{"id":6464,"date":"2017-01-11T11:17:21","date_gmt":"2017-01-11T11:17:21","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6464"},"modified":"2017-01-11T11:17:50","modified_gmt":"2017-01-11T11:17:50","slug":"makabriteti-i-nje-regjimi-makaber","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6464","title":{"rendered":"Makabriteti i nj\u00eb regjimi makaber!"},"content":{"rendered":"<p>Shenime p\u00ebr romanin \u201c gurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d t\u00eb shkrimtarit Agron Tufa<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201c Kur ta keni t\u00eb qart\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkruani, fjal\u00ebt do t\u2019u vijn\u00eb vet\u00eb\u201d<\/em>, &#8211; do thonte Horaci, dhe mendoj se pik\u00ebrisht \u00a0k\u00ebshtu ka ndodhur me romanin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Tuf\u00ebs. Romani e mbart pesh\u00ebn e tij n\u00eb trekend\u00ebshin artistik \u00a0t\u00eb dy p\u00ebrsonazheve q\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb dhe nj\u00ebrit q\u00eb d\u00ebgjon, n\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb rrafsh\u00ebt, intrigues dhe shum\u00eb t\u00eb goditur. Lirika, <!--more-->Arsenio dhe Zonja O. mjaftojn\u00eb t\u00eb na sjellin artistikisht nj\u00eb ngarkes\u00eb emocionale dhe kureshtare. Romani \u00ebsht\u00eb i shkruar nj\u00ebsh, si nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e vetme, pa kap\u00ebrcime dhe rregulla strikte t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte kulme dhe intriga t\u00eb porositura, q\u00eb gjith\u00ebmon\u00eb e kishin nj\u00eb zgjidhje, nj\u00eb shabllon, nj\u00eb model ve\u00e7\u00ebse ndryshonin subjektet, por asnj\u00ebher\u00eb formen. Nj\u00eb realizem banal, q\u00eb thirrej realizmi socialist, ku filli i kuq ideologjik do ta p\u00ebrshkonte tej e mban\u00a0 \u00e7do vep\u00ebr artistike. Tashm\u00eb dihen m\u00ebnyrat dhe rrug\u00ebt e t\u00eb b\u00ebrit shkrimtar, n\u00eb regjimin, t\u00eb cilin Tufa e zb\u00ebrthen mjesht\u00ebrisht n\u00eb rr\u00ebfimin e Lirikes, q\u00eb n\u00eb marr\u00ebdhenien me m\u00ebsuesin e let\u00ebrsis\u00eb ku, edhe pse me detyr\u00eb partie, n\u00eb fund nuk mundi ta mbronte. Nj\u00eb regjim q\u00eb vriste e p\u00ebrdhunonte, q\u00eb diskreditonte p\u00ebr interesa p\u00ebrverse t\u00eb besimtar\u00ebve politik.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T.png\" rel=\"attachment wp-att-6465\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6465\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T-201x300.png\" alt=\"agron-t\" width=\"201\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T-201x300.png 201w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/AGRON.T.png 210w\" sizes=\"auto, (max-width: 201px) 100vw, 201px\" \/><\/a><!--more--><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb skanim i koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr autori t\u00eb na e rr\u00ebfej dhe, jo vet\u00ebm kaq, por edhe\u00a0 nj\u00eb skan\u00ebr detajor i nj\u00eb sistemi shoq\u00ebror, e nj\u00eb stampim historik i b\u00ebmave antinjer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb regjimi banditesk. Konkretisht n\u00eb \u201cgurin\u2026\u201d e shkrimtarit Agron Tufa goditet jo vet\u00ebm komunizmi eksperimental shqiptar por, edhe fillimi i nj\u00eb lirie p\u00ebrdhunuese dhe kaotike me kalimet horizontale nga nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs komunist, n\u00eb nj\u00eb pushtetar \u201cdemokrat\u201d. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta lloj qeniesh q\u00eb i ngjan\u00eb shelgut , lakueshm\u00ebris\u00eb skajore, kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb prekjen e tyre, duke sunduar deri n\u00eb rangjet m\u00eb t\u00eb larta. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb artistikisht Lirika dhe Zonja O, ku gjith\u00ebkund e ndeshin forcen e ish p\u00ebrsekutuesit komunist, Hetem Gj. Ai i ndjek si hije n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre. Nuk lejon t\u00eb publikohet emri i tij si nj\u00eb p\u00ebrdhunues profesionist dhe, si nj\u00eb trajektore triumfuese n\u00eb t\u00eb gjitha betejat e lidhura n\u00eb dy skajet pushtetuese t\u00eb t\u00eb dy regjimeve, ia del ta kaloi lumin pa u lagur.<\/p>\n<p>Kompozicioni nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb skema klasike, i ndare n\u00eb kapituj ( edhe pse i ka dy pjes\u00eb, dy rr\u00ebfimet q\u00eb e mbajn\u00eb romanin, Lirtika M\u00ebrtirit dhe Zonj\u00ebs O.), me nj\u00eb subjekt q\u00eb ka nj\u00eb fillim dhe nj\u00eb mbarim, q\u00eb e ndjek logjika nd\u00ebrvepruese e p\u00ebrsonazheve, me konflikte t\u00eb situsura pa shije, por vjen rrjedhsh\u00ebm dhe me shum\u00eb t\u00eb papritura befasuese, q\u00eb lexuesin e mbajn\u00eb peng\u00eb deri n\u00eb mbarimin e librit. Gjat\u00eb leximit mund t\u2019i b\u00ebsh vetes disa py\u00ebtje, se \u00e7\u2019do t\u00eb ngjas\u00eb me Liriken, \u00e7do t\u00eb thot\u00eb Zonja O, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb i merret \u00a0pa dijen e saj, e cila l\u00ebshohet lirsh\u00ebm n\u00eb incizimin e gazetares. Arsenio duket e zhduket n\u00eb nj\u00eb mug\u00ebtir\u00eb kohore, q\u00eb her\u00eb b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb qiell i vrejtur, her\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me diell, q\u00eb d\u00ebgjon me v\u00ebm\u00ebndje rr\u00ebfimin e Lirikes, t\u00eb adhuruares s\u00eb p\u00ebrhershme, por q\u00eb kurr\u00eb nuk arriti ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb tijen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdhunimi i dijes<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lirika i beson m\u00ebsuesit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe e p\u00ebson pik\u00ebrisht nga t\u00eb besuarit, duke mos menduar se ai ishte nj\u00ebkoh\u00ebsh\u00ebm edhe sekretar partie, n\u00eb regjimin q\u00eb i kishte vrar\u00eb baban\u00eb! Talenti dhe zgjuarsia e saj bie pre e \u201cskifter\u00ebv\u00eb me kobure\u201d , si\u00e7 do t\u2019i quaj autori komunist\u00ebt q\u00eb nuk l\u00ebshonin pe, duke b\u00ebr\u00eb akte t\u00eb turpshme edhe si rid\u00ebnim i nj\u00eb klase, q\u00eb vet e kishin p\u00ebrsekutuar, n\u00eb mos si n\u00ebnshtrim banal t\u00eb tyre. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu del n\u00eb drit\u00eb \u201cpuna\u201d e m\u00ebsuesit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, proesor Marenglenit, i cili mbante me shkurtime emrin e tre\u00a0 figurave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb komunizmit Marks-Engels-Lenin! Ishte pik\u00ebrisht monstra, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cpastrimit t\u00eb biografis\u00eb\u201d dhe forc\u00ebn fizike e nanshtron Liriken.Si p\u00ebr gjynah, mundohet t\u2019i realizoj takimin me udh\u00ebheq\u00ebsin, q\u00eb s\u00eb shpejti do vizitonte shkoll\u00ebn e tyre.K\u00ebta p\u00ebrversa ishin me shumic\u00eb n\u00eb sistemin e djallit. Ai arrin t\u00eb hyj aq thell\u00eb, sa t\u2019i bind dhe t\u00eb em\u00ebn, se \u201cpo punonte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tyre\u201d. T\u00eb gjitha k\u00ebto i kuptonte Lirika, por\u2026 mosha, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qendruar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje si t\u00eb luanit me miun, bie