{"id":6570,"date":"2017-04-04T19:37:30","date_gmt":"2017-04-04T19:37:30","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6570"},"modified":"2017-04-04T19:37:30","modified_gmt":"2017-04-04T19:37:30","slug":"dy-tragjedi-dhe-nje-katarsis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6570","title":{"rendered":"Dy tragjedi dhe nj\u00eb katarsis"},"content":{"rendered":"<h4>Dy tragjedi dhe nj\u00eb katarsis<\/h4>\n<h3>Ag Apolloni<\/h3>\n<h5><strong>Romani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d i Agron Tuf\u00ebs \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr q\u00eb g\u00ebrsheton d\u00ebshmin\u00eb me trillimin, epik\u00ebn me lirik\u00ebn, dashurin\u00eb me urrejtjen dhe anamnez\u00ebn individuale me amnezin\u00eb kolektive, p\u00ebr t\u2019u artikuluar si denoncim estetik q\u00eb nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb lin\u00e7oj\u00eb, por t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb katarsis komb\u00ebtar<\/strong><\/h5>\n<p><!--more--><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia shqipe postkomuniste shfaqet si let\u00ebrsi postmoderniste, e cila, duke mos p\u00ebrfillur distinksionin e diskurseve metaforike dhe metonimike, th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb David Lodge-it, dhunon ligjin e Jakobsonit. Edhe pse termi postmoderniz\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shfaqet n\u00eb vitet \u201970 t\u00eb shekullit XIX, kur J. W. Chapman e p\u00ebrkufizoi impresionizmin si \u201cstil postmodern t\u00eb piktur\u00ebs\u201d, let\u00ebrsia postmoderne lindi pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nd\u00ebrsa diskursi mbi postmodernizmin kulmoi n\u00eb vitet \u201970 \u2013 \u201980 t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T.png\" rel=\"attachment wp-att-6465\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6465\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T-201x300.png\" alt=\"agron-t\" width=\"201\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T-201x300.png 201w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T.png 210w\" sizes=\"auto, (max-width: 201px) 100vw, 201px\" \/><\/a><br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb, kjo poetik\u00eb u aplikua q\u00eb n\u00eb vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak se realizmi socialist ishte metod\u00eb zyrtare e regjimit komunist, shfaqja e postmodernizmit u b\u00eb e mundshme vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs. Nj\u00eb em\u00ebr i dalluar i periudh\u00ebs postkomuniste dhe i poetik\u00ebs postmoderniste \u00ebsht\u00eb Agron Tufa, i cili me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb pozicionuar kund\u00ebr komunizmit. Ai krahas \u201cdenoncimeve estetike\u201d me vepra letrare, drejton edhe Institutin e Studimit t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit shpesh hap \u00e7\u00ebshtjen e pastrimit t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebs komb\u00ebtare dhe sjell t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rehabilitimin e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Duke e ditur q\u00eb \u201cpostmodernizmi \u00ebsht\u00eb mosbesim ndaj metanarrativave\u201d (Lyotard), Agron Tufa e fshikullon ashp\u00ebr metanarrativ\u00ebn komuniste, aq sa sot ai mund t\u00eb konsiderohet, pa dyshim, autori m\u00eb antikomunist shqiptar.<br \/>\nAutori<\/p>\n<p>Agron Tufa (1967) \u00ebsht\u00eb autor q\u00eb ka ndikuar fuqish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn kulturore e letrare nga vitet \u201990 e k\u00ebndej. Fillimisht si nj\u00ebri nga themeluesit e revist\u00ebs avangarde \u201cE p\u00ebr7shme\u201d, pastaj edhe si editor i revist\u00ebs \u201cFjala\u201d dhe ko-editor i revist\u00ebs \u201cAlef\u201d, me p\u00ebrzgjedhjet, p\u00ebrkthimet dhe shkrimet e tij kontribuoi n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes letrare te lexuesit shqiptar\u00eb. Me librat poetik\u00eb, si \u201cAty te portat Skee\u201d (1996), \u201cRrethinat e Atlantid\u00ebs\u201d (2002), \u201cAvangard\u00eb engj\u00ebjsh\u201d (2005), \u201cFragmentet e Gj\u00ebs\u00eb\u201d (2012) dhe \u201cKafsha