{"id":6141,"date":"2016-06-08T13:20:16","date_gmt":"2016-06-08T13:20:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6141"},"modified":"2016-06-08T13:20:16","modified_gmt":"2016-06-08T13:20:16","slug":"bedri-tahiri-dhe-kadare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6141","title":{"rendered":"Bedri Tahiri dhe Kadare"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/REMZIE-ZEKOLLI.png\" rel=\"attachment wp-att-5888\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5888\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/REMZIE-ZEKOLLI-220x300.png\" alt=\"REMZIE ZEKOLLI\" width=\"220\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/REMZIE-ZEKOLLI-220x300.png 220w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/REMZIE-ZEKOLLI.png 230w\" sizes=\"auto, (max-width: 220px) 100vw, 220px\" \/><\/a>Remzije Zekolli, poete <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bedri Tahiri dhe Kadare<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>(Si e njoha Profesorin Bedri Tahiri)<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Ismail\u00a0 Kadare ishte\u00a0\u00a0 ndaluar nga pushteti i koh\u00ebs, por jo nga zemrat tona.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Ai frymonte n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi dhe n\u00eb secil\u00ebn familje shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Si sot\u00a0 m\u00eb kujtohet profesori\u00a0 i Gjuh\u00ebs dhe i Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, Bedri Tahiri,<!--more--> i cili shquhej p\u00ebr urt\u00ebsin\u00eb, maturin\u00eb, largpam\u00ebsin\u00eb, zgjuarsin\u00eb, zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb, guximin dhe trim\u00ebrin\u00eb e tij. E them trim\u00ebrin\u00eb, sepse n\u00eb koh\u00ebn kur isha nx\u00ebn\u00ebse e vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, sistemi jugosllav, pas demonstratave t\u00eb vitit 1981, kishte marr\u00eb disa masa, jo vet\u00ebm politike, q\u00eb kishin prekur edhe arsimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb profesori hyri n\u00eb klas\u00eb, paksa me nj\u00eb shqet\u00ebsim, por me nj\u00eb vendosm\u00ebri q\u00eb kurr\u00ebs\u2019e kishte shprehur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dashur, p\u00ebr fundjav\u00ebn e ardhshme, e keni p\u00ebr detyr\u00eb ta lexoni e ta punoni me shkrim romanin \u201c<strong><em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur<\/em><\/strong>\u201d t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb madh, Ismail Kadare.<\/p>\n<p>Un\u00eb, si ting\u00eblloi zili, pa nj\u00eb pa dy, u nisa drejt bibliotek\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs son\u00eb ta merrja librin q\u00eb na e dha profesori p\u00ebr ta lexuar. At\u00eb lib\u00ebr e kishim n\u00eb bibliotek\u00ebn familjare, por e kishte marr\u00eb vajza e hall\u00ebs p\u00ebr ta lexuar.<\/p>\n<p>-Mir\u00ebdita bibliotekiste, a mund t\u00eb ma sillni\u00a0 librin \u201c<strong><em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d<\/em><\/strong> t\u00eb Ismail Kadares\u00eb?- fola e entuziazmuar, pa hyr\u00eb mir\u00eb brenda.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht Bedri Tahiri po ju jepka gjuh\u00eb shqipe?- ma priti ajo me t\u00eb par\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po vet\u00eb ai, ku po\u00a0 e di ti?- i thash\u00eb un\u00eb, disi \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; E mora me mend, vet\u00ebm ai po u jep nx\u00ebn\u00ebsve libra nga Ismail Kadare, q\u00eb tashm\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb i ndaluar dhe e kan\u00eb hequr nga planprogrami shkollor,- vazhdoi ajo t\u00eb m\u00eb sqaronte \u00a0me nj\u00eb seriozitet befasues.<\/p>\n<p>-\u00c7ka po thua ore?!,- iu drejtova me nj\u00eb habi, duke e shikuar n\u00eb sy, a mos po tallej me mua.<\/p>\n<p>-Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mos i pa\u00e7a borxh profesorit q\u00eb ka rrezikuar tua shpjegoi Kadaren\u00eb e t\u2019u jep librat e tij p\u00ebr lektyr\u00eb. M\u00eb fal, por un\u00eb nuk guxoi ta thej\u00eb urdhrin q\u00eb na ka mb\u00ebrritur nga lart,- ma priti shkurt ajo, duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se s\u2019kisha pse ta zgjatja m\u00eb.<\/p>\n<p>-Pushteti e ka larguar Kadaren\u00eb nga programi shkollor, por Kadare \u00ebsht\u00eb n\u00eb zemrat tona dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u00e7do shqiptari,- ia ktheva un\u00eb t\u00ebr\u00eb inat.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket ajo e pa shqet\u00ebsimin tim t\u00eb vrullit rinor dhe zuri t\u00eb m\u00eb fliste me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb buta.