{"id":6151,"date":"2016-06-16T17:10:28","date_gmt":"2016-06-16T17:10:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6151"},"modified":"2016-06-16T17:10:28","modified_gmt":"2016-06-16T17:10:28","slug":"rruga-e-vjeter-e-veriut-pa-makina-dhe-turiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6151","title":{"rendered":"RRUGA E VJET\u00cbR E VERIUT, PA MAKINA DHE TURIST\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Deri para shtat\u00eb vitesh ishte ajo \u201crruga e kombit\u201d, edhe pse nuk thirrej k\u00ebshtu, e vetmja n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shkohej n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb tej. E njohur ndryshe dhe si rruga e \u201cQaf\u00ebs s\u00eb Malit\u201d, \u00ebsht\u00eb kredhur e gjitha n\u00eb heshtje. Gjurm\u00ebt e s\u00eb djeshmes jan\u00eb t\u00eb pakta, ato m\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrkasin kujtes\u00ebs s\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb e rrahen at\u00eb me dit\u00eb e me net, p\u00ebr disa dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb,<!--more--> duke mbetur rruga veriore e shekullit XX. Ajo ngjitet nga ult\u00ebsirat e fundme n\u00eb maja dhe prap\u00eb ulet e ngrihet grykave, p\u00ebrshkon t\u00ebrthoret q\u00eb nuk mbarojn\u00eb nga Fush\u00eb-Arr\u00ebsi n\u00eb Fush\u00eb-Dukagjin t\u00eb Kuk\u00ebsit. Nd\u00ebr shenjat e fundit t\u00eb saj jan\u00eb grafiti \u201cKosova\u201d mbi nj\u00eb krua n\u00eb Sh\u00ebnmri, nj\u00eb lapidar i dy luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kalimash etj.<\/p>\n<p>Edhe pse mjetet nuk rrug\u00ebtojn\u00eb m\u00eb andej si dikur, pasi i bihet nga Rruga e Kombit, edhe pse \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb \u201cekzotike\u201d, ju ftojm\u00eb t\u00eb veni dhe ju kur ta keni t\u00eb mundur, jo thjesht\u00eb p\u00ebr nostalgji e bukuri natyrore. Ndoshta n\u00ebn hapat e syt\u00eb e njer\u00ebzve rruga e vjet\u00ebr do t\u00eb rinis\u00eb t\u00eb gjall\u00ebrohet, duke sjell\u00eb p\u00ebrpos k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe \u201cbereqet\u201d. Koha e saj e mundimeve ka kaluar. Qafa e Malit dhe t\u00eb gjitha bjeshk\u00ebt rretheqark jan\u00eb shnd\u00ebrruar, nga pyje p\u00ebrrallore pishe, bredhi e ahu n\u00eb kullota dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shformim i ekosistemit t\u00eb lart\u00ebsive alpine. Pa\u00e7ka se p\u00ebrqindja e smogut n\u00eb lendinat e k\u00ebndellura n\u00eb blerim \u00ebsht\u00eb zero e s\u2019ka dhe nj\u00eb th\u00ebrrmiz\u00eb pluhur, n\u00ebp\u00ebr kthesat marramend\u00ebse q\u00eb s\u2019din\u00eb t\u00eb mbarojn\u00eb si lakadredhat e gjarprit s\u2019flet lirisht n\u00eb telefon, pasi shpesh mungojn\u00eb val\u00ebt. Nuk ka mjaftuesh\u00ebm as internet, dhe pse p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs nj\u00eb shirit asfalti i zi tregon se posht\u00eb tij \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb kabulli.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/qafa-malit-rruga-vjeter-1.png\" rel=\"attachment wp-att-6154\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6154\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/qafa-malit-rruga-vjeter-1-300x201.png\" alt=\"qafa malit, rruga vjeter 1\" width=\"300\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/qafa-malit-rruga-vjeter-1-300x201.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/qafa-malit-rruga-vjeter-1.png 700w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Jan\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr-pes\u00eb \u201cstacione\u201d ku mund t\u00eb q\u00ebndrosh apo t\u00eb v\u00ebshtrosh di\u00e7ka t\u00eb re, t\u00eb koh\u00ebs, si stabilimenti i ujit \u201cLajthiza\u201d, ku dukej se kishte p\u00ebrfunduar nj\u00eb investim dhe makinat q\u00eb hynin e dilnin n\u00eb fabrik\u00ebn e ujit, nj\u00eb resort turistik modest, por q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb trofta e rritur me nj\u00ebrin nga uj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, ndaj dhe ka nj\u00eb shije si t\u00eb koranit t\u00eb Pogradecit. Nuk \u00ebsht\u00eb reklam\u00eb kjo, jo vet\u00ebm se nuk kemi nj\u00eb synim