{"id":6078,"date":"2016-05-19T15:34:15","date_gmt":"2016-05-19T15:34:15","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6078"},"modified":"2016-05-19T15:34:15","modified_gmt":"2016-05-19T15:34:15","slug":"rrugetimi-i-podrimjes-ne-bronz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6078","title":{"rendered":"RRUG\u00cbTIMI I PODRIMJES N\u00cb BRONZ"},"content":{"rendered":"<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>RRUG\u00cbTIMI I PODRIMJES N\u00cb BRONZ<\/p>\n<p><em>(Dhe n\u00eb kujtimet tona t\u00eb pashuara)<\/em><\/p>\n<p><strong>Lezh\u00eb 2004. N\u00eb mes Ali Podrimja e Ndoc Gjetja, majtas Viktor Gjikolaj, djathtas autori i shkrimit<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Ali-Podrimja-bust1.png\" rel=\"attachment wp-att-6080\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6080\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Ali-Podrimja-bust1-300x200.png\" alt=\"Ali Podrimja, bust1\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Ali-Podrimja-bust1-300x200.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Ali-Podrimja-bust1.png 572w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Gjakova \u00ebsht\u00eb qytet i poezis\u00eb s\u00eb Enver Gjergjekut, Din Mehmetit, Ali Podrimjes etj. E megjithat\u00eb ajo kurr\u00eb s\u2019e kishte menduar se do t\u2019i ngrinte bust kaq shpejt Aliut, poetit q\u00eb e m\u00ebkoi me gjirin e saj.<!--more--> Por pak vite pas shuarjes s\u00eb tij, ai do ta vazhdonte rrug\u00ebtimin n\u00eb bronz. Shum\u00eb prej kujtimeve t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve p\u00ebr Podrimjen, shkrimtari dhe gazetari Smajl Smaka i p\u00ebrmblodhi n\u00eb librin \u201cPavdek\u00ebsia e poetit\u201d, botuar dy vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, ku p\u00ebrfshihen dhe disa sh\u00ebnime e kujtime tonat gjat\u00eb vizitave t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Lezh\u00eb etj., q\u00eb jepen n\u00eb vijim. Por takimet me Poetin vazhdojn\u00eb dhe sot, p\u00ebrmes vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shquar, por dhe bustit, luleve, mallit. Ismail Kadare me 20 maj do t\u00eb rrug\u00ebtoj\u00eb drejt Kosov\u00ebs, ku do t\u00eb nderohet me \u00e7mimin \u201cAzem Shkreli\u201d, e ndoshta organizator\u00ebt do t\u2019i prijn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndales\u00eb dhe te busti i Podrimjes n\u00eb Gjakov\u00eb. Ashtu si\u00e7 n\u00eb fundprill shkrimtari yn\u00eb i madh u p\u00ebrul para shtatores s\u00eb Lasgush Poradecit e asaj t\u00eb Mitrush Kutelit n\u00eb Pogradec, duke v\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb buqet\u00eb me lule.<\/p>\n<p><strong>Hija e kodit t\u00eb maleve<\/strong><\/p>\n<p>Ardhja e Ali Podrimjes n\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00eb fundin e vitit 2004, m\u00eb nd\u00ebrmend ngjatjetimet koh\u00eb pas kohe me shkrimtar\u00ebt dhe studiuesit nga Kosova, duke filluar me Anton \u00c7et\u00ebn n\u00eb vitin 1991, Zef Mirdit\u00ebn me 1999, Din Mehmetin, Mark Krasniqin, Agim Vinc\u00ebn, Frrok Kristajn, Asllan Bajramin, Prend Buzhal\u00ebn, Gjon Gjergjajn, Isak Ahmetin, Sar\u00eb Gjergjin, Mikel Gojanin, Vilson Culajn etj. Sa her\u00eb bie n\u00eb kontakt m\u00eb shkrimtar\u00eb kosovar\u00eb, gjithnj\u00eb kujtoj me nostalgji mesin e viteve \u201970, kur isha gjimnazist n\u00eb Rr\u00ebshen dhe kisha \u201ctakuar\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb poet\u00ebt e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes librave q\u00eb ishin botuar n\u00eb Tiran\u00eb, si p\u00ebrmbledhja \u201cE di nj\u00eb fjal\u00eb prej guri\u201d etj. K\u00ebshtu ndodhi asokohe dhe me Ali Podrimjen, madje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disi speciale, pasi kur isha n\u00eb specializimin pasuniversitar p\u00ebr kritik\u00eb