{"id":6461,"date":"2017-01-04T12:55:57","date_gmt":"2017-01-04T12:55:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6461"},"modified":"2017-01-04T12:55:57","modified_gmt":"2017-01-04T12:55:57","slug":"ora-e-muzes-me-ndue-dedajn-dhe-krijues-te-tjere-ne-145-vjetorin-e-fishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6461","title":{"rendered":"ORA E MUZ\u00cbS, ME NDUE DEDAJN DHE KRIJUES T\u00cb TJER\u00cb  N\u00cb 145-VJETORIN E FISHT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong>VLASH PRENDI<\/strong><\/p>\n<p>1<\/p>\n<p>Me poetin, studiuesin dhe gazetarin Ndue Dedaj ka vite q\u00eb njihemi. E njoh si krijues, por edhe si shok e mik. \u00cbsht\u00eb nga ata personazhe t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb cilin ke d\u00ebshir\u00eb jo vet\u00ebm ta lexosh, por edhe ta takosh e t\u00eb bisedosh me t\u00eb. <!--more-->\u00c7do fjal\u00eb e tij, e argumentuar, t\u00eb krijon ndjesin\u00eb sikur je diku n\u00eb metropolin letrar. Jemi takuar disa her\u00eb me Nduen n\u00eb manifestime letrare, kemi biseduar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe artit. Edhe ky shkrim mori shkas nga nj\u00eb takim n\u00eb Lezh\u00eb, rreth tubimit letrar t\u00eb organizuar nga K\u00ebshilli i Qarkut p\u00ebr kremtimin e 145-vjetorit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5906\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ecim s\u00eb bashku rrug\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb lasht\u00eb, shtruar me kalldr\u00ebm t\u00eb ri dhe flasim p\u00ebr botimet e fundit letrare. Ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb autor i v\u00ebllimeve poetike: \u201cAjsbergu i han\u00ebs\u201d, \u201cK\u00ebndej kaloi koha\u201d, \u201cPlanetare\u201d, \u201cHylli i zotit njeri\u201d, i v\u00ebllimeve me tregime: \u201cDashuri n\u00eb kull\u00ebn e ngujimit\u201d dhe \u201cHyjnesha e pyllit\u201d, i romaneve \u201cShembja\u201d dhe \u201cUnaza e Virgj\u00ebresh\u00ebs\u201d, si dhe i librave studimor\u00eb: \u201cToka e Katedraleve\u201d, \u201cKanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit\u201d, \u201cFabian Barcata dhe ditari i tij shqiptar\u201d etj. Gjithnj\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj zhvillimeve n\u00eb vend e rajon, publikon komente dhe analiza n\u00eb disa gazeta: \u201cShqip\u201d, \u201cPanorama\u201d, \u201cKoha Jon\u00eb\u201d dhe n\u00eb shtypin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr problematika sociale, por dhe p\u00ebr figura t\u00eb njohura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare, si N\u00ebn\u00eb Tereza, Ismail Kadare, Musine Kokalari, Martin Camaj, Ali Podrimja, Drit\u00ebro Agolli, Ndoc Gjetja, At Zef Pllumi, Dom Simon Jubani etj.<\/p>\n<p>Poeti i njohur Sadik Bejko, gjithashtu i ftuar n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb \u201cOr\u00ebn e Muz\u00ebs\u201d, na foli me vler\u00ebsim p\u00ebr poezin\u00eb dhe publicistik\u00ebn e tij. Por vepra m\u00eb e fundit q\u00eb e ka spikatur Ndue Ded\u00ebn edhe si prozator, \u00ebsht\u00eb romani \u201cUnaza e Virgj\u00ebresh\u00ebs\u201d, q\u00eb dallohet p\u00ebr tematik\u00ebn dhe sidomos p\u00ebr stilin e t\u00eb shkruarit, gjuh\u00ebn plot kolorit verior, karakteret origjinale t\u00eb personazheve etj. E pyesim autorin se nga e ka marr\u00eb motivin p\u00ebr t\u00eb trajtuar nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cKam njohur dy-tre virgj\u00ebresha t\u00eb p\u00ebrbetuara n\u00eb vendlindjen time, Mirdit\u00eb, &#8211; thot\u00eb ai, &#8211; p\u00ebr to m\u00eb kan\u00eb folur edhe prind\u00ebrit, gjyshja etj. I kam hasur dhe n\u00eb shkrimet e vjetra, qysh nga Hahni. Njeriu vetvetiu b\u00ebhet kureshtar me dit\u00eb se si e kalonin jet\u00ebn ato, si p\u00ebrshtateshin me pun\u00ebt dhe detyrat e burrave etj. Nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla rastet kur n\u00eb mal\u00ebsi i gjeje edhe \u201czot sht\u00ebpie\u201d. Por duket se te autori ka qen\u00eb dhe nj\u00eb shtys\u00eb tjet\u00ebr, rendja pas virgj\u00ebreshave shqiptare e mjaft televizioneve t\u00eb huaja, duke prodhuar dokumentar\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb e pa nerv krijues, q\u00eb nuk dep\u00ebrtonin me kameran e tyre n\u00eb thelbin e qenies burr\u00eb-grua, apo grua burr\u00eb. M\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend fjal\u00ebt e veteranit t\u00eb kritik\u00ebs letrare Miho Gjini, Mjesht\u00ebr i Madh, i cili e vler\u00ebsonte k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb roman: \u201cAutori nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mitizimin emfatik t\u00eb ngjarjeve me kreshnik\u00eb, me heroizma dhe trim\u00ebrira. Per\u00ebndit\u00eb e Dedajt zbresin n\u00eb tok\u00eb si ato t\u00eb Olimpit antik, trimat shtrohen n\u00eb rrogoz dhe grat\u00eb heqin dor\u00eb nga \u201ckoburja n\u00eb brez\u201d dhe \u201cxhamadani i trim\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>2<\/p>\n<p>Dhe dita e veprimtaris\u00eb \u201cOra e Muz\u00ebs &#8211; Lissus 2016\u201d erdhi. 23 tetor 2016. Ajo kishte mbledhur krijues nga mbar\u00eb trojet shqiptare. Para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, kryesuesi i saj poeti Viktor Gjikolaj na njeh me axhend\u00ebn e tubimit, ku kryefjal\u00eb e dit\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb poezia, kjo gjini magjeps\u00ebse e let\u00ebrsis\u00eb. Ndue Dedaj e ka ndjekur n\u00eb vijim\u00ebsi krijimtarin\u00eb e krijuesve t\u00eb rajonit t\u00eb Lezh\u00ebs, Kurbinit, Mirdit\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb dhe flet p\u00ebr prurjet e tyre koh\u00eb pas kohe, duke u ndalur n\u00eb vepra t\u00eb Kujtim Dashit, Mark Simonit, Elinda Markut, Pjet\u00ebr Jakut, Ndue Gasprit, Lulzime Celamit, Bardhok Pulajt, \u00c7ezar Ric\u00ebs, Zef Zefit, Tonin Nikollit, Ernest Markut, Alket Bushit, Fatmira Locit etj. Por dhe n\u00eb ato t\u00eb studiuesve Tonin \u00c7obani, Mark Vuji, Qazim Dushku, Nikoll\u00eb Loka, Kastriot Marku etj.<\/p>\n<p>Dedaj \u00ebsht\u00eb modest, n\u00eb kufijt\u00eb e thjesht\u00ebsis\u00eb, dhe pse jo pak i njohur n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb shkruarit. Flet me k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr librin, si autor, redaktor e recensent, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite ka drejtuar sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cMirdita\u201d dhe dihet sa mundim ka p\u00ebrgatitja e librave p\u00ebr botim, pajisja e shum\u00eb prej tyre me parath\u00ebnie, sh\u00ebnime, sqarime etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, jo pa emocion shprehet p\u00ebr miqt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb vite, por dhe familjar\u00ebt e