{"id":6388,"date":"2016-11-18T15:57:41","date_gmt":"2016-11-18T15:57:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6388"},"modified":"2016-11-18T15:57:41","modified_gmt":"2016-11-18T15:57:41","slug":"sindromi-i-stokholmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6388","title":{"rendered":"SINDROMI I STOKHOLMIT&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/I.Seci_-1.jpg\" rel=\"attachment wp-att-6389\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6389\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/I.Seci_-1.jpg\" alt=\"i-seci\" width=\"123\" height=\"160\" \/><\/a>ILIR SECI<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve mars dhe prill t\u00eb k\u00ebtij viti, drejtuesit kryesore t\u00eb shtetit dhe politik\u00ebs shqiptare vizituan Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb muajin mars ishte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb Lul\u00ebzim Basha kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb muajin prill erdhi p\u00ebr vizit\u00eb Edi Rama kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>T\u00eb dy drejtuesit kryesore t\u00eb shtetit dhe politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebrve\u00e7 takimeve dypal\u00ebshe diplomatike, mbajt\u00ebn edhe takime me komunitetin shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb SHBA. Kjo u pasqyrua gjer\u00ebsisht n\u00eb rrjete sociale si Facebook dhe Twitter, ku v\u00ebrshuan foto t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kishin pozuar me t\u00eb dy lider\u00ebt shqiptar\u00eb. Mes atyre q\u00eb kishin postuar k\u00ebsi fotosh me lider\u00ebt kishte edhe nga miqt\u00eb e mi, ata q\u00eb kam njohur personalisht apo ata virtual\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb, kur shoh t\u00eb postohen t\u00eb tilla foto me intrigon ideja ti pyes, t\u00eb pakt\u00ebn miqt\u00eb e mi: \u201cCila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb dilni n\u00eb foto me politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!?\u201d Kjo pyetje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e mi q\u00eb postojn\u00eb foto me politikan\u00eb t\u00eb Shqiperis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs \u201clondineze\u201d t\u00eb 1913-s, \u201cP\u00ebrse!?\u201d&#8230;<\/p>\n<p>A munden miqt\u00eb e mi, t\u00eb njohur n\u00eb person apo virtual\u00eb, t\u00eb ma gjejn\u00eb nj\u00eb arsye t\u00eb vetme p\u00ebrse pozojn\u00eb me k\u00ebta politikan\u00eb?! Dhe q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet \u2013 kjo pyetje shtrohet nj\u00ebsoj \u2013 si p\u00ebr ata q\u00eb pozuan me Edi Ram\u00ebn, ashtu dhe p\u00ebr ata q\u00eb pozuan me Lul\u00ebzim Bash\u00ebn\u2026 Rama q\u00eblloi me qen\u00eb i mbrami politikan shqiptar q\u00eb vuri nj\u00eb mask\u00eb buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00eb dhe pozoi me bashk\u00ebkombasit n\u00eb Amerik\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr secilin rast, p\u00ebr pozimet me cilindo politikan shqiptar q\u00eb ka marr\u00eb avionin duke p\u00ebrshkuar mbi 6 mij\u00eb kilometra p\u00ebr me\u00a0 ardh\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>I mbrami ishte Edi Rama n\u00eb prill 2016, para tij ishte Lul\u00ebzim Basha n\u00eb mars. Para Lul\u00ebzim Bash\u00ebs ka qen\u00eb Sali Berisha. Para Sali Berish\u00ebs, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko e me radh\u00eb\u2026P\u00ebrpara gjith\u00eb k\u00ebtyre ka ardhur Ramiz Alia n\u00eb vitin 1990, i cili edhe ishte i pari drejtues i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb vizitoi ShBA-t\u00eb, 43 vjet pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes dy vendeve, menj\u00ebher\u00eb mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pyetjen: \u201cP\u00ebrse dalin n\u00eb foto me politikan\u00eb?\u201d e shtroj sepse personalisht asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam gjetur qoft\u00eb dhe nj\u00eb arsye t\u00eb vetme p\u00ebrse shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb ShBA apo gjetiu ne emigrim, duhet t\u2019i presin dhe t\u2019i takojn\u00eb drejtuesit dhe politikan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb 1913-s!? Dhe jo vet\u00ebm t\u2019i presin individualisht, por p\u00ebr me tep\u00ebr edhe t\u2019u rezervojn\u00eb pritje me darka e ceremonira p\u00ebr hir t\u00eb tyre!?