{"id":6058,"date":"2016-04-26T17:53:18","date_gmt":"2016-04-26T17:53:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6058"},"modified":"2016-04-26T17:53:18","modified_gmt":"2016-04-26T17:53:18","slug":"dy-alpiniste-mbi-humnerat-e-dajtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6058","title":{"rendered":"DY ALPINIST\u00cb MBI HUMNERAT E DAJTIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/agim-deshnica.png\" rel=\"attachment wp-att-6059\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6059\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/agim-deshnica.png\" alt=\"agim deshnica\" width=\"239\" height=\"294\" \/><\/a>AGIM XH. D\u00cbSHNICA<\/p>\n<p>Nga \u00a0Libri : MESNATA E FTOHT\u00cb<\/p>\n<p><em>-tregime dhe es\u00e9\u2013<\/em><\/p>\n<p>DY ALPINIST\u00cb MBI HUMNERAT E DAJTIT<\/p>\n<p>Thon\u00eb se detar\u00ebt, kur jan\u00eb n\u00eb det t\u00eb hapur, i merr malli p\u00ebr tok\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb tok\u00eb kan\u00eb mall p\u00ebr detin. K\u00ebshtu ndihej edhe Berti n\u00eb ekskursionin drejt Jugut, gjasht\u00eb vjet pas luft\u00ebs, me dyzet\u00eb shok\u00ebt e tij bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs. Me shtatin pak\u00ebz t\u00eb p\u00ebrkulur, ai binte n\u00eb sy n\u00eb fund t\u00eb rreshtit. <!--more-->Me pushk\u00ebn belxhik pa fishek\u00eb mbi sup. Pa kapele. Me batanie rreth qaf\u00ebs. Me xhaket\u00eb e pantallona ushtarake angleze. Me paguren cingo austrohungareze n\u00eb rripin e belit. Me nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shpine ushtarake gjermane e me opinga gome. N\u00eb or\u00ebn e nisjes nx\u00ebn\u00ebsve u dhan\u00eb nga tri vez\u00eb t\u00eb ziera, buk\u00eb e nj\u00eb pako me marmalat\u00eb molle, q\u00eb u squll e u derdh udh\u00ebs nga vapa.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb at\u00eb korrik t\u00eb nxeht\u00eb, zgjati plot nj\u00eb muaj, nga fushat n\u00eb male. N\u00eb pisk t\u00eb vap\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsit i hidhnin hapat nj\u00ebri pas tjetrit t\u00eb munduar nga etja, shpeshher\u00eb t\u00eb uritur, t\u00eb heshtur e t\u00eb menduar, me kok\u00ebn ulur, mbuluar me peshqir, duke par\u00eb opingat e atij q\u00eb ecte p\u00ebrpara, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb koh\u00eb paqeje. Nat\u00ebn shpesh humbisnin udh\u00ebn n\u00eb pyll e flinin n\u00ebn pem\u00eb apo n\u00eb kasolle bag\u00ebtish, madje edhe n\u00eb sofate xhamish. T\u00eb gjith\u00eb i t\u00ebrhiqte di\u00e7ka josh\u00ebse pas reve lart n\u00eb male. Pasi kalonin rr\u00ebke e lumenj nga nj\u00eb mal n\u00eb tjetrin, n\u00eb qafa e maja e mbi humnera, n\u00eb t\u00eb zbritur shpejtonin hapin t\u00eb p\u00ebrmalluar p\u00ebr fushat, qytetet e sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ai ekskursion me arm\u00eb n\u00eb koh\u00eb paqeje, sa i k\u00ebndsh\u00ebm po aq i rreziksh\u00ebm dhe i trishtuar me viktima, e kishte bindur Bertin t\u00eb mos u qepej m\u00eb atyre udh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira e pa kuptim, si muhaxhir\u00ebt e dikursh\u00ebm, duke bezdisur me ato hyrjet e shpeshta e t\u00eb papritura n\u00eb fshatra banor\u00ebt e atyre zonave.<\/p>\n<p>Tani tek sodiste nga dritarja e sht\u00ebpis\u00eb Dajtin p\u00ebrball\u00eb, ku dikur n\u00eb lasht\u00ebsi n\u00eb brigjet shk\u00ebmbor\u00eb p\u00ebrplaseshin dallg\u00ebt e Adriatikut, i tunduar nga kujtime t\u00eb fashitur, \u00ebnd\u00ebrronte nj\u00eb ikje, n\u00eb gjirin e natyr\u00ebs, i lir\u00eb si shpend fluturak. N\u00eb dit\u00eb me vran\u00ebsira ai mal madh\u00ebshtor, me honet e majat rresht, ahe e pisha, shkoz\u00eb e d\u00ebllinja, humbiste larg prapa reve, por n\u00eb or\u00ebt, kur dielli n\u00eb kalt\u00ebrsi ndrinte pafund\u00ebsin\u00eb, krijohej p\u00ebrshtypja sikur nat\u00ebn kishte l\u00ebvizur n\u00eb krah t\u00eb detit e n\u00eb m\u00ebngjes qe shfaqur m\u00eb af\u00ebr qytetit. Kjo dukuri mbase ishte nj\u00eb nga shkaqet, q\u00eb e joshnin Bertin drejt Dajtit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb nat\u00eb maji<\/p>\n<p>Aty nga viti 1957, papritur e pakujtuar, n\u00eb fjalimet e qeveritar\u00ebve u v\u00ebrejt nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb e zbutur, nj\u00ebfar\u00eb lirim litari.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Drejtor\u00ebt n\u00eb shkolla e shefat n\u00eb pun\u00eb, gazetat dhe radioja, njoftuan t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb piknikun e madh t\u00eb majit n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Dajtit. Pra, nuk do t\u00eb shkonin n\u00eb fshat me kazm\u00eb e shat e lopat\u00eb, por p\u00ebr arg\u00ebtim.