{"id":6393,"date":"2016-11-21T21:49:34","date_gmt":"2016-11-21T21:49:34","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6393"},"modified":"2016-11-21T21:49:34","modified_gmt":"2016-11-21T21:49:34","slug":"parimi-i-laicitetit-karakterizon-shtetin-modern-dhe-orienton-vendin-drejt-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6393","title":{"rendered":"Parimi i laicitetit karakterizon shtetin modern dhe orienton vendin drejt per\u00ebndimit."},"content":{"rendered":"<p>\u201eEsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb kuptojm\u00eb se femrat trajtohen<\/p>\n<p>m\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb disa vende q\u00eb jan\u00eb ateist apo<\/p>\n<p>ku qeverit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<\/p>\n<p>rigoroze nga feja.&#8221; -Jimmy Carter<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Domgjoni-Palush1.png\" rel=\"attachment wp-att-6259\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6259\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Domgjoni-Palush1.png\" alt=\"domgjoni-palush1\" width=\"202\" height=\"204\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Domgjoni-Palush1.png 202w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Domgjoni-Palush1-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Domgjoni-Palush1-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 202px) 100vw, 202px\" \/><\/a>Nga Palush Domgjoni<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga pas lufta tema e bartjes s\u00eb shamis\u00eb n\u00eb institucione publike, po b\u00ebhet tem\u00eb debait shpesh, dhe setashm\u00ebpo p\u00ebrkrahet hapur edhe nga disa analist\u00eb, politkan\u00eb dhe shoq\u00ebri civile.<!--more--> Kosova me kushtetu\u00eb n\u00eb Nenin 8, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar shtet laik. N\u00ebse shteti i Kosov\u00ebs, shoq\u00ebria, jan\u00eb p\u00ebr shamin\u00eb, at\u00ebhre duhet t\u00eb ndryshohet Nenin 8 i Kushtetut\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00ebse jemi p\u00ebr nj\u00eb\u00a0 shtet laik, demokratik, ku ka barazia gjinore, toleranc\u00eb, ku respektohen t\u00eb drejtat e pakicave tjera nacionale dhe fetare, at\u00ebher duhet t\u00eb mbrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb parim dhe respektojm\u00eb Kushtetut\u00ebn. Parimin e laicitetit n\u00eb \u00e7do vendim Gjykata p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg e ka p\u00ebrkrahur dhe \u00e7do her\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb prioritet. Siq duket k\u00ebt\u00eb parim n\u00eb Kushtetute e Kosov\u00ebse kan\u00eb shkruar jurist\u00ebt e huaj, duke menduar t\u00eb demokratizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe ta evropianizojn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb respektuar parimine laicitetit dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet modern \u00ebsht\u00eb kusht q\u00eb t\u00eb kesh\u00eb shoq\u00ebri sekulare. Shpesh n\u00eb debate merren shembuj t\u00eb disa shtet\u00ebve n\u00eb perendim, duke mos ditur se jo t\u00eb gjitha shtetet jan\u00eb laike me kushtetute. Po un\u00eb besoj se ne si shqiptar\u00eb duhet t\u00eb dijm\u00eb se: Jo t\u00eb gjitha shtetet n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin problem, q\u00eb mund\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb Kosova n\u00eb t\u00eb ardhmen. Jo t\u00eb gjiha shtete n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb problemine identitetit dhe shtet nd\u00ebrtimit.K\u00ebto dit\u00eb kam par\u00eb nga disa, q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb shamis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht marrin shembull Gjermanin\u00eb, Zvicren apo Austrin\u00eb.Gjermania si shtet sekular \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim miq\u00ebsore me fen\u00eb, siq njihet iashtu-quajturi &#8220;Neutralitet i hapur&#8221;-\u201eoffene Neutralit\u00e4t\u201c (shiko Deniz Nikolaus, Zeitschrift f\u00fcr Jurastudium, Staatsexamen und Referendariat 22. Januar 2013 ;Art 140Grundgesetz f\u00fcr die Bundesrepublik Deutschland). M\u00eb tej Gjykata Kushteutes e Gjermanise neutralitetin nuk e ka interpretuar n\u00eb kuptimin e laicizmit, i cili k\u00ebrkon heqjen e t\u00eb gjitha elementeve fetare nga jeta publike (shiko Entscheidung 10. August 1995 (BVerfGE 93, 1). N\u00eb Gjermani ka marr\u00ebveshje kishtare.