{"id":6070,"date":"2016-05-01T12:28:31","date_gmt":"2016-05-01T12:28:31","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6070"},"modified":"2016-05-01T12:28:50","modified_gmt":"2016-05-01T12:28:50","slug":"vincenc-prennushi-poeti-i-paharruar-atdhetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6070","title":{"rendered":"VIN\u00c7ENC PRENNUSHI-POETI I PAHARRUAR ATDHETAR"},"content":{"rendered":"<p>JETA DHE VEPRA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Me rastin e nenshkrimit nga <\/em><em>Papa Fran\u00e7esku i dekretit me t\u00eb cilin shpallen t\u00eb Lum \u00a0Sh\u00ebrb\u00ebtori i Hyjit, Vin\u00e7enc Prennushi, i Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl dhe 37 shok\u00eb martir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1945-1974, gjat\u00eb regjimit komunist.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/agim-deshnica-per-V.-prenushin.png\" rel=\"attachment wp-att-6071\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6071\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/agim-deshnica-per-V.-prenushin.png\" alt=\"agim deshnica per V. prenushin\" width=\"191\" height=\"252\" \/><\/a> <em>Vin\u00e7enc Prenushi<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201dHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare\u201d-1983, poeti Vin\u00e7enc Prenushi, i cili mbylli syt\u00eb si shenjt n\u00eb hetusin\u00eb komuniste, p\u00ebrmendet<!--more-->\u00a0 kalimthi vet\u00ebm me dy rreshta cinike<em>: \u201cNd\u00ebr vjersh\u00ebtor\u00ebt klerikal\u00eb dhe publicist\u00ebt m\u00eb agresiv\u00eb ishte edhe Vin\u00e7enc\u00a0 Prenushi, poet i dob\u00ebt sentimental e fetar.\u201d<\/em> Sigurisht nga kritik\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb ngrinin n\u00eb qiell vjershat p\u00ebr dikator\u00ebt gjakatar e p\u00ebr bomba e flamuj t\u00eb kuq,\u00a0 nuk mund t\u00eb shpresohej p\u00ebr vler\u00ebsimin\u00a0 shkencor t\u00eb poezive\u00a0 me zanafill\u00eb qysh nga Naimi e Fishta.<\/p>\n<p>Po kush qe ky poet, \u201dagresiv e sentimental\u201d? Ky poet i frym\u00ebzuar, q\u00eb i k\u00ebndonte v\u00ebshtrimit t\u00eb dashur t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, liris\u00eb njer\u00ebzore, atdheut, k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb e larmis\u00eb s\u00eb luleve, hijeshis\u00eb s\u00eb pyjeve\u00a0 dhe vezullimit t\u00eb yjeve? Ve\u00e7se, pa dashka t\u00eb ashquajturit kritik\u00eb letrar\u00eb duke e cil\u00ebsuar sentimental, k\u00ebt\u00eb predikues mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb besimit ndaj Zotit, than\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb poet: shpirtin e ndjesh\u00ebm, q\u00eb nuk pajtohet me asnj\u00eb sjellje agresive. Vin\u00e7enc Prennushi, ky sh\u00ebrb\u00ebtor i Hyjit, me shkrime e ligj\u00ebrata\u00a0 edukoi nd\u00ebr vite disa breza besimtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb veprash na la ky poet e atdhetar martir?