{"id":6202,"date":"2016-07-17T19:12:02","date_gmt":"2016-07-17T19:12:02","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6202"},"modified":"2016-07-17T19:12:02","modified_gmt":"2016-07-17T19:12:02","slug":"washington-times-erdogan-e-sajoi-vete-pucin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6202","title":{"rendered":"Washington Times: Erdogan e sajoi vet\u00eb pu\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p>July 16, 2016<\/p>\n<p><strong>Washington Times, m\u00eb 7 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, kishte publikuar nj\u00eb shkrim n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pu\u00e7i ushtarak n\u00eb Turqi, por q\u00eb paralajm\u00ebronte se nj\u00eb pu\u00e7 i till\u00eb do t\u00eb organizohej nga vet presidenti Erdogan p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb pushtet si dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll disident\u00ebt.<\/strong><!--more--><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju sjellim artikullin e p\u00ebrkthyer:<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/erdogan.png\" rel=\"attachment wp-att-6203\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6203\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/erdogan.png\" alt=\"erdogan\" width=\"247\" height=\"164\" \/><\/a>Erdogani i Turqis\u00eb shfryt\u00ebzon z\u00ebrat e pu\u00e7it ushtarak p\u00ebr t\u00eb rritur pushtetin, p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll disident\u00ebt<\/p>\n<p>Lider\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebrball rritjes s\u00eb spekulimeve brenda n\u00eb vend dhe jasht\u00eb tij, nd\u00ebrmor\u00ebn jav\u00ebn e kaluar hapin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mohuar planet p\u00ebr nj\u00eb grusht shtet. Por me trazirat e brendshme, me k\u00ebrc\u00ebnimin n\u00eb rritje nga terrorizmi, kaosin n\u00eb rajon dhe historin\u00eb e intervenimeve ushtarake n\u00eb Ankara, mohimet nuk i kan\u00eb heshtur z\u00ebrat n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Gjeneral\u00ebt turq kan\u00eb intervenuar n\u00eb proceset politike gjasht\u00eb her\u00eb q\u00eb nga viti 1960 si reagim ndaj tensioneve politike dhe t\u00eb siguris\u00eb, dhe intervenimi i fundit ka ndodhur m\u00eb 1997.<\/p>\n<p>Por disa e shohin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i p\u00ebrdorur madje edhe thashethemet p\u00ebr pushtim t\u00eb ushtris\u00eb si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin e tij vazhdimisht n\u00eb rritje dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll disident\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Partia p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb \u201clojtar i trajnuar mir\u00eb i arteve marciale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Aykan Erdemir, ish-an\u00ebtar opozitar i parlamentit n\u00eb Turqi q\u00eb tani sh\u00ebrben si drejtues i lart\u00eb n\u00eb Fondacionin p\u00ebr Mbrojtje t\u00eb Demokracis\u00eb n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer sfidat n\u00eb avantazh, dhe tani q\u00eb thashethemet kan\u00eb nisur t\u00eb shp\u00ebrfaqen, ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ajo\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Erdemir n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Washington Times. \u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se mediat e kontrolluar nga AKP, pro-qeveritare n\u00eb Turqi i kan\u00eb kushtuar koh\u00eb dhe energji t\u00eb konsiderueshme publikimit t\u00eb k\u00ebtyre thashethemeve p\u00ebr grusht shtet \u2013 pik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se ata e din\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb deficitin e legjitimitetit t\u00eb AKP-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa AKP, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me kritika n\u00eb rritje, \u201cn\u00ebse ju jepet zgjedhja mes nj\u00eb qeverie ushtarake dhe AKP-s\u00eb, [votuesit] do t\u00eb rreshtohen kah qeveria e zgjedhur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb AKP\u201d, thekson Erdemir.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pozita e AKP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb mesin e t\u00eb rinjve n\u00eb Turqi, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se Erdogani mezi i fitoi zgjedhjet e vjesht\u00ebs duke shfryt\u00ebzuar agjent\u00ebt e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur mediat dhe bizneset opozitare. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, presidenti \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr bllokim t\u00eb Facebookut, YouTubeit dhe mediave tjera sociale.