dhe fantazma\u201d (2016), sjell nj\u00eb sensibilitet t\u00eb ri n\u00eb poezin\u00eb shqipe dhe promovon nj\u00eb model shkrimi krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm nga modelet e m\u00ebparshme t\u00eb poezis\u00eb shqipe; me librat eseistik\u00eb\/studimor\u00eb, si \u201cThembra e Akcilit\u201d (2009), \u201cKuja e Mnemozin\u00ebs\u201d (2010) dhe \u201cNga hiri i t\u00eb vdekurve\u201d (2014), sjell nj\u00eb qasje q\u00eb harmonizon intuit\u00ebn me dijen dhe talentin me guximin; me romanet, \u201cDueli\u201d (2002), \u201cM\u00ebrkuna e Zez\u00eb\u201d (2005), \u201cTenxherja\u201d (2009) dhe \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d (2015), sjell nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re reflektimi dhe strukturimi. Romani \u201cDueli\u201d mund t\u00eb kategorizohet si roman psikologjik, apo si aventur\u00eb e guximshme n\u00ebp\u00ebr subkoshienc\u00ebn e njeriut; \u201cM\u00ebrkuna e Zez\u00eb\u201d, pa dyshim nj\u00eb prej romaneve m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, \u00ebsht\u00eb roman q\u00eb tejkalon diskursin psikologjik dhe ngrihet mbi paradigma mitike, legjendare, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb diskurs fantastik; \u201cTenxherja\u201d, nj\u00eb histori rr\u00ebqeth\u00ebse familjare dhe nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb rri si ur\u00eb mes romanit paraprak dhe romanit pasues (bora, Firuzja e shoq\u00ebruar nga dhia, rr\u00ebfimi nga perspektiva e f\u00ebmij\u00ebs etj., jan\u00eb elemente q\u00eb e afrojn\u00eb me \u201cM\u00ebrkun\u00ebn e Zez\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa hipokrizia, eg\u00ebrsia dhe gatishm\u00ebria e komunist\u00ebve p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar familjet jo t\u00eb devotshme ndaj regjimit socialist, e afrojn\u00eb me romanin e fundit); \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d \u00ebsht\u00eb roman q\u00eb rr\u00ebfen nga perspektiva e femr\u00ebs tmerret q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar femrat shqiptare n\u00eb burgjet komuniste.<br \/>\nSi element paratekstual, emri i autorit paralajm\u00ebron autenticitet, prandaj Agron Tufa mund t\u00eb shihet si nj\u00eb intelektual antikomunist dhe si shkrimtar me profil postmodernist, sado q\u00eb n\u00eb romanin \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb spiritualiteti t\u00eb ri q\u00eb paralajm\u00ebron se po b\u00ebhet kap\u00ebrcimi n\u00eb modelin e ri, p\u00ebr em\u00ebrtimin e t\u00eb cilit sot konkurrojn\u00eb shum\u00eb terma: post-postmodernist, rimodernist, performatist, dixhimodernist, metamodernist etj.<\/p>\n<p>Titulli<\/p>\n<p>Si univers diegjetik, romani godet me nj\u00eb paradoks q\u00eb shfaqet n\u00eb titull dhe zgjat deri n\u00eb fund t\u00eb rr\u00ebfimit: gurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej. P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb paradoks, duhet t\u00eb shohim relacionin narrator (fr. narrateur) \u2013 narrater (fr. narrataire), ku narratori n\u00ebnkupton destinuesin, kurse narrateri receptuesin.<br \/>\nTitulli sugjeron q\u00eb narratori historin\u00eb ia rr\u00ebfen narraterit t\u00eb pajet\u00eb. S\u00eb k\u00ebndejmi, ai kthehet n\u00eb titull me kat\u00ebr kuptime: 1. narratori (Lirika M\u00ebrtiri) i rr\u00ebfehet gurit t\u00eb varrit (objektit); 2. narratori ia rr\u00ebfen t\u00eb vdekurit (Arsenios) historin\u00eb p\u00ebr vetveten; 3. (pasi guri dhe i vdekuri s\u2019mund t\u00eb pranojn\u00eb mesazhin), narratori i rr\u00ebfehet vetvetes; 4. narratori derisa rr\u00ebfen p\u00ebr s\u00eb gjalli, dometh\u00ebn\u00eb jo n\u00eb varr, k\u00ebt\u00eb histori nuk e ruan p\u00ebr gurin e varrit (objektin), por p\u00ebr ata q\u00eb heshtin si varri p\u00ebrball\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb femrave t\u00eb p\u00ebrdhunuara, dometh\u00ebn\u00eb Lirika i rr\u00ebfehet shoq\u00ebris\u00eb. Paradoksalisht, rr\u00ebfimi i saj \u00ebsht\u00eb protest\u00eb e heshtur. K\u00ebshtu, narrateri kat\u00ebrfishohet: guri (varri), i vdekuri (Arsenio), vetvetja (Lirika) dhe shoq\u00ebria (shqiptare). T\u00eb kat\u00ebr rastet d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb komunikimit.