{"id":6433,"date":"2016-12-14T21:25:15","date_gmt":"2016-12-14T21:25:15","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6433"},"modified":"2016-12-14T22:55:50","modified_gmt":"2016-12-14T22:55:50","slug":"tre-tregime-nga-agim-xh-deshnica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6433","title":{"rendered":"TRE TREGIME Nga Agim Xh. D\u00ebshnica"},"content":{"rendered":"<p>VJESHTE ME SHI E BALTE<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/agim-deshnica.png\" rel=\"attachment wp-att-6166\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6166\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/agim-deshnica.png\" alt=\"agim deshnica\" width=\"239\" height=\"294\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb. Aty rreth or\u00ebs dymb\u00ebdhjet\u00eb, nisi t\u00eb binte shi, shi i imt\u00eb Tirane. Nga plepate lagur ujrat rr\u00ebshqisnin tat\u00ebpjet\u00eb trungjeve,gjethet e verdha k\u00ebputeshin nga deg\u00ebt e binin n\u00eb asfaltin e xhades\u00eb.<!--more-->N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb Fiat-polak, dy Gaz\u2013B\u00c7 e nj\u00eb mikrobus Xin-Fu, pasi lan\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit,u kthyhen e hyn\u00eb n\u00eb udh\u00ebn me gropa, t\u00eb d\u00ebmtuar nga kamion\u00ebt e nd\u00ebrtimit. Makinat t\u00eb sp\u00ebrkatura me lluc\u00eb, ndoq\u00ebn njera tjetr\u00ebn, dal\u00eb ngadal\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund ndaluan n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb madhe \u00a0me fabrika e sheshe pune, me vin\u00e7at\u00eb lart\u00eb dhe plepa t\u00eb ul\u00ebt. Nga oxhak\u00ebt e fabrik\u00ebs s\u00eb \u00e7imentos shp\u00ebrndahej deri larg tym i hirt\u00eb dhe i \u00a0zi.<\/p>\n<p>Nga dritarja e zyr\u00ebs s\u00eb studimeve teknike, Rudi pa tre makina t\u00eb ndaluarapara klubit nga po zbrisnin disa me pamje zyrtar\u00ebsh. M\u00eb prapa qendronte pa l\u00ebvizur nj\u00eb mikrobus. Drejtori e sekretari i partis\u00eb dol\u00ebn me nxitim nga ndertesa me dy kate e shum\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb pritur miqt\u00eb e sapoardhur. Punonj\u00ebs t\u00eb zgjedhur nga zyrat e repartet, vrapuan drejt klubit t\u00eb madh. Po n\u00eb at\u00eb or\u00eb \u00e7astis\u00ebn gazetar\u00ebt nga Z\u00ebri i Popullit e Puna, nd\u00ebrsa autobusi \u201eShkodra\u201c, solli t\u00eb d\u00ebrguar nga nd\u00ebrmarrjet e tjera t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve busti i bardh\u00eb i derdhur n\u00eb all\u00e7i, i udh\u00ebheq\u00ebsit hijer\u00ebnd\u00eb t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00ebshtetit, gdhihej e ngrysej mbi sken\u00eb tok me parrullat n\u00eb mure:\u201cLavdi PPSH!\u201d \u201cN\u00eb nj\u00eb dor\u00eb kazm\u00ebn, n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr pushk\u00ebn!\u201dZakonisht n\u00eb at\u00eb sall\u00eb mbaheshin mbledhje me r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb mbarim shp\u00ebrndaheshin urdh\u00ebra e medalje, flet\u00eb nderi e lavd\u00ebrimi. \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb, pas or\u00ebs tre, shfaqeshin dy drama, nj\u00ebra me ballist\u00eb e gjerman\u00eb t\u00eb trembur, tjetra me flet\u00eb-rrufe e revolucionar\u00eb t\u00eb revoltuar. Jepej p\u00ebrher\u00eb i njejti koncert. Kova\u00e7i Bra\u00e7e i ofi\u00e7in\u00ebs, i qeshur me g\u00ebrnet\u00eb e def me zilka,k\u00ebndontedy k\u00ebng\u00eb. E para, ishte \u201eKongresi i P\u00ebrmetit me shum\u00eb vendime\u201c dhe\u00a0 e dyta\u00a0 \u00a0\u201eM\u00eb ka marr\u00eb malli me u fejue\u201c. Kjo k\u00ebng\u00eb\u00a0 shoq\u00ebrohejgjall\u00ebrisht nga tre tenor\u00eb t\u00eb Oper\u00ebs s\u00eb mbyllur, me refrenin \u201eMerre pra, lene pra!