{"id":6163,"date":"2016-06-28T15:04:42","date_gmt":"2016-06-28T15:04:42","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6163"},"modified":"2016-06-28T15:04:42","modified_gmt":"2016-06-28T15:04:42","slug":"tirana-nga-kulla-e-sahatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6163","title":{"rendered":"TIRANA, NGA KULLA E SAHATIT"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>Qytetet, ashtu si sht\u00ebpit\u00eb e vjetra, kan\u00eb or\u00ebn e tyre, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjarpri i bestytnis\u00eb. Njer\u00ebzit ishin ngjitur n\u00eb \u201c15 kat\u00ebshin\u201d (Hotel Tirana International), por n\u00eb Kull\u00ebn e Sahatit kishin qendruar vet\u00ebm zogjt\u00eb.<!--more-->Pas rikonstruksionit q\u00eb iu b\u00eb para pak jav\u00ebsh, i pari n\u00ebp\u00ebr 90 shkall\u00ebt e saj u ngjit kryebashkiaku Veliaj, si p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb se tash do ta kundronim kryeqytetin dhe nga \u201cEjfeli\u201d yn\u00eb, nd\u00ebrtuar rreth dy shekuj m\u00eb par\u00eb. Tirana ka kodet e veta, si \u00e7do qytet tjet\u00ebr europian dhe ku m\u00eb mir\u00eb se te \u201cora\u201d e saj mund t\u2019i zb\u00ebrthesh ato, ritualin e takimeve q\u00eb liheshin te kali i Sk\u00ebnderbeut, ashtu si takimet e dashuris\u00eb nj\u00eb kilomet\u00ebr m\u00eb tej, te Liqeni. Kushdo q\u00eb shkruan p\u00ebr kryeqytetin nuk mund t\u00eb mos spikas\u00eb \u201cQytetin Studenti\u201d dhe Universitetin e Tiran\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ctiranas\u201d pjes\u00ebn m\u00eb vitale t\u00eb shqiptar\u00ebve, nga vitet \u201950 e m\u00eb sot, teksa para Luft\u00ebs kishte patur nj\u00eb elit\u00eb intelektuale me formim e vizion per\u00ebndimor. Nga ballkoni i \u201cSahatit\u201d sodit sheshin qendror, antenat dhe \u00e7isternat e ujit mbi pallate, gjer kodrat gri matan\u00eb. T\u00eb kujtohet mjegulltasi hedhja n\u00eb er\u00eb e godin\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb vitet \u201970 dhe aspak si n\u00ebp\u00ebr mjegull t\u00ebrheqja zvarr\u00eb e shtatores s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit komunist. Kulla e Sahatit i p\u00ebrngjet nj\u00eb personazhi kontradiktor romani historik, me \u201cekstravaganc\u00ebn\u201d e Mbretit t\u00eb vet\u00ebshpallur t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb varf\u00ebr, pamjet e zbarkimit fashist t\u00eb prillit 1939 me shqiptar\u00ebt q\u00eb e urrenin pushtuesin, por dhe pak q\u00eb galdonin duke tundur qeleshet, pompozitetin mediok\u00ebr t\u00eb shefave t\u00eb diktatur\u00ebs me dor\u00ebn lart n\u00eb tribuna si t\u00eb ngrir\u00eb, gjer siluetat e atij regjimi q\u00eb befas u shnd\u00ebrruan n\u00eb antikomuniste. \u00cbsht\u00eb pamja e polarizimit politik 25 &#8211; vje\u00e7ar, sa sheshi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb Kull\u00ebs i ngjan nj\u00eb \u201csalamandre\u201d t\u00eb pushteteve, q\u00eb nd\u00ebrron ngjyr\u00eb dhe form\u00eb sa her\u00eb ikin dhe vijn\u00eb t\u00eb majtit apo t\u00eb djathtit n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb copa e vendit q\u00eb e kan\u00eb shkelur t\u00eb gjith\u00eb, se t\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb aty. Takimi i par\u00eb n\u00eb vitet 70-80 ishte me fotograf\u00ebt q\u00eb dilnin nga prapa pem\u00ebve dhe t\u00eb ftonin p\u00ebr nj\u00eb foto t\u00eb \u00e7astit te shatrivani modest, apo pran\u00eb memorialit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, ku r\u00ebndom p\u00ebrmendej