{"id":6620,"date":"2017-05-15T16:46:46","date_gmt":"2017-05-15T16:46:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6620"},"modified":"2017-05-16T11:48:58","modified_gmt":"2017-05-16T11:48:58","slug":"takimi-fatal-me-diktatorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6620","title":{"rendered":"TAKIMI FATAL ME DIKTATORIN"},"content":{"rendered":"<p><em>(Historia unikale e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb viteve\u201960)<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Asnj\u00eb m\u00ebsues i para 90-s n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb donte t\u00eb kishte fatin e m\u00ebsuesit shkodran Gjet\u00eb Vocaj, por mbase secili nga m\u00ebsuesit e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm ka nevoj\u00eb ta njoh\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb rrall\u00eb, jo vet\u00ebm si k\u00ebrsh\u00ebri.<!--more--> \u00cbsht\u00eb padyshim nj\u00eb roman i trisht\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nderonte \u00e7do shkrimtar, por q\u00eb e ka shkruar n\u00eb form\u00ebn e d\u00ebshmive e kujtimeve vet\u00eb protagonisti i ngjarjes s\u00eb bujshme t\u00eb viteve \u201860, Gjeta, tashm\u00eb tek t\u00eb 80-at, nj\u00eb zotni i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk e kishte nd\u00ebrmend t\u00eb shkruante, pasi nuk e quante zejen e tij shkrimtarin\u00eb, por nj\u00eb shkrimtar i njohur shkodran, q\u00eb e kishte d\u00ebgjuar historin\u00eb dramatike prej tij, e kishte k\u00ebshilluar q\u00eb ta shkruante at\u00eb. Dhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 2009 del n\u00eb qarkullim libri \u201cTakim fatal me diktatorin\u201d, q\u00eb do t\u00eb befasonte dhe vet\u00eb autorin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u prit. E pati marr\u00eb dhe n\u00ebnshkruesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve librin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga dora e autorit duke d\u00ebshiruar q\u00eb ai t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb jehon\u00eb, por Gjeta nuk ua thoshte k\u00ebtyre pun\u00ebve, si shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb serioz\u00eb, q\u00eb nuk e ndiejn\u00eb se duhet t\u00eb merren ata dhe me publicitetin e veprave t\u00eb tyre. E k\u00ebtu nuk ishte fjala p\u00ebr marketing, pasi libri ishte shkruar thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb \u201curdh\u00ebr\u201d t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebs, sipas motos s\u00eb At Pllumit \u201crrno p\u00ebr me tregue\u201d, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar ato ndodhi q\u00eb ishin mbuluar nga tirania e koh\u00ebs dhe e heshtjes. Shiheshim me Gjet\u00ebn, hera-her\u00ebs, n\u00eb Shkod\u00ebr, te Gjomarkajt, apo n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit \u201cMarin Barleti\u201d dhe gjithnj\u00eb e ngucja p\u00ebr librin e tij, \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Por, do ti, q\u00eb mbeta dhe vet\u00eb borxh gjith\u00eb ato vite, pa shkruar dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e spikatur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsh m\u00eb autorin. M\u00eb shkundi nga \u201cp\u00ebrgjumja\u201d nj\u00eb njoftim mediatik se me librin e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb n\u00eb fokus do t\u00eb organizohej n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb nga Takimet e Kujtes\u00ebs, si \u201creflektim p\u00ebr fatin e individit n\u00eb totalitariz\u00ebm\u201d, takim q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/GJETO-VOCI.png\" rel=\"attachment wp-att-6622\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6622\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/GJETO-VOCI.png\" alt=\"GJETO VOCI\" width=\"235\" height=\"253\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Ne foto: Gjete Vocaj<\/em><\/p>\n<p>Po cili kishte qen\u00eb m\u00ebsuesi i ri dhe historia e tij unike? Kishte mbaruar shkoll\u00ebn e mesme \u201cSk\u00ebnderbej\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe ishte em\u00ebruar n\u00eb Dukagjin, at\u00eb fillim vitesh \u201960 dhe atje zbulon nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 6-vje\u00e7ar me prirje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb matematik\u00eb. M\u00ebsuesi i ri entuziast m\u00eb 1962 shkruan nj\u00eb artikull n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d dhe kaq u desh q\u00eb n\u00eb kryeqytet t\u00eb zgjohej intersi p\u00ebr rastin tejet fatlum. Me p\u00ebrkujdesjen e shkrimtarit Bedri Dedja, kryeredaktor i gazet\u00ebs dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, m\u00ebsuesin e Dukagjinit e pret n\u00eb takim vet\u00eb Enver Hoxha, por jo dhe nx\u00ebn\u00ebsin ekselent, me arsyetimin e \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos i rritet mendja!? Udh\u00ebheq\u00ebsi, si\u00e7 mund t\u00eb merret me mend, do t\u00eb k\u00ebshillonte q\u00eb gjeniu i vog\u00ebl, Nika, bashk\u00eb me \u201crrotullimin e tok\u00ebs e yjeve\u201d t\u00eb m\u00ebsonte dhe politik\u00ebn marksiste-leniniste, s\u00eb pari emrat e antar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike, nj\u00eb \u201cushtrim\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e asaj kohe etj. Nis k\u00ebshtu shk\u00eblqimi i Gjet\u00ebs dhe nj\u00eb karrier\u00eb pedagogjike mbase si e askujt tjet\u00ebr, fillimisht duke u diplomuar p\u00ebr matematik\u00eb. P\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsin e talentuar zbatohet nj\u00eb rregull i ve\u00e7ant\u00eb &#8211; Gjeta caktohet m\u00ebsuesi personal i tij, duke e shoq\u00ebruar dhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, ku f\u00ebmija ushtrohej n\u00eb matematik\u00ebn e zbatuar, duke habitur cilindo me zgjidhjet matematike q\u00eb b\u00ebnte n\u00eb \u00e7ast. T\u00eb dy bashk\u00eb, m\u00ebsuesi dhe nx\u00ebn\u00ebsi, p\u00ebr mjaft koh\u00eb flisnin kudo ve\u00e7 gjuh\u00ebn abstrakte t\u00eb matematik\u00ebs, n\u00eb klas\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit dhe kushedi ku do t\u00eb kishin mb\u00ebrritur, n\u00ebse gjerat do t\u00eb kishin rrjedhur si\u00e7 qen\u00eb nisur!\u2026<\/p>\n<p>Por le t\u00eb ndjekim fatin e m\u00ebsuesit \u201chero\u201d, q\u00eb duhej t\u00eb ishte pa medyshje i dekoruar me titullin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, sepse \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i ri n\u00eb malet e Dukagjinit se sa t\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb djalosh me dhunti t\u00eb pazakonta matematikore, q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhej nga matematikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb vendit e rajonit? Ndoshta duke rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb gjenin\u00eb e Gjon Gazullit, matematikanit dhe astronomit t\u00eb madh t\u00eb shekullit XV, me origjin\u00eb po nga malet dukagjinase. Mir\u00ebpo pas shk\u00eblqimit t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebt nis r\u00ebnia pingul e m\u00ebsuesit emblem\u00eb, q\u00eb nuk e d\u00ebshironte lavdin\u00eb, por vet\u00ebm suksesin n\u00eb karrier\u00ebm pedagogjike dhe n\u00eb jet\u00eb. At\u00ebher\u00eb kur ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm i arsimtaris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, organet e Sigurimit kujtohen se ky njeri duhej ndalur t\u00eb mos shkonte m\u00eb tej dhe nisin e g\u00ebrmojn\u00eb me zell n\u00eb biografin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb gjetur doemos ndonj\u00eb kle\u00e7k\u00eb. E kush mund t\u00eb ishte pa to n\u00eb nj\u00eb vend ku komunizmi nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb \u201cfe\u201d? Nuk mund t\u00eb pranonte ai regjim q\u00eb t\u00eb kishte njer\u00ebz m\u00eb statusin special t\u00eb t\u00eb paprekshmit, p\u00ebr shkak t\u00eb meritave personale apo profesionale. Prandaj Gjeta, personazhi yn\u00eb ndryshe, duhej t\u00eb kuptonte se ishte vet\u00ebm nj\u00eb sh\u00ebrbetor i turm\u00ebs dhe jo nj\u00eb individualitet, aq m\u00eb tep\u00ebr sui generis. Ylli i tij nuk mund t\u00eb merrte shk\u00eblqimin e yllit t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu, gur pas guri e fjal\u00eb pas fjale \u201czbulohet\u201d se ai kishte patur dijeni p\u00ebr arratisjen e nj\u00eb shoku t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe me 1979 p\u00ebr Gjet\u00ebn hapen dyert e burgut t\u00eb madh t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku kishte qen\u00eb e salvuar para tij gjith\u00eb elita shkodrane e veriore. Dhe pas gjyqit shembullor Gjeta \u201carmik i popullit\u201d p\u00ebrfundon si i d\u00ebnuar politik p\u00ebr shum\u00eb vite. Gjith\u00e7ka tashm\u00eb kishte marr\u00eb rrokullimin, vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb jo, karakteri i tij i pal\u00ebkundur, dinjiteti i tij njer\u00ebzor e intelektual. Ai kryen d\u00ebnimin, punon pun\u00ebtor n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb qytetit pa iu hequr nga mendja ai takimi fatal me diktatorin, q\u00eb i kishte sjell\u00eb teposhten. Po t\u00eb mos kishte ndodhur ai takim, nuk do t\u00eb kishte t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e askujt. S\u2019duhet harruar, asokohe kishte nj\u00eb \u201cfilozofi\u201d, t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt duhej t\u00eb ishin t\u00eb barabart\u00eb dhe askush nuk duhej t\u00eb guxonte t\u00eb ngrihej mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo ishte nj\u00eb paranoj\u00eb klasore, politike, ama kaq kishte mjaftuar q\u00eb p\u00ebr Gjet\u00ebn t\u00eb shqiptohej verdikti \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit\u201d, kur populli m\u00ebsuesit i zot i donte p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt dhe jo p\u00ebr t\u2019i cfilitur n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb miniera a tharje k\u00ebnetash.