{"id":6200,"date":"2016-07-15T17:51:03","date_gmt":"2016-07-15T17:51:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6200"},"modified":"2016-07-15T17:51:03","modified_gmt":"2016-07-15T17:51:03","slug":"njollat-tregim-nga-istref-haxhillari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6200","title":{"rendered":"Njollat ( Tregim nga Istref Haxhillari )"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/istref-haxhillari.png\" rel=\"attachment wp-att-5731\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5731\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/istref-haxhillari.png\" alt=\"istref haxhillari\" width=\"252\" height=\"183\" \/><\/a>Istref\u00a0 Haxhillari<\/strong><\/p>\n<p>Ajo i thoshte shpesh:<\/p>\n<p>&#8211; Me burrin, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, me ty tremb\u00ebdhjet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e d\u00ebgjonte dhe s\u2019b\u00ebzante.<\/p>\n<p>Aksidenti vinte her\u00eb i trishtuar me lot e keqardhje, her\u00eb i ftoht\u00eb e i larg\u00ebt si di\u00e7ka q\u00eb i pati ndodhur dikujt tjet\u00ebr. Plarenti kishte krijuar s\u00eb fundi nj\u00eb p\u00ebrfytyrim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb ngjarjes s\u00eb trishtuar&#8230;<!--more--><\/p>\n<p>I shoqi u kthye n\u00eb agim, i lodhur, i zverdhur. Rubina e gdhiu, duke v\u00ebshtruar rrug\u00ebn nga do t\u00eb vinte. Nj\u00eb shi i shtruar, agresiv godiste pa reshtur xhamat e dritareve, ia turbullonte pamjen.<\/p>\n<p>&#8211; Pat\u00ebm shum\u00eb ngarkes\u00eb, &#8211; justifikoi vones\u00ebn, &#8211; m\u00eb b\u00ebj gati dushin.<\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb telefonoje, &#8211; i tha ajo, &#8211; mbeta t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn duke soditur shiun.<\/p>\n<p>&#8211; Sa b\u00ebhesha gati t\u00eb merrja, shpifej di\u00e7ka urgjente, m\u00eb pengonte.<\/p>\n<p>Gruaja e re u mbush me frym\u00eb, m\u00ebria u davarit aty p\u00ebr aty.<\/p>\n<p><em>\u2018Dhe ti, &#8211; i tha vetes, &#8211; mendja vet\u00ebm p\u00ebr keq t\u00eb shkon\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Burri u shtendos, lejoi nj\u00eb hije t\u00eb vog\u00ebl buz\u00ebqeshjeje t\u2019i endej sip\u00ebr buz\u00ebve, po kjo nuk ia ndryshoi pamjen, fytyra pa shprehje si fund pellgu i thar\u00eb, e kishte humbur prej koh\u00ebsh gazmendin. Der\u00ebn e banj\u00ebs e hapi me k\u00ebmish\u00ebn krah\u00ebve, pa kthyer kok\u00ebn pas. Rubi regjistroi me sakt\u00ebsi t\u00eb gjitha veprimet, l\u00ebvizjet e kujdesshme, si t\u00eb fshihte di\u00e7ka t\u00eb turpshme, v\u00ebshtrimin e trembur prej fajtori, buz\u00ebqeshjen false dhe u p\u00ebrnarit.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka u rikthye m\u00eb e pagabueshme se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Thoshin se shkonte me nusen e v\u00ebllait. Nuk i besohej, e pamundur t\u00eb mb\u00ebrrinte deri aty, po komshinjt\u00eb s\u2019linin rast pa hedhur romuze. Sa e shihnin t\u00eb afrohej n\u00eb oborr, i thoshin si pa t\u00eb keq:<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb vjen burri, Rubi.