<br \/>\nSipas Genette-it, narrateri, ashtu si edhe narratori, \u00ebsht\u00eb qenie e trilluar dhe ekziston n\u00eb tri forma: narrateri intradiegjetik (me tipare t\u00eb nj\u00eb karakteri), narrateri i invokuar (pa tipare, por i apostrofuar) dhe narrateri ekstradiegjetik (me t\u00eb cilin identifikohet \u00e7do lexues). N\u00eb romanin \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d, n\u00ebse pajtohemi q\u00eb \u201cstorja\u201d i tregohet Arsenios, mund t\u00eb themi se kemi narraterin intradiegjetik, por meqen\u00ebse Arsenio \u00ebsht\u00eb i vdekur, rr\u00ebfimi, n\u00eb vend t\u00eb komunikimit, shfaq pengun e moskomunikimit. Titulli shfaq vet\u00ebdijen e narratorit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e komunikimit me t\u00eb vdekurin, prandaj rr\u00ebfimi i rezervohet gurit (varrit), \u00e7ka e zhduk shpres\u00ebn e narratorit p\u00ebr t\u2019u kuptuar nga ndokush. T\u2019i rr\u00ebfesh gurit dometh\u00ebn\u00eb ta mbash rr\u00ebfimin p\u00ebr vete. Teksti edhe pse \u00ebsht\u00eb thurje gjuh\u00ebsore, nuk paraqet komunikim, por q\u00ebndrim, pasi, sipas psikanalistit Jacques Lacan, funksioni i gjuh\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb, por ta pozicionoj\u00eb subjektin fol\u00ebs.<br \/>\nTitulli, n\u00eb relacion me romanin, shfaq karakterin e shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb narraterit: guri i varrit si d\u00ebgjues i historis\u00eb, Arsenio i vdekur si narrater i d\u00ebshiruar dhe lexuesi real si qenie nga e cila ka frik\u00eb narratori. Destinimi i historis\u00eb p\u00ebr gurin e varrit sugjeron q\u00eb historia \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr intime dhe nuk mund t\u00eb tregohet; destinimi p\u00ebr Arsenion (t\u00eb dashurin e rr\u00ebfimtares) tregon pengun e narratorit p\u00ebr t\u2019u sqaruar me narraterin, kurse destinimi p\u00ebr lexuesin mund t\u00eb aludohet nga konteksti i dor\u00ebshkrimit. Meqen\u00ebse, guri dhe i vdekuri nuk mund ta pranojn\u00eb mesazhin e narratorit, mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr komunikim mbetet me lexuesin. Por edhe pse narratori ka frik\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb me lexuesin bashk\u00ebkoh\u00ebs, nuk e zhduk dor\u00ebshkrimin. Mbijetesa e dor\u00ebshkrimit, apo thjesht shkrimi i nj\u00eb teksti, sipas Eco-s, tregon q\u00eb autori\/narratori e fut nj\u00eb mesazh n\u00eb shishe dhe e l\u00eb n\u00eb duar t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Zhanri<\/p>\n<p>Triada e arkigjinive n\u00eb antikitet, sipas Platonit, njihej si triad\u00eb e m\u00ebnyrave t\u00eb rr\u00ebfimit: ditirambi \u2013 narrativ\u00eb e past\u00ebr (shprehja e rezervuar p\u00ebr poetin), epopeja \u2013 narrativ\u00eb e p\u00ebrzier (shprehja alternohej mes poetit dhe personazhit) dhe drama \u2013 m\u00ebnyr\u00eb mimetike (imituese dhe paraqit\u00ebse), e cila rezervonte shprehjen ekskluzivisht p\u00ebr personazhet. Te m\u00ebnyra e dyt\u00eb (epopeja) m\u00eb von\u00eb subordinohet romani, q\u00eb n\u00ebnkupton zhvillim brenda epik\u00ebs.<br \/>\nPostmodernizmi e shpall romanin form\u00eb dominante dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb poetik\u00ebs s\u00eb kombinimit dhe teknikave t\u00eb montazhit, kolazhit dhe brikolazhit, romani postmodern thyen ligjet zhanrore dhe p\u00ebrfshin brenda vetes t\u00eb gjitha trajtat letrare. K\u00ebshtu, romani, duke u hapur ndaj t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb shkrimit, p\u00ebrzien jo vet\u00ebm arkigjinit\u00eb e antikitetit, por edhe domenet e ndryshme.