kali dhe jo i zoti. Kulla e Sahatit mbante sh\u00ebnim kronik\u00ebn kryeqytetase, sht\u00ebpit\u00eb me qerpi\u00e7, shpalljen e Tiran\u00ebs kryeqytet n\u00eb 1920-n, nd\u00ebrtimin e godinave qeveritare nga italian\u00ebt, koh\u00ebn kur merrnin zhvillim Yzberishti, Lapraka, Tirana e Re, Sauku, gjer \u201cpikturimin\u201d e pallateve nga kryebashkiaku piktor i viteve 2000 etj. Sheshi \u00ebsht\u00eb arena e historis\u00eb politike t\u00eb kryeqytetit e n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hyrja solemne e qeveris\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor 1944. Paradat e kuqe t\u00eb komunizmit. Revolta masive e 90-s dhe shp\u00ebrthimi i ambasadave. Demonstratat e para antikomuniste. Puthja e makin\u00ebs s\u00eb Xhejms Bejkerit. Mitingje entuziaste dhe antimitingje t\u00eb frikshme, shpesh t\u00eb verbra si nj\u00eb eklips, p\u00ebrher\u00eb me gjakun e ngrir\u00eb, nga do t\u00eb mbanin turmat? 97-a, 98-a, 21 Janari. P\u00ebr disa koh\u00eb mitingjet e dhunshme t\u00eb politik\u00ebs qen\u00eb kthyer n\u00eb \u201cor\u00ebn\u201d e mbetur t\u00eb Tiran\u00ebs. Po ke kapur sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, e ke b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb zap, si n\u00eb koh\u00ebn e tribuve. Ai cop\u00eb vend ishte pasqyra ku politika num\u00ebronte mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj t\u00eb qen\u00eb e t\u00eb paqen\u00eb. Sheshi q\u00eb ka pritur Hrushovin, Xhorxh Bushin e dyt\u00eb, dy Pap\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet vjet e q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u201czemreku\u201d i kryeqytetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytet d\u00ebshmohet dhe p\u00ebrmes em\u00ebrtimeve t\u00eb veta, ve\u00e7mas t\u00eb rrug\u00ebve, sa zor se do t\u00eb humbas\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kuptimi i Rrug\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs (edhe kur t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar Rruga e Arb\u00ebrit), Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit etj., po aq dhe prej institucioneve qendrore, si Teatri Komb\u00ebtar, Opera, Akademia e Shkencave, q\u00eb gjithsesi nuk e kan\u00eb m\u00eb shk\u00eblqimin e dikursh\u00ebm, apo Lidhja e Shkrimtar\u00ebve, Estrada e Shtetit q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qyteti ka fituar nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb bashk\u00ebkohore me biznesin, mediat, dixhitalizimin, qendrat sociale, guidat turistike etj. P\u00ebrher\u00eb e m\u00eb pak p\u00ebrmenden \u201cKafe Flora\u201d, \u201cSelvia\u201d, \u201cVarri i Bamit\u201d, \u201cRrapi i Treshit\u201d, por dhe \u201cStacioni i Trenit\u201d, \u201cParku Rinia\u201d; i v\u00ebshtron ato duke u rrotulluar andej nga sillen akrepat e or\u00ebs s\u00eb kryeqytetit dhe kupton se e vjetra e Tiron\u00ebs po gjymtohet e shuhet, me qiellg\u00ebrvisht\u00ebset \u201cnjujorkeze\u201d n\u00eb forma t\u00eb \u00e7uditshme, sa pa frik\u00eb mund ta quash \u201ceksperimental\u201d kryeqytetin e vendit t\u00ebnd, simbolet e reja t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb betoni, pluhuri, zhurmat dhe qent\u00eb endacak\u00eb. Nj\u00eb qytet q\u00eb komunizmi e \u00e7oi n\u00eb 250 mij\u00eb banor\u00eb, demokracia e kat\u00ebrfishoi n\u00eb nj\u00eb milion banor\u00eb, po ku e vetmja \u201cmetro\u201d \u00ebsht\u00eb Lana. Tirana e \u00ebndrr\u00ebs, ku t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb apo e