<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt e shtetit shqiptar munden me ardh\u00eb p\u00ebr vizita pune \u2013 t\u00eb ftuar nga Departmenti Amerikan p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me jasht\u00eb apo nga OKB-ja \u2013 krejt n\u00eb rregull, por me diaspor\u00ebn nuk e kuptoj p\u00ebr \u00e7far\u00eb takohen!? Po rendis disa arsye q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shtroj pyetjen e m\u00ebsip\u00ebrme se p\u00ebrse takohen me diaspor\u00ebn!?<\/p>\n<p>Ka 25 vjet q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb vendosur demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri, por ende sot e k\u00ebsaj dite diaspora shqiptare nuk mundet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet p\u00ebrmes vot\u00ebs kur mbahen zgjedhje n\u00eb atdhe. Shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Atdheut nuk mund t\u00eb hedhin vot\u00ebn n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb marrin avion\u00eb e t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse ua mohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb!? Nga ana e shtetit Amerikan nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb \u2013 ShBA e lejon dyshtet\u00ebsin\u00eb \u2013 dhe shqiptar\u00ebt me banim n\u00eb Amerik\u00eb lirisht mund t\u00eb votojn\u00eb. P\u00ebrher\u00eb kur ka zgjedhje n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, asaj qendrore apo edhe n\u00eb Lindjen e larg\u00ebt, shtetasit amerikane me dyshtet\u00ebsi nga ato vende, votojn\u00eb sepse vendet e origjin\u00ebs ua krijojne at\u00eb mund\u00ebsi. Dhe jan\u00eb shum\u00eb vende q\u00eb e mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm demokraci t\u00eb konsoliduara \u2013 por edhe shtete t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cBot\u00eb e Tret\u00eb\u201d. Kam disa miq dhe koleg\u00eb pune nga Peruja apo Bolivia, t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb n\u00eb qytetin e Nju Jorkut sa her\u00eb ka zgjedhje n\u00eb vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Vendi nga kan\u00eb ardh\u00eb ua jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn dhe ua llogarit\u00eb vot\u00ebn q\u00eb hidhet n\u00eb qendra votimi q\u00eb ngrihen n\u00eb Brooklyn, Staten Island, Bronx apo Manhattan. Kurse shteti yn\u00eb shqiptar nuk e b\u00ebn. Ende nuk e ka b\u00ebr\u00eb deri me sot! Lider\u00ebt Politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb 25 vjet q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, veshur me kostume firmato e buz\u00ebqeshje fallso, por asnj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb sot nuk kan\u00eb sqaruar se p\u00ebrse nuk ua mund\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs votimin n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb si n\u00eb ShBA, Kanada, BE apo kudo tjet\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb realizohet kjo gj\u00eb?! Shqip\u00ebria sot ka n\u00eb emigrim gati gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb, q\u00eb nga viti 1990, \u00ebsht\u00eb llogaritur q\u00eb mbi 1 milion e gjysm\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Atdheu! Dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre sot jetojn\u00eb n\u00eb ShBA. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ndihen keq p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb larguar thuajse gjysma e vendit, por p\u00ebrkundrazi i ndjekin mbrapa dhe mundohen t\u2019i torollepsin edhe atje ku kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jetojn\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do muaj shtator mbahen punimet e OKB-s\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtetit shqiptar vijn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ato seanca t\u00eb p\u00ebrvitshme. Me k\u00ebt\u00eb rast menj\u00ebher\u00eb organizohen pritje p\u00ebr k\u00ebta drejtues nga disa shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb ShBA. Pritje