<\/p>\n<p>E diel. Pranver\u00eb! Lulet ngjyra-ngjyra kishin shp\u00ebrthyer nga gonxhet n\u00eb kopshtet e n\u00eb livadhet e blerta jasht\u00eb qytetit. Zogjt\u00eb me cic\u00ebrima l\u00ebvrinin mbi gardhe e n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb pem\u00ebsh. Grupe &#8211; grupe vajza e djem, me \u00e7anta e qeska qysh n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs, u nis\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt Linz\u00ebs. Disa ecnin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e makin\u00ebs, disa p\u00ebrmes shtigjeve, q\u00eb prisnin shkurt. Me ta u bashkuan edhe Berti me Hamzain. Kost\u00ebn nuk e gjet\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. S\u2019dihej nga kishte shkuar me moto\u00e7iklet\u00ebn shkataraqe <em>Java,<\/em> q\u00eb shpesh e linte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs. Ishte viti i par\u00eb i pun\u00ebs. Hamzai qe i fejuar, kurse Berti beqar. I pari dashuronte nusen, i dyti adhuronte natyr\u00ebn. Sado miq t\u00eb ngusht\u00eb, ata nuk ngjanin nj\u00ebri me tjetrin n\u00eb sjellje e aft\u00ebsi. Hamzai kishte shk\u00eblqyer si student, sidomos n\u00eb matematik\u00eb, kurse n\u00eb pun\u00eb g\u00ebzonte simpatin\u00eb e drejtorit, q\u00eb e quante \u201cekonomist me duar t\u00eb arta\u201d. Berti b\u00ebnte \u00e7mos t\u00eb m\u00ebsonte prej tij, ve\u00e7se ia kalonte n\u00eb sport dhe p\u00ebr krijime letrare, megjith\u00ebse ato flinin t\u00eb pabotuara, thell\u00eb n\u00eb sirtar, dhe ishte vet\u00eb q\u00eb i lexonte n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs. Por, ai njihej, si\u00e7 tham\u00eb, edhe si udh\u00ebtar i \u00e7artur. A nuk i kishin ngr\u00ebn\u00eb brir\u00ebt at\u00ebher\u00eb, kur qe rreshtuar n\u00eb ekskursionin e paharruar drejt Jugut? Hamzai n\u00eb disa raste, qe i pap\u00ebrmbajtur dhe ngulte k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr \u00e7do mendim t\u00eb papranuesh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa Berti ishte m\u00eb i duruesh\u00ebm. N\u00eb shah luanin rr\u00ebmbyesh\u00ebm, larg \u00e7do teorie. Nj\u00eb dit\u00eb u shkrepi t\u00eb udh\u00ebtonin me bi\u00e7ikleta p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs. Pa u menduar holl\u00eb, zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn e p\u00ebrpjet\u00eb me dredha e gropa t\u00eb Ndroqit. Hamzai udh\u00ebs u lodh aq shum\u00eb sa fajin p\u00ebr at\u00eb udh\u00ebtim ia ngarkoi Bertit. Ky, i qet\u00eb p\u00ebrbri tij, e nxiste: \u201cJepi! Ja, edhe pak dalim te plepat!\u201d Pamja nga kodrat e Adriatikut e mbushi Hamzan\u00eb me besim. Fytyra e tij u \u00e7el nga nj\u00ebfar\u00eb g\u00ebzimi p\u00ebrzier me dhimbje fizike.<\/p>\n<p>Tani, pa u takuar me Kost\u00ebn, i cili vendoste p\u00ebr gjith\u00e7ka, miqt\u00eb tan\u00eb u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb piknik. Me vete kishin marr\u00eb ushqime, si djath\u00eb me buk\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebshe, vez\u00eb t\u00eb ziera, sheqer n\u00eb fishek letre dhe biskota, nga ato q\u00eb k\u00ebrcisnin nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, t\u00eb famshmet \u201cingranazhe\u201d. P\u00ebr arg\u00ebtim Berti nuk kishte harruar t\u00eb merrte sazen e goj\u00ebs \u201c<em>Bravi alpini<\/em>\u201d, e mbetur n\u00eb sirtar. E pati bler\u00eb dikur n\u00eb dyqanin privat t\u00eb veglave muzikore, \u201c<em>Abaxhoglu e bij<\/em>\u2019\u2019, q\u00eb njihej me reklam\u00ebn: \u201cMuzika \u00ebsht\u00eb ushqim i shpirtit\u201d. Hamzai mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb shkop, me t\u00eb cilin godiste majtas e djathtas gur\u00eb e plisa. N\u00eb ecje e sip\u00ebr nj\u00ebri kishte hedhur mbi sup xhupin me pambuk, tjetri &#8211; xhaket\u00ebn gri.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb sa ishin u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb blert\u00eb m\u00eb sip\u00ebr Linz\u00ebs, rreth e qark me pem\u00eb. Atje vendos\u00ebn \u00e7antat e qeskat, u ul\u00ebn e pushuan pak. Pastaj l\u00ebviz\u00ebn posht\u00eb e lart. Disa u ndan\u00eb n\u00eb skuadra p\u00ebr volejboll dhe futboll. Shum\u00eb vet\u00eb zun\u00eb vend rreth muzikant\u00ebve, ose u rreshtuan krahp\u00ebrkrah para fotograf\u00ebve, ca t\u00eb tjer\u00eb u end\u00ebn m\u00eb kot t\u00eb gjenin burimet e nj\u00eb p\u00ebrroi, q\u00eb rridhte atje pran\u00eb. Pas atij arg\u00ebtimi t\u00eb zhurmsh\u00ebm h\u00ebngr\u00ebn e pin\u00eb dhe s\u00eb fundi mor\u00ebn udh\u00ebn e kthimit p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Zgjimi i nj\u00eb d\u00ebshire<\/p>\n<p>Kur t\u00eb tjer\u00ebt po iknin, t\u00eb dy shok\u00ebt rrinin m\u00ebnjan\u00eb n\u00eb nj\u00eb sop. Berti hidhte syt\u00eb drejt majave t\u00eb Dajtit, kurse Hamzai trembte me shkop nj\u00eb grenz\u00eb, q\u00eb sillej duke zukatur, her\u00eb rreth flok\u00ebve, her\u00eb pran\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8211; Sa miz\u00eb e posht\u00ebr, edhe pa e ngacmuar, befas vjen e t\u00eb thumbon! &#8211; shfrynte ai.