{"id":6088,"date":"2016-05-21T12:36:07","date_gmt":"2016-05-21T12:36:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6088"},"modified":"2016-05-21T12:36:07","modified_gmt":"2016-05-21T12:36:07","slug":"ernest-koliqi-qendrestari-i-paepur-i-rremeteve-politike-dishepulli-i-dijes-dhe-apostull-i-risive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6088","title":{"rendered":"Ernest Koliqi, q\u00ebndrestari i paepur i rr\u00ebmeteve politike, dishepulli i dijes dhe apostull i risive"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/albert-vataj1.png\" rel=\"attachment wp-att-6090\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6090\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/albert-vataj1-300x181.png\" alt=\"albert vataj1\" width=\"300\" height=\"181\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/albert-vataj1-300x181.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/albert-vataj1.png 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga <\/strong><a href=\"http:\/\/albertvataj.com\/author\/berti\/\">Albert Vataj<\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ai do t\u00eb ishte n\u00eb kryeradh\u00ebn e vepruesve vullnetmir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kremtuan n\u00eb bot\u00ebkuptimin e koh\u00ebs dhe grish\u00ebn n\u00eb mbamendjen e brezave, visaret e nj\u00ebmendta t\u00eb tradit\u00ebs dhe vlerave shpirtnore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<!--more--> Q\u00ebndruesi i paepur i stuhive politike. I keqkuptuar dhe i anatemuar, k\u00ebsisoj, prej \u00e7aprazit t\u00eb rendeve politike dhe kap\u00ebrcyellit t\u00eb ndryshesave, ku ai ishte personazh i spikatur. Pakkush si ai, ishte i\u00a0 kudogjindsh\u00ebm dhe i vetvetish\u00ebm p\u00ebr aktin shqiptar t\u00eb njohjes s\u00eb p\u00ebrbotshme t\u00eb asaj pasurie t\u00eb pashtershme. Si dishepull i dijes dhe apostull i krijimit, ai sh\u00ebmb\u00eblleu m\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbestarit t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb shqipes dhe ngadh\u00ebnjimtarit t\u00eb ndryshesave n\u00eb artin e rr\u00ebfimtaris\u00eb. Rrall\u00ebher\u00eb arsimi dhe let\u00ebrsia shqipe asht ndesh me nj\u00eb model t\u00eb tjet\u00ebrllojt\u00eb, ngase ai ishte. Mbamendja shqiptare, n\u00eb rrug\u00ebtimin e rr\u00ebmetsh\u00ebm t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtar\u00eb, Ernest Koliqit i ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb panteonin e nderit, anipse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb emri dhe vepra e tij kaluan p\u00ebr n\u00ebn tehun e anatem\u00ebs dhe harrimit.<\/p>\n<p>Ernest Koliqi, mbamendet njeri me dije t\u00eb thella, erudit, vizionar, mbart\u00ebs i tradit\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vyeme shqiptare. Ky parak i modernitetit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, ngultas dhe me nj\u00eb kurajo t\u00eb pashoqe send\u00ebrtoi n\u00eb bot\u00ebkuptimin e tij krijues, n\u00eb korpusin e sentimenteve estetike n\u00eb kumt, risi dhe stil. Tematika e trajtes\u00ebs n\u00eb krijimtarin\u00eb e Koliqit \u00ebsht\u00eb dashtazi mbart\u00ebse e elementeve dhe trajtimeve, t\u00eb cilat u kthyen n\u00eb shkreptima flakatare dometh\u00ebniesh dhe kumtesh.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb shum shkrimtar\u00ebt t\u00b4on\u00eb, emni i t\u00eb cilvet t\u00eb njif\u00ebt aq mir\u00eb n\u00eb shtresat letrare shqipe s\u00e1 ai i Koliqit; t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb at\u00e1, prodhimet e t\u00eb cilvet t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb aq hapt n\u00eb \u00e7do k\u00e2nd t\u00eb Shqipn\u00eds, s\u00e1 ato qi emnin e tij n\u00eb \u00e7faqje kulturore gjith\u00ebfar\u00ebsh, n\u00eb botime n\u00ebp\u00ebr fletore e revista t\u00eb ndryshme, dis\u00e1 prej t\u00eb cilavet themelue dhe mbajt prej tij vet\u00eb, n\u00eb botime veprash qi jan\u00eb t\u00eb pacaktueme t\u00eb z\u00e1n\u00eb nji vend t\u00eb duksh\u00ebm, dashtas e padashtas, n\u00eb histor\u00edn e letrave t\u00b4ona, m\u00ebton Karl Gurakuqi.