{"id":6224,"date":"2016-08-08T17:27:05","date_gmt":"2016-08-08T17:27:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6224"},"modified":"2016-08-08T17:29:25","modified_gmt":"2016-08-08T17:29:25","slug":"fotografite-me-vip-at-si-kompleks-inferioriteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6224","title":{"rendered":"FOTOGRAFIT\u00cb ME VIP-AT, SI KOMPLEKS INFERIORITETI"},"content":{"rendered":"<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5906\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjetur mjeti ideal p\u00ebr vet\u00eb-t\u00eb-p\u00eblqyerit, shum\u00ebfishimi i vetvetes me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, ve\u00e7mas me an\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb. Aty njeriu i dh\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm pas vetes<!--more--> paraqitet i kuruar nga pamja, si mendimtar edhe pa qen\u00eb i till\u00eb, bile dhe si poet ani se thur bejte. Shkurt, ka mb\u00ebrritur \u201cekrani\u201d p\u00ebr t\u2019u shitur person VIP. Psikolog\u00ebt kan\u00eb terren t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb peshkuar tipa dhe karakere delirante, jo p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebshkuar ata, por p\u00ebr t\u00eb treguar se kemi krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri virtuale t\u00eb deformuar. Mbi baz\u00ebn e studimeve t\u00eb reja t\u00eb kryera nga Larry Rosen, profesor i psikologjis\u00eb n\u00eb universitetin shtet\u00ebror t\u00eb Kalifornis\u00eb, p\u00ebrdorimi tej mase i Facebook-ut mund t\u00eb forcoj\u00eb ndjenj\u00ebn e mendjemadh\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shtoj\u00eb sjelljet antisociale, t\u00eb krijoj\u00eb emocione t\u00eb forta dhe stres tek t\u00eb rinjt\u00eb. N\u00eb studimin e tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se p\u00ebrdoruesit e Facebook-ut, si f\u00ebmij\u00ebt ashtu edhe t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb jan\u00eb prekur nga s\u00ebmundje psiqike. Por ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr, q\u00eb del jasht\u00eb qasjes s\u00eb k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Ndjen k\u00ebnaqasi kur n\u00eb Facebook sheh pamje njer\u00ebzore t\u00eb hijshme, \u00e7aste familjare, k\u00ebmbime miq\u00ebsore, foto t\u00eb vjetra q\u00eb t\u00eb ngjallin kujtime, mesazhe nga t\u00eb njohurit e t\u00eb panjohurit, poezi, statuse t\u00eb q\u00eblluara etj. Fundja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpikur ky mjet komunikimi i pashoq, p\u00ebr t\u2019u par\u00eb e d\u00ebgjuar me miqt\u00eb, t\u00eb af\u00ebrmit, shok\u00ebt. Por rrjeti social nuk \u00ebsht\u00eb parti, shoqat\u00eb, media, pasi infomon thjesht\u00eb e p\u00ebr gjera t\u00eb zakonshme. Si mund t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb, kur p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd nj\u00eb status n\u00eb Facebook \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb sandui\u00e7, q\u00eb p\u00ebrgatitet n\u00eb \u00e7ast dhe konsumohet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. \u00cbsht\u00eb komunikimi m\u00eb popullor dhe nuk k\u00ebrkon ndonj\u00eb nivel t\u00eb caktuar komunikimi, as intelektual e as gjuh\u00ebsor. Do s\u2019do Facebook \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shikim sesa lexim. Megjithat\u00eb ky status popullor nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb aty t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb deliri, duke shfryt\u00ebzuar \u00e7do rast p\u00ebr t\u00eb promovuar (lexo: pompuar) veteveten, kur piktor\u00ebt e shquar i kan\u00eb aq t\u00eb pakt\u00eb autoportretet.