\u201c Pastaj n\u00eb kor vajza e djem, k\u00ebndonin dy lavde p\u00ebr partin\u00eb. Bardhi, zdrukth\u00ebtar, recitonte dy poezi nga dy poet\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb ngjashme me hymnin p\u00ebr revolucionin bot\u00ebror. N\u00eb ato vite akull t\u00eb ftoht\u00eb poet\u00ebt me urat e zjarrit t\u00eb vargjeve, ndez\u00ebn flak\u00eb dynjan\u00eb, male, fusha e pyje. Regjizori i gjith\u00eb programit artistik, ishte nj\u00eb aktor i njohur t\u00eb cilin pas studimeve n\u00eb Mosk\u00eb, si\u00e7 flitej, e kishin sjell\u00eb p\u00ebr edukim n\u00eb gjirin e klas\u00ebs pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>U p\u00ebrhap fjala vesh m\u00eb vesh, se zytar\u00ebt me vetura nuk ishin as artist\u00eb, as\u00a0 konferencier\u00eb, as regjizor\u00eb, as vizitor\u00eb, por njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Salla u mbush p\u00ebrplot me pun\u00ebtor\u00eb e n\u00ebpun\u00ebs. Rudi k\u00ebrkoi e gjeti vend n\u00eb radh\u00ebn e tret\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb, pas tryez\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb mbuluar me coh\u00eb t\u00eb kuqe, zun\u00ebvend vet\u00ebm jurist\u00ebt. Ata hidhnin syt\u00eb nga salla, afroheshin e flisnin kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Hapnin \u00e7antat, rr\u00ebmonin brenda e nxirnin dosje gri. Pastaj mbyllnin \u00e7antat e hapnin dosjet ngadal\u00eb. Mbi kokat e tyre, udh\u00ebheq\u00ebsi i madhn\u00eb all\u00e7i v\u00ebshtronte sall\u00ebn\u00a0 e murin p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo n\u00eb sall\u00eb, hyn\u00eb pes\u00eb djem t\u00eb shoq\u00ebruar nga ushtarak\u00eb me uniforma blu, u kuptua se nuk do t\u00eb mbahej konferenc\u00eb p\u00ebr ligje, por do t\u00eb zhvillohej\u00a0 gjyq.<\/p>\n<p>Kryetarja e trupit gjykues, shoqja Sandra, nj\u00eb grua e b\u00ebshme\u00a0 e pak e shkurt\u00ebr, pasi paraqiti an\u00ebtar\u00ebt\u00a0 gjyqtar\u00eb, \u00e7eli seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore p\u00ebr shqyrtimin e aktakuz\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb kund\u00ebr pes\u00eb t\u00eb pandehurve q\u00eb ishin orvatur\u00a0 me grusht shteti t\u00eb krijonin nj\u00eb qeveri t\u00eb re. T\u00eb pandehurit i p\u00ebrmendi me radh\u00eb: Ceni, mekanik,\u00a0 Agroni, frezator, Nasi, elektricist, Pali, tornitor dhe Zefi, shofer.<\/p>\n<p>-Gjat\u00eb gjykimimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes- tha ajo- do t\u00eb d\u00ebgjohen edhe d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb tej njoftoi se avokati i mbrojt\u00ebs mungonte, se dergjej\u00a0 n\u00eb shtrat nga gripi kinez. Nuk la pa harruar as ligjet, rregullin e qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend. Mandej iu drejtua an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues, n\u00ebse kishin pyetje apo v\u00ebrejtje. N\u00eb fund\u00a0 i dha fjal\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit\u00a0 t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroti i shtetit, shoku Teli, i gjat\u00eb e pak thatim, me disa flet\u00eb t\u00eb bardha nd\u00ebr duar nisi me gjall\u00ebri\u00a0 t\u00eb lexonte aktakuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Rudi duke d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje, mori vesh\u00a0 se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri fantazm\u00eb, sajuar nga dor\u00eb mjeshtri, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb me pes\u00eb zanat\u00e7inj\u00eb: Ceni-kryeminist\u00ebr, Agroni- minist\u00ebr i arsimit, Nasi-minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, Pali- minist\u00ebr i industris\u00eb, Zefi- minist\u00ebr i transportit. Autori me hetuesin n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste ndoshta\u00a0 ndodheshin aty, ose pinin kafe me konjak, fjaloseshin e\u00a0 qeshnin. n\u00eb klubin pran\u00eb Teatrit Popullor.