{"id":6603,"date":"2017-05-02T16:42:17","date_gmt":"2017-05-02T16:42:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6603"},"modified":"2017-05-02T16:42:30","modified_gmt":"2017-05-02T16:42:30","slug":"poeti-i-antropologjise-se-rrenjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6603","title":{"rendered":"POETI I ANTROPOLOGJIS\u00cb S\u00cb RR\u00cbNJ\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p><strong>(Martin Lleshi, me <\/strong><strong>\u201c<\/strong><strong>Psalmet e Troj\u00ebs<\/strong><strong>\u201d<\/strong><strong>, <\/strong><\/p>\n<p><strong>nga Gjakova n\u00eb Lezh\u00eb)<\/strong><\/p>\n<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb prillit, n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs, ku \u00e7do fundjav\u00eb ka promovime librash t\u00eb rinj apo takime t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, krijuesit e Qarkut u mblodh\u00ebn n\u00eb paraqitjen e librit t\u00eb ri poetik \u201cPsalmet e Troj\u00ebs\u201d t\u00eb poetit Martin Lleshi nga Gjakova, botuar nga Enti Botues \u201cAt Gjergj Fishta\u201d Lezh\u00eb.<!--more--> N\u00eb Gjakov\u00eb jan\u00eb disa shtypshkronja dhe libri mund t\u00eb shtypej dhe atje, ku poeti ka shtypur dy librat e m\u00ebparsh\u00ebm, por ai donte ta lidhte k\u00ebt\u00eb akt, botimin e librit t\u00eb tij t\u00eb ri, me Lezh\u00ebn, si nj\u00ebri nga qytetet shqiptare t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut. Edhe n\u00ebse k\u00ebt\u00eb ai nuk e thot\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ndjehet, n\u00ebnkuptohet, \u00e7ka e shpreh dhe \u201cdyndja\u201d e familjar\u00ebve t\u00eb tij, sa p\u00ebr promovimin, aq p\u00ebr objektet lezhiane q\u00eb lidh\u00ebn me Heroin Komb\u00ebtar, murali, vendvarrimi, k\u00ebshtjella etj. Vet\u00eb libri \u201cPsalmet e Troj\u00ebs\u201d ka jo vet\u00ebm nj\u00eb frym\u00eb sk\u00ebnderbegiane, por dhe disa lirika kushtuar epok\u00ebs s\u00eb ndritur t\u00eb Motit t\u00eb Madhe dhe t\u00eb gjitha moteve t\u00eb shndritshme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare qysh nga gjeneza Iliro-Dardane.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini1.png\" rel=\"attachment wp-att-6605\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6605\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini1-237x300.png\" alt=\"dedaj martini1\" width=\"237\" height=\"300\" \/><\/a><\/p>\n<p>Poeti gjakovar Martin Lleshi shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb ne fshatin Novosell\u00eb e Ul\u00ebt, Gjakov\u00eb, kurse shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prizren. Nj\u00eb koh\u00eb vazhdoi studimet n\u00eb shkencat e mjek\u00ebsis\u00eb jasht\u00eb vendit. Me shkrime letrare, kryesisht me poezi, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00eb nga vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, ku her\u00eb pas here poezit\u00eb e tija i ka botuar n\u00eb revistat letrare dhe gazetat e koh\u00ebs. M\u00eb par\u00eb ka botuar dy libra me poezi: \u201cPesh\u00eb Shekujsh\u201d dhe \u201cAntropologjia e Rrenjeve\u201d. Me librin e fundit, \u201cPsalmet\u201d, plot\u00ebsohet trinia e tij poetike e deritashme, q\u00eb mbase do t\u00eb ndiqet nga ndonj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezi t\u00eb zgjedhura.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Me Martinin jemi njohur nga af\u00ebr vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb. Ai do t\u00eb na shoq\u00ebronte deri n\u00eb Novosell\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb dajave t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb identifikohen me Ndue Bardhin, nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb z\u00eb i dekadave t\u00eb shkuara. Nuk e di pse at\u00eb dit\u00eb m\u2019u duk si nj\u00eb v\u00eblla, q\u00eb e kisha pas \u201chumbur\u201d nj\u00ebqind vite me par\u00eb dhe po e gj\u00ebja tani. Ishte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se takimi i dy t\u00eb (pa)njohurve takimi yn\u00eb i asaj vjeshte me diell, i dy njer\u00ebzve q\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerash i lidhte poezia. Dhe ja ku poezit\u00eb e tij t\u00eb reja, fal\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb komunikimit, mb\u00ebrrit\u00ebn tek un\u00eb, me nj\u00eb klikim. Nuk ishte si her\u00ebt, kur t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb ecnin tri dit\u00eb e tri net p\u00ebr t\u00eb shkuar te nj\u00ebri &#8211; tjetri, maleve t\u00eb larta plot gryka e leqe shpesh t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme prej ujq\u00ebrve dhe orteqeve. Jehona e atyre moteve ndihet s\u00eb largu dhe tash n\u00eb poezin\u00eb e Martinit, q\u00eb ka di\u00e7ka dhe nga Marin Barleti dhe nga Martin Camaj. P\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb poezia e \u201cbes\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb bjeshk\u00ebve\u201d shqiptare.<\/p>\n<p>Poezia e Martinit nuk ka m\u00eb at\u00eb njom\u00ebshtin\u00eb e bim\u00ebs s\u00eb re, pasi e l\u00ebvruar prej 30 vitesh, ajo nuk \u00ebsht\u00eb lule n\u00eb gem e nj\u00eb rioshi, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deg\u00eb dhe lis i tok\u00ebs s\u00eb vet. Ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00eb atdheu i trojeve, Dardania, Kosova (\u201cmbikrijuesja ime\u201d, si\u00e7 e quan poeti me nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb tij\u00ebn qiellore), Shqip\u00ebria, Mirdita, \u00c7am\u00ebria, e gjith\u00eb \u201cantropologjia e rr\u00ebnj\u00ebve\u201d, q\u00eb zgjat\u00ebn m\u00eb s\u00eb pari brenda unit t\u00eb tij poetik vetanak.<\/p>\n<p>Ndaj poezia e tij \u00ebsht\u00eb fort e ndjer\u00eb, meditative dhe e thell\u00eb si vet\u00eb kujtesa jon\u00eb historike, si gurrat e pashterrshme t\u00eb bjeshk\u00ebve, poezi q\u00eb \u201cor\u00ebt e bardha\u201d ia kurdis \u00ebndrra p\u00ebr lirin\u00eb dhe t\u00eb bukur\u00ebn. E mbrujtur me filozofin\u00eb e ekzistenciales shqiptare, n\u00eb \u00e7do varg e fjal\u00eb, si te Azem Shkreli i ashtit t\u00eb gurt\u00eb, si te Anton Pashku, ku simbolik\u00eb e trojeve \u00ebsht\u00eb lisi, kulla, tymi&#8230; por dhe si balad\u00eb e heronjve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb vdekur e t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini2.png\" rel=\"attachment wp-att-6606\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6606\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini2-300x179.png\" alt=\"dedaj martini2\" width=\"300\" height=\"179\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini2-300x179.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/dedaj-martini2.png 470w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em><strong>Promovimi ne Lezhe, prill 2017. Nga e majta: Viktor Gjikolaj ( ne kembe), botuesi Frano Kulli, poeti Martin Lleshaj dhe Ndue Dedaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duket se kredoja e tij \u00ebsht\u00eb \u201cRingjallja\u201d, ku poeti si nj\u00eb Sizif lavron ballin e vet.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrtej shtat\u00eb bjeshk\u00ebve<\/p>\n<p>Drita n\u00eb agim verbohet<\/p>\n<p>H\u00ebna del pa syrin e djatht\u00eb<\/p>\n<p>Yjet vdesin gjithmon\u00eb pa z\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto pak radh\u00eb nuk synojn\u00eb ndonj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb imt\u00eb t\u00eb poezive t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi poetik, por vet\u00ebm nj\u00eb urim p\u00ebrcjell\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb poetit, q\u00eb pa qen\u00eb migjeniane \u00ebsht\u00eb <em>dhimb\u00eb krenare<\/em>, si\u00e7 vet\u00eb poeti ka shkruar poezin\u00eb emblematike \u201cBalad\u00eb p\u00ebr K\u00ebng\u00ebt e Pak\u00ebndueme\u201d, n\u00eb sfodin historik t\u00eb vitit, sa t\u00eb zi, aq t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, 1999.<\/p>\n<p>Ai ka gurin e lumit t\u00eb vet nga e kundron e vozit bot\u00ebn, at\u00eb bot\u00eb q\u00eb:<\/p>\n<p>&#8230;qesh e p\u00ebrqesh<\/p>\n<p>Nuk di a vetveten<\/p>\n<p>A fatin tim t\u00eb b\u00ebr\u00eb tym?