{"id":6127,"date":"2016-06-03T18:26:55","date_gmt":"2016-06-03T18:26:55","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6127"},"modified":"2016-06-03T18:27:11","modified_gmt":"2016-06-03T18:27:11","slug":"franc-kafka-ai-qe-i-corri-masken-iluzioneve-dhe-zbuloi-mjerimin-real-te-shoqerise-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6127","title":{"rendered":"Franc Kafka ai q\u00eb i \u00e7orri mask\u00ebn iluzioneve dhe zbuloi mjerimin real t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/albertvataj.com\/2016\/06\/03\/franc-kafka-ai-qe-i-corri-masken-iluzioneve-dhe-zbuloi-mjerimin-real-te-shoqerise-njerezore\/\">June 3, 2016<\/a>\u00a0\u00a0 <a href=\"http:\/\/albertvataj.com\/author\/berti\/\">Albert Vataj<\/a><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/albert-vataj1.png\" rel=\"attachment wp-att-6129\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6129\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/albert-vataj1-300x181.png\" alt=\"albert vataj1\" width=\"300\" height=\"181\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/albert-vataj1-300x181.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/albert-vataj1.png 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrulemi sot me respekt dhe p\u00ebrkorje, vullnetlir\u00eb i rrjeshtohemi atij vargani hijengrysur t\u00eb \u00ebndjeve tona t\u00eb p\u00ebrunjura n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshpirtje dhe shum\u00ebndritje p\u00ebr Franc Kafk\u00ebn, njeriun e mir\u00eb dhe pen\u00ebn maj\u00ebmpreht\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>Sot mbushen 92 vjet nga vdekja, nga k\u00ebputja e paralajm\u00ebruar e nj\u00eb fryme q\u00eb nuk e ngopi kurr\u00eb at\u00eb kraharor t\u00eb pak\u00ebt, por me qiell e p\u00ebrfytyrime, me diej e me net\u00eb p\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse, deng e mbushi bot\u00ebn e tij t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Franc Kafka u lind n\u00eb Prag\u00eb m\u00eb 3 korrik 1883. Ai ishte n\u00ebnshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike. Rridhte nga nj\u00eb familje relativisht e kamur. Nj\u00eb pen\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe nj\u00eb personalitet, gjithashtu i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Nj\u00ebri me nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb trokiste vet\u00ebm n\u00eb kraharorin e nj\u00eb shenjtori, si\u00e7 ishte ai.<\/p>\n<p>U nda nga jeta m\u00eb 3 qershor, 1924 n\u00eb Vjen\u00eb, ende pa i mbushur 41 vje\u00e7, prej nj\u00eb tuberkulozit, i cili e p\u00ebrndoqi p\u00ebr 7 vite radhazi, deri sa e shuajti p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e tij intime dhe tekstshkruese ishin t\u00eb nd\u00ebrlikuara, t\u00eb garrametshme, dashuroi dhe shkroi, jetoi dhe kontribuoi me zem\u00ebr dhe mendime, si ai e pakkush tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Krijimtaria; tregime t\u00eb shkurtra, romane q\u00eb kurr\u00eb nuk i p\u00ebrfundoi. Shumic\u00ebn e dor\u00ebshkrimeve i dogji, pjes\u00ebn q\u00eb mbeti e la me amanet t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin fat, por jo \u00e7do amanet meritonte t\u00eb respektohej, si dhe ky. Si shum\u00eb personazhe t\u00eb artit avangard, edhe p\u00ebr krijimtarin\u00eb e Kafk\u00ebs do t\u00eb zgjohej interes dhe do t\u00eb korrte fam\u00eb pas vdekjes. Ai u cil\u00ebsua si nj\u00eb nga autor\u00ebt m\u00eb me ndikim, apo Dante i shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb. Franc Kafka fali gjith\u00e7ka prej vetes, si njeri dhe si pen\u00eb. Jetoi i p\u00ebrkor\u00eb dhe u sakrifikua si nj\u00eb hyjlindur. Kthjellt\u00ebsia si loti, i gjykimit t\u00eb tij e transformojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurr\u00eb ndaj askujt. Ishte ajo q\u00eb jetoi, ajo q\u00eb m\u00ebtoi, gjith\u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte l\u00ebnd\u00ebn e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb dhe papajtueshm\u00ebris\u00eb . N\u00ebse nuk do ta kishim njohur si shkrimtar, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje do ta pranonim si shenjt. I till\u00eb ishte ai, i devotsh\u00ebm dhe sh\u00eblbyes.