{"id":6138,"date":"2016-06-07T21:06:03","date_gmt":"2016-06-07T21:06:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6138"},"modified":"2016-06-07T21:06:03","modified_gmt":"2016-06-07T21:06:03","slug":"ndoc-gjetja-poeti-i-shembellimeve-delikate-zeri-i-kumbimit-te-jehonave-te-shpirtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6138","title":{"rendered":"Ndoc Gjetja poeti i sh\u00ebmb\u00ebllimeve delikate, z\u00ebri i kumbimit t\u00eb jehonave t\u00eb shpirtit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/albertvataj.com\/2016\/06\/07\/ndoc-gjetja-poeti-i-shembellimeve-delikate-zeri-i-kumbimit-te-jehonave-te-shpirtit\/\">June 7, 2016<\/a><a href=\"http:\/\/albertvataj.com\/author\/berti\/\">Albert Vataj<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Mes Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs u ngjiz ky za kumtues i poezis\u00eb, kjo q\u00ebndres\u00eb e nj\u00eb ngadhnjimtari. Ai njeri i p\u00ebrkor\u00eb e mrujti brenda jehon\u00ebs s\u00eb shpirtit at\u00eb, z\u00ebrin e sh\u00ebmb\u00ebllimeve delikate, k\u00ebndimin e ngulmit dhe gufimit t\u00eb hovsh\u00ebm. Mes djepit dhe varrit rendi ky shpirt lirie, me trazimin n\u00ebr flatra e dhimbjen n\u00eb trajtat e qiellores ku strukej ky kurm. <!--more-->Erdhi dhe iku n\u00eb paqe. Jetoi n\u00eb \u00e7aste mrazi e hekash, e ve\u00e7 n\u2019kresht e mprehu ballin. Endi kang\u00ebn e shpirtit \u201cPoeti me fytyr Krishti\u201d, dishepull i zanit t\u00eb nalt\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetimit.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/GJETJA-N.png\" rel=\"attachment wp-att-6139\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6139\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/GJETJA-N.png\" alt=\"GJETJA N\" width=\"274\" height=\"164\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u201cRrezatim\u201d, \u201cShqiponja rreh krah\u00ebt\u201d, \u201cQ\u00ebndresa\u201d, \u201cE p\u00ebrdtishme\u201d, \u201c\u00c7aste\u201d, \u201cKthimet\u201d, \u201cDhjata ime\u201d, \u201cBiri i njeriut\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb diagrama krijuese e poetit Ndoc Gjetja. Rrug\u00ebtimi i tij poetik u qas t\u00eb mbetej kumt i nj\u00eb shpirti dimesionesh lirie, anipse ai u ngjiz n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb nj\u00eb diktature q\u00eb rrekej t\u00eb kolektivizonte jo vet\u00ebm individ\u00ebt, por edhe idet\u00eb dhe grindin poetik t\u00eb nj\u00eb shpirti t\u00eb kapluar prej nj\u00eb sht\u00ebrngate kalt\u00ebrsie, e cila duke u gjegj thirrjeve t\u00eb shpirtit, diti t\u00eb p\u00ebrplasej heshturazi mbi brigjet shk\u00ebmbore, duke st\u00ebrpikur me yje sandejmi nat\u00ebn e ngulmeve pasionante.<\/p>\n<p>Vet\u00eb jeta e poetit \u00ebsht\u00eb tharmi i asaj l\u00ebnde e cila u mrujt e u ngjesh n\u00eb magj\u00ebn e nj\u00eb shpirti ndjenjash delikate e nj\u00eb zaemr\u00eb puhizash t\u00eb im\u00ebta pjalmimi.