me \u00e7mime t\u00eb kripura \u2013 minimumi nga 200 dollar\u00eb p\u00ebr person &#8211; si\u00e7 m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2013 mbasi personalisht asnj\u00eb her\u00eb nuk kam shkuar n\u00eb pritje t\u00eb tilla dhe as e kam nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj. Dhe sallat mbushen plot!? Kjo ngjet vit p\u00ebr vit, \u00e7do shtator edhe pse qeverit\u00eb shqiptare k\u00ebto 25 vjet n\u00eb unison mbajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim shp\u00ebrfill\u00ebs ndaj diaspor\u00ebs son\u00eb!? Asnj\u00ebher\u00eb nuk u lodh\u00ebn p\u00ebr ta konsideruar k\u00ebt\u00eb diaspor\u00eb. E megjithat\u00eb sallat e pritjeve q\u00eb shtrohen p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb mbushen plot!? \u00c7udia e \u00e7udive!? Ec e mos fol p\u00ebr \u201cSindromin e Stokholmit\u201d pastaj! Ec e mos fol p\u00ebr viktim\u00ebn q\u00eb ndjek mbrapa persekutorin deri edhe n\u00eb kushtet e Liris\u00eb!?&#8230;<\/p>\n<p>-\u201dP\u00ebrse mendoni k\u00ebshtu!?\u201d \u2013 mund t\u00eb pyes\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ndokush?!<\/p>\n<p>Ja disa argumente:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, vjen p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ShBA, Ramiz Alia, i fundmi president i diktatur\u00ebs komuniste, por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj atij i rezervohet nj\u00eb pritje madh\u00ebshtore nga diaspora!? T\u00eb dalin dhe ta presin me limuzina trash\u00ebgimtarin m\u00eb besnik t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ata q\u00eb u arratis\u00ebn nga diktatura e drejtuar nga ai sistem q\u00eb nd\u00ebrtoi Ramiz Alia!? N\u00eb vend q\u00eb njeriu i zgjedhur i diktatorit t\u00eb pritej me protesta dhe me thirrje ku t\u00eb k\u00ebrkohej d\u00ebnimi i kriminel\u00ebve t\u00eb kuq, ai u prit me vargan makinash?!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, vinte n\u00eb SHBA Sali Berisha drejtues i t\u00eb par\u00ebs parti pluraliste \u2013 edhe k\u00ebtij i b\u00ebhet pritje madh\u00ebshtore \u2013 nga komuniteti shqiptar n\u00eb ShBA. Ishte koha e shpres\u00ebs mbar\u00ebkomb\u00ebtare se Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund kishte nisur shnd\u00ebrrimet demokratike. Deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet ky komunitet p\u00ebr pritjen q\u00eb ja rezervuan Sali Berish\u00ebs n\u00eb vitin 1991. Ashtu si shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri edhe bashkatdhetar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb ushqyen shpresa p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr M\u00ebm\u00ebdheun. Por me politik\u00ebn q\u00eb ndoqi mbas ardhjes n\u00eb pushtet me 22 Mars, Berisha zhduku \u00e7do iluzion \u2013 mosnd\u00ebshkimi i kriminel\u00ebve t\u00eb kuq, moskthimi i pron\u00ebs pronar\u00ebve dhe aprovimi i ligjit 7501, p\u00ebr tok\u00ebn \u2013 ishin akte t\u00eb qarta q\u00eb i dhan\u00eb fund \u00e7do iluzioni lidhur me figur\u00ebn e tij\u2026 \u00c7udit\u00ebrisht shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb prap\u00eb e prit\u00ebn dhe e respektuan edhe pas atyre zhg\u00ebnjimeve!? Edhe pse ai ligj\u00ebroi n\u00eb demokraci vjedhjet e kryera n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs si\u00e7 ishte rasti i dyqaneve t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb u ishin shtet\u00ebzuar forc\u00ebrisht nga diktatura. Ato dyqane, kafene apo restorante ju dhan\u00eb shit\u00ebsve ose shit\u00ebseve te koh\u00ebs s\u00eb Enverit, pik\u00ebrisht atyre q\u00eb ndryshimet e viteve \u201990 i gjet\u00ebn duke shitur aty!? Dhe t\u00eb mendosh se shumica e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga familje q\u00eb u shpron\u00ebsuan dhe u p\u00ebrndoq\u00ebn nga regjimi komunist!?