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu ndodh v\u00ebrtet! &#8211; tha Berti. &#8211; Nd\u00ebrsa bleta, vet\u00ebm kur mbron mbret\u00ebrsh\u00ebn dhe veten! Ve\u00e7, ndryshe nga grenza, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, e paguan me jet\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; E godita! Ngordhi pisja! &#8211; thirri Hamzai me krahun e zgjatur posht\u00eb, pastaj pyeti: &#8211; \u00c7\u2019presim m\u00eb? Ec t\u00eb ikim edhe ne!<\/p>\n<p>&#8211; Ikim! &#8211; Berti u kthye prapa me v\u00ebshtrim nga mali. \u2013 E, si thua? Ia mbajm\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb nga Dajti?<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb!? N\u00eb Dajt!? Bah!<\/p>\n<p>&#8211; Deri te livadhet, ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtesa e kampit. Ja, atje! Shih sa qart\u00eb duken drur\u00ebt posht\u00eb majave! Shtegu shkon drejt.<\/p>\n<p>Hamzai p\u00ebr nj\u00eb hop heshti.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, un\u00eb do t\u00eb kthehem. M\u00eb presin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8211; Po nuk \u00ebsht\u00eb aq larg. Kemi nj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrs\u00ebritet shpesh!<\/p>\n<p>Hamzai hodhi syt\u00eb drejt humnerave.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019vend do t\u00eb ndalojm\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Atje, pra, te livadhet! Pastaj, me ndonj\u00eb makin\u00eb t\u00eb rastit, n\u00eb mbr\u00ebmje do t\u00eb jemi n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8211; Nga cila udh\u00eb do t\u00eb kalojm\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrmes shtegut, djathtas tubacionit t\u00eb ujit, q\u00eb pret shkurt deri lart.<\/p>\n<p>&#8211; Jo! Jo! Eja t\u00eb kthehemi!<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu? &#8211; Ik, at\u00ebher\u00eb! Un\u00eb do t\u00eb ngjitem vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Hamzai ra n\u00eb hall. U ngrit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb me pamje nga qyteti, vuri nj\u00ebr\u00ebn p\u00ebll\u00ebmb\u00eb si treh\u00eb mbi sy. Dielli i pal\u00ebvizur ndrinte n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sa \u00ebsht\u00eb ora af\u00ebrisht?<\/p>\n<p>&#8211; Pothuaj dy.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, vet\u00ebm me nj\u00eb kusht. Deri n\u00eb kamp.<\/p>\n<p>&#8211; Po. Si t\u00eb duash ti!<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, ec p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, si n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn me qingja, ata u ndan\u00eb nga tufa.<\/p>\n<p>P\u00ebr te livadhet mbi humner\u00eb, mor\u00ebn p\u00ebrpjet\u00eb shtegut p\u00ebrbri tubacioneve t\u00eb ujit, q\u00eb zbresin e kap\u00ebrcejn\u00eb rrug\u00ebn e makinave.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo udh\u00eb na nxjerr lart, m\u00eb shpejt! &#8211; tha Berti, nd\u00ebrsa hidhte hapat leht\u00eb e leht\u00eb, pa v\u00ebshtruar pas. Edhe Hamzai e ndiqte k\u00ebmba &#8211; k\u00ebmb\u00ebs pa u ndier, e p\u00ebr \u00e7udi, nuk mbetej larg tij n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast. Dielli i majit pas shpine u jepte k\u00ebnaq\u00ebsi, kurse era \u00e7lodh\u00ebse e d\u00ebllinjave ua leht\u00ebsonte t\u00eb marrurit frym\u00eb, n\u00eb at\u00eb ecje malore mbi gur\u00eb, shtuf\u00eb dhe rr\u00ebkeza. Ik e ik! Freskia q\u00eb p\u00ebrshkonte shtatet e tyre qe nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Hap pas hapi, mesa kuptohej, po qaseshin n\u00eb krye t\u00eb humner\u00ebs, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shkorret\u00ebs. N\u00eb mbarim t\u00eb saj, pas afro tridhjet\u00eb minutave, kur shkel\u00ebn tok\u00ebn e but\u00eb, shfaqja e majave t\u00eb malit n\u00eb qiell do t\u00eb thoshte se kishin dal\u00eb n\u00eb tarrac\u00ebn e famshme apo n\u00eb Belvederen mbi qytet, ku dikur n\u00eb lasht\u00ebsi d\u00ebgjohej gj\u00ebmimi i val\u00ebve t\u00eb detit.