<\/p>\n<p>Ndoc Gjetaj ishte i till\u00eb, i predestinuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e krijuesit. Ai iku, me fytyr\u00ebn e Krishtit t\u00eb mbuluar me nj\u00eb dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiat\u00ebn e poezis\u00eb shqipe, nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb do t\u00eb gjalloj\u00eb p\u00ebr jet\u00eb e mote, ngase at\u00eb nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, t\u00eb cilat i luftoi mjesht\u00ebrisht. Poezia e Ndoc Gjetjes \u201c\u00ebsht\u00eb kurora e let\u00ebrsis\u00eb imagjinative, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike\u201d(Harold Bloom), e cila parakoncepton jet\u00ebn e poetit, perceptimet e tij p\u00ebr bot\u00ebn p\u00ebrreth tij, p\u00ebr fenomene tok\u00ebsor e qiellore, p\u00ebr dashurin\u00eb, si toposin themelor t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij. K\u00ebsisoj, ajo b\u00ebhet nj\u00eb shkoll\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb poetike, e cila komunikon nj\u00eb gjendje kulturore t\u00eb posa\u00e7me, brenda nj\u00eb konteksti t\u00eb zymt\u00eb poetik n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjalloj poezia e tij dhe ai vet\u00eb. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb ferr, poezia e tij triumfoi, me arm\u00ebt e fuqishme, q\u00eb jan\u00eb metaforat e tij godit\u00ebse, dashuria e tij e pafundme dhe morali i fuqish\u00ebm (Ndue Ukja).<\/p>\n<p><strong>Jet\u00ebshkrim<\/strong><\/p>\n<p>Ndoc Gjetja u lind m\u00eb 9 mars 1944 n\u00eb fshatin B\u00ebrdic\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kur ishte shtat\u00eb vje\u00e7, prind\u00ebrit e tij u vendos\u00ebn me banim n\u00eb Lezh\u00eb. N\u00eb vitin 1970, filloi t\u00eb botoj\u00eb poezit\u00eb e para. Merret vet\u00ebm me poezi. \u00cbsht\u00eb autor i disa v\u00ebllimeve poetike. Studiues t\u00eb\u00a0 njohur e kan\u00eb cil\u00ebsuar Ndocin poet q\u00eb di me \u00e7do varg t\u2019i bjer\u00eb bukur tastier\u00ebs s\u00eb humanizmit. Ai k\u00ebt\u00eb frym\u00eb e timb\u00ebr t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb vet kurr\u00eb nuk u rrek ta tradhtonte. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve t\u00eb veta, si nj\u00eb orakull, ai vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite me at\u00eb sinqeritet si\u00e7 u shfaq aq i befasish\u00ebm kur ishte ve\u00e7 se nj\u00eb gjimnazist n\u00eb Lezh\u00eb. Poezi e thell\u00eb, e ndjer\u00eb, poezi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rr\u00ebfehet bota e njeriut, intimiteti, marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ai ka shkruar veprat \u201cRrezatim\u201d, \u201cShqiponja rreh krah\u00ebt\u201d, \u201cQ\u00ebndresa\u201d, \u201cE p\u00ebrdtishme\u201d, \u201c\u00c7aste\u201d, \u201cKthimet\u201d, \u201cDhjata ime\u201d, \u201cBiri i njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Ndoc Gjetja, poeti q\u00eb jetoi dhe shkroi se: \u201cPoetet jetojn\u00eb ne Qytetin e Ideve\u201d (Qyteti i ideve), ishte nj\u00eb kresht\u00eb e madh e thurur me ide, me rravgime poetike nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet dhe me imagjinat\u00eb shum\u00eb t\u00eb bujshme, si\u00e7 jan\u00eb poetet e m\u00ebdhenj. Ai la tharmin shpirtit t\u00eb tij poetik, si testament feje, la nj\u00eb poezi t\u00eb frym\u00ebzuar nga dhiata shpirtit t\u00eb tij, q\u00eb b\u00ebhet identifikim subjektiv dhe shkreptin\u00eb shk\u00ebndija dashuri, tamam si prototipi i tij Jezu Krishtit, kryqin e t\u00eb cilit e mban p\u00ebrdit\u00eb ne shpine (Autoportret) dhe me t\u00eb rrug\u00ebton drejt\u00eb ne Kish\u00ebn Apostolike te Poezis\u00eb (Curriculum). Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata poet\u00eb q\u00eb e fjal\u00ebn poetike e peshojn\u00eb aq shum\u00eb, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar tempullin e poezis\u00eb, nj\u00eb aureol\u00eb poetike, q\u00eb mish\u00ebron t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebndshmen, n\u00eb funksione thell\u00ebsisht etike, sikurse \u00ebsht\u00eb poezia e Gjetjes- nj\u00eb poezi e nd\u00ebrtuar nga sekuenca jete e q\u00eb b\u00ebhen shk\u00ebndija poezie. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia e tij e p\u00ebrjetshme; poezi q\u00eb jasht\u00eb \u00e7do funksioni praktik\u00eb, ka synim t\u00eb bukur\u00ebn, b\u00ebhet kuror\u00eb e s\u00eb bukur\u00ebs dhe si e till\u00eb mbetet model autentik i poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><strong>Ravgima poetike<\/strong><\/p>\n<p>Shkrimtari John Milton, pat shkruar se nj\u00eb: \u201cNj\u00eb i ditur, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb qiri q\u00eb ka dashurin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i ndri\u00e7oi\u201d. K\u00ebto tipare kaq t\u00eb fisme, kaq hyjnore, kaq njer\u00ebzore, kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i ng\u00ebrthen poezia e Ndoc Gjetjes, e cila rrezaton ngroht\u00ebsi, freski, dashuri, humaniz\u00ebm, n\u00eb shum\u00ebtrajt\u00ebsin\u00eb e saj dhe n\u00eb shum\u00ebdimensionalitetin e saj- t\u00eb diskursit dhe t\u00eb poetik\u00ebs. Ai krijoi nj\u00eb poezi elitare, thell\u00ebsisht t\u00eb inspiruar, t\u00eb ndjer\u00eb e t\u00eb jetuar. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull, poezia e tij \u201cDashuria\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ungjill poetik, i konstruktuar me nj\u00eb diskurs t\u00eb fuqish\u00ebm lirik\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, kjo ndjenj\u00eb sublime dhe superiore njer\u00ebzore, ngrihet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e plotfuqishme, para s\u00eb cil\u00ebs poeti dor\u00ebzohet, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur ajo i shkakton aq shum\u00eb dhembje. Vargjet e k\u00ebsaj poezie, jan\u00eb drith\u00ebrimat e shpirtit t\u00eb ekzaltuar poetik, t\u00eb njeriut t\u00eb pasionuar pafund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb njeriut q\u00eb di t\u00eb dashuroj deri n\u00eb infinit. E, ket\u00eb dashuri e ngjizi n\u00eb vargje t\u00eb bukura, t\u00eb cilat t\u00eb shtangin trupin p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb kan\u00eb dhe t\u00eb tronditin mendjen p\u00ebr mesazhet q\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb: \u201cO per\u00ebndesh\u00eb e gjith\u00ebpushtetshme\/ e universit mashkull-fem\u00ebr!\/ B\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb duash me veten time\/ jam instrumenti yt i verb\u00ebr\/ N\u00eb jet\u00eb m\u00eb solle kaq shum\u00eb dhimbje\/ dhe shqet\u00ebsime pa mbarim\/ po s\u2019jam ankuar kund\u00ebr teje\/ as me goj\u00eb e as me shkrim\/ M\u00eb hidh n\u00eb zjarr, n\u00eb det, n\u00eb ferr!\/ M\u00eb hidh n\u00eb balt\u00eb, m\u00eb hidh n\u00eb hon!\/ Ve\u00e7 t\u00eb lutem mos m\u00eb l\u00ebr\u2026\/n\u00eb at\u00eb vend ku ti mungon! \u201c<\/p>\n<p>Poezia e tij, me tiparet e saj moderne, shquhet p\u00ebr ritmet e brendshme poetike, t\u00eb cilat p\u00ebrcjellin dhembjet e subjektit lirik, si notat e nj\u00eb simfonie t\u00eb p\u00ebrkryer. Poezia e tij, ting\u00ebllon si muzika e shpirtit t\u00eb d\u00eblir\u00eb, ku lexuesi i pasionuar dhe lexuesi i kultivuar i let\u00ebrsis\u00eb, prehen me madh\u00ebshtin\u00eb e humanizmit, me artin e fuqish\u00ebm q\u00eb vihet n\u00eb funksion t\u00eb edukimit, t\u00eb