{"id":6121,"date":"2016-06-01T21:58:01","date_gmt":"2016-06-01T21:58:01","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6121"},"modified":"2016-06-01T21:58:01","modified_gmt":"2016-06-01T21:58:01","slug":"me-dhe-pa-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6121","title":{"rendered":"ME DHE PA SHQIPTAR\u00cbT&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" rel=\"attachment wp-att-6122\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6122\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/DEDAJ-NDUE1.png\" alt=\"DEDAJ NDUE,1\" width=\"183\" height=\"256\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>TRI DIT\u00cb N\u00cb SERBI, ME DHE PA SHQIPTAR\u00cbT<\/p>\n<p><em>(Reportazh)<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cUdha (nuk) ka vade\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Dikur Udha e Madhe ishte ajo q\u00eb lidhte fshatin me bajrakun apo krahin\u00ebn, dy-tri male p\u00ebrtej, apo deri n\u00eb Prizren a Shkod\u00ebr. Dikush mund t\u00eb vente dhe deri n\u00eb Stamboll, por m\u00eb s\u00eb shumti i internuar. Tani bota \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebll\u00ebmb\u00eb\u201d dhe asnj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebnaj\u00ebt e qendrat e saj metropolitane nuk t\u00eb befason m\u00eb me larg\u00ebsin\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00e7donj\u00ebri sosh,<!--more--> dhe n\u00eb vendet e rajonit, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb zbulim, ngaq\u00eb p\u00ebrmban t\u00eb panjohur\u00ebn, t\u00eb ndryshmen, \u00e7ka e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur viziton Serbin\u00eb. Nisesh p\u00ebr atje, nj\u00eb fundjav\u00eb, duke u kujtuar p\u00ebr fjal\u00ebn e urt\u00eb \u201cUdha vade nuk ka\u201d. \u00c7far\u00eb ka dashur t\u00eb thot\u00eb shqiptuesi kanunor me k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb sa poetike, aq dhe filozofike? V\u00ebrtet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai kuptimi i hersh\u00ebm, q\u00eb rrug\u00ebs nuk i dihet, ajo ka dhe t\u00eb papritura etj., ama ne nuk hyjm\u00eb dot n\u00eb Serbi nga Kosova, si\u00e7 do t\u00eb ishte e mbara, pasi k\u00ebt\u00eb nuk e lejon shteti serb, ndaj do t\u00eb vemi atje me \u201ckrahmarrje\u201d, nga Mali i Zi. Nj\u00eb grup tjet\u00ebr shqiptar\u00ebsh, nga rrethet e Jugut, gjithashtu kan\u00eb udh\u00ebtuar drejt veriut serb, por nga Maqedonia, p\u00ebr 22 or\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i binin nga Prishtina. Pra, tash p\u00ebr tash, shqiptar\u00ebt vet\u00ebm mund t\u00eb dalin nga Serbia, por jo dhe t\u00eb hyjn\u00eb lirisht. Teksa dikur fluturonte rregullisht aeroplani i linj\u00ebs Beograd-Tiran\u00eb dhe anasjelltas. A nuk do t\u00eb thot\u00eb dhe kjo se rruga nuk ka vade? Nuk iu ditka asaj as n\u00eb koh\u00eb avion\u00ebsh! Se po t\u00eb kishte \u201cvade\u201d, shqiptar\u00eb e serb\u00eb do ta kishin prap\u00eb udh\u00ebn e tyre ajrore dhe jo si n\u00eb mitologji, ku ajo her\u00eb duket e her\u00eb zhduket n\u00ebn krah\u00eb brumbujsh fluturues.