<br \/>\nAgron Tufa, si autor me vet\u00ebdije postmoderne, romanin q\u00eb p\u00ebr nga natyra \u00ebsht\u00eb epik, e shkruan si nj\u00eb monolog lirik, t\u00eb cilin e deklaron si dialog t\u00eb n\u00ebnkuptuar. Pra, epika rr\u00ebfehet nga Lirika. Duke e nd\u00ebrtuar epik\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet optik\u00ebs s\u00eb Lirika M\u00ebrtirit, autori e b\u00ebn zhanrin epik (romanin) t\u00eb lexohet si zhan\u00ebr lirik (elegji). N\u00ebse m\u00ebnyra \u00ebsht\u00eb narrative e p\u00ebrzier, n\u00ebnm\u00ebnyra &#8211; homodiegjetike, gjinia &#8211; roman, kurse n\u00ebngjinia &#8211; roman psikologjik, at\u00ebher\u00eb tonaliteti dhe destinacioni (t\u00eb alternuar me tem\u00ebn) prodhojn\u00eb diskursin elgjiak. Tmerri, tortura, posht\u00ebrimi dhe dhimbja n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kalon narratori homodiegjetik dhe rr\u00ebfimi drejtuar t\u00eb vdekurit, i japin romanit tem\u00ebn dhe tonalitetin e elegjis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebshtu statusin paradoksal: roman lirik.<\/p>\n<p>Epigrafi<\/p>\n<p>Nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr paratekstuale \u00ebsht\u00eb edhe epigrafi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman kemi dy epigrafe, nj\u00ebrin si besim artistik, tjetrin si justifikim juridik. Epigrafi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb intervist\u00eb e regjisorit Quentin Tarantino: \u201cUn\u00eb nuk shkruaj dialog; un\u00eb b\u00ebj q\u00eb personazhet t\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin.\u201d Ky epigraf kthehet n\u00eb moto t\u00eb romanit dhe u referohet sa bisedave t\u00eb shumta mes personazheve, aq edhe komunikimit t\u00eb synuar nd\u00ebrmjet Lirik\u00ebs dhe Arsenios.<br \/>\nNd\u00ebrsa, epigrafi tjet\u00ebr vendoset p\u00ebr t\u2019u ironizuar: \u201cNgjarjet, personazhet dhe situatat e pasqyruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb trilluara. \u00c7far\u00ebdo ngjashm\u00ebrie apo p\u00ebrafrimi me ngjarje reale, situata apo persona, gjall\u00eb a vdekur qofshin, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i rast\u00ebsish\u00ebm (dhe nuk i bie ndesh s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs).\u201d Derisa ky distancim, q\u00eb e ka origjin\u00ebn te gjyqi q\u00eb iu b\u00eb kompanis\u00eb MGM p\u00ebr filmin \u201cRasputin and the Empress\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst q\u00eb sh\u00ebrben si mburoj\u00eb nga gjyqi eventual, pjesa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb kllapa, n\u00ebp\u00ebrmjet ironizimit, tregon q\u00eb distancimi i plot\u00eb mes artit dhe realitetit \u00ebsht\u00eb i pamundsh\u00ebm dhe i pad\u00ebshiruesh\u00ebm.<br \/>\nP\u00ebr ta kuptuar talljen me epigrafin juridik, mjafton t\u00eb shohim nj\u00eb epitekst publik.<\/p>\n<p>Epiteksti publik<\/p>\n<p>Sintagma \u201cepitekst publik\u201d n\u00ebnkupton tekstet dhe deklaratat e ndryshme t\u00eb autorit apo t\u00eb kritik\u00ebve p\u00ebr vepr\u00ebn q\u00eb kemi zgjedhur p\u00ebr objekt studimi. Epitekstet e autorit quhen autorefleksione, kurse epitekstet e t\u00eb tjer\u00ebve i shohim si tekste kritike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr t\u00eb sqaruar nj\u00ebrin epigraf, na nevojitet vet\u00ebm nj\u00eb autorefleksion, t\u00eb cilin mund ta shk\u00ebpusim nga nj\u00eb intervist\u00eb e autorit, e botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d (2 dhjetor 2015). Pyetjes s\u00eb gazetares: Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb dy historit\u00eb e romanit tuaj?, autori i p\u00ebrgjigjet: \u201cThem se jan\u00eb 100% t\u00eb v\u00ebrteta (as q\u00eb duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim). Kuptohet, k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta, n\u00ebse flasim p\u00ebr faktografi t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr rr\u00ebfim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb dokumentuar, u jan\u00eb n\u00ebnshtruar ligjeve t\u00eb transfigurimit artistik. Por meqen\u00ebse po i referohemi \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, at\u00ebher\u00eb realiteti i asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb burgjet, kampet apo dikasteret e komunizmit e tejkalon shum\u00eb her\u00eb edhe imagjinat\u00ebn artistike.