moralit, t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs, tipare k\u00ebto q\u00eb e shquajn\u00eb at\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Ky \u00ebsht\u00eb poeti q\u00eb imagjinat\u00ebn e ka t\u00eb pafund dhe ajo i lundron mistereve t\u00eb poezis\u00eb, ku vet\u00ebm nj\u00eb krijues i rrall\u00eb dhe me imagjinat\u00eb t\u00eb bujshme dep\u00ebrton, si\u00e7 del te vargjet: \u201cNe rendin e pafund te numrave te plote\/ matematikisht, ti je me i vogli\/ por, ti papritur u bere i madh\/ ne saje te zerove qe te shkojn\u00eb pas\u201d \u201cNj\u00ebshit\u201d). K\u00ebto zero, simbolikisht shprehin bot\u00ebn e vetmuar t\u00eb poetit, t\u00eb cil\u00ebs me koh\u00eb i bashk\u00ebngjiten koret e njer\u00ebzve, lexuesit e pasionuar. Jan\u00eb k\u00ebto zero, t\u00eb cilat i ngjiten poezis\u00eb s\u00eb Gjetjes, k\u00ebtij Nj\u00ebshi poetik.<\/p>\n<p><strong>Poeti ngadhnjyes<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, Ndoc Gjetja nuk do t\u00eb mbahet mend si poeti q\u00eb mjeli lop\u00ebn e shterur t\u00eb patriotizmit poetik, si\u00e7 do t\u00eb na thoshte Krist Maloku, nuk do t\u00eb mbahet mend si poet q\u00eb glorifikoi rrejsh\u00ebm idet\u00eb e revolucionit dhe artin e masave, ai nuk e pranoi sh\u00ebmtin\u00eb e koh\u00ebs dhe ideologjis\u00eb, sepse ishte i form\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201ckryene\u00e7\u201d me poezin\u00eb e tij t\u00eb pap\u00ebrkulur: \u201cGjendja civile: Mbetje teknologjike e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\/ se nuk diti t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrkuljet e duhura eproreve\u201d (Autoportret). Mir\u00ebpo, ai krijoi nj\u00eb let\u00ebrsi thell\u00ebsisht t\u00eb bukur, t\u00eb inspiruar nga e bukura, pik\u00ebrisht at\u00eb lloj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb e sugjeron shkrimtari i mir\u00ebnjohur amerikan, \u00cbilliam Faulkner, pra nj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb bazuar te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, m\u00ebshira, sakrifica, vuajta, dramat njer\u00ebzore, etj. K\u00ebto perceptime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, n\u00eb rrafshet universale gjallojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb harmonike, brenda tematik\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Ndoc Gjetjes dhe e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb poetik modeluese n\u00eb poezin\u00eb shqipe. Ai ju shmang temave patetike, artit poetik deskriptiv dhe si nj\u00eb orakull me frym\u00ebzime mbitok\u00ebsore, krijoi nj\u00eb poezi t\u00eb inspiruar, subjektive, nj\u00eb lirik\u00eb t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb relacionin mes s\u00eb bukur\u00ebs dhe produktit t\u00eb saj- poezis\u00eb, e vuri n\u00eb suaza t\u00eb ndjenjave dhe perceptimeve t\u00eb tij imagjinative t\u00eb pakufishme. Poezia e tij shquhet p\u00ebr forc\u00ebn e ideve, p\u00ebr universin e pafundm\u00eb t\u00eb komunikimeve q\u00eb nd\u00ebrton, me bot\u00ebn e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, me antikitetin dhe Bibl\u00ebn, k\u00ebto dy strombullara t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb per\u00ebndimore. Dhiata biblike b\u00ebhet sh\u00ebnjues i poezis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb librin me titull, \u201cDhiata ime\u201d. Nd\u00ebrsa antika vjen si evokim dhe reminishenc\u00eb e kontesktualizuar, n\u00eb