{"id":663,"date":"2012-04-30T23:26:55","date_gmt":"2012-04-30T23:26:55","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=663"},"modified":"2012-04-30T23:27:28","modified_gmt":"2012-04-30T23:27:28","slug":"vatra-nje-shekull-ne-sherbim-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=663","title":{"rendered":"&#8220;Vatra&#8221;, nj\u00eb shekull n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Dr.-Gjon-Bucaj-dhe-Sali-Berisha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-664\" title=\"Dr. Gjon Bucaj dhe Sali Berisha\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Dr.-Gjon-Bucaj-dhe-Sali-Berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"310\" height=\"233\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Dr.-Gjon-Bucaj-dhe-Sali-Berisha.jpg 310w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Dr.-Gjon-Bucaj-dhe-Sali-Berisha-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 310px) 100vw, 310px\" \/><\/a>Berisha: Ky 100 vjetor, homazh p\u00ebr ata burra q\u00eb themeluan &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; , si vat\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb kombit shqiptar<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Vatra&#8221;, nj\u00eb shekull n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit<\/p>\n<p>Vizita e Kryeministrit Sali Berisha n\u00eb SHBA u mbyll me pjes\u00ebmarrjen e tij si i ftuar nderi n\u00eb ceremonin\u00eb e festimeve t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Federat\u00ebs panshqiptare &#8220;Vatra&#8221;, i cili p\u00ebrkon<!--more--> edhe me 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn e themelimit t\u00eb k\u00ebsaj federate historike 100 vjet m\u00eb par\u00eb, u zhvillua nj\u00eb seminar shkencor, ku mor\u00ebn pjes\u00eb studiues e historian\u00eb nga trojet shqiptare dhe nga diaspora. Ata trajtuan tema me subjekte t\u00eb ndryshme p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr &#8220;Vatr\u00ebn&#8221;, p\u00ebr protagonist\u00eb dhe p\u00ebr rrethana t\u00eb koh\u00ebs e veprime q\u00eb u paraprin\u00eb dhe q\u00eb i pasuan k\u00ebto ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit ton\u00eb. I shoq\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet nga bashk\u00ebshortja e tij, zonja Liri Berisha, Kryeministri shprehu k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb dit\u00ebn jubilare t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe shqiptar\u00ebve. Ky 100-vjetor, sipas Kryeministrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb homazh i madh p\u00ebr ata burra, q\u00eb 100 vjet m\u00eb par\u00eb themeluan k\u00ebtu n\u00eb atdheun e liris\u00eb, n\u00eb vendin e madh t\u00eb liris\u00eb, &#8220;Vatr\u00ebn&#8221;, si vat\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb kombit shqiptar. &#8220;Themeluan &#8216;Vatr\u00ebn&#8217;, si vat\u00ebr t\u00eb drit\u00ebs t\u00eb kombit shqiptar, themeluan &#8216;Vatr\u00ebn&#8217; si vat\u00ebr t\u00eb shpres\u00ebs s\u00eb pashuar komb\u00ebtare. Ne nderojm\u00eb sot Fan Nolin dhe Faik Konic\u00ebn, Paskal Aleksin dhe Lambi \u00c7ikozin, Elio Tromar\u00ebn, Kosta Vasilin, Ko\u00e7o Kota e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr fatet e kombit u bashkuan k\u00ebtu dhe themeluan organizat\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn gjeniu i mendimit shqiptar Fan Noli do ta pag\u00ebzonte dhe do t\u00eb p\u00ebrzgjidhte p\u00ebr t\u00eb midis t\u00eb gjith\u00eb emrave, m\u00eb t\u00eb bukurin, m\u00eb kuptimplotin, &#8216;Vatr\u00ebn&#8217;. Ne nderojm\u00eb sot k\u00ebtu p\u00ebrpjekjet dhe kontributin e madh historik q\u00eb kjo organizat\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nderojm\u00eb kontributin e madh dhe mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb vatran\u00ebt dhe diaspora n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dha, p\u00ebr themelimin e Kish\u00ebs Autoqefale shqiptare, si bastion i fuqish\u00ebm i besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, atdhetaris\u00eb s\u00eb tyre. Ne nderojm\u00eb k\u00ebtu kontributin e atyre qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb bot\u00ebs, ndan\u00eb kafshat\u00ebn e goj\u00ebs me v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, ndan\u00eb gjith\u00e7ka me qeverin\u00eb e sapokrijuar shqiptare, derdh\u00ebn gjak si luft\u00ebra lirie p\u00ebr konsolidimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne nderojm\u00eb sot kontributin e madh, q\u00eb &#8216;Vatra&#8217; dha gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore&#8221;, theksoi Berisha. Kryeministri kujtoi me nderim dhe mir\u00ebnjohje themeluesit e saj, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr fatet e kombit u bashkuan dhe themeluan organizat\u00ebn e vlerave t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare. Ai vler\u00ebsoi rolin dhe kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm historik q\u00eb &#8220;Vatra&#8221; luajti n\u00eb momentet m\u00eb de\u00e7izive p\u00ebr kombin shqiptar, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb shekulli. Gjat\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, krer\u00ebt e t\u00eb kat\u00ebr komuniteteve fetare, t\u00eb atij mysliman, katolik, ortodoks dhe komunitetit bektashian, n\u00eb fjal\u00ebt e tyre iu lut\u00ebn Zotit p\u00ebr t\u00eb bekuar Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vijuar me k\u00ebt\u00eb harmoni t\u00eb shk\u00eblqyer fetare dhe me patriotizmin q\u00eb karakterizon shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre ndihmuan dhe bashk\u00ebpunuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore me nj\u00ebri-tjetrin, duke mb\u00ebshtetur nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn, identitetin, pavar\u00ebsin\u00eb. Gjithashtu aktivitetin e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e Maqedonis\u00eb, zonja Teuta Arifi, ministri Makolli, ambasadori Arvizu e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personalitetesh t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt iu referuan ngjarjeve historike q\u00eb nga themelimi i &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; e m\u00eb pas me pavar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bilanc t\u00eb k\u00ebtyre 100 viteve dhe i njoh\u00ebn t\u00eb pranishmit me disa momente ky\u00e7e, me kontributin q\u00eb ka patur &#8220;Vatra&#8221; p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kombit, rolin dhe ndihmes\u00ebn e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e atdheut, p\u00ebr zhvillimin ekonomik e kulturor t\u00eb tij, ruajtjen e identitetit etj.<\/p>\n<p>SHBA, mb\u00ebshtetje Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 100 vjet pavar\u00ebsi<\/p>\n<p>Kryeministri Berisha vler\u00ebsoi mb\u00ebshtetjen q\u00eb SHBA i ka dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 100 vjet pavar\u00ebsi. Sipas Kryeministrit, SHBA gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit shqiptar, shkollat amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri u shnd\u00ebrruan n\u00eb qendrat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb inteligjenc\u00ebs teknike dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb vendoste Shqip\u00ebrin\u00eb mbi bazat e dijes. Nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Kryeministri vler\u00ebsoi edhe nd\u00ebrhyrjen e SHBA-ve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. &#8220;Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, projektet dhe planet e fuqive t\u00eb m\u00ebdha koloniale t\u00eb asaj kohe ishin p\u00ebr t\u00eb shuar nga harta politike e Europ\u00ebs shqiptar\u00ebt, por k\u00ebshtu nuk mendonin shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt, kombi m\u00eb i vjet\u00ebr i rajonit, mendonin se ata duhet t\u00eb kishin shtetin e tyre dhe ishin t\u00eb vendosur t\u00eb luftonin dhe luftuan, sigurisht ndaj nj\u00eb konjukture bot\u00ebrore q\u00eb synonte inekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar. Beteja e tyre ishte e d\u00ebshp\u00ebruar, shqiptar\u00ebt fituan, sepse Presidenti i SHBA Willson, t\u00eb cilin Noli do ta quante; &#8216;ky lis gjigant, n\u00eb t\u00eb cilin kombet e vogla nd\u00ebrtojn\u00eb folet\u00eb e