pre e nj\u00eb sistemi kafsh\u00ebror dhe t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm. Ajo i dallonte \u00e7do dit\u00eb ku\u00e7kat komuniste, se si ishin ngritur n\u00eb karrier\u00eb nga pallimi i shefave dhe, se si i shihnin nga lart- posht\u00eb sojin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, q\u00eb po rriste f\u00ebmij\u00ebt me pafuqin\u00eb fizike dhe me nj\u00ebmij\u00eb mundime, duke gdhir\u00eb net\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr rrobat e mira q\u00eb do ti b\u00ebnte, p\u00ebr t\u2019i pasur n\u00eb takimin me udh\u00ebheq\u00ebsin, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi, pasi sekretarit t\u00eb partis\u00eb nuk i shkoi fjala. Por, k\u00ebta tipa dhe me t\u00eb k\u00ebqij se ata q\u00eb rilinden n\u00eb vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb, kur shteti n\u00eb brisht\u00ebsin\u00eb e tij si dhe n\u00eb hapjen e kufinj\u00ebve, nuk pati asnj\u00eblloj force, ose segmente t\u00eb tij bashk\u00ebpunuan me krimin, duke i kthyer konviktet e femrave n\u00eb nj\u00eb panair shitjesh, me g\u00ebnjeshtra q\u00eb u b\u00ebnin halabak\u00ebt me e pa mjek\u00ebr, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb per\u00ebndim, p\u00ebr\u00a0 t\u2019i rr\u00ebzuar n\u00eb humner\u00ebn e prostitucionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi i ngopnin mir\u00eb e mir\u00eb epshet e tyre shtazarake! Nj\u00eb sistem epshor i instiluar n\u00eb regjimin komunist, ku femra ishte nj\u00eb lod\u00ebr n\u00eb duart e <strong>sekretarve me e pa num\u00ebr<\/strong>, ku burrat, baballar\u00ebt dhe v\u00ebllezrit e tyre torturoheshin, vet\u00ebm pse kishin nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb bukur n\u00eb familje, e ku e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019ia arritur ishte degdisja \u00a0n\u00eb\u00a0 zgafellat e burgjeve shqiptare, p\u00ebr t\u00eb siguruar deshirat shfrenuese dhe \u201curin\u00eb\u201d e p\u00ebrhershme p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e t\u00eb pambrojturve. Me t\u00eb drejt\u00eb, dikun autori pyet: <em>\u201c A ka mbetur vall\u00eb dikush q\u00eb di t\u00eb d\u00ebgjoj?\u201d<\/em> Politika shqiptare nuk e ka k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, q\u00eb m\u00ebsohej q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Pitagor\u00ebs, n\u00eb Universitetin\u00a0 e tij \u201c Omakio\u201d. E kush mund ta mbronte femr\u00ebn? Spiune si Besiana, k\u00ebshilltare si Dina, m\u00ebsues si Marengleni, apo hetues si Hetemi, t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb n\u00eb dy koh\u00eb? Takim koh\u00ebsh me p\u00ebrsona t\u00eb\u00a0 njejt\u00eb, s\u2019do thot\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7\u00ebse vazhdim i s\u00eb keqes n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb dallohet p\u00ebr bunker\u00eb e dosje, p\u00ebr nj\u00eb harres\u00eb kolektive, q\u00eb kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb! Me t\u00eb drejt\u00eb thuhet: \u201cI verb\u00ebri m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb s\u2019do t\u00eb shoh.\u201d Por, a duhet kthyer kjo n\u00eb nj\u00eb verb\u00ebri kolektive? Pik\u00ebrisht k\u00ebtu na ndihmon Tufa me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dhe\u2026 por a duhet kthyer ajo koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb shurdh\u00ebri kolektive!? A duhet dikush t\u00eb na e risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, ose t\u2019i njoh\u00eb brezat q\u00eb nuk e kan\u00eb jetuar at\u00eb periudh\u00eb, ta m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebnt\u00eb komunizmi dhe \u00e7\u2019b\u00ebn