{"id":6565,"date":"2017-03-30T21:48:13","date_gmt":"2017-03-30T21:48:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6565"},"modified":"2017-03-30T21:48:13","modified_gmt":"2017-03-30T21:48:13","slug":"burgu-i-spacit-apo-shtepia-e-gjetheve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6565","title":{"rendered":"BURGU I SPA\u00c7IT, APO \u201cSHT\u00cbPIA  E GJETHEVE\u201d?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5906\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996 ish &#8211; Burgun e Spa\u00e7it e pat\u00ebm vizituar s\u00eb bashku me nj\u00eb zonj\u00eb angleze, profesoresh\u00eb e Universitetit t\u00eb K\u00ebmbrixhit,<!--more--> q\u00eb merrej me studime t\u00eb antropologjis\u00eb sociale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka p\u00ebr Spa\u00e7in na u desh t\u00eb pyesnim njer\u00ebz t\u00eb rastit, q\u00eb kishin punuar n\u00eb minier\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb d\u00ebnuarit etj. Edhe pas 21 vitesh e nj\u00ebjta gj\u00eb i ndodh vizitorit t\u00eb larg\u00ebt q\u00eb vete atje, duhet t\u2019i drejtohet ndonj\u00eb bariu t\u00eb moshuar q\u00eb ndjek tuf\u00ebn e dhive bokave t\u00eb kuqrreme: \u201cM\u00eb thuaj di\u00e7ka p\u00ebr Spa\u00e7in!\u201d Dhe ai thot\u00eb aq sa di, tjetri shkrep aparatin mbi rr\u00ebpirat e thata dhe kaq! Pa\u00e7ka se \u201cSpa\u00e7i\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb k\u00ebtij shikimi sip\u00ebrfaq\u00ebsor. Ndodh k\u00ebshtu se nuk ka ende nj\u00eb muze n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb ta d\u00ebshmonte historin\u00eb e tij dhe t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegohet p\u00ebr gjeneratat e reja se pse n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX duhej ngujuar k\u00ebtu p\u00ebr 20 &#8211; 30 vite nj\u00eb poet, k\u00ebng\u00ebtar, arkitekt, prift, profesor, avokat, inxhinier, mjek, pse jo dhe gjeneral pa grada, q\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb komplote kund\u00ebr republik\u00ebs, por thjesht\u00eb nuk kishte qen\u00eb dakord me tezat \u201cpopullore\u201d t\u00eb diktatorit p\u00ebr mbrojtjen. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb ciceroni virtual i kryeqytetit t\u2019iu prij\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb nes\u00ebrm drejt nj\u00eb muzeu me emrin \u201cSht\u00ebpia e Gjetheve\u201d, ngaq\u00eb aty fark\u00ebtoheshin dosjet e Sigurimit, pritej \u201cshiriti\u201d i arrestimeve politike, formuloheshin akuzat dhe d\u00ebnimet etj. T\u00eb kuptohemi, mund t\u00eb jet\u00eb dhe \u201csht\u00ebpia\u201d misterioze nj\u00eb objekt muzeal, por kurr\u00ebsesi ajo nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb muzeun e gjall\u00eb t\u00eb Spa\u00e7it, simbolin e vuajtjes shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Spa\u00e7i nuk jan\u00eb muret, por njeriu i tij i paepur.<\/p>\n<p>Spa\u00e7i kishte qen\u00eb nj\u00eb vend i bekuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn historike, jo vet\u00ebm se atje kishin qen\u00eb shtat\u00eb kish\u00eb katolike, por dhe se burra n\u00eb z\u00eb nga Spa\u00e7i pat\u00ebn marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Lidhjen e Prizrenit, ashtu si n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb spa\u00e7iane n\u00eb Kim\u00ebz qe shpallur nj\u00eb qeveri provizore e Pavar\u00ebsis\u00eb, e krer\u00ebve t\u00eb maleve, e kryesuar nga arb\u00ebreshi Terenc To\u00e7i. Areal i begat\u00eb dhe p\u00ebr nga pasurit\u00eb e pashterrshme natyrore t\u00eb Munell\u00ebs &#8211; minerale, pyje, burime \u2013 po q\u00eb regjimi e ktheu n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb \u201cn\u00ebmur\u201d, t\u00eb mallkuar jo vet\u00ebm nga vuajt\u00ebsit e panum\u00ebrt po dhe familjar\u00ebt e tyre, q\u00eb dyndeshin \u00e7do jav\u00eb e muaj p\u00ebr atje, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe ata si t\u00eb af\u00ebrmit e tyre brenda telave me gjemba. Ndoshta asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb sa duhet, por n\u00eb Spa\u00e7 p\u00ebrfunduan si t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb dhe disa intelektual\u00eb kosovar\u00eb (ikur n\u00eb vitet \u201950 &#8211; \u201960 nga Kosova prej represionit serb), t\u00eb akuzuar padrejt\u00ebsisht si agjent\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb jugosllave. I kishin shp\u00ebtuar Goli Otokut, kryeburgut ishullor jugosllav mes Adriatikut, dhe kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201chumner\u00ebn\u201d e Spa\u00e7it, ku vet\u00ebm qyqja mund t\u00eb qyqonte!