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb shkas rreth nj\u00eb prej t\u2019themeltave akte t\u00eb Koliqit q\u00eb \u00ebsht\u00eb revista \u201cSh\u00eajzat\u201d, Martin Camaj shkruan \u00a0\u201cSh\u00eajzat sh\u00ebrbyen si tribun\u00eb dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike n\u00eb bot\u00eb. Ato regjistruen n\u00eb kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb vlejn\u00eb sadopak si dokumentacion historik e kultural p\u00ebr nji periudh\u00eb rreth njizet vje\u00e7are\u201d.<\/p>\n<p>Periudha kur ai u gjend p\u00ebr t\u2019iu gjegjur m\u00ebtimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij apostolik t\u00eb dijes dhe shqipes ishin dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr fatin e shkoll\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb trojet shqipjetuese, por edhe shkas p\u00ebr ta keqkuptuar rolin e pat\u00ebdyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Prometheu.\u00a0 Ernest Koliqi, ka qen\u00eb minist\u00ebr sekretar shteti i Arsimit q\u00eb nga 12 prill 1939 deri m\u00eb 3 dhjetor 1941. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb nga periudhat kur n\u00eb Shqip\u00ebri u krye nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 ishte d\u00ebrgimi i mbi 400 m\u00ebsuesve n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare p\u00ebr hapjen e shkollave dhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe. Me plot goj\u00ebn do ta cil\u00ebsoja k\u00ebt\u00eb akt edhe si nj\u00eb shtrirje e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb trojeve komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku flitet shqip, por q\u00eb p\u00ebr arsyet e pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs m\u00eb 1913, k\u00ebto troje mbet\u00ebn jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb trungut shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Ernest Koliqi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb figur\u00eb e shquar e arsimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar, por edhe nj\u00eb figur\u00eb e shquar e let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs. Ka nj\u00eb bibliografi t\u00eb t\u00ebr\u00eb me emrin e tij. Ka arritur majat n\u00eb vitet \u201930.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p>M\u00eb 20 maj 1903, 113 vjet ma par\u00eb lindi n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb nj\u00eb familje me origjin\u00eb nga Dukagjini, e rame ma von\u00eb n\u00eb An\u00ebn e Malit, e masandej n\u00eb Shirok\u00eb, Ernest Koliqi. Erdh n\u00eb jet\u00eb djali i Shanit dhe i Age Simonit, me v\u00eblla Mikel Koliqin, t\u2019parin kardinal shqiptar, e tjer\u00eb vllaz\u00ebn, Viktorin, Guljelmin, Lecin, e motrat, Margerit\u00ebn dhe Terezin\u00ebn. Ai do t\u00eb ishte themeltari i narrativ\u00ebs modern\u00eb shqipshkruese, poeti, romancieri, esseisti, p\u00ebrkthyesi, gazetari, dramaturg, vepruesi politik dhe kontrubuesi i pashoq i kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb at\u00ebkohjen e potersh\u00ebm t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>Familja n\u00eb zanafill\u00eb kishte mbiemrin Kolaj, por nga tregtia e vazhdueshme me Malin e Zi i mbet Koliqi nga nj\u00eb periudh\u00eb e mbrapa. Ndoqi m\u00ebsimet e para n\u00eb Kolegjin Saverian t\u00eb Jezuit\u00ebve. I ati, Shani e d\u00ebrgon p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Itali kur ishte 15 