synojn\u00eb nga nj\u00eb sht\u00ebpi, po ku nuk jan\u00eb dhe nj\u00eb milion pem\u00eb, bile as nga nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb gjelb\u00ebrim p\u00ebr njeri. Nj\u00eb qytet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e \u201cblejn\u00eb\u201d shtrenjt\u00eb dhe askush nuk e p\u00eblqen p\u00ebr t\u00eb jetuar. Tani p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn adresat e reja Xhamlliku, Linza, Kodra e Priftit, Surreli, Farka, Kashari, pasi qyteti prej koh\u00ebsh ka dal\u00eb nga \u201cunaza e vog\u00ebl\u201d drejt unaz\u00ebs s\u00eb madhe, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb deri n\u00eb Durr\u00ebs. Nd\u00ebrsa Kamza p\u00ebrbri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Tiran\u00eb e dyt\u00eb dhe k\u00ebshtu duhet quajtur me vendim qeverie, duke shmangur toponimet me ting\u00ebllim\u00eb negative si \u201cBathorja\u201d, qoft\u00eb dhe p\u00ebr faktin aty nuk ka m\u00eb bath\u00eb, por qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr ta urbanizuar at\u00eb kod\u00ebr t\u00eb that\u00eb.<\/p>\n<p>Kalaja e Tiran\u00ebs dhe Lumi i Tiran\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb paktat objekte historike, natyrore q\u00eb mbajn\u00eb emrin e saj, por n\u00ebse kalaja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e vizitueshme, nuk e ka hequr er\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qofteve q\u00eb piqen mbi pedonale, duke t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendosh se kryeqyteti nuk ka dal\u00eb plot\u00ebsisht nga shp\u00ebrfaqja orientale. Kurse lumi i ndotur me em\u00ebr t\u00eb bujsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dlir\u00ebsis\u00eb e past\u00ebrtis\u00eb, si\u00e7 rrjedh i kulluar nga Gryka e Tujanit. Tirana e Toptan\u00ebve, Tafajve, Tabak\u00ebve, Pez\u00ebve, Petrel\u00ebve etj. pak nga pak u b\u00eb dhe e suit\u00ebs mbret\u00ebrore, ardhur kryesisht nga Mati, p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb vendin Hoxh\u00ebve, Kapove, Sheh\u00ebve t\u00eb pas Luft\u00ebs. Kurba e pushtetit e orintonte Tiran\u00ebn her\u00eb nga Jugu e her\u00eb nga Veriu. Duam apo nuk duam, Tirana ishte p\u00ebrher\u00eb e triumfator\u00ebve e asnj\u00ebher\u00eb e t\u00eb gjitha pal\u00ebve. Dhe sot Bashkia \u00ebsht\u00eb her\u00eb e \u201cjona\u201d, her\u00eb e \u201catyre\u201d dhe si e till\u00eb ende jo e qytetar\u00ebve. As n\u00eb Dit\u00ebn e Ver\u00ebs udh\u00ebheq\u00ebsit nuk k\u00ebmbejn\u00eb nga nj\u00eb lule apo ballokume me nj\u00ebri-tjetrin. Edhe n\u00eb kish\u00eb, xhami e teqe politikan\u00ebt ven\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se krer\u00ebt e komuniteteve fetare i presin e p\u00ebrcjellin ve\u00e7 e ve\u00e7, pa guxuar t\u2019iu thon\u00eb: \u201cPo hajdeni bashk\u00eb, ju bekoft\u00eb per\u00ebndia\u201d. Tirana gjuh\u00eblidhur e komunizmit, i ka foltoret e politik\u00ebs p\u00ebrher\u00eb t\u00eb ndezura, ulet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e hip nj\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cvalle\u201d q\u00eb politika e k\u00ebrcen si poker. Shqip\u00ebria matan\u00eb maleve dhe fushave mban vesh\u00ebt ngrehur e syt\u00eb hapur se \u00e7far\u00eb po thon\u00eb baballar\u00ebt e kombit.