<\/p>\n<p>-Qeveria e re- tha prokurori- do t\u00eb krijohej pas disa mbledhjesh t\u00eb fshehta dhe agjitacionit e propagand\u00ebs. N\u00eb fund me grusht shteti, t\u00eb pakt\u00ebn me njez\u00ebt\u00eb vet\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmbysnin pushtetin e popullit.<\/p>\n<p>-Na marshin t\u00eb keqen! &#8211; shp\u00ebrtheu z\u00ebri i njohur i Athinas\u00eb.<\/p>\n<p>-Posht\u00eb armiqt\u00eb! \u2013 thirri sa i hante fyti nj\u00eb nga ata, q\u00eb ishte ulur n\u00eb stolat e prap\u00ebm.<\/p>\n<p>-N\u00eb litar! N\u00eb litar!-ul\u00ebrit\u00ebnnja pes\u00eb-gjasht\u00eb.K\u00ebto britmau mbuluan nga nj\u00eb murmurim\u00eb e mbytur n\u00eb sall\u00eb, por u shua sakaq. Akuzat ishin t\u00eb shumta.\u00a0 Sipas prokurorit pak si gjaknxeht\u00eb, n\u00eb mbledhjet e asaj qeverie t\u00eb \u00e7udishme me zanat\u00e7inj\u00eb, ishte vler\u00ebsuar sidomos p\u00ebrhapja e njoftimeve p\u00ebr veturat n\u00eb per\u00ebndim. Kush qe m\u00eb i shpejt\u00eb, Fordi apo Fiati, Ferari apo Benzi, Pezho apo BMV?\u00a0 Shoferi pask\u00ebsh th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb armiq\u00ebsore,\u00a0 se \u201cme Xin-fu prej Tirane n\u00eb Shkod\u00ebr kam shkue bash p\u00ebr gjasht\u00eb sahat.\u201d\u00a0 N\u00eb mbledhje ngrinin n\u00eb qiellskuadr\u00ebn e fubollit t\u00eb lakejve\u00a0 t\u00eb Gjermanis\u00eb revanshiste.<\/p>\n<p>Mandej prokurori ngriti lart nj\u00eb let\u00ebr. Sipas saj ishte nxjerr\u00eb nj\u00eb sekret i madh zyrtar! Ceni u pask\u00ebsh treguar shok\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb mbledhje t\u00eb hapur n\u00eb Ofi\u00e7in\u00ebn Qendrore t\u00eb nd\u00ebrtimit. Atje, pas kritikave t\u00eb rrepta nga t\u00eb d\u00ebrguarit e ministris\u00eb dhe kantiereve t\u00eb nd\u00ebrtimit, drejtori i oficin\u00ebs i skuqur n\u00eb fytur\u00eb,\u00a0 qe ngritur e kishte folur shkurt k\u00ebshtu: \u201cDiku n\u00eb Torino, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb uzin\u00eb e madhe veturash. N\u00eb mbarim t\u00eb pro\u00e7esit teknologjik veturat njera pas tjetr\u00ebs, dalin jasht\u00eb.\u00a0 Kontrollori me shuf\u00ebr hekuri n\u00eb dor\u00eb, hedh v\u00ebshtrimin rreth e rrotull vetur\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebrgjon rrahjet e motorit e thot\u00eb: \u201ckuesto buono!\u201d M\u00eb tej pa pritur therret: \u201ckuesto non e buono!?\u201d Ngre shufr\u00ebn e godet mbi t\u00eb, kurse ju kamion\u00ebt e shkat\u00ebrruar n\u00eb rrug\u00eb pa rrug\u00eb e zalle lumejsh, kur shum\u00eb pjes\u00eb k\u00ebmbimi mungojn\u00eb,\u00a0 i doni, tuto buono!\u201d<\/p>\n<p>Si\u00e7 po dukej kjo shfaqje e \u00e7uditshme drejt\u00ebsie, po merrej me pun\u00ebtor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt pas pun\u00ebs kishin folur parqeve p\u00ebr\u00a0 makina e sportin.<\/p>\n<p>Kur prokurori mbaroi rolin e caktuar, kryetarja thirri t\u00eb pandehurit:<\/p>\n<p>-E pranoni akuz\u00ebn?<\/p>\n<p>T\u00eb pest\u00eb,\u00a0 njeri pas tjetrit u p\u00ebrgjegj\u00ebn me \u201cjo!\u201d:<\/p>\n<p>Ceni: as n\u00eb and\u00ebrr,s\u2019e kam pa veten teme,<\/p>\n<p>kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Agroni:\u00a0 \u00e7\u2019ne! Un\u00eb minister?<\/p>\n<p>Nasi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast heshti pastaj tha: as un\u00eb.<\/p>\n<p>Pali: \u00e7\u2019ka di veta! Ve\u00e7 n\u00eb torno di me punue.<\/p>\n<p>Zefi: tan koh\u00ebn e lume kam drejtue ve\u00e7 kamiona \u201eZis\u201c nd\u00ebr zalle lumejsh.<\/p>\n<p>Prokurori k\u00ebrkoi fjal\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri e derdhi bresh\u00ebri\u00a0 akuzash e pyetjesh, sidomos ndaj\u00a0 kryeministrit, pa harruar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt fliste:\u201eparti, popull, pushtet, ligje, drejt\u00ebsi etj&#8230;\u201c<\/p>\n<p>-Na thuaj i pandehur, sa mbledhje t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb ministrave keni zhvilluar? Kush diskutoi?