-shtet\u00ebrore. Neutraliteti ideologjik i shtetit, n\u00ebnkupton at\u00eb q\u00eb shteti nuk mund t\u00eb identifikohet me ndonj\u00eb komunitet fetar. N\u00eb Gjermani feja e njohur me ligj, ka statusin e perosnit juridik publike (K\u00f6rperschaft des \u00f6ffentlichen RechtsArt. 137(5)Grundgesetz). Rendi juridik\u00a0 austriak \u00ebsht\u00eb fetarisht si neutral ikualifikuar( shiko Artikel 15 des Staatsgrundgesetz \u00fcber die allgemeinen Rechte der Staatsb\u00fcrger). Edhe ne Austri si ne Gjermani\u00a0 feja\u00a0 e njohur me ligj, ka statusin e perosnit juridik publike. Pastaj p\u00ebr shembull, konkordati mes Vatikant dhe Republik\u00ebs s\u00eb Austris\u00eb i vitit 1933 \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb traktat nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr dit\u00ebt e festave n\u00eb ligjin e pun\u00ebs jan\u00ebs sipas nenit 9 t\u00eb Konkordatit 1933. Zvicra n\u00eb nivel federal, nuk ka ndarje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fes\u00eb dhe shtetit. (\u00a0Artikel 15 der Bundesverfassung). Rregullimi m\u00eb i detajuar i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet fes\u00eb dhe shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kompetenc\u00eb e Koantoneve\u00a0 (shiko Artikel 72 der Bundesverfassung).Austria dhe shumica e Kantoneve n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb n\u00eb parim fetarisht dhe ideologjikisht neutral, por ndarja e kish\u00ebs nga shteti, nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Termat &#8220;Sekularizmi-&#8221; dhe &#8220;Laicizmi-&#8221;\u00a0 p\u00ebrdoren shpesh si sinonime, edhe pse ato p\u00ebrmbajn\u00eb kuptime t\u00eb ndryshme. Laicizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim politiko-juridike, nd\u00ebrsa Sekularizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept sociologjike-filozofike. Leicizmi nuk \u00ebsht\u00eb veqori e nj\u00eb shoqerie ose nj\u00eb form\u00eb shoqerore, por \u00ebsht\u00eb\u00a0 veqori e organizimi politik t\u00eb nj\u00eb shteti. Sekularizmi\u00ebsht\u00eb veqori e nj\u00eb shoqerie ose nj\u00eb forme shoq\u00ebrore. Laicizmi nga perspektiva individuale nuk konsiderohet si nj\u00eb komponent etik\u00eb. Sekularizmi konsiderohet si nj\u00eb komponent etik\u00eb. Sekularizmi p\u00ebrcakton nj\u00eb form\u00eb t\u00eb veqant\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, nd\u00ebrsa laicizmi p\u00ebrcakton nj\u00eb form\u00eb t\u00eb organizimit politik. Sekularizimi i nj\u00eb shoqerie \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe zhvillimine nj\u00eb shteti laik. (shikoNorbert Cobabus Leizismus und Menschenrechte, ein missverstandener und umstrittener Gesellschaftaspekt ISBN 978 -3-89781-225-3\u00a0 faqe 37 ff, 60).P\u00ebr t\u00eb pat\u00eb dallimet mes tyre dhe p\u00ebr tu shprehur m\u00eb thjesht\u00eb mund\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se laicizmi rregullon hapesir\u00ebn publike, nd\u00ebrsa sekularizmi hapesir\u00ebn private.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto shtetet t\u00eb m\u00ebposhtme, termi&#8221;laicizem&#8221; \u00ebsht\u00eb i sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb:\u00a0 Shqiperi (neni 10. 1), Azerbajxhani (neni 7 i Kushtetut\u00ebs), Kine (neni 36 i Kushtetut\u00ebs), Ekuador (neni 1 i Kushtetut\u00ebs), Franc\u00eb (neni 1 i Kushtetut\u00ebs), Japoni (nenet 20 dhe 89 te Kushtetut\u00ebs), Korea Jugore (neni 20 i Kushtetut\u00ebs ), Kosov\u00eb (neni 8 i Kushtetut\u00ebs), Kuba (neni\u00a0 8 i Kushtetut\u00ebs), Meksik\u00eb(neni 3 i Kushtetut\u00ebs 1917), Qiproja Veriore (neni 71 i Kushtetut\u00ebs ), Portugali (neni 41, paragrafi 4 i Kushtetut\u00ebs), Republika \u00c7eke (neni 3 i list\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut siq \u00ebsht\u00eb interpretuar nga Gjykata Kushtetuese dy her\u00eb (sp. Zn. III. Na 136\/2000, sp. Zn. Pl. Na 2\/6), Turqia (Neni 2 i Kushtetut\u00ebs), Uruguay (Neni 3 i Kushtetut\u00ebs), dhe dy Kantone t\u00eb Zvic\u00ebres jan\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb laike: Gjeneva nga viti 1907 dhe Neuenburg nga viti 1941.