{"id":6243,"date":"2016-09-04T13:37:50","date_gmt":"2016-09-04T13:37:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6243"},"modified":"2016-09-04T13:37:50","modified_gmt":"2016-09-04T13:37:50","slug":"himni-i-nene-terezes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6243","title":{"rendered":"Himni i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<ol>\n<li>Shqiptar\u00ebt takohen p\u00ebrdit\u00eb me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, ashtu si t\u00eb iluminuarit e saj nga e gjith\u00eb bota. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ritual q\u00eb nuk do t\u00eb pushoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Figura t\u00eb tilla tok\u00ebsore-hyjnore i kap\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebrmasat e besimit fetar q\u00eb u p\u00ebrkasin. 4 shtatori 2016 shton nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re n\u00eb kalendarin e njer\u00ebzimit, kur Selia e Shenjt\u00eb, me shenjt\u00ebrimin e s\u00eb Lumes N\u00ebn\u00eb Terez\u00eb, konfirmon mrekullin\u00eb e ndodhur mbi nj\u00eb grua t\u00eb s\u00ebmur\u00eb indiane, sh\u00ebruar nga lutja dhe duart e bamir\u00ebses shqiptare, e para shenjtore e k\u00ebsaj komb\u00ebsie. Shenjt\u00ebrimet nuk jan\u00eb di\u00e7ka e shpesht\u00eb n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb, ato jan\u00eb ngjarje n\u00eb tok\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p><!--more--><\/p>\n<p>Dhe shqiptar\u00ebt, si t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb misionares shpirtbardh\u00eb, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb festa t\u00eb ket\u00eb shk\u00eblqimin e merituar. M\u00eb 3 shtator, n\u00eb Vatikan do t\u00eb jepet nj\u00eb koncert nga emra prestigjioz\u00eb t\u00eb artit dhe sportit shqiptar, kryesuar nga Inva Mula, me pjes\u00ebmarrjen e Ermonela Jahos, Saimir Pirgut, Shk\u00eblzen Dollit, Rita Or\u00ebs etj., por dhe t\u00eb Lorik Can\u00ebs e Majlinda Kelmendit, pa munguar asnj\u00ebher\u00eb biografi eminent i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Don Lush Gjergji, njeriu q\u00eb ka thurur si nj\u00eb g\u00ebrshet jet\u00ebveprimin e saj t\u00eb pazakont\u00eb.<\/p>\n<p>Boshti i koncertit do t\u00eb jet\u00eb Himni i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. N\u00ebn\u00eb Tereza u lind n\u00eb Shkup m\u00eb 26 gusht 1910, kur po p\u00ebrgatitej t\u00eb lindej dhe shteti shqiptar. N\u00eb shtator 1928 nis jet\u00ebn misionare n\u00eb Irland\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb pas, n\u00eb dimrin e vitit 1929, mb\u00ebrrin n\u00eb Kalkut\u00eb, p\u00ebr ta rilindur at\u00eb komunitet t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb em\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rruzullin. M\u00eb 1950 krijon \u201cMisionaret e Dashuris\u00eb\u201d. Vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, djepin e t\u00eb par\u00ebve, n\u00eb vitin 1989 dhe m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Shuhet me 5 shtator 1997. 88 vjet pas fillimit t\u00eb misionit, ngjitet p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb qiell, me shenjt\u00ebrimin k\u00ebt\u00eb fillimshtatori. N\u00ebn\u00eb Tereza qe lumturuar 13 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003. Kongregata e saj sot num\u00ebron 4000 murgesha, n\u00eb\u00a0730 sht\u00ebpi bamir\u00ebsie, n\u00eb 123 shtete t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb dhe \u201cambasadat\u201d e saj, aq sa t\u00eb nj\u00eb shteti. Mbase asnj\u00eb personazh i koh\u00ebs son\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb rrug\u00ebtoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se N\u00ebn\u00eb Tereza, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e n\u00eb t\u00eb gjitha kombet, sot dhe n\u00eb motet q\u00eb vijn\u00eb. Njer\u00ebzit nuk do t\u00eb lodhen asnj\u00ebher\u00eb duke e fytyr\u00ebzuar veten dhe kontinentet me k\u00ebt\u00eb shenjtore me fam\u00eb planetare.