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vin\u00e7enc Prennushi njihet tashm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb varg aft\u00ebsish, poet lirik, shkrimtar, dramaturg, p\u00ebrkthyes, folklorist, publicist, filozof teolog e peshkop fran\u00e7eskan. Prennushi. u lind m\u00eb 4 shtator 1885 n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb vendlindje n\u00eb shkoll\u00ebn fran\u00e7eskane dhe i vazhdoi n\u00eb seminarin e Troshanit.\u00a0 M\u00eb 1908 kreu studimet p\u00ebr teologji e filozofi n\u00eb Insbruk t\u00eb Austris\u00eb dhe u shugurua meshtar i Urdh\u00ebrit Fran\u00e7eskan me emrin At Vin\u00e7enci. Qysh n\u00eb ato koh\u00eb u njoh me disa gjuh\u00eb dhe me kultur\u00ebn europiane. sidomos at\u00eb gjermane. Pas p\u00ebfundimit t\u00eb studimeve kthehet n\u00eb atdhe dhe emrohet drejtor i Kolegjit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr. Aty bashk\u00ebpunon me shkrime n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d dhe merr pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Komsis\u00eb Letrare Shqipe. M\u00eb 1911, boton n\u00eb Sarajev\u00eb v\u00ebllimin &#8220;Kang\u00eb popullore gegnishte&#8221; -Veri, Kosov\u00eb, Shqipni e Mesme-. M\u00eb 1918, botoi &#8220;Fjala e Zotit&#8221; dhe &#8220;Grueja shqyptare&#8221;.\u00a0 Qysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re u shqua me poezit\u00eb e p\u00ebrkryera\u00a0 lirike n\u00eb v\u00ebllimin \u201cGjethe e lule\u201d, botuar n\u00eb viti 1921. Gjithkush teksa lexon k\u00ebto poezi t\u00eb krijuara thuajse nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, d\u00ebgjon kumbimin e shqipes s\u00eb past\u00ebr\u00a0 e t\u00eb bukur,\u00a0 melodi, sa t\u00eb \u00ebmb\u00ebl po aq ritmike, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb tis i k\u00ebndsh\u00ebm melakonie djaloshare koh\u00ebsh romantike. Nga pena e Prennushit kan\u00eb dal\u00eb edhe krijimet \u201cE tradhtuemja\u201d, \u201cGuri i msheht\u00eb e fort i \u00e7muesh\u00ebm\u201d, drama, \u201cPrej robnie n\u00eb liri\u201d etj. M\u00eb 1924, si nj\u00eb nga veprimtar\u00ebt n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb botoi broshur\u00ebn, &#8220;Nd\u00ebr lamijet e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221;. Nd\u00ebr p\u00ebrkthimet e Prennushit njihen romanet \u201cKuo Vadis\u201d nga Henrik Sienkevi\u00e7, \u201cBurgjet e mia\u201d nga Silvio Peliko, \u201cFabiola\u201d nga N. P. Uiseman. Gjithashtu ka p\u00ebrkthyer vepra nga Fridrik Vilhelm Veber, Fransua Rene Shatobrian, Aleksand\u00ebr Manxoni, etj.\u00a0 N\u00eb vitet 1921-1924, drejtoi revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d,\u00a0 gjithashtu t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen \u201cZani i Shna Ndohut\u201d.