{"id":6484,"date":"2017-02-12T14:57:37","date_gmt":"2017-02-12T14:57:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6484"},"modified":"2017-02-12T14:57:37","modified_gmt":"2017-02-12T14:57:37","slug":"njeqind-vitet-e-musinese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6484","title":{"rendered":"NJ\u00cbQIND VITET E MUSINES\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Musine Kokalari. Nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb pati shndritur n\u00eb qiellin letrar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb viteve \u201940 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrhumbur m\u00eb pas p\u00ebr pes\u00ebdhjete vite n\u00ebp\u00ebr terrin dhe kalvarin e diktatur\u00ebs. Me 10 shkurt kremtohet 100-vjetori i lindjes s\u00eb saj, por si n\u00eb rastin e figurave t\u00eb tjera t\u00eb ndaluara,<!--more--> flitet shum\u00eb p\u00ebr to, jepen tituj nderi e b\u00ebhen vler\u00ebsime zyrtare, por ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb themelorja, vepra e tyre prap\u00eb nuk mb\u00ebrrin sa e si duhet te lexuesi, dhe pse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete sidomos n\u00eb rastin e k\u00ebsaj figure t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, e cila mbush shtyllat e gazetave t\u00eb dit\u00ebs, por ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e antologjive letrare t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve. Vepra e saj \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb dy v\u00ebllime para disa vitesh, natyrisht me dashamir\u00ebsi e p\u00ebrkushtim, por jo e plot\u00eb dhe sipas kritereve shkencore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kokalari ka qen\u00eb vler\u00ebsuar qysh her\u00ebt nga penat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs, si Sotir Kolea, Aleksand\u00ebr Xhuvani, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, studiues t\u00eb njohur arb\u00ebresh\u00eb etj.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Musine-Kokalari.png\" rel=\"attachment wp-att-6485\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6485\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Musine-Kokalari-225x300.png\" alt=\"Musine Kokalari\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Musine-Kokalari-225x300.png 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Musine-Kokalari.png 235w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Musine Kokalari u ndalua si autore bashk\u00eb me librat e saj: \u201cSi\u00e7 m\u00eb thot\u00eb nenua plak\u00eb\u201d, \u201cSa u tunt jeta\u201d, \u201cRresh vatr\u00ebs\u201d etj. Ndodhi si kudo me disident\u00ebt e Lindjes, q\u00eb u lin\u00e7uan, ndaluan e d\u00ebnuan. Nj\u00eb vep\u00ebr letrare, kulturore, politike e jet\u00ebsore e nd\u00ebrprer\u00eb prej mosbindjes politike -bolshevike. Mbulohet m\u00eb heshtje nj\u00eb krijes\u00eb e lindur p\u00ebr t\u00eb shkruar e kumtuar, nj\u00eb intelektuale e rendit t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb fem\u00ebr e emancipuar, e shkolluar n\u00eb institutin \u201cN\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe e lauruar n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsi. Shkrimtarja e par\u00eb shqiptare. E mir\u00ebpritur n\u00eb qarqet letrare t\u00eb koh\u00ebs me rr\u00ebfimet e saj gjirokastrite e p\u00ebmes tyre dhe me ritualet, folkun dhe etnografin\u00eb e qytetit t\u00eb gurt\u00eb, por dhe me studimin e diplom\u00ebs kushtuar Naim Frash\u00ebrit etj. Asgj\u00eb nuk do ta ndalte at\u00eb zonj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj letrar, n\u00ebse nuk do ta b\u00ebnte kurban politika e \u201cre\u201d, bashk\u00eb me dy v\u00ebllez\u00ebrit e saj nacionalist\u00eb, q\u00eb i mori me vete si ortek viti 1944. Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1943, Musineja bashk\u00eb me disa intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kishte krijuar n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb grupim social-demokrat dhe kishte botuar gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Liris\u00eb\u201d. Partizan\u00ebt mund ta kishin gazet\u00ebn e tyre \u201cKushtrimi i Liris\u00eb\u201d, por jo dhe politikania socialdemokrate gazet\u00ebn e saj po kushtuar liris\u00eb, sepse ajo mendonte ndryshe nga komunist\u00ebt, edhe pse atdheun e donte si ata. Koha po tregonte se ishim \u00e7liruar nga pushtuesi i huaj, por jo nga vetvetja e kap\u00ebrthyer nga ideologjia leniniste dhe etja e verb\u00ebr p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Dosja e Musine Kokalarit \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb trondit\u00ebset e regjimit t\u00eb kaluar. Nuk deshi t\u2019ia dinte \u201cpushteti popullor\u201d se ajo ishte nd\u00ebr t\u00eb paktat gra elitare t\u00eb vendit, nuk e shp\u00ebtoi nga prangat as t\u00eb qen\u00ebt \u201cfis\u201d me kreun e qeveris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb mos ky fakt ia ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm ferrin. Arrestohet n\u00eb vitin 1946 dhe d\u00ebnohet m\u00eb 20 vite burg, q\u00eb do t\u2019i vuante n\u00eb qelit\u00eb e Burrelit. N\u00eb vitin 1961 n\u00ebn nj\u00eb mij\u00eb pal\u00eb sy e vesh\u00eb d\u00ebrgohet e internuar n\u00eb Rr\u00ebshen, me spiun\u00ebt e burgjeve nga pas. Dihet se si u soll regjimi me k\u00ebt\u00eb kategori intelektuale, ku secili i internuar ishte e shtr\u00ebnguar t\u00eb kalonte para sportelit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb mbr\u00ebmje. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Musineja ishte nj\u00eb e internuar \u201cVIP\u201d. Komiteti i Partis\u00eb dhe sigurimi i shtetit ishin vigjilent\u00eb ndaj \u00e7do l\u00ebvizjeje t\u00eb saj, kontrollonin gjer \u00e7\u2019libra lexonte dhe \u00e7\u2019filma shihte, sidomos n\u00eb vitet e para t\u00eb internimit. Megjithat\u00eb ajo dhe ashtu gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer mendime me shkrimtarin e ri Bilal Xhaferi p\u00ebr ndonj\u00eb proz\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, i cili e konsideronte Musinen\u00eb \u201cmjaft t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet letrare\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej regjimit ka pasur dhe nj\u00eb q\u00ebndrim qytetar. Musineja dhe Rr\u00ebsheni, qyteti ku ajo q\u00ebndroi n\u00eb internim p\u00ebr 18 vite (shto dhe 4 vite t\u00eb tjera jo e internuar), kishin nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb mes tyre, sado memece n\u00eb dukje. Njer\u00ebzit e qytetit, q\u00eb asokohe nuk ishin vet\u00ebm mirditor\u00eb, nuk e shqet\u00ebsonin n\u00eb pun\u00eb, rrug\u00eb, dyqan, kinema, bibliotek\u00eb, kinema, ashtu si ajo nuk i \u201cprovokonte\u201d me agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr pushtetit. Ajo agjitonte sa mundej vet\u00ebm p\u00ebr kulturimin dhe emancipimin e atyre q\u00eb e rrethonin. Ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb personaliteti i saj rrezatues q\u00eb e kishte fashitur nga syt\u00eb e tyre pamjen e saj \u201carmike\u201d, aq sa t\u00eb mos e urrenin e stigmatizonin. Por ishte dhe natyra e fisme mirditore kundrejt t\u00eb ardhurve. Kishte tek e fundit nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pashkruar, t\u00eb heshtur, t\u00eb dyanshme: ajo si e internuar nuk mund t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre e as ata n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, pos rasteve sporadike p\u00ebr pun\u00eb komunale. Musineja rronte e vetme, n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebrdhese n\u00eb mo\u00e7alishte, bashk\u00eb me dy-tri familje t\u00eb tjera gjithashtu t\u00eb p\u00ebrsekutuara. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mjer\u00eb duhej t\u00eb vije dy-tre tulla dhe ndonj\u00eb d\u00ebrras\u00eb q\u00eb t\u00eb mos binte k\u00ebmba n\u00eb lluc\u00eb. Aty ishte shtrati i saj dhe nj\u00eb raft rrobash, pak libra dhe nj\u00eb dor\u00eb revistash n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb vazhdonin t\u2019i vinin nga jasht\u00eb. Punonte n\u00eb nd\u00ebrtimin e pallateve t\u00eb reja, p\u00ebrziente lla\u00e7 p\u00ebr ustallar\u00ebt gollobordas, lart\u00ebsonte qytetin, q\u00eb nuk i jepte dot nj\u00eb streh\u00eb normale p\u00ebr t\u00eb futur kok\u00ebn. Por nuk ishte e vetmja Musineja q\u00eb ngrinte tulla mbi krah\u00eb n\u00ebp\u00ebr skela, kishte dhe gra mirditore t\u00eb p\u00ebrsekutuara q\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb si ajo.<\/p>\n<p>Kjo ishte paraditja e mundimshme sizifiane e saj, kurse pasditja ishte \u201cmondane\u201d. Ajo vishej me shije t\u00eb holl\u00eb, si zonjat q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb per\u00ebndim ku kishte studiuar, shkonte n\u00eb kinema, bibliotek\u00eb, librari dhe sidomos nuk harronte kurr\u00eb at\u00eb xhiron e saj t\u00eb famshme, nga qyteti deri n\u00eb periferi tek Ura e Fanit, sa shpesh identifikohej me at\u00eb xhiro. Jeta nuk i afronte asgj\u00eb bujare, megjithat\u00eb ajo kishte arritur t\u00eb mbijetonte, t\u00eb ishte nj\u00eb personazh sui generis n\u00eb syt\u00eb e qytetit. Njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm nuk ia dinin biografin\u00eb, nuk dinin sidomos se kishte qen\u00eb shkrimtare, por as ajo nuk e tregonte k\u00ebt\u00eb an\u00eb. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb sajin t\u00eb vitit 1972 jet\u00ebn e vet n\u00eb Rr\u00ebshen Musineja e quan \u201cnj\u00eb kapitull tragjik m\u00eb vete\u201d, plot vuajtje e sh\u00ebmtime nga regjimi. Kurse p\u00ebr mirditor\u00ebt ajo ishte nj\u00eb grua e deklasuar q\u00eb e \u201ckishte z\u00ebn\u00eb rreziku\u201d me qeverin\u00eb, po jo me ata. \u00cbsht\u00eb gjithsesi ky qytet q\u00eb e rind\u00ebrton biografin\u00eb e disidentes antikomuniste, si dhe ditari i saj, deri tani i panjohur. Rr\u00ebsheni, me pranin\u00eb dhe munges\u00ebn, me d\u00ebgjes\u00ebn dhe me heshtjen e tij, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i vdekjes s\u00eb Musines\u00eb, si dhe i jet\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr nj\u00ebzet e dy vjet. Fundja kur ajo e kreu internimin dhe nuk u lejua t\u00eb vente p\u00ebr t\u00eb banuar n\u00eb Tiran\u00eb, zgjodhi Rr\u00ebshenin p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Kokalari ishte nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb dinte ta gjente vendin, t\u00eb shmangte incidentet e mundshme politike. Kishte p\u00ebr zem\u00ebr sidomos f\u00ebmij\u00ebt, por sillej me ta me takt, pa u shkrir\u00eb mes tyre si ndonj\u00eb masovike e organizatave t\u00eb masave. K\u00ebshillonte t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr leximin e librave a shikimin e filmave dhe kaq. Ama, si\u00e7 kishte gra q\u00eb i nisnin f\u00ebmij\u00ebt tyre vjedhurazi t\u2019i \u00e7onin Musines\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb dor\u00eb g\u00ebshtenja, kishte dhe ndonj\u00eb grua militante partie q\u00eb i thoshte vajz\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mos shihte filma n\u00eb kinema me at\u00eb \u201cshtrig\u00ebn\u201d. Gjithsesi, p\u00ebr aq vite n\u00eb Rr\u00ebshen, asnj\u00eb akuz\u00eb, gjyq, demaskim, d\u00ebnim a rid\u00ebnim, asnj\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr saj. Asnj\u00eb p\u00ebrplasje publike me banor\u00ebt apo funksionar\u00ebt lokal\u00eb. As n\u00eb radh\u00ebn e qum\u00ebshtit, ku t\u00eb gjith\u00eb shtyheshin q\u00eb me nat\u00eb. Asgj\u00eb e k\u00ebsaj natyre. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se spiun\u00ebt, \u201cpseudonimet\u201d, nuk raportonin rregullisht rutin\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb saj dhe t\u00eb krejt qytetit. Musineja, mes t\u00eb tjer\u00ebsh, kishte shkruar vargun \u201cRr\u00ebshen, q\u00eb u rrite n\u00eb krah\u00ebt e mi\u2026\u201d pa e ditur se nj\u00eb dit\u00eb ata njer\u00ebz do t\u00eb shkruanin poezi dhe p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb. Askush nuk mund ta leht\u00ebsonte, burgu m\u00eb i madh i saj ishte vetmia. 