<\/p>\n<p>Fali gjith\u00e7ka prej vetes, si njeri dhe si pen\u00eb. Jetoi i p\u00ebrkor\u00eb dhe u sakrifikua si nj\u00eb hyjlindur. Kthjellt\u00ebsia si loti e gjykimit t\u00eb tij e transformojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurr\u00eb ndaj askujt. Ishte ajo q\u00eb jetoi, ajo q\u00eb m\u00ebtoi, gjith\u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte l\u00ebnd\u00ebn e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb\u00a0 dhe papajtueshm\u00ebris\u00eb .<\/p>\n<p>Franc Kafka erdhi n\u00eb let\u00ebrsi si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e nj\u00eb individi gjithnj\u00eb i papajtuesh\u00ebm me realitetin. Ndoshta jo vet\u00ebm s\u00ebmundja, prej s\u00eb cil\u00ebs ai ishte i d\u00ebnuar me vdekje, por edhe njeriu delikat e shpirtmir\u00eb, cil\u00ebsi k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrftuara nga e \u00ebma nj\u00eb grua hebre, b\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo pen\u00eb ta ngjynte maj\u00ebn n\u00eb zjarrin e vet\u00ebtimave. I ndrysht\u00eb, shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebrqysh nga t\u00eb tjer\u00ebt, ishte kumti q\u00eb m\u00ebtoi n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr, e cila p\u00ebr pak do t\u00eb shuhej bashk\u00eb me t\u00eb, n\u00ebse miku i tij do t\u00eb ishte aq shpirtkaz\u00ebm sa t\u00eb \u00e7onte n\u00eb vend amanetin e tij, asgjesimin e dorshkrimeve.<\/p>\n<p>Historia e letrave do ta njohte k\u00ebt\u00eb shkelje amaneti si nj\u00eb sh\u00ebrbim i pa\u00e7muar q\u00eb Maks Brodi, miku m\u00eb i ngusht\u00eb i Kafk\u00ebs.<\/p>\n<p>Krijuesi nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb vlera universale, n\u00eb qoft\u00eb se vendos me nd\u00ebrgjegje t\u00eb tejkaloj\u00eb dhe mohoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetvehtes. K\u00ebshtu ka ndodhur me gjith\u00eb artist\u00ebt e krijuesit e m\u00ebdhenj, veprat e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb fituar statusin e t\u00eb q\u00ebnit pasuri universale. Nj\u00eb format i till\u00eb krijuesi \u00ebsht\u00eb padyshim dhe Franc Kafka. Vepra e Franc Kafk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr piramidat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbot\u00ebshme, megjithse sa qe gjall\u00eb nuk e kuptoi dhe p\u00ebrfilli njeri, p\u00ebrjashtuar shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebt ndoshta vepra e tij do t\u00eb kishte shkuar humbur.<\/p>\n<p>Vepra e Franc Kafk\u00ebs ishte aq origjinale, aq e fresk\u00ebt dhe e aq patakuar m\u00eb par\u00eb, sa kritika e koh\u00ebs nuk dit\u00ebn \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb dhe e pat\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta linin pas dore, dmth ta injoronin. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur, pothujse gjithmon\u00eb k\u00ebshtu ka ndodhur me krijuesit e jashtzakonsh\u00ebm: vepra e tyre me vler\u00eb ka qen\u00eb telash i madh p\u00ebr kritik\u00ebn. Gjithmon\u00eb p\u00ebrball\u00eb gjeniut, mediokrit, p\u00ebr ta kaluar leht\u00eb e pa probleme, b\u00ebjn\u00eb kompromis mes tyre, dhe kompromisi m\u00eb i suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb heshtja rreth tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Franc Kafka nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb pres\u00eb kritik\u00ebn. Ai ndjen e kupton se nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur dhe shkruan e shkruan: kur nuk ka inspirim p\u00ebr let\u00ebrsi artistike, shkruan ditaret e tij dhe atje pa m\u00ebshir\u00eb e kompromis, b\u00ebn pacientin e kirurgun me vehten. Nj\u00eb kritik i ashp\u00ebr e i pakompromis, sa nuk mund ti gjendet shoku n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb. Ai merret me vehten, p\u00ebrq\u00ebndrohet intensivisht aty dhe zbulon se dob\u00ebsia e dhimbja e tij njerzore, \u00ebsht\u00eb