<\/p>\n<p>Nuk e dinte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ishte e turbullt, po s\u2019i ndahej dyshimi se di\u00e7ka anormale, shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb nga sa dukej, ndodhte larg syve t\u00eb saj. Jeta e kishte m\u00ebsuar se njeriu q\u00eb kridhet n\u00eb pun\u00eb p\u00ebrtej cakut t\u00eb zakonsh\u00ebm, p\u00ebrpiqet t\u2019i shkas\u00eb do far\u00eb brenge, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur mendjen. T\u00eb qe tjet\u00ebr, gjysma e s\u00eb keqes, po kunata! Skenat e p\u00ebrfytyrimit parakalonin me shpejt\u00ebsi, pa arritur t\u00eb fiksoheshin. Dyshimet i dhan\u00eb dhimbje t\u00eb thek\u00ebt koke si paralajm\u00ebrim dhe ndenji n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pas der\u00ebs s\u00eb mbyllur, derisa zhurma e currilave t\u00eb ujit u nd\u00ebrpre.<\/p>\n<p>Ai doli i shkujdesur, duke fishk\u00ebllyer nj\u00eb melodi t\u00eb njohur. Pa t\u00eb shoqen aty ku e kishte l\u00ebn\u00eb dhe u vrenjt, nd\u00ebrpreu fishk\u00ebllim\u00ebn, u kthye nxitimthi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po nuk ia doli, d\u00ebmi u b\u00eb: mbi gjoks i feksi nj\u00eb njoll\u00eb e madhe si hart\u00eb e vizatuar pa kujdes me boj\u00ebra t\u00eb zeza e t\u00eb kuqe. Zgjatimi si pik\u00eb loti zbriste gjer posht\u00eb n\u00ebn sis\u00ebn e djatht\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ehrja e fytyr\u00ebs i nd\u00ebrroi, po s\u2019e dha veten.<\/p>\n<p>&#8211; Nxitoj, &#8211; i tha duke e puthur leht\u00eb n\u00eb faqe, pa guxuar ta v\u00ebshtronte drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>Nuk ishte prekja intime e t\u00eb dashurit, as p\u00ebrk\u00ebdhelja rutin\u00eb e burrit. Syt\u00eb dredharak\u00eb e pat\u00ebn t\u00eb pamundur t\u00eb fshiheshin.<\/p>\n<p>Rubina u ndje e posht\u00ebruar si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, i erdhi t\u00eb b\u00ebrtiste, ta \u00e7irrte, t\u2019ia p\u00ebrplaste n\u00eb sy. Nuk b\u00ebri asnj\u00ebr\u00ebn.<\/p>\n<p>As kur e puthi n\u00eb faqe.<\/p>\n<p>U dha m\u00ebngjes f\u00ebmij\u00ebve, i mori p\u00ebr dore, e la djalin n\u00eb kopsht, vajz\u00ebn te dera e shkoll\u00ebs, i ndoqi me sy, derisa hyn\u00eb secili n\u00eb klas\u00ebn e vet dhe u nis n\u00eb pun\u00eb. Rrug\u00ebn p\u00ebr te kopshti num\u00ebr\u00a0 pes\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qytetit e p\u00ebrshkoi me nxitim, duke iu shmangur t\u00eb njohurve, si t\u00eb kishte frik\u00eb mos i zbulonin sekretin. Hyri n\u00eb hullin\u00eb e rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, pa mundur t\u00eb rifitonte qet\u00ebsin\u00eb e zakonshme. Q\u00eb nga m\u00ebngjesi ora i ngeli n\u00eb nj\u00eb vend, mendime t\u00eb hidhura i trokisnin n\u00eb kok\u00eb si ogur i keq.<\/p>\n<p><em>\u2018Atje ka qen\u00eb, ku tjet\u00ebr? Pse dreqin u ngat\u00ebrrua me kunat\u00ebn? P\u00ebrse zgjodhi at\u00eb, nuk kishte t\u00eb tjera? Se mos qe e bukura e dheut! Sa turp!