poezin\u00eb e tij, p\u00ebrmes poezis\u00eb s\u00eb shk\u00eblqyer \u201cHerakliti\u201d dhe vargjeve jasht\u00ebzakonisht t\u00eb realizuara bukur, si n\u00eb planin tematik, gjithashtu n\u00eb at\u00eb stilistik: \u201dNe moshen 70 vjec, filozofi Heraklit\/pati k\u00ebrkuar ti nxjerrin syte\/ -Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shok\u00ebt\/ -Me pengojn\u00eb, -tha, -p\u00ebr te pare boten\/ Dhe vrimat e vesh\u00ebve i mbylli me dylle\/ te d\u00ebgjoje z\u00ebrat e vetvetes me mire.\/ Dhe rrinte i ngrire me ore te tera\/ duke ndjellur ne koke mendime te thella\/ Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar\/ \u00e7do send e quante \u201cnj\u00eb djalle i sh\u00ebmtuar\u201d\/ P\u00ebr te ruajtur te past\u00ebr dashurin\u00eb, i gjori\/ tere jet\u00ebn nj\u00eb fem\u00ebr p\u00ebr grua s\u2019e mori.\/ S\u2019kishte sht\u00ebpi dhe u thoshte te gjith\u00ebve\/ -Kam lindur dhe banoj ne kok\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse Dhiata q\u00eb vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb librave t\u00eb panum\u00ebrt n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor dhe burim frym\u00ebzim p\u00ebr jete e poezie, n\u00ebp\u00ebr breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb, si mish\u00ebrim i fjal\u00ebs Hyjnore, gjithashtu, jeta e Ndoc Gjetjes \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i ve\u00e7antis\u00eb njer\u00ebzore dhe poezia e tij, mish\u00ebrim i k\u00ebsaj fuqie imagjinative poetike. Prandaj, si e till\u00eb do t\u00eb mbetet nj\u00eb testament poetik i bukur i poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb poet i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb shqipe, q\u00eb diti t\u2019iu ik shablloneve, dogmave, q\u00eb diti t\u00eb krijoj nj\u00eb poezi thell\u00ebsisht t\u00eb inspiruar, me tipare tok\u00ebsore dhe qiellore, nj\u00eb poezi q\u00eb gufon nga ndjenjat e fuqishme t\u00eb dashuris\u00eb, nj\u00eb poezi q\u00eb komunikon fuqish\u00ebm me gjuh\u00ebn e artit, pa dyshim se nj\u00ebri nga ta do t\u00eb jet\u00eb Ndoc Gjetja.<\/p>\n<p>Poezia e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aren\u00eb e tendosjeve t\u00eb pafundme, e dhembjeve t\u00eb m\u00ebdha dhe si e till\u00eb, b\u00ebhet reflektim emocional i shpirtit t\u00eb trazuar, t\u00eb cilin e rrahin fuqish\u00ebm tallazet e nj\u00eb jete bizare, e nj\u00eb jete, e cila i sh\u00ebmb\u00ebllen vuajtjeve t\u00eb kryqit t\u00eb Krishtit. Poezia e tij, me gjith\u00eb tonin e fuqish\u00ebm t\u00eb dhembjes q\u00eb ka, me gjith\u00eb tallazet e fuqishme shpirt\u00ebrore q\u00eb p\u00ebr\u00e7on, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb montone, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim thell\u00ebsish njer\u00ebzor, emocional, ku lexuesi ndjen dridhmat e bukura, me gjuh\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl poetike. Edhe kur godiste dukurit\u00eb degjeneruese p\u00ebrreth tij, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte me nj\u00eb pedanteri poetike: \u201c\u00c7\u2019mrekulli do te kishte qene\/ sikur te jepnin qe sot dor\u00ebheqjen\/ presidenti dhe \u00e7do lloji ministri!