{"id":6473,"date":"2017-01-26T12:58:05","date_gmt":"2017-01-26T12:58:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6473"},"modified":"2017-01-26T12:58:05","modified_gmt":"2017-01-26T12:58:05","slug":"ne-mitrovice-ka-ngecur-treni-i-brukselit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6473","title":{"rendered":"N\u00cb MITROVIC\u00cb KA NGECUR \u201cTRENI\u201d I BRUKSELIT\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5906\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Muranat e Ballkanit ende nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb iluzion ai i ndryshimit pozitiv t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi \u2013 Kosov\u00eb, vitet e fundit, kur u inicua dialogu n\u00ebn ombrell\u00ebn e Brukselit.<!--more--> Lokomotiva e bisedimeve nuk e ka \u00e7uar p\u00ebrpara trenin e zhvillimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme politike mes dy vendeve t\u00eb dala nga nj\u00eb konflikt shekullor, nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndit n\u00eb historin\u00eb e popujve. Duket se Serbia nuk e ka patur seriozisht, por thjesht\u00eb ka luajtur p\u00ebr syt\u00eb e Bashkimit Europian, p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nuk ka shpjegim tjet\u00ebr nxitimi i trenit t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm serb, me 14 janar, drejt kufirit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb hekurudh\u00eb t\u00eb vet\u00ebmbyllur, pa ikur ende atmosfera festive e Vitit t\u00eb Ri 2017. Sikur mezi ishte pritur t\u00eb shtyheshin dit\u00ebt e nd\u00ebrrim-vitit p\u00ebr t\u00eb nisur trenin e stolisur me parulla nacionaliste dhe ikona mesjetare, dy gjera q\u00eb jo rast\u00ebsisht ideator\u00ebt e trenit \u201csonambul\u201d i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb ato vagona. Ngado q\u00eb ta kundrosh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk do t\u00eb kaloj\u00eb leht\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb planin politik e diplomatik. Thell\u00eb-thell\u00eb, nuk ka qen\u00eb treni i Beogradit ai q\u00eb ka ngecur n\u00eb Mitrovic\u00eb k\u00ebt\u00eb mesjanar, por treni i lodhur i politik\u00ebs s\u00eb Brukselit, q\u00eb nuk ka arritur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb negociator i suksessh\u00ebm politik i marr\u00ebdh\u00ebnieve serbo &#8211; kosovare. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb plot analiza k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb media t\u00eb ndryshme t\u00eb rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb peshore t\u00eb gjitha ngjarjet intensive serbe t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, Zajednica, muri i ri i Mitrovic\u00ebs, arrestimi i Hardinajt dhe s\u00eb fundi treni nacionalist q\u00eb udh\u00ebtonte si n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb drejt Tok\u00ebs s\u00eb Palejuar!<\/p>\n<p>I pari q\u00eb duhej ta ndalte at\u00eb tren ishte Brukseli! Ta ndalte dhe jo t\u00eb l\u00ebshonte si kofini pas t\u00eb vjelave ndonj\u00eb nga ato deklaratat e thata, as mish as peshk, q\u00eb Beogradi dhe Prishtina duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu e ashtu. Pse n\u00eb k\u00ebt rast k\u00ebshillohen, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi vale, p\u00ebr maturi si Beogradi si Prishtina? Pik\u00ebrisht se p\u00ebrdoret nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb diplomatike Beogradi b\u00ebn sikur nuk d\u00ebgjon, sikur nuk e kan\u00eb me t\u00eb. Si mund ta lejoj\u00eb murin BE-ja n\u00eb Mitrovic\u00eb? Pse iu l\u00ebshon pe sot e nes\u00ebr trazimeve serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet? Apo se gjerat k\u00ebshtu kan\u00eb shkuar qysh nga viti 1999, kur Kosova fitoi lirin\u00eb, por Mitrovica u mbajt peng? Mitrovica \u00ebsht\u00eb Trep\u00e7a dhe Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb Mitrovica. K\u00ebtu qendron problemi n\u00eb rrafshin ekonomik. Kurse n\u00eb at\u00eb politik problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahet diku (e ku m\u00eb mir\u00eb se aty!) e pashuar nj\u00eb vat\u00ebr konflikti me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb at\u00eb e kan\u00eb njohur si shtet mbi nj\u00ebqind qeveri t\u00eb bot\u00ebs dhe ato e kan\u00eb njohur si t\u00eb till\u00eb m\u00eb gjith\u00eb veriun e Mitrovic\u00ebs. 1999 dhe 17 shkurti 2008 e kan\u00eb zeruar rolin e kushtetut\u00ebs serbe mbi Kosov\u00ebn si kinse pjes\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj shteti i Kosov\u00ebs, kur pa se askush nga Europa nuk po e ndalte trenin serb kund\u00ebr sovranitetit t\u00eb tij, e b\u00ebri vet\u00eb k\u00ebt\u00eb, e ndali me dinjitet e profesionaliz\u00ebm. Presidenti Hashim Tha\u00e7i tregoi se \u00ebsht\u00eb i sprovuar n\u00eb politik\u00eb dhe qeverisje dhe di t\u00eb marr\u00eb vendimin e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Ashti si Policia e Kosov\u00ebs veproi si \u00e7do polici e qytet\u00ebruar, me vendosm\u00ebri dhe qytetari. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, jo vet\u00ebm se u menaxhua si duhet nj\u00eb situat\u00eb e nxeht\u00eb nd\u00ebretinike, por se tregoi se Kosova m\u00eb n\u00eb fund i ka vet\u00ebvepruese institucionet e saj t\u00eb siguris\u00eb, se ato mund t\u00eb ofrojn\u00eb rend kushtetues e siguri pa ndihm\u00ebn apo \u201chijen\u201d e dikujt tjet\u00ebr mbi vete. Mund t\u00eb thuhet se veprimi energjik kosovar ishte nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr disa aktor\u00eb dhe faktor\u00eb politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon, n\u00eb kuptimin q\u00eb shteti i ri kosovar, dalzot\u00ebsi legjitim i vendit t\u00eb vet, di t\u2019i ruaj\u00eb kufijt\u00eb e tij dhe nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur me dialog problematikat e trash\u00ebguara, t\u00eb shfaqura nj\u00ebansh\u00ebm nga pala serbe.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi s\u00ebrish te \u201ctreni\u201d i ngecur mes Beogradit dhe Brukselit. Analiza jon\u00eb modeste m\u00ebton t\u00eb fokusohet n\u00eb nj\u00eb problem jo aq t\u00eb rrahur: n\u00eb \u201cstilin e ri\u201d t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ballkanike, kryekrejet asaj serbe, ku ndryshe \u00ebsht\u00eb duku e ndryshe p\u00ebrmbajtja. Shihet se Serbia ka luajtur me dy karta, at\u00eb t\u00eb europianizmit, p\u00ebrmes figur\u00ebs s\u00eb kryeministrit Vu\u00e7i\u00e7 dhe at\u00eb tradicionale me at\u00eb t\u00eb presidentit Nikoli\u00e7 n\u00eb planin e brendsh\u00ebm. T\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb sa t\u00eb mundemi nga Europa, ama popullin ta mbajm\u00eb me \u00ebndrr\u00ebn se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb e dallueshme dhe n\u00eb q\u00ebndrimet e dy lider\u00ebve kryesor\u00eb serb\u00eb, ku kryetari i Ekzekutivit predikon paqen, dialogun, zgjidhjen n\u00eb mir\u00ebkuptim me Prishtin\u00ebn, kurse ai i Presidenc\u00ebs shfaqet radikal, me tone lufte, si n\u00eb mesin e viteve \u201990, pak a shun\u00eb si\u00e7 qe shfaqur n\u00eb fillimet e mandatit t\u00eb tij presidencial. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Serbi fill pas trenit provikues nis regjistrimi ushtarak i popullsis\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj Kosov\u00ebs. Ky lexim i politik\u00ebs serbe &#8211; me dy an\u00eb t\u00eb medaljes &#8211; duhej b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb BE &#8211; s\u00eb, dhe jo t\u00eb pritej t\u00eb plaste konflikti mbi shinat e ndryshkura t\u00eb hekurudh\u00ebs, p\u00ebrndryshe cili \u00ebsht\u00eb efikasiteti i politik\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate prestigjoze lidhur me Serbin\u00eb. P\u00ebr me tep\u00ebr citohet dhe Vojslav Sheshel ta ket\u00eb akuzuar Nikoli\u00e7in p\u00ebr provokim ndaj shqiptar\u00ebve. Individ\u00eb t\u00eb veshur me pushtet si presidenti serb d\u00ebmtojn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb politik\u00ebn e vendit t\u00eb tyre dhe imazhin e Serbis\u00eb n\u00eb rajon. Prandaj ajo q\u00eb duhet ndalur \u00ebsht\u00eb gjuha e tij e luft\u00ebs, gjuh\u00eb q\u00eb besohej se e kishim l\u00ebn\u00eb pas. Vet\u00ebm kur t\u00eb shmang\u00ebn q\u00ebndrime dhe ligj\u00ebrime t\u00eb tilla tipike t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr serbe, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb trena me simbolika dhe sirena lufte n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Gjithsesi, telefonatat e Europ\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr Beogradin si nj\u00eb t\u00ebrheqje veshi ndaj tij. Kancelarja Merkel ka komunikuar me kryeministrin Vu\u00e7i\u00e7, i cili i ka q\u00ebndruar linj\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr raportet me Kosov\u00ebn. Shefja e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb Fererica Mogherini ka caktuar n\u00eb Bruksel takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb, me 24 janar, dhjet\u00eb dit\u00eb pas ngjarjes me trenin, p\u00ebr t\u00eb \u00e7\u2019tensionuar marr\u00ebdh\u00ebniet e ngrira mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Sigurisht q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i mir\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00eb hap n\u00eb rrug\u00ebtimin e ngadalt\u00eb drejt paqes mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer trenin e k\u00ebsaj here, por jo dhe trenat e tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shfaqen. Zgjidhja nuk mund t\u00eb jet\u00eb as nj\u00eb takim, dhe as dhjet\u00eb t\u00eb till\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtat stilema dhe retorika fjal\u00ebbukura p\u00ebr paqen n\u00eb tryeza dhe aq. Europa duhet t\u00eb ushtroj\u00eb gjith\u00eb ndikimin e vet politik q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs, duke mos u ushqyer m\u00eb \u00ebndrra n\u00eb diell nga Beogradi se kursi n\u00eb rajon mund t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb me zhvillimet sot e nes\u00ebr n\u00eb politik\u00ebn amerikane, at\u00eb ruse etj.<\/p>\n<p>Historia moderne euro-atlantike e ka p\u00ebrcaktuar m\u00eb n\u00eb fund fatin dhe vendin e Kosov\u00ebs si shtet sovran n\u00eb hart\u00ebn ballkanike dhe europiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Muranat e Ballkanit ende nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb iluzion ai i ndryshimit pozitiv t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi \u2013 Kosov\u00eb, vitet e fundit, kur u inicua dialogu n\u00ebn ombrell\u00ebn e Brukselit.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-6473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6473"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6474,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6473\/revisions\/6474"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}