\u00a0 \u00c7\u2019vendim mor\u00ebt p\u00ebr grushtin e shtetit?<\/p>\n<p>Ceni, sa nuk qeshte me k\u00ebto akuaza\u00a0 e pyetje.<\/p>\n<p>Rudi n\u00eb heshtje e qortonte:\u201d\u00e7\u2019qesh o i gjor\u00eb! Akuza t\u00eb tilla t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb lidhur para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit.\u201c<\/p>\n<p>Kur prokurori ngrinte z\u00ebrin edhe m\u00eb, i akuzuari mblidhte mendjen e zbehej. Djemt\u00eb e tjer\u00eb, duke mos qen\u00eb t\u00eb njohur me seanca gjyq\u00ebsore, e nd\u00ebrprisnin shpesh shokun Teli. Shoqja Sandra p\u00ebrmendej dhe me t\u00eb drejt\u00eb vendoste\u00a0 rregull e qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Rudi pyeste: \u201eme gjith\u00eb mend e kan\u00eb k\u00ebta jurist\u00eb nga jugu, q\u00eb ngrefosen p\u00ebrball\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb lodhur, me defter\u00eb e stilograf\u00eb kinez\u00eb n\u00eb duar? Mos \u00ebsht\u00eb kjo,posi loja me luft\u00eb para nj\u00eb jave n\u00eb Kombinat, me alarme e sulme aeroplan\u00ebsh me bomba atomike?\u201c Mesa i kujtohej, n\u00eb raportin e luft\u00ebs shkruhej: drejtori u plagos.Komand\u00ebn e mori zv.drejtori. Sanitar\u00ebt e mbart\u00ebn drejtorin me barel\u00eb n\u00eb spital-strehimin, nd\u00ebrtuar me \u00e7imenton e prodhuar n\u00eb fabik\u00ebn e \u00e7imentos me forcat tona. Shefi i furnizimit u vra. Shefit t\u00eb planit iu shtua dhe detyra e furnizimit. Pun\u00ebtor\u00ebt-ushtar\u00eb luftuan trim\u00ebrisht me mitroloz\u00eb mbi taraca, \u00e7ati e buz\u00eb lumit. Disa dhan\u00eb jet\u00ebn me partin\u00eb n\u00eb goj\u00eb. Armiku nuk pati m\u00eb guxim t\u00eb vijonte m\u00eb tej sulmet pirateske. Kombinati shp\u00ebtoi me pak d\u00ebmtime. Fabrikat punonin, norma tejkalohej e plani realizohej.\u201d K\u00ebshtu ishin k\u00ebto loj\u00ebra. Mos vall\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e klubit po ndodhte di\u00e7ka e ngjashme?<\/p>\n<p>Nasi, i caktuar minist\u00ebr i brend\u00ebshem, nd\u00ebrsa po pyetej, nd\u00ebrroi mendje, duke pranuar gjith\u00e7ka. Befas iu mor\u00ebn mendt e u shtri me at\u00eb trup t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb drejt e n\u00eb dysheme. Prokurori me dor\u00ebn drejtuar posht\u00eb, i m\u00ebshoi z\u00ebrit edhe m\u00eb:<\/p>\n<p>-Shihni, \u00e7\u2019minist\u00ebr kan\u00eb caktuar!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt, flok-kuq e verdhacuk, fliste shtruar. Nuk zbardhej, por as nxihej, me sajime e kallxime ndaj shok\u00ebve.<\/p>\n<p>Rudi vuri re se pro\u00e7esi gjyq\u00ebsor po zgjatej si shum\u00eb me \u00e7\u00ebshtje transporti ndaj mendohej: \u201cp\u00ebrse kryetarja paska zgjedhur kombinatin ton\u00eb, q\u00eb s\u2019\u00ebshte as uzin\u00eb traktor\u00ebsh e tankesh, as park dhe as ofi\u00e7in\u00eb veturash? Vetur\u00eb ka vet\u00ebm drejtori.\u201d<\/p>\n<p>Shoku Teli, sipas rregullit k\u00ebrkoi nga trupi gjykues d\u00ebnimin e tyre si fajtor: p\u00ebr kryeministrin 15 vjet me heqje lirie dhe p\u00ebr \u00e7do minist\u00ebr 5 vjet. Pas tij hyn\u00eb n\u00eb valle fajtor\u00ebt pa faj e pa avokat, me k\u00ebrkesa t\u00eb kota p\u00ebr pafaj\u00ebsi. Trupi gjykuesme dosjet mbi tryez\u00ebn e gjat\u00eb me shoqen Sandra n\u00eb krye, ngritur m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pas p\u00ebrgjumjes, i quajti fajtor \u00a0sipas ligjit t\u00eb njohurn.55, p\u00ebr agjitacion e propaganda, Vendimi: shtat\u00eb vjet heqje lirie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ministrit t\u00eb\u00a0 brendsh\u00ebm, i lir\u00eb me kusht.