{"id":6285,"date":"2016-10-20T16:36:39","date_gmt":"2016-10-20T16:36:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6285"},"modified":"2016-10-20T16:36:39","modified_gmt":"2016-10-20T16:36:39","slug":"letra-si-i-spiunonte-shkrimtari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6285","title":{"rendered":"Letra, si i spiunonte shkrimtari&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/www.voal.ch\/letra-si-i-spiunonte-shkrimtari-teodor-lacon-dhe-koleget-e-tjere-te-kadri-hazbiu-pjesa-i\/\">Letra, si i spiunonte shkrimtari Teodor La\u00e7on dhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb te Kadri Hazbiu (Pjesa I)<\/a><\/strong><\/p>\n<p>By\u00a0<a href=\"https:\/\/www.voal.ch\/author\/voal-admin\/\">voal.ch<\/a>\u00a0| October 19, 2016<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodor.png\" rel=\"attachment wp-att-6286\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6286\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodor.png\" alt=\"laco-teodor\" width=\"245\" height=\"164\" \/><\/a><\/p>\n<p>Teodor La\u00e7o n\u00eb rini<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi festoi 80-vjetorin e tij, Teodor La\u00e7o u p\u00ebrcoll te dielen p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, duke u ndar\u00eb vet\u00ebm fizikisht nga familja, t\u00eb af\u00ebrmit, miqt\u00eb, koleg\u00ebt, por edhe lexuesit e shumt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij. Ndon\u00ebse u diplomua p\u00ebr Agronomi n\u00eb Institutin Bujq\u00ebsor t\u00eb Kamz\u00ebs, nuk e ushtroi p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb profesionin e tij, pasi pasioni dhe d\u00ebshira e tij ishin librat dhe shkrimet, t\u00eb cilat nuk i hoqi nga dora deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs.<\/em><!--more--><\/p>\n<p><em>Ndon\u00ebse arriti shum\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb si shkrimtar, skenarist, dramaturg, prozator, drejtor i Kinostudios, deputet, ambasador, diplomat dhe minist\u00ebr, koha nuk i ofroi dhe aq shum\u00eb qet\u00ebsi, madje iu desh q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballej edhe me mjaft t\u00eb papritura q\u00eb fare mir\u00eb mund t\u2019ia ndryshonin rrjedh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm atij, por edhe familjes e t\u00eb af\u00ebrmve. Nd\u00ebrsa ishte larguar nga vendlindja e tij, Kor\u00e7a, dhe kishte ardhur n\u00eb Tiran\u00eb, duke punuar plot pasion e d\u00ebshir\u00eb pran\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, papritur, diku aty nga fundi i vitit 1974, nj\u00eb let\u00ebr e shkruar nga nj\u00eb \u201ckoleg shkrimtar\u201d n\u00eb adres\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Kadri Hazbiu, me akuza tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda b\u00ebri q\u00eb Teodori t\u00eb hiqej nga Tirana dhe t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb rrethin e Fierit, ku punoi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet me radh\u00eb larg familjes.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodro.png\" rel=\"attachment wp-att-6287\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6287\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodro-195x300.png\" alt=\"laco-teodro\" width=\"195\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodro-195x300.png 195w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/laco-teodro.png 441w\" sizes=\"auto, (max-width: 195px) 100vw, 195px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Letra per Kadri Hasbiun<\/p>\n<p><em>Por asgj\u00eb nuk mbaroi me kaq, pasi letra q\u00eb \u201ckolegu shkrimtar\u201d shkroi p\u00ebr Teodorin alarmoi udh\u00ebheqjen e lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, e cila vuri n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjitha strukturat e saj, deri edhe Sigurimin e Shtetit, p\u00ebr t\u00eb zbuluar e goditur jo vet\u00ebm Teodor La\u00e7on, por edhe disa shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Sabri Godo, Sotir Andoni, Faslli Haliti, Roland Gjoza, Ko\u00e7i Petriti, Flora Mullaymeri etj., q\u00eb p\u00ebrmendeshin dhe akuzoheshin n\u00eb at\u00eb let\u00ebr. Dhe nuk vonoi shum\u00eb q\u00eb t\u00eb merreshin masat ndaj tyre, ku si fillim iu hoq\u00ebn nga qarkullimi edhe disa prej librave q\u00eb