\/ Dhe ta merrte pushtetin Shpirti\u201d (\u201dSikur\u201d)<\/p>\n<p>Ndoc Gjetja iku, duke l\u00ebn\u00eb testamentin e fjal\u00ebs poetike, q\u00eb sikur shenja e tij poetike, \u00ebsht\u00eb ylli udh\u00ebrr\u00ebfyes, i cili do t\u00eb rrezatoj dhe ndri\u00e7oj brezat n\u00eb poezin\u00eb shqipe. Poezia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhiat\u00eb e shpirtit hyjnor dhe k\u00ebsisoj do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb poezin\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Krijimtaria e Ndoc Gjetjes<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ndoc Gjetja: Dhimbja e poetit b\u00ebhet energji krijimi<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb do ta p\u00ebrkufizoja, se njeriu kur vendos p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me let\u00ebrsi, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka hyjnore nga shpirti\u00a0 i vet\u00eb,\u00a0 vendos nj\u00eb lloj fatkeq\u00ebsie t\u00eb vetvetes q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb zgjedh nj\u00eb jet\u00eb me privacione, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i talentuar b\u00ebhet i famsh\u00ebm por dhe fama at\u00eb e k\u00ebnaq, por lumturi nuk i sjell\u00eb, sepse, sa m\u00eb shum\u00eb shkrimtari b\u00ebhet i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn njer\u00ebzit e vendit t\u00eb tij aq m\u00eb shum\u00eb i shtohen ato dhimbjet. Dhimbjet e shkrimtarit nuk jan\u00eb si dhimbjet e politikanit. Shkrimtari e shikon realitetin me syrin e shpirtit jo me syrin thjesht t\u00eb trurit, vet fantazia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vuajtje njeriu, duke fantazuar harxhon energji m\u00eb shum\u00eb se duke kositur nj\u00eb livadh t\u00eb t\u00ebr\u00eb me kos, po e p\u00ebrmend kos\u00ebn se, si\u00e7 thot\u00eb populli, puna m\u00eb e lodhshme \u00ebsht\u00eb kositja, po nuk ka pun\u00eb m\u00eb t\u00eb lodhshme se v\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb fantazis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPa k\u00ebt\u00eb shpirt rebel, nuk ishte e mundur q\u00eb t\u00eb\u00a0 shkruaja ato lloj poezie. Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb vetmitare dhe kjo m\u00eb ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb poezi t\u00eb p\u00ebrvuajtur, t\u00eb qet\u00eb, me nj\u00eb lloj fisnik\u00ebrie kristiane.<\/p>\n<p>Jo, se pa libra nuk kam mbetur. I kam gjetur n\u00eb m\u00ebnyrat e mia, nuk kam gjet pa lexuar, por m\u00eb vjen inat se tani, q\u00eb p\u00ebrsoset demokracia, n\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrsosen dhe infrastrukturat e tjera, por libri vjen m\u00eb pak af\u00ebr nesh. Ne duhet t\u00eb kemi librarin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb. K\u00ebt\u00eb ja kam k\u00ebrkuar ministrave t\u00eb Kultur\u00ebs, po nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb. Ministria m\u00eb e varf\u00ebr p\u00ebr mendimin tim ka qen\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019k\u00ebnaq\u00ebsi ju ka dh\u00ebn\u00eb arti i krijimit poetik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>M\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi aq t\u00eb madhe dhe aq t\u00eb thell\u00eb sa q\u00eb un\u00eb rezervohem ta p\u00ebrshkruaj sepse e di se nuk do t\u00eb ma kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb hyjnor. S\u2019besoj t\u00eb ket\u00eb lehon\u00eb q\u00eb t\u00eb di t\u00eb artikuloj\u00eb me fjal\u00eb dhimbjen dhe dallimin e gezimit t\u00eb lindjes<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Edhe mua nuk m\u00eb ka shp\u00ebtuar pa e hetuar shfaqjen e monotonis\u00eb n\u00eb disa nga