{"id":6568,"date":"2017-03-31T15:36:28","date_gmt":"2017-03-31T15:36:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6568"},"modified":"2017-03-31T15:36:28","modified_gmt":"2017-03-31T15:36:28","slug":"goja-llap-e-shpina-dap","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6568","title":{"rendered":"Goja llap e shpina dap!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e vjeter per te njejtat shpifje te Kastriot Myftarajt (t\u00eb pasuruara me vrer shpifjesh t\u00eb reja) dhe te atyre qe marrin hua shpifjet e Kastriotit per te m&#8217;i tundur para syve.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/AGRON-TUFA.png\" rel=\"attachment wp-att-6517\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6517\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/AGRON-TUFA.png\" alt=\"AGRON TUFA\" width=\"270\" height=\"235\" \/><\/a>Agron TUFA<\/strong><!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong>M\u00eb paska shar\u00eb Kastriot Myftaraj!!!<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb mbarim t\u00eb nj\u00eb leksioni q\u00eb pata k\u00ebto dit\u00eb me student\u00ebt e programit master t\u00eb departamentit t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb Fakultetin Filologjik, nj\u00ebri nga student\u00ebt m\u00eb pyeti n\u00eb auditor:<br \/>\n&#8211; Profesor, a e lexuat sot nj\u00eb shkrim t\u00eb Kastriot Myftarajt kund\u00ebr jush?<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po pse?<br \/>\n&#8211; E para, nuk kam dijeni. E dyta, edhe sikur ta dija, ose do t\u00eb merresha me Buzukun, Budin e Bogdanin p\u00ebr leksionin tuaj, ose do t\u00eb merresha me Kastriot Myftarajn. Axhenda e p\u00ebrjashton detyrimisht nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po a e njihni, t\u00eb pakt\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Personalisht?<br \/>\n&#8211; Qoft\u00eb dhe personalisht&#8230;<br \/>\n&#8211; Pata vet\u00ebm nj\u00eb rast, nj\u00ebher\u00eb&#8230; por, sapo u prezantuam, ndodhi di\u00e7ka e tmerrshme q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb pamundur njohjen normale&#8230; por p\u00ebr ju kjo s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\nDola nga auditori dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb erdhi keq q\u00eb nuk e pyeta studentim p\u00ebr gazet\u00ebn ku pask\u00ebsh publikuar Kastriot Myftaraj shkrimin &#8220;kund\u00ebr meje&#8221;. Sepse askush nuk \u00ebsht\u00eb indiferent deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa t\u00eb mos interesohet \u00e7far\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb&#8230; qoft\u00eb dhe p\u00ebr shpifjet, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom t\u00eb b\u00ebhen nga antropoid\u00eb mizantrop\u00eb, q\u00eb personalitetin e tyre prej lythi shoq\u00ebror, si n\u00eb rastin e K. Myftarajt, e kan\u00eb rritur dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb spikam\u00eb agresive, duke u ushqyer me t\u00eb gjitha sekrecionet e diktatur\u00ebs komuniste dhe tranzicionit postkomunist. Mandej e harrova. Por nuk qenk\u00ebsh th\u00ebn\u00eb: studenti im, mbase duke menduar, se shkrimi i Kastriot Myftarajt do t\u00eb m\u00eb interesonte, ma kishte nisur me post\u00eb elektronike, bashk\u00eb me komentet e miletit anonim. Artikulli, ishte, si\u00e7 pritej: kryefund, produkt tipik prej lythi t\u00eb majmur n\u00eb axhend\u00ebn e vjelltinave ku gj\u00ebllojn\u00eb k\u00ebto mutacione.