<\/p>\n<p>Normat kushtetuese jan\u00eb normat juridike m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nj\u00eb vendi. Neni 8 kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb:\u201eRepublika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet laik dhe neutral n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb besimeve fetare\u201c. Shteti laik e gjen\u00eb bazen e tije n\u00eb revulucioni demokratik Francez 1789. N\u00ebFranc\u00eb u perdor Termi &#8220;laiciz\u00ebm&#8221; p\u00ebr ndrajen e shtetit nga feja. Fjala laik (la\u00efcit\u00e9 n\u00eb frengjisht), vjen nga greqishtja\u00a0\u00a0 \u201c\u03bb\u03b1\u03ca\u03ba\u03b9\u03c3\u03bc\u03cc\u03c2-la\u00efk\u00f3s&#8221; q\u00eb don t\u00eb thot &#8220;laik&#8221; jo-klerik. Sot fjala laik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fjalor\u00ebt e gjuh\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe juridike ka kuptimin e ndarjes s\u00eb shtetit nga feja. N\u00ebse nj\u00eb shtet p\u00ebrcaktohet m\u00eb kushtetut\u00eb si shtet laik at\u00ebher\u00eb implementimi i tij \u00ebsht\u00eb kushtetues dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve q\u00eb ta zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Nj\u00ebriut Strasburg.<\/p>\n<p>Parimin kushtetues t\u00eb laicitetit GJDNJ e ka vler\u00ebsuar n\u00eb pajtim me Konventen Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut. K\u00ebto vendime sot i prekin kryesisht mysliman\u00ebt, por GJEDNJ i\u00a0 sheh k\u00ebto vendime t\u00eb formuluara neutral dhe jo t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare t\u00eb t\u00eb adresuarit.N\u00eb shqyrtim t\u00eb gjitha ankesaveGjykata Evropiane p\u00ebr\u00a0 t\u00eb Drejta t\u00eb nj\u00ebriut ka ardh\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim, se\u00a0 vendimet p\u00ebr ndalim t\u00eb shmis\u00eb n\u00eb institucionet publike dhe ndalesat p\u00ebr burka apo nikab n\u00eb vendet publike, n\u00eb ato shtete q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebcaktuar me ligj laike,jan\u00eb vendime legjitime dhe juridikisht t\u00eb bazuara. Gjithashtu\u00a0 GJEDNJ konstaton n\u00eb \u00e7do vendim t\u00eb saj\u00eb rreth mbulesave t\u00eb grave, duke i dh\u00ebne rend\u00ebsi parimit t\u00eb laicitetit, sepse i kontribon barazis\u00eb gjinore, \u00a0mbrotjes s\u00eb t\u00eb drejtat t\u00eb tjer\u00ebve, bashk\u00ebjetes\u00ebs qytetare, nd\u00ebrveprim interpersonal, toleranc\u00ebs, c\u2019fare \u00ebsht\u00eb e nevojshme jo vet\u00ebm p\u00ebr pluralizm, por edhe p\u00ebr \u00a0funksionimin e demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebto arsye, ndalesat p\u00ebr shamin\u00eb n\u00eb institucionet publike n\u00eb shtetet, q\u00eb jane laike me kushtetut\u00eb, jan\u00eb legjitime dhe juridikisht t\u00eb bazuara sipas Gjykat\u00ebs (shiko n\u00eb rastin \u201eDahlab\/CH\u201c v. 15.2.2001, p. 3 kund\u00ebr kantonit t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb rastin \u201cEyla Sahin\/TR\u201d(Case: Leyla \u015eahin\u00a0 No. 44774\/98) kunder shtetit t\u00eb Turqis\u00eb dhe n\u00eb rastet kunder shtetit t\u00eb Frances\u201cTuba Aktas\u201d Nr. 43563\/08, \u201cHatice Bayrak\u201d\u00a0 nr. 14308\/08, \u201cMahmud Sadek Gamaleddyn\u201d nr. 18527\/08, \u201cSarah Ghazal\u201d nr. 29134\/08, \u201cJasvir Singh\u201d nr. 25463\/08 dhe\u201cRanjit Singh\u201d nr. 27561\/08). Edhe \u00a0ndalesat e bartjes s\u00eb burk\u00ebs dhe niqab n\u00eb vendet publikeGJEDNJ ka vler\u00ebsuar si legjitim dhe juridikisht t\u00eb bazuar ( shiko ECHR 1. 7. 2014 (GK), 43835\/11,S.A.S.\/France).<\/p>\n<p>N\u00eb secilin rast t\u00eb ankesave kund\u00ebr shamis\u00eb apo burk\u00ebs t\u00eb ngritura kund\u00ebr shteteve laike, GJEDNJ i ka refuzuar ankesat dhe ka konstatuar, se vendimet p\u00ebr ndalimjan\u00eb t\u00eb\u00a0 justifikuar dhe nuk shkelin nenet 8 dhe 9 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb. Gjykta m\u00eb tej konstaton se pasi q\u00eb nuk \u00a0ka shkelje t\u00eb Nenit 9 n\u00eb k\u00ebto raste, nuk ka shkelje \u00a0as t\u00eb nenit 14 t\u00eb KEDNJ.