\u2019<\/em><\/p>\n<p>E kishte dashur, sigurisht, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb harronte. \u00cbndrrat e adoleshentes t\u00eb paformuar si fem\u00ebr, fluturuan te ai burr\u00eb. Priste me padurim mbr\u00ebmjen t\u00eb p\u00ebrvidhej nga sht\u00ebpia, ta adhuronte larg syve t\u00eb bot\u00ebs. Rrethinat buz\u00eb lumit u b\u00ebn\u00eb streha e lumturis\u00eb; aty humbi virgj\u00ebrin\u00eb, njohu k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e seksit, \u00ebnd\u00ebrroi t\u00eb ardhmen. Priti tre vjet e gjysm\u00eb t\u00eb gjente paqen e martes\u00ebs si ajo e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>E kot\u00eb, jeta paskej qen\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, ndryshe nga sa e p\u00ebrfytyroi at\u00ebher\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Pasi mbaroi pushimi i madh dhe t\u00eb vegjlit rifilluan m\u00ebsim, te dera e kopshtit u dha i v\u00ebllai. Hera e par\u00eb q\u00eb vinte aty, u habit, pandehma t\u00eb turbullta ia err\u00ebsuan vet\u00ebdijen.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb Rubi? &#8211; e d\u00ebgjoi t\u00eb pyeste roj\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po, &#8211; u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>&#8211; Thuaj t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Zbriti shkall\u00ebt buzagaz, si\u00e7 b\u00ebnte sa her\u00eb haste v\u00ebllain e vet\u00ebm. E shkath\u00ebt, e im\u00ebt, me flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, gjinj t\u00eb m\u00ebdhenj, linja t\u00eb pa cenuara nga dy lindje radhazi, p\u00ebrpar\u00ebsja e thjesht\u00eb e punonj\u00ebses sociale merrte vlera estetike n\u00eb trupin e pak\u00ebt e t\u00eb rregullt. Hynte n\u00eb s\u00ebr\u00ebn e femrave q\u00eb din\u00eb ta mbajn\u00eb veten dhe u p\u00ebrshtaten situatave, po kur u gjend pran\u00eb tij, iu pren\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Nj\u00eb \u00e7ehre e zbeht\u00eb vdekjeje i zaptonte t\u00eb gjitha tiparet, fytyra i ngjante arm\u00ebs t\u00eb zbrazur para kohe q\u00eb pret t\u00eb mbushet p\u00ebr qitjen e radh\u00ebs. Rrall\u00eb e pati kapur n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme.<\/p>\n<p><em>\u2018 Plasi, &#8211; mendoi, &#8211; e paska marr\u00eb vesh\u2019, <\/em>&#8211; kishte mb\u00ebrritur ajo q\u00eb i trembej: e papritura dhe e pritura.<\/p>\n<p>Priti q\u00eb i v\u00ebllai me at\u00eb karakterin e rr\u00ebmbyer dhe temperament t\u00eb dhunsh\u00ebm, t\u00eb shp\u00ebrthente. Fundja kishte t\u00eb drejt\u00eb, e shoqja shkonte me burrin e saj, s\u2019b\u00ebhej m\u00eb keq. Nuk e deshi at\u00eb martes\u00eb, u p\u00ebrpoq ta ndalonte, madje t\u00eb gjith\u00eb i dol\u00ebn kund\u00ebr, por ajo s\u2019u tund, dashuria n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenteve nuk njeh kufi, \u00e7do logjik\u00eb b\u00ebhet e pavlefshme.<\/p>\n<p>U b\u00eb gati t\u00eb d\u00ebgjonte m\u00eb t\u00eb keqen, por ai vazhdoi t\u00eb heshtte si t\u2019i kishte ikur goja. Di\u00e7ka nuk funksiononte, a thua fatkeq\u00ebsia i kishte bllokuar receptor\u00ebt e inatit. Sekonda t\u00eb t\u00ebra v\u00ebshtruan nj\u00ebri-tjetrin, derisa artikuloi tri fjal\u00eb fatale me syt\u00eb n\u00eb askund.<\/p>\n<p>&#8211; Ka b\u00ebr\u00eb aksident.<\/p>\n<p>Rubi shtangu, fytyra i ndryshoi.<\/p>\n<p>&#8211; Kush? &#8211; z\u00ebri ting\u00eblloi i \u00e7jerr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Yt shoq.