\u201d<br \/>\nSi\u00e7 mund t\u00eb shihet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb autori n\u00eb roman ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb ka deklaruar n\u00eb epigrafin e dyt\u00eb. Madje, m\u00eb tutje n\u00eb intervist\u00eb ai tregon se ka shfryt\u00ebzuar shum\u00eb regjistrime t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb femrave t\u00eb p\u00ebrdhunuara. Si p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar ngjashm\u00ebrin\u00eb e librit me realitetin, romani u botua pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Tiran\u00eb po ziente debati i nxitur nga deklaratat e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtareje shqiptare t\u00eb p\u00ebrdhunuar n\u00eb burgjet komuniste.<br \/>\nPra, epiteksti publik zbulon dhe lidh s\u00eb bashku kontekstin historik me debatin aktual p\u00ebr krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebr dhun\u00ebn sistematike dhe p\u00ebrdhunimet e shum\u00eb femrave shqiptare nga \u201cveglat\u201d e pushtetit komunist. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, teksti artistik ting\u00ebllon si d\u00ebshmi drith\u00ebruese: \u201c\u00c7do nat\u00eb n\u00ebp\u00ebr qelit\u00eb e katit t\u00eb par\u00eb d\u00ebgjoheshin ul\u00ebrima, ankime, r\u00ebnkime grash e vajzash q\u00eb p\u00ebrdhunoheshin, derisa trok\u00ebllinin dyert e qelive dhe shuajt e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb epsheshkrehurve largoheshin nga fundi i korridorit, drejt shkall\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb vazhduar ngjitjen n\u00eb katet e tjera m\u00eb lart\u201d.<\/p>\n<p>Dor\u00ebshkrimi<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej praktikave m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb autor\u00ebve postmodern\u00eb, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bot\u00ebrore dhe n\u00eb at\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb paraqitja e vepr\u00ebs si nj\u00eb dor\u00ebshkrim i gjetur. Edhe \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d ndjek k\u00ebt\u00eb model, pasi n\u00eb \u201cProlog\u201d autori pasi tregon sesi rast\u00ebsisht e ka gjetur dor\u00ebshkrimin tek nj\u00eb shit\u00ebs librash n\u00eb trotuar, sqaron se si e ka organizuar rr\u00ebfimin n\u00eb kapituj, si e ka ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, si dhe pse ia ka v\u00ebn\u00eb titullin idiomatik dhe pse ka vendosur ta botoj\u00eb librin e gjetur: \u201c[meq\u00eb] autorja e k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve e ka fshehur emrin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pas nj\u00eb emri tjet\u00ebr dhe, meq\u00eb k\u00ebrkimet tona n\u00eb media nuk e ndesh\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb emrin Lirika, vendosa ta botoj dor\u00ebshkrimin. N\u00eb tekstin e sh\u00ebnimeve t\u00eb dor\u00ebshkrimit nuk kam v\u00ebn\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb epigrafi n\u00eb hyrje, q\u00eb m\u2019u duk n\u00eb funksion t\u00eb rr\u00ebfimit. Mandej, rr\u00ebfimin vet\u00ebm sa e organizova n\u00eb kapituj, e ndava n\u00eb dy pjes\u00eb (\u2026) k\u00ebto zhvendosje i b\u00ebra n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrjedhshm\u00ebris\u00eb dhe unitetit t\u00eb rr\u00ebfimit (\u2026) E fundit nd\u00ebrhyrje ka qen\u00eb titulli.\u201d<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet dor\u00ebshkrimit autori ia atribuon vetes rolin e kompilatorit, nd\u00ebrsa personazhit ia jep jo vet\u00ebm rolin e narratorit, por edhe t\u00eb autorit. Kjo strategji e forcon besimin n\u00eb tem\u00ebn e trajtuar dhe e arsyeton erudicionin e derdhur brenda struktur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Metafiksioni historiografik<\/p>\n<p>Ndryshe nga romani historik q\u00eb glorifikonte historin\u00eb dhe retushonte heronjt\u00eb deri n\u00eb shenjt\u00ebrim, metafiksioni historiografik paraqet nj\u00eb q\u00ebndrim kritik ndaj historis\u00eb dhe trajton jet\u00ebn e personazheve t\u00eb viktimizuar, t\u00eb t\u00ebhuaj\u00ebsuar, apo edhe t\u00eb kriminalizuar. Si\u00e7 thot\u00eb Linda Hutcheon, metafiksionet historiografike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me romanet dokumentare sesa me romanet historike.