\u00a0 Bashk\u00ebpunoi me gazetat \u201cPosta e Shqipnis\u00eb\u201d dhe \u201cOra e Maleve\u201d. Me 26 libra teologjike p\u00ebr sh\u00ebrbesat fetare ai arriti t\u00eb em\u00ebrohej arkipeshk\u00ebv i Durr\u00ebsi dhe i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vin\u00e7enc Prennushi, \u00ebsht\u00eb\u00a0 nderuar\u00a0 qysh n\u00eb vitet e krjimtaris\u00eb nga poet\u00eb e shkrimtar\u00eb, si At Gjergj Fishta,\u00a0 Ndre Mjeda, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Kristo Floqi, Marin Sirdani, Ernest Koliqi, Stefan Shundi; nga arb\u00ebrsh\u00ebt Zef Skiroi e Gaetano Petrota; nga albanolog\u00ebt Maksimilian\u00a0 Lambertz, Fulvio Kordigjano, etj. Sado n\u00eb vitet e mohimit t\u00eb vlerave komb\u00ebtare, u orvat\u00ebn t\u00eb zhvler\u00ebsonin vepr\u00ebn e tij, ai mbeti i paharruar. Pas shembjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, jeta\u00a0 e vepra e tij\u00a0 u njoh\u00a0 m\u00eb gjer\u00eb\u00a0 e m\u00eb thell\u00eb, nga shkrimet e nj\u00eb vargu t\u00eb gjat\u00eb shkrimtar\u00ebsh e dijetar\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs, si Arshi Pipa, Pjet\u00ebr Pepa, Aurel Plasari, Gjergj Zheji, Rudolf Marku.\u00a0 Robert Elsie, etj.<\/p>\n<p>M\u00eb 1941 Stefan Shundi shkruante : \u201d<em>Prennushi njihet si kangatari i amb\u00eblsis\u00eb dhe i melankolis\u00eb, e me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjitha poezit\u00eb e tija kumbuon nji jeh i kandsh\u00ebm dhe nji ushtim\u00eb zynmnuese, n\u00eb dasht\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb atdhen e bukurit e tija, n\u00eb dasht\u00eb t\u00eb vargnoj\u00eb mysteret e besimit\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p>Arshi Pipa n\u00eb kujtimet e veta na b\u00ebn t\u00eb ditur, se: <em>\u201cpolitika Imzotit nuk i p\u00eblqente dhe ma shpesh kuvendojshim mbi gjana t\u00eb tjera, mbi let\u00ebrsi, mbi gjana t\u00eb s\u00eb kaluemes, mbi p\u00ebrvoja vetiake t\u00eb ndryshme. Me t\u00eb tjer\u00ebt Imzoti ishte shum\u00eb i ndalun dhe \u00e7elte goj\u00ebn p\u00ebr me dhan\u00eb ndonji k\u00ebshill\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur ishte i pyetun, ose p\u00ebr me ngush\u00ebllue me fjal\u00eb t\u00eb buta zemrat e vuejtuna t\u00eb njer\u00ebzve. Fort rrall\u00eb tregonte ndonji ndodhi t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, ndonji anekdot\u00eb ose nji fakt historik, dhe gadi gjithmon\u00eb me q\u00ebllim edukativ. At\u00ebher\u00eb gjith\u00eb dhoma e v\u00ebshtronte n\u00eb nji heshtje njimend fetare. Flitte thjesht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qi me e kuptue edhe fshatar\u00ebt. Ndante me ma t\u00eb vorf\u00ebnt at\u00eb pak gjell\u00eb qi nji plak\u00eb e p\u00ebrshpirtshme i binte kur kishte. Rrinte, ndonjiher\u00eb me or\u00eb, n\u00eb vendin e vet pa fol\u00eb, me kqyrjen e tretun p\u00ebrtej dritares. Mbas gjas\u00eb at\u00ebher\u00eb lutej. Ishte i but\u00eb me shpirt t\u00eb paq\u00ebm, thell\u00eb i devotsh\u00ebm, i kushtuem kryekput misionit t\u00eb vet kishtar, n\u00eb kuadrin e t\u00eb cilit dinte me pajtue, me nji urt\u00ebsi te bindshme, dashunin e vet p\u00ebr Atdheun dhe shijen p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Buz\u00ebqeshun n\u00eb t\u00eb folun, zem\u00ebrgjan\u00eb nd\u00ebr gjykime, i qet\u00eb e i sigurt\u00eb n\u00eb