<\/p>\n<p>Maja e Dajtit<\/p>\n<p>Me t\u00eb dal\u00eb nga shkurret, vun\u00eb re nj\u00eb vij\u00eb uji, q\u00eb dilte nga prapa nj\u00eb dushku e rridhte tat\u00ebpjet\u00eb. Duke ecur buz\u00eb ujit, pak m\u00eb lart, zbuluan burimin. Atje pastruan duart e fytyr\u00ebn, shuan etjen e u shtruan t\u00eb hanin pak nga buka e mbetur me biskotat, si meze. Cop\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb buk\u00ebs Berti e futi n\u00eb xhep p\u00ebr m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ulur n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb blert\u00eb nga nj\u00eb krah v\u00ebshtronin posht\u00eb qytetin, kodrat e fushat dhe pak m\u00eb tej detin, n\u00eb krahun tjet\u00ebr brezin me dushk e shkoz\u00eb p\u00ebrzier me shkurre, q\u00eb merrte p\u00ebrpjet\u00eb nga ngrihej mali. Gjurm\u00eb njer\u00ebzish humbisnin n\u00eb disa drejtime n\u00ebp\u00ebr pyll. Pasi pushuan p\u00ebrreth gjys\u00ebm ore, Berti u \u00e7ua m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Hamzai nuk l\u00ebvizi nga vendi. Tek shihte me v\u00ebmendje permes drur\u00ebve nj\u00eb nga majat e malit, tha:<\/p>\n<p>&#8211; Harrova t\u00eb t\u00eb pyes, a ka kafsh\u00eb t\u00eb egra k\u00ebtej?<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb!?<\/p>\n<p>&#8211; Arinj, arinj?<\/p>\n<p>Berti qeshi, duke zbuluar kat\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt e par\u00eb, q\u00eb ia shtonin hijeshin\u00eb, kur ishte n\u00eb humor.<\/p>\n<p>&#8211; Po me se do ushqehen n\u00eb k\u00ebt\u00eb mal ata!? Me gur\u00eb, apo me deg\u00eb pem\u00ebsh!? Pushka dhe ushtria u kan\u00eb kallur dat\u00ebn ndaj ia kan\u00eb mbathur p\u00ebrtej kufirit, mbase disa fshihen n\u00eb malet e veriut.<\/p>\n<p>&#8211; Po ujq?<\/p>\n<p>&#8211; Edhe ata thuajse jan\u00eb shfarosur nga uria e nga plumbi. Hajt, \u00e7ohu t\u00eb ikim, se zum\u00eb rr\u00ebnj\u00eb pran\u00eb dushkut!<\/p>\n<p>&#8211; E di \u00e7\u2019ke? N\u00eb kamp shkojm\u00eb m\u00eb von\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Po k\u00ebtu \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? T\u00eb shohim posht\u00eb qytetin e t\u00eb gjejm\u00eb, ku bien sht\u00ebpit\u00eb tona?<\/p>\n<p>&#8211; Ja, si \u00ebsht\u00eb puna! Un\u00eb s\u2019jam ngjitur n\u00eb asnj\u00eb maj\u00eb mali si ti. Meq\u00eb na prure deri k\u00ebtu, si thua, a ngjitemi atje?<\/p>\n<p>Hamzai me dor\u00ebn e shtrir\u00eb p\u00ebrpara, tregoi nj\u00eb nga majat e Dajtit.<\/p>\n<p>Berti v\u00ebshtroi n\u00eb at\u00eb drejtim. Hamzai, pa e ditur, i kishte treguar maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si? N\u00eb at\u00eb maj\u00eb? &#8211; Nga ajo lutje e papritur, ai ra n\u00eb mendime. Lart\u00ebsia para syve, tani s\u2019ishte m\u00eb as imagjinat\u00eb, as \u00ebnd\u00ebrr, por di\u00e7ka e prekshme dhe josh\u00ebse.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019mendohesh si poet\u00ebt!?<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019\u00ebsht\u00eb aq leht\u00eb sa duket, o profesor!<\/p>\n<p>&#8211; Hajt, jepi! Mos p\u00ebrto!<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu!? \u00c7ohu, at\u00ebher\u00eb! Ec pas meje!<\/p>\n<p>Por, n\u00eb at\u00eb nisje me hamendje e kuturu, as vet\u00eb Berti s\u2019dinte \u00e7\u2019krah t\u00eb mbante. Gjurm\u00ebt shkonin n\u00eb disa drejtime. E vetmja udh\u00ebrr\u00ebfyese, ku duhej t\u00eb arrinin, ishte vet\u00eb maja. N\u00eb ecje e sip\u00ebr pa ndaluar askund, i shoq\u00ebronte dielli q\u00eb hidhte drit\u00eb-hije para k\u00ebmb\u00ebve tek shkelnin mbi bar, gur\u00eb, shkarpa e gjethe t\u00eb kalbura vite me radh\u00eb. Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb pyll\u00ebzuar, rrezet humb\u00ebn n\u00ebp\u00ebr deg\u00ebt e drur\u00ebve. Hijet e shtuan edhe m\u00eb freskin\u00eb, aq sa ata ngrit\u00ebn jakat e kopsit\u00ebn nj\u00ebri xhupin e tjetri xhaket\u00ebn. Heshtje kudo. Nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb z\u00eb, asnj\u00eb cic\u00ebrim\u00eb, apo gurgullim\u00eb uj\u00ebrash. Edhe ata vet\u00eb merreshin vesh vet\u00ebm me duar e sy. Berti u kujtua p\u00ebr sazen \u201cBravi Alpini.\u201d Ndaloi pak dhe rr\u00ebmoi n\u00ebp\u00ebr xhepa. E gjeti s\u00eb fundi t\u00eb strukur n\u00eb astarin e xhupit. U mbush me frym\u00eb dhe nisi t\u2019i binte vet\u00ebm refrenit t\u00eb melodis\u00eb nga k\u00ebnga e harruar e serenatave kor\u00e7are \u201cO Margarita, o Margarita!