{"id":6219,"date":"2016-08-05T00:46:52","date_gmt":"2016-08-05T00:46:52","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6219"},"modified":"2016-08-05T00:48:24","modified_gmt":"2016-08-05T00:48:24","slug":"ngadhenjimi-permes-ushtrimeve-te-melankolise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6219","title":{"rendered":"Ngadh\u00ebnjimi p\u00ebrmes ushtrimeve t\u00eb melankolis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/BESNIK-MUSTAFAJ.png\" rel=\"attachment wp-att-6221\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6221\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/BESNIK-MUSTAFAJ.png\" alt=\"BESNIK MUSTAFAJ\" width=\"256\" height=\"190\" \/><\/a>Besnik Mustafaj<\/strong><\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb takim me lexues n\u00eb bibliotek\u00ebn e Beratit, Pre\u00e7 Zogaj paska th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb e\u00a0kam ves t\u00eb shkruarit poezi, \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja ime q\u00eb ka nisur qysh n\u00eb adoleshenc\u00ebn time e m\u00eb shoq\u00ebroi n\u00eb pjekuri, m\u00eb shoq\u00ebron edhe tani q\u00eb po m\u00eb vjen pragu i mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d.<!--more--> Pre\u00e7 Zogaj nuk e ka pas\u00eb dikur zakon t\u00eb fliste p\u00ebr mosh\u00ebn e vet. Pjesa fem\u00ebrore, q\u00eb thuhet se \u00e7do burr\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb ka brenda vetes, te Pre\u00e7i shfaqej si nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr t\u00eb refuzuar kalimin e koh\u00ebs. Tek \u201cUshtrimet e melankolis\u00eb\u201d, libri i tij i fundit me poezi, duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Por \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar me nder, si nj\u00eb poet i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ai tashm\u00eb e sheh veten nj\u00eb \u201cish-\u00ebnd\u00ebrrimtar, nj\u00eb ish-princ i kalt\u00ebr\u201d. Por, si\u00e7 i pohon mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Teodor Kekos, i cili nga ana e vet e ka kap\u00ebrcyer prej shum\u00eb vitesh port\u00ebn e Hadit, \u201cMe nj\u00eb mendje tjet\u00ebr mund ta rifillojm\u00eb \/ vepr\u00ebn dhe fatin ton\u00eb: jet\u00ebn\u201d. D\u00ebshmitare kam poezin\u00eb e tij se n\u00eb fakt ai e g\u00ebnjen Kekon, me shpres\u00ebn se k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb na g\u00ebnjej\u00eb edhe ne. Ai nuk duket fare i gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb mendje. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk duhet pritur prej tij nj\u00eb rifillim vepr\u00ebs dhe i fatit: jet\u00ebs. Dyshimet e tij kan\u00eb hyr\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb orbit\u00ebn e estetik\u00ebs prej nga nuk ka dalje.<br \/>\nMaeterlinck, nj\u00eb poet i madh belg, fitues i \u00c7mimit Nobel, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e Pre\u00e7it sot, kur shkruan nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb se \u201cne vlejm\u00eb aq sa vlejn\u00eb shqet\u00ebsimet dhe melankolit\u00eb tona\u201d. Nisur nga libri \u201cUshtrimet e melankolis\u00eb\u201d, peshuar me nj\u00ebsin\u00eb mat\u00ebse q\u00eb cakton Maeterlinck e q\u00eb mua m\u00eb duket e drejt\u00eb si nj\u00ebsi, Pre\u00e7 Zogaj vlen shum\u00eb. Shqet\u00ebsimet dhe melankolit\u00eb e tij p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb krijuar p\u00ebr s\u00eb pari. Sipas \u201cFjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe\u201d, ushtrim do t\u00eb thot\u00eb st\u00ebrvitje. Nd\u00ebrsa melankiolia, sipas mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, ishte nj\u00eb vrer\u00eb i zi q\u00eb e shtynte njeriun drejt trishtimit. Pre\u00e7 Zogaj ka nd\u00ebrtuar k\u00ebshtu enciklopedin\u00eb e melankolis\u00eb s\u00eb vet e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm e tij. Nj\u00eb tjet\u00ebr poet i madh, Viktor Hygo, thot\u00eb se \u201cmelankolia \u00ebsht\u00eb ngaz\u00ebllimi me qen\u00eb i trishtuar\u201d. \u201cUshtrimet e melankolis\u00eb\u201d