besimin e vet t\u00eb patrandsh\u00ebm, por jo i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr nevojat dhe t\u00eb metat e njer\u00ebzve. Imzot Prennushi t\u00eb bante shpejt p\u00ebr vete. Mbasi qem\u00eb afrue mjaft, un i lypa leje ta thirrsha Pater Vin\u00e7enc: titulli i fran\u00e7eskanit t\u00eb dikursh\u00ebm m\u00eb ting\u00ebllonte ma p\u00ebr zem\u00ebr n\u00eb ato kushte t\u00eb trishtueshme, ku dallimet mes njer\u00ebzve nuk mund t\u00eb ishin ve\u00e7se t\u00eb rendit moral. Dinjiteti kishtar i Vin\u00e7enc Prennushit, i kombinuem me vler\u00ebn e tij letrare dhe i kqyrun n\u00ebn prizm\u00ebn e atdhetarizmit shqiptar, i jep fytyr\u00ebs s\u00eb tij nji rand\u00ebsi madhore n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kombit.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi mizor dhe rikthimi i shenjt\u00eb i poetit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb 1947, ky njeri i mir\u00eb e poet i paharruar d\u00ebnohet me nj\u00ebzet vjet burg, pa asnj\u00eb faj nga gjyqi komunist pa ligje, por pas torturash \u00e7njerzore nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 19 mars 1949. Ve\u00e7se si\u00e7 ndodh shpesh koh\u00ebt ndryshuan dhe emri i tij u p\u00ebrmend p\u00ebrs\u00ebri\u00a0 me z\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb trojet shqiptare dhe jasht\u00eb tyre.\u00a0 M\u00eb 8 maj t\u00eb vitit 1993 u shpall &#8220;Martir i Demokracis\u00eb&#8221;. Lajmi ngaz\u00ebllyes p\u00ebr firmosjen nga Papa Francesku i dekretit me t\u00eb cilin shpallen t\u00eb Lum \u00a0Sh\u00ebrb\u00ebtori i Hyjit, Vin\u00e7enc Prennushi, i Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl dhe 37 shok\u00eb martir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist esht\u00eb nj\u00eb ngjarje e madhe historike, se veprat e tyre jetojn\u00eb\u00a0 dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb munguar, duke hedhur posht\u00eb t\u00ebr\u00eb vendimet\u00a0 e gjyqeve barbare dhe\u00a0 qindra sajesa e kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb\u00a0 soc-realiste dhe historian\u00ebve me prirje t\u00eb majta.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Poezi e proz\u00eb\u00a0 nga poeti\u00a0 Vin\u00e7enc Prenushi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u00e7far\u00eb shkruhet n\u00eb librin \u201cHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptar\u201d 1983,\u00a0 japim\u00a0 nga ky poet lirik me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, vargje dhe proz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ndjesie e bukurie t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptar\u00eb. Ato zgjojn\u00eb ndjenjat e dlira njer\u00ebzore, krenarin\u00eb komb\u00ebtare, kujtimet p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn,\u00a0 ftojn\u00eb lexuesit n\u00eb hijen e freskin\u00eb e pyllit, pran\u00eb lumit, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb zogjt\u00eb tek cic\u00ebrojn\u00eb\u00a0 dhe mbi Cukal\u00a0 t\u00eb sodisin yjet lart.