tij, mb\u00ebshtetjen dhe kurajon q\u00eb nj\u00eb krijues gjithnj\u00eb e ka t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Na kujtohet vite t\u00eb shkuara nj\u00eb takim i krijuesve t\u00eb Qarkut ton\u00eb me poetin e shquar kosovar Ali Podrimja. Ndueja e njihte kaher\u00eb veprimtarin\u00eb letrare t\u00eb Podrimjes, q\u00eb nga koha e specializimit pasuniveristar p\u00ebr kritik\u00eb letrare, n\u00eb mesin e viteve \u201980, kur disa libra t\u00eb autor\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb botoheshin n\u00eb Prishtin\u00eb hynin n\u00eb fondin e rezervuar t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb kujtohen sot k\u00ebto imt\u00ebsi, kur nj\u00eb rreth krijuesish t\u00eb ardhur nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare p\u00ebrshkojm\u00eb sheshin q\u00ebndror t\u00eb Lezh\u00ebs, aty para p\u00ebrmendores s\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Podrimja mes nesh, por kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr \u201cRrug\u00ebn e Kombit\u201d drejt qytetit t\u00eb \u201cBeslidhjes\u201d v\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb pen\u00ebs. Rrjedh lirisht biseda p\u00ebr krijimtarin\u00eb. Shk\u00ebmbehen librat m\u00eb t\u00eb fundit dhe jo vet\u00ebm. Shkrimtari Isak Ahmeti nuk kursen fjal\u00ebt p\u00ebr vepr\u00ebn e Ndue Ded\u00ebs \u201cToka e Katedraleve\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr studimor me vlera p\u00ebr historin\u00eb dhe muzeologjin\u00eb e kish\u00ebs katolike n\u00eb trojet e Arb\u00ebrit, me parath\u00ebnie t\u00eb Akademikut t\u00eb mir\u00ebnjohur Zef Mirdita. E v\u00ebshtroj autorin n\u00eb heshtje dhe kujtohem p\u00ebr vler\u00ebsimin qe ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb monografi dhe nj\u00eb studiues i vjet\u00ebr shkodran, Kol\u00eb Shtjefni, i cili pati shkruar: \u201c\u2026studiuesit e rinj t\u00eb pas 90-s kan\u00eb fillue me tregue veten me botime mjaft interesante, shkencore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe \u201cToka e Katedraleve\u201d, ku\u00a0 autorit i \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb me punue e hulumtue shum\u00eb p\u00ebr me dhan\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr kaq t\u00eb bukur&#8230;\u201d Nj\u00ebri nga bashk\u00ebbiseduesit sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij autori, me titullin intrigues \u201cKanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin profesori i njohur i t\u00eb drejt\u00ebs zakonore shqiptare Ismet Elezi, shkruan: \u201cMerit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e autorit \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr kuptimin e Kanunit jep gjykime dhe interpretime bashk\u00ebkohore, duke nxjerr\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb nevoj\u00ebn e operimit sot me frym\u00ebn e ligjit\u2026\u201d<\/p>\n<p>Libra, libra dhe vet\u00ebm libra ka rezervuar dita e sotme.