<\/p>\n<p>-Ky vendim \u2013 tha kryetarja- \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Rudit iu kujtua nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb me Nastradin, Padishah e me vezir n\u00eb gjyq. Kadiu pas akuzash t\u00eb rrepta, k\u00ebrkoi nga Padishau i p\u00ebrgjumur d\u00ebnimin e nj\u00eb far\u00eb filozofi, kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb, t\u00eb quajtur Risili, me nj\u00ebzet\u00eb goditje kamxhiku n\u00eb prapanic\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Rudi i ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe ai tok me t\u00eb tjer\u00ebt, pyeste n\u00eb heshtje kryetaren: \u201cPo me grushtin e shtetit \u00e7&#8217;u b\u00eb? Po qeveria? Mos vall\u00eb trupi gjykues harroi?\u201d Iu duk sikur perdet e sken\u00ebs, ashtu si n\u00eb teatrin tragjik, n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e duartrokitjeve, po uleshin p\u00ebrvajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rreshtat e para shquhej shtati i lart\u00eb dhe i holl\u00eb i Rudit, ndryshe nga shoqja Sandra, e shkurt\u00ebr, por e b\u00ebshme. Tek po dilte Ruditiu kujtuan shpik\u00ebsit e d\u00ebgjuar t\u00eb makinave dhe fliste me vete: \u201caskush s\u2019duhet t\u00eb habitet me\u00a0 ligjet tona\u00a0 aq shkencore, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbyllet goja p\u00ebr shpikjet e tyre.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave me Kryeministrin n\u00eb krye pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm. Disa vetura \u00e7eke t\u00eb mbetura parqeve, ua dhan\u00eb qytetar\u00ebve me \u00e7mime t\u00eb caktuara nga lart\u00eb. Shum\u00eb djem vrapuan dhe i blen\u00eb pa ngurim. I ringrit\u00ebn menj\u00ebher\u00eb dhe u sul\u00ebn me hare jasht\u00eb qyteteve. Nj\u00eb dit\u00eb, nuk dihet se kush, dha nj\u00eb kund\u00ebr-urdh\u00ebr. Veturat u ngujuan n\u00eb oborre sht\u00ebpish p\u00ebr kotece pulash. Natyrisht si p\u00ebrher\u00eb, vet\u00ebm kuadrot kryesore, pas mundimesh n\u00eb zyra, plenume apo mbledhje, duhet t\u00eb shlodhen nd\u00ebr vila pran\u00eb detit. T\u00eb shetisin me vetura n\u00ebp\u00ebr atdheun ton\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb cilit u del gjumi nat\u00ebn. Njeri drejt veriut, tjetri p\u00ebr n\u00eb jug. N\u00eb ato or\u00eb vargu i gjat\u00eb i polic\u00ebve n\u00eb rrethe me radio n\u00eb vesh, shfaqej\u00a0 buz\u00eb xhadeve t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qeta e pa rrezik p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. Si mund t\u00eb jetohet pa ta?\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Jurist\u00ebt e shtetit, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga drejtori e sekretari i partis\u00eb, u hip\u00ebn veturave t\u00eb p\u00ebrfolura . T\u00eb mb\u00ebshtetur\u00a0 qet\u00eb n\u00eb ndenj\u00ebset e buta\u00a0 u larguan n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn me balt\u00eb e gropa. Prapa\u00a0 nxitonte me zhurm\u00eb Xinfu-ja-burg. N\u00eb ato \u00e7aste shkrepi rrufeja. Si mallkim, \u00a0qielli bubulloi. Shiu i imt\u00eb u kthye n\u00eb rrebesh. N\u00ebpun\u00ebsit\u00a0 e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb madhe, t\u00eb prir\u00eb nga drejtori e sekretari u sul\u00ebn p\u00ebr n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn me dy kate e shum\u00eb dritare\u00a0 t\u00eb drejtoris\u00eb. Pun\u00ebtor\u00ebt vrapuan p\u00ebr n\u00eb reparte, nd\u00ebrsa ata t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tjera, mb\u00ebrrit\u00ebn me nj\u00eb frym\u00eb n\u00eb autobusin \u201cShkodra.\u201d N\u00ebp\u00ebr\u00a0 ret\u00eb e nxira t\u00eb ulura posht\u00eb,\u00a0 tymi i zi i fabrik\u00ebs s\u00eb \u00e7imentos q\u00eb ngrihej lart e shp\u00ebrndahej n\u00eb lagjen pran\u00eb, thuajse nuk dukej.