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>VIN\u00c7ENC PRENNUSHI<br \/>\nNANA<\/p>\n<p>M&#8217;i kande hyjt, qi ndrisin<br \/>\nAq bukur atje n&#8217;qiell;<br \/>\nI due lulet e kandshme,<br \/>\nKur njomshem \u00e7ilin n&#8217;Priell.<\/p>\n<p>Knaqem sa her\u00eb m&#8217;bjen zogun<br \/>\nMe e ndie pyll\u00ebs tuj vallzue.<br \/>\nA i ve un veshin prronit,<br \/>\nKah rrshet, tuj gurgullue.<\/p>\n<p>Por lulet aq s&#8217;i due<br \/>\nS&#8217;i due aq hyjt vizluesa,<br \/>\nAs m&#8217;knaq\u00eb blerimi i tokeve,<br \/>\nMe sa jan\u00eb zogj k\u00ebnduesa,<\/p>\n<p>Sa m&#8217;knaq\u00eb perher\u00eb mue nana:<br \/>\nVirtytesh nji pasqyr\u00eb,<br \/>\nNuk ka nevoj\u00eb me m&#8217;folun,<br \/>\nKam mjaft kur ajo m\u00eb kqyr\u00eb.<br \/>\nKUQ E ZI\u00a0 (28 nanduer)<br \/>\nFishkllon veri, ushton duhija,<br \/>\nBjeshk\u00ebt p\u00ebr rreth mbushen me bor\u00eb:<br \/>\nPor kjo stin\u00eb p\u00ebr ne \u00e2 me or\u00eb,<br \/>\nQysh se i lule me rrit desht:<br \/>\nRriti lulen kuq e zi,<br \/>\nQi \u00e2 ma e bukra e ksaj\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>Ngjyra e saj\u00eb, njomsi prendvere,<br \/>\nP\u00ebrtrin viset e Shqipnis;<br \/>\nLule \u00e2 kjo, lule lirike,<br \/>\nQi ne nder\u00ebn n&#8217;vend na e \u00e7on,<br \/>\nT&#8217;falem, lule kuq e zi,<br \/>\nSi ty s&#8217;rrit\u00eb m\u00e2 kjo Shqipni.<\/p>\n<p>Kuq si gjaku, si p\u00ebrhera<br \/>\nN&#8217;dej t&#8217;Shqiptarve idht\u00eb pat vlue,<br \/>\nZi si futa, qi pat mlue<br \/>\nNjat anmik qi me e njoft s&#8217;desht.<br \/>\nT&#8217;falem, lule kuq e zi,<br \/>\nS&#8217;t&#8217;ka kush, jo, pos\u00eb ksaj\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>Ty t&#8217;bajn\u00eb burra nder lamije,<br \/>\nVashvet parzmat jau stolise;<br \/>\nJe nderue nder kombe e fise,<br \/>\nSi dhanti e t&#8217;Naltit Zot.<br \/>\nShejt\u00eb \u00e2 lulja kuq e zi<br \/>\nE \u00e2 ma e \u00e7mueshmja e ksaj\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>N&#8217;\u00e7do kremtim, n&#8217;gzime kombtare<br \/>\nMbledh\u00eb Shqiptari \u00e7et\u00eb mas \u00e7et\u00eb,<br \/>\nGjallnim s&#8217;ka, nuk nep shej jete,<br \/>\nKur ket lule ngjet s&#8217;e shef.<br \/>\nRrnoft\u00eb, pra, lulja kuq e zi<br \/>\nQi \u00e2 ma e hiejshmja e ksaj\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>Rueje, pra, Shqipni fatlume,<br \/>\nKet dhantin e t&#8217;P\u00ebrgjithmonit,<br \/>\nAfer lterit, afer fronit,<br \/>\nNd\u00ebr dit\u2018 gzimit e n&#8217;mjerim,<br \/>\nRueje lulen kuq e zi<br \/>\nQi s&#8217;ka shoqen n&#8217;ket Shqipni.<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\nUSHTARI I VOGEL<\/p>\n<p>Vesh\u00eb e njesh\u00eb kshtu si ushtar,<br \/>\nSi ushtar e si Shqiptar,<br \/>\nShpat\u00eb per bri e pushk\u00eb nder duer,<br \/>\nMe i rresht \u00e7mime n\u00eb krahnuer,<br \/>\nM&#8217;ndieni, burra, n&#8217;po u tham:<br \/>\nKqyrni se sa i bukur jam<br \/>\nA thue vjen per mue kurr dit\u00eb,<br \/>\nE kto arm\u00eb, qi shof tuj ndrit\u00eb.