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koh\u00eb integrimesh europiane dhe me k\u00ebt\u00eb ndjesi e p\u00ebrshkojm\u00eb rrug\u00ebn nga Hani i Hotit drejt Podgoric\u00ebs, por sakaq ndihesh \u201ci huaj\u201d m\u00eb shum\u00eb se vula hyr\u00ebse n\u00eb pasaport\u00eb, ani se shkel n\u00ebp\u00ebr ish-territoret e tua etnike, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb fjalori i Akademis\u00eb malazeze ende nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar nga kinse \u201calbanizimi\u201d (albanizacija), kur e kund\u00ebrta ka ndodhur me shqiptar\u00ebt e Tivarit e t\u00eb tjer\u00eb, sllavizimi i tyre. Vet\u00ebm vorret e Vuksanlekajt, n\u00eb hyrje t\u00eb Tuzit, kan\u00eb mbetur autentike-arbnore si n\u00eb mesjet\u00eb, kurse shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar. Nuk po i hyjm\u00eb historis\u00eb, se si ka ndodhur me Kongresin e Berlinit e n\u00eb vazhdim, por n\u00eb nj\u00eb shtet multietnik, si\u00e7 na thot\u00eb gjeopolitika e sotme ballkanike, lypet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb, e n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, ku jan\u00eb librat shqip, gazetat shqipe n\u00eb Malin e Zi?<\/p>\n<p>Marrim p\u00ebrpjet\u00eb bregut t\u00eb Mora\u00e7\u00ebs, lumit simbol t\u00eb shtetit fqinj, q\u00eb derdhet n\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs dhe si nj\u00eb jehon\u00eb na vjen \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d e Gjergj Fisht\u00ebs, q\u00eb dikur as q\u00eb mund t\u00eb shkohej n\u00ebp\u00ebr mend, jo vet\u00ebm k\u00ebtyre an\u00ebve, por as n\u00eb \u201ckrajlin\u00eb\u201d ton\u00eb komuniste. Por \u201cshefi\u201d yn\u00eb i udh\u00ebtimit, biznesmeni i njohur i farmaceutik\u00ebs veterinare, doktor Preng\u00eb Pepa, ka q\u00eblluar nj\u00eb idh\u00ebtar i poetit komb\u00ebtar, q\u00eb e skaliti n\u00eb vargje teatrin e qendres\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebto vende, ndaj b\u00ebjm\u00eb me dor\u00eb andej nga mund t\u00eb bien adresat historike-heroike t\u00eb poem\u00ebs: Vranina, Kraja, Ljarja, Shestani, Plava, Gucia, Rrozhaja, Bjello Polja etj. Pushk\u00ebt e historis\u00eb jan\u00eb varur n\u00eb muzeun e Shtjef\u00ebn Ivezajt n\u00eb Tuz, sot \u00ebsht\u00eb koh\u00eb shk\u00ebmbimesh kulturore, tregtie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, turizmi etj. Jemi nisur p\u00ebr larg e na duhet t\u00eb ecim, duke shijuar udh\u00ebn plot larmi natyrore e tunele t\u00eb vegj\u00ebl, mbase nja pes\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur fillimisht n\u00eb vendin e famsh\u00ebm t\u00eb skive, Kolashin, ku si\u00e7 na than\u00eb vijn\u00eb her\u00eb pas here dhe turist\u00eb nga Shqip\u00ebria, e m\u00eb pas n\u00eb qendr\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Bjello Poljes. Q\u00eb n\u00eb nisje, kurreshtja m\u00eb e madhe ka qen\u00eb Sanxhaku, pak i njohur nga shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm, i cili ndan Malin e Zi me Serbin\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb parin e tri n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Thuhet se Sanxhaku ka identitetin e vet politik, K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, po nuk dim\u00eb deri ku mb\u00ebrrin statusi i tij. Nuk ka si t\u00eb mos ndjesh keqardhje t\u00eb thell\u00eb kur d\u00ebgjon se \u201cshumica dermuese e sanxhakasve jan\u00eb shqiptar\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb asimiluar dhe flasin gjuh\u00ebn sllave\u201d. Mbijetesa e tyre ka qen\u00eb e lidhur fort me zakonet e vjetra shqiptare, t\u00eb Plav\u00ebs, Gucis\u00eb, Pej\u00ebs etj., por kjo nuk ka qen\u00eb e mundur p\u00ebrgjithnj\u00eb. \u00cbsht\u00eb mendimi se gjat\u00eb 50 vjet\u00ebve t\u00eb fundit ata nuk u orientuan as nga Beogradi, as nga Podgorica, as nga Prishtina, duke mbetur k\u00ebsisoj \u201cjetim\u00eb\u201d. L\u00ebm\u00eb pas Sanxhakun si nj\u00eb zhgj\u00ebnd\u00ebrr dhe ecim bjeshk\u00ebve per\u00ebndimore t\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb parajs\u00eb e blert\u00eb ngado q\u00eb hedh v\u00ebshtrimin. K\u00ebndej duket se nuk ka