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Prokurori i shkath\u00ebt, kur dikush nga fisi i vet ra nga fiku, u em\u00ebrua magazinierzhavori \u00a0jasht\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb kohra lirie, punoi avokat e mbronte mafioz\u00ebt. Jo vet\u00ebm kaq, si i p\u00ebrndjekur, pas vitit 1997, u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshilliit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Historian\u00ebt e ndonj\u00eb shkrimtar i plakur k\u00ebto histori i din\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, por nuk shkruajn\u00eb, se u \u00ebsht\u00eb mbaruar boja. Kur takohen, nuk thon\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr to, qajn\u00eb hallet p\u00ebr librat e tyre, q\u00eb s\u2019i prek me dor\u00eb askush e psher\u00ebtijn\u00eb p\u00ebr fatin e fabrikave g\u00ebrmadha tok me oxhaqet pa tym.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>BLETET,\u00a0 MJALTI, ARIU\u00a0 DHE NJERIU<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lart\u00a0 n\u00eb krahun e majt\u00eb\u00a0 t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb merr p\u00ebrpjet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Parkun e madh, n\u00eb nj\u00eb sop nga duket liqeni dhe kodrat p\u00ebrball\u00eb, jan\u00eb dy stola t\u00eb drunjt\u00eb. Aty ishin ulur tre burra t\u00eb thinjur, Nasi, Xakja, dhe Rudi. I pari\u00a0 tregoi gjat\u00eb e gjer\u00eb \u00a0rreth \u00a0trim\u00ebrive t\u00eb tij kund\u00ebr italian\u00ebve, i dyti p\u00ebr heroizmin e vet, kur pas ndeshjes\u00a0 trup me trup me\u00a0 gjerman\u00ebt ua p\u00ebrdridhte qafen\u00a0 dhe i verviste tutje n\u00eb hedek. I treti, ishte kund\u00ebr luft\u00ebs, megjithat\u00eb d\u00ebgjonte me\u00a0 v\u00ebmendje e buz\u00ebqeshte.<\/p>\n<p>Papritur\u00a0 mbi ta kaloi duke zukatur nj\u00eb grenx\u00eb e verdh\u00eb. Dy trimat u tremb\u00ebn e ul\u00ebn kok\u00ebn.<\/p>\n<p>Rudi\u00a0 e pa tek u ul mbi nj\u00eb gur pran\u00eb tyre, pastaj fluturoi e zhduk.<\/p>\n<p>-Ai insekt grabitqar \u2013 tha- t\u00eb pickon edhe e pa e trazuar.<\/p>\n<p>N\u00eb ato \u00e7aste iu kujtuan blet\u00ebt\u00a0 fisnike e pun\u00ebtore, ndaj\u00a0 nisi t\u00eb\u00a0 fliste\u00a0 p\u00ebr\u00a0 mjaltin, p\u00ebr ariun e njeriun.<\/p>\n<p>-Dikur\u00a0 blet\u00ebt jetonin n\u00eb pyje maresh plot me lule. Folet\u00eb i nd\u00ebrtonin n\u00ebn tok\u00eb si milingonat ose n\u00eb humnera si shqiponja! K\u00ebto soj blet\u00ebsh trupin e kishin. m\u00eb t\u00eb madh. Fshatar\u00ebt i quanin brumbuj. I pari q\u00eb pat shijuar mjaltin e tyre ka qen\u00eb ariu i murm\u00eb.\u00a0 E kam par\u00eb me syt\u00eb e mi, kur bridhja pyjeve me \u00e7ifte n\u00eb dor\u00eb. Pas ariut u m\u00ebsua edhe njeriu, por ky m\u00eb i zgjuar se ariu i zbuti dhe i strehoi n\u00eb zgjoje<\/p>\n<p>-Si shum\u00eb guximtar paske qen\u00eb\u2013 tha Nasi i habitur.-. Deri m\u00eb sot\u00a0 s\u2019m\u00eb ka q\u00eblluar t\u00eb shoh ari q\u00eb ha mjalt\u00eb.<\/p>\n<p>-Vertet\u00eb, \u00e7uditem dhe un\u00eb- shtoi Xakja \u2013 Jo vet\u00ebm kaq. Kohet e fundit si shum\u00eb i ditur po na del. N\u00eb \u00e7far\u00eb librash\u00a0 ke lexuar histori t\u00eb tilla<\/p>\n<p>-A keni qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb fshatin Shinovlash t\u00eb Elbasanit?<\/p>\n<p>-Un\u00eb njoh vet\u00ebm Shinovlashin e Durr\u00ebsit- tha\u00a0 Nasi.<\/p>\n<p>-Edhe un\u00eb- vijoi Xakja.<\/p>\n<p>.\u00a0 -\u201cMjalti si mjalti\u201c-thon\u00eb n\u00eb at\u00eb fshat malor.\u00a0 Akeni nuhatur eren e luleve t\u00eb mareve? Po\u00a0 kokrat\u00a0 e kuqe i keni shijuar?\u00a0 Po rakin\u00eb prej tyre?.<\/p>\n<p>-Maret po,\u00a0 nd\u00ebrsa\u00a0 rakin\u00eb jo \u2013 u p\u00ebrgjen njeri pas tjetrit, dy miqt\u00eb e tij..<\/p>\n<p>-N\u00ebse kthen nj\u00eb got\u00eb\u00a0 raki mare, p\u00ebrv\u00eblohesh, h\u00ebngre mjalt\u00eb prej luleve t\u00eb tyre, b\u00ebhesh es\u00ebll dhe sh\u00ebrohesh. Tani po deshet d\u00ebgjoni nj\u00eb tregim t\u00eb shkrimtarit Isuf Kodra, botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cFlaka.