<br \/>\nNjekto arm\u00eb, qi sot un bari,<br \/>\nT&#8217;i shti n&#8217;pun\u00eb si i shtjen Shqiptari;<br \/>\nT&#8217;i shti n&#8217;pun\u00eb per me qindrue<br \/>\nPer vend t&#8217;em, p&#8217;r Atdhe t&#8217;bekue?<\/p>\n<p>T&#8217;ishem sot n&#8217;ushtri me tjer\u00eb,<br \/>\nMe korr\u00eb kishem nam e nder\u00eb;<br \/>\nPun\u00eb fort t&#8217;mdha kishem me krye,<br \/>\nEdhe anmiqt kishem me i thye:<br \/>\nMe qindres\u00eb e dal\u00eb-kadal\u00eb<br \/>\nGeneral kishem me dal\u00eb.<\/p>\n<p>General! s&#8217;a&#8217; pun\u00eb me luejt\u00eb:<br \/>\nMe ra n&#8217;luft\u00eb edhe me muejt\u00eb;<br \/>\nMe drejtue gjith at ushtri,<br \/>\nVesh\u00eb e njesh\u00eb per bukuri.<br \/>\nPor \u00e7&#8217;dobi, se ndodha i vogel,<br \/>\nAs s&#8217;di \u00e7&#8217;uj\u00eb e ban ket gogel.<\/p>\n<p>Njizet vjet kishem me dasht\u00eb,<br \/>\nE at\u00ebher\u00eb kend s&#8217;kishem me drasht\u00eb:<br \/>\nMe m&#8217;ndigiue kish&#8217; gjith ushtrija;<br \/>\nMe m&#8217;permend\u00eb kish&#8217; gjith Shqipnija;<br \/>\nN&#8217;luft un kish&#8217; me ra si rrfe,<br \/>\nGjall a dek\u00eb, ve\u00e7 per Atdhe.<\/p>\n<p>Nji dit\u00eb baba bisedote<br \/>\nE ne djelmve kshtu na thote:<br \/>\nP\u00ebr ke dek\u00eb bjen p\u00ebr atdhe,<br \/>\nMos t&#8217;thon\u00eb diq, por t&#8217;thon\u00eb ka le.<br \/>\nEdhe un\u00eb pra, sado qi fmi,<br \/>\nMe dek\u00eb kishem per Shqipni.<\/p>\n<p>Por ma par\u00eb un due me mujt\u00eb,<br \/>\nDue me i pa anmiqt t\u00eb prujt\u00eb,<br \/>\nE: masi, me ndim\u00eb t\u00eb Zotit,<br \/>\nT&#8217;siguroj tok\u00ebt e Kastriotit,<br \/>\nEdhe anmiqt un do t&#8217;i fali,<br \/>\nMjaft qi t&#8217;m\u00eb thon\u00eb: Rrnoft\u00eb generali.<\/p>\n<p>General! s&#8217;a&#8217; pun\u00eb me luejt\u00eb:<br \/>\nMe ra n&#8217;luft\u00eb edhe me muejt\u00eb,<br \/>\nMe drejtue gjith at ushtri;<br \/>\nVesh\u00eb e njesh\u00eb per bukuri.<br \/>\nPor \u00e7&#8217;dobi se ndodha i vogel<br \/>\ne s&#8217;di \u00e7&#8217;uj\u00eb e ban ket gogel.<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n<p>PYLLI<br \/>\nPylli asht si nji veg\u00ebl muzikore e pamas\u00eb e gjeth\u00ebt e land\u00ebt e tija, t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla, me at rendimin e tyne t\u00eb panjehun jan\u00eb si fijet e njaj harpe, qi t\u00eb prekuna porsa, losin menjiher\u00eb\u00a0 e napin gjithfar\u00eb kumbimesh, prej ma t\u00eb lehtave deri n\u00eb ma t\u00eb fuqishmet.<\/p>\n<p>Kalon nji fllad e pylli fshan nep\u00ebr gjeth\u00eb qi dridhen. Ulen flatrat e er\u00ebs e p\u00ebrkasin majet, p\u00ebrshkohen\u00a0 nep\u00ebr deg\u00eb e t\u00eb fshamet sh\u00ebndrrohen n\u00eb nji gjam\u00eb. Shton era, losin gjeth\u00ebt e lehtas edhe trupi i land\u00ebvet.