\u201d M\u00eb tej, iu mor fryma, ndaj e nd\u00ebrpreu k\u00ebng\u00ebn dhe sazen e hodhi n\u00eb xhepin tjet\u00ebr. Kur lan\u00eb pyllin, u doli p\u00ebrpara nj\u00eb pllaj\u00eb e zhveshur nga drur\u00ebt. Atje i ran\u00eb shtegut t\u00ebrthorazi mbi nj\u00eb truall t\u00eb but\u00eb me gjethe t\u00eb ngjeshura fort, si mbi tapet persian me ngjyra t\u00eb ndezura. Kap\u00ebrcyen popla gur\u00ebsh e deg\u00eb drur\u00ebsh t\u00eb hedhura nga era aty &#8211; k\u00ebtu. Dhe ja, mbi ta n\u00eb qiell u shfaq maja! Ajo p\u00ebr \u00e7udi, her\u00eb afrohej, her\u00eb pa pritur largohej e zhdukej, sikur luante syllambyllas me ata dy njer\u00ebz t\u00eb panjohur q\u00eb p\u00ebrparonin drejt saj, djathtas e majtas, e pasi humbisnin udh\u00ebn, pa dashur ktheheshin mbrapsht. N\u00eb ato minuta q\u00eb s\u2019kishin t\u00eb mbaruar, Hamzai ecte pas Bertit, pa u ankuar. Ik e ik, ngadal\u00eb e ngadal\u00eb, p\u00ebrpjet\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb. Maja po merrte trajt\u00ebn e nj\u00eb bregoreje me bar. Nj\u00eb dru i vetmuar me deg\u00eb t\u00eb rralla i rrahur nga era, hepej nga per\u00ebndimi. Lodhja dhe rrezet e diellit sajonin nd\u00ebr syt\u00eb e tyre figura nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet. Bertit i b\u00ebhej nj\u00eb si ari i p\u00ebrgjumur q\u00eb ngrohej n\u00ebn rrezet e diellit, nd\u00ebrsa Hamzait nj\u00eb ujk, me vesh\u00ebt ngritur n\u00eb p\u00ebrgjim. Hap pas hapi, h\u00eb k\u00ebtu, h\u00eb atje dhe ja, maja m\u00eb e lart\u00eb e Dajtit po dor\u00ebzohej si nj\u00eb dele e but\u00eb. Duke u ngjitur edhe m\u00eb sip\u00ebr, ec\u00ebn p\u00ebrbri nj\u00ebri &#8211; tjetrit. Sapo kthyen pak djathtas, u ndal\u00ebn n\u00eb drejtq\u00ebndrim n\u00eb bregoren e blert\u00eb. Para tyre u ndeh hap\u00ebsira e gjer\u00eb: n\u00eb p\u00ebr\u00ebndim deti, n\u00eb veri malet e Kruj\u00ebs, lart\u00ebsit\u00eb mbi Mirdit\u00eb e Theth me Korabin mbi re; n\u00eb Jug &#8211; grumbull malesh me Tomorin hijer\u00ebnd\u00eb mbi krye, kurse n\u00eb lindje, male mbi male, humbisnin n\u00eb mjegullnaj\u00eb e larg\u00ebsi.<\/p>\n<p>Udha e kthimit<\/p>\n<p>Ata djem, q\u00eb s\u2019ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asnj\u00eb klubi sportiv, n\u00eb ato \u00e7aste tek po thithnin ajrin e past\u00ebr malor n\u00eb lart\u00ebsi, kishin pamjen e dy alpinist\u00ebve m\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, mbase n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Qen\u00eb si askush tjet\u00ebr, me veshmbathjet e zakonshme t\u00eb pun\u00ebs, pa or\u00eb e pa hart\u00eb, pa dylbi e pa fener, pa \u00e7eki\u00e7, t\u00eb palidhur me konop, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pa alpinistin e tret\u00eb q\u00eb shmang rreziqet e befta n\u00eb humnera e rungaja malesh. Ata dy djem t\u00eb heshtur n\u00eb sfondin e reve, n\u00eb nj\u00eb prej majave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb malit, u ngjanin t\u00eb arratisurve, q\u00eb ndoshta kishin humbur udh\u00ebn e tani mbi bregoren e blert\u00eb, me nj\u00eb far\u00eb ndrojtjeje, shikonin n\u00eb qiell e tok\u00eb, kufirin e panjohur e tragjik midis varf\u00ebris\u00eb e mir\u00ebqenies, dhun\u00ebs e liris\u00eb. U b\u00ebhej, se ndodheshin n\u00eb qiell, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb patrazuar nga shqet\u00ebsimet e pasiguria e jet\u00ebs tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb zbrisnin, pa e ditur se ku, u ul\u00ebn t\u00eb pushonin pak. Tek rrinin shtrir\u00eb, ashtu m\u00eb nge, n\u00eb krahun e maleve, kur u kthyen prapa, vun\u00eb re me habi se dritat ndrinin n\u00ebp\u00ebr qytet, nd\u00ebrsa dielli hileqar qendronte pezull mbi detin e p\u00ebrskuqur. Berti brofi m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Posht\u00eb n\u00eb livadhe pa vet\u00ebm gjysm\u00ebterr.<\/p>\n<p>\u201cNuk iu besoka diellit, k\u00ebtu n\u00eb lart\u00ebsi! &#8211; tha me vete i shqet\u00ebsuar. &#8211; Ai paska per\u00ebnduar me koh\u00eb prapa kodrave midis Ndroqit e Vor\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7ohu! &#8211; thirri. &#8211; Oburra, t\u00eb ikim, se na zuri nata n\u00eb mal!<\/p>\n<p>E lan\u00eb bregoren me ngut dhe mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb pllaj\u00ebn e pjerr\u00ebt mbuluar me myshk t\u00eb ngjeshur. Atje, t\u00eb ulur mbi deg\u00eb drur\u00ebsh si n\u00eb slit\u00eb, rr\u00ebshqit\u00ebn mbi tapetin e gjetheve teposht\u00eb. Zbritja qe aq e shpejt\u00eb, sa brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, hyn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pyll dhe ec\u00ebn me nxitim.