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parandjenj\u00eb e hidhur zuri ta shponte si gjilp\u00ebr\u00eb e helmatisur, harroi gjith\u00e7ka nuk shkonte si duhej mes tyre, syt\u00eb pis t\u00eb zinj ia mbuluan lot\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Shp\u00ebtoi? &#8211; e pyeti me nj\u00eb fill shprese q\u00eb u fashit menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ishte me shpejt\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<p>Rubina kujtonte n\u00ebp\u00ebr mjegull trupin e cop\u00ebtuar, syt\u00eb e ftoht\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb mbyllur si dy prerje horizontale, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ul\u00ebrinin, njer\u00ebzit q\u00eb e ngush\u00ebllonin. N\u00eb kufom\u00ebn e cop\u00ebtuar prej p\u00ebrplasjes fatale, njolla kobzez\u00eb me pik\u00ebn e lotit p\u00ebrfund nuk kishte p\u00ebsuar gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe as kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re&#8230;<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka u vesh me ngjyr\u00ebn e zez\u00eb, fundi, bluza, rripi i mesit, k\u00ebpuc\u00ebt. Edhe \u00e7orapet t\u00eb zeza, \u00e7do dit\u00eb e saj u bojatis me t\u00eb zez\u00eb. Brenda jav\u00ebs nj\u00eb nishan f\u00ebmij\u00ebrie, i fjetur vite me radh\u00eb prapa veshit t\u00eb majt\u00eb, u kthye n\u00eb gj\u00ebnd\u00ebr t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb frikshme. N\u00eb fytyr\u00eb, qaf\u00eb, p\u00ebrreth buz\u00ebve u shfaq\u00ebn rrudha t\u00eb im\u00ebta si vija hartash t\u00eb fotografuara nga ajri. Rubi i kap\u00ebrdinte me indiferenc\u00eb t\u00eb gjitha, sikur gjurm\u00ebt e rr\u00ebnimit t\u00eb mos ndodhnin n\u00eb trupin e saj, po gjetk\u00eb, shum\u00eb larg prej aty.<\/p>\n<p>Iu n\u00ebnshtrua gjendjes s\u00eb re sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet. Kudo ndodhej kujdesej ta b\u00ebnte sa m\u00eb pak t\u00eb dukshme pranin\u00eb, hante pak, ngrihej her\u00ebt, punonte m\u00eb shum\u00eb. Edhe t\u00eb zgjuarit nga gjumi u b\u00eb i dhimbsh\u00ebm, ideja se niste nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb re fillikat i jepte dhimbje n\u00eb kraharor.<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vjet dhe vejush\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk qe e v\u00ebshtir\u00eb ta shtije n\u00eb dor\u00eb: kur nj\u00eb grua e ve e sheh veten t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga festa e jet\u00ebs, \u00e7do gj\u00eb ndodh. I erdh\u00ebn rrotull disa burra, po marr\u00ebdh\u00ebniet me ta qen\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqshme dhe t\u00eb shkurtra. Asnj\u00ebri nuk mundi t\u2019ia mbushte boshll\u00ebkun e p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb zgjerohej pas \u00e7do takimi romantik.<\/p>\n<p>Kur Plarenti i k\u00ebrkoi t\u00eb takoheshin, pranoi pa b\u00ebr\u00eb naze. Ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb ai dukej i ri, i fresk\u00ebt, sikur linte pas vitet, i pacenuar prej tyre. Mendoi se do t\u00eb zgjaste aq sa t\u00eb tjer\u00ebt, ndoshta m\u00eb pak, p\u00ebrvojat e shkuara e b\u00ebnin skeptike, po tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet kaluan pa e kuptuar. E takonte mbr\u00ebmjeve, dit\u00ebn, m\u00ebngjeseve, si t\u00eb q\u00ebllonte. Dinte t\u00eb k\u00ebnaqej dhe dinte t\u00eb respektonte. Pa kaluar viti iu b\u00eb i af\u00ebrt dhe krejt i domosdosh\u00ebm, mezi priste or\u00ebn e takimit, si at\u00ebher\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are kur vraponte bregut t\u00eb lumit. Takimet qen\u00eb t\u00eb zjarrta, t\u00eb shpejta dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse; shkrirjen e trupave n\u00eb at\u00eb harbim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm e pati hasur shum\u00eb rrall\u00eb. Kur nuk \u00a0takoheshin dit\u00ebt e caktuara, shqet\u00ebsohej, b\u00ebhej keq fizikisht dhe habitej pse lumturia shkaktonte kaq shum\u00eb vuajtje!