00eb-ofert\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb qiell t\u00eb hapur, ku shitet e blihet drith, peshk, grosh\u00eb, sapun etj., megjith\u00eb p\u00ebrbetimin e lider\u00ebve fjal\u00ebshum\u00eb p\u00ebr fatet e vendit dhe t\u00eb demokracis\u00eb. Milotasit shpresojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mos iu shfaqet m\u00eb para syve pamja e pandryshuar shekullore e pazarit t\u00eb tyre, n\u00eb pik\u00ebprerje t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Veriut, por sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet pazari i ri me mjedise t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kafsh\u00ebt dhe mallrat, gjith\u00eb rregull e past\u00ebrti, ku ata q\u00eb shesin mbajn\u00eb veshur bluza t\u00eb bardha, krahas veteriner\u00ebve e personelit sanitar, duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me inspektor\u00ebt e ushqimit, punonj\u00ebsit e tatim-taksave, polic\u00ebt bashkiak\u00eb etj., t\u00eb cil\u00ebt nuk zhduken sakaq fal\u00eb rryshfetit q\u00eb marrin n\u00ebn dor\u00eb, por monitorojn\u00eb pazarin gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, duke patur aty dhe kabinat e tyre t\u00eb biletave, faturave, flet\u00eb-gjobave, proces-verbaleve, mund\u00ebsisht dhe kamerave.<\/p>\n<p>Pazari i Milotit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb identitet i vendit ku zhvillohet, krahas nj\u00eb vargu monumentesh historike t\u00eb vizitueshme e t\u00eb frekuentuara atypari si Ura e Zogut, objektesh religjioze t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb si kisha e La\u00e7it, lagunash turistike tep\u00ebr t\u00eb lakmueshme si Patoku etj., \u00e7ka e b\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb nevojshme nd\u00ebrhyrjen e shpejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb fushat\u00eb elektorale e nuk do ta donim ndonj\u00eb premtim t\u00eb nxituar pushtetar\u00ebsh, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur lidhur me projektin e nj\u00eb pazari modern n\u00eb Milot, mbase m\u00eb nj\u00eb status bashk\u00ebkohor, at\u00eb t\u00eb panairit t\u00eb gjes\u00eb s\u00eb gjall\u00eb etj., \u00e7ka i p\u00ebrket Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb ta vendos\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin vendor dhe shoqatat p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb harmoni dhe me pazare t\u00eb tjera unikale t\u00eb vendit, si ai i Roskovecit etj.<\/p>\n<p>Pazaret tradicionale t\u00eb p\u00ebrjavsh\u00ebm dhe ato t\u00eb p\u00ebrdish\u00ebm t\u00eb tranzicionit pa ndonj\u00eb fizionomi, q\u00eb i has n\u00eb qend\u00ebr apo n\u00eb p\u00ebriferi t\u00eb qyteteve tona jan\u00eb ende nj\u00eb shfaqje e pabukur, n\u00eb mos e sh\u00ebmtuar e mjedisit urban, por mbase era e re e rivitalizimit t\u00eb tyre n\u00eb shkall\u00eb vendi ka filluar me rikonstruksionin e Pazarit t\u00eb Ri t\u00eb Tiran\u00ebs vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00c7do t\u00eb diel\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs s\u00eb Milotit zbarkojn\u00eb njer\u00ebzit dhe gj\u00ebja e gjall\u00eb, sendet dhe mallrat e ndryshme, p\u00ebrfshi dhe gjithnur rrangullash, se mos prej tyre dalin dy lek\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6651,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6650"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6653,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6650\/revisions\/6653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}