e kan\u00eb t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb ngaz\u00ebllim. Citimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vet\u00ebm m\u00eb ndihmojn\u00eb mua p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbledhtas lexuesit se poezia e Pre\u00e7 Zogaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ka nj\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb till\u00eb mjesht\u00ebrore, q\u00eb fillon qysh me titullin. Si poet, ai \u00ebsht\u00eb ngjitur tashm\u00eb n\u00eb disa lart\u00ebsi ku t\u00eb pakt\u00ebt njer\u00ebz t\u00eb letrave jan\u00eb ngjitur, atje ku asgj\u00eb nuk mund t\u2019i fshihet m\u00eb \u201cshqis\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb t\u00eb metafor\u00ebs\u201d e ku \u201cEngj\u00eblli\u2026 ngadal\u00eb vjen njer\u00ebzimi te arti, i thot\u00eb\u201d. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsi q\u00eb nuk e shkurajon poetin.<br \/>\nBurimet e melankolis\u00eb s\u00eb Pre\u00e7 Zogajt jan\u00eb shum\u00eb serioze, sepse jan\u00eb personale, jan\u00eb t\u00eb jetuara, dometh\u00ebn\u00eb autobiografike, gj\u00eb q\u00eb iu siguron atyre paraprakisht v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb. Por ato jan\u00eb edhe po aq universale, shpreh\u00ebse e t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb thella t\u00eb nj\u00eb brezi shqiptar\u00ebsh me fatin m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, do t\u00eb thosha, nd\u00ebr brezat q\u00eb ka rritur e p\u00ebrcjell\u00eb ky vend. Pre\u00e7 Zogaj \u00ebsht\u00eb 58 vje\u00e7. Pjes\u00ebtar i nj\u00eb brezi, i cili n\u00eb vitet 1990-1991 ishte n\u00eb mosh\u00ebn e Krishtit. Nj\u00eb brez i pjekur mjaftuesh\u00ebm n\u00eb at\u00eb cak, sa t\u00eb ndahej me vet\u00ebdije me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe po ashtu mjaftuesh\u00ebm i ri p\u00ebr t\u00eb bartur mbi shpatullat e veta pik\u00ebrisht kryqin, ku mish\u00ebroheshin shpresat e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr ringjallje shpirt\u00ebore.<br \/>\nKa qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti e pashp\u00ebrblyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez, natyrsh\u00ebm e pashp\u00ebrblyer, vet\u00eb Pre\u00e7i e thot\u00eb se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore me marr\u00eb \u00e7far\u00eb meritojm\u00eb\u201d, p\u00ebrderisa profet nuk b\u00ebhesh n\u00eb vendin t\u00ebnd, gj\u00eb q\u00eb ne nuk e parandjenim \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por e zbuluam shpejt dhe e pranuam qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, kur ndjem\u00eb kryqin t\u00eb na rr\u00ebzohej mbi shpatulla. Ndaj nuk u penduam kur tan\u00ebt na gjuajt\u00ebn me gur\u00eb. Por, si\u00e7 shkruan Pre\u00e7i, \u201cdol\u00ebm nga l\u00ebkura e t\u00eb par\u00ebve zem\u00ebrak\u00eb\u201ddhe vet\u00ebm m\u00ebrm\u00ebrit\u00ebm: Fali Zot se nuk dijn\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb! Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi, pra, pse sot ne k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb \u00e7lirohemi \u201cnga lodhja e lodhjeve \/ duke duruar\u201d. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij brezi, por pa mish\u00ebrime ikonografike, Pre\u00e7i ka z\u00ebn\u00eb vend \u201cpa l\u00ebvizur prapa xhamit \/ hidh\u00ebsi kam n\u00eb goj\u00eb. N\u00eb fytyr\u00eb kam \/ nj\u00eb deformim q\u00eb s\u2019e shohin pasqyrat\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, moshatar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb vise t\u00eb tjera jan\u00eb plot p\u00ebrvoj\u00eb dhe po aq me freski p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebrcimin e madh, m\u00eb t\u00eb madhin, at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrgatitur gjat\u00eb dekadave e q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb kuptimin e thell\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. T\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb till\u00eb, k\u00ebta burra dhe gra jan\u00eb