<\/p>\n<p>Sar\u00eb Gjergji nxjerr nga \u00e7anta librat e rinj t\u00eb tij dhe na i dhuron me mir\u00ebsi, ku t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje sidomos \u201cStublla me shkoll\u00ebn e par\u00eb shqip 1584-1905\u201d, q\u00eb v\u00ebrteton me fakte historike se arsimi shqip ka rr\u00ebnj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thella se dokumentet q\u00eb kemi sot n\u00ebp\u00ebr duar. Nd\u00ebrsa profesor Isaku kishte firmosur autografe p\u00ebr Nduen, mua dhe miq t\u00eb tjera n\u00eb librin e tij m\u00eb t\u00eb ri \u201cM\u00ebvet\u00ebsi e studimit dhe e krijimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb\u201d, botuar nga \u201cFaik Konica\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilit merr n\u00eb shqyrtim disa vepra t\u00eb studiuesit t\u00eb njohur kosovar Anton Nik\u00eb Berisha. Mes t\u00eb ftuarve \u00ebsht\u00eb edhe poeti emigrant Zef Bardhi, fitues i \u00e7mimit \u201cGjergj Fishta\u201d vitin e kaluar me librin poetik \u201cE paharruar\u201d, q\u00eb kishte ardhur nga Italia enkas p\u00ebr veprimtarin\u00eb kushtuar Fisht\u00ebs. Para bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit takojm\u00eb poetin nga Klina, Vilson Culaj, q\u00eb me at\u00eb humorin e tij t\u00eb holl\u00eb shpotit k\u00ebndsh\u00ebm duke treguar nj\u00eb kultur\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar. Po bisedonte me prozatorin e filologun Ernest Marku, i \u00a0cili i dhuron librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit \u201cFjal\u00eb t\u00eb turitme t\u00eb gegnishtes letrare\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi ngjitur shkall\u00ebt e bibliotek\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn \u201cGjergj Fishta\u201d. Viktor Gjikolaj, ideator dhe moderator i veprimtaris\u00eb, gjithnj\u00eb buzagaz, p\u00ebrpiqet t\u00eb komunikoj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb. Rreth figur\u00ebs s\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs si akademik foli Dr. Tonin \u00c7obani, fishtologu m\u00eb n\u00eb z\u00eb i dit\u00ebve t\u00eb sotme, pastaj botuesi i vepr\u00ebs s\u00eb tij Frano Kulli, si dhe Ndue Dedaj e Kadri Ujkaj. Shkrimtari Andrea Petromilo, i klubit letrar \u201cPetro Marko n\u00eb Vlor\u00eb, paraqiti librin e tij m\u00eb t\u00eb ri \u201cTrokth n\u00eb livadhet e blerta\u201d, ku merr n\u00eb shqyrtim krijimtarin\u00eb letrare t\u00eb nj\u00eb vargu krijuesish bashk\u00ebkohor\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe atyre lezhian\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Nduen p\u00ebrsh\u00ebndetemi me poetin Mujo Bu\u00e7papaj, botues i t\u00eb vetmes gazet\u00eb letrare komb\u00ebtare \u201cNacional\u201d, poetin Qazim Shehu, bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs me mua n\u00eb shkoll\u00ebn pedagogjike \u201cLuigj Gurakuqi\u201d Elbasan, gazetarin Zef P\u00ebrgega ardhur nga Amerika etj. At\u00eb cop\u00eb udh\u00eb deri te salla e QKF-s\u00eb, ku do t\u00eb vijonte tubimi letrar, e b\u00ebm\u00eb s\u00eb bashku me shkrimtarin Salvador Gje\u00e7i, i cili tregon se si p\u00ebrgatiti recitimin e poezive t\u00eb Fisht\u00ebs nga nx\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebsaj q\u00ebndre kulturore f\u00ebmij\u00ebsh, objekt i restauruar dy vitet e fundit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit pas nj\u00eb letargjie t\u00eb gjat\u00eb si \u201cdepo\u201d rrangullash. Takimet s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur. Poeti tropojan Lulzim Logu na dhuron \u201cAntologji e poet\u00ebve t\u00eb malsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs\u201d, nj\u00eb botim me vlera. Edhe studiuesi Mark Zefi dhuron p\u00ebr miqt\u00eb librin e tij \u201cMaksima nga veprat letrare\u201d, i munguar n\u00eb literatur\u00ebn ton\u00eb. Nd\u00ebrkaq na t\u00ebrheq v\u00ebmendjen z\u00ebri melodioz i aktorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Mirush Kabashi, Artist i Merituar, i cili sapo kishte nisur t\u00eb recitonte gjith\u00eb patos vjersh\u00ebn e Fisht\u00ebs \u201cMetamorfoza\u201d.