vje\u00e7. Studion n\u00eb Kolegjin Jezuit Arici n\u00eb Breshia. N\u00eb gazet\u00ebn \u201cNoi giovani\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e themelon vet\u00eb me disa bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs, boton poezit\u00eb e tij t\u00eb para n\u00eb italisht. M\u00eb 1921 kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ristudion shqipen me themel, mentori i tij, Imzot Luigj Bum\u00e7i e prezanton me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb premtues t\u00eb brezit kulturor, si Kol\u00eb Tha\u00e7i, Kol\u00eb Kamsi, Laz\u00ebr Shantoja, e Karl Gurakuqi. N\u00eb nj\u00eb konkurs p\u00ebr himnin komb\u00ebtar, mes krijuesve, merr pjes\u00eb edhe Ernesti, i cili vler\u00ebsohet me \u00e7mim t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb juri e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej Gj. Fisht\u00ebs, F.Nolit, M.Frash\u00ebrit, L.Gurakuqit. Dy vjet m\u00eb pas themelon s\u00eb bashku me pat\u00ebr Anton Harapin dhe Nush Topallin, revist\u00ebn \u201cOra e Maleve\u201d, me drejtor gjegj\u00ebs Shuk Gurakuqin. N\u00eb vitin 1924, pjes\u00ebmerr zellsh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb patriotike \u201cBashkimi\u201d, e krijuar nga Avni Rustemi. Thirret m\u00eb pas Luigj Gurakuqi n\u00eb Tiran\u00eb si sekretar personal. Em\u00ebrohet gjithashtu sekretar i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. I nxitur nga Gurakuqi dhe miqt\u00eb e tij, d\u00ebrgon n\u00eb shtyp poemthin dramatik \u201cKushtrimi i Sk\u00ebnderbeut\u201d. Kjo vep\u00ebr i dha shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e letrave shqipe. P\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij t\u00eb reja politike, detyrohet t\u2019emigroj\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vjet n\u00eb Tuzla t\u00eb Bosnj\u00ebs p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ndonj\u00eb goditjeje nga forcat zogiste, pas l\u00ebvizjes s\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb Nolit. N\u00eb vitin 1929, i ndikuar nga ky rreth shqiptar\u00ebsh, Koliqi shkruan v\u00ebllimin me tregime \u201cHija e maleve\u201d, v\u00ebllim i cili e pag\u00ebzon edhe si krijuesin e proz\u00ebs moderne shqiptare. Me nj\u00eb stil t\u00eb mrekulluesh\u00ebm narrativ, ai arrin t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim nj\u00eb s\u00ebr\u00eb episodesh t\u00eb jet\u00ebs mal\u00ebsore n\u00ebn ndikimin e rregullave t\u00eb ashpra t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, por pa munguar edhe skenat e jet\u00ebs qytetare shkodrane, t\u00eb cilat i njihte n\u00eb qeliz\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim ai mir\u00ebpritet t\u00eb kthehet n\u00eb qarqet letrare n\u00eb Shqip\u00ebri. Monarkia e fal Koliqin m\u00eb 1930 dhe e em\u00ebron m\u00ebsues t\u00eb thjesht\u00eb gjimnazi. Nga viti 1930, ishte m\u00ebsues n\u00eb Shkoll\u00ebn Italiane Tregtare n\u00eb Vlor\u00eb ku i jep m\u00ebsim mes t\u00eb tjer\u00ebve edhe Petro Markos dhe n\u00eb gjimnazin e shtetit n\u00eb Shkod\u00ebr, ku i jep m\u00ebsim Laz\u00ebr Radit. Ku dhe i porositur nga Mustafa Kruja me mbledh\u00eb librat e bibliotek\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb qe shp\u00ebrnda nd\u00ebr fran\u00e7eskan\u00eb e jezuit\u00eb. Derisa shtr\u00ebngohet, s\u00ebrish p\u00ebr arsye politike, t\u00eb largohet p\u00ebr n\u00eb Itali. N\u00eb vitin 1932, botoi v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb antologjis\u00eb \u201cPoet\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Italis\u00eb\u201d, me nj\u00eb parath\u00ebnie nga Fishta, nj\u00eb antologji q\u00eb u p\u00ebrdor menj\u00ebher\u00eb si tekst let\u00ebrsie n\u00eb gjimnazin klerik t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebrmban kat\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Italis\u00eb: Aligierin, Petrark\u00ebn, Arioston, Tasson. Gjat\u00eb viteve 1933-1934 regjistrohet n\u00eb Universitetin e Padov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet. Edhe pse me pun\u00eb n\u00eb Padova, Koliqi nuk i shk\u00ebput lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Bashk\u00ebpunon me redaksin\u00eb e t\u00eb p\u00ebrjavshmes kulturore \u201cIllyria\u201d. Gjitha vjershat e veta i p\u00ebrmbledh n\u00eb v\u00ebllimin \u201cGjurmat e stin\u00ebve\u201d ku paraqiten me nj\u00eb frym\u00eb krejt t\u00eb re skenat e jet\u00ebs shkodrane dhe gjejm\u00eb t\u00eb pasqyruar shpirtin e poetit me ndjesina atdhedashurore. Nd\u00ebrsa, autodafeja e vendosur n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij libri vler\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr aktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00eb t\u00eb mendimit estetik shqiptar. N\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb botimesh periodike dhe veprash t\u00eb tij, Koliqi afirmohet si nj\u00eb talent i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>1935, Itali \u2013 Pas suksesit t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb me tregime, boton nj\u00eb lib\u00ebr me 16 novela me titull \u201cTregtar flamujsh\u201d me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nga m\u00ebnyra e jetes\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb, sidomos t\u00eb atij t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ngjarjet dhe problematikat sociale q\u00eb prekin vepr\u00ebn gjithnj\u00eb i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb analize t\u00eb thell\u00eb psikologjike. Ky v\u00ebllim novelash, si\u00e7 v\u00ebren Miaser Dibra, i p\u00ebrket nj\u00eb shkalle pjekurie m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb autorit. Po k\u00ebt\u00eb vit boton edhe poemthin n\u00eb proz\u00eb \u201cQuattuor\u201d.<\/p>\n<p>1936 \u2013 Em\u00ebrohet Lektor i Shqipes pran\u00eb Universitetit t\u00eb Padov\u00ebs q\u00eb drejtohej nga Carlo Tagliavini. Boton v\u00ebllimin e dyt\u00eb t\u00eb antologjis\u00eb \u201cPoet\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Italis\u00eb\u201d (me parath\u00ebnie nga Tagliavini). Ky v\u00ebllim p\u00ebrfshin vjersha t\u00eb p\u00ebrkthyera t\u00eb kat\u00ebr italian\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht \u00e7monte Giosu\u00e8 Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D\u2019Annunzio-n.[5] Edhe v\u00ebllimi i tret\u00eb ishte i p\u00ebrgatitur por nuk u botua. 1937 kryen studimet n\u00eb Padova me tez\u00ebn \u201cEpica popolare albanese\u201d (\u201cEpika popullore shqiptare\u201d), tez\u00eb doktorate e cila u vler\u00ebsua nga shum\u00eb albanolog\u00eb si N. Jokli, M. Lambertz etj, q\u00eb u mb\u00ebrrit me ndihm\u00ebn e disa kang\u00ebve q\u00eb ia dha At\u00eb Bernardin Palaj.<\/p>\n<p>N\u00eb shtatorin e vitit 1941 kur me nj\u00eb vendim, mbi 200 arsimtar\u00eb normalist\u00eb dhe t\u00eb shkoll\u00ebs amerikane t\u00eb Fullcit, shkuan n\u00eb Kosov\u00eb, trojet shqiptare n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi, si dhe n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Nj\u00eb akt i till\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrjet\u00ebsisht sublim se ai dha frytet e veta n\u00eb hapjen e shkollave shqipe, n\u00eb hapjen e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe rr\u00ebnjosur shqipen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trojet shqiptare. Nga 1942-1943 ishte kryetar i Institutit t\u00eb Studimeve Shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb 1944 largohet p\u00ebr n\u00eb Itali. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk p\u00ebrmbante asfar\u00eb shenje a parashenje politike. U ndalua p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb politike t\u00eb autorit, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare dhe gjuh\u00ebs letrare t\u00eb p\u00ebrdorur. \u201cL\u2019Albanie Libre\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e p\u00ebrkohshme e sapodal\u00eb n\u00eb Rom\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Koliqi fillon bashk\u00ebpunimin. Nd\u00ebr t\u00eb shumtat shkrime, k\u00ebtu nis t\u00eb botoj\u00eb nga viti 1954 deri m\u00eb 1961, studimin krahasues \u201cDy shkollat letrare shkodrane \u2013 e Et\u00ebnve Jezuit\u00eb dhe e Et\u00ebnve Fran\u00e7eskan\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim t\u00eb tij v\u00ebrehet p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb histori t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, jasht\u00eb ngjyrimeve ideologjike.<\/p>\n<p>Themelon t\u00eb p\u00ebrkohshmen \u201cSh\u00eajzat\u201d q\u00eb e drejtoi p\u00ebr 18 vjet, e p\u00ebrkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Jo vet\u00ebm shpaloste let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore n\u00eb bot\u00ebn shqipfol\u00ebse, por gjithashtu i dha za let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe dhe vazhdoi me lavrue autor\u00ebt e paraluft\u00ebs, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebvet t\u00eb vdekur e pjesa tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgim, q\u00eb denigroheshin aq shum\u00eb nga kritikat e Tiran\u00ebs. Koliqi k\u00ebshtu sh\u00ebrbeu si nj\u00eb z\u00eb i larg\u00ebt kund\u00ebrshtues i shkat\u00ebrrimit kultural t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga rendi stalinian i vendosur. Prej veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, letrare e politike, u sulmua nga autoritetet shqiptare e pas-luft\u00ebs si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i let\u00ebrsis\u00eb borgjeze, reaksionare e fashiste. Veprimtaria krijuese dhe promovuese e vlerave nuk do t\u00eb reshte edhe n\u00eb m\u00ebrgim. p\u00ebrkundrazi ai e pasuroi l\u00ebmin e albanologjis\u00eb me universin e tij t\u00eb pamat\u00eb dijetues,<\/p>\n<p>Ky v\u00ebrshim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ndalet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Rom\u00eb m\u00eb 15 Janar 1975 dhe u varros po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me dat\u00ebn 18, i nderuar nga i gjith\u00eb komuniteti shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim, por i mohuar nga vendi i tij. N\u00eb ceremonin\u00eb e asaj dite kishin ardhur personalitete t\u00eb ndrysh\u00ebm, koleg\u00eb, shqiptar\u00eb, arb\u00ebresh\u00eb, miq t\u00eb ardhur nga vende t\u00eb ndryshme. Ai meriton mir\u00ebnjohjen me t\u00eb p\u00ebrunjur prej gjeneratave, p\u00ebr krejt\u00e7ka ai b\u00ebri me kaq p\u00ebrkushtim e me pasion p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe arsimin shqip, p\u00ebr vlerat shpirtnore shqiptare, k\u00ebto visare t\u00eb pa\u00e7muara. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb kremtesh solemne, nj\u00eb akt historik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Albert Vataj \u00a0 Ai do t\u00eb ishte n\u00eb kryeradh\u00ebn e vepruesve vullnetmir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kremtuan n\u00eb bot\u00ebkuptimin e koh\u00ebs dhe grish\u00ebn n\u00eb mbamendjen e brezave, visaret e nj\u00ebmendta t\u00eb tradit\u00ebs dhe vlerave shpirtnore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6088"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6091,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6088\/revisions\/6091"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}