shkaku madhor q\u00eb e detyron t\u00eb shkruaj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb organizmin i tij shum\u00eb delikat, Franc Kafka shfaq nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jashtzakon\u00ebshme kur vjen puna t\u00eb merrte pen\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkruar. Franc Kafka njeri e krijues, \u00ebsht\u00eb shembull i gjall\u00eb i madh\u00ebshtis\u00eb e heroizmit njerzor, i cili e\u00a0 b\u00ebn vehten cop\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb fsheh brenda saj. Kafka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i rrall\u00eb i vetshkatrrimit me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb, i shkuarjes kund\u00ebr jet\u00ebs thjesht biologjike, i refuzimit t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb qet\u00eb e k\u00ebnaq\u00ebsive personale njerzore, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm: n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb artit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Perendia e vetme e Kafk\u00ebs ishte arti i tij. E konsideronte vehten me fat q\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb shprehej sa e si duhej, vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb e m\u00ebnyr\u00eb artistike dhe kur flet diku n\u00eb ditaret e tij se \u201e beson n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb pashkat\u00ebrrueshme brenda tij \u201c, patjet\u00ebr e ka fjal\u00ebn p\u00ebr artin e tij, per\u00ebndin\u00eb e vetme. Kafka \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i bindur se ajo gj\u00eb nuk ishte dogm\u00eb, por i vetmi mjet, e vetmja nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar, jet\u00ebn e zakon\u00ebshme, munges\u00ebn e familjes, koh\u00ebn e madje dhe vehten. Dhe v\u00ebrtet\u00eb ndodhi k\u00ebshtu, vet\u00ebm me artin e tij ai mundi t\u00eb tejkalonte vehten, mundi t\u00eb transformonte p\u00ebrdit\u00ebshm\u00ebrin\u00eb banale n\u00eb nj\u00eb plan fantastik, t\u00eb vizatonte t\u00eb pazakonshmen, t\u00eb jashtzakonshmen n\u00eb nj\u00eb plan krejt t\u00eb zakon\u00ebsh\u00ebm e normal. Vet\u00ebm k\u00ebshtu ai mund t\u00eb spostonte te tashmen e ngrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme artistike josh\u00ebse, vet\u00ebm k\u00ebshtu mundi q\u00eb jet\u00ebn ta sh\u00ebnd\u00ebrronte n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr artistike t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p>Diku n\u00eb ditaret e tij, Kafka shkruan p\u00ebr vehten:<\/p>\n<p>\u201e Nuk jam i paisur me asgj\u00eb, nuk p\u00ebrmbledh n\u00eb vetvehte, p\u00ebr aq sa di un\u00eb, asgj\u00eb tjet\u00ebr fituar nga jeta, absolutisht asgj\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar dob\u00ebsin\u00eb universale njerzore. Por me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, duhet t\u00eb them se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb forc\u00eb kolosale. Un\u00eb kam thithur me forc\u00eb negativitetin e koh\u00ebs q\u00eb po jetoj dhe ai, negativiteti m\u00eb rri aq af\u00ebr, ngjitur fare, sa q\u00eb un\u00eb nuk kam t\u00eb drejt\u00eb ta luftoj, bile jo vet\u00ebm kaq, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi e ndjej p\u00ebr detyr\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj \u201c<\/p>\n<p>Franc Kafka inteligjent si rrall\u00eb kush, kupton shpejt se ku q\u00ebndron forca e tij e v\u00ebrtet\u00eb, dhe me nd\u00ebrgjegje e v\u00eb organizmin e vet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krijimit t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tij, bot\u00ebs kafkiane. I p\u00ebrq\u00ebndron gjith\u00eb energjit\u00eb e tij drejt artit q\u00eb k\u00ebrkonte me forc\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthente te ai dhe jeton aq intensivisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij misioni sa nuk e l\u00eb vehten me nd\u00ebrgjegje te shp\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb g\u00ebzimet q\u00eb jeta\u00a0 i ofron nj\u00eb njeriu normal. Refuzon me vendosm\u00ebri, pa hezituar asnj\u00eb her\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb\u00a0 qet\u00eb q\u00eb i siguronte bashk\u00ebpunimi me t\u00eb jatin, treg\u00ebtar i pasur, i cili nga ana e tij kishte varur te i biri i vet\u00ebm gjith\u00eb shpresat q\u00eb nj\u00eb prind e fabrikuar krejt \u00ebnd\u00ebrrat q\u00eb nj\u00eb njeri me shpirt tregtari mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb birin.