\u201c<\/p>\n<p>-Mir\u00eb, na e trego, &#8211; tha Nasi-por mos e zgjat m\u00eb tep\u00ebr se shkrimtri.<\/p>\n<p>-\u201eN\u00eb nj\u00eb fshat n\u00ebn hijen e Tomorit, na ishte nj\u00eb ertef. Ky P\u00ebrtefi, na qenkej pak si ham\u00ebs \u00ebmb\u00eblsirash. Qysh n\u00eb koh\u00ebn e gjerman\u00ebve, kur nuk pat mbushur\u00a0 edhe dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7,\u00a0 i p\u00eblqente mbi t\u00eb gjitha, mjalti i blet\u00ebve.\u00a0 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb lufte, ai me shok\u00eb ruate dhit\u00eb e fshatit n\u00eb pyjet me mare. Pa pritur\u00a0 n\u00ebp\u00ebr livadh pikasnin\u00a0 vendin tek brofnin e fluturonin lart blet\u00eb t\u00eb egra. G\u00ebrmonin leht\u00eb e gjenin n\u00ebn tok\u00eb folet\u00eb e tyre.\u00a0 Merrnin\u00a0 mjalt ne hoje e k\u00ebnaqeshin me pak. Pastaj e mbulonin me kujdes me degza drur\u00ebsh, me gjethe e tok\u00eb t\u00eb but\u00eb p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs, Pertefi u rrit e na u b\u00eb drejtues i rinis\u00eb. Ke par\u00eb ti? Sado u lodh n\u00ebp\u00ebr fshatra, pyet k\u00ebtu e pyet atje, h\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, h\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, megjithat\u00eb p\u00ebr drek\u00eb a dark\u00eb, i shtronin vet\u00ebm dhall\u00eb e sup\u00eb me grosh e pak buk\u00eb. Mjalt\u00eb asgj\u00ebkundi. N\u00eb m\u00ebmgjes ngrihej i m\u00ebrzitur e ia mbante p\u00ebr n\u00eb fshatin\u00a0 tjet\u00ebr. I pat e r\u00ebn n\u00eb vesh se mjalt\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga blet\u00eb zgjojesh kishin kulak\u00ebt, por Pertefi as n\u00eb hijen e manit nuk u qasej, se syri sheh e lajmi fluturon n\u00eb Komitet. Po nd\u00ebrgjegjja? Kjo ia shtonte m\u00eb tep\u00ebr m\u00ebrin\u00eb ndaj\u00a0 kulak\u00ebve .<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, djaloshi ra n\u00eb mjalt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb humbur,\u00a0 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kapo Sadushit, i shtruan\u00a0 p\u00ebpara nj\u00eb po\u00e7e me mjalt\u00eb dhe pak buk\u00eb. U g\u00ebzua Pertefi sa s&#8217;ka. Ha e ha me lug\u00eb druri saq\u00eb buk\u00ebn e harroi. Djali i vog\u00ebl i sht\u00ebpis\u00eb, ulur p\u00ebrball\u00eb, e v\u00ebshtronte tek mbushte lug\u00ebn, e kalonte ngadal\u00eb midis buz\u00ebve, i l\u00ebpinte me gjuh\u00eb e k\u00ebnaqej.<\/p>\n<p>Kur mjalti\u00a0 n\u00eb po\u00e7e po mbarohej.- Pertefi pyeti.<\/p>\n<p>-Or \u00e7un- &#8211; sa mjalt\u00eb keni marr\u00eb k\u00ebt\u00eb mot nga zgjojet?<\/p>\n<p>-Tre qypa, dy me mjalt\u00eb nga zgjojet, nj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me mjalt\u00eb blet\u00ebsh t\u00eb egra.Te voglin babi e ndau ve\u00e7an p\u00ebr miqt\u00eb.<\/p>\n<p>-V\u00ebrtet?<\/p>\n<p>-Po! Po! Sepse babi n\u00eb qypin e vog\u00ebl pardje n\u00eb m\u00ebngjes gjeti nj\u00eb mi t\u00eb ngordhur.<\/p>\n<p>Pertefi sa s\u2019ulurti. I zem\u00ebruar sa s\u2019ka, lug\u00ebn e flaku tej, nd\u00ebrsa\u00a0 po\u00e7en e p\u00ebrplasi n\u00eb mur. Pastaj nuk u ndje mir\u00eb, i vinte\u00a0 p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7uni brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe vrapoi duke thirrur<\/p>\n<p>-O babi! O babi! Ai miku e theu po\u00e7en e k\u00eblyshit!