{"id":6182,"date":"2016-07-08T15:47:57","date_gmt":"2016-07-08T15:47:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6182"},"modified":"2016-07-08T15:47:57","modified_gmt":"2016-07-08T15:47:57","slug":"pjeter-arbnori-i-perkori-i-fatit-te-trishte-simboli-i-qendreses-dhe-tolerances","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6182","title":{"rendered":"Pjet\u00ebr Arbnori, i p\u00ebrkori i fatit t\u00eb trisht\u00eb, simboli i q\u00ebndres\u00ebs dhe tolerances"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/albert-vataj1.png\" rel=\"attachment wp-att-6184\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6184\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/albert-vataj1-300x181.png\" alt=\"albert vataj1\" width=\"300\" height=\"181\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/albert-vataj1-300x181.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/albert-vataj1.png 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Albert Vataj<\/strong><\/p>\n<p>Ai do t\u00eb mbamendet gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e gjeneratave, kjo jo vet\u00ebm se p\u00ebrfaq\u00ebsoi njeriun e p\u00ebrkor\u00eb, politikanin tolerant por dhe shkrimtarin disident dhe pen\u00ebn thuk\u00ebt t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb nj\u00eb shpirti sa delikat aq dhe luftarak.<!--more--> Sot 10 vite m\u00eb par\u00eb m\u00eb 8 korrik 2006 n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb n\u00eb Napoli, Pjet\u00ebr Arbnori, pas nj\u00eb sfide t\u00eb pamundur me s\u00ebmundjen q\u00eb e kish kapluar, zemra e tij pushoi p\u00ebr ta ndalur rrug\u00ebn p\u00ebr m\u00eb tej, pas nj\u00eb hemoragjie cerebrale. Ai u shua dhe iku pa shum\u00eb buj\u00eb, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom me njer\u00ebzit e mir\u00eb, me ata q\u00eb u nd\u00ebshkuan nga fati dhe idealet, por mbeti n\u00eb t\u00eb sotmen, shembull i mir\u00eb i politikanit, p\u00ebrkushtues i familjes, ngulm\u00ebtar i aspiratave dhe vetmohues.<\/p>\n<p><strong>Prolog<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb shtatshkurt\u00ebr, me kok\u00ebn q\u00eb mban ulur sikur num\u00ebron hapat q\u00eb hedh, kalon hyrjen kryesore t\u00eb godin\u00ebs trekat\u00ebshe; send\u00ebrgjon nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje q\u00eb merr form\u00eb p\u00ebrmes z\u00ebrit q\u00eb i kumbon prej zhguallit t\u00eb nj\u00eb timbri paqtues, teatralitetit t\u00eb dor\u00ebs dhe buz\u00ebqeshjes q\u00eb shkruhet me shum\u00eb d\u00eblir\u00ebsi n\u00eb portretin e tij. P\u00ebshp\u00ebrin\u00eb ato hapa t\u00eb leht\u00eb n\u00eb korridoret e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr tu shterur nga shikimit n\u00eb kthinat ku e shtegton p\u00ebr n\u00eb zyr\u00ebn e tij, gjysm\u00ebdrita e zvarg\u00ebt. Ky ishte rituali i p\u00ebrdit\u00ebsuar i politikanit, demokratit, themeltarit dhe drejtuesit t\u00eb PD, e mbi t\u00eb gjitha shkrimtarit disident, Pjet\u00ebr Arbnori. E nd\u00ebrsa rrekemi t\u00eb ravij\u00ebzojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb nd\u00ebrmendje t\u00eb vagullt portretin e k\u00ebtij burri t\u00eb pashoq, k\u00ebtij fisniku q\u00eb erdhi dhe u fik nd\u00ebr ne si nj\u00eb pishtar, k\u00ebtij intelektuali q\u00ebndrestar, k\u00ebsaj pene t\u00eb mendimit disident, k\u00ebtij shpirti t\u00eb kurajsh\u00ebm e zemre delikate, ve\u00e7se nj\u00eb mir\u00ebnjohje e p\u00ebrunjur, kurr\u00e7ka tjet\u00ebr nuk b\u00ebn fajde. Ai si erdhi iku, p\u00ebr t\u00eb mbetur, jo nj\u00eb Sh\u00ebn Pjet\u00ebr, por nj\u00eb dishepull i tij.