<\/p>\n<p>Franc Kafka ishte njeri super i ndjesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr gjendjen e tij personale humane por dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Si mund t\u00eb themi ishte megjithmend nj\u00eb i huaj i pashoq, n\u00eb t\u00ebr\u00eb kuptimin e k\u00ebsaj fjale, p\u00ebr krejt pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb q\u00ebnies s\u00eb tij, q\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me njeriun, artin e krijimtarin\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Alkimia kafkiane e dob\u00ebsis\u00eb dhe dhimbjes njerzore, distilimi tyre gjat\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, dhe pse ajo qe nj\u00eb jet\u00eb e shkurt\u00ebr, b\u00ebn\u00eb q\u00eb vepra e Kafk\u00ebs t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrjetsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kafka njeri e kishte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta administronte fatin e tij, duke pranuar apo dhe thjesht duke e ndihmuar projektin q\u00eb kishin menduar prindrit e tij p\u00ebr t\u00eb, sidomos i ati. Por jo, nuk ishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201e Let\u00ebr babait \u201e ai sqaron gjith\u00e7ka lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Edhe se nj\u00eb gj\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb e komplekse kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb sqaruar mardh\u00ebniet n\u00eb familje. Mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe e v\u00ebrteta, sigurisht pa dyshim, por Kafka gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e merr p\u00ebr vehte. Gjendjen n\u00eb opozit\u00eb, gjendjen mbi gjemba n\u00eb familje, ai e p\u00ebrjeton dhe e tregon si fajin i tij eskluziv, si pamund\u00ebsi p\u00ebr tu sistemuar aty, si nj\u00eb i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb sepse nuk kishte forc\u00ebn dhe aft\u00ebsit\u00eb e duhura p\u00ebr tu sistemuar si donte babai i tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb Kafka refuzonte, apo nuk guxonte t\u00eb hynte n\u00eb bot\u00ebn familjare, n\u00eb bot\u00ebn e treg\u00ebtis\u00eb, interesit, ai gati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instinktive p\u00ebrqafonte vetmin\u00eb e tij, mang\u00ebsin\u00eb e tij dhe dalngadal\u00eb filloi t\u00eb prgatis\u00eb projektin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti i tij ishte i pakonceptuesh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn. Projekti i tij ishte mitizimi i njeriut t\u00eb dob\u00ebt, e sidomos i dhimbjes s\u00eb tij. Deri n\u00eb koh\u00ebn kur kafka mori form\u00eb t\u00eb plot\u00eb si krijues, jo vet\u00ebm n\u00eb jet\u00eb por dhe n\u00eb let\u00ebrsi respektohej pa hezitim, pa m\u00ebsyshje, vet\u00ebm miti i heroit, miti i fitimtarit, miti i njeriut q\u00eb k\u00ebrkon me k\u00ebmb\u00ebngulje e me \u00e7do \u00e7mim fitoren, arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb jasht\u00ebme, mundjen e armikut dhe gjith\u00eb kush tjet\u00ebr i del para.