<br \/>\nK\u00ebshtu, romani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d krijon iluzionin e vepr\u00ebs dokumentare, duke p\u00ebrdorur dokumente nga dosjet e femrave t\u00eb p\u00ebrdhunuara, por, p\u00ebr nga funksioni (duke mos pretenduar denoncimin p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore, por duke imponuar thirrje p\u00ebr katarz\u00eb shpirt\u00ebrore) artikulohet si vep\u00ebr fiksionale. Ngjashm\u00ebria mes romanit dokumentar dhe metafiksionit historiografik q\u00ebndron n\u00eb p\u00ebrdorimin e materialit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb (materialit faktografik), nd\u00ebrsa dallimi mes tyre v\u00ebrehet n\u00eb funksionet e ndryshme q\u00eb kan\u00eb: nj\u00ebri ka q\u00ebllim pragmatik, tjetri q\u00ebllim estetik; nj\u00ebri strukturohet si vep\u00ebr letrare, por synon t\u00eb pranohet si dosje dokumentare, kurse tjetri strukturohet si vep\u00ebr dokumentare, por synon t\u00eb lexohet si vep\u00ebr letrare.<\/p>\n<p>Kodimi i dyfisht\u00eb<\/p>\n<p>Umberto Eco, duke e sjell\u00eb termin \u201cdouble coding\u201d nga arkitektura n\u00eb let\u00ebrsi, sh\u00ebnjoi parimin themelor t\u00eb poetik\u00ebs postmoderniste, e cila e ka kusht t\u00eb domosdosh\u00ebm kodimin e dyfisht\u00eb, i cili lakmon p\u00ebrvet\u00ebsimin e dy tipave t\u00eb lexuesit: linja semantike t\u00ebrheq lexuesin e pasherr (ino\u00e7ent), kurse linja semiotike t\u00ebrheq lexuesin profesional.<br \/>\nSipas k\u00ebtij parimi \u00ebsht\u00eb strukturuar edhe romani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d, i cili p\u00ebr lexuesin semantik \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vajtim femrash, nj\u00eb histori e parealizuar dashurie (Lirika), apo nj\u00eb histori e nj\u00eb karriere muzikore t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dhimbsh\u00ebm (Rita). Madje edhe em\u00ebrtimi i personazhit Rita O. duket sikur luan me lexuesin semantik, pasi asocon me k\u00ebng\u00ebtaren Rita Ora, por q\u00eb ndryshe nga k\u00ebng\u00ebtarja kosovare q\u00eb ka realizuar \u00ebndrr\u00ebn e saj, k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb m\u00ebhershme shqiptare i \u00ebsht\u00eb thyer \u00ebndrra n\u00eb mes.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, lexuesi semiotik sheh struktur\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb romanit, heton rrjetin e referencave, kupton p\u00ebrdorimin e pastishit si imitim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb stileve t\u00eb ndryshme dhe nuk \u00e7uditet me loj\u00ebn autoriale t\u00eb shenj\u00ebzimit. Nj\u00eb lexues i till\u00eb e v\u00ebren q\u00eb romani n\u00ebp\u00ebrmjet Lirik\u00ebs dhe diskursit elegjiak na \u00e7on deri n\u00eb antikitet, kurse Arsenio na lidh me poezin\u00eb homonime t\u00eb Montales. Leximi semiotik mund\u00ebson edhe identifikime t\u00eb tjera t\u00eb shumta: intertekstuale dhe intermediale. N\u00eb rrjetin intertekstual t\u00eb k\u00ebtij romani gjenden: Dante Alighieri, Robert Burns, Franz Kafka, Vladimir Nabokov, Boris Pasternak, Josif Brodskij, Eugenio Montale, Cesare Pavese, D. M. Thomas, Milan Kundera, Philip Roth etj. Nd\u00ebrsa, n\u00eb rrjetin intermedial (intersemiotik), ve\u00e7mas n\u00eb paraqitjen e seksualitetit, v\u00ebrehet jehona filmike e regjisor\u00ebve Pasolini, Betolucci, Lars von Trier etj., por nuk mungojn\u00eb as referencat nga muzika, nga Vivaldi deri te Metallica, si dhe ndikimet produktive nga teatri dhe piktura.<br \/>\nNatyrisht, referencat e shumta t\u00eb romanit nga vepra letrare, kinematografike dhe dosje t\u00eb ndryshme, e thellojn\u00eb vertikalen kuptimore dhe e nxisin polivalenc\u00ebn e tekstit; i japin romanit karakter kaleidoskopik, apo, si\u00e7 thoshte Roland Barthes, e b\u00ebjn\u00eb vepr\u00ebn t\u00eb shkrueshme (scriptible). Kurse teknika e montazhit n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman vjen her\u00eb si jehon\u00eb nga let\u00ebrsia amerikane, her\u00eb si ndikim nga montazhi filmik, t\u00eb cilin e ktheu n\u00eb parim estetik regjisori rus Sergej Esienstein.<br \/>\nPo ashtu, edhe p\u00ebr nga funksioni romani synon nj\u00eb katarsis t\u00eb dyfisht\u00eb, var\u00ebsisht prej tipit t\u00eb lexuesit: katarsisin homeopatik q\u00eb lidhet me lexuesin semantik dhe katarsisn alopatik q\u00eb lidhet me lexuesin semiotik.