<\/p>\n<p>Mbas ngjarje t\u00eb vitit 1997 Amerik\u00eb erdhi edhe Fatos Nano. Si kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs me em\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar n\u00eb PS, Nano\u00a0 asnj\u00ebher\u00eb nuk u distancua publikisht nga e kaluara e PPSH-s\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk k\u00ebrkoi falje publike p\u00ebr krimet e kryera nga diktatura 47 vje\u00e7are q\u00eb vendosi partia e tij\u2026 E megjithat\u00eb edhe Fatos Nano u prit nga komuniteti dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrball me pasardh\u00ebsit e viktimave t\u00eb komunizmit\u2026 P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se Nano nuk e vriste shum\u00eb mendjen p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptare, kur vinte n\u00eb SHBA, ngaher\u00eb e mbante vrapin n\u00eb kazinot\u00eb e Atlantic City\u2026 Edhe pse Nano kumarxhi ishte m\u00eb i pafat se Nano politikan, prap me nji ngulmim maniaku nuk u ndahej kazinove\u2026 aq ngulmues saq\u00eb e njihnin me em\u00ebr punonj\u00ebsit e kazinove t\u00eb preferuara prej tij\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb Amerik\u00eb mbas viteve \u201990-t\u00eb nis\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb edhe shum\u00eb nga ajo kategoria q\u00eb njihen si xhaket\u00ebkthyerit, ish-funksionar\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb q\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje vajt\u00ebn t\u00eb flen\u00eb komunist\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebngjes u gdhin\u00eb nacionalist\u00eb! Nacionalist\u00eb profesioniste q\u00eb mbas ndryshimeve politike u l\u00ebshuan t\u00eb hapin nga nj\u00eb kiosk\u00eb me llamarina etnike, kioska q\u00eb do u sillnin plot p\u00ebrfitime t\u00eb majme n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicionit\u2026 Mjaft ilustrativ \u00ebsht\u00eb shembulli i Ko\u00e7o Danajt, ilustrim klasik i th\u00ebnies se \u201cNacionalizmi \u00ebsht\u00eb streha e fundit e maskarenj\u00ebve!\u201d<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Danajn treg\u00ebtia me shumic\u00eb e ideve nacionaliste e solli deri n\u00eb SHBA\u2026Pik\u00ebrisht Ko\u00e7o Danajn ish-funksionarin e Sigurimit t\u00eb Shtetit pik\u00ebrisht Sigurimit q\u00eb kishte p\u00ebrndjekur p\u00ebr dekada me rradh\u00eb familjet dhe t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb arratisurve n\u00eb SHBA\u2026 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Danaj kishte qen\u00eb edhe sekretar i Komitetit te Partie n\u00eb rrethin kufitar t\u00eb Sarand\u00ebs pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur vriteshin n\u00eb kufi me Greqin\u00eb, djemt\u00eb dhe vajzat e n\u00ebnave q\u00eb donin t\u00eb arratiseshin! Sekretar i PPSH-s\u00eb, asaj Partie q\u00eb jepte urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ekspozuar rrug\u00ebve trupat e pajet\u00eb t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb kufi\u2026 P\u00ebr fatin e Ko\u00e7o Danajt e shum\u00eb ko\u00e7odanajve tjer\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull me kujtes\u00eb nj\u00ebqelizor\u00ebsh\u2026 Nuk kan\u00eb mbamendje\u2026<\/p>\n<p>E pra, ai Ko\u00e7o Danaj vinte n\u00eb Amerik\u00eb, ftuar nga diaspora t\u00eb cil\u00ebs i shiste llamarina etnike, pritej nga f\u00ebmijet e ish-viktimave t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe arm\u00ebs m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb asaj Partie, Sigurimit\u2026 T\u00eb flasim sa t\u00eb duam p\u00ebr Sindromin e Stokholmit\u2026<\/p>\n<p>Po kur vinte n\u00eb New York, po ashtu i ftuar nga diaspora, Nasho Jorgaqi, autori i romanit \u201cM\u00ebrgata e Qyqeve\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr i helm\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shkruar mbi parimet e Sigurmit t\u00eb Shtetit por edhe \u00ebsht\u00eb shkruar me ndihmes\u00ebn e kuadrove t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, si\u00e7 e ka pohuar vete autori\u2026 Libri \u00ebsht\u00e8 nj\u00eb mal shpifjesh dhe fallsifikimesh p\u00ebr t\u00eb arratisurit nga diktatura. P\u00ebr ata q\u00eb kishin fatin t\u00eb arratiseshin dhe shp\u00ebtonin pa u pushkatuar, burgosur apo vrar\u00eb n\u00eb kufi Sigurimi nd\u00ebrsente Nasho Jorgaqin q\u00eb shkruante volume shpifjesh\u2026 P\u00ebr t\u00eb tilla\u00a0 vepra n\u00eb \u00e7do vend normal Nasho Jorgaqi do ishte hedhur n\u00eb gjyq\u2026 N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, mbas vitit 1992, vinte i ftuar ai \u2013 persekutori \u2013 ne SHBA, Nasho Jorgaqi vet\u00eb, autori i \u201cM\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb Qyqeve\u201d!? Nasho Jorgaqi \u2013 shkrimtari shpif\u00ebs i cili kur u pyet n\u00eb New York n\u00ebse\u00a0 ishte penduar q\u00eb kishte shkruar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb shpif\u00ebs, ua ktheu : \u201cUn\u00eb po ju them: nuk jam penduar\u201d\u2026<\/p>\n<p>\u201c\u00c7udi p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur!?