<\/p>\n<p>-Kujdes vajzush\u00eb, mos fol k\u00ebshtu\u00a0 diku tjet\u00ebr, kaq mund t\u00eb t\u00ebthem, &#8211; ishte porosia e saj e fundit.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/bedir-tahiri-dhe-kadare.png\" rel=\"attachment wp-att-6142\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6142\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/bedir-tahiri-dhe-kadare.png\" alt=\"bedir tahiri dhe kadare\" width=\"235\" height=\"170\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>BedriTahiri dhe Ismail Kadareja<\/em><\/p>\n<p>Kur dola n\u00eb korridor, i vura gisht kok\u00ebs. Edhe pse e re, e kuptova. Ajo nuk ishte fajtore, sepse ishte nj\u00eb koh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebso gj\u00ebrash mund t\u00eb shkoje edhe n\u00eb burg. Ishte viti 1983. Ishin k\u00ebto vitete stuhishme t\u00eb pas demonstratave masive t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilatgjeniu i letrave\u00a0 shqipe i kishte mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm, ngase ishin t\u00eb drejta dhe demokratike.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen profesori, q\u00eb ishte edhe psikolog i shk\u00eblqyer, e v\u00ebrejti gjendjen time shpirt\u00ebrore. Ende pa m\u00eb pyetur\u00e7\u2019kisha, un\u00eb fillova t\u2019i flas\u00eb.<\/p>\n<p>-Profesor,IsmailKadaren\u00eb e paskan larguar nga planprogrami m\u00ebsimor dhe librin e tij nuk ma dhan\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e shkoll\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>-Mos u m\u00ebrzit, nx\u00ebn\u00ebsja ime. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kadaren\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb thumb t\u00eb kritik\u00ebs, p\u00ebr momentin e kan\u00eb hequr nga planprogramet shkollore, veprat ia kan\u00eb ndaluar, por un\u00eb \u00e7do her\u00eb do ta shpjegoj dhe librat e tij do tua\u00a0 jap t\u2019i \u00a0lexoni,- m\u00eb foli ai me at\u00eb but\u00ebsin\u00eb e tij karakteristike e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Me kujdese plot maturi hapi \u00e7ant\u00ebn dhe prej andej nxori pes\u00eb ekzemplar\u00eb t\u00eb romanit \u201c<em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur<\/em>\u201d. Isha e privilegjuar q\u00eb librin e par\u00eb\u00a0 ma dha mua. I zgjodhi edhe kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb dalloheshin n\u00eb m\u00ebsime.<\/p>\n<p>Pas leximit t\u00eb romanit erdhi dita t\u00eb rr\u00ebfejm\u00eb p\u00ebrshtypjet tona p\u00ebr librin. Thuaja se \u00e7do her\u00eb isha e para q\u00eb shpjegoja lektur\u00ebn shkollore, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrgatisnim edhe me shkrim e q\u00eb u thoshim referate.<\/p>\n<p>-Remzije na fol di\u00e7ka p\u00ebr librin e lexuar,- m\u2019u drejtua k\u00ebsaj radhe vet\u00eb profesori, pa pritur q\u00eb ta ngrija dor\u00ebn dhe, si zakonisht, fletoren time e mori q\u00eb me laps t\u00eb kuq t\u00eb b\u00ebnte korrigjimet.<\/p>\n<p>-Po filloj nga titulli, i nderuari profesor, i cili\u00a0 vet\u00ebna b\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se, secila ushtri e huaj q\u00eb shkon t\u00eb sundoj\u00eb nj\u00eb vend e nj\u00eb popull tjet\u00ebr,\u00a0 \u00ebsht\u00eb e gjykuar t\u00eb humb, secili q\u00eb e fillon luft\u00ebn, \u00ebsht\u00eb humb\u00ebsi, dhe ata jan\u00eb t\u00eb gjykuar t\u2019i mbledhin eshtrat e ushtar\u00ebve t\u00eb tyre. K\u00ebshtu po vepronin edhe italian\u00ebt n\u00eb romanin q\u00eb e kam lexuar. Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb shpjegimit tim zuri zhdukja e eshtrave t\u00eb kolonelit Z., t\u00eb cil\u00ebveekspedita k\u00ebrkimore assesi nuk po u binte n\u00eb gjurm\u00eb&#8230; Gjat\u00eb nj\u00eb dasme n\u00eb fshat, u ftuan edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e ekspedit\u00ebs, prifti e gjenerali, ku i prit\u00ebn mir\u00eb. Por, dikur, gjenerali, i ndezur nga muzika, nuk durohet dhe ngrihet e\u00a0 ia k\u00ebrcet valles me dasmor\u00ebt?\u00a0 N\u00eb momentin kur ai shkonp\u00ebrkrahnuses s\u00eb re shqiptare, plak\u00ebs Nic\u00eb i kujtohet ngjarja se si koloneli i eg\u00ebr italian ia kishte vrar\u00eb burrin dhe ia kishte marr\u00eb vajz\u00ebn. Ajo, e shkretat sapo kthehet n\u00eb sht\u00ebpi e mbyt veten&#8230;Kur t\u00eb nes\u00ebrmen vjen prap\u00eb koloneli, pa e ditur se vajza kishte vajtur n\u00eb at\u00eb bot\u00eb, plaka Nic\u00eb ia \u00e7an kok\u00ebn me s\u00ebpat\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>-\u00c7ka mendon Remzije, pse plaka Nic\u00eb i kishte varrosur eshtrat e kolonelit Z.pik\u00ebrisht n\u00ebn pragun e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb?,- m\u00eb pyeti Profesori.