farka p\u00ebr t\u00eb prodhuar sharra e s\u00ebpata! Si\u00e7 nuk ka nj\u00eb p\u00ebrzierje kaotike t\u00eb urbanes me ruralen, vet\u00ebm aty ku ajo vjen natyrsh\u00ebm. Sa her\u00eb rrug\u00ebtoj maleve t\u00eb larta si k\u00ebto me z\u00eb malli i krojeve. Jo se nuk ka uji t\u00eb markave e etiketave t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr lokalet e drunjta buz\u00eb rrug\u00ebs, por rrug\u00eb t\u00eb till\u00eb mes pyjeve t\u00eb virgj\u00ebra sikur nuk kan\u00eb kuptim pa burimet e dlira e oazet gjith\u00eb freski, mrizet, kullotat, drur\u00ebt e harlisur. A thua po i zhduk qytet\u00ebrimi krojet e rudinave? Kur ja, hasim nj\u00eb krua me nj\u00eb mbishkrim n\u00eb serbisht, q\u00eb nuk e kuptuam emri i gdhendur aty ishte i nd\u00ebrtuesit t\u00eb kroit, apo i dikujt n\u00eb z\u00eb nga ato an\u00eb? Nj\u00eb pushim i shkurt\u00ebr n\u00eb Uzhic\u00eb dhe makina vazhdon drejt veriut. Nuk t\u00eb ka ndaluar njeri t\u00eb t\u00eb pyes\u00eb se kush je e nga vjen, punonj\u00ebsit e pikave t\u00eb kalimit kufitar dhe doganor b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre me korrektes\u00eb, si n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr europian. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lavd\u00ebrim, por nj\u00eb standard n\u00eb Serbi. Nj\u00ebri nga bashkudh\u00ebtar\u00ebt s\u2019rri dot pa v\u00ebrejtur se tek ne polic\u00ebt e qarkullimit nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebrpara n\u00eb \u00e7do kilomet\u00ebr, nganj\u00ebher\u00eb me fjalor t\u00eb vrazhd\u00ebt?! Ne e duam veten, natyrisht, nuk duhet ta qortojm\u00eb vend e pavend, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb shum\u00eb vlen e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Novi Sadi, p\u00ebr pak dit\u00eb \u201ckryqyteti bujq\u00ebsor\u201d i rajonit<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nga Adriatiku, mbi pes\u00ebqind kilometra, dhe pasi kemi pir\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb p\u00ebriferi t\u00eb Beogradit, kemi marr\u00eb s\u00ebrish udh\u00ebn drejt Novi Sadit, edhe nj\u00ebqind kilometra t\u00eb tjer\u00eb, ku mb\u00ebrrijm\u00eb pas or\u00ebs 22. Fjetja na \u00ebsht\u00eb rezervuar n\u00eb \u201cHotel Park\u201d n\u00eb qend\u00ebr. Paraditja e nes\u00ebrme, me pak shi, \u00ebsht\u00eb e gjitha bujq\u00ebsore. Jemi n\u00eb ish-krahin\u00ebn e dikurshme autonome t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, Vojvodin\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e mban dhe pesh\u00ebn n\u00eb panairin bujq\u00ebsor \u201cgjigand\u201d t\u00eb Agrokultur\u00ebs, q\u00eb ka pushtuar qytetin nga qendra n\u00eb periferi, ku jan\u00eb stallat e lop\u00ebve, derrave, pularit\u00eb moderne etj. P\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb skaje duhet t\u00eb p\u00ebrshkosh rrug\u00eb e rrugica plot me tenda t\u00eb mbushura me pajisje dhe mallra bujq\u00ebsore e blegtorale, ku vizitor\u00ebt e panum\u00ebrt i presin e p\u00ebrcjellin tregtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, zejtar\u00eb, mishpjek\u00ebs etj., q\u00eb reklamojn\u00eb prodhimet e tyre. Bien n\u00eb sy prodhimet e fundit t\u00eb mekanik\u00ebs bujq\u00ebsore, makineri nga m\u00eb modernet t\u00eb markave japoneze, koreane, kineze, gjermane, italiane etj., traktor\u00eb, autokombajna, freza, p\u00ebrpunuese t\u00eb qum\u00ebshtit, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i nevojitet bujkut, blegtorit, bletarit, njeriut t\u00eb lidhur me ferm\u00ebn dhe fshatin, nga plugu te traktori. Mund t\u00eb gjesh dhe qum\u00ebsht blete. Njer\u00ebzit