<\/p>\n<p>Bashkoh\u00ebsi i tij i famsh\u00ebm, nobeli Herman Hesse, kur ka th\u00ebne nj\u00eb her\u00eb se\u00a0 \u201e Nuk besoja se shpesh her\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb kurajo p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb heroin se sa e kund\u00ebrta \u201e pa dyshim ka patur parasysh\u00eb dhe jet\u00ebn e sidomos vepr\u00ebn e Franc Kafk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kafka e njohu thelbin e njeriut, sepse njohu vehten e tij shum\u00eb shpejt. Ai kuptoi se n\u00eb themel t\u00eb q\u00ebnies s\u00eb tij nuk q\u00ebndron gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb tension i p\u00ebrjetsh\u00ebm kund\u00ebrshtish\u00eb e p\u00ebrplasjesh forcash t\u00eb kund\u00ebrta. Kafka njeri e artist vazhdonte t\u00eb transformonte vehten dhe gjat\u00eb k\u00ebtij transformimi vizitonte gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shpirtin e tij. Atij i ndodhte p\u00ebrdit\u00eb ajo q\u00eb i ndodh nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm kur fillon e i dhemb nj\u00eb organ i trupit t\u00eb tij i s\u00ebmur\u00eb, por me p\u00ebrmasa t\u00eb tjera, me p\u00ebrmasa madh\u00ebshtore. Njeriut i dhemb nj\u00eb organ fizik i trupit t\u00eb tij dhe vet\u00ebm ather\u00eb kujtohet e b\u00ebhet i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se filan organ eksiston dhe duhet d\u00ebgjuar se \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb\u00a0 thot\u00eb me ato sinjale t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme. Dhembja fizike njeriun e zakonsh\u00ebm jo vet\u00ebm e b\u00ebn t\u00eb vuaj, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e detyron dhe t\u00eb rritet psikologjikisht pak nga pak.<\/p>\n<p>Kafka kupton p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se njeriu i dob\u00ebt, njeriu q\u00eb dhemb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkatar pa faj. Ai nuk mund t\u00eb guxoj\u00eb, ose guxon por ndryshe nga kuptimi klasik i k\u00ebsaj fjale. Njeriu q\u00eb dhemb e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sillet me vehten si burracak, sepse e din se sa her\u00eb i duhet t\u00eb luaj\u00eb, do t\u00eb humb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn e Kafk\u00ebs v\u00ebrtet\u00eb dominon ankthi, por ankthi k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb aspak ndjenj\u00eb meskine. Ankthi kafkian \u00ebsht\u00eb ankth ndryshe. Njerzit e bot\u00ebs kafkiane nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb presin q\u00eb t\u00eb hedhin v\u00ebshtrimin drejt t\u00eb ardhmes, p\u00ebr tu ndjer\u00eb n\u00eb ankth. Jo, ata lindin t\u00eb plazmuar me ankth. Heroin kafkian e torturon nat\u00eb e dit\u00eb mendimi se mos b\u00ebhet barr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr jet\u00ebn, dhe lufton me mish e me shpirt q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb. Ankthi i njeriut kafkian \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, por dhe i tmerrrsh\u00ebm: ai mund t\u00eb shprehet krejt natyrsh\u00ebm me pyetjen e pafajshme: \u201e Mos nuk jam i nevojsh\u00ebm? \u201c Dhe ky ankth zgjidhet n\u00eb dy menyra ose\u00a0 shkrihet si qiri n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vendosur, ose vetvritet n\u00eb pasivitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Kafka \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm e i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn kur shkruan e mendon, por sidomos p\u00ebr at\u00eb\u00a0 q\u00eb \u00ebsht\u00eb, at\u00eb q\u00eb\u00a0 ndjen se \u00ebsht\u00eb. Nuk shqetsohet tu jap\u00eb dometh\u00ebnie veprimeve t\u00eb ve\u00e7anta, por m\u00ebnyres t\u00eb jetuarit.<\/p>\n<p>Franc Kafka vet\u00ebm pasi arriti t\u00eb njoh\u00eb vehten e tij, vet\u00ebm pastaj ishte i sigurt\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb artistikisht njeriun si qenie e pap\u00ebrkryer, q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrsoset kurr\u00eb e si e till\u00eb i mbetet vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb: t\u00eb p\u00ebrpiqet e t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr ta tejkaluar vehten. Njeriu n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg asaj q\u00eb kujton se esht\u00eb. Vepra e Kafk\u00ebs p\u00ebrpiqet dhe arrin t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje paradoksale t\u00eb njeriut. P\u00ebr fat t\u00eb keq njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i b\u00ebr\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt. Njeriu gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb p\u00ebrpiqet ti jap\u00eb dometh\u00ebnie sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur asaj.