<\/p>\n<p>Plarenti i ngjante luanit t\u00eb plagosur q\u00eb l\u00ebpin plag\u00ebt pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb. Ishte i pasigurt n\u00eb se ra n\u00eb dashuri me t\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr i dukej marr\u00ebveshje e heshtur ku secili kryente pun\u00ebn dhe merrte hakun e vet. Asnj\u00ebher\u00eb nuk i tha se e dashuronte, as \u00e7astet e pasionit t\u00eb zjarrt\u00eb, kur gul\u00e7onte dhe djersinte.<\/p>\n<p>Rubi nuk e z\u00ebvend\u00ebsoi Seren\u00ebn, po diti t\u00eb ruante nj\u00eb pozicion komod q\u00eb e k\u00ebnaqte.<\/p>\n<p>Derisa erdhi nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja vjeshtore sp\u00ebrkaste me t\u00eb gri t\u00eb thell\u00eb parkun e liqenit, nj\u00eb h\u00ebn\u00eb blu e err\u00ebt peshonte n\u00eb qiell, sfidonte ret\u00eb. Elini recitoi poezin\u00eb e thurur enkas q\u00eb p\u00ebrkonte me peizazhin, pastaj e shikoi drejt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk donte shum\u00eb mundim t\u00eb kuptohej. Rubi i kthente n\u00eb shaka v\u00ebshtrimet me dy kuptime t\u00eb shokut m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Plarentit dhe ai t\u00ebrhiqej i mundur, po k\u00ebt\u00eb radh\u00eb s\u2019u ndal.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ka p\u00ebr ta marr\u00eb vesh, t\u00eb siguroj, &#8211; guxoi m\u00eb tej. Hera e dhjet\u00eb q\u00eb e gjuante dhe e para q\u00eb ia tha direkt, pa n\u00ebnkuptime.<\/p>\n<p>V\u00ebshtrimi i gruas ngeci posht\u00eb belit t\u00eb tij, aty ku strehohej e fshehta e atij takimi, e vetmja\u00a0 q\u00eb e pengonte t\u00eb ikte. Vet\u00eb burri ishte pa r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>&#8211; Ku i dihet? &#8211; largoi syt\u00eb, po qe tep\u00ebr von\u00eb. Nj\u00eb ngroht\u00ebsi e \u00e7mendur i p\u00ebrfshiu gjith\u00eb trupin, gjoksi i mbushur po i shp\u00ebrthente kopsat e p\u00ebrpar\u00ebses&#8230; nuk ishte grua e past\u00ebr, as pati qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr mua nuk do ta besonte, &#8211; i tha Elini i emocionuar. E pikasi se nuk kishte veshur asgj\u00eb posht\u00eb. Nga aroma e leht\u00eb e grave<\/p>\n<p>&#8211; Se si m\u00eb duket, &#8211; u luhat dhe ndjeu ngroht\u00ebsin\u00eb midis kofsh\u00ebve t\u2019i kthehej n\u00eb lag\u00ebshti.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebto pun\u00eb mbeten t\u00eb mbyllura, ti e di.<\/p>\n<p>&#8211; Jo p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, &#8211; z\u00ebri i tkurrur nuk ia fshehu tronditjen.