\u00a0 Pylli shungullon gjithkah e ndihet\u00a0 nji zhurm\u00eb, si kriz\u00ebm e larg\u00ebt e njaj lumi qi shkon qetsisht tue u dikue. Po era nuk ndalet e tue marr\u00eb\u00a0 fuqi p\u00ebrher\u00eb ma t\u00eb madhe, bashkohet me stuhi, e cila shpejt do t\u00eb veten: nis\u00eb lufta e elementevet t\u2019ajrit, men era, e nji trumb\u00eb e mnershme i mbulon land\u00ebt deri n\u00eb rraj\u00eb. Asht \u00e7asi ma i kobsh\u00ebmi e pyllin e njofim n\u2019at\u00eb koh\u00eb porsi nji p\u00ebrbindsh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb na paraqet t\u00eb tan\u00eb eg\u00ebrsimin e natyr\u00ebs pse, si t\u2019ishte n\u00eb rrezik me u mek\u00eb prej nji pshtjellimi t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm, trandet, p\u00ebrkulet fishkullon, vret me at\u00eb furi qi ka deti,\u00a0 kur gjindet n\u00eb tallaz.<\/p>\n<p>Mnera qi t\u00eb shtjen pylli kah vrret, furija me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrvilet gjith ajo mbloj\u00eb prej ere, ato deg\u00eb qi hidhen e p\u00ebrdridhen, si krah\u00ebt e njaj p\u00ebrbindshi qi asht kah mbaron, t\u00eb lidhin, t\u00eb pengojn\u00eb, t\u00eb bajn\u00eb aq p\u00ebr vedi, sa mos me ken\u00eb njeriu\u00a0 ma i zoti me mendue kurrgja tjet\u00ebr. Natyr\u00ebs p\u00ebr rreth i k\u00ebputet zani e rrin tue u dridh\u00eb, gadi si t\u00eb pritte me pa se si do t\u00eb marr\u00eb fund ajo luft\u00eb elementesh. Kuj i shkon mendja n\u2019ato \u00e7ase te miqt e pyllit, te zogjt e malit?\u00a0 Msheh\u00eb n\u00ebn proje t\u00eb ndonjij dege, ata struken, t\u00eb tan\u00eb droje, as nuk u del ma kanga. Mbi ato maje n\u2019at\u00eb koh\u00eb zotnon vet\u00ebm sht\u00ebrgata, me ato gjam\u00ebt e mnershme t\u00eb vetat. Njaj qi p\u00ebrshkon me mend n\u2019ato \u00e7ase qetsin q\u00eb pak parandej mbretnonte gjithkund nep\u00ebr pyll, kur ushtojshin tjera zane, sa shndrimin kishte me vu re! Por, a nuk ndodh\u00eb t\u00eb thesh krejt njashtu edhe p\u00ebr at pyll epshesh t\u00eb mbrapshta, qi asht zemra e njeriut, kur ven para rryma e mnis, tue e ba me kalue prej dashtnije n\u00eb smir\u00eb, prej qetsije n\u00eb furi,\u00a0 prej idylit n\u00eb tragjedi?<\/p>\n<p>Edhe ky pshtjellim pylli e ka bukurin e vet bukuri e vrasht\u00eb sa t\u00eb thuesh, qi tue lan\u00eb njerin pezull n\u00eb shpirt, n\u00eb vend q\u00eb me e qetsue e turbullon, e ban me dishrue q\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb sa ma par\u00eb ajo poter\u00eb. E mbarimi vjen p\u00ebrnjimend e aq ma shpejt sa i ma i mnersh\u00ebm t\u00eb ket qen\u00eb pshtjellimi.<\/p>\n<p>A nye i zym\u00ebt resh shkon tue u shgatrrue, pran shiu, men era\u2026 Zogjt nd\u00ebr deg\u00eb, t\u00eb siguruem, qesin prap kryet e nisin me vallzue. Mnija e furija mbaruen me njaq, e n\u00eb pyll kthen edhe nji her\u00eb qetsija\u00a0 e paqja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>E \u00e7\u2019far\u00eb paqe nd\u00ebr dite t\u00eb kthejllta!