nuk e kan\u00eb l\u00ebshuar pun\u00ebn. Takon aty vizitor\u00eb nga Kor\u00e7a, Vlora, Lezha, Tirana, Prishtina, biznesmen\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb Gjermani etj. Nuk mungojn\u00eb as kinez\u00ebt. K\u00ebmbehen adresa kompanish, pihen kafe pune mes tregtar\u00ebve, nisin marr\u00ebveshje, b\u00ebhen blerje mallarash etj. (Ishim t\u00eb pranish\u00ebm kur dy sip\u00ebrmarr\u00ebs, nj\u00ebri nga Shqip\u00ebria dhe tjetri nga Beogradi, lan\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Tiran\u00eb.) Nj\u00eb shkoll\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata ballkanas q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb tokat djerr, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cmushtit\u201d t\u00eb qyteteve. Na thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb panair q\u00eb zhvillohet nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb apo dy vjet dhe ka gjithnj\u00eb dyndje fermer\u00ebsh nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e rajonit. Novi Sadi \u00ebsht\u00eb qyteti i dyt\u00eb pas Beogradit dhe dikur ka qen\u00eb kryeqyteti i Vojvodin\u00ebs. Fush\u00eb, fush\u00eb dhe prap\u00eb fush\u00eb, do t\u00eb thoshte Naimi yn\u00eb, por nj\u00eb fush\u00eb me bim\u00ebsi, rregull, rrug\u00eb moderne, q\u00eb ven\u00eb si p\u00ebr Beograd, ashtu dhe p\u00ebr Budapest etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Beograd, nj\u00eb dark\u00eb mbi Danub me \u201cSolomon\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Beogradi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet europian q\u00eb e ruan stilin e vjet\u00ebr perandorak n\u00eb arkitektur\u00ebn e banesave, monumenteve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i ri e modern n\u00eb lagjet si Zemuni etj. \u00cbsht\u00eb qyteti ku takohen Sava dhe Danubi si dy \u201cdashnor\u00eb\u201d q\u00eb kan\u00eb shtegtuar gjat\u00eb p\u00ebr te njeri-tjetri, ku shuajn\u00eb \u201cetjen\u201d mij\u00ebra dashuri njer\u00ebzore. Duke qen\u00eb t\u00eb lundruesh\u00ebm, jo vet\u00ebm t\u00eb shkojn\u00eb mallin e detit, por kryejn\u00eb deri diku dhe pun\u00ebn e tij. Darka jon\u00eb me pak shi shijon m\u00eb shum\u00eb mbi Danub, n\u00eb nj\u00eb traget q\u00eb si nj\u00eb luan i mplakur e ka ndalur p\u00ebrgjithnj\u00eb turrin dhe \u00ebsht\u00eb lidhur me bregun me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb ure metalike, duke u kthyer n\u00eb restorant p\u00ebr turist\u00ebt. Peshku \u201cSolomon\u201d \u00ebsht\u00eb dhe i preferuari yn\u00eb p\u00ebr dark\u00ebn, me muzik\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl sllave etj. Danubi na p\u00ebrkund leht\u00eb mbi val\u00eb dhe dikush nga ne kujtohet p\u00ebr \u201cTitanikun\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebqendrimit t\u00eb shkurt\u00ebr nuk e kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr Danub, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rituali i atyre q\u00eb vizitojn\u00eb Beogradin, qytetin e nj\u00eb 1.7 milion\u00eb banor\u00ebrve. Danubi \u00ebsht\u00eb lumi i kryeqyteteve t\u00eb Europ\u00ebs, ndoshta ka qen\u00eb ekzistenca e tij q\u00eb i ka t\u00ebrhequr qytetet drejt brigjeve t\u00eb tij, pastaj njer\u00ebzit jan\u00eb treguar t\u00eb panginjur me lumin, sa i kan\u00eb hipur p\u00ebrsip\u00ebr me ura, si n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e globit me lum\u00eb p\u00ebrmes. Me Danubin jemi takuar pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, i nj\u00ebjti lum\u00eb madh\u00ebshtor, poetik, me zogj t\u00eb kalt\u00ebr e past\u00ebrti. Ikim nga lumi