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb p\u00eblqej\u00eb, ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, &#8211; fjal\u00ebt ting\u00eblluan t\u00eb buta e t\u00eb \u00ebmbla si muzik\u00eb e vjet\u00ebr, e<\/p>\n<p>harruar diku dhe ajo mbeti pa fjal\u00eb me syt\u00eb mbi err\u00ebsir\u00ebn q\u00eb shtrohej p\u00ebrtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Elini e kuptoi me intuit\u00eb se tensioni i gruas kishte r\u00ebn\u00eb, si\u00e7 bien k\u00ebshtjellat e rrethuara p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pse t\u00eb mos e provojm\u00eb, kur nuk humbasim asgj\u00eb, &#8211; i ledhatoi gisht\u00ebrinjt\u00eb me duart q\u00eb i dridheshin.<\/p>\n<p>Rubi nuk e largoi dor\u00ebn, as buz\u00ebt q\u00eb u hap\u00ebn vetiu kur e puthi dhe zuri ta zhvesh\u00eb. Di\u00e7ka filloi t\u2019i l\u00ebvizte posht\u00eb, sikur qendra e r\u00ebndes\u00ebs t\u00eb kishte nd\u00ebrruar vend dhe kaloi nga pasiviteti fals n\u00eb psher\u00ebtima t\u00eb v\u00ebrteta. Iu dha me oreksin e lavires s\u00eb panginjur, b\u00ebrtiti dhe e \u00e7ori sa mundi. Kur u ftoh\u00ebn gjakrat e pa se e kishte p\u00ebsuar edhe vet\u00eb: nj\u00ebri gji i qe skuqur flak\u00eb, tjetri varej posht\u00eb i sakatuar. E kafshuara zinte fill te thitha e djatht\u00eb, p\u00ebrfundonte me nj\u00eb rrethore t\u00eb zez\u00eb n\u00eb trajt\u00eb loti posht\u00eb gjirit.<\/p>\n<p><em>\u2018Nj\u00eblloj si at\u00ebher\u00eb&#8230; \u00e7udit\u00ebrisht nj\u00eblloj, a thua fati i lig deshi t\u2019i bashkoj\u00eb dy bot\u00ebt q\u00eb i ndanin me burrin e saj t\u00eb ndjer\u00eb\u2019<\/em> &#8211; dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zbuloi se kishte qen\u00eb vazhdimisht e lidhur me\u00a0 t\u00eb p\u00ebrmes atij filli heshtjeje q\u00eb kap\u00ebrcente murin ndar\u00ebs t\u00eb atyre bot\u00ebve.<\/p>\n<p>Elini u p\u00ebrkul t\u2019i puthte buz\u00ebt e njomura dhe shijoi vet\u00ebm krip\u00ebn e lot\u00ebve t\u00eb saj. Ajo gj\u00ebja e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb e shtyu vejush\u00ebn e re n\u00eb takim qe zhdukur, sikur papritur nj\u00eb er\u00eb e fort\u00eb ta kishte marr\u00eb me vete. U mb\u00ebshtet n\u00eb b\u00ebrryl, fshiu bulat e djers\u00ebs af\u00ebr hund\u00ebs, priti derisa rifitoi kontrollin mbi k\u00ebmb\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7 \u2019m\u00eb b\u00ebre! &#8211; i tha, &#8211; duhen t\u00eb pakt\u00ebn dy jav\u00eb t\u00eb largohet, nd\u00ebrsa ne takohem \u00e7do dy-tre dit\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Gjej ndonj\u00eb pretekst, &#8211; i sugjeroi.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mbaruan ato dreq periodash!<\/p>\n<p>&#8211; Sajo di\u00e7ka! &#8211; e kurseu veten nga angazhimi i m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo nuk e takoi Plarentin dy jav\u00eb rresht. \u00c7do her\u00eb sajonte di\u00e7ka t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb mos ngjallur dyshime. Kur i vajti, mori pamje t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb shpenguar si t\u00eb mos kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj. Harrimi ishte i mundur p\u00ebr formatin e saj.<\/p>\n<p>&#8211; Gjith\u00eb ato ngat\u00ebrresa, &#8211; i k\u00ebrkoi ndjes\u00eb. Syt\u00eb e vegj\u00ebl, t\u00eb zinj, xix\u00eblluan prej mallit.<\/p>\n<p>&#8211; U shqet\u00ebsova. &#8211; i tha me sinqeritet. I\u00a0 besonte s\u2019i shkoi mendja p\u00ebr keq, qe bindje e fituar prej nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ishin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb merak, &#8211; e qet\u00ebsoi.