<\/p>\n<p>Humnerat<\/p>\n<p>Si b\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb cop\u00eb udh\u00eb, dol\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn e shkurreve, kur nata me h\u00ebn\u00eb e yje mbulonte tarrac\u00ebn nga kreu n\u00eb fund. Nga qyteti vinte vezullimi i dritave, si prej nj\u00eb prozhektori vigan. Pa pushuar vrapuan t\u00eb gjenin shtegun p\u00ebrbri tubacioneve p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e makin\u00ebs. Tek nxitonin t\u00eb lodhur n\u00ebp\u00ebr shkurre, err\u00ebsira i hutoi. Ata ec\u00ebn si n\u00eb tym n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb ngusht\u00eb, q\u00eb zgjatej djathtas. Ec\u00ebn rreth nj\u00eb or\u00eb. Diku Berti u ndal t\u00eb p\u00ebrgjonte zhurm\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrroi, q\u00eb vinte nga posht\u00eb. Kur hodhi syt\u00eb p\u00ebrmes shkurreve, pa vet\u00ebm err\u00ebsir\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb ndritur, iu shfaq nj\u00eb lop\u00eb me kok\u00ebn ulur, q\u00eb kulloste pran\u00eb dy mullar\u00ebve me kasht\u00eb. F\u00ebrkoi syt\u00eb. Pamja u zhduk. U kthye nga Hamzai e tha:<\/p>\n<p>&#8211; Kemi marr\u00eb udh\u00eb t\u00eb gabur!<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, zbresim k\u00ebtu!<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu thua ti? Pa shiko! &#8211; Berti u kap pas dy deg\u00ebve t\u00eb trasha, zgjati k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb posht\u00eb dhe preku vet\u00ebm ajrin. U kthye mbrapsht dhe thirri: &#8211; K\u00ebtu qenka humner\u00eb! Kthehemi andej nga erdh\u00ebm!<\/p>\n<p>&#8211; Jo! Jo! Vazhdojm\u00eb m\u00eb tutje!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr ku? Mos ke qejf t\u00eb fluturojm\u00eb mbi humnerat e Shkall\u00ebs s\u00eb Tujanit? Kthehu!<\/p>\n<p>&#8211; E dija, se nuk do t\u00eb vija sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi! &#8211; r\u00ebnkoi Hamzai pa l\u00ebvizur nga vendi.<\/p>\n<p>Berti e humbi durimin dhe e goditi me grusht n\u00eb shpin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ec, t\u00eb thash\u00eb! &#8211; ul\u00ebriti.<\/p>\n<p>Hamzai heshti.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, pa th\u00ebn\u00eb m\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, u kthyen dhe i hodh\u00ebn hapat me kujdes, dal\u00ebngadal\u00eb. Hamzai p\u00ebrpara e Berti, nj\u00eb hap prapa, i jepte zem\u00ebr. Udha e kthimit p\u00ebrmes shkurreve n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vendit, ku qen\u00eb ngat\u00ebrruar, u h\u00ebngri goxha koh\u00eb. Sapo mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb truall i zhvehur, zhurma e p\u00ebrroit t\u00eb paduksh\u00ebm po ndihej m\u00eb lart. Befas, duke mos u besuar syve, vun\u00eb re p\u00ebrpara refleksin e rrezeve t\u00eb dritave, q\u00eb vinin nga qyteti mbi nj\u00eb send t\u00eb pjerr\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Tubacionet! &#8211; thirri Berti dhe shpejtoi hapin.<\/p>\n<p>&#8211; Ndalo, t\u00eb pushojm\u00eb pak k\u00ebtu! &#8211; u lut Hamzai me gjys\u00ebm z\u00ebri &#8211; S\u2019eci dot m\u00eb, u lodha!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, pushojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy u shtrin\u00eb me shpin\u00ebn mbi bar, nj\u00ebri n\u00eb an\u00eb t\u00eb shtegut, tjetri pak m\u00eb larg, pran\u00eb shkurreve. Tek \u00e7lodhej, Berti sodiste i qet\u00eb yjet n\u00eb qiell, me nj\u00ebfar\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie. D\u00ebgjonte qart\u00eb edhe rrjedh\u00ebn e ujit diku posht\u00eb. Pamja e tubacioneve e kishte g\u00ebzuar pa mas\u00eb dhe qe gjith\u00eb besim se tashm\u00eb ajo aventur\u00eb po merrte fund. Gati sa nuk po binte n\u00eb nj\u00eb gjendje p\u00ebrgjumjeje, kur e tronditi krisja e nj\u00eb druri dhe thirrja e frikshme e Hamzait: \u201cRash\u00eb, rash\u00eb! Obobooo!\u201d Berti brofi nga vendi e u sul nga erdhi e thirrura. Rr\u00ebz\u00eb shkurreve u ndal. Pa vet\u00ebm terr. \u201cHumnera!\u201d, tha me vete i tmerruar. U kthye nga mali e n\u00eb kulmin e d\u00ebshp\u00ebrimit b\u00ebrtiti:<\/p>\n<p>&#8211; Ho! Ho! Ndihm\u00eb! Hoo!<\/p>\n<p>Nuk iu p\u00ebrgjigj askush. Nj\u00eb drit\u00eb l\u00ebvizte lart n\u00ebp\u00ebr err\u00ebsir\u00eb. Ai thirri p\u00ebrs\u00ebri: &#8211; Ho, ho! Ndihm\u00eb\u00eb\u00eb!