<\/p>\n<p>Edhe mediat n\u00eb Rusi kan\u00eb transmetuar thashethemet e nj\u00eb pu\u00e7i.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Mosk\u00ebs me Ankaran\u00eb u prish\u00ebn pasi forcat turke rr\u00ebzuan nj\u00eb aeroplan luftarak rus n\u00ebntorin e vitit t\u00eb kaluar af\u00ebr kufirit me Sirin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb publikuar muajin e kaluar n\u00eb ueb-faqen e lajmeve t\u00eb kontrolluar nga Kremlini, \u201cSputnik International\u201d, thoshte se ushtria turke po \u201ce nd\u00ebrton gradualisht ndikimin e saj politik, q\u00eb si pasoj\u00eb shtron rrug\u00ebn e nj\u00eb pu\u00e7i ushtarak\u201d.<\/p>\n<p>Tensionet politike qartazi po nd\u00ebrtohen n\u00eb Turqi, e cila \u00ebsht\u00eb prekur nga lufta civile n\u00eb Sirin\u00eb fqinje, duke ngritur p\u00ebrleshje me grupet separatiste kurde, me ekonomin\u00eb e dob\u00ebt dhe me tregun n\u00eb kolapsim turistik. Shpresat e para vet\u00ebm nj\u00eb dekade se Turqia mund t\u00eb shp\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb model rajonal p\u00ebr nj\u00eb shtet prosperues e demokratik me shumic\u00eb myslimane jan\u00eb n\u00eb zhdukje e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Por bisedat p\u00ebr nj\u00eb pu\u00e7 mor\u00ebn nj\u00eb shtytje t\u00eb madhe nga nj\u00eb burim i papritur \u2013 nj\u00eb blog i postuar n\u00eb ueb-faqen e Institutit konservator Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve (AEI) me baz\u00eb n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Michael Rubin, nj\u00eb ish-zyrtar i Pentagonit dhe analist i mbrojtjes dhe siguris\u00eb n\u00eb AEI, thoshte se taktikat autoritare t\u00eb Erdoganit \u201cduke burgosur kund\u00ebrshtar\u00ebt, duke marr\u00eb n\u00ebn kontroll mediat e majta e t\u00eb djathta, dhe duke nd\u00ebrtuar pallate n\u00eb shkall\u00ebn e nj\u00eb sulltani t\u00eb \u00e7mendur apo t\u00eb nj\u00eb kalifi aspirues\u201d kan\u00eb \u201cdal\u00eb jasht\u00eb kontrollit\u201d, raporton\u00a0\u00a0Koha.net.<\/p>\n<p>N\u00ebse zyrtar\u00ebt ushtarak\u00eb turq do t\u00eb reagonin me pu\u00e7, Rubin shkruante, askush nuk do t\u2019i ndalonte ata dhe Washingtoni do t\u00eb pajtohej me t\u00eb \u2013 si\u00e7 ndodhi me administrat\u00ebn Obama n\u00eb rastin e Egjiptit kur pranoi qeverin\u00eb e V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Myslimane n\u00eb Kajro tre vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rubin tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se ai nuk pret q\u00eb pu\u00e7i mund t\u00eb ndodh\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo thosha se n\u00ebse ushtria turke do t\u00eb vepronte, SHBA-t\u00eb do ta p\u00ebrkrahnin \u2013 se Erdogani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb person i paq\u00ebndruesh\u00ebm, se Washingtoni nuk do t\u00eb ngrinte nj\u00eb gisht p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebse dikush do t\u00eb vendoste ta rr\u00ebzonte at\u00eb nga pushteti n\u00eb stilin e Egjiptit\u201d.<\/p>\n<p>Fakti se \u201c\u00e7do gazet\u00eb turke e madje edhe Stafi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura Turke u ndjen\u00eb t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb komentuar\u201d n\u00eb blogun e postuar, do t\u00eb thot\u00eb se \u201cme siguri ua ka prekur nervat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rubin.<\/p>\n<p>Mohimi publik<\/p>\n<p>Presioni u rrit kur ushtria turke, e njohur me shkurtes\u00ebn TSK, u ndje e detyruar t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb mohim publik.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pakonceptueshme t\u00eb mendohet se TSK do t\u00eb toleronte ndonj\u00eb fenomen apo veprim ilegal q\u00eb do t\u00eb dilte nga zinxhiri komandues\u201d ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb 31 mars Stafi Komandues n\u00eb ueb-faqen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKemi nisur veprime ligjore kund\u00ebr atyre q\u00eb p\u00ebrhapin lajme dhe komente t\u00eb tilla, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb absolutisht asnj\u00eb baz\u00eb ligjore a logjike dhe bien n\u00eb kund\u00ebrshtim etik\u00ebn mediale\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri turk [i asaj kohe] Ahmet Davutoglu tha gjat\u00eb vikendit se ai personalisht i kishte dh\u00ebn\u00eb miratimin deklarat\u00ebs s\u00eb Stafit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb mohonte pu\u00e7in, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cTurqia e vjet\u00ebr\u201d e intervenimeve ushtarake \u00ebsht\u00eb \u201ce larg\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Por Rubin thot\u00eb se plani ishte hartuar p\u00ebr t\u00eb ngjallur frik\u00ebn e nj\u00eb