Teodor La\u00e7o dhe koleg\u00ebt e tij kishin botuar deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Letr\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb \u201cshkrimtarit\u201d q\u00eb denoncoi koleg\u00ebt e tij e publikojm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim dhe numrat n\u00eb vijim, s\u00eb bashku dhe me t\u00eb gjitha dokumentet e tjera zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Sigurimit t\u00eb Shtetit, Drejtoris\u00eb s\u00eb Botimeve, Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve etj., etj., institucione q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb \u201calarm\u201d prej saj. K\u00ebto dokumente jan\u00eb sekrete dhe jan\u00eb marr\u00eb nga arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>LETRA DENONCUESE E SHKRIMTARIT P\u00cbR KOLEG\u00cbT E TIJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shokut Kadri Hazbiu, Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme<\/strong><\/p>\n<p><strong>I dashur shoku Minist\u00ebr,<\/strong><\/p>\n<p>Po ju drejtoj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr disa nga ato problemet e let\u00ebrsis\u00eb e t\u00eb artit q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shqet\u00ebsuar dhe sipas porosis\u00eb s\u00eb m\u00eb dhat\u00eb Juve, kur ishit n\u00eb aktivin e Partis\u00eb s\u00eb Korpusit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, po i rendit si m\u00eb posht\u00eb: Pa mohuar pun\u00ebn e mir\u00eb dhe sukseset q\u00eb jan\u00eb arritur n\u00eb let\u00ebrsi dhe artet te ne, pas fjalimeve t\u00eb shokut Enver Hoxha t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe pas Plenumit t\u00eb IV-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, dhe pa mohuar luft\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr shfaqjeve t\u00eb liberalizmit n\u00eb k\u00ebto sfera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb frontit ideologjik kulturor; mendoj se akoma nuk jan\u00eb goditur deri n\u00eb fund disa tendenca e shfaqje negative dhe nuk po kritikohet si duhet n\u00eb shtypin ton\u00eb letrar (n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d dhe revist\u00ebn \u201cN\u00ebntori\u201d), disa v\u00ebllime me tregime, poezi, romane dhe drama; apo tregime poema dhe poezi t\u00eb ve\u00e7anta, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave p\u00ebr gabime t\u00eb theksuara antisocialiste u godit\u00ebn nga Komiteti Qendror i Partis\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb nga lexuesit.<\/p>\n<p><strong>\u201cSHKRIMTAR\u00cbT S.GODO, S.ANDONI, T.LA\u00c7O, R.GJOZA, M.ZEQO, ME V\u00cbLLIME T\u00cb THEKSUARA ANTISOCIALISTE, Q\u00cb I GODITI PLENUMI I IV-T\u00cb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu p.sh. jan\u00eb kritikuar zyrtarisht tregimi \u201cFushata\u201d i Sabri Godos, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbledhur n\u00eb librin me tregime \u201cZ\u00ebra nga burime t\u00eb nxehta\u201d, \u201cPranvera e madhe\u201d, dhe \u201cSh\u00ebnime t\u00eb shkruara nat\u00ebn\u201d t\u00eb Sotir Andonit, libri \u201cAjri i ftoht\u00eb i mesnat\u00ebs\u201d, i Teodor La\u00e7os (k\u00ebta t\u00eb dy jan\u00eb kunet\u00ebr dhe kan\u00eb pasur miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb me Todi Lubonj\u00ebn). Librat me poezi \u201cMozaik\u201d t\u00eb Roland Gjoz\u00ebs (ky \u00ebsht\u00eb element i deklasuar dhe i \u00ebsht\u00eb hequr e drejta e botimit), libri me poezi i Moikom Zeqos.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Faslli Haliti dhe Flora Mullaymeri p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb keqe familjare e p\u00ebr shfaqje t\u00eb imoralitetit e liberaliste n\u00eb q\u00ebndrimin dhe shkrimet e tyre pas\u00a0Plenumit t\u00eb IV-t\u00eb t\u00eb K.Q. Partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dy u muarr\u00ebn dhe masa administrative nga organet tona. Por e keqja q\u00ebndron se librat q\u00eb p\u00ebrm\u00ebnda m\u00eb lart vazhdojn\u00eb t\u00eb lexohen, sepse nuk u muarr\u00ebn masa p\u00ebrkat\u00ebse nga Ministria e Arsimit e Kultur\u00ebs p\u00ebr t\u2019i hequr ata nga qarkullimi.