<\/p>\n<p>Heshtje, trishtim e lot, vet\u00ebm p\u00ebrroi lajm\u00ebronte se viktima ishte atje n\u00eb shtratin e vet, n\u00ebn humner\u00eb. Ai hyri n\u00eb shteg dhe vrapoi p\u00ebr te tubacionet. Atje mori djathtas tat\u00ebpjet\u00eb, la udh\u00ebn e, sipas zhurm\u00ebs, gjeti bregun e p\u00ebrroit. Andej u fut n\u00eb rrjedh\u00ebn e ujit, q\u00eb zbriste shkall\u00eb pas shkalle. Duke u mbajtur n\u00ebp\u00ebr shkurret, q\u00eb vareshin nga dy brigjet, nuk u nda nga shtrati me shtuf\u00eb, zall e gur\u00eb, deri sa hyri n\u00eb nj\u00eb pellg t\u00eb cek\u00ebt, tek i m\u00ebsuar tashm\u00eb me err\u00ebsir\u00ebn, pa trupin e Hamzait p\u00ebrmbys mbi uj\u00eb e shtuf\u00eb. Pran\u00eb tij shtrihej nj\u00eb deg\u00eb e thyer. Mesa kupohej, ai i mbajtur fort pas asaj dege, qe rr\u00ebzuar nga lart\u00ebsia n\u00eb uj\u00eb. Iu afrua dhe e preku n\u00eb sup.<\/p>\n<p>&#8211; Hamza, Hamza! &#8211; i foli me z\u00eb pak.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Kur ia kaloi dor\u00ebn leht\u00eb mbi qaf\u00eb, vuri re se ishte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Hamza! Si je? &#8211; e pyeti.<\/p>\n<p>Ai nuk iu p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Kur i preku shputat e k\u00ebmb\u00ebve, kuptoi se nj\u00ebra i qe enjtur jasht\u00eb mase. Hamzai b\u00ebrtiti:<\/p>\n<p>&#8211; Oh! Mos m\u00eb prek!<\/p>\n<p>Pa d\u00ebgjuar kund\u00ebrshtimet e ankimet e tij p\u00ebr dhimbjet e forta, e t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb jasht\u00eb ujit. \u00c7\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, i vet\u00ebm mes asaj gropeje t\u00eb humbur? I ra nd\u00ebr mend se m\u00eb posht\u00eb ndodheshin kantieret e gurores. U orvat ta ngrinte e ta mbante mbi shpin\u00eb. Qe nj\u00eb mundim i kot\u00eb! E vendosi mbi bar e i hodhi p\u00ebrsip\u00ebr xhupin.<\/p>\n<p>&#8211; Prit k\u00ebtu! &#8211; i tha. &#8211; Kthehem shpejt! Mos u m\u00ebrzit, se s\u2019ke gj\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, ik! &#8211; foli duke r\u00ebnkuar Hamzai.<\/p>\n<p>Berti, pa humbur koh\u00eb, u ngrit dhe ndoqi rrjedh\u00ebn e p\u00ebrroit, her\u00eb n\u00eb uj\u00eb e her\u00eb n\u00eb brigje. Sa m\u00eb posht\u00eb zbriste, brigjet dukeshin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. U p\u00ebrpoq t\u00eb ngjitej me duar e me k\u00ebmb\u00eb sip\u00ebr tyre, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb zon\u00ebn ku ndodhej. Pa u kapur mir\u00eb n\u00eb sop, rr\u00ebshqiste e binte n\u00eb uj\u00eb. Aty ku brigjet u rrafshuan pak, n\u00eb krahun e djatht\u00eb te nj\u00eb shesh pran\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb makinave, pa disa baraka. Doli nga p\u00ebrroi dhe thirri: &#8211; Heeej! A ka njeri aty?\u201d<\/p>\n<p>Askush s\u2019i ktheu p\u00ebrgjigje. U sul drejt dyerve dhe trokiti fort me grushta. Nuk u ndez kurrfar\u00eb drite e s\u2019u d\u00ebgjua asnj\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimtar\u00ebt<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebgjoi zhurm\u00ebn e nj\u00eb makine q\u00eb vinte nga lart. Vrapoi sa i hanin k\u00ebmb\u00ebt dhe q\u00ebndroi n\u00eb mes t\u00eb xhades\u00eb me duart ngritur. Para disa metrave ndaloi nj\u00eb kamion Gaz-51.<\/p>\n<p>&#8211; Si asht puna? &#8211; e pyeti shoferi.<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb shoku im ka r\u00ebn\u00eb nga shk\u00ebmbi pak m\u00eb tutje!<\/p>\n<p>&#8211; Ou! \u00c7are thu\u2019, or ti!? Hyp shpejt!<\/p>\n<p>Gazi nxitoi tat\u00ebpjet\u00eb deri te fjetoret e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb gurores, ku rruga kthehej majtas. Pa dal\u00eb nga kabina shoferi u thirri dy &#8211; tre burrave, q\u00eb rrinin ulur dhe pinin duhan.<\/p>\n<p>&#8211; O shok\u00eb! Pak ma nalt, asht rr\u00ebzue prej shkambit nji \u00e7un qyteti!<\/p>\n<p>&#8211; Jo, m\u00ebr jahu! &#8211; tha ai i shqet\u00ebsuar dhe u b\u00ebrtiti: &#8211; \u00c7oniju, eh burra!<\/p>\n<p>Dritat n\u00eb fjetore u ndez\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs.U d\u00ebgjuan z\u00ebrat e atyre, q\u00eb zgjoheshin. Pas pak, nj\u00eb varg mal\u00ebsor\u00ebsh zbrit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb dhe vrapuan drejt kamionit. Dy vet\u00eb, q\u00eb mbanin n\u00eb duar fener\u00ebt e vajgurit, pyet\u00ebn shoferin:<\/p>\n<p>&#8211; Ku asht rr\u00ebzue, bre?<\/p>\n<p>&#8211; Tutje mbi barakat!<\/p>\n<p>&#8211; Heu! Ke Guri i Kuq, domethon\u00eb, a?<\/p>\n<p>Karroceria u mbush p\u00ebrplot me njer\u00ebz t\u00eb ulur shesh.<\/p>\n<p>Shoferi e ktheu timonin, i dha gaz makin\u00ebs, e ngau p\u00ebrpjet\u00eb dhe frenoi te sheshi i barakave. T\u00eb gjith\u00eb u hodh\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb. Nj\u00eb nga burrat me fener pyeti Bertin:<\/p>\n<p>&#8211; E ku asht njitash djalo\u00e7i?