p\u00ebr t\u00eb soditur p\u00ebr pak \u00e7aste rezidenc\u00ebn e Josif Broz Titos. M\u00eb tej, mes dhjet\u00ebra hoteleve, \u00ebsht\u00eb ai me emrin \u201cJugosllavia\u201d. Jan\u00eb objekte apo shenja t\u00eb tilla q\u00eb i kujtojn\u00eb vizitorit federat\u00ebn e dikurshme me 6 republika dhe dy krahina autonome. Muzeu i Popullit, stoik dhe i heshtur. Para tij k\u00ebndojn\u00eb artist\u00eb grek\u00eb, t\u00eb veshur me kostume popullore, q\u00eb ndihen si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. \u00cbsht\u00eb af\u00ebrsia e dy popujve dhe magjia e artit q\u00eb krijon harmoni. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb ky muze, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr shqiptar\u00ebt? Mbase diku n\u00eb kasafortat e tij t\u00eb hekurta \u00ebsht\u00eb strukur e \u201cm\u00ebrdhih\u201d ajo marr\u00ebveshja e Nikolla Pashi\u00e7it me Ahmet Zogun me 1924, b\u00ebr\u00eb n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto rezidenca t\u00eb vjetra, memece, kur pat\u00ebm humbur Sh\u00ebn Naumin etj. Nuk d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpihemi nga historia dhe gjyqi i saj i pashmangsh\u00ebm, kemi th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb koh\u00eb integrimesh dhe duam t\u00eb mendojm\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb rajonit, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebrtej kortezis\u00eb qeveritare t\u00eb dy vendeve. A po fryn m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb er\u00eb e re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve? N\u00eb librarin\u00eb qendrore t\u00eb Beogradit gjen libra t\u00eb pafund\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt, ku bie n\u00eb sy nobelisti Ivo Andri\u00e7, por nuk na zun\u00eb syt\u00eb asnj\u00eb titull n\u00eb shqip, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Danillo Kish e shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip prej tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh dhe i gjen n\u00eb \u00e7do librari. Nuk \u00ebsht\u00eb as Ismail Kadare dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7udia m\u00eb e madhe. Nuk ka libra t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por as atyre t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, megjith\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00ebnshtetas serb\u00eb. Nuk jemi p\u00ebr t\u2019i kujtuar askujt asgj\u00eb, pasi jemi thjesht\u00eb vizitor\u00eb, por fjal\u00ebt e bukura t\u00eb Brukselit p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve k\u00ebtu sikur vijn\u00eb e zbehen.<\/p>\n<p>Por lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ardhur, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb rrafshin kulturor. Mbr\u00ebmjen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, me 25 maj, sopranoja e shquar Inva Mula interpretoi n\u00eb Teatrin e Beogradit \u201cLa Bohem\u201d t\u00eb Giacomo Pu\u00e7init, luajtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sken\u00eb 71 vite m\u00eb par\u00eb dhe nga Tefta Tashko Ko\u00e7o, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb historia t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet bukur. (Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb artisja e madhe u prit nga Kryeministri Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7.) N\u00eb vitin 1936 n\u00eb kryeqytetin serb pati luajtur n\u00eb teat\u00ebr dhe Aleksand\u00ebr Moisiu, duke iu p\u00ebrgjigjur me at\u00eb rast dhe pyetjes s\u00eb nj\u00eb gazetari serb, p\u00ebr origjin\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij, ku