<\/p>\n<p><strong>\u201cF.RRESHPJA, M.KALLUPI E A.PODRIMJA, ME VEPRA REVIZIONISTE\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb v\u00ebnd q\u00eb t\u00eb ndalohej botimi i librave me p\u00ebrmbajtje revizioniste, akoma vazhdon t\u00eb botohen t\u00eb tilla\u00a0nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d. Dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh pik\u00ebrisht pas vendimeve t\u00eb Plenumit t\u00eb IV-t\u00eb t\u00eb K.Q Partis\u00eb. Libra t\u00eb till\u00eb jan\u00eb botuar \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet\u201d, \u201cErdhi nj\u00eb n\u00ebn\u00eb\u201d, me vjersha t\u00eb Frederik Rreshpjes dhe Milianov Kallupit, apo disa libra me vjersha t\u00eb poet\u00ebve kosovar\u00eb si ato t\u00eb Enver Gjergjekut dhe Ali Podrimjes etj. Shumica e vjershave n\u00eb k\u00ebto libra jan\u00eb me ide t\u00eb err\u00ebta, pacifiste dhe formaliste n\u00eb thelb ato jan\u00eb t\u00eb shthurura si n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre dhe n\u00eb form\u00ebn artistike. Edhe n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d dhe n\u00eb revist\u00ebn \u201cN\u00ebntori\u201d, po vazhdohet t\u00eb botohen poezi t\u00eb shthurura nga forma poetike, prozaike dhe jo t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb tabanin komb\u00ebtar. Le t\u00eb marrim p.sh. nj\u00eb rast konkret:<\/p>\n<p><strong>\u201cNOVELA E LA\u00c7OS, SIPAS PIK\u00cbPAMJEVE ARMIQ\u00cbSORE T\u00cb BEQIR BALLUKUT\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb revist\u00ebn \u201cN\u00ebntori\u201d, Nr.3, 1974, \u00ebsht\u00eb botuar novela e Teodor La\u00e7os, \u201cDit\u00eb dhe net\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb novel\u00eb, autori paraqet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit ton\u00eb jugor t\u00eb pushtuar (n\u00eb koh\u00ebn e sotme), brenda tre dit\u00ebve dhe tre net\u00ebve, nga nj\u00eb divizion grek (si\u00e7 dihet nj\u00eb divizion ka 13 deri 14 mij\u00eb ushtar\u00eb, ja ku arrin absurditeti dhe fallsiteti); pa u b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb rezistenc\u00eb nga ana e forcave tona t\u00eb armatosura. Bile qysh n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs, autori paraqet se ushtria jon\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb \u00e7eta partizane dhe futet n\u00eb guvat e maleve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb novel\u00eb jan\u00eb pasqyruar pik\u00ebpamjet armiq\u00ebsore t\u00eb Beqir Ballukut, i cili mohonte luft\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb front t\u00eb organizuar. N\u00eb novel\u00eb ekspozohen dhe variantet taktike q\u00eb ne i p\u00ebrdorim n\u00eb st\u00ebrvitje, por q\u00eb i mbajm\u00eb n\u00eb\u00a0konspiracion t\u00eb plot\u00eb. Gjithashtu, kjo novel\u00eb tek ata q\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebrhap frik\u00eb dhe panik, sepse n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb pasqyruar ngjarjet dhe situatat. Propozoj q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet autorit, me cil\u00ebt specialist\u00eb ushtarak\u00eb \u00ebsht\u00eb konsultuar p\u00ebr materialet e novel\u00ebs, nd\u00ebrsa ndaj tij t\u00eb mbahet edhe q\u00ebndrim, sepse nuk e ka rastin e par\u00eb q\u00eb shkruan k\u00ebshtu.<\/p>\n<p><strong>\u201cOFICERI YN\u00cb VRAU VETEN, LEXONTE P\u00cbRKTHIME KU PROPAGANDOHEJ JETA BOSHE\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive te ne nga lexuesit, dhe sidomos nga rinia, lexohen librat artistik\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthehen nga gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Kam v\u00ebn\u00eb re se disa libra t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr seksualizmin, vetmin\u00eb, jet\u00ebn boshe, vet\u00ebvrasjet, aventura dedektive, t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore dhe imperialiste. T\u00eb tilla libra jan\u00eb: \u201cFamiljet e m\u00ebdha\u201d, \u201cVdekje n\u00eb anije\u201d, \u201cTre veta n\u00eb bark\u00eb\u201d, \u201cQeni i verdh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia p\u00ebr lexim brezit t\u00eb ri libra q\u00eb p\u00ebrshkohen nga fenomene negative t\u00eb shthurjes dhe degjenerimit; I d\u00ebmtojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb dhe n\u00eb radh\u00ebt e tyre do t\u00eb kemi t\u00eb infektuar. Fakte t\u00eb ve\u00e7anta flasin se po p\u00ebrkthehen me shumic\u00eb libra