<\/p>\n<p>Po pse p\u00ebr m\u00ebsues Gjet\u00ebn takimi me Hoxh\u00ebn rezultoi fatal, kur thuajse gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb kishin fatin e lum t\u00eb takoheshin me t\u00eb, iu hapej \u00e7do der\u00eb, futeshin n\u00eb Parti, ngriheshin n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, venin delegat\u00eb n\u00eb kongrese ku mbanin fjalime patetike, b\u00ebheshin heronj t\u00eb pun\u00ebs socialiste etj.? Ka vet\u00ebm nj\u00eb shpjegim, Gjeta nuk ishte njeriu n\u00eb rresht, ai nuk formatohej dot sipas kanoneve ideologjike t\u00eb koh\u00ebs, nuk duartrokiste, nuk b\u00ebnte \u201curra\u201d p\u00ebr fitoret e socializmit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, nuk ia dinte p\u00ebr nder Partis\u00eb meritat e tij vetjake, donte t\u00eb ishte nj\u00eb qytetar sipas modelit paraardh\u00ebs. Por ai padashur kishte b\u00ebr\u00eb \u201cpolitik\u00eb\u201d me numrat, ekuacionet, kalkulimet matematike, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me fam\u00ebn e tij, q\u00eb e kishte ve\u00e7uar nga t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb racionalizator q\u00eb do t\u00eb kishte \u201cshpikur\u201d ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb leht\u00ebsonte pun\u00ebn e krahut n\u00eb nd\u00ebrmarrjen iks, me siguri do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb hero i pun\u00ebs. Kurse heronjt\u00eb e mendjes nuk i duheshin pushtetit komunist. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pa p\u00ebrvoja unike diturore si e tij, nga Mirdita e t\u00eb par\u00ebve nuk do t\u00eb dilnin profesor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb matematik\u00ebs, n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, si Luigj Gjoka e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjet\u00eb Vocajn e kemi n\u00eb Shkod\u00ebr, brenda dhe jasht\u00eb kapak\u00ebve t\u00eb librit t\u00eb tij intrigues, shkruar me kultur\u00eb, realiz\u00ebm ngjeth\u00ebs dhe pa gjuh\u00ebn e urrejtjes. Kur t\u00eb shkoni atje, i b\u00ebni z\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe me t\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sojnik p\u00ebr t\u00eb cilin kemi nevoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, nj\u00eb z\u00eb i admiruesh\u00ebm nga radh\u00ebt e ish &#8211; t\u00eb p\u00ebrsekutuarve politik\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi sociale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb ligj\u00ebrimin e tij duket se jan\u00eb g\u00ebrshetuar dy tonalitete, i njeriut t\u00eb od\u00ebs e kuvendit t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs, me t\u00eb intelektualit t\u00eb kultivuar p\u00ebrmes dituris\u00eb dhe sakrificave.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb Ministria e Arsimit, apo Presidenti i Republik\u00ebs, do t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb dekorat\u00ebn e lart\u00eb \u201cM\u00ebsues Simbol\u201d, p\u00ebr arsimtar\u00ebt me rrezatim diellor n\u00eb shkoll\u00ebn shqiptare, me siguri Gjet\u00eb Vocaj do t\u00eb ishte nga t\u00eb par\u00ebt meritor\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Historia unikale e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb viteve\u201960) \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 NDUE DEDAJ &nbsp; Asnj\u00eb m\u00ebsues i para 90-s n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb donte t\u00eb kishte fatin e m\u00ebsuesit shkodran Gjet\u00eb Vocaj, por mbase secili nga m\u00ebsuesit e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm ka nevoj\u00eb ta njoh\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb rrall\u00eb, jo vet\u00ebm si k\u00ebrsh\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6620"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6624,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6620\/revisions\/6624"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}