letrare, n\u00eb Fakultetin e Histori &#8211; Filologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, me 1986-1987, pata lexuar disa libra t\u00eb tij poetik\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb Kosov\u00eb, nga fondi rezervat i Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, v\u00ebllimet poetike \u201cDhimb\u00eb e bukur\u201d, \u201cSambo\u201d, \u201cTorzo\u201d. Ishin poezi t\u00eb \u201cpakuptueshme\u201d (moderniste), krahasuar me ato q\u00eb gjendeshin n\u00eb tekstet shkollore, apo n\u00eb p\u00ebrmbledhjen me poezi t\u00eb zgjedhur t\u00eb tij, botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti e solli q\u00eb n\u00eb vitin 2004 t\u00eb takoheshim personalisht me poetin Ali Podrimja, ndon\u00ebse ashtu si kalimthi, n\u00eb panairin e librit n\u00eb Tiran\u00eb, ku guxova dhe i dhurova librin tim poetik \u201cK\u00ebndej kaloi koha\u201d. Nj\u00eb miku yn\u00eb, q\u00eb e shoq\u00ebronte, i tha se un\u00eb kisha nj\u00eb poezi kushtuar shkrimtar\u00ebve kosovar\u00eb, q\u00eb nuk ishte n\u00eb at\u00eb v\u00ebllim, por n\u00eb \u201cAjsbergu i han\u00ebs\u201d (1998). E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr poezin\u00eb \u201cKitara\u201d, n\u00eb kujtim t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, ku nj\u00ebra nga strofat ishte:<\/p>\n<p>\u201cE d\u00ebgjoni?<\/p>\n<p>Po bie, sa bukur po bie<\/p>\n<p>Kitara e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs.<\/p>\n<p>Me gishtat e mi<\/p>\n<p>E t\u00eb Ali Podrinjes po bie,<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e djepit<\/p>\n<p>E lisat e gjakut.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr kullat e v\u00ebrrinit<\/p>\n<p>E kullat e Anton Pashkut,<\/p>\n<p>Muzgjeve q\u00eb varen si hej<\/p>\n<p>Mbi vargmale<\/p>\n<p>Po bie.\u201d<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ai nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb, pasi nuk e kishte lexuar at\u00eb poezi, e cila m\u00eb pas do t\u00eb ishte nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr at\u00eb dhe p\u00ebr mua. I thash\u00eb me at\u00eb rast se, p\u00ebrve\u00e7 poezive, m\u00eb p\u00eblqenin dhe eset\u00eb e tija p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb etj.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cEjani, n\u00eb ardhjen e tij!&#8230;\u201d<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Dhe vet\u00ebm pas pak kohe Ali Podrimja erdhi n\u00eb Mirdit\u00eb, Kurbin e Lezh\u00eb, si i ftuar i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs. Mbasdit\u00ebn e dat\u00ebs 30 n\u00ebntor 2004, m\u00eb telefonoi Zef Ndreka, asokohe drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i gazet\u00ebs \u201cBallkan\u201d:<\/p>\n<p>\u201cE kam n\u00eb makin\u00eb Ali Podrimjen. Po kthehemi nga Rinasi. Foli!\u201d<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebndej bie shi i ftoht\u00eb dhe ka mjegull, &#8211; i thash\u00eb. Si keni mundur t\u00eb udh\u00ebtoni me avion n\u00eb k\u00ebt\u00eb far\u00eb kohe?\u201d<\/p>\n<p>\u201cNes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb diell\u201d, ma priti Aliu.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, dhe pse dielli her\u00eb shihej, her\u00eb jo, shi nuk ra.<\/p>\n<p>&#8211; E kemi pritur 100 vjet Ali Podrimjen t\u00eb vij\u00eb, &#8211; thash\u00eb n\u00eb takimin me krijuesit n\u00eb Rr\u00ebshen, duke n\u00ebnkuptur m\u00eb shum\u00eb se poetin e shquar q\u00eb kishim n\u00eb mesin ton\u00eb, vet\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb vinte e t\u00eb venim. &#8211; T\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt, q\u00eb nga Homeri, jan\u00eb poet\u00eb t\u00eb dhimbjes, por Ali Podrimja \u00ebsht\u00eb poet i dhimbjes s\u00eb pamas\u00eb t\u00eb Lum-Lumit, dhe kjo e b\u00ebn tejet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, &#8211; shtova.