<\/p>\n<p>Poezia e shtypur dhe muzika e ndalur<\/p>\n<p>Romani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb: \u201cRr\u00ebfimi i Lirika M\u00ebrtirit\u201d dhe \u201cRr\u00ebfimi i Rita O.\u201d N\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt \u00ebsht\u00eb e pranishme Lirika, porse n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb jepet tragjedia e saj, kurse n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, ajo si gazetare, na e shpalos tragjedin\u00eb e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtareje shqiptare. Historit\u00eb e t\u00eb dy pjes\u00ebve flasin p\u00ebr femra t\u00eb p\u00ebrdhunuara n\u00eb dy koh\u00eb: n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste dhe n\u00eb demokracin\u00eb pluraliste. N\u00eb t\u00eb dy rastet, shkrimi i tyre i hap shteg p\u00ebrdhunimit. Lirika, nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb sapo ka hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, shkruan lirika dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e tyre, k\u00ebshtu q\u00eb poezit\u00eb e ia jep profesorit t\u00eb saj, Mariglenit, i cili, duke e shfryt\u00ebzuar naivitetin e saj, e p\u00ebrdhunon n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Pasi q\u00eb vajza e bukur \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb familje e deklasuar, nd\u00ebrsa profesori nj\u00eb person i devotsh\u00ebm i Partis\u00eb, kuptohet q\u00eb ajo s\u2019ka ku t\u00eb ankohet, nd\u00ebrsa ai s\u2019ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndalet. Prandaj, p\u00ebrdhunimi i saj b\u00ebhet sistematik. Jo rast\u00ebsisht emri i profesorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i akronimit shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga emrat e ideolog\u00ebve dhe diktator\u00ebve komunist\u00eb: Marengelen \u2013 Marksi, Engelsi dhe Lenini (madje dy shkronjat e fundit asocojn\u00eb edhe me diktatorin shqiptar). Ngjash\u00ebm ndodh edhe pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs. Lirika, tashm\u00eb studente, bie viktim\u00eb e her\u00ebpashershme e p\u00ebrdhunimeve n\u00eb konvikte, hotele dhe anije. Lirika, si\u00e7 e thot\u00eb edhe emri i saj, \u00ebsht\u00eb njeriu fragjil q\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet nga mizoria e dy periudhave. Autori ka zgjedhur pik\u00ebrisht nj\u00eb shpirt lirik p\u00ebr t\u00eb na treguar se sa i eg\u00ebr ka qen\u00eb sistemi tiranik dhe sa i rreziksh\u00ebm kaosi demokratik.<br \/>\nEdhe historia e k\u00ebng\u00ebtares Rita O. vjen si nj\u00eb rr\u00ebfim vajtues para nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhunuare. Derisa n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, historin\u00eb e femr\u00ebs s\u00eb dhunuar \u201ce d\u00ebgjonte\u201d nj\u00eb i vdekur aksidentalisht, n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, historin\u00eb e k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb p\u00ebrdhunuar e d\u00ebgjon gazetarja e p\u00ebrdhunuar. Prandaj, dy pjes\u00ebt shkon si rr\u00ebfime t\u00eb dy shpirtrave binjak\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhunuar. Ngjash\u00ebm me historin\u00eb e Lirik\u00ebs, edhe Rita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb ia sheh sherrin shkrimit. Ajo mban nj\u00eb ditar, si form\u00eb e shkrimit privat, ku shpalos t\u00eb fshehtat e mendjes dhe zemr\u00ebs s\u00eb saj. Ai ditar bie n\u00eb duart e nj\u00eb sigurimsi q\u00eb ishte fiksuar ta shtinte n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb autoren e ditarit. Pra, \u00ebsht\u00eb ditari q\u00eb e \u00e7on \u201czogun\u201d n\u00eb kafaz dhe \u00ebsht\u00eb skifteri ai q\u00eb e p\u00ebrdhunon sistematikisht (\u201cskifter\u00eb m\u00eb kobure\u201d quheshin sigurimsat, kurse \u201czogu\u201d \u00ebsht\u00eb epitet q\u00eb ia v\u00eb sigurimsi Rit\u00ebs).