<\/p>\n<p>-I nderuari profesor, po ishte koh\u00eb lufte, dhe q\u00eb t\u00eb mos e v\u00ebrenin ushtar\u00ebt e tjer\u00eb, e kishte varrosur n\u00ebn pragun e sht\u00ebpis\u00eb. Pra, p\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lagjesq\u00eb okupatori t\u00eb mos hakmerrej p\u00ebr vrasjen e kolonelit.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, mir\u00eb, po pse pik\u00ebrisht aty e jo n\u00eb oborr,\u00a0 af\u00ebr ndonj\u00eb gardhi?- vazhdoi ai, si\u00e7 duket, i pak\u00ebnaqur me p\u00ebrgjigjen time<\/p>\n<p>Un\u00eb prap\u00eb ngulja k\u00ebmb\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00a0se plaka trim\u00ebresh\u00eb at\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos v\u00ebrehej nga ushtar\u00ebt okupator\u00eb.<\/p>\n<p>Profesori, ashtu si\u00e7 ishte\u00a0 af\u00ebr meje vajti tek d\u00ebrrasa e zez\u00eb dhe pasi mori nj\u00eb q\u00ebndrim prej nj\u00eb ushtaraku, filloi t\u00eb fliste me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb qet\u00eb, por shum\u00eb t\u00eb vendosur:<\/p>\n<p>-Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dashur, Remzija u p\u00ebrgjigj mir\u00eb, por un\u00eb po shtoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb dhe, kujdes, mos e harroni. Plaka Nic\u00eb \u00ebsht\u00eb personazhi m\u00eb interesant e m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb romanin e shk\u00eblqyer t\u00eb Kadares\u00eb q\u00eb ju e keni lexuar.KoloneliZ. kishte hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj me q\u00ebllime t\u00eb ul\u00ebta, ia kishte vrar\u00eb burrin, pask\u00ebtaj ia kishte marr\u00eb\u00a0 vajz\u00ebn kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are dhe e kishte d\u00ebrguar n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019ia marr\u00eb nderin. E si\u00e7 e dini edhe ju, nderi p\u00ebr shqiptarin \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb jeta. Dhe, vajza e gjor\u00eb, posa kthehet t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb sht\u00ebpi, vet\u00ebflijohet, mbytet n\u00eb pus. Kur nat\u00ebn tjet\u00ebr erdhi s\u00ebrish koloneli gjakatar, p\u00ebr ta marr\u00eb prap\u00eb vajz\u00ebn, sepse nuk e dinte se ajo kishte vajtur n\u00eb at\u00eb bot\u00eb, plaka Nic\u00ebe priti af\u00ebr der\u00ebs me s\u00ebpat\u00eb dhe ia mori shpirtin. Trupin e tij e varrosivet\u00eb n\u00ebn pragun e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, sa her\u00eb t\u00eb hyj\u00eb e t\u00eb dal\u00eb, \u00a0ta shkelteme k\u00ebmb\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>E gjith\u00eb klasa mbet\u00ebm m\u00eb syhapur nga profesori,\u00a0 i cili aq bukur na e shpjegoi simbolik\u00ebn e varrimit t\u00eb kolonelit dhe gjith\u00eb romanin \u201c<strong><em>Gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d<\/em><\/strong>, saq\u00eb leximi i veprave letrare na hyri n\u00eb gjak. Aty u bind\u00ebm se, qysh thoshin t\u00eb men\u00e7urit: Misioni i m\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb! Puna e profesor\u00ebve tan\u00eb ishte edhe nj\u00eb detyr\u00eb patriotike. Ata rrezikonin jet\u00ebn dhe pun\u00ebn e tyre dhe, fshehurazi nga pushteti e politika e koh\u00ebs, na sillnin libra t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim i skalitur thell\u00eb n\u00eb mendjen tim e q\u00eb, n\u00eb shpirtin tim mbolli edhe dashurin\u00eb p\u00ebr librin e p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. E rikujtova sivjet,ngase nd\u00ebrthuret me dy p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr mua: 80- vjetorin e lindjes se Kadares\u00eb dhe 60-vjetorin e lindjes s\u00eb profesorit tim t\u00eb nderuar, BedriTahiri.<\/p>\n<p>Urime, suksese e g\u00ebzuar edhe shum\u00eb e shum\u00eb pranvera!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Remzije Zekolli, poete \u00a0 Bedri Tahiri dhe Kadare (Si e njoha Profesorin Bedri Tahiri) \u00a0 Ismail\u00a0 Kadare ishte\u00a0\u00a0 ndaluar nga pushteti i koh\u00ebs, por jo nga zemrat tona. \u00a0Ai frymonte n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi dhe n\u00eb secil\u00ebn familje shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0 Si sot\u00a0 m\u00eb kujtohet profesori\u00a0 i Gjuh\u00ebs dhe i Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, Bedri Tahiri,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6142,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6143,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6141\/revisions\/6143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}