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arbnori7.png\" rel=\"attachment wp-att-6183\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6183\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arbnori7.png\" alt=\"arbnori7\" width=\"273\" height=\"167\" \/><\/a>Tek Pjet\u00ebr Arbnori, Partia Demokratike kishte t\u00eb mish\u00ebruar udh\u00ebheq\u00ebsin dhe themeluesin e saj t\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb vendosur, t\u00eb shquar; letrat shqipe tek ai ngulmonte nj\u00ebrin prej kalor\u00ebsve m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm t\u00eb disidenc\u00ebs; shoq\u00ebria shqiptare, humanistin e madh, bashk\u00ebvuajt\u00ebsin, simbolin e q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrific\u00ebs s\u00eb mbinjer\u00ebzores, \u201cMandel\u00ebn\u201d e Ballkanit. Pjet\u00ebr Arbnori, p\u00ebrkarshi krejt k\u00ebsaj shp\u00ebrfaqje mbetet i ngulm\u00ebt si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i denj\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, asaj let\u00ebrsie t\u00eb shkruar n\u00eb kushtet e terrorit. Ai do t\u00eb mbetet nj\u00eb ikon\u00eb e historis\u00eb s\u00eb re t\u00eb pluralizmit shqiptar, p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i shtres\u00ebs m\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb 50 viteve t\u00eb diktatur\u00ebs. Si politikan, ai form\u00ebsoi nj\u00eb figur\u00eb dinjitoze n\u00eb politik\u00ebn zallamahishme shqiptare, e vlefshme p\u00ebr t\u2019u respektuar p\u00ebr ekuilibrin, toleranc\u00ebn dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen, derimsot e mbetur vetanake n\u00eb mbamendjen e gjenerat\u00ebs. Si deputet i plejad\u00ebs s\u00eb par\u00eb politike t\u00eb viteve \u201990, ai ishte dhe mbeti deri n\u00eb fund pjes\u00eb e filozofis\u00eb liberal-demokrate, me frym\u00eb t\u00eb theksuar sociale. Nd\u00ebrsa, si Kryetar i Parlamentit, ligjv\u00ebn\u00ebs ai do t\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve si nj\u00eb personalitet q\u00eb t\u00eb kujton figurat m\u00eb t\u00eb ndritura shtet-formuese shqiptare.<\/p>\n<p>Sa jetoi ia doli t\u00eb mbushte me nj\u00eb densitet t\u00eb lart\u00eb kumtues, gol\u00acgot\u00ebn e tij t\u00eb mundimshme me sh\u00ebmb\u00ebllimit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb nj\u00eb vullneti lirie. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kalvar t\u00eb st\u00ebrgjat\u00eb q\u00eb gjarp\u00ebronte n\u00ebp\u00ebr skutat m\u00eb t\u00eb terrta t\u00eb ferrit komunist dhe v\u00ebrshimet e p\u00ebrbindshme t\u00eb llav\u00ebs s\u00eb ngadh\u00ebnjimit, ai mbeti shpirtsh\u00eblbyer. Prej nistores deri n\u00eb t\u00eb mbram\u00eb, Pjet\u00ebr Arbnori mundi t\u00eb sillte n\u00eb jet\u00eb veprimtarin politik t\u00eb zellsh\u00ebm dhe t\u00eb apasionuar, nj\u00eb krijues plot sqim\u00eb dhe drit\u00ebkungues, nj\u00eb njeri i ndersh\u00ebm dhe i urt\u00eb. Jetoi fatin e tij tragjik pa u ankuar.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00ebtimi i korifeut<\/strong><\/p>\n<p>Rrug\u00ebtimi i Pjet\u00ebr Arbnorit si korife i veprimit dhe mendimit, i z\u00ebrit dhe kushtrimit nisi q\u00eb kur ishte 14-vje\u00e7, mosh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmendet t\u00eb jet\u00eb angazhuar n\u00eb grupet ilegale t\u00eb asokoh\u00ebshme. Dy vjet e gjysm\u00eb studime n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb dhe rezultatet e shk\u00eblqyera, e p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb e tij dijetuese. M\u00eb tej ai i hedh supeve t\u00eb njoma barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb organizate social-demokrate, programin e s\u00eb cil\u00ebs e hartoi vet\u00eb. Prej k\u00ebndej i shkruhet me th\u00ebngjill t\u00eb kuq fati i tij tragjik. M\u00eb 1961 arrestohet dhe d\u00ebnohet me vdekje p\u00ebr agjitacion e propogand\u00eb. Pas nj\u00eb far\u00eb kohe, d\u00ebnimi i zbret n\u00eb 25 vjet burg. Si pasoj\u00eb e aktivitetit t\u00eb pas hekurave e n\u00ebn zgjedh\u00eb, i shtohet d\u00ebnimi edhe me dhjet\u00eb vjet p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1989 lirohet, duke mbajtur mbi vete 28 vite e gjys\u00ebm heqje lirie n\u00eb burgjet fam\u00ebkeqe t\u00eb diktatur\u00ebs. Merr pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e para t\u00eb l\u00ebvizjes antikomuniste n\u00eb Shkod\u00ebr, e cila daton 25 vite t\u00eb