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Si d\u00ebshtoi njohja normale me Kastriot Myftarajn<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb pasdite vjeshte t\u00eb vitit 2005, n\u00eb nj\u00eb kafe pran\u00eb &#8220;Zayed Bussines Center&#8221; ku kishim redaksin\u00eb e gazet\u00ebs &#8220;Tema&#8221;, kishim l\u00ebn\u00eb t\u00eb takoheshim me z. Mero Baze dhe nj\u00eb koleg tjet\u00ebr. I gjeta n\u00eb tavolin\u00eb, bashk\u00eb me nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb cilin nuk e njihja. Prezantimin e b\u00ebri Mero: &#8220;Njihuni, Agron: Kastriot Myftaraj&#8221;, &#8211; tha, duke b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb burri d\u00ebrd\u00ebng e kok\u00ebmasiv. I dham\u00eb dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit dhe po ulesha n\u00eb karrigen time. Ende s&#8217;qesh\u00eb ulur mir\u00eb, kur dikush q\u00eb hyri n\u00eb lokal rr\u00ebmbimthi iu afrua tavolin\u00ebs son\u00eb dhe&#8230;. sa hap e mbyll syt\u00eb u d\u00ebgjua nj\u00eb k\u00ebrcitje aq spektakolare, a thua se p\u00eblciti nj\u00eb tollumbace e gjigande. Vet\u00ebm kur, fill pas p\u00eblcitjes, u d\u00ebgjua zhurma e vithisjes s\u00eb njeriut p\u00ebrball\u00eb, bashk\u00eb me karrige dhe mbi t\u00eb k\u00ebrceu dikush q\u00eb po e d\u00ebrrmonte me grushta. Ky ishte prezantimi im me Kastriot Myftarajn. Mezi arrit\u00ebm ta shqisnim burrin e fuqish\u00ebm prej tij. Arrita vet\u00eb ta largoja prej andej e ta shoq\u00ebroja deri n\u00eb redaksi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai (N.K), ishte korrektori i gazet\u00ebs &#8220;Tema&#8221;, nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb e i vuajtur prej nj\u00eb familjeje t\u00eb persekutuar gjat\u00eb komunizmit, baba i kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb shihte pun\u00ebn e vet. Prandaj dhe u habita fort me at\u00eb shp\u00ebrthim zem\u00ebrimi.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb pate more N!? &#8211; e pyeta, kur hym\u00eb n\u00eb redaksi.<br \/>\n&#8211; Do ta dish? &#8211; tha, duke u dridhur ende nga zem\u00ebrimi. &#8211; Afrohu t\u00eb lexosh k\u00ebtu, se \u00e7far\u00eb shkruan ai pisi &#8211; tha, duke m\u00eb treguar ekranin e kompjuterit. Ishte nj\u00eb shkrim, t\u00eb cilin, me sa duket, duhej ta korrektonte p\u00ebr faqosje. E lexova dhe u rr\u00ebnqetha nga neveria. Shpifje tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb preknin N.K dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij, asokohe t\u00eb mitur.<br \/>\n&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb kulmi, &#8211; shfrynte ai, &#8211; p\u00ebrve\u00e7 se shpif e fyen aty ku s&#8217;duron kush, mua si korrektor, kupton&#8230; m\u00eb takon t&#8217;i rregulloj dhe tekstin nga ana gjuh\u00ebsore! Kur m\u00eb than\u00eb se Kastriot Myftaraj ishte posht\u00eb, n\u00eb kafe, s&#8217;m\u00eb mbajti vendi!<br \/>\nZbrita n\u00eb kafe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7ant\u00ebn. Ia kishin fshir\u00eb gjakun me let\u00ebrpeceta. B\u00ebra t\u00eb ulem, por nd\u00ebrrova mendje, se ishte e pamundur t\u00eb rrije, duke pasur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb t\u00eb zhburr\u00ebruar, n\u00eb faqen e bollshme t\u00eb t\u00eb cilit, dukeshin ende vijat e t\u00eb pes\u00eb gishtave t\u00eb shpull\u00ebs. N\u00eb tradit\u00ebn ku jemi rritur ne thuhet: &#8220;Burri vritet, nuk rrihet!&#8221;. Sepse rrahja, p\u00ebr burrin, \u00ebsht\u00eb marrja e erzit. &#8220;Kushedi sa t\u00eb tilla ka ngr\u00ebn\u00eb&#8221;, &#8211; thash\u00eb me vete, teksa largohesha, &#8220;por ama, shpull\u00eb m\u00eb t\u00eb merituar se ajo, zor t\u00eb ket\u00eb h\u00ebng\u00ebr!