<\/p>\n<p>&#8211; Hera e par\u00eb q\u00eb u vonove kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo preferoi t\u00eb mos t\u00eb flisnin m\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, pa r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>&#8211; Jam e rraskapitur, nuk e di a do t\u00eb k\u00ebnaq? &#8211; e joshi duke pulitur syt\u00eb djall\u00ebzisht.<\/p>\n<p>&#8211; Ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>E p\u00ebrqafoi dhembshurisht, i puthi syt\u00eb e lagur, i shkoi dor\u00ebn mbi flok\u00eb dhe zuri ta zhvesh\u00eb ngadal\u00eb, sipas nj\u00eb riti t\u00eb tyren: i hoqi bluz\u00ebn, sutjenat, zhyti hund\u00ebn rr\u00ebz\u00eb gjirit t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb djathtin e vendosi n\u00eb faqe, sh\u00ebtiti me gjuh\u00eb n\u00ebp\u00ebr bark, k\u00ebrthiz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbritur posht\u00eb&#8230; aty ndaloi, v\u00ebshtrimi i ngriu n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. Nj\u00eb vello e trash\u00eb misteri iu mb\u00ebshtoll rreth trupit, po nuk i lejoi vetes t\u00eb shfaqte gjurm\u00eb revolte apo agresiviteti, p\u00ebrve\u00e7 siguris\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb paprekshme.<\/p>\n<p>Gruaja e shtrir\u00eb nuk e kuptoi pse nd\u00ebrpreu gjith\u00e7ka dhe zuri t\u00eb vishej. Syt\u00eb ku mungonte sinqeriteti u fiksuan mbi siluet\u00ebn e tij, si\u00e7 b\u00ebn njeriu p\u00ebr t\u00eb dalluar di\u00e7ka shum\u00eb larg. U drodh kur pa fytyr\u00ebn e \u00a0nder\u00eb e t\u00eb zverdhur.<\/p>\n<p>Me mendje shkoi dy jav\u00eb pas.<\/p>\n<p>Dhe di\u00e7ka si ngushtim i zvog\u00ebloi stomakun.<\/p>\n<p>Plarenti iu afrua tavolin\u00ebs pa v\u00ebshtruar gruan e lakuriqt\u00eb, si t\u00eb mos ekzistonte, ngriti got\u00ebn e p\u00ebrgjysmuar t\u00eb ver\u00ebs. Gll\u00ebnjka e par\u00eb ruante shijen e puthjeve t\u00eb saj dhe p\u00ebshtyu me neveri. Pjes\u00ebn e mbetur e ktheu p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb ndodhi? &#8211; e pyeti ajo me z\u00eb t\u00eb plog\u00ebt faji.\u00a0 Njolla me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb err\u00ebt ngrihej e ulej sipas ritmit t\u00eb frym\u00ebmarrjes.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7ohu! &#8211; i tha pa ngritur tonin. Fjala e vetme ting\u00eblloi e eg\u00ebr, ngaq\u00eb fytyra dhe z\u00ebri mbet\u00ebn t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>U vesh ngadal\u00eb pa ia hequr syt\u00eb, derisa u bind se nuk kishte kthim prapa. N\u00eb sht\u00ebpi i hoqi \u00a0\u00a0t\u00eb gjitha rrobat para pasqyr\u00ebs. Shenja ishte aty, kryene\u00e7e, e shp\u00eblar\u00eb, sikur t\u2019ia kishin b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u00e7ast. Pat\u00ebn kaluar dy jav\u00eb, pothuaj ishte fashitur, si dreqin ndodhi t\u00eb freskohej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?<\/p>\n<p><em>E pabesueshme\u00a0 pamja identike!<\/em><\/p>\n<p>Elini i paskej helm ata dreq dh\u00ebmb\u00ebsh!