shkuara, m\u00eb 14 janar 1990 koh\u00eb kur u shtri p\u00ebrdhe torsi prej betoni i diktatorit. Ajo kacafytje me komunizmin q\u00eb p\u00ebrp\u00eblitej n\u00eb ago sh\u00ebnon shk\u00ebndit\u00eb e para t\u00eb flakadanit t\u00eb liris\u00eb n\u00eb qytetin verior. Ishte n\u00eb grupin themelues dhe zgjidhet kryetar i deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1992. Veprimtarin\u00eb e tij politike e pasuron besimi i vullnetit t\u00eb sovranit, zgjedhja deputet n\u00eb koh\u00ebshtrirjen 1991- 2001, kulmim i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb detyra e kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 6 prill 1992- 24 korrik 1997. P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe Pjet\u00ebr Arbnori d\u00ebshmoi vlerat m\u00eb t\u00eb ep\u00ebrme t\u00eb nj\u00eb politikani bashk\u00ebkohor. Ai shquhej si rrall\u00ebkush p\u00ebr sensin e humorit dhe maturin\u00eb, toleranc\u00ebn dhe urt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nderet dhe vler\u00ebsimet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 71 viteve t\u00eb jet\u00ebs Pjet\u00ebr Arbnori \u00ebsht\u00eb nderuar me titujt \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, \u201cPishtar i Demokracis\u00eb\u201d, \u201cQytetar Nderi\u201d i qytetit t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. Gjithashtu Asambleja parlamentare e vendeve fr\u00ebngjishtfol\u00ebse, i ka akorduar titullin \u201cOficer i Madh i Urdhrit t\u00eb Plejad\u00ebs\u201d. Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, i ka dh\u00ebn\u00eb medaljonin e argjend, \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe prerjen e art\u00eb \u201cGeorgus Castriotus-Scanderbeg\u201d 27.11.1996. Instituti Biografik i Kembrixhit dhe Instituti Biografik Amerikan kan\u00eb futur biografin\u00eb e Pjet\u00ebr Arbnorit n\u00eb \u201cWho is Who\u201d t\u00eb intelektual\u00ebve dhe n\u00eb Fjalorin Biografik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar botimi 26-27. Ka marr\u00eb medaljen e shekullit XX p\u00ebr merita. Akademia Kulturore Rom\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb medaljen \u201cScodrinon\u201d dhe diplom\u00ebn 2001.\u00a0 Me Urdhrin \u201cNderi i Kombit\u201d, dekorohet (pas vdekjes) m\u00eb 28.10.2011 nga Presidenti i Republik\u00ebs Bamir Topi me motivacionin: \u201cPersonalitetit t\u00eb shquar t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, simbolit t\u00eb sakrificave mbinjer\u00ebzore n\u00ebn persekutimin komunist, politikanit paq\u00ebsor dhe shkrimtarit t\u00eb talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij ia kushtoi idealeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb demokracis\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrparimit komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Galeria krijuese e Arbnorit shkrimtar<\/strong><\/p>\n<p>Profili i k\u00ebtij personaliteti do t\u00eb ishte i paplot\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb kumtohej krejt\u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn galerin\u00eb e kreativitetit letra t\u00eb Pjet\u00ebr Arbnorit, t\u00eb cil\u00ebn megjith\u00ebse ai do ta rendiste si sekondare, pas politik\u00ebs, mbetet m\u00eb e qen\u00ebsishmja verpimtari. Tharmin e atij shpirti krijues m\u00ebtohet p\u00ebr ve\u00e7antin\u00eb e vet te ditari sekret,\u201dLufta p\u00ebr t\u00eb mbetur njeri\u201d, t\u00eb cilin ka mundur ta mbaj\u00eb larg flak\u00ebve t\u00eb ferrit dhe makthit t\u00eb qelive p\u00ebr 28 vite. Veprimtaria e botimeve e zgjatur n\u00eb koh\u00ebrendjen 1992-2000 nis me \u201cKur dynden viking\u00ebt\u201d, novel\u00eb, 1992, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me romanin \u201cMugujt e mesjet\u00ebs\u201d, 1993, novel\u00ebn \u201cBukuroshja me hijen\u201d, 1994, \u201cE bardha dhe e zeza\u201d roman, 1995, \u201cE panjohura\u201d \u2013 Vdekja e \u201cGebelsit\u201d novela, 1996, \u201cSht\u00ebpia e mbetur p\u00ebrgjysm\u00eb\u201d, roman 