ende larg p\u00ebrballjes me simptomat e para t\u00eb melankolis\u00eb. Ata do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrohen p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb tjera sfida, shum\u00eb m\u00eb konkrete, t\u00eb planifikueshme. P\u00ebr nga bilanci i t\u00eb jetuarit, ne jemi nj\u00eb brez para, moshatar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, kemi mb\u00ebrritur atje ku, si\u00e7 edhe Pre\u00e7i e pohon: \u201cPa e kthyer kok\u00ebn \/ vazhdoj t\u00eb zbres \/ prapa diellit nga ana e per\u00ebndimit \/ gjithnj\u00eb e m\u00eb i ndri\u00e7uar\u201d. Ky krahasim midis njer\u00ebzish t\u00eb lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb ka vler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse Pre\u00e7i dhe jo ndonj\u00ebri nga ata andej mund t\u00eb thot\u00eb: \u201cFundi \u00ebsht\u00eb pafund\u00ebsisht i vog\u00ebl, \/ por un\u00eb e shoh si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr\u201d. Dhe po ashtu, ky krahasim, bashk\u00ebngjitur me ushtrimet e melankolis\u00eb, t\u00eb tilla si\u00e7 i ka paraqitur Pre\u00e7 Zogaj, ndihmon p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse brezi yn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk vuan as nga kompleksi i viktimizimit dhe as i martirizimit heroik. Por nuk jemi as shp\u00ebrfill\u00ebs, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e psikologjis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehej si topitje, bjerrje e energjive.<br \/>\nP\u00ebr Pre\u00e7 Zogajn, pra, \u201ckoha ishte, \u00ebsht\u00eb e do t\u00eb jet\u00eb tirania ime, \/as m\u00eb l\u00ebshon \/ as m\u00eb d\u00ebnon\u201d. Ai ka nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb prej poeti p\u00ebr koh\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt e pangjashme me vet\u00ebdijen e filozofit. Ndryshe nga filozofi, q\u00eb e percepton dhe e analizon koh\u00ebn duke e shk\u00ebputur at\u00eb nga subjektiviteti i vet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Pre\u00e7 Zogaj e jeton plot\u00ebsisht koh\u00ebn, por pa u pajtuar me t\u00eb, ka me t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia vet\u00ebm me \u201carmikun \/ q\u00eb s\u2019m\u00eb njeh p\u00ebr armik\u201d. Dhe t\u00eb till\u00eb e shpreh. Ai nuk rreket t\u00eb na \u00e7udis\u00eb duke shkallmuar ekzistenc\u00ebn objektive t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb tri dimensionet e veta: e shkuar, e tashme, e ardhme. Do t\u00eb ishte nj\u00eb kaos q\u00eb nuk i p\u00ebrshtatet poetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Pre\u00e7 Zogaj, nj\u00eb poet q\u00eb ndjehet i huaj aty ku \u201csundon moskombinimi i zhurmave\u201d. Pushtetin e vet prej poeti mbi koh\u00ebn ai e shfaq n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e paq\u00ebndrueshme q\u00eb i jep rrjedh\u00ebs s\u00eb saj: \u201cKarshi, krejt p\u00ebrkarshi vije dje dhe nes\u00ebr\u201d.<br \/>\nPo e sotmja, e tashmja kur \u00ebsht\u00eb? E sotmja nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb sidomos n\u00eb ushtrimet e melankolis\u00eb t\u00eb Pre\u00e7 Zogaj. Ndryshe nuk do t\u00eb p\u00ebrligjej qasja aq pa ndroje ndaj vet\u00eb melankolis\u00eb, do t\u00eb mungonte hap\u00ebsira e domosdoshme, ku t\u00eb shp\u00ebrfaqej trishtimi i saj. \u201cAsgj\u00eb e re dhe koha futet \/ mu si pluhuri, mu si vrugu \/ n\u00ebp\u00ebr fytyra, n\u00ebp\u00ebr fjal\u00eb, n\u00ebp\u00ebr shikime shum\u00eb shqiptare\u201d. Doni m\u00eb p\u00ebr t\u00eb sotmen, e cila \u00ebsht\u00eb \u201cmomenti i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d? Po nga vjen kjo e sotme? \u201cNuk ka koh\u00eb n\u00eb t\u00eb ikurit prapa t\u00eb mendimeve\u201d. Me \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se me an\u00eb t\u00eb mendimit mund t\u00eb provohet p\u00ebr njeriun, si krijesa e vetme tok\u00ebsore me arsye, ekzistenca e t\u00eb shkuar\u00ebs? \u201cTani q\u00eb s\u2019t\u00eb kam jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb i shkuar\u201d, p\u00ebrgjigjet poeti. Pre\u00e7 Zogaj, si t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt e thell\u00eb, ka hermetizimin e tij, i cili \u00ebsht\u00eb i vetvetish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb stil, \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb. Si t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt e p\u00ebrmasave t\u00eb tij, ai gjithashtu i jep lexuesit hermeneutik\u00ebn. Sepse hermetizmi p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbyllje, nuk \u00ebsht\u00eb as teknik\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur lexuesit. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb gjendje n\u00eb l\u00ebvizje e melankolikut. Dhe si gjendje, ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb poezi t\u00eb tjera, t\u00eb derdhura n\u00eb dit\u00eb apo muaj t\u00eb tjer\u00eb, duke mbartur p\u00ebrndritje t\u00eb tjera ashtu si uji i lumit gjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb tij. \u201cE kam provuar dikur, kur dashuria \/ e pat shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb koh\u00ebn time n\u00eb drit\u00eb, \/ q\u00eb at\u00ebher\u00eb e kam nj\u00eb ide si mund t\u00eb flasim \/ si per\u00ebndi me per\u00ebndit\u00eb\u201d. Ja, pra, \u00e7far\u00eb ka parasysh poeti kur pohon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i shkuar tani q\u00eb e ka humbur dashurin\u00eb. Solla vet\u00ebm nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb treguar si Pre\u00e7 Zogaj e zot\u00ebron artin e poezis\u00eb n\u00eb shkall\u00eb sip\u00ebrore. Duke na dh\u00ebn\u00eb edhe hermetizimin e tij, edhe hermeneutik\u00ebn, ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb na jep veten e tij t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Sepse ai na siguron se edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb, pa surpriza t\u00eb shtirura apo artificiale. \u201cJam nj\u00eb prej miliona njer\u00ebzve p\u00ebrball\u00eb koh\u00ebs, \/ q\u00eb mban me kujdes, por pa frik\u00eb r\u00ebnien e tij \/ duke jetuar me pak kureshtje \/ fikjen e yllit q\u00eb iu dha si gjith\u00eb t\u00eb lindurve\u201d.<br \/>\nGjat\u00eb ushtrimeve t\u00eb tij t\u00eb melankolis\u00eb e q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat p\u00ebr zemr\u00ebn e nj\u00eb burri, Pre\u00e7 Zogaj shfaqet i qet\u00eb, pa frik\u00ebra, pa ankthe, pa inate, pa d\u00ebshp\u00ebrim, madje edhe pa ankesa. Ai e zot\u00ebron deri n\u00eb \u00e7menduri pafuqin\u00eb e pashmangshme t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb melankolis\u00eb. \u201cZot, t\u00eb lutem \/ t\u00eb lutem m\u00eb merr \/ dit\u00ebn e parafundit!\u201d Vet\u00ebm dit\u00ebn e fundit nuk do ai q\u00eb ta jetoj\u00eb. Sepse e njeh veten, e di se do t\u00eb lig\u00ebshtohej gjat\u00eb ndarjes. N\u00eb pritje t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb parafundit, ai \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb mrekullira pik\u00ebrisht me pafuqin\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar koh\u00ebn n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer misterin e vdekjes e sidomos t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrsosjes s\u00eb gjuh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ende shum\u00eb larg dita e parafundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besnik Mustafaj Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb takim me lexues n\u00eb bibliotek\u00ebn e Beratit, Pre\u00e7 Zogaj paska th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb e\u00a0kam ves t\u00eb shkruarit poezi, \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja ime q\u00eb ka nisur qysh n\u00eb adoleshenc\u00ebn time e m\u00eb shoq\u00ebroi n\u00eb pjekuri, m\u00eb shoq\u00ebron edhe tani q\u00eb po m\u00eb vjen pragu i mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6220,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6222,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6219\/revisions\/6222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}