<\/p>\n<p>Duhet me pa pyllin nd\u00ebr or\u00eb t\u00eb kullueta t\u00eb m\u00ebngjesit, kur rrezet e para t\u00eb diellit nisin me u p\u00ebrshkue nep\u00ebr deg\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb landvet, njat her\u00eb kur pikat e ves\u00ebs, shtri mbi gjethe vizlijn\u00eb si t\u2019ishin gur\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm;\u00a0 e deg\u00eb e trup e blerime t\u00eb gjitha hapin gjithkah nj\u00eb er\u00eb bal\u00e7mi, m\u00eb nji q\u00eb vala e kulluet e kronit\u00a0 merr teposht\u00ebn tue gurgullue; gjithkund freski e hije t\u00eb qeta, ku mjedrra\u00a0 e er\u00ebkandshme, dredh\u00ebza e shijshme, p\u00ebrzi me lulet e shen Gjergjit e me sherbel\u00eb lidhin ma s\u00eb miri me valle t\u00eb g\u00ebzueshme t\u00eb zogjve gjithfar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Asht gjith nji symfoni, q\u00eb t\u2019i mbush ndiesit me nji g\u00ebzim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebt e t\u00eb kulluet; q\u00eb t\u00eb bal\u00e7mon shpirtin e t\u00eb nep ras\u00eb me shijue njat poezi t\u00eb hyjnueshme me t\u00eb cil\u00ebn natyra virgjin e pat gjithher\u00eb n\u00eb zakon me u fol\u00eb njerzvet. Symfoni jonesh t\u00eb kandshme p\u00ebrnjiher\u00eb e t\u00eb fuqishme, q\u00eb marrin shkas nep\u00ebr land\u00eb a por edhe fill prej landve t\u00eb madhnueshme: ah, shpardhe, bung, hale, arrn\u00eb, tis, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ato land\u00eb q\u00eb i bajn\u00eb hijet e Cukalit aq t\u00eb p\u00eblqyeshme e q\u00eb kan\u00eb nji fuqi aq t\u00eb bindueshme me ngreh zemr\u00ebn e \u00e7do shtegtari. Ai shtat i gjan\u00eb e i nalt\u00eb, kap\u00eb e sht\u00ebrngue p\u00ebr dhe a por p\u00ebr nji curr me rraj\u00eb t\u00eb veta, kush e din se sa qinda vjetshe i ban me ken\u00eb ato land\u00eb kreshniket e pamujshme n\u00eb luftim me er\u00eb. Njato land\u00eb, po thom, t\u00eb cilat edhe mbasi t\u2019i ket rr\u00ebxue spata, mund i shofim t\u00eb nguluna n\u00eb det mbi ndonji ani, ase kthye e ba rrema, kah i ndihmojn\u00eb voztarit me \u00e7a val\u00ebt shkumbuese. Ato land\u00eb rreshtue aq shpesh mbi maje ase brijavet t\u00eb malit, vendue n\u00eb mes t\u00eb grykavet t\u2019ashpra, jan\u00eb me trup t\u00eb vetin mburoj\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr sa e sa krahina, tue ruejt\u00eb dhen, q\u00eb mos t\u00eb shkap\u00ebrderdhet prej rrym\u00ebs s\u2019ujit, a por edhe tue kullue ajrin e tue i ba t\u00eb sh\u00ebndoshta viset t\u00eb gjitha ku k\u00ebto ngrehin shtatin e madhnuesh\u00ebm t\u00eb\u00a0 vetin e hapen deg\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>JETA DHE VEPRA &nbsp; Me rastin e nenshkrimit nga Papa Fran\u00e7esku i dekretit me t\u00eb cilin shpallen t\u00eb Lum \u00a0Sh\u00ebrb\u00ebtori i Hyjit, Vin\u00e7enc Prennushi, i Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl dhe 37 shok\u00eb martir\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1945-1974, gjat\u00eb regjimit komunist. &nbsp; Vin\u00e7enc Prenushi \u00a0 &nbsp; Nga Agim Xh. D\u00ebshnica &nbsp; N\u00eb librin \u201dHistoria&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6071,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-6070","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6070"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6073,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6070\/revisions\/6073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}