liris\u00eb&#8217;, do t\u00eb hidhte posht\u00eb me p\u00ebr\u00e7mim ato klauzola t\u00eb traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, q\u00eb synonin zhdukjen e shtetit shqiptar nga harta e Europ\u00ebs. K\u00ebto 20 vite jan\u00eb vitet n\u00eb t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt pas luft\u00ebrave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb arritur realizimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Qeveria e SHBA ndihmoi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb demokracin\u00eb e tyre. Presidenti George Bush i vendosi linj\u00ebn e kuqe kasapit t\u00eb Ballkanit n\u00eb Kosov\u00eb, linj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do ta mbante Klinton. Presidenti Bill Klinton udh\u00ebhoqi Aleanc\u00ebn e Atlantikut t\u00eb Veriut n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Presidenti George Bush b\u00ebri gjith\u00e7ka, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut t\u00eb Veriut dhe t\u00eb kishte t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e vet p\u00ebr jet\u00eb. Presidenti George Bush udh\u00ebhoqi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Presidenti Barak Obama, Sekretarja e Shtetit Klinton, mb\u00ebshtesin fuqish\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, n\u00eb rrug\u00ebn e tyre n\u00eb nd\u00ebrtimin e liris\u00eb dhe vlerave t\u00eb demokracis\u00eb&#8221;, theksoi Berisha. Kryeministri shprehu gjithashtu edhe vler\u00ebsimet p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb SHBA, q\u00eb sipas tij shpalos\u00ebn gjenin\u00eb krijuese t\u00eb kombit shqiptar. Ne, u shpreh Berisha, jemi krenar\u00eb me arritjet e shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA nga nobelist\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb profesor Ferit Murati, tek artist\u00eb dhe personalitete t\u00eb shquara t\u00eb Hollivudit si v\u00ebllez\u00ebrit Belushi, Eliza Dushku, Stend Dragoti, drejtues t\u00eb suksessh\u00ebm korporatash dhe biznesmen\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb em\u00ebr si Antonia Thanas, fotografi Xhon Mili, gazetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Bill Kovach, Pier Lukas. &#8220;Dhe nj\u00ebher\u00eb ju uroj ju dhe p\u00ebrulem me mir\u00ebnjohje t\u00eb madhe p\u00ebr gjith\u00eb kontributin q\u00eb ju keni dh\u00ebn\u00eb. Do t&#8217;ju rr\u00ebfej nj\u00eb gj\u00eb, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb dhembshme kur sheh bashkatdhetar\u00ebt e tu, q\u00eb largohen nga vendi i tyre, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ndien dhembje p\u00ebr ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb SHBA, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh ata mbeten nd\u00ebr shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh, ata i japin Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve kontributin dhe ndihmes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh, ata faktojn\u00eb at\u00eb miq\u00ebsi dhe bashk\u00ebpunim me SHBA q\u00eb ka pasur dhe ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe Kosov\u00ebn, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh ata kan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb shpalosin gjenin\u00eb e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha fushat&#8221;, theksoi Berisha.<\/p>\n<p>Bu\u00e7aj: Berisha, mik i shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb<\/p>\n<p>E krijuar m\u00eb 28 prill t\u00eb vitit 1912 n\u00eb Boston, por me qend\u00ebr sot n\u00eb New York, &#8220;Vatra&#8221; festoi 100-vjetorin e themelimit t\u00eb saj me nj\u00eb aktivitet ku merrnin pjes\u00eb drejtues t\u00eb saj, Kryetari zoti Gjon Bucaj, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e Maqedonis\u00eb, zonja Teuta Arifi, ministri i Kosov\u00ebs p\u00ebr Diaspor\u00ebn, Ibrahim Makolli, ambasadori amerikan, zoti Aleksand\u00ebr Arvizu, krer\u00ebt e t\u00eb kat\u00ebr komuniteteve fetare, t\u00eb atij mysliman, katolik, ortodoks dhe komunitetit bektashian, an\u00ebtar\u00eb, aktivist\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;, si dhe nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh shqiptar\u00ebsh t\u00eb diaspor\u00ebs nga SHBA, por edhe Kosova, Maqedonia, Mal i Zi e Lugina e Preshev\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, studiues, historian\u00eb, intelektual\u00eb, personalitete t\u00eb kultur\u00ebs, artit, shkenc\u00ebs, si dhe shum\u00eb t\u00eb ardhur enkas nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb festuar 1 shekull t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;. N\u00eb hapje t\u00eb ceremonis\u00eb, Kryetari i Federat\u00ebs panshqiptare &#8220;Vatra&#8221;, zoti Gjon Bu\u00e7aj fal\u00ebnderoi me mir\u00ebnjohje Kryeministrin Berisha, i cili me prezenc\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr &#8220;Vatr\u00ebn&#8221;, nderoi kujtimin e themeluesve t\u00eb saj dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb me p\u00ebrkushtim dhe sakrifica e mbajt\u00ebn &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb shekulli n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit. Zoti Bu\u00e7aj e cil\u00ebsoi Kryeministrin Berisha si nj\u00eb mik t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs dhe nj\u00eb personalitet q\u00eb ka kontribuar si askush tjet\u00ebr n\u00eb mb\u00ebshtetjen e diaspor\u00ebs. M\u00eb tej, zoti Bu\u00e7aj theksoi se ky kremtim do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr vazhdimin e pun\u00ebs fisnike t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;, si dhe t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb k\u00ebtij misioni tek brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. &#8220;T\u00eb par\u00ebt e krijuan, shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e mbajt\u00ebn deri dit\u00ebt e sotme dhe me at\u00eb idealiz\u00ebm edhe k\u00ebta ta p\u00ebrcjellin drejt s\u00eb ardhmes&#8221;, u shpreh ai. Hapja e konferenc\u00ebs u b\u00eb nga vatrani i vjet\u00ebr, zoti Frank G. Shkreli, nj\u00eb veprimtar i shquar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, intelektual patriot n\u00eb diaspor\u00eb, i cili ka qen\u00eb gazetar dhe redaktor n\u00eb &#8220;Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs&#8221;, seksioni shqip nga viti 1974 deri n\u00eb vitin 1984. M\u00eb pas po tek &#8220;Z\u00ebri i Amerik\u00ebs&#8221;, zoti Shkreli, ka qen\u00eb shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri n\u00eb vitin 1990 ka sh\u00ebrbyer k\u00ebshilltar i lart\u00eb programacioni n\u00eb divizionin europian t\u00eb &#8220;Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221; dhe ka qen\u00eb drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar shqiptaro-amerikan &#8211; KKSHA. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb themelit t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;, i cili i parapriu pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vatran\u00ebt p\u00ebrkujtojn\u00eb dhe nderojn\u00eb themeluesit dhe ata t\u00eb cil\u00ebt vazhduan rrug\u00ebn e tyre, duke dh\u00ebn\u00eb kontributin historik p\u00ebr lindjen dhe m\u00ebk\u00ebmbjen e shtetit e t\u00eb kombit shqiptar dhe p\u00ebr lidhjet e forta t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me popullin amerikan.<\/p>\n<p>Rlindja Demokratike<\/p>\n<p>01 Maj 2012<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Berisha: Ky 100 vjetor, homazh p\u00ebr ata burra q\u00eb themeluan &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; , si vat\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb kombit shqiptar &#8220;Vatra&#8221;, nj\u00eb shekull n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit Vizita e Kryeministrit Sali Berisha n\u00eb SHBA u mbyll me pjes\u00ebmarrjen e tij si i ftuar nderi n\u00eb ceremonin\u00eb e festimeve t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Federat\u00ebs panshqiptare &#8220;Vatra&#8221;, i cili&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-663","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=663"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":666,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/663\/revisions\/666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}