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel e ledhaton veten, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshi dhe p\u00ebrm\u00ebs daljes n\u00eb fotografi me t\u00eb \u201cm\u00ebdhenjt\u00eb\u201d, p\u00ebrpos delirit t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb, vuan nga ndjenja e t\u00eb qenit i parealizuar n\u00eb jet\u00eb, ndaj p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb kompensoj\u00eb me forma t\u00eb tilla. At\u00eb q\u00eb i mungon te vetja shpejton ta plot\u00ebsoj\u00eb me figur\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, politikan\u00eb, artist\u00eb, sportist\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr fotot e sforcuara n\u00eb krah t\u00eb VIP-ave, ato p\u00ebr t\u2019u dukur, ku v\u00ebnia n\u00eb krah sa p\u00ebr t\u2019u fotografuar, nuk mungon as me Presidentin e Republik\u00ebs. V\u00ebshtruar n\u00eb rrafsh historik, nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu. Nuk \u201cguxonte\u201d kush t\u00eb afrohej p\u00ebr nj\u00eb fotografi me Ahmet Zogun, jo nga frika, por nga statura e lart\u00eb shtet\u00ebrore. Mbreti nuk ishte populist. Krejt ndryshe ndodhi me pasuesin e tij n\u00eb pushtet, Enver Hoxh\u00ebn, i cili u shkri gju m\u00eb gju m\u00eb popullin, k\u00ebshtu q\u00eb sot gjenden aq shum\u00eb anonim\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tij. Kishte nj\u00eb falsitet n\u00eb ato foto, sa sot nuk i ruajn\u00eb as vet\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsin komunist. P\u00ebrkundrazi nj\u00eb sportdash\u00ebs i viteve \u201960 e ruan dhe sot n\u00eb portofol foton q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb stadium me Panajot Panon. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb bot\u00ebrore, t\u00eb k\u00ebrkosh nj\u00eb autograf me nj\u00eb artist, sportist, por jo dhe me nj\u00eb shef partie, p\u00ebrpos militant\u00ebve t\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt e shohin at\u00eb dhe si pop-star. Politikan\u00ebt k\u00ebt\u00eb zakon e kan\u00eb huazuar nga bota e artit, duke e p\u00ebrvet\u00ebsuar padrejt\u00ebsisht. Nj\u00eb nga tabloidet kishte paraqitur shoq\u00ebruesin e Berish\u00ebs duke i b\u00ebr\u00eb fotografi ish-Kryeministrit me persona t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm q\u00eb i \u201czinin\u201d udh\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shkrepje bashk\u00eb me t\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fotoja e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ishte me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e Kalkut\u00ebs dhe jo me udh\u00ebheq\u00ebsit e bot\u00ebs, deri n\u00eb \u00e7astin q\u00eb ajo i nderua me \u00e7mimin \u201cNob\u00ebl\u201d, kur imazhi publik zyrtar i saj u b\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Nga mesi i janarit t\u00eb gjith\u00eb nxituan t\u00eb tregonin njohjet personale me Ish-Presidentin e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova, ku dhe kur e kishin takuar, \u00e7far\u00eb iu kishte pas th\u00ebn\u00eb e \u00e7far\u00eb i kishin pas th\u00ebn\u00eb. Me gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteteta e gjysm\u00eb shartesa. P\u00ebr t\u2019i shtuar di\u00e7ka t\u00eb lart\u00eb biografis\u00eb s\u00eb vet. Puna \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte Rugova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fotografin\u00eb e sotme t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, ve\u00e7mas asaj n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nuk po di t\u00eb urtohet n\u00eb kah\u00eb paqeje, kur ai vet\u00eb e urtoi at\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte! Kjo mbase do t\u00eb ishte \u201cfotografia\u201d q\u00eb duhej t\u2019i kishim treguar atij mbas dhjet\u00eb vitesh q\u00eb nuk rron m\u00eb, ajo e