<\/p>\n<p>U mb\u00ebshtet te lavamani, fshiu ballin me shpin\u00ebn e dor\u00ebs, i hodhi nj\u00eb grusht uj\u00eb fytyr\u00ebs. Piklat e im\u00ebta rr\u00ebshqit\u00ebn n\u00ebn mjek\u00ebr, p\u00ebrshkuan njoll\u00ebn nga kreu n\u00eb fund. Nj\u00ebra, m\u00eb kryene\u00e7e se t\u00eb tjerat, l\u00ebpiu fundin e lotuar si nj\u00eb mallkim. Miz\u00ebri m\u00ebnyrash shfaj\u00ebsimi nis\u00ebn t\u00eb p\u00ebrplaseshin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si zajet e lumit t\u00eb fryr\u00eb nga shira t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm, pa u fokusuar asnj\u00ebra si e besueshme.<\/p>\n<p>E ktheu n\u00eb realitetin e nj\u00ebmend\u00ebt sinjali i telefonit.<\/p>\n<p>Dy her\u00eb radhazi.<\/p>\n<p>&#8211; E pamundur t\u2019i kap\u00ebrdij, &#8211; i shkruante Plarenti, &#8211; ato shenja nuk t\u2019i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, as do t\u2019i b\u00ebja kurr\u00eb, e dim\u00eb t\u00eb dy. Shpresoja fund t\u00eb bukur, si\u00e7 ishte lidhja jon\u00eb, po kjo nuk qe n\u00eb dor\u00ebn time. Faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka m\u00eb dhurove t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite, sikund\u00ebr edhe un\u00eb t\u00eb dhash\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jepja. Shpresoj t\u00eb mbetemi miq p\u00ebr hir t\u00eb asaj dashurie q\u00eb ti e vrave pabesisht. Lamtumir\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe pas leximit t\u00eb dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb, i mbeti n\u00eb mendje vet\u00ebm fjala e fundit, m\u00eb e gjata. E kishte l\u00ebn\u00eb. P\u00ebrfundimisht. Rrjedha e ndjenjave t\u00eb tij u ndal. Ishte fundi i nj\u00eb r\u00ebnieje pa fund q\u00eb pati filluar para tet\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Kujtime me\u00a0 dend\u00ebsi mizore, si shkulmat e fundit t\u00eb gjakut t\u00eb nj\u00eb kafshe t\u00eb therur, gulfuan me presionin e ujit q\u00eb shp\u00ebrthen nga n\u00ebntoka.<\/p>\n<p>Tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb pas dhe dashuria funksiononte ende&#8230;<\/p>\n<p>Lot\u00ebt nuk i ishin thar\u00eb, kur vendosi t\u2019i p\u00ebrgjigjej Elinit.<\/p>\n<p><em>\u2018Dil te Kredins-Bank, sa t\u00eb t\u00eb shoh pak!\u2019<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fillim u habit p\u00ebrse i postoi pik\u00ebrisht ato fjal\u00eb, pastaj u kujtua: ishte mesazhi q\u00eb dinte t\u00eb shkruante m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ia d\u00ebrgonte \u00e7do dit\u00eb Plarentit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Pogradec, qershor 2016<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Istref\u00a0 Haxhillari Ajo i thoshte shpesh: &#8211; Me burrin, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, me ty tremb\u00ebdhjet\u00eb. Ai e d\u00ebgjonte dhe s\u2019b\u00ebzante. Aksidenti vinte her\u00eb i trishtuar me lot e keqardhje, her\u00eb i ftoht\u00eb e i larg\u00ebt si di\u00e7ka q\u00eb i pati ndodhur dikujt tjet\u00ebr. Plarenti kishte krijuar s\u00eb fundi nj\u00eb p\u00ebrfytyrim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb ngjarjes s\u00eb trishtuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5731,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-6200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6201,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6200\/revisions\/6201"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}