<\/p>\n<p>Gjendja personale e Kafk\u00ebs kishte ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me gjendjen shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs kur jetoj ai. Negativin e koh\u00ebs s\u00eb tij ai e shihte n\u00eb detaje, m\u00eb mir\u00eb se sa shohin njerzit e zakonsh\u00ebm nj\u00eb fotografi me ngjyra. Kafka\u00a0 \u00ebsht\u00eb ndoshta krijuesi i par\u00eb q\u00eb kapi, perceptoi ngrirjen e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme dhe \u00e7veshjen e njeriut e reduktimin e tij n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pa vler\u00eb. Njeriu n\u00eb vepr\u00ebn e Kafk\u00ebs nuk shkon aspak drejt p\u00ebrsosjes por drejt gjymtimit.<\/p>\n<p>III.<\/p>\n<p>Franc Kafka jetoj pak, ai vdiq pa mbushur akoma dyzetenj\u00eb vje\u00e7. P\u00ebrshkoi nj\u00eb jet\u00eb intensive. Jeta e tij \u00ebsht\u00eb vepra e tij. Kush ka lexuar vepr\u00ebn e Kafk\u00ebs nuk e ka hi\u00e7 t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatoj\u00eb se jeta e njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik i qart\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballuar. Siguria e njeriut, sidomos siguria morale e tij, por dhe ajo fizike jan\u00eb thjesht nj\u00eb mit. Dhe kjo p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, por thjesht sepse njeriu nuk din \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebje me jet\u00ebn e vet. Njeriu nuk e di ku ka pik\u00ebn e dob\u00ebt dhe at\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb tij, ose dhe n\u00ebse vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe e zbulon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij forc\u00ebn, vullnetin, inteligjenc\u00ebn e lirin\u00eb e tij edhe po t\u00eb donte, sepse\u00a0 njeriu nuk jeton i izoluar.<\/p>\n<p>Franc Kafka \u00ebsht\u00eb shembull, nj\u00eb shembull unik i administrimit t\u00eb koh\u00ebs si vler\u00eb. Tre vlerat themelore t\u00eb koh\u00ebs: at\u00eb si vler\u00eb, si pervoj\u00eb dhe si vlere kreative e q\u00ebndrimore; ai i shfryt\u00ebzoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer. Vler\u00ebn e koh\u00ebs si eksperienc\u00eb, si p\u00ebrvoj\u00eb ai shfryt\u00ebzoi duke treguar mrekullisht at\u00eb q\u00eb i ndodhte atij, p\u00ebrvoj\u00ebn e tij si njeri e krijues. Vler\u00ebn kreative t\u00eb koh\u00ebs, ai e d\u00ebshmoi duke e b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb eksistoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb me aktivitetin e vullnetin e tij si krijues dhe vler\u00ebn e koh\u00ebs si q\u00ebndrim ai e d\u00ebshmoi me p\u00ebrgjigjen e tij n\u00eb rrethana ti jashtzakon\u00ebshme e kritike, si\u00e7 ishte s\u00ebmundja e tij e pash\u00ebrueshme.<\/p>\n<p>Shpirti i tij i delikat, shpirti i tij i ndjesh\u00ebm ndjente, kuptonte\u00a0 intensivisht e thell\u00eb gj\u00ebra e simptoma t\u00eb pakap\u00ebshme p\u00ebr njerzit e zakonsh\u00ebm. Gjith\u00eb k\u00ebto ai i pasqyron artistikisht n\u00eb ditar\u00ebt e veprat e tij letrare, dhe si mendimtar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bisedat e fam\u00ebshme q\u00eb vazhduan kat\u00ebr vjet rrjesht me muzikantin slloven, Gustav Januk. Franc Kafka ishte jo i zakonsh\u00ebm dhe si njeri. Gustav Janukut, asokohe 17-vje\u00e7ar, shkrimtari i famsh\u00ebm e b\u00ebri p\u00ebr vehte q\u00eb n\u00eb fillim me personalitetin e tij njerzor.<\/p>\n<p>Franc Kafk\u00ebs i mjaftonte vehtja e tij, pena e letra p\u00ebr t\u00eb mbushur koh\u00ebn, sepse\u00a0 krijuesit gjenial i mjafton vetvehtja p\u00ebr t\u00eb mbushur heshtjen dhe vetmin\u00eb q\u00eb e rrethon. Gjeniu kundron i shk\u00ebputur bot\u00ebn dhe nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje, e nuk i kushton r\u00ebnd\u00ebsi zhurm\u00ebs e opinionit. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shoqata e parti, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb fluturoj\u00eb\u00a0 me tuf\u00ebn si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb patat. Atij i mjaftonte shpirti i tij, talenti e arti q\u00eb i vlonte. Menj\u00ebfjal\u00eb ishte nj\u00eb pasanik, thjesht sepse nuk kishte nevoja.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e filozofit gjenial t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, Sokratit, i shkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Kafk\u00ebs: \u201e Nevojtar p\u00ebr shum\u00eb pak gj\u00ebra, ai ndihej si nj\u00eb perendi \u201c. Talenti i tij i jashtzakonsh\u00ebm e nd\u00ebrgjegjsoi t\u00eb zgjidhte dhe ai zgjodhi, zgjodhi kufizimin e nevojave q\u00eb nuk kishin lidhje me artin, zgjodhi sakrifikimin e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb si\u00e7 e kuptojn\u00eb njerzit e zakonsh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb artit. Jeta e tij mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si jeta e nj\u00eb njeriu q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb merrte nga ajo sa m\u00eb pak t\u00eb ishte e mundur, e nga ana tjet\u00ebr ti jepte asaj maksimumin e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Franc Kafk\u00ebs i shkonte shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb bisedonte me vehten sepse ishte intelektual i klasit ekstra. Asnj\u00eb bashkbisedues, asnj\u00eb dialog, nuk mund t\u00eb zevendsoj\u00eb monologjet e gjeniut. Dialogut, dhe atij m\u00eb cil\u00ebsorit, i mungon thellsia e mendimi q\u00eb p\u00ebr\u00e7on monologu. N\u00eb fund t\u00eb fundit inteligjenca e gjenialiteti nuk shkojn\u00eb dhe aq dakord me shoq\u00ebrin\u00eb, sepse sa m\u00eb i pasur t\u00eb jet\u00eb personaliteti dhe shpirti i njeriut aq m\u00eb pak ka nevoj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, si lund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar liqenin. Kush kultivon mendimin, i beson atij dhe nuk i p\u00eblqen shoq\u00ebria e sidomos urren turmat e sallonet mondane. Intelektuali nuk ndalet ti jap\u00eb bar\u00eb kush z\u00eb rrug\u00ebn i pari.<\/p>\n<p>Franc Kafka diku n\u00eb bisedat me djaloshin inteligjent Januk e krahason vehten me \u201e sorr\u00ebn e qymyrxhiut Teihhof \u201c . Franc Kafka, po, mund t\u00eb krahasohet me nj\u00eb shqiponj\u00eb t\u00eb vetmuar q\u00eb mediton mbi nj\u00eb shkrep mali t\u00eb\u00a0 thepisur, ose ose dhe me nj\u00eb korb q\u00eb i p\u00eblqen t\u00eb rrij\u00eb i vetmuar n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb lisi, sepse tufa e sorrave e m\u00ebrzit me zhurm\u00ebn e pala\u00e7oll\u00ebqet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Franc Kafka ishte aristokrat i mendimit, fund e krye. Ai nuk honepste banalitetet e vulgaritetet, por nga ana tjet\u00ebr d\u00ebshmonte mir\u00ebsi, e sjellje njerzore me njerzit q\u00eb e meritonin dhe nj\u00ebri nga k\u00ebto ishte dhe djaloshi Januk, q\u00eb pastaj, nj\u00ebzet e kusur vite m\u00eb von\u00eb i b\u00ebri t\u00eb njohur njerzimit vler\u00ebn e Kafk\u00ebs si filozof e mendimtar.<\/p>\n<p>Franc Kafka \u00ebsht\u00eb shkrimtar i dhimbjes universale. Jo pak e konsiderojn\u00eb at\u00eb si prototipin e shkrimtarit pesimist. Por t\u00eb mos harrojm\u00eb se pesimizmi i Kafk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pesimiz\u00ebm origjinal. Pesimizmi i tij nuk ka nj\u00eb gram humor t\u00eb\u00a0 keq, pesimizmi i tij (n\u00eb se mund ta quaj k\u00ebshtu), nuk t\u00eb m\u00ebrzit, nuk ta bie n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, nuk e b\u00ebn depresiv lexuesin inteligjent. Pesimizmi i Franc Kafk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pesimiz\u00ebm i \u201emir\u00eb\u201c, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit i kthjellt\u00eb, sepse ai u \u00e7jerr mask\u00ebn iluzioneve dhe zbulon i paansh\u00ebm mjerimin real t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njerzore. Pesimizmi kafkian dhe koncepti realist i njeriut i b\u00ebn optimist\u00ebt t\u00eb rrin\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, ta shohin realitetin ashtu si ai \u00ebsht\u00eb. Vepr\u00ebn e Franc Kafk\u00ebs duket sikur e ka shkruajtur nj\u00eb profet, nj\u00eb profet q\u00eb nuk ka pasione, nuk ka nevoja duke p\u00ebrjashtuar\u00a0 artin e tij.