<\/p>\n<p>Burgu i Spa\u00e7it (Reparti 303 i riedukimit i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), rreth 30 km nga Rr\u00ebsheni, ishte nj\u00eb kamp t\u00eb burgosurish politik\u00eb, q\u00eb u ngrit n\u00eb vitin 1967, n\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00eb minier\u00ebn e bakrit dhe piritit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Kampi u nd\u00ebrtua n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrthyer malor dhe funksionoi deri n\u00eb vitin 1991. Aty p\u00ebr 25 vite vuajt\u00ebn d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda shum\u00ebvje\u00e7are qindra e mij\u00ebra t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb prolelariatit, th\u00ebn\u00eb ndryshe, t\u00eb burgosur \u201ct\u00eb nd\u00ebrgjegjes\u201d. Kampi i Spa\u00e7it nisi me 400 t\u00eb d\u00ebnuar dhe ishte menduar mbase dhe p\u00ebr ca m\u00eb tep\u00ebr, por n\u00eb kushtet e acarimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave dhe goditjes s\u00eb \u201cgrupeve armiq\u00ebsore\u201d n\u00eb let\u00ebrsi e arte, ekonomi e ushtri p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb viteve \u201970 ky num\u00ebr u dy e trefishua. Autoburgu, makina e blinduar pa dritare, l\u00ebvizte rr\u00ebgullisht nga Tirana n\u00eb Spa\u00e7, duke sjell\u00eb e marr\u00eb pren\u00eb politike. Kalimi i k\u00ebtij mjeti hijen\u00eb rrug\u00ebve veriore, mes kantier\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs, ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebshqisnin n\u00eb prehrin e \u201creaksionit\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar (imperialisto-revizionist), pasi me reaksionin e brendsh\u00ebm shteti komunist kishte kryer pun\u00eb me koh\u00eb, me goditjen e pam\u00ebshirshme t\u00eb nacionalist\u00ebve, klerit katolik dhe pronar\u00ebve, duke filluar q\u00eb nga vjeshta e vitit1944. Ata njer\u00ebz punonin n\u00eb kushte tejet t\u00eb r\u00ebnda, si skllev\u00ebr, n\u00eb galerit\u00eb e minier\u00ebs dhe nd\u00ebshkoheshin nga personeli i burgut p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit e rr\u00ebziksh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk duhej t\u00eb dilnin asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb liri, dhe pse e mbaronin d\u00ebnimin e dh\u00ebn\u00eb, sajoheshin \u201cprova\u201d t\u00eb reja dhe ata rid\u00ebnoheshin me nga dhjet\u00eb vite t\u00eb tjera, p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme vuajtja e t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb Spa\u00e7it, ashtu si dhe n\u00eb kampet e tjera t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb Spa\u00e7 kan\u00eb kryer d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda njer\u00ebz t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb kombit, proper\u00ebndimor\u00eb t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit, nacionalist\u00eb, ish-komunist\u00eb idealist\u00eb, intelektual\u00eb antikonformist\u00eb t\u00eb viteve \u201970 etj., nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt At Zef Pllumi, Osman Kazazi, Dom Simon Jubani, Trifon Xhaxhika, Frederik Rreshpja, Sherif Merdani, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, Havzi Nela, Visar Zhiti, Maks Velo, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Xhelal Koprencka etj.<\/p>\n<p>Burgu kishte dy &#8211; tre rrethime dhe ishte i pamundur q\u00eb t\u00eb thyhej. Megjithat\u00eb ka patur t\u00eb burgosur q\u00eb e kan\u00eb \u00e7ar\u00eb \u201ck\u00ebshtjell\u00ebn\u201d, por jan\u00eb kapur nga policia pa mundur t\u00eb arratiseshin jasht\u00eb shtetit. Ende kujtohen postblloqet q\u00eb ngriheshin kudo n\u00eb raste t\u00eb tilla. Si n\u00eb shtetrrethim. Ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e burgut t\u00eb Spa\u00e7it ka qen\u00eb revolta e t\u00eb burgosurve e majit 1973 q\u00eb p\u00ebrfundoi me kat\u00ebr t\u00eb ekzekutuar dhe dhjet\u00ebra vite burg shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb revolt\u00eb, e cila pati kulmuar me ngritjen e flamurit pa yllin pes\u00ebcep\u00ebsh n\u00eb nj\u00ebrin nga pallatet e burgut. Edhe pse n\u00eb kushtet e nj\u00eb mbyllje hermetike ku rrjedhja e informacionit shtet\u00ebror ishte gati e pamundur, ngjarja e Spa\u00e7it e pati kaluar kufirin. Historia u p\u00ebrs\u00ebrit 11 vite m\u00eb pas n\u00eb burgun e Qaf\u00ebs s\u00eb Barit (Puk\u00eb), ku revolta u shtyp me dhun\u00eb t\u00eb skajshme si n\u00eb Spa\u00e7. T\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb quheshin \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d dhe arrestoheshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, kur ata ishin ve\u00e7se armiq t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb 41-it, si\u00e7 ishte ajo armikja e tyre ideologjike.<\/p>\n<p>Sot ish &#8211; burgu i siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Spa\u00e7 \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb \u201cgjigande\u201d dhe p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po zhduk\u00ebn gjurm\u00ebt e tij, edhe pse n\u00eb letrat e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs figuron si monument i kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb nuk dim\u00eb se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb? Ende m\u00eb i fort\u00eb b\u00ebhet alarmi kur sheh se kampi \u00ebsht\u00eb shformuar thuajse plot\u00ebsisht, duke iu marr\u00eb hekurishtet e shumta p\u00ebr skrap e tullat p\u00ebr stallat e fshatar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. Sidoqoft\u00eb ish &#8211; Kampi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vizituesh\u00ebm, ku vazhdimisht ven\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb vendit dhe t\u00eb huaj, p\u00ebrfshi dhe mjaft ambasador\u00eb, si Donald Lu q\u00eb n\u00eb Spa\u00e7 p\u00ebrkujtoi dhe stergjyshen e tij vdekur n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb Kin\u00ebs maoiste t\u00eb pas Luft\u00ebs II etj. Shoqata t\u00eb ndryshme kan\u00eb shfaqur interes, \u00ebsht\u00eb zbatuar dhe ndonj\u00eb miniprojekt modest q\u00eb ka krijuar nj\u00ebfar\u00eb sinjalistike, por t\u00eb pamjaftushme. Dy vite m\u00eb par\u00eb, me 1915, Fondi Bot\u00ebror i Monumenteve e ka p\u00ebrfshir\u00eb \u201cSpa\u00e7in\u201d n\u00eb list\u00ebn e monumenteve t\u00eb rrezikuara, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje shtetit shqiptar q\u00eb ta ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt unik t\u00eb kujtes\u00ebs shqiptare e m\u00eb gjer\u00eb. Qeverit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, jan\u00eb shprehur se do ta kishin p\u00ebrpar\u00ebsi nj\u00eb projekt q\u00eb t\u00eb lidhej me ruajtjen e Burgut e kthimin e tij n\u00eb muze, por deri tani asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, vet\u00ebm deklarata. Mjafton t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb pa u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb, a vep\u00ebr tjet\u00ebr publike e t\u00eb ishte investuar n\u00eb mir\u00ebmbajtjen e \u201cSpa\u00e7it\u201d, q\u00eb konsiderohet si kampioni i burgjeve shqiptare t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, natyrisht krahas atij t\u00eb Burrelit (nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e Mbretit Zog), burgut t\u00eb madh t\u00eb Tiran\u00ebs, burgut t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs, kampit t\u00eb K\u00ebnet\u00ebs s\u00eb Maliqit, kampit t\u00eb internimit t\u00eb Tepelen\u00ebs &amp; burgut t\u00eb Ben\u00e7\u00ebs, Porto-Palermos (Vlor\u00eb), Beratit, Lushnj\u00ebs, Balshit, Qaf\u00eb Barit etj. Spa\u00e7i ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb muzeu, por q\u00eb nuk ka gjas\u00eb t\u00eb ngrihet, t\u00eb pakt\u00ebn s\u00eb af\u00ebrmi. K\u00ebsisoj njer\u00ebzit do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebnojat e ish-Burgut si pelegrin\u00ebt n\u00eb nj\u00eb tempull t\u00eb vuajtjes dhe martirizimit q\u00eb i ka mbetur vet\u00ebm emri. Trash\u00ebgimia e tij, q\u00eb nga coprat e telave me gjemba, reliktet e ndryshme sendore, ditar\u00ebt me shkrim t\u00eb im\u00ebt, dor\u00ebshkrimet letrare, kujtimet, monografit\u00eb, fotografit\u00eb, videot ruhen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e ish &#8211; t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, q\u00eb shuhen koh\u00eb pas kohe. Ata \u00e7do gj\u00eb mund ta kishin menduar, por jo se n\u00eb liri nuk do t\u00eb gjendej nj\u00eb cop\u00eb vend ku t\u00eb afishoheshin sendet e \u201cAushvicit\u201d t\u00eb tyre shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb projekti muzeal i Spa\u00e7it t\u00eb kishte marr\u00eb udh\u00eb me koh\u00eb, njer\u00ebzit shohin se v\u00ebmendja e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr tek \u201cSht\u00ebpia e Gjetheve\u201d, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb promovim publik me pranin\u00eb e Kryeministrit, ku do t\u00eb zbatohet dhe projekti p\u00ebr ta kthyer muze. Spa\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar si institucion i dhun\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me objekte dyt\u00ebsore apo tret\u00ebsore t\u00eb atij regjimi, me emra ting\u00ebllues si \u201cBunk\u2019Art\u201d 1 e 2 etj. Spa\u00e7i identifikohet vet\u00ebm me Spa\u00e7in dhe jo me anekset e tij. Mir\u00ebpo, p\u00ebr mendimin ton\u00eb, ky qendrim disavje\u00e7ar, jo vet\u00ebm i k\u00ebsaj qeverie, t\u00ebrhiq e mos k\u00ebput, me Spa\u00e7in, tregon strategjin\u00eb e pashkruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni me ish-t\u00eb p\u00ebrsekutuarit politik\u00eb, duke iu b\u00ebr\u00eb \u201cnder\u201d me k\u00ebstet e shp\u00ebrblimit e t\u00eb drejtat e tjera t\u00eb ligjshme etj. Nga shum\u00eb gjera q\u00eb ke d\u00ebgjuar prej vitesh p\u00ebr Spa\u00e7in, t\u00eb mbetet n\u00eb mendje th\u00ebnia metaforike e shefes s\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb organizat\u00ebs \u201cTrash\u00ebgimia Kulturore pa Kufij\u201d, Lejla Hadzic, q\u00eb e p\u00ebrqas Spa\u00e7in me nj\u00eb \u201cgur\u00eb varri\u201d. \u201cKur ke nj\u00eb vdekje, ke dhe nj\u00eb rras\u00eb varri dhe ti shkon p\u00ebr ta kujtuar njeriun t\u00ebnd. Kjo struktur\u00eb e paprekshme (vdekja) me k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb t\u00eb prekshme (Spa\u00e7i) duhet t\u00eb shkrihen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, \u00e7ka lypet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr edukim, nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, por sidomos p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d. Di\u00e7ka si n\u00eb kodet dhe baladat e lashta shqiptare.<\/p>\n<p>Specialist\u00ebt e fush\u00ebs na sigurojn\u00eb se gjuha e muzeut \u201cSht\u00ebpia e Gjetheve\u201d do t\u00eb jet\u00eb multimediale, ku autentikja do t\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebrmes objekteve origjinale t\u00eb p\u00ebrdorura dikur aty, dokumenteve arkivore etj., p\u00ebr \u00e7ka nuk ka medyshje.<\/p>\n<p>E ne prap\u00eb pyesim: Burgu i Spa\u00e7it &#8211; i pari, apo Sht\u00ebpia e Gjetheve?&#8230;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; N\u00eb vitin 1996 ish &#8211; Burgun e Spa\u00e7it e pat\u00ebm vizituar s\u00eb bashku me nj\u00eb zonj\u00eb angleze, profesoresh\u00eb e Universitetit t\u00eb K\u00ebmbrixhit,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6566,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6565","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6565"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6565\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6567,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6565\/revisions\/6567"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}