<\/p>\n<p>Ata nuk duan ta mitizojn\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, por ta ken\u00eb p\u00ebrpara si udh\u00ebrr\u00ebfyese n\u00eb jet\u00eb. Nj\u00eb aktore e moshuar kosovare shkruan se qysh kur ajo pati takuar murgesh\u00ebn e shquar n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitet \u201970 kishte pasur nj\u00eb tjet\u00ebr sjellje ndaj njer\u00ebzve, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj atyre n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn e saj shpirt\u00ebrore kishte l\u00ebvizur di\u00e7ka q\u00eb lidhej me dhembshurin\u00eb p\u00ebr skamnor\u00ebt, m\u00eb e pakta \u201ct\u2019iu buz\u00ebqeshja atyre, \u00e7ka ishte falas\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb dhe kumti i lutjes s\u00eb pambaruar n\u00ebn\u00ebtereziane n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mund ta duan m\u00eb shum\u00eb njeriun e margjinalizuar nga fati dhe rrethanat sociale.<\/p>\n<p>Pa N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn zor se do t\u00eb ishte themeluar doktrina europiane e mb\u00ebshtetjes s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. Ajo i dhuroi bot\u00ebs jo thjesht bamir\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb murgeshe, as vet\u00ebm sht\u00ebpit\u00eb e saj misionare gjithandej rruzullit, por filozofin\u00eb e dashuris\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara etj. Deri at\u00ebher\u00eb shtetet, qeverit\u00eb dhe shoq\u00ebria civile nuk e kishin nj\u00eb strategji dhe kuad\u00ebr ligjor efikas p\u00ebr kujdesin social, shkollor, institucional ndaj njer\u00ebzve me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Gonxhe Bojaxhi kapi momentin, krijoi \u201curdhrin\u201d global t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb dhe ia transmetoi at\u00eb njer\u00ebzimit, i cili e kuptoi se nuk duhej t\u00eb vonohej m\u00eb me k\u00ebt\u00eb strategji, q\u00eb do t\u00eb thoshte sh\u00ebrbes\u00eb e p\u00ebrvut\u00eb ndaj njeriut n\u00eb zgrip t\u00eb jet\u00ebs. Prandaj nderimi p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn nuk p\u00ebrfundon as me shenjt\u00ebrimin e saj. Ajo kreu revolucion n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shekullit XX, duke u th\u00ebn\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve, pasunar\u00ebve, udh\u00ebheq\u00ebsve, yjeve t\u00eb sken\u00ebs dhe ekranit: ndaluni dhe ktheni kryet k\u00ebndej nga periferia, ku vlon mjerimi, s\u00ebmundjet dhe leproz\u00ebt. Ajo e send\u00ebrtoi k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb iu p\u00ebrul\u00ebn asaj. N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb duke u shenjt\u00ebruar, sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb mrekulli e kryer prej saj, por ajo nd\u00ebrkoh\u00eb kreu \u201cmrekullin\u00eb\u201d e triumfit t\u00eb dashuris\u00eb mbi m\u00ebshir\u00ebn.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>N\u00ebn\u00eb Tereza tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb, pentagram, bronz. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb bota vazhdon ta ket\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr si asnj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr globale, por se ajo k\u00ebrkon ta ket\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e vet, t\u2019i ngjaj\u00eb gruas s\u00eb shenjt\u00eb me trup t\u00eb vog\u00ebl e shpirt t\u00eb madh, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshpirtshme. Kishte pasur jo pak figura humaniste rajonale, por asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb ngjitej n\u00eb p\u00ebrmasat e saj p\u00ebr nga bamir\u00ebsia e ngritur n\u00eb sistem. Prandaj sot kudo b\u00ebhet di\u00e7ka p\u00ebrnderuese p\u00ebr engj\u00eblloren q\u00eb krijoi mitin e saj n\u00eb Indin\u00eb e larg\u00ebt e gjithkund tjet\u00ebr. N\u00eb dheun e t\u00eb par\u00ebve, Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb Maqedoni. N\u00eb Itali. N\u00eb Gjermani. N\u00eb Detroit. N\u00eb Brazil. Njer\u00ebzit jan\u00eb me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb fluturim, p\u00ebrmes Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Rinasit, n\u00eb Prishtin\u00eb ku ndalen para shtatores s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin, n\u00ebp\u00ebr autostrad\u00ebn shqiptare nga Tetova n\u00eb Gostivar, n\u00eb shtetin e Maqedonis\u00eb. Qytet\u00ebrimi modern e ka \u201cshuguruar\u201d N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn me Nobelin e Paqes t\u00eb vitit 1979, duke u b\u00ebr\u00eb asokohe figura m\u00eb popullore bot\u00ebrore dhe duke u pritur me at\u00eb rast n\u00eb kancelarit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shteteve. Si\u00e7 e ka fytyr\u00ebzuar dhe n\u00eb poezi, k\u00ebng\u00eb, dokumentar\u00eb, buste.