<\/p>\n<p>Kafka njihet si shkrimtari i situatave ekstreme ku njeriu i zakonsh\u00ebm gjendet pa asnj\u00eb faj, koshient e inkoshient, i akuzuar. Prokurori i personazheve kafkian\u00eb \u00ebsht\u00eb burokracia, jo thjesht\u00a0 t\u00eb burokracis\u00eb shtet\u00ebrore, por t\u00eb burokracis\u00eb\u00a0 q\u00eb vet\u00eb koha\u00a0 e shfaq. Njerzit jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb autoritetit absolut, nuk kan\u00eb mundesi e as shpres\u00eb t\u00eb din\u00eb pse jeta e tyre duhet t\u00eb kaloj\u00eb, dhe pse kalon n\u00eb gjendje absurde.<\/p>\n<p>Personazhet e Kafk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur, jan\u00eb te destinuar t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb lumtur dhe k\u00ebrkimi i k\u00ebsaj gj\u00ebje nuk \u00ebsht\u00eb gje tjet\u00ebr ve\u00e7se humbje kohe. Heronjt\u00eb kafkian\u00eb nuk mund ta bindin vehten p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb minimalen: t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb prekin iluzionin e lumturis\u00eb se jan\u00eb duke sakrifikuar t\u00eb tashmen e tyre p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vjen m\u00eb pas. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb dhe dyshimi i tyre i p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm \u201c se nuk jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm \u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn e Franc Kafk\u00ebs nuk eksiston lumturia, por vet\u00ebm motive q\u00eb e b\u00ebjne njeriun detyrimisht t\u00eb ndjehet fajtor. Fajtor pa q\u00ebn\u00eb n\u00eb fakt. Fajtor sepse nuk beson dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk arrin t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u00a0 asgj\u00eb p\u00ebrball\u00eb mjerimit t\u00eb shoq\u00ebrise, mjerimit shum\u00ebplan\u00ebsh. Dhe njeriu ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad, nuk ka nga ja mban, nuk mund ti shp\u00ebtoj\u00eb instinktit t\u00eb vetshkatrrimit.<\/p>\n<p>Nuk ka dallim realja nga surealja n\u00eb narrativ\u00ebn e Kafk\u00ebs, gjith\u00e7ka vjen e rritet, b\u00ebhet e qart\u00eb e lakuriq jeta, ngjarjet. Githmon\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb autoriteti, prindi, familja koha edhe kur nuk ka. Njeriu \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar, gjithmon\u00eb n\u00eb ankth.<\/p>\n<p>Franc Kafka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt emblematik i njerzinit, q\u00eb hetoi mbi vehten, zbuloi vlerat dhe u cfilit me nd\u00ebrgjegje p\u00ebr t\u00eb materializuar ato n\u00eb artin e krijimtarin\u00eb e tij. Nd\u00ebrsa vepra e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shemb\u00ebll brilant se \u00e7do qenie njerzore, o rast\u00ebsisht o domosdoshm\u00ebrisht i jepet rasti e mund\u00ebsia p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fillim. Linda e tij, ardhja e tij n\u00eb jet\u00eb duhet konsideruar si nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me kostitucionin e tij fizik t\u00eb sjell\u00eb\u00a0 di\u00e7ka t\u00eb re.<\/p>\n<p>Albert Vataj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>June 3, 2016\u00a0\u00a0 Albert Vataj P\u00ebrulemi sot me respekt dhe p\u00ebrkorje, vullnetlir\u00eb i rrjeshtohemi atij vargani hijengrysur t\u00eb \u00ebndjeve tona t\u00eb p\u00ebrunjura n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshpirtje dhe shum\u00ebndritje p\u00ebr Franc Kafk\u00ebn, njeriun e mir\u00eb dhe pen\u00ebn maj\u00ebmpreht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6127","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6127"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6127\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6130,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6127\/revisions\/6130"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}