<\/p>\n<p>Moderatori Gjikolaj fton n\u00eb podium kryetarin e Qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs, Gjok Noka, i cili premtoi se veprimtari t\u00eb tilla, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ndahen me k\u00ebt\u00eb rast \u00e7mimet \u201cGjergj Fishta\u201d n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb letrare, studimore e publicitike, t\u00eb cilin e marrin: Gjergj Marku p\u00ebr monografin\u00eb \u201cAnsambli Mirdita\u201d, Brunilda P\u00ebrvathi p\u00ebr librin me poezi \u201cAkrepa t\u00eb thyera\u201d, Gjon Marku p\u00ebr librin me tregime \u201cM\u00ebkati p\u00ebrtej detit\u201d dhe Ndue Marku p\u00ebr v\u00ebllimin poetik \u201cAshklat e muz\u00ebs\u201d. P\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj krijimtarie ishte ngritur paraprakisht nj\u00eb juri letrare e kryesuar nga poeti dhe studiuesi Sadik Bejko, Ndue Dedaj dhe autori i k\u00ebtij shkrimi. Poet\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs recituan para t\u00eb pranishm\u00ebve nga nj\u00eb poezi t\u00eb zgjedhur t\u00eb tyre, p\u00ebr \u00e7minin \u201cOra e Muz\u00ebs\u201d. U ngjit\u00ebn me radh\u00eb n\u00eb sken\u00eb: Manushaqe Toromani, Angjelina Gjeka, Gjon Ne\u00e7aj, Sejdi Berisha, Adem Zaplluzha, Preng\u00eb Maca, Vilson Culaj, Salvator Gje\u00e7i, Muharrem Kurti, Bedri Neziri, Lola Shehi, Elida Rusta, Lindita Prenga etj. Juria nderoi me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e muz\u00ebs poetike fishtiane t\u00eb k\u00ebtij edicioni: Tahir Bezhani nga Gjakova, Agim Bajrami nga Durr\u00ebsi dhe Azem Baliaj nga Lezha.<\/p>\n<p>Auditorin poetik e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me krijimet e tyre poet\u00ebt: Demir Gjergji, Izet Duraku, Rexhep Shahu, Isak Ahmeti, Sar\u00eb Gjergji etj.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Ndue Dedaj, me nj\u00eb tok librash n\u00eb duar, dalim nga salla e \u201cOr\u00ebs s\u00eb Muz\u00ebs\u201d, duke uruar q\u00eb veprimtari t\u00eb tilla, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kultur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb zhvillohen dhe m\u00eb shum\u00eb, ve\u00e7anarisht n\u00eb shkolla. Ndahemi me miqt\u00eb tan\u00eb poet\u00eb nga mbar\u00eb trevat shqiptare, p\u00ebr t\u2019u takuar s\u00ebrish n\u00eb festa k\u00ebsodore t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb zhvillohen periodikisht n\u00eb Gjakov\u00eb, Durr\u00ebs, P\u00ebrmet, Prizren, Tetov\u00eb, n\u00eb klubet letrare t\u00eb diaspor\u00ebs etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VLASH PRENDI 1 Me poetin, studiuesin dhe gazetarin Ndue Dedaj ka vite q\u00eb njihemi. E njoh si krijues, por edhe si shok e mik. \u00cbsht\u00eb nga ata personazhe t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb cilin ke d\u00ebshir\u00eb jo vet\u00ebm ta lexosh, por edhe ta takosh e t\u00eb bisedosh me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6462,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6461\/revisions\/6462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}