&#8221; Dhe ta mendosh, se nga nj\u00eb hektar shpull\u00eb si ajo, mbetesh jo gjasht\u00eb muaj, por gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet budall\u00eb! Nuk e di sa shpulla t\u00eb tjera ka ngr\u00ebn\u00eb Kastriot Myftaraj nga ajo dit\u00eb dhe sa t\u00eb tjerave ua ka b\u00ebr\u00eb hyzmetin, por sa her\u00eb ndesh me fytyr\u00ebn e tij n\u00eb ekrane, me z\u00eb sikleti dhe nd\u00ebrroj kanal, ngase pavullnetsh\u00ebm z\u00eb t\u00eb hetoj ndonj\u00eb gjurm\u00eb flakurime, e n\u00eb mos, ndonj\u00eb flakurim\u00eb eventuale me siguri v\u00ebrtitet rreth tij. Po, po, rreth tij v\u00ebrtiten flakurima. Dhe k\u00ebshtu po e ngrys shekullin ky i gjor\u00eb, brenda idiom\u00ebs popullore: &#8220;goja llap, e shpina dap!&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Si t\u00eb pastrosh veten nga vjelltinat e Kastriot Myftarajt?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb lidhje me Kastriot Myftarajn un\u00eb rr\u00ebfeva at\u00eb q\u00eb di, q\u00eb kam par\u00eb konkretisht, pa u nisur nga asnj\u00eb hamendje, pa shpifje, pa fantazi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. N\u00eb lidhje me vjelltin\u00ebn e tij shkrimore p\u00ebrplot shpifje e urrejtje ndaj meje, nuk po lodhem shum\u00eb: thjesht, po sqaroj ata q\u00eb m\u00eb njohin e s&#8217;m\u00eb njohin, se gjith\u00e7ka &#8220;racionale&#8221; n\u00eb shpifjet e deformimet e tij, ia vlen nj\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebr ata t\u00eb pakt\u00eb lexues, sigurisht, jo p\u00ebr t\u00eb zhburr\u00ebruarin. Pjes\u00ebs me desertin shizoidal t\u00eb shkrimit t\u00eb tij, s&#8217;ia vlen t&#8217;i p\u00ebrgjigjesh. Dhe le m\u00eb t&#8217;u v\u00ebsh veshin gjykimeve e vler\u00ebsimeve estetike t\u00eb nj\u00eb burri q\u00eb e shqepin m\u00eb dru, dit\u00ebn p\u00ebr diell, m&#8217;u si ndonj\u00eb lavire!<br \/>\nK\u00ebshtu po i rreshtojm\u00eb me rradh\u00eb:<br \/>\nKastriot Myftaraj thot\u00eb: Agron Tufa mban postet e drejtorit t\u00eb Institutit t\u00eb Studimit t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit (institut shtetet\u00ebror ky, jo OJF) dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radio-Televizionit Publik. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pedagog n\u00eb Universitetin Publik, Fakulteti i Filologjis\u00eb, Departamenti i Let\u00ebrsis\u00eb, ku jep l\u00ebnd\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj t\u00eb shekullit XX.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa mban postin e Drejtorit t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, post n\u00eb t\u00eb cilin e zgjodhi Bordi i Institutit prej 7 an\u00ebtar\u00ebsh, q\u00eb u votua n\u00eb Parlament n\u00eb vitin 2010, pasi Agron Tufa paraqiti m\u00eb par\u00eb dor\u00ebheqjen nga pedagog i brendsh\u00ebm n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb UT, sikurse parashikon ligji shtet\u00ebror, q\u00eb ndalon dypun\u00ebsimin me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Tufa jep leksione p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e Huaj t\u00eb shekullit XX si i jasht\u00ebm, d.m.th., krejt n\u00eb respekt t\u00eb ligjit. Tufa \u00ebsht\u00eb Kryetar i zgjedhur i K\u00ebshillit Drejtues n\u00eb RTSH deri n\u00eb fund t\u00eb janarit 2014, koh\u00eb kur fillon nga puna KD i ri, q\u00eb aktualisht pritet t\u00eb votohet pas dat\u00ebs 20 janar 2014 n\u00eb Parlament. Duhet theksuar se ky K\u00ebshill \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb par-time. K\u00ebto detyra, me kronologji t\u00eb ndryshme fillimi, asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb paralel dhe kurr\u00eb nuk ka patur, p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eb, zot\u00ebrim t\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm t\u00eb dy pun\u00ebsimeve q\u00ebndrore.