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><u>P\u00ebrfundim:<\/u><\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga vitet &#8217;70, nj\u00eb ri-islamizimi \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ku idet\u00eb e vjetra islame jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb mesin e shtresave t\u00eb popullsis\u00eb myslimane kudo edhe n\u00eb per\u00ebndim, dhe se e gjith\u00eb kjo tentohet t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn pretekstin e liris\u00eb s\u00eb fes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb rend shoq\u00ebror, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebq\u00ebri. (shiko Ralph Ghadban \u201eDas Frauenbild hinter dem Kopftuch\u201c http:\/\/www.bpb.de\/) 2002). Kjo tashm\u00eb \u00ebshte edhe n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7\u2018far\u00eb do jet\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb t\u00eb ardhmen, sepse gjendet n\u00eb kontinentin Evrop\u00ebs jo\u00a0 islame me shoq\u00ebri t\u00eb krishter dhe sekulare, n\u00eb Ballkanin problematik, ku influancat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe shum\u00eb her\u00eb kund\u00ebr interesit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>GJEDNJ n\u00eb rastin e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur dhe ka konstatuar, se nj\u00eb mas\u00eb e nadlimit t\u00eb shamis\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme, sidomos n\u00eb nj\u00eb rast, kur nj\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb me shumic\u00eb besimit islam dhe me nj\u00eb islam politik n\u00eb rritje siq \u00ebsht\u00eb Turqia,sepse kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb tjereve, n\u00eb rendin publik, shoqerin\u00eb demokratike dhe barazin\u00eb gjinore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Kosova ka ngjashm\u00ebri, sepse n\u00eb Kosov\u00eb 95.6 % e popullsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb besimit islam dhe n\u00eb vitet e fundit islami politik\u00a0 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje e sip\u00ebr.Bazuar n\u00eb censusin e vitit 2011, shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb 95.6 % me besim mysliman. Sipas k\u00ebtij cenzusi \u00ebsht\u00eb shtetit m\u00eb m\u00ebs\u00eb shumti mysliman n\u00eb Evrop\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb parimi laik nuk respektohet dhe nuk nd\u00ebrtohet nj\u00eb shtet i till\u00eb modern, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb till\u00ebpakicat fetare, barazia gjinore dhe ateistet nuk do ken\u00eb liri, dhe se t\u00eb drejtat e tyre do diskriminohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shtet\u00eb antar\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, por q\u00eb nga vitit 1999 me Rregulloren NR. 1999\/24 p\u00ebr ligjin n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb Nenin 1 paragraf 1 pika 3 dhe q\u00eb nga pavar\u00ebrsia e Kosov\u00ebs me Nenin 22 paragrafi 1 pikat\u00eb Kushtetut\u00ebs e ka t\u00ebankoruar zbatimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore t\u00eb Njeriut (KEDNJ).M\u00eb t\u00ebj n\u00eb Nenin 53 t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs parashihet, q\u00eb interpretimi i dispozitave p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb garantuara me kushtetut\u00eb b\u00ebhet n\u00eb pajtim me vendimit e Gjykates Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, at\u00ebher\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj norme kushtetuese, duhet edhe n\u00eb k\u00ebte rast (t\u00eb liris\u00eb fetare), t\u00eb b\u00ebhet interpretimi n\u00eb pajtim me vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201eEsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb kuptojm\u00eb se femrat trajtohen m\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb disa vende q\u00eb jan\u00eb ateist apo ku qeverit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze nga feja.&#8221; -Jimmy Carter Nga Palush Domgjoni Q\u00eb nga pas lufta tema e bartjes s\u00eb shamis\u00eb n\u00eb institucione publike, po b\u00ebhet tem\u00eb debait shpesh, dhe setashm\u00ebpo p\u00ebrkrahet hapur edhe nga&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6259,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6393","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6393"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6394,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6393\/revisions\/6394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}