<\/p>\n<p>Tirana kundrohet m\u00eb s\u00eb miri dhe nga \u201cOlimpi\u201d i saj, Dajti, kryekurora e gjelb\u00ebr e kryeqytetit, me pisha, freski, burime uji, bor\u00eb dhe t\u00eb vetmin teleferik t\u00eb nd\u00ebrtuar nga mjeshtrit e k\u00ebsaj zeje n\u00eb Europ\u00eb, austriak\u00ebt. T\u00eb duket se asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebtij mali orakull nuk i \u00ebsht\u00eb ditur r\u00ebnd\u00ebsia, jo se nuk \u00ebsht\u00eb shpallur Park Komb\u00ebtar, jo se atje nuk jan\u00eb duke u ngjitur p\u00ebrpjet\u00eb vilat dhe hotelet, nga kodra n\u00eb kod\u00ebr, sa nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb ai parajsa e t\u00eb pasurve, por se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka patur nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se e gurores dhe sidomos p\u00ebrsa i p\u00ebrket identitetit kryeqytetas, pasi pak metra p\u00ebrtej sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d e kemi nd\u00ebrruar tavern\u00ebn \u201cDajti\u201d me Tajvanin \u201caziatik\u201d, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb dhe kulmi kozmopolit i qytetit. Pa Dajtin mbi krye thuaj sa t\u00eb dush jam \u201ctirons i vjet\u00ebr\u201d apo i ri. Tirana e v\u00ebshtruar nga Dajti n\u00eb mesnat\u00eb, pas nj\u00eb dasme mondane, i sh\u00ebmb\u00ebllen nj\u00eb prushi q\u00eb shk\u00eblqen m\u00eb fort n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb saj, si lagjia e dikurshme hermetike e udh\u00ebheqjes komuniste, ish \u201cBlloku\u201d, kthyer n\u00eb nj\u00eb Bllok t\u00eb ri t\u00eb gjithkujt dhe i t\u00eb gjithave. Tashm\u00eb njer\u00ebzit e kan\u00eb harruar &#8211; n\u00eb mos vet\u00ebm ambasada kineze jo &#8211; se n\u00eb maj\u00ebn e Dajtit pati r\u00ebn\u00eb tekniku kinez i antenave televizive \u00c7an Pa Y, i cili nuk mund t\u00eb kishte statusin e heroit t\u00eb pun\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>Kulla e Sahatit \u00ebsht\u00eb monument i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore i kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb, por Tirana ka dhe plot memoriale t\u00eb munguar, si bustin e priftit t\u00eb shquar kosovar Dom Shtjef\u00ebn Kurti, ish-famullitar i katedrales s\u00eb kryeqytetit p\u00ebr 9 vite, nj\u00ebri nga 40 martir\u00ebt e kish\u00ebs katolike. Gur\u00ebzi i Milotit ia ka b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb bustin, por ai ishte po aq misionar i Tiran\u00ebs, apo kryet e vendit e ruajm\u00eb p\u00ebr bustet \u201ctan\u00eb\u201d, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb prapa (nuk) u vete historia? Kryeqytetin, nga Kulla e Sahatit, e shohim jo vet\u00ebm si pyllnaj\u00eb pallatesh, por si metropoli q\u00eb di ti v\u00ebr\u00eb n\u00eb rendin e duhur \u00e7eshtjet urbane, sociale, kulturore, si dhe nderet e historis\u00eb, q\u00eb nuk e ka tepruar me dhurimin e \u201c\u00c7el\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d dhe dh\u00ebnien e titullit \u201cQytetar Nderi\u201d, q\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb e tjera nuk ka mbetur ish-funksionar i regjimit t\u00eb djesh\u00ebm pa u dekoruar si i till\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Qytetet, ashtu si sht\u00ebpit\u00eb e vjetra, kan\u00eb or\u00ebn e tyre, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjarpri i bestytnis\u00eb. Njer\u00ebzit ishin ngjitur n\u00eb \u201c15 kat\u00ebshin\u201d (Hotel Tirana International), por n\u00eb Kull\u00ebn e Sahatit kishin qendruar vet\u00ebm zogjt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6122,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6164,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6163\/revisions\/6164"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}