artistik\u00eb t\u00eb pakontrolluar nga p\u00ebrmbajtja dhe q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive i t\u00ebrheqin k\u00ebto libra, duke n\u00ebnvleft\u00ebsuar botimet tona origjinale. Dhe \u00e7far\u00eb ndodh m\u00eb tej, t\u00eb rinj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb imitojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre veprime t\u00eb personazheve negative libreske. K\u00ebt\u00eb do ta ilustroj vet\u00ebm me nj\u00eb shembull: megjith\u00ebse ka edhe raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb oficer i ri, i quajtur Dashamir Turhani, efektiv i reparteve tona, vrau veten, prirej p\u00ebr t\u00eb lexuar vet\u00ebm libra artistik\u00eb t\u00eb \u00ce p\u00ebrkthyera q\u00eb pasqyronin vetmin\u00eb; dhe vet\u00ebvrasjet nga q\u00eb i mungonte formimi i duhur ideologjik, q\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e par\u00eb q\u00eb u ndesh n\u00eb jet\u00ebn personale, (p\u00ebrve\u00e7 shfaqjeve t\u00eb tjera negative q\u00eb pasqyronte), u thellua n\u00eb leximin e librave q\u00eb trajtonin aktin e vet\u00ebvrasjes; nd\u00ebrsa dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vriste veten kishte marr\u00eb p\u00ebr lexim romanin \u201cPjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb vrasje\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman kish n\u00ebnvizuar paragraf\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb e shtynin drejt aktit kriminal.<\/p>\n<p>Mendoj se n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb vazhdohet t\u00eb botohen libra artistik\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera, apo origjinal\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrmbajtje revolucionare dhe q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbushura me filozofizma t\u00eb s\u00ebmura dhe t\u00eb p\u00ebrshkruara nga ide t\u00eb nd\u00ebrlikuara, si\u00e7 e preka m\u00eb lart do t\u00eb na d\u00ebmtojn\u00eb edukimin e brezit t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>\u201cJA SHKRIMTAR\u00cbT ME BIOGRAFI T\u00cb KEQE: K.PETRITI, DH.QIRJAZI, S.ANDONI, K.FUNDO, K.RISTANI, T.LA\u00c7O, R.GJOZA, GJ.ZHEJI, F.HALITI\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe q\u00eb mendoj t\u00eb ngre n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe ajo e p\u00ebrb\u00ebrjes klasore s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve. Kryesia e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve ka marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb k\u00ebt\u00eb problem dhe u \u00ebsht\u00eb hapur rruga e botimeve shum\u00eb shkrimtar\u00ebve me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb keqe biografike.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb jan\u00eb disa nga ata q\u00eb njoh un\u00eb si: Ko\u00e7i Petriti, Dhori Qirjazi, Sotir Andoni, Klito Fundo, Ko\u00e7o Ristani, Flora Mullaymeri, Teodor La\u00e7o, Roland Gjoza, Gjergj Zheji, Faslli Haliti, Niko Dako e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb sigurisht n\u00eb situata t\u00eb ndryshme, duke qen\u00eb element\u00eb t\u00eb till\u00eb, disa prej tyre kan\u00eb nxjerr\u00eb kok\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb heshtura si n\u00eb krijimet e tyre, ashtu dhe n\u00eb q\u00ebndrimet ndaj diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit\u2026<\/p>\n<p><strong>DASHNOR KALO\u00c7I<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra, si i spiunonte shkrimtari Teodor La\u00e7on dhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb te Kadri Hazbiu (Pjesa I) By\u00a0voal.ch\u00a0| October 19, 2016 Teodor La\u00e7o n\u00eb rini &nbsp; Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi festoi 80-vjetorin e tij, Teodor La\u00e7o u p\u00ebrcoll te dielen p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, duke u ndar\u00eb vet\u00ebm fizikisht nga familja, t\u00eb af\u00ebrmit, miqt\u00eb, koleg\u00ebt,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6286,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6285","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6285"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6288,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6285\/revisions\/6288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}