<\/p>\n<p>Poezia e Martin Lleshit \u00ebsht\u00eb sa universale, q\u00eb rrok Troj\u00ebn e lasht\u00eb antike, aq dhe shqipnore, si poezi e trojeve t\u00eb veta, q\u00eb shkon deri n\u00eb origjin\u00ebn e tejme, n\u00eb Ka\u00e7inar e Kast\u00ebr (Vig). Ky \u00ebsht\u00eb poeti pa kufij kohor\u00eb dhe hapsinor\u00eb, i cili ashtu pa buj\u00eb le shenj\u00ebn e tij n\u00eb poezin\u00eb shqipe, sepse p\u00ebr t\u00eb \u201cle gjurm\u00eb Fjala\u201d. A nuk ishte ajo e para? E p\u00ebr poetin, cilindo poet, a nuk \u00ebsht\u00eb dhe e fundit? Fjala \u00ebsht\u00eb shenj, k\u00ebng\u00eb \u201cp\u00ebr ty gurpragu im me shtat\u00eb dryna n`der\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShej asht edhe dallga \/ kur le gjurm\u00eb malli\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Fati i Kosov\u00ebs dhe i poetit jan\u00eb nj\u00eb, me \u201cdekalogun e vetimave q\u00ebndisur n\u00eb ball\u00eb\u201d. Rava e tij ka qen\u00eb ajo e shtruara tashm\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shekullore kosovare, me: bjeshk\u00ebn, andrr\u00ebn, fjal\u00ebn e dhan\u00eb, dheun, pragun, rr\u00ebnj\u00ebn, m\u00ebkatin, ringjalljen, hijet, lisin, shkab\u00ebn, lumin, mallin etj., kurse i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e Martinit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrceptimi dhe gjakimi poetik. Jo rast\u00ebsisht poeti ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb tij\u00ebn metafor\u00ebn e ardhjes. Ardhja ndihet n\u00eb gjith\u00eb konstruktin poetik t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebqind poezive. Intersant dhe risor \u00ebsht\u00eb dhe fjal\u00ebkrijimi i kompozitave, si: zan\u00ebmirat, gurpragu, legj\u00ebnd\u00ebgjalla, mbidheu, gjethevyshkur, buz\u00ebshkrumb, kamb\u00ebkryq e mjaft t\u00eb tjera sipas fjal\u00ebformimit t\u00eb tradit\u00ebs son\u00eb letrare shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, poezia e poetit ka kroi e vet, <em>kroin e Martinit<\/em>, q\u00eb rrjedh i pand\u00ebrruar qysh nga Iliria n\u00ebp\u00ebr tok\u00ebn Dardane. Poeti nuk e fsheh, p\u00ebrkundrazi e shpall idealin e tij krijues: \u201cShej t\u00eb mbet\u00ebm n\u00eb vargun tim\u00a0kisha me dasht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P.S. N\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dikush i thot\u00eb Martinit se ti je nga <em>andej<\/em>, ai nuk rri dot pa reaguar mir\u00ebsisht, se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka \u00a0e nuk duhet t\u00eb ket\u00eb mes shqiptar\u00ebve<em> andej<\/em> dhe <em>k\u00ebndej<\/em>. Kjo ndarje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngaq\u00eb ka kaluar kufiri (i padrejt\u00eb dhe i paligjsh\u00ebm) mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb ishte. Familja e tij ka shkuar n\u00eb Gjakov\u00eb nga Ka\u00e7inari i Mirdit\u00ebs kur nuk kishte kufi nd\u00ebrshqiptar, ashtu si familje nga Gjakova kan\u00eb ardhur e jan\u00eb ngulur n\u00eb Ka\u00e7inar e vende t\u00eb tjera mirditore. Kjo \u00ebsht\u00eb historia jon\u00eb, e cila tashm\u00eb ka filluar t\u00eb rr\u00ebfehet n\u00eb koh\u00ebn e shkuar, pasi asgj\u00eb nuk na ndalon m\u00eb p\u00ebr te nj\u00ebri-tjetri&#8230;<\/p>\n<p>Bardhok Pulaj, Viktor Gjikolaj, Nikoll\u00eb Loka, Preng\u00eb Pepa, Salvator Gje\u00e7i, Ndue Dragusha jan\u00eb disa nga miqt\u00eb e viteve t\u00eb fundit t\u00eb Martin Lleshit n\u00eb rajonin e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Martin Lleshi, me \u201cPsalmet e Troj\u00ebs\u201d, nga Gjakova n\u00eb Lezh\u00eb) NDUE DEDAJ &nbsp; N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb prillit, n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs, ku \u00e7do fundjav\u00eb ka promovime librash t\u00eb rinj apo takime t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, krijuesit e Qarkut u mblodh\u00ebn n\u00eb paraqitjen e librit&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6604,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6603","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6607,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6603\/revisions\/6607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6604"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}