\u201c<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Rudi e mbylli revist\u00ebn:<\/p>\n<p>-Me kaq tregimi\u00a0 i shkrimtarit ton\u00eb mbaroi, ve\u00e7se un\u00eb di histori m\u00eb t\u00eb gjata me ujkun e uritur, q\u00eb pasi ulurinte nat\u00ebn, linte pyllin e sillej rreth sht\u00ebpive e staneve pa bag\u00ebti. Erdhi nj\u00eb koh\u00eb kur ai i gjor\u00eb ose kaloi kufirin ose u zhduk. Tani \u00e7ohuni se po afron dreka. Na presin grat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>DHIMBJA DHE FARMACISTJA E BUKUR<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbasdite maji, tre shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, Nardi, Miri dhe Lani u takuan pran\u00eb Sahatit t\u00eb madh t\u00eb Tiran\u00ebs. Dy t\u00eb par\u00ebt qen\u00eb fejuar para tre muajsh, i treti p\u00ebr shkaqe qarkullimesh larg qytetit, kish mbetur beqar. Pasi kaluan n\u00ebp\u00ebr turm\u00ebn q\u00eb endej n\u00eb bulevard posht\u00eb e lart\u00eb, shkuan n\u00eb farmacin\u00eb, pak m\u00eb tej sheshit Skenderbe, jo p\u00ebr barna mjeksore, por t\u00eb\u00a0 shihnin nga af\u00ebr nj\u00eb nga farmcistet e hij\u00ebshme q\u00eb punonte aty.<\/p>\n<p>T\u00eb tre pa e zgjatur hyn\u00eb brenda pa u ndjer\u00eb.. P\u00ebr \u00e7udi n\u00eb at\u00eb or\u00eb, nuk kishte njer\u00ebz n\u00eb radh\u00eb. Ec\u00ebn pak,\u00a0 hodh\u00ebn syt\u00eb p\u00ebrqark n\u00eb raftet e bardha me shishe ngjyra-ngjyra, pastaj prek\u00ebn me duar tryez\u00ebn e gjat\u00eb e kthyen v\u00ebshtrimin drejt farmacistes. N\u00eb ato \u00e7aste ajo po merrej me shqyrtimin e disa recetave. Kur ndieu\u00a0 hapat e tyre, ngriti kryet dhe pa. Lani u\u00a0 hutua\u00a0 e u mahnit nga pamja e saj. Fjal\u00ebt iu mek\u00ebn, ndaj \u00a0n\u00eb vend t\u00eb tij, nd\u00ebrhyri Nardi\u00a0 i shkath\u00ebt si p\u00ebrher\u00eb:<\/p>\n<p>-Mir\u00ebmbr\u00ebma\u00a0 shoqe!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebmbr\u00ebma\u2026 Urdh\u00ebroni. \u00c7far\u00eb d\u00ebsh\u00ebroni?<\/p>\n<p>&#8211; Si mjek i ri m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje rregulli\u00a0 dhe past\u00ebrtia. Shoh se nuk paska radh\u00eb si n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit doktor. P\u00ebr sa thoni keni t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nardi pa e shtyr\u00eb\u00a0 m\u00eb tej bised\u00ebn, pa pritur e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni shoqe, beqare jeni ju?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jam e fejuar- u p\u00ebrgjegj\u00a0 farmacisja n\u00eb t\u00eb bardha, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb leht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb ato \u00e7aste aspak t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme u hap dera dhe hyri me vrull nj\u00eb djalosh. Nuk priti Nardin t\u00eb mbaronte fjal\u00ebt, por u fut n\u00eb mes. Si duket i befasuar nga bukuria e farmacistes dhe i munduar nga ndonj\u00eb dhimbje e mpreht\u00eb, sa s\u2019thirri. I turbulluar\u00a0 e sikur po lutej tha:<\/p>\n<p>-O shoqe, pash Zotin, m\u00eb jep nj\u00eb dhimbje p\u00ebr hapje koke!<\/p>\n<p>Nardi, Miri e Lani p\u00ebr pak sa s\u2018ia shkrep\u00ebn gazit. .Meqen\u00ebse nuk mund t\u00eb rrinin\u00a0 m\u00eb kot aty,\u00a0 p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn e t\u00eb tre kokulur dol\u00ebn jasht\u00eb .<\/p>\n<p>Lani\u00a0 i heshtur e i m\u00ebrzitur,\u00a0 p\u00ebr pak\u00a0 sa s\u2019u kthye me vrap n\u00eb farmaci e t\u00eb lutej: \u201ezonjushe, m\u00eb jepni nj\u00eb hapje p\u00ebr dhimbje koke!&#8230;\u201c<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VJESHTE ME SHI E BALTE Ishte dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb. Aty rreth or\u00ebs dymb\u00ebdhjet\u00eb, nisi t\u00eb binte shi, shi i imt\u00eb Tirane. Nga plepate lagur ujrat rr\u00ebshqisnin tat\u00ebpjet\u00eb trungjeve,gjethet e verdha k\u00ebputeshin nga deg\u00ebt e binin n\u00eb asfaltin e xhades\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6293,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6433"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6440,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6433\/revisions\/6440"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}