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj\u00ebratat e mbajtura me at\u00eb rast meriton t\u00eb ve\u00e7ohet ajo e Bardhok Pulajt, mbi motivet e poezis\u00eb s\u00eb Podrimjes dhe stilin e tij vetanak, poezi moderne me kolorit shqiptar q\u00eb e fton lexuesin p\u00ebr lexim e rilexim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, p\u00ebr receptimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtarin\u00eb masive kushtuar poetit n\u00eb sall\u00ebn e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, kryesisht me nx\u00ebn\u00ebs dhe m\u00ebsues t\u00eb gjimnazit t\u00eb Rr\u00ebshenit dhe intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qytetit, recituan nx\u00ebn\u00ebsit, recitoi e foli dhe vet\u00eb Podrimja. M\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje m\u00ebnyra se ai ai i recitonte poezit\u00eb e tij, me nj\u00eb si etje p\u00ebr fjal\u00ebn, me pasion, me shpirt. Ai donte q\u00eb poezin\u00eb ta p\u00ebr\u00e7onte si nj\u00eb drit\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt, tek ata q\u00eb d\u00ebgjonin. Duket se ishte gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb dinte dhe donte t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb jet\u00ebn e tij. Vet\u00ebm kjo e gjall\u00ebronte, poezia dhe aspak ato q\u00eb thuheshin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njohjet e mia me poet\u00eb, i till\u00eb ishte dhe Ndoc Gjetja, telat e shpirtit t\u00eb t\u00eb cilit ishin vet\u00ebm vargjet. Poet\u00eb t\u00eb till\u00eb donin t\u00eb mos e p\u00ebrzienin poezin\u00eb me asgj\u00eb, sikur ajo do t\u00eb \u201cprishej\u201d nga prozaizmi i shkrimtaris\u00eb tjet\u00ebr. Por kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete, poet\u00ebt q\u00eb nuk b\u00ebnin \u201ctradhti\u201d me artin e fjal\u00ebs q\u00eb nga Aristoteli, por i binin vet\u00ebm nj\u00eb tastiere, asaj t\u00eb poezis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb vijm\u00eb tek surpriza e asaj paraditeje me Ali Podrimjen n\u00eb Rr\u00ebshen, k\u00ebnga e kompozitorit Mark Gjoka kushtuar ardhjes s\u00eb Poetit, q\u00eb p\u00ebr tekst kishte poezin\u00eb time t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, \u201cKitara\u201d. K\u00ebnga ishte e bukur, lirike, emocionuese dhe u p\u00eblqye shum\u00eb nga publiku.<\/p>\n<p>Podrimja m\u2019u drejtua:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, Ndue, ke p\u00ebrmenduar dy miqt\u00eb e mi t\u00eb dashur q\u00eb nuk rrojn\u00eb m\u00eb, Jusuf G\u00ebrvall\u00ebn dhe Anton Pashkun, me t\u00eb cil\u00ebt kishim dhe sht\u00ebpit\u00eb af\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Ai fliste pak, por p\u00ebrjetonte shum\u00eb. I dhurova me at\u00eb rast romanin \u201cLule\u201d t\u00eb Fabian Barkat\u00ebs, monografin\u00eb \u201cP\u00ebrmes Mirdit\u00ebs n\u00eb dim\u00ebr\u201d t\u00eb Sravri Frash\u00ebrit, dhe si n\u00ebn dor\u00eb dy-tre libra t\u00eb mit\u00eb, q\u00eb kishim botuar si sht\u00ebpi botuese \u201cMirdita\u201d. N\u00eb drek\u00ebn e shtruar me at\u00eb rast nga drejtuesit vendor\u00eb, n\u00eb restorantin \u201cKosova\u201d n\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr Kroit t\u00eb Shna Premtes, kur po i thoshim Podrimjes se t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e b\u00ebnin me plot mundim rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs, maleve e grykave, qafave e leqeve q\u00eb s\u2019mbaronin kurr\u00eb, ai na e ktheu: \u201cT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb m\u00eb thoshte dhe mua babai, kur kalonte sa her\u00eb nga Qafa e Malit, shpateve malore t\u00eb Mirdit\u00ebs, p\u00ebr n\u00eb Puk\u00eb e Shkod\u00ebr. Un\u00eb jam rritur me kujtimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, prandaj k\u00ebtu n\u00eb Mirdit\u00eb ndjehem si n\u00eb qytetin tim t\u00eb Gjakov\u00ebs.