stabilitetit politik e institucional, integrimit europian dhe jo e gazit \u201clotsjell\u00ebs\u201d p\u00ebr pushtet, as nga qeveria e as nga protestuesit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u cek m\u00eb sip\u00ebr Facebook-u nuk \u00ebsht\u00eb media, nuk \u00ebsht\u00eb gazet\u00eb a televizion, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi profesionale p\u00ebr at\u00eb q\u00eb publikon, p\u00ebr nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish, po kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrdorim. Ka nga ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gazetarin, duke sjell\u00eb fotografit\u00eb e veta nga \u00e7do dalje n\u00eb terren, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebri nga inxhinier\u00ebt pyjor m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit poston n\u00eb vazhdim\u00ebsi pamje nga relievet shqiptare, nga Veriu n\u00eb Jug, me problematik\u00eb mjedisore, dhe thuajse ansj\u00ebher\u00eb nuk i shoq\u00ebron ato me foton e vet, edhe pse n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook. Kjo do t\u00eb thot\u00eb ta p\u00ebrdor\u00ebsh k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb informacionit p\u00ebr informim, sensibilizim dhe jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cpolitifoton\u201d e vetevetes. K\u00ebtu dallon nj\u00eb amator nga nj\u00eb profesionist. Nj\u00eb gazetar q\u00eb shkon p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reportazh n\u00eb Theth, Tetov\u00eb, apo Sarand\u00eb fotografon mjediset, njer\u00ebzit, ngjarjet dhe jo veten. Sipas nj\u00eb shprehje t\u00eb njohur, njer\u00ebzit t\u00eb duan p\u00ebr pun\u00ebn, jo p\u00ebr \u201csyt\u00eb e bukur\u201d. Ngasja p\u00ebr t\u2019u treguar me grada mbi spaleta, \u00e7on gjer te manipulimi i fotografis\u00eb, nga ca ushtarak\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb koh\u00ebs kur ishin hequr gradat, t\u00eb cil\u00ebt e fusin kok\u00ebn e tyre (n\u00eb fotoshop) brenda kostumit t\u00eb ndonj\u00eb koloneli a gjenerali dhe stampohen ashtu, p\u00ebr t\u2019iu l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim brezave \u201cgrad\u00ebn\u201d ushtarake q\u00eb nuk e kishte patur kurr\u00eb!?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shfytyruar jo pak dhe instagrami, \u201cmbreti\u201d i fotografis\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i fotomanis\u00eb. Aty ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb lumtur, askush nuk ka shqet\u00ebsime, se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqet\u00ebsimet p\u00ebr ta i kan\u00eb prind\u00ebrit. Ti mund t\u00eb pres\u00ebsh m\u00eb kot ndonj\u00eb fotografi t\u00eb tyre duke hyr\u00eb n\u00eb bibliotek\u00eb, duke k\u00ebrkuar n\u00ebp\u00ebr skedar\u00eb literatur\u00eb, duke lexuar n\u00eb sall\u00eb. Jo, kjo duket di\u00e7ka e kaluar. Mania p\u00ebr fotografin\u00eb ekspres ka shkuar deri aty sa nj\u00eb vajz\u00eb adoleshente nga Tirana b\u00ebn selfie me shoqen e saj, teksa nget autovetur\u00ebn, e cila nuk e di k\u00ebt\u00eb \u201cgjuh\u00eb\u201d t\u00eb re t\u00eb teknologjis\u00eb, por del nga rruga duke p\u00ebrplasur nj\u00eb t\u00eb moshuar n\u00eb trotuar. Prit kur t\u00eb shohim selfie duke u hedhur me parashut\u00eb, se fundja tashm\u00eb i gjith\u00eb kuptimi i gjes\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201caventur\u00ebn\u201d t\u00eb ndajm\u00eb me miqt\u00eb dhe t\u00eb korrim sa m\u00eb shum\u00eb p\u00eblqime prej tyre, a thua se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test inteligjence etj. E jo vet\u00ebm FB, por dhe faqet roz\u00eb t\u00eb gazetave t\u00eb ver\u00ebs jan\u00eb t\u00eb mbushura me shal\u00ebt e disa bi\u00e7im k\u00ebng\u00ebtareve, q\u00eb \u201cp\u00ebrformojn\u00eb\u201d trupin, n\u00eb vend t\u00eb talentit q\u00eb iu mungon. \u00cbsht\u00eb e padenj\u00eb q\u00eb disa media promovojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mediokritetin, duke luajtur me shijet e publikut dhe krijuar nj\u00eb audienc\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e rrjeteve sociale dhe jo vet\u00ebm, publiku ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb filt\u00ebr, ku t\u00eb mos kaloj\u00eb dhe mielli dhe krundet, m\u00eb kot nuk bu\u00e7itet p\u00ebr profesionalizmin n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr standarde t\u00eb komunkimit etj. Rrjetet sociale e demokratizojn\u00eb peizazhin njer\u00ebzor n\u00eb raport me publiken, por nuk e elitizojn\u00eb at\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr theb\u00ebsoren, racionalen, t\u00eb qen\u00ebsishmen dhe jo p\u00ebr orkestrin\u00ebn \u201ctallava\u201d t\u00eb Facebookut. \u201cE po, dhe k\u00ebtu, n\u00eb faqen ton\u00eb, nuk na lini t\u00eb qet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb personale? K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, por ndryshon puna kur ajo gj\u00ebja jote del nga vetjakja e k\u00ebrkon t\u2019iu shitet t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb spekulohet me postimet, t\u00eb b\u00ebhet plagjiatur\u00eb, k\u00ebtu nis nj\u00eb problem social. Pse ndodh q\u00eb \u00e7do prurje t\u00eb teknologjis\u00eb e shp\u00ebrdorojm\u00eb? Nuk marrim an\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebr teprimin. Teknologjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb njeriut e jo p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb hipokrit e mburraman.<\/p>\n<p>Zor ta ket\u00eb menduar 30 e ca vje\u00e7ari simpatik amerikan Mark Elliot Zuckerberg kur e shpiku Facebookun para dymb\u00ebdhjet\u00eb vitesh se shpikja e tij p\u00ebrrallore do t\u00eb p\u00ebrdorej dhe p\u00ebr mburrje provinciale. Na vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur me nj\u00eb burr\u00eb plak, i cili pasi kishte debatuar fort me disa miq t\u00eb tij n\u00eb kafe, ishte ngritur duke th\u00ebn\u00eb \u201cUa rregulloj un\u00eb qejfin atyre\u201d. Ata q\u00eb ishin af\u00ebr u shqet\u00ebsuan n\u00eb fillim, por kur ai tha se do t\u2019i \u201cgrinte\u201d p\u00ebrmes Facebookut, u qet\u00ebsuan. Polemizova fort, thoshte nj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb Facebook, pra! Dhe dini pse? P\u00ebr Heroin Komb\u00ebtar! P\u00ebrderisa Akademia e Shk\u00ebncave pleq\u00ebron, Facebook-u do ta b\u00ebj\u00eb \u201cpun\u00ebn\u201d e vet, duke dh\u00ebn\u00eb e marr\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, si t\u00eb ishin duke folur p\u00ebr gjyshin e tyre. Kjo lloj polemike vet\u00ebm sa u prish neravet atyre se nuk \u00e7on askund. Nuk \u00ebsht\u00eb se po b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb media, q\u00eb t\u00eb gjykojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe ku duhet parap\u00ebrgatitje. Polemist\u00ebt dhe \u201cgazetar\u00ebt\u201d e Facebookut kot lodhen t\u00eb dalin prej kutis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb sheshin e mejdanit\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00cbsht\u00eb gjetur mjeti ideal p\u00ebr vet\u00eb-t\u00eb-p\u00eblqyerit, shum\u00ebfishimi i vetvetes me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, ve\u00e7mas me an\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb. Aty njeriu i dh\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm pas vetes<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6225,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6224\/revisions\/6225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}