t\u00eb till\u00eb, por veprave q\u00eb rizgjojn\u00eb mal\u00ebsit\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri social-ekonomik, ia vlen t\u2019iu b\u00ebjm\u00eb \u201creklam\u00eb\u201d t\u00eb gjith\u00eb, gjersa njer\u00ebzit ta ken\u00eb kuptuar se po vonohemi shum\u00eb n\u00eb kthimin e maleve tona n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb turizmit, n\u00eb hambar t\u00eb ardhurash dhe t\u00eb mir\u00ebqenies. V\u00ebrtet\u00eb nuk ka makina sa do t\u00eb duhej, ama pam\u00eb dhe turist\u00eb amator\u00eb t\u00eb moto\u00e7iklizmit, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se vizitor\u00ebt jan\u00eb pas dere. T\u00eb mbash \u201cleksion\u201d p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e maleve, kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend si yni, ku njer\u00ebzit jan\u00eb dashuruar marr\u00ebzisht pas \u201ck\u00ebnetave\u201d, si\u00e7 thon\u00eb ata me ironi p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebnmri duhet t\u2019i falenderohesh nj\u00eb kupe me qershi bio, nga ato q\u00eb n\u00eb pazaret tona i gjen rrall\u00eb e p\u00ebr mall. Njer\u00ebz t\u00eb besimit mysliman t\u00eb urojn\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb mbar\u00eb, n\u00ebn bekimin e kish\u00ebs s\u00eb La\u00e7it (mbase ngaq\u00eb ka q\u00eblluar e marta e fundit e Shnandojt) dhe ti e miqt\u00eb e tu iu uron atyre muajin e ramazanit, q\u00eb sapo ka nisur. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prek\u00ebs nj\u00eb detaj si ky mes njer\u00ebzish t\u00eb saponjohur, n\u00eb ato kreshta mahnit\u00ebse me t\u00eb vetmit padron\u00eb, diellin n\u00eb ver\u00eb e bor\u00ebn n\u00eb dim\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka hipokrizi n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet e politikan\u00ebve para selive fetare n\u00eb Tiran\u00eb, sa her\u00eb ka festa t\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rasti e ka sjell\u00eb t\u00eb ndodhemi n\u00eb nj\u00eb \u201cngjarje\u201d, nga ato p\u00ebr t\u00eb cilat shoq\u00ebria jon\u00eb ka nevoj\u00eb si p\u00ebr ajrin e bjeshk\u00ebve. Ermali, q\u00eb ka jetuar shum\u00eb vite n\u00eb Itali dhe tani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vendlindje e ka hapur nj\u00eb biznes turistik n\u00eb zon\u00ebn e Kthell\u00ebs (Thkell\u00ebs), ka ardhur t\u00eb rinjihet me njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb strehuar nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vitit 1997, kur ai me shok\u00ebt e tij t\u00eb repartit ushtarak po marrshonin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga Borja e larg\u00ebt e Kuk\u00ebsit p\u00ebr n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs e me posht\u00eb. \u201cNa keni sajdisur me \u00e7orape t\u00eb reja, na keni pritur me buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr, si dhe \u201cre\u00e7el ftoi\u201d, iu kujton ai detaje mikprit\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb asaj nate me k\u00ebmb\u00ebt gjak, kur pas tyre ia kishte behur dhe nj\u00eb \u201cskuad\u00ebr\u201d tjet\u00ebr ushtar\u00ebsh, gjithastu t\u00eb cfilitur e pa buk\u00eb. Ja, p\u00ebr \u201cpak\u201d mir\u00ebnjohje ka marr\u00eb ai rrug\u00ebn prej larg dhe tashm\u00eb jan\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb emocionuar q\u00eb i jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs atij p\u00ebr ardhjen n\u00eb votr\u00ebn e tyre bujare.<\/p>\n<p>N\u00eb Kalimash njeriu ver\u00ebn dy pamje kontrastuese, nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur nj\u00eb shport\u00ebz me mana t\u00eb kuq t\u00eb fresk\u00ebt dhe miniera e kromit n\u00eb shpatin e malit ku dikush apo disa pasurohen. Nuk dim\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb minier\u00eb (vite m\u00eb par\u00eb aty kan\u00eb vdekur minator\u00eb si n\u00eb Bulqiz\u00eb), di\u00e7ka na step q\u00eb t\u00eb trokasim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, mbase ngaq\u00eb minierat n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb t\u00eb paragjykuara, p\u00ebr standardet e munguara, aksidentet e pandalshme, keqpages\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve etj. Nd\u00ebrmarrje t\u00eb tilla me sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb huaj apo vendas jan\u00eb hermetike p\u00ebr gazetar\u00ebt, t\u00eb fshehura nga kamerat, ato b\u00ebhen lajm vet\u00ebm kur ndodh ndonj\u00eb e keqe n\u00eb galerit\u00eb e tyre. Por t\u00eb vijojm\u00eb m\u00eb tej rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn q\u00eb fatmir\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar, p\u00ebrpos se n\u00eb dy-tre vende ku ka patur shembje t\u00eb vogla an\u00ebsore, dhe me siguri mir\u00ebmbajt\u00ebsit i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni shefat e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb. K\u00ebshtu kemi mb\u00ebrritur n\u00eb Fush\u00eb-Dukagjin, ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb austostrada q\u00eb e ka fjal\u00ebn. Makinat me pushtetar\u00eb kalojn\u00eb pa e kthyer kryet nga rruga e vjet\u00ebr, fshtrat q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb vetmi, dhe pse pjellor\u00eb e t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb an\u00eb t\u00eb Drinit liqe. Vet\u00ebm kur nd\u00ebrmerr rrug\u00ebtime t\u00eb tilla e kupton se sa t\u00eb braktisura jan\u00eb malet shqiptare, se politikat p\u00ebr zhvillimin rural nuk kan\u00eb sjell\u00eb thuajse asgj\u00eb. Duhen p\u00ebrg\u00ebzuar ata pak njer\u00ebz q\u00eb e mbajn\u00eb gjall\u00eb jetes\u00ebn atje, q\u00eb nuk i kan\u00eb l\u00ebshuar trojet e t\u00eb par\u00ebve, bashtinat, pem\u00ebt, gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb, peshkimin n\u00eb liqenin e Fierz\u00ebs, mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb sy pas muges\u00ebs s\u00eb makinave, \u00ebsht\u00eb mung\u00ebsa e dhive. N\u00eb Has, matan\u00eb Drinit, vet\u00ebm tridhjet\u00eb kilometra m\u00eb p\u00ebrtej, organizohet festa tradicionale e dhive, kurse n\u00eb gjith\u00eb ato male q\u00eb p\u00ebrndahen mes Puk\u00ebs dhe Kuk\u00ebsit nuk t\u00eb z\u00eb syri tufa e nuk t\u00eb d\u00ebgjon veshi kumbor\u00eb, apo t\u00eb lehura qen\u00ebsh, nuk del tym n\u00eb stane. Doemos q\u00eb ne nuk ishim p\u00ebr ndonj\u00eb \u201cinspektim\u201d, as nuk iu drejtuam zyrave p\u00ebrkat\u00ebse, ngaq\u00eb nuk besojm\u00eb dhe aq n\u00eb seriozitetin e sot\u00ebm bujq\u00ebsor dhe blegtoral, p\u00ebrpos se n\u00eb zona ku ka tradit\u00eb si Hasi, apo Dukati n\u00eb rastin e dhive. Mund t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb kredi, t\u00eb raportohen shifra tufash, projekte shoqatash t\u00eb huaja, ama pamja q\u00eb t\u00eb shfaqet nuk t\u00eb bind se ka nj\u00eb realitet t\u00eb d\u00ebshirur n\u00eb blegtori. E, pra, kafenet\u00eb e ish-qendrave komunare apo ato t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit ishin deng me njer\u00ebz, si kudo tjet\u00ebr n\u00eb atdheut ton\u00eb t\u00eb \u201clul\u00ebzuar\u201d kapitalist, ku n\u00eb vendet e ep\u00ebrme politik\u00ebs askush nuk ia v\u00eb veshin, ajo iu duket si nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb luhet jasht\u00eb tyre, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i shohin sherrin, pasi vjen e iu shterr burimet e ujit si ku\u00e7edra e legjend\u00ebs. Vet\u00ebm fushatat zgjedhore e \u201czgjojn\u00eb\u201d vet\u00ebdijen e mykur zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs drejt k\u00ebtyre njer\u00ebzve fisnik\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb mbijetes\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 Deri para shtat\u00eb vitesh ishte ajo \u201crruga e kombit\u201d, edhe pse nuk thirrej k\u00ebshtu, e vetmja n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shkohej n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb tej. E njohur ndryshe dhe si rruga e \u201cQaf\u00ebs s\u00eb Malit\u201d, \u00ebsht\u00eb kredhur e gjitha n\u00eb heshtje. Gjurm\u00ebt e s\u00eb djeshmes jan\u00eb t\u00eb pakta, ato m\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6153,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6155,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6151\/revisions\/6155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6153"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}