\u201d \u2013 shkruante Shekspiri n\u00eb nj\u00eb tragjedi t\u00eb vet\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast m\u00eb ka takuar t\u00eb njoh nj\u00eb mal\u00ebsor q\u00eb ishte arratisur nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitet \u201950, n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave t\u00eb kufitar\u00ebve t\u00eb Enverit. Edhe kur rr\u00ebfente peripecit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb vet, shihej q\u00eb e p\u00ebrjetonte tmerrin kur shqiptonte at\u00eb p\u00ebrvoje rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb arratisjes s\u00eb tij me grua e f\u00ebmij\u00eb. M\u00eb kall\u00ebzoi p\u00ebr vuajtjet q\u00eb kishte hequr n\u00eb vitet n\u00eb vitet e para n\u00eb vend t\u00eb huaj. Pastaj Zoti e kishte par\u00eb, kishte punuar fort dhe ishte b\u00ebr\u00eb i pasur. \u201cT\u00eb af\u00ebrmit e mi q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb vuajtur shum\u00eb p\u00ebr shkakun tim!\u201d \u2013 tha duke l\u00ebshuar nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb: \u201cV\u00ebllez\u00ebrit mi burgos\u00ebn kurse familjet e tyre i degdis\u00ebn n\u00eb internim, ku mbet\u00ebn deri n\u00eb vitin 1991\u2026 \u201cMbas vitit 1991, kur u hap Shqip\u00ebria i kam pru t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Amerike!\u201d \u2013 me tha me nj\u00ebfar\u00eb toni ku dallohej shfaj\u00ebsimi. E d\u00ebgjova plot simpati gjith\u00eb koh\u00ebs, deri n\u00eb nj\u00eb moment kur jo pa mburrje me tha se kishte pritur shkrimtarin Ismail Kadare. \u2013 \u201cZotni po me habit!\u201d \u2013 i thash\u00eb, \u2013 \u201cSi e paskeni pritur Ismail Kadaren\u00eb!\u201d M\u00eb pa i shtangur. Nj\u00eb shtangie e asaj natyr\u00ebs s\u00eb njeriut q\u00eb habitet pse bashk\u00ebbiseduesi nuk u impresionua. \u2013 \u201cJu sapo p\u00ebrmendet q\u00eb familja juaj kan\u00eb vuajtur burgjeve e internimeve n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs e nga ana tjet\u00ebr keni mikpritur N\u00ebnkryetarin e Frontit Demokratik t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, atij Fronti q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me Internim-d\u00ebbimet e familjeve t\u00eb t\u00eb arratisurve!? Frontit q\u00eb ka pas\u00eb kryetare Nexhmije Hoxh\u00ebn, gruan e diktatorit!? Ju keni mikpritur z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsin e saj!? Keni mikpritur ish-deputetin e Kuvendit Popullor diktatorial q\u00eb ka aprovuar me ligj pushkatimet e familjeve reaksionare!? Ti qofsh!\u201d \u2013 i thash\u00eb dhe vazhdova \u2013 \u201cPor k\u00ebsaj i bie sikur nes\u00ebr nj\u00eb Hebre nga familjet q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Aushvicin t\u00eb mikpres\u00eb z\u00ebvend\u00ebsin e Adolf Eichmannin!?\u201d U pre. Duke p\u00ebshp\u00ebritur n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebrmendi nj\u00eb arsye pse duhej t\u00eb largohej dhe u ngrit e iku. N\u00eb fakt ja dita p\u00ebr nder q\u00eb iku. B\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>\u2026Nuk besoj se ka ndjesi me d\u00ebshp\u00ebruese se ndjesia q\u00eb p\u00ebrjeton njeriu kur sheh bashk\u00ebkomb\u00ebsit e vet \u2013 emigrant\u00eb \u2013 q\u00eb postojn\u00eb n\u00eb rrjete sociale foto me politikan\u00ebt e M\u00ebm\u00ebdhembjes Shqip\u00ebri. Emigrant\u00eb q\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb marrin udh\u00ebt e bot\u00ebs pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb atyre politikan\u00ebve?! Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb prej 72 vjet\u00ebsh sundon n\u00eb vendlindje. Nj\u00eb milion e gjysm\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb ikur nga atdheu n\u00eb gjithfar\u00eb m\u00ebnyrash, duke u arratisur n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave, duke hyr\u00eb n\u00eb ambasada, duke rr\u00ebmbyer anijet, me skafe, me gomone, me pasaporta false, disa me fat ik\u00ebn duke bler\u00eb viza. Por t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj ik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, sepse nuk mund t\u00eb jetonin m\u00eb atje n\u00eb kushtet ku u degdisi Atdheu nga politika! Varf\u00ebri, papun\u00ebsi, munges\u00eb e s\u00eb Ardhmes. E megjithat\u00eb prap\u00eb pozojn\u00eb n\u00eb foto me po ata politikan\u00eb!? Ata shqiptar\u00eb q\u00eb si\u00e7 kan\u00eb treguar vet\u00eb, kane provuar \u00e7do rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb ShBA me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr Karaibe e Amerik\u00eb Latine, deri kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Meksik\u00eb, histori me vete secili rast! Nga Meksika pastaj p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb ShBA u duhej t\u00eb ecnin dit\u00eb me radh\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga \u00e7akajt\u00eb,(Kojot\u00ebt) e famsh\u00ebm. Vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ikin nga Atdheu p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb cak me \u00e7do kusht! Dhe ja mbas disa vitesh, kur rregullohen disi n\u00eb SHBA harrojn\u00eb \u00e7\u2019pat\u00ebn hequr dhe pozojn\u00eb n\u00eb foto pik\u00ebrisht me shkaktar\u00ebt e eksodit shum\u00ebvje\u00e7ar\u2026 Doni m\u00eb p\u00ebr Sindromin e Stokholmit!? P\u00ebrse u shkojn\u00eb pas politikan\u00ebve edhe k\u00ebtu n\u00eb ShBA?! \u00cbsht\u00eb interesante kjo dukuri tek n\u00eb sepse vet\u00ebm ne Shqiptar\u00ebt e manifestojm\u00eb k\u00ebt\u00eb Sindrom masivisht. Kam pyetur emigrant\u00eb nga Meksika, Amerika Latine, Karaibet, vendet Aziatike, etj. dhe t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se drejtuesit e shteteve t\u00eb tyre nuk guxojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb takime me emigrant\u00ebt se ua tregojn\u00eb vendin! Dhe ashtu duhet ishte n\u00eb fakt: vendi u duhet treguar! Emigrant\u00ebt q\u00eb ik\u00ebn dhe nis\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb Tok\u00ebn e Lir\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nder mund t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb Atdheut nga erdh\u00ebn: t\u00eb mos legjitimojn\u00eb politik\u00ebn e korruptuar n\u00eb Atdhe! Jo vet\u00ebm t\u00eb mos e legjitimojn\u00eb por ta diskreditojn\u00eb establishmentin politik q\u00eb ka uzurpuar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb nga 8 n\u00ebntori 1941! Sepse k\u00ebshtu, duke i pritur e p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, diaspora u jep kredibilitet politik pik\u00ebrisht shkaktar\u00ebve t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 72 viteve!<\/p>\n<p>N\u00ebse ju vjen keq p\u00ebr Atdheun mos i prisni k\u00ebta politikan\u00eb, denoncojini, i prisni me prostesta, mos ua lini vendin!<\/p>\n<p>Delegjitimojini t\u00eb gjith\u00eb sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shkaktar\u00eb t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn ju q\u00eb jetoni n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb \u00e7lirohuni prej tyre!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ILIR SECI &nbsp; Gjat\u00eb muajve mars dhe prill t\u00eb k\u00ebtij viti, drejtuesit kryesore t\u00eb shtetit dhe politik\u00ebs shqiptare vizituan Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb muajin mars ishte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb Lul\u00ebzim Basha kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb muajin prill erdhi p\u00ebr vizit\u00eb Edi Rama kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6389,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-6388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6388"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6390,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6388\/revisions\/6390"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}