<br \/>\nKastriot Myftaraj shpif: Tufa \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe an\u00ebtar i forumeve t\u00eb larta t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa nuk \u00ebsht\u00eb antar i asnj\u00eb forumi as t\u00eb lart\u00eb e as t\u00eb ul\u00ebt i Partis\u00eb Demokratike dhe i asnj\u00eb partie tjet\u00ebr!<br \/>\nKastriot Myftaraj shpif: N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb PD ka qen\u00eb n\u00eb pushtet Agroni ka qen\u00eb dhe an\u00ebtar i shpesht\u00eb i jurive shtet\u00ebrore q\u00eb japin cmime letrare.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa ka qen\u00eb dy her\u00eb n\u00eb jurit\u00eb shtet\u00ebrore: nj\u00ebher\u00eb ant\u00ebrar n\u00eb vitin 2002 (kur, si\u00e7 e dim\u00eb, nuk ka qen\u00eb partia demokratike n\u00eb pushtet) dhe nj\u00ebher\u00eb kryetar n\u00eb vitin 2010, si tradit\u00eb q\u00eb i takon \u00e7do fituesi t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb, t\u00eb kryesoj\u00eb jurin\u00eb e vitit pasardh\u00ebs (sikurse ishte dhe Visar Zhiti nj\u00eb vit pas fitimit t\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi).<br \/>\nKastriot Myftaraj thot\u00eb: Kur nuk ka qen\u00eb vet\u00eb an\u00ebtar jurish kan\u00eb qen\u00eb miqt\u00eb e tij ne juri, dhe Agroni ne saje te tyre ka qen\u00eb fitues \u00e7mimesh me romanet e tij mediokre, me tituj si \u201cTenxherja\u201d.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa ka fituar \u00e7mimin &#8220;Penda e argjendt\u00eb&#8221; n\u00eb vitin 2004 me romanin &#8220;Fabula rasa&#8221; kur n\u00eb pushtet nuk ka qen\u00eb partia demokratike dhe kur n\u00eb Juri kan\u00eb qen\u00eb personalitete me t\u00eb cil\u00ebt Agron Tufa nuk ka patur ndonj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb. Gjithashtu Tufa ka fituar \u00c7mimin e Madh me 2009 jo p\u00ebr romanin &#8220;Tenxherja&#8221;, por p\u00ebr librin me miniatura &#8220;Thembra e akcilit&#8221;. Dihet nj\u00eb fakt: t\u00eb gjith\u00eb krijuesit shqiptar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb njihen mesvedi.<br \/>\nKastriot Myftaraj thot\u00eb: Puna e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri drejtor Agroni ishte t\u00eb merrte n\u00eb bordin e Institutit gruan e Mark Markut, Dhurata Shehrin, shefen e Departamentit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Tiran\u00ebs, ku Agroni jep m\u00ebsim.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa, si Drejtor Ekzekutiv, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Institutit, nuk ka fuqi t\u00eb zgjedh\u00eb ask\u00ebnd n\u00eb p\u00ebrberje t\u00eb Bordit (q\u00eb tham\u00eb se u zgjodh nga Parlamenti!), sepse k\u00ebt\u00eb fuqi e ka me ligj Bordi, prej t\u00eb cilit vet\u00eb Tufa \u00ebsht\u00eb i zgjedhur. Bordi ka zgjedhur Agronin, e jo anasjelltas!<br \/>\nKastriot Myftaraj shpif: N\u00eb fakultet, Agron Tufa nuk ka b\u00ebr\u00eb as nj\u00eb lib\u00ebr leksionesh p\u00ebr student\u00ebt.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Agron Tufa, n\u00eb fakultetin ku ka dh\u00ebn\u00eb leksione si brendsh\u00ebm (dhe jep tash, si i jasht\u00ebm) ka botuar me miratim t\u00eb K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb Departamentit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb miratuar nga SHBLU &#8211; 2 v\u00ebllimet e librit &#8220;Let\u00ebrsia dhe procesi letrar n\u00eb shekullin XX&#8221; 1 dhe 2, secili, p\u00ebrkat\u00ebsisht me nga 400 dhe 333 fqe. K\u00ebto libra madje jan\u00eb n\u00eb proces ribotimi, tashm\u00eb n\u00eb 3 v\u00ebllime.