poezit\u00eb. Ve\u00e7se at\u00eb nuk e kam k\u00ebrkuar dhe gjetur vet\u00ebm te p\u00ebrdorimi i masave t\u00eb nj\u00ebllojta t\u00eb vargjeve e t\u00eb strofave, as dhe n\u00eb rrahjen e nj\u00ebllojt\u00eb t\u00eb theksave, por para s\u00eb gjithash n\u00eb vet\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre. K\u00ebt\u00eb s\u2019besoj se do ta kisha shmangur dot edhe sikur t\u00eb kisha p\u00ebrdorur format m\u00eb t\u00eb larmishme metrike. Monotonia vjen nga standartizimi i p\u00ebrmbajtjes n\u00eb disa nga poezit\u00eb si dhe nga konkludimet e p\u00ebraf\u00ebrta t\u00eb tyre.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>AUTOPORTRET<\/p>\n<p>Vendbanimi:<\/p>\n<p>N\u00eb Lezh\u00eb me trup dhe mendjen emigrante n\u00eb yje.<\/p>\n<p>Profesioni:<\/p>\n<p>Thur\u00ebs \u00ebndrrash dhe mbrojt\u00ebs besnik i tyre.<\/p>\n<p>Gjendja sociale:<\/p>\n<p>Mbetje teknologjike e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore<\/p>\n<p>Se nuk diti t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrkuljet e duhura epror\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00ebsia:<\/p>\n<p>E mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb dit\u00eb moll\u00ebn e ndaluar.<\/p>\n<p>Pesha:<\/p>\n<p>Sa vetja, sa \u00ebndrra, sa fjala e th\u00ebn\u00eb dhe e shkruar.<\/p>\n<p>Shenja t\u00eb ve\u00e7anta:<\/p>\n<p>Nj\u00eb pentagram rrudhash me nota trishtimi n\u00eb ball\u00eb<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb mjek\u00ebr e thinjur nga moslejim kaq vite i saj.<\/p>\n<p>Syt\u00eb:<\/p>\n<p>Kafe me nuanca t\u00eb turbullta pasionesh t\u00eb djegura.<\/p>\n<p>Ngjyra:<\/p>\n<p>E err\u00ebt p\u00ebr fshehjen e skuqjes nga faje t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Titujt:<\/p>\n<p>I dekoruar Njeri qysh n\u00eb dit\u00ebn e lindjes nga N\u00ebna.<\/p>\n<p>Bindjet:<\/p>\n<p>Njeriun n\u00eb jet\u00eb e b\u00ebn t\u00eb lumtur vet\u00ebm Njeriu.<\/p>\n<p>Antipatit\u00eb:<\/p>\n<p>Burrat me Grada, grat\u00eb me shum\u00eb tule dhe miu.<\/p>\n<p>Simpatit\u00eb:<\/p>\n<p>Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Man\u00e7\u00ebs dhe Buda.<\/p>\n<p>Frik\u00ebrat:<\/p>\n<p>Sh\u00ebndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.<\/p>\n<p>Besimi:<\/p>\n<p>N\u00eb kryqin e tij q\u00eb e mban p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb shpin\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuria:<\/p>\n<p>Drita e mendjes me t\u00eb cil\u00ebn fitoi varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>June 7, 2016Albert Vataj Mes Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs u ngjiz ky za kumtues i poezis\u00eb, kjo q\u00ebndres\u00eb e nj\u00eb ngadhnjimtari. Ai njeri i p\u00ebrkor\u00eb e mrujti brenda jehon\u00ebs s\u00eb shpirtit at\u00eb, z\u00ebrin e sh\u00ebmb\u00ebllimeve delikate, k\u00ebndimin e ngulmit dhe gufimit t\u00eb hovsh\u00ebm. Mes djepit dhe varrit rendi ky shpirt lirie, me trazimin n\u00ebr flatra e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6139,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6138","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6138"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6138\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6140,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6138\/revisions\/6140"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6139"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}