<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit ka pasur disa sheshe europiane q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb emrin. Nj\u00eb bust i bronzt\u00eb i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb qytetin Singen t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb hijeshuar t\u00eb spitalit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Nj\u00eb tjet\u00ebr bust n\u00eb qytetin i Torinos n\u00eb Itali, n\u00eb parkun me emrin \u201cN\u00ebna Tereze\u201d. Qershorin e kaluar, dy dit\u00eb para shtegtimit apostolik t\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Sarajev\u00eb, u b\u00eb p\u00ebrurimi i shtatores s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs atje, sponsorizuar nga shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Detroit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, n\u00eb Rio De Zhaneiro u p\u00ebrurua shtatorja e fundit e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ku mori pjes\u00eb dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Mbi 200 milion\u00eb katolik\u00eb m\u00ebsuan me k\u00ebt\u00eb rast se shenjtorja e fundit ishte shqiptare. Ai q\u00eb do t\u00eb jehoj\u00eb n\u00eb shqip e anglisht \u00ebsht\u00eb dhe Himni kushtuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, paraqitur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 5 shtator 2015, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Sopranoja e njohur Inva Mula, e cila interpreton k\u00ebt\u00eb himn, p\u00ebrmes nj\u00eb videoje promo, kishte ftuar gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e k\u00ebsaj feste t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb interpretuar himnin ishin bashkuar artist\u00eb t\u00eb njohur nga trevat shqiptare, si dhe kori i filarmonis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Teksti i himnit \u00ebsht\u00eb poezia \u201cLamtumir\u00eb\u201d shkruar nga vet\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza, gjat\u00eb koh\u00ebs kur largohej me anije p\u00ebr n\u00eb Kalkut\u00eb. Brenda rrob\u00ebs s\u00eb saj prej murgeshe katolike ishte poetja e shum\u00eb vargjeve, q\u00eb mbartin mesazhe universale p\u00ebr njer\u00ebzit. Kurse muzika \u00ebsht\u00eb shkruar nga nj\u00eb i af\u00ebrm i saj, Lorenc Antoni. Sipas ideuesve dhe realizuesve t\u00eb k\u00ebtij Himni, \u00e7do manifestim q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb bot\u00eb, kushtuar k\u00ebsaj figure, do t\u00eb shoq\u00ebrohet me tingujt e k\u00ebtij himni.<\/p>\n<p>E vetmja figur\u00eb bot\u00ebrore me nj\u00eb himn t\u00eb vetin. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptare, me origjin\u00eb nga Mirdita. N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb pasaporta identitare e gjakut arb\u00ebror. P\u00ebrmes saj ne jemi faqebardh\u00eb para bot\u00ebs p\u00ebr bamir\u00ebsin\u00eb, toleranc\u00ebn, paqen. K\u00ebsaj bote diverse q\u00eb, deri m\u00eb sot, nuk ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr grua si ajo n\u00eb fronin e nj\u00eb \u201cmbret\u00ebrie\u201d humanizmi ngritur mbi skamjen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Shqiptar\u00ebt takohen p\u00ebrdit\u00eb me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, ashtu si t\u00eb iluminuarit e saj nga e gjith\u00eb bota. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ritual q\u00eb nuk do t\u00eb pushoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Figura t\u00eb tilla tok\u00ebsore-hyjnore i kap\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebrmasat e besimit fetar q\u00eb u p\u00ebrkasin. 4 shtatori 2016 shton nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re n\u00eb kalendarin e njer\u00ebzimit, kur Selia e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6244,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6243","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6243"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6243\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6245,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6243\/revisions\/6245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}