<br \/>\nKastriot Myftaraj shpif: Instituti i Studimit t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit nuk ka b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vecse ka shp\u00ebrndar\u00eb disa para p\u00ebr t\u00eb botuar disa libra me kujtime dhe ndonj\u00eb lib\u00ebr me dokumente q\u00eb ishin mbledhur q\u00eb m\u00eb par\u00eb&#8230; etj, etj.<br \/>\nE V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb: Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, edhe pse me nj\u00eb staf shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe pa mb\u00ebshtetjen absolute t\u00eb financimit t\u00eb shtetit, i cili mb\u00ebshtetjen e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj, ka gjetur mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi me fondacionin &#8220;Konrad Adenauer&#8221; dhe t\u00eb tjer\u00eb dhe ka botuar, p\u00ebr dy vjet, 16 volume me studime bazuar mbi dokumentat e arkivave, libra memuaristik\u00eb si dhe kolan\u00ebn q\u00eb po vijon t\u00eb &#8220;Fjalor Enciklopedik i Viktimave t\u00eb Terrorit Komunist&#8221;, pa llogaritur forokopjimin e disa mij\u00ebra dokumentave nga arkivat e shtetit, pa llogaritur qindra videoregjistrime bisedash me t\u00eb mbijetuarit nga burgjet dhe internimet e diktatur\u00ebs komuniste anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb , pa llogaritur konferenca, dokumentar\u00eb et, etj, mbi krimet e komunizmit.<br \/>\nPo t&#8217;i heq\u00ebsh k\u00ebto, kinse pretendime, \u00e7orb\u00ebs s\u00eb neveritshme t\u00eb Kastriotit me shok\u00ebt e tij t\u00eb zeherosur, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr vet\u00ebmse e thekson misionin e shpif\u00ebsve publik\u00eb, zeje me t\u00eb cil\u00ebn e mban gjall\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij ky lyth i sekrecionit komunist e postkomunist. &#8220;Ferri i v\u00ebrtet\u00eb &#8211; thot\u00eb F. Nietze, duke iu drejtuar kategoris\u00eb s\u00eb kastriot\u00ebve me m&#8230; &#8211; \u00ebsht\u00eb jo t\u00eb dish se \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb ata p\u00ebr ty, por ta \u00e7osh nd\u00ebrmend, p\u00ebr nj\u00eb grim\u00eb, se si t\u00eb imagjinojn\u00eb ata n\u00eb fantazin\u00eb e tyre&#8230; po t\u00eb t\u00eb kishin n\u00eb dor\u00eb&#8221;. Mir\u00ebpo askush, ask\u00ebnd s&#8217;e ka n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 Zotit. Ai sheh dhe b\u00ebn; i jep secilit hakun. Edhe Kastriot Myftarajt. Kij m\u00ebshir\u00eb o Zot p\u00ebr t\u00eb! Amin!<\/p>\n<p>2014<\/p>\n<p>(butuar ne\u00a0<a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=http%3A%2F%2Fgazetastart.com%2F&amp;h=ATMwZ7R2nL-PVr4k3OESMRo3RNID5_OZmwkWQO3PBIZjJiT8bJRkKsX88Mph0g2QCjyvQly9H7VPjRZqUkD8EXgfK5MRwX-k2uNcy_hTZroZo4pEq0qQaJUtBdvBWYeMSe8h6ZXdTvSY0yN4eWwViDmxl66Xgys&amp;enc=AZNAkeocGQoxatbFaXLosT7Rad5DW10GAAQk0zkYMi7g0C8XdD0KrHgy8527GPQGZAoPBZDZiNzf-vXNfgyz4tPCvAu7SrIOjwteWFmadYHX7sRIfffFvVgP0Hnt0rrrFLX91jewPyHe-JYD9xVJ_DerOkzQHkK1ooOmE_q1FXW-8ivYjUcMV7c3Lfjor_yn_qA&amp;s=1\">gazetastart.com<\/a>\u00a0dhe gjetke)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e vjeter per te njejtat shpifje te Kastriot Myftarajt (t\u00eb pasuruara me vrer shpifjesh t\u00eb reja) dhe te atyre qe marrin hua shpifjet e Kastriotit per te m&#8217;i tundur para syve. \u00a0 &nbsp; Agron TUFA<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6517,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6568","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6569,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6568\/revisions\/6569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}