\u201d P\u00ebr kujtes\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb trev\u00eb ai foli dhe n\u00eb intervistat q\u00eb dha p\u00ebr mediat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e t\u00ebr\u00eb e pashkruar shtegtimesh, v\u00ebllez\u00ebrish t\u00eb nj\u00eb gjaku, k\u00ebndej dhe andej kufirit, q\u00eb fatlumturisht tani jo vet\u00ebm ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehet, por dhe t\u00eb rijetohet.<\/p>\n<p>U takuam serish me Podrimjen n\u00eb Lezh\u00eb, dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, t\u00eb ftuar nga kryetari i Qarkut, Bardh Rica, ku u shtrua dhe nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb lagun\u00ebn e Vainit, te \u201cDiella\u201d, n\u00eb breg t\u00eb detit, nd\u00ebrsa Poeti kishte q\u00ebndruar dit\u00ebn para mes krijuesve t\u00eb Kurbinit. K\u00ebshtu u mbyll veprimtaria triditore \u201cDit\u00ebt e Ali Podrimjes n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs\u201d, ku atij iu dha dhe nj\u00eb titull nderi. Tani rri e v\u00ebshtroj nj\u00eb fotografi ku at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb kemi dal\u00eb me Aliun, Ndocin dhe Viktor Gjikol\u00ebn. At\u00ebher\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave nuk iu vija r\u00ebnd\u00ebsi, por tani do t\u00eb doja t\u00eb ishin disa foto t\u00eb tilla, pasi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr nuk jan\u00eb m\u00eb as Alia, as Ndoci.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 rrall\u00eb ndodh, t\u00eb nis\u00ebsh nga njer\u00ebz konkret\u00eb kur shkruan poezi, pata shkruar nj\u00eb lirik\u00eb kushtuar Poetit, me at\u00eb rast, q\u00eb e pata botuar n\u00eb v\u00ebllimin e ardhsh\u00ebm poetik \u201cPlanetare\u201d (Tiran\u00eb, 2007), por q\u00eb nuk ia pata d\u00ebrguar ndonj\u00ebher\u00eb Podrimjes, ndoshta ngaq\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb time kushtime t\u00eb tilla nuk b\u00ebhen p\u00ebr t\u2019u dhuruar individualisht e p\u00ebr ta ditur ai tjetri p\u00ebr \u201cnder\u201d. Poezia titullohet \u201cEjani t\u00eb vijm\u00eb\u201d dhe mban dat\u00ebn 30. 11. 2004:<\/p>\n<p>\u201cBie shi, shi<\/p>\n<p>Avionit t\u00eb linj\u00ebs Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Ali Podrimja pritet t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb.<\/p>\n<p>Pista e lagur pret!<\/p>\n<p>Ejani t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb ardhjen&#8230;<\/p>\n<p>E tij!.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrtej hijes s\u00eb moteve<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb von\u00eb Aliu do t\u00eb m\u00eb pyeste n\u00eb telefon, n\u00ebse e kisha lexuar nj\u00eb poezi t\u00eb re t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr Mirdit\u00ebn, por un\u00eb i thash\u00eb se ajo nuk ishte botuar n\u00eb Shqip\u00ebri. At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb premtoi se do t\u2019ma d\u00ebrgonte prej Kosove. M\u00eb pas poezia me titullin \u201cHija e kodit t\u00eb maleve\u201d, me datimin \u201cMirdit\u00eb 2004\u201d, u p\u00ebrfshi n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e tij poetike \u201cPik\u00eb e zez\u00eb n\u00eb blu\u201d, botuar nga \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2005. Nj\u00eb poezi e shkurt\u00ebr, do t\u00eb thosha hermetike, me 6 vargje:<\/p>\n<p>\u201cKumbarin\u00eb do e mbajm\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb qet\u00eb a na l\u00eb gjaku<\/p>\n<p>Po gjaku derdhur p\u00ebrrua<\/p>\n<p>T\u00eb vdekurit k\u2019in z\u00ebn\u00eb pastaj<\/p>\n<p>Nj\u00ebri-tjetrin ta k\u00ebrkojn\u00eb<\/p>\n<p>Hije t\u00eb mos u b\u00ebj\u00eb kobi\u201d.