24 or\u00eb vetmi. Vetmia e nj\u00eb gruaje t\u00eb bukur plot ndjesi njer\u00ebzore dhe synime krijuese. T\u00eb gjith\u00eb i iknin asaj. Vet\u00ebm Aleks Buda e pati takuar nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Rr\u00ebshen rast\u00ebsisht. Nd\u00ebrsa kur Enver Hoxha vizitoi Mirdit\u00ebn m\u00eb 1968, Musinen\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb internuarit e tjer\u00eb sigurimi i d\u00ebgdisi p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb Shpal, nj\u00ebzet kilometra larg nga qyteti, si t\u00eb ishin me koler\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb foto t\u00eb Musines\u00eb p\u00ebr 40 vite. Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm ato fotot e para. \u201cFotografia\u201d e munguar e viteve \u201960-80 e saj \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se n\u00eb kujtes\u00ebn e rr\u00ebshenasve. Rr\u00ebsheni qe bujtina e saj e trisht\u00eb. Ka patur dhe ndonj\u00eb legjend\u00eb urbane absurde, sikur ajo qe varrosur me tela me gjemba n\u00eb duar!!! Para tre vitesh kemi intervistuar nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe varr\u00ebmih\u00ebsit e saj, q\u00eb rrojn\u00eb dhe sot (th\u00ebniet e t\u00eb cil\u00ebve i kemi publikuar n\u00eb shtyp) dhe askush nuk e pohon di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb monstruoze. At\u00eb e kan\u00eb varrosur komshinjt\u00eb e saj, biografikeqas si ajo, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur nuk e kishte m\u00eb statusin e t\u00eb internuares. P\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapak k\u00ebsaj \u201chistorie\u201d mjafton d\u00ebshmia e Platon Kokalarit, djali i xhaxhait t\u00eb Musines\u00eb, njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr t\u00eb n\u00eb spital dhe ka trash\u00ebguar pas vdekjes dor\u00ebshkrimet dhe sendet e saj, i cili ka deklaruar: \u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr varrimin me tela me gjemba n\u00eb duar t\u00eb Musines\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gjitha sajes\u00eb\u201d. (\u201cShekulli\u201d, 24 mars 2008). Djalli \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i zi, pse duhet t\u00eb ngjyroset dhe me boj\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 100-vjetorin e lindjes s\u00eb div\u00ebs s\u00eb letrave t\u00eb para 75 viteve, nj\u00eb rrug\u00eb e re n\u00eb Rr\u00ebshen mori emrin \u201cMusine Kokalari\u201d. Bashkia Mirdit\u00eb b\u00ebri nderimin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb, por jo t\u00eb fundit. Tash mirdior\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku do t\u00eb \u201ctakohen\u201d p\u00ebrdit\u00eb me gruan e pathyeshme, shkrimtaren dhe intelektualen, q\u00eb ata kurr\u00eb nuk desh\u00ebn ta kishin mes tyre n\u00eb kushtet e privimit, por krejt ndryshe, p\u00ebrmes atij \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Liris\u00eb\u201d q\u00eb ajo pati publikuar n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Musine Kokalari. Nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb pati shndritur n\u00eb qiellin letrar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb viteve \u201940 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrhumbur m\u00eb pas p\u00ebr pes\u00ebdhjete vite n\u00ebp\u00ebr terrin dhe kalvarin e diktatur\u00ebs. Me 10 shkurt kremtohet 100-vjetori i lindjes s\u00eb saj, por si n\u00eb rastin e figurave t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6485,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6486,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6484\/revisions\/6486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}