pu\u00e7i, edhe pse oficer\u00ebt e lart\u00eb dhe shum\u00eb oficer\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e kan\u00eb njohur Erdoganin vet\u00ebm si komandant t\u00eb tyrin civil nd\u00ebrsa AKP-n\u00eb si parti n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Brenga e presidentit turk, thot\u00eb Rubin, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte me kolonel\u00ebt dhe gjeneral\u00ebt brigadier\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr tij dhe q\u00eb bisedojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete me forca jasht\u00eb Turqis\u00eb q\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim turk, q\u00eb ka nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kontakteve politike n\u00eb Ankara, i ka th\u00ebn\u00eb Washington Times-it n\u00eb kushte anonimiteti k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se \u201cnuk ka as edhe nj\u00eb person n\u00eb ushtrin\u00eb turke n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb do t\u00eb niste nj\u00eb grusht shteti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAKP-ja e ka qet\u00ebsuar ushtrin\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ata kan\u00eb vrar\u00eb apo arrestuar t\u00eb gjith\u00eb gjeneral\u00ebt e rreziksh\u00ebm n\u00eb mesin e viteve t\u00eb 2000-ta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb burimi, q\u00eb theksonte se \u201cm\u00ebnyra e vetme p\u00ebr nj\u00eb pu\u00e7 ushtarak do t\u00eb ndodhte vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb kishte p\u00ebrkrahjen e qart\u00eb nga SHBA-t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Washingtoni \u201casnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb pranonte publikisht p\u00ebrkrahjen p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse pu\u00e7i do t\u00eb dilte i suksessh\u00ebm\u201d, thot\u00eb burimi. \u201cDua t\u00eb them se SHBA-t\u00eb me siguri se nuk do t\u00eb l\u00ebviznin gishtin p\u00ebr ta rikthyer Erdoganin n\u00eb pushtet n\u00ebse pu\u00e7i do t\u00eb ndodhte papritmas, por \u00ebsht\u00eb fantazi t\u00eb mendosh se SHBA-t\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkrahnin nj\u00eb pu\u00e7 nga fillimi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb analist\u00eb thon\u00eb se e t\u00ebr\u00eb ideja e pu\u00e7it \u00ebsht\u00eb mizore.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka absolutisht asnj\u00eb shans p\u00ebr nj\u00eb pu\u00e7 ushtarak\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Erdemir.<\/p>\n<p>\u201cTurqia e ka mbyllur kapitullin e pu\u00e7eve ushtarake dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i nevojitet Turqis\u00eb momentalisht\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Cenk Sidar, an\u00ebtar opozitar i parlamentit turk q\u00eb drejton firm\u00ebn me baz\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr hulumtime dhe k\u00ebshillime strategjike \u201cSidar Global Advisors\u201d.<\/p>\n<p>Sidar thot\u00eb se autoritarizmi n\u00eb rritje i Erdoganit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb turq t\u00eb ndjehen se jan\u00eb \u201cduke jetuar n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb nj\u00eb pu\u00e7i civil\u201d, pot ka th\u00ebn\u00eb se \u201cm\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qeverin\u00eb aktuale do t\u00eb ishte duke i fituar zgjedhjet \u2013 p\u00ebrmes kutive t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Por Rubin, q\u00eb s\u00ebrish p\u00ebrmend precedanin Erdogan, thot\u00eb se votuesit turq nuk do ta tradhtonin Erdoganin.<\/p>\n<p>\u201cPopulli egjiptian d\u00ebshironin t\u00eb mbronin t\u00eb drejtat e tyre, por turqit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sikurse ato bretkosat proverbiale n\u00eb uj\u00eb q\u00eb valon ngadal\u00eb, ku nuk pranonin t\u00eb bashk\u00ebpunonin derisa u b\u00eb tep\u00ebr von\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>July 16, 2016 Washington Times, m\u00eb 7 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, kishte publikuar nj\u00eb shkrim n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pu\u00e7i ushtarak n\u00eb Turqi, por q\u00eb paralajm\u00ebronte se nj\u00eb pu\u00e7 i till\u00eb do t\u00eb organizohej nga vet presidenti Erdogan p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb pushtet si dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll disident\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6203,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6202"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6204,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6202\/revisions\/6204"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}