artisti i madh deklaroi se ata rridhnin nga Mirdita. Tek p\u00ebrshkojm\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit serb, kujtohemi p\u00ebr shenjat tona k\u00ebtu, q\u00eb gazetari i \u201cTop Channel\u201d, Idro Seferi, i ka p\u00ebrcj\u00ebll\u00eb n\u00eb ekran, n\u00ebn okelion \u201cShqip\u00ebria\u201d e Beogradit. N<strong>j\u00eb lagje e vjet\u00ebr thirret \u201cRruga e Sk\u00ebnderbeut\u201d, <\/strong>po ashtu dhe \u201cRruga e Shkodr\u00ebs\u201d, ngaq\u00eb aty mblidheshin tregtar\u00ebt shkodran\u00eb. N\u00eb sheshin kryesor ishte dikur dhe kafene \u201cAlbania\u201d, si dhe pallati q\u00eb ende mban emrin e Shqip\u00ebris\u00eb, edhe k\u00ebto t\u00eb lidhura me tregtin\u00eb. Sido t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike, ekonomia mes dy vendeve asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb penguar. N\u00eb koh\u00ebn e monizmit, mallrat q\u00eb \u00e7anin \u201cbllokad\u00ebn\u201d revizioniste ishin mineralet: kromi, bakri, hekur-nikeli, po dhe frutat, perimet, bim\u00ebt mjek\u00ebsore dhe mbreti i pijeve tona, konjaku \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d. Kurse nga kufiri verior hynin pajisje elektrosht\u00ebpiake, linja industriale t\u00eb markave serbe etj. Pa ndonj\u00eb diplomaci ekonomike t\u00eb dukshme, jan\u00eb s\u00ebrish shk\u00ebmbimet tregtare mes serb\u00ebve e shqiptar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb traun e dogan\u00ebs t\u00eb ngritur. Serbia ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tri her\u00eb sa Shqip\u00ebria, 83.4 mij\u00eb kilometra katror\u00eb dhe nj\u00eb popullsi af\u00ebrsisht dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, 7.3 milion\u00eb banor\u00eb, me mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha bashk\u00ebpunimi n\u00eb sip\u00ebrmarrje, investime, turiz\u00ebm, kultur\u00eb etj. Por s\u00eb pari pak m\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsi!<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presheva, dhimbja jon\u00eb e pafjal\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Rruga nga Beogradi n\u00eb Nish, 225 km, p\u00ebrshkohet me k\u00ebnaq\u00ebsi, pasi jemi duke shkuar jo vet\u00ebm drejt nj\u00ebrit nga qytetet m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Serbis\u00eb, por nj\u00ebher\u00ebsh dhe p\u00ebr kah \u201cGuri i Shpue\u201d n\u00eb juglindje, ku zgjatonin trojet tona etnike. Nj\u00eb rrug\u00eb e paqt\u00eb, e mir\u00ebmbajtur, me pjerrinat an\u00ebsore t\u00eb mbjella me bar t\u00eb sapokositur. Toka bujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb cep. Diku shihen serat e perimeve, t\u00eb p\u00ebrqendruara. Nuk e kan\u00eb mbytur rrug\u00ebn n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt karburantet, restorantet, ngrehinat e panevojshme. Natyra ishte gjithkund bujare dhe njer\u00ebzit fisnik\u00eb me t\u00eb. Ata e kan\u00eb kuptuar se ajo nuk iu p\u00ebrket vet\u00ebm atyre, por gjith\u00eb breznive q\u00eb vijn\u00eb e ikin mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. T\u00eb duket se fshatrat e rrall\u00eb kan\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Titos, nuk shihen vila t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebr to. Gjithsesi, v\u00ebzhgimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt, me \u00e7far\u00eb pam\u00eb kalimthi, apo gjat\u00eb ndonj\u00eb ndalese t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr ta par\u00eb Nishin ishte e dukshme, aty pati mb\u00ebrritur Sk\u00ebnderbeu me treqind trimat e tij, kur qe arratisur nga Kostandinopoja, p\u00ebr