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb \u00e7ast meditativ, nj\u00eb p\u00ebrjetim q\u00eb e ka p\u00ebrshkuar poetin si vegim i nj\u00eb tragjikje, ndoshta shekspiriane, q\u00eb \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb hije t\u00eb atyre maleve dhe t\u00eb kodit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zef Ndreka, miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, inxhinier kimist nga Rubiku, q\u00eb m\u00eb pas u b\u00eb menaxher shtypi n\u00eb Tiran\u00eb (e q\u00eb tash rron n\u00eb Bolonja), me nj\u00eb pasion t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr poezin\u00eb, si admirues i rrall\u00eb i saj, m\u2019i d\u00ebrgonte shpesh poezit\u00eb e reja t\u00eb Aliut me e-mail, para se t\u2019i botonte n\u00eb gazetat e kryeqytetit. Ai t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn dhe tani, me poet\u00eb shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj dhe mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fismit q\u00eb kryen k\u00ebt\u00eb \u201czeje\u201d (le la quajm\u00eb z\u00ebdh\u00ebnie e poezis\u00eb), ku pa qen\u00eb vet\u00eb poet, shp\u00ebrndan poezit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, madje shpesh duke i komentuar me fines\u00eb e men\u00e7uri. Ky duhet t\u00eb kishte qen\u00eb dhe shkaku i \u201clidhjes\u201d s\u00eb poetit t\u00eb njohur me k\u00ebt\u00eb inxhinier metalurgjie, q\u00eb ishte dhe kumbara e vizit\u00ebs s\u00eb Podrimjes n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ali Podrimja u mbulua me flamurin kuq e zi n\u00eb qytetin e Ladov\u00ebs t\u00eb Franc\u00ebs (gjendej atje n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb poet\u00ebve mesdhetar\u00eb), ku vdiq buz\u00eb nj\u00eb lumi t\u00eb vog\u00ebl, teksa tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb kryeqytetin francez, ishte shuar i biri, Lumi. Kishte ndodhur sin \u00eb legjenda, Aliu nuk qe par\u00eb qysh nga mesdita e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs s\u00eb 18 korrikut 2012, deri sa u gjet tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, t\u00eb shtun\u00ebn, pa jet\u00eb. Cila, pra, kishte qen\u00eb ora e shuarjes s\u00eb poetit? Cila do t\u00eb sh\u00ebnohej si dit\u00ebvdekja e tij? Apo nj\u00eb poeti do t\u2019i duheshin tri dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur e tri mij\u00eb vjet p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb! Jeta e tij ishte ng\u00ebrthyer n\u00eb 70 vjet, prej t\u00eb lemit m\u00eb 1942 n\u00eb Gjakov\u00eb; ku rronte dhe poeti tjet\u00ebr i shquar, Din Mehmeti, me t\u00eb cilin po ashtu kishim patur rastin fatlum t\u00eb takoshim n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb panair libri, fiksuar dhe n\u00eb nj\u00eb foto si kujtim.<\/p>\n<p>Hija kishte qen\u00eb metafora e fillimeve e Ali Podrimjes, n\u00ebse kujtojm\u00eb poem\u00ebn e par\u00eb \u201cHija e Tok\u00ebs\u201d, po dhe e fundit, si\u00e7 na d\u00ebshmon poezia \u201cHija e kodit t\u00eb maleve\u201d. Poeti, pas ikjes s\u00eb beft\u00eb, do t\u00eb rroj\u00eb p\u00ebrtej hijes s\u00eb moteve, n\u00eb flet\u00ebt e librave dhe n\u00eb bronz n\u00eb Gjakov\u00ebn e tij, nj\u00eb udh\u00ebtar i p\u00ebrjetsh\u00ebm i fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ RRUG\u00cbTIMI I PODRIMJES N\u00cb BRONZ (Dhe n\u00eb kujtimet tona t\u00eb pashuara) Lezh\u00eb 2004. N\u00eb mes Ali Podrimja e Ndoc Gjetja, majtas Viktor Gjikolaj, djathtas autori i shkrimit Gjakova \u00ebsht\u00eb qytet i poezis\u00eb s\u00eb Enver Gjergjekut, Din Mehmetit, Ali Podrimjes etj. E megjithat\u00eb ajo kurr\u00eb s\u2019e kishte menduar se do t\u2019i ngrinte bust kaq&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6079,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6081,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6078\/revisions\/6081"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}