<br \/>\nAshtu si\u00e7 ndodh me Lirik\u00ebn, edhe tragjedia e Rit\u00ebs nuk merr fund me r\u00ebnien e diktatur\u00ebs. Ajo p\u00ebrdhunohet edhe n\u00eb demokraci nga i nj\u00ebjti person, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb reja politike. K\u00ebng\u00ebtarja Rita, e martuar m\u00eb nj\u00eb t\u00eb huaj jasht\u00eb shtetit dhe e rikthyer p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, duke mos e ditur q\u00eb gazetarja Lirika \u00ebsht\u00eb duke e regjistruar rr\u00ebfimin n\u00eb diktafon, thot\u00eb: \u201crr\u00ebfimet tona, Lirika, nuk t\u2019i z\u00eb bes\u00eb kush n\u00eb Europ\u00eb! Na i z\u00ebn\u00eb p\u00ebr ndikime t\u00eb leximeve, si me bestsellerat horror. Kaq larg t\u00eb paskemi shkuar vall\u00eb n\u00eb modelimin e s\u00eb keqes, sa t\u00eb mos na besoj\u00eb kush? E meq\u00eb kush nuk mund t\u00eb na z\u00ebr\u00eb bes\u00eb, at\u00ebher\u00eb mbetet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka vet\u00eb: t\u2019i groposim kujtimet tona dhe ta shp\u00ebrfillim faktin se ato kan\u00eb ngjar\u00eb pik\u00ebrisht me ne. Dhe v\u00ebrtet, iu vura me mish e me shpirt t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka, t\u00eb k\u00ebrkoja psikoterapet\u00eb, psikanalist\u00eb, e m\u00eb n\u00eb fund, kur mbeta vet\u00ebm, e pakuptuar prej askujt, e rrezikuar t\u00eb m\u00eb klasifikonin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me mani persekutimi, vendosa ta mbaja p\u00ebr vete depozit\u00ebn e k\u00ebtyre kujtimeve (\u2026) vendosa t\u00eb jem vet\u00eb varri i kujtes\u00ebs sime\u201d.<br \/>\nPra, Lirika dhe Rita jan\u00eb dy femra q\u00eb nuk kan\u00eb kujt t\u2019i rr\u00ebfehen, pos gurit t\u00eb varrit, dhe kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e tyre e radh\u00ebs.<br \/>\nRomani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d jep dy linja narrative paralele q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dy persona t\u00eb p\u00ebrdhunuar n\u00eb dy periudha. S\u00eb k\u00ebndejmi, kuptohet q\u00eb romani i shkruar me tone elegjiake, vjen si nj\u00eb homazh p\u00ebr femrat e p\u00ebrdhunuara dhe si nj\u00eb kritik\u00eb e rrept\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb aktuale, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga njer\u00ebzit e ricikluar t\u00eb komunizmit. Romani q\u00eb vjen si anamnez\u00eb e p\u00ebrsonazheve, nxjerr n\u00eb shesh amnezin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<br \/>\nRomani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d i Agron Tuf\u00ebs, duke qen\u00eb roman lirik mbi fate tragjike, promovon nj\u00eb diskurs t\u00eb ri letrar dhe artikulohet si thirrje p\u00ebr katarsis komb\u00ebtar. N\u00ebse pajtohemi me nj\u00eb mendim t\u00eb njohur q\u00eb populli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ i madh, at\u00ebher\u00eb dhunimin e nj\u00eb kategorie njer\u00ebzish, do t\u00eb duhej ta shihnim si dhunim t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb trupit ton\u00eb komb\u00ebtar. Ky identifikim do ta b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb trondit\u00ebs k\u00ebt\u00eb roman dhe ndoshta kjo tronditje letrare mund t\u00eb na zgjoj\u00eb nga letargjia komb\u00ebtare dhe, ndoshta, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij romani do ta kuptojm\u00eb q\u00eb Todorovi kishte t\u00eb drejt\u00eb kur thoshte se let\u00ebrsia mund ta transformoj\u00eb nga brenda secilin prej nesh.\/<strong>KultPlus.com<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy tragjedi dhe nj\u00eb katarsis Ag Apolloni Romani \u201cGurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d i Agron Tuf\u00ebs \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr q\u00eb g\u00ebrsheton d\u00ebshmin\u00eb me trillimin, epik\u00ebn me lirik\u00ebn, dashurin\u00eb me urrejtjen dhe anamnez\u00ebn individuale me amnezin\u00eb kolektive, p\u00ebr t\u2019u artikuluar si denoncim estetik q\u00eb nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb lin\u00e7oj\u00eb, por t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb katarsis komb\u00ebtar<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6571,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6570","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6570"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6570\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6572,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6570\/revisions\/6572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}