t\u00eb marrshuar pastaj drejt Kruj\u00ebs. Por asnj\u00eb gjurm\u00eb e tij, as e shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, asnj\u00eb basoreliev se ky vend dikur ka folur e k\u00ebnduar shqip. Vendi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimit nj\u00eb perandor t\u00eb ndritur t\u00eb ligjit, Justinianin e par\u00eb. Pasi kemi shkrepur disa her\u00eb aparatin buz\u00eb lumit t\u00eb Nishit, kemi marr\u00eb autostrad\u00ebn e Vranjas q\u00eb vete p\u00ebr n\u00eb Shkup, e cila po nd\u00ebrtohej e re n\u00eb pjes\u00ebn lindore, p\u00ebr t\u2019u kthyer diku n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Bujanovcin e l\u00ebm\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe mezi presim t\u00eb shihemi me shqiptar\u00ebt e Preshev\u00ebs, por pamja e qytez\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo pak e trishtueshme p\u00ebr syt\u00eb tan\u00eb, pa sh\u00ebtitore t\u00eb mir\u00ebmbajtura, pem\u00eb dhe hijeshi. Rruga n\u00eb hyrje e arnuar m\u00eb copa asfalti n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e saj, ngjan si nj\u00eb \u201chart\u00eb\u201d e zvjerdhur. E vetmja bukuri q\u00eb t\u00eb z\u00eb syri \u00ebsht\u00eb banderola e madhe me fytyr\u00ebn e kandidates p\u00ebr deputete, Ardita Sinani, n\u00eb ballin\u00ebn e nj\u00eb nd\u00ebrtese. Shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm p\u00ebrfshihen n\u00eb Serbi, por jo dhe urbanisht. Kan\u00eb mbetur as t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, as t\u00eb njerk\u00ebs. Koh\u00ebt e fundit e kan\u00eb vizituar Preshev\u00ebn, nj\u00ebri pas tjetrit, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Rama dhe ai i Serbis\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7. Njer\u00ebzit presin nj\u00eb tjet\u00ebr qasje t\u00eb Beogradit ndaj tyre. Pse jo dhe t\u00eb Tiran\u00ebs e Prishtin\u00ebs? Por nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqiat q\u00eb vijn\u00eb nga \u201clart\u201d. Askund n\u00eb bjeshk\u00ebt e Serbis\u00eb nuk na zun\u00eb syt\u00eb plehra, p\u00ebrpos se n\u00eb malin e begat\u00eb mes Preshev\u00ebs dhe Gjilanit, kthyer n\u00eb shesh t\u00eb hedhjes s\u00eb mbeturinave t\u00eb qytez\u00ebs. \u00c7udi se si plehrat shtegtohen lart e m\u00eb lart, duke ndotur pyjet, krojet dhe turizmin. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk na duan, por nganj\u00ebher\u00eb nuk duam as veten. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb kishim dashur nj\u00eb tjet\u00ebr mbyllje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reportazh, por as pamja e Gjilanit nuk na e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb shkosh deri n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ndjer\u00eb ritmet e zhvillimit bashk\u00ebkohor\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ TRI DIT\u00cb N\u00cb SERBI, ME DHE PA SHQIPTAR\u00cbT (Reportazh) \u00a0 \u201cUdha (nuk) ka vade\u201d \u00a0 Dikur Udha e Madhe ishte ajo q\u00eb lidhte fshatin me bajrakun apo krahin\u00ebn, dy-tri male p\u00ebrtej, apo deri n\u00eb Prizren a Shkod\u00ebr. Dikush mund t\u00eb vente dhe deri n\u00eb Stamboll, por m\u00eb s\u00eb shumti i internuar. Tani bota&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6122,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-6121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6121"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6121\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6123,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6121\/revisions\/6123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}