1997, p\u00ebr t\u00eb cilin Pjet\u00ebr Arbnorit i\u2019u shtuan dhjet\u00eb vjet burg. Kolan\u00ebn e tij krijuese e pasurojn\u00eb: Romani \u201cVorbulla\u201d, 1997, \u201cLet\u00ebr nga burgu\u201d, \u201cNga jeta n\u00eb burgjet komuniste\u201d, studime historike 1992, \u201cBrajtoni, nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb e larg\u00ebt\u201d, roman 2000, \u201cLufta p\u00ebr t\u00eb mbetur njeri\u201d \u2013 intervista 1990-2000 dhe \u201cAndre Morua, Historia e Anglis\u00eb\u201d, p\u00ebrkthim 1996. Shtresohet m\u00eb tej ky humus i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb vlerave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe kumtimit me \u201c10300 dit\u00eb e net\u00eb n\u00eb burgjet komuniste\u201d, 2003, (botuar n\u00eb shqip dhe n\u00eb anglisht), \u201cMartir\u00ebt e rinj n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 i nuovi Martiri in Albania\u201d, 2004, (botuar n\u00eb shqip dhe n\u00eb italisht). -\u201cMartir\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 The New Martyrs in Albania\u201d, 2004, botuar n\u00eb shqip dhe n\u00eb anglisht). P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb vet\u00ebmohuese me p\u00ebrkthimet; Andrea Morua \u201cHistoria e Anglis\u00eb\u201d, 1998, William Shirer \u201cNgritja dhe r\u00ebnia e Rajhut t\u00eb tret\u00eb\u201d n\u00eb dy v\u00ebllime, p\u00ebrkthyer n\u00eb burg, n\u00eb vitin 1988. N\u00eb dit\u00ebn e lamtumir\u00ebs, Drit\u00ebro Agolli shprehet se, vlera e Pjet\u00ebr Arbnorit, i cili vuajti 28 vjet burg n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, q\u00ebndron n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek vlerat e tij njer\u00ebzore. Ndon\u00ebse me nj\u00eb jet\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ai nuk i maste kurr\u00eb njer\u00ebzit me metrin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb partiake, por me vlerat e tyre njer\u00ebzore dhe morale. Pjet\u00ebr Arbnori \u00ebsht\u00eb shkrimtari dhe figura e mbijetes\u00ebs s\u00eb intelektualit n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira. Esht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e pamundur t\u00eb ndash figur\u00ebn e tij si shkrimtar me at\u00eb t\u00eb njeriut human dhe t\u00eb but\u00eb. I till\u00eb ishte dhe mbeti, at\u00ebdit\u00eb e sot. Ne e kujtojm\u00eb dhe i shprehim mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr krejt\u00e7far\u00eb ai b\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Epilogu<\/strong><\/p>\n<p>Sot e p\u00ebrkujtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata, tek t\u00eb cil\u00ebt mungesa e tashsavitshme e k\u00ebtij personaliteti ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb bosh t\u00eb thell\u00eb, por n\u00eb ve\u00e7anti bashk\u00ebshortja dhe dy f\u00ebmij\u00ebt. Arbnori duke u rikthyer n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj \u201cIn memoriam\u201d ysht n\u00eb vet\u00ebdijen e politik\u00ebs pendimin p\u00ebr harres\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn ata e nd\u00ebshkuan. Por emri dhe vepra e Pjet\u00ebr Arbnorit do t\u00eb mbetet e gjithmonshme n\u00eb kujtes\u00ebn e atyre q\u00eb guxojn\u00eb edhe sot t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb idealet, t\u00eb cilave ai iu dha me mish e me shpirt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Albert Vataj Ai do t\u00eb mbamendet gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e gjeneratave, kjo jo vet\u00ebm se p\u00ebrfaq\u00ebsoi njeriun e p\u00ebrkor\u00eb, politikanin tolerant por dhe shkrimtarin disident dhe pen\u00ebn thuk\u00ebt t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb nj\u00eb shpirti sa delikat aq dhe luftarak.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-6182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6185,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6182\/revisions\/6185"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}