diktatura, kur drejton nj\u00ebshi, kur mungon mbrojtja, si\u00e7 ishte koha pa avokatur\u00eb, q\u00eb p\u00ebrjetoi Shqip\u00ebria p\u00ebr afro 50 vjet!? Kujt do t\u2019i ankohej Lirika? Po Zonja O. si do t\u00eb mbrohej? Po qindra zonja t\u00eb tjera q\u00eb dergjeshin n\u00ebp\u00ebr burgje p\u00ebr huqet e derdimenve t\u00eb sigurimit, po mij\u00ebra meshkuj q\u00eb burgoseshin me lloj lloj sajesash, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb e padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb pakice shtyp\u00ebse? Skenat e llahtarshme\u00a0 t\u00eb ikjes s\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vepres jepen me doz\u00ebn maksimale t\u00eb dhimbjes dhe t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur nga kthetrat gllab\u00ebruese, tanim\u00eb t\u00eb skifter\u00ebve t\u00eb rinj, q\u00eb b\u00ebnin \u00e7do dit\u00eb pazare t\u00eb kontrolluara nga shteti n\u00eb d\u00ebm t\u00eb individit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin nj\u00eb tjet\u00ebr jet\u00eb. Me nj\u00eb mjesht\u00ebri\u00a0 admiriuese jepen skenat e levizjeve t\u00eb halabak\u00ebve me motor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u trembej dhe policia, n\u00eb qytetin studenti, te konviketet e femrave. Rr\u00ebfimi i Lirik\u00ebs \u00ebsht\u00eb model, por dhe degjesa e Arsenios, njeriut me bot\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tip tjet\u00ebr t\u00eb njeriut t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Trinia artistike n\u00eb proz\u00ebn e Tuf\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim na bie n\u00eb sy ana nd\u00ebrtimore e nj\u00eb romani larg klisheve e steriotipeve t\u00eb mundimshme, edhe\u00a0 n\u00eb qofshin t\u00eb zgjedhura me kujdes. Galeria e p\u00ebrsonazheve \u00ebsht\u00eb e atill\u00eb q\u00eb t\u00eb mbet\u00ebt n\u00eb kujtes\u00eb, edhe pas shum\u00eb kohe nga leximi por, edhe mospasja nevoj\u00eb p\u00ebr ta sforcuar\u00a0 trurin n\u00eb rikujtes\u00ebn e subjektit! K\u00ebto i hasim q\u00eb n\u00eb fillimin e romanit:\u00a0\u00a0 Lirika \u2013 babai Trajan- Dina, pas k\u00ebsaj: Lirika-Arsenio- Marengleni p\u00ebr t\u00eb ardhur te: Ardi \u2013 Dona &#8211; Drejtor Nasi dhe, m\u00eb n\u00eb fund, te rr\u00ebfimi\u00a0 i Zonj\u00ebs O: Zonja O.-Ditari \u2013 Besiana, Zonja O. \u2013 Hetem Gj \u2013 babai. Ndoshta kjo risi ka ardhur vetvetiu n\u00eb funksionimin e krijimtaris\u00eb s\u00eb Tuf\u00ebs por, e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh tjet\u00ebr, ngjan\u00eb si e q\u00ebllimshme, q\u00eb edhe ngarkesa emicionale gjat\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb mos jet\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb shum\u00eb emra. Sot, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi po k\u00ebrkohet proza e leht\u00eb, por me nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb stringla q\u00eb i zbukuronin dikur nuset. N\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve minimizohet p\u00ebrshkrimi i mjediseve n\u00eb st\u00ebrzgjatje t\u00eb bezdisshme, duke u l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vend e koh\u00eb jet\u00ebv\u00eb t\u00eb p\u00ebrsonazheve dhe rr\u00ebfimeve t\u00eb tyre. N\u00eb vep\u00ebr nuk ka nj\u00eb aksion tipik, q\u00eb fillon e mbaron sipas nj\u00eb skeme skolareske, ku n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve kthehet n\u00eb bezdi, ose q\u00eb p\u00ebrfundimet priten pa u lexuar.Befasia n\u00eb rr\u00ebfimin e Lirik\u00ebs, sidomos, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. Por, poashtu edhe Zonja O. ka rr\u00ebfimin original, ku kthesat, t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb p\u00ebr ta shfletuar me nj\u00eb frym\u00eb, duke mos u kthyer kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr edukate me fabula t\u00eb gat\u00ebshme! Let\u00ebrsia duhet t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka , por gjith\u00ebmon\u00eb artistikisht! P\u00ebr mua \u00e7do vep\u00ebr arti, q\u00eb nuk thot\u00eb, nuk vlen! Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lexuesi nuk lodhet kurr\u00eb, kur n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ndjerit fikson nj\u00eb sjellje, q\u00eb i sh\u00ebrben n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij, ose gjen\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me veten. Veshja e mendimit k\u00ebrkon jo vet\u00ebm stilin, por edhe n\u00ebntekstin, edhe figuracionin. T\u00eb treguarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjeshtri q\u00eb jo gjith\u00ebkush e zot\u00ebron! N\u00eb rastin ton\u00eb, Tufa i nd\u00ebrton p\u00ebrsonazhet me formim psikologjik, q\u00eb arrin\u00eb t\u00eb analizojn\u00eb veten, por edhe t\u00eb mendojn\u00eb se si duhet t\u00eb dalin nga udh\u00ebkryqi, q\u00eb t\u00eb fusin rrethanat. K\u00ebshtu ndodh me Liriken dy-tri her\u00eb, kur analizon ndodhit\u00eb e saj, sidomos me Marenglenin! K\u00ebshtu ndodh dhe me Zonjen O, kur rr\u00ebfen t\u00eb shkuaren, duke e vendos \u00e7do rrethan\u00eb n\u00eb koh\u00eb e, duke sjell\u00eb t\u00eb paprituren, me nj\u00eb ngarkes\u00eb emocionale, n\u00eb disa raste rr\u00ebnqeth\u00ebse! Nuk \u00ebsht\u00eb krejt puna q\u00eb shkrimtari t\u00eb mendoj, por ta b\u00ebj\u00eb lexuesin t\u00eb mendoj, sa her\u00eb lexon di\u00e7ka prej tij. Nj\u00eb pasqyr\u00eb e koh\u00ebs na paraqitet artistikisht tek Dina, shoqja e konviktit, ku Lirika kurr\u00eb nuk i besonte. Pas rrezimit t\u00eb sistemit komunist, ajo b\u00ebh\u00ebt k\u00ebshilltare\u00a0 e nj\u00eb ministri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nj\u00eb ku\u00e7k\u00eb me diplom\u00eb, q\u00eb notat i merrte hoteleve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe, m\u00eb von\u00eb, ministrat e shisnin deri te ambasador\u00ebt dhe p\u00ebrsonalitete t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e vizitonin Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim dhe n\u00eb fund, Zonja O. pyet bashk\u00ebbiseduesen, tashm\u00eb gazetare, Lirika M\u00ebrtirin: \u201c \u00c7far\u00eb i gjeti oficer\u00ebt e Sigurimit, prokuror\u00ebt, hetuesit, gjyqtar\u00ebt si Hetem Gj, apo spiun\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt si Besiana? Jo, po t\u00eb lutem\u2026 Ju k\u00ebtu do t\u2019i keni n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. E sa p\u00ebr Besian\u00ebn, se \u00e7far\u00eb vampirje kishte q\u00ebn\u00eb ajo, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tmerr m\u00eb vete, q\u00eb s\u2019mund ta rr\u00ebfej.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shenime p\u00ebr romanin \u201c gurit t\u00eb varrit ia rr\u00ebfej\u201d t\u00eb shkrimtarit Agron Tufa &nbsp; Pjet\u00ebr Jaku &nbsp; \u201c Kur ta keni t\u00eb qart\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkruani, fjal\u00ebt do t\u2019u vijn\u00eb vet\u00eb\u201d, &#8211; do thonte Horaci, dhe mendoj se pik\u00ebrisht \u00a0k\u00ebshtu ka ndodhur me romanin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Tuf\u00ebs. Romani e mbart pesh\u00ebn&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6465,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6464"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6467,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6464\/revisions\/6467"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}