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fund t\u00eb gremin\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Si ia thojn\u00eb emnin?<\/p>\n<p>&#8211; Hamza.<\/p>\n<p>Vargu i atyre mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb larguar nga sht\u00ebpit\u00eb e katundet baritore, u nis me hap t\u00eb sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e njohur p\u00ebr n\u00eb kavat e rrezikshme me gur\u00eb. Berti, i \u00e7liruar pak nga ankthi, sado i lodhur, i ndoqi pas. E sakaq ushtuan z\u00ebra t\u00eb fuqish\u00ebm, q\u00eb th\u00ebrrisnin Hamazan\u00eb! Nga thell\u00ebsia e err\u00ebsir\u00ebs p\u00ebrgjigjja \u201ck\u00ebtu jam, k\u00ebtu!\u201d, i gjall\u00ebroi t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb \u00e7astin kur kat\u00ebr nga pun\u00ebtor\u00ebt po mbartnin Hamzan\u00eb mbi krah\u00ebt e tyre, Berti ra p\u00ebrdh\u00e9, thuajse pa ndjenja. Dukej sikur donte t\u00eb flinte e t\u00eb flinte i harruar atje n\u00eb mes t\u00eb shkurreve. Si n\u00eb end\u00ebrr d\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr:<\/p>\n<p>&#8211; Ku \u00ebsht\u00eb ai tjetri?<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebtu, shoku kapter! Asht vra ene ky i shkreti!<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, s\u2019 qenka vrar\u00eb aq shum\u00eb! Ngriheni!<\/p>\n<p>Berti hapi syt\u00eb. Dy vet\u00eb ishin p\u00ebrkulur mbi kok\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>&#8211; A t\u2019dhem kund? &#8211; e pyeti nj\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019kam gj\u00eb. Ndiej vet\u00ebm lodhje. &#8211; I ndihmuar prej tyre, ai u ngrit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe tha: &#8211; Faleminderit!<\/p>\n<p>&#8211; Ka me t\u00eb kalu\u2019 gjith\u00e7a! Mahu ke na, der\u2019 ke barakat!<\/p>\n<p>Dritat e makin\u00ebs ndrinin udh\u00ebn e gurores. Shp\u00ebtimtar\u00ebt e viktimat zun\u00eb vend n\u00eb karrocerin\u00eb e Gaz-it-51. Ai doli s\u00ebrish n\u00eb rrug\u00eb dhe ndaloi para fjetoreve. Pun\u00ebtor\u00ebt, nj\u00ebri pas tjetrit, duke u kapur te spondet, prek\u00ebn tok\u00ebn e shtruar me \u00e7akull. Gjat\u00eb atyre minutave, mb\u00ebrriti papritur autoambulanca e bardh\u00eb e urgjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Spitali dhe Drejtoria e Brendshme<\/p>\n<p>N\u00eb spital Hamzan\u00eb e shtruan menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pavionin e urgjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Bertin e \u00e7uan n\u00eb infermjeri. Mjeku i turnit t\u00eb nat\u00ebs pasi e vizitoi,<\/p>\n<p>tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ke shp\u00ebtuar p\u00ebr mrekulli, djalosh, p\u00ebrve\u00e7 ca g\u00ebrvishtjeve n\u00eb fytyr\u00eb e duar!<\/p>\n<p>N\u00eb mbarim t\u00eb mjekimeve u duk\u00ebn dy oficer\u00eb me uniforma blu, nj\u00ebri toger e tjetri n\u00ebntoger. I dyti iu qas Bertit dhe e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, mo djal\u00eb, si je? \u00c7\u2019t\u00eb tha doktori?<\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb s\u2019kam gj\u00eb! Si\u00e7 m\u00eb shihni, shp\u00ebtova vet\u00ebm me k\u00ebto fasho!<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebrtet? S\u2019t\u00eb dhemb gj\u00ebkundi?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, eja t\u00eb ikim! &#8211; tha togeri.<\/p>\n<p>&#8211; Po ky?<\/p>\n<p>&#8211; Le t\u00eb vij\u00eb me ne n\u00eb vetur\u00eb!<\/p>\n<p>Bertin e shqet\u00ebsuan mendime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por kur makina doli nga oborri i spitalit e u drejtua p\u00ebr nga qendra e qytetit, pamjet jasht\u00eb dritareve ia davarit\u00ebn ca mendimet e k\u00ebqia. Ve\u00e7 heshtja e shoferit dhe e dy oficer\u00ebve e ngacmonte disi. Gazi frenoi para port\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Brendshme pran\u00eb Selvis\u00eb. Zbrit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. Shoferi pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Shoku toger, \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb medjalin? Ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb ik\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>Oficeri, duke u menduar, e pa Bertin i shkujdesur dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ka koh\u00eb! Le t\u00eb vij\u00eb nj\u00ebher\u00eb pak lart me ne!<\/p>\n<p>Berti ngjiti skall\u00ebt i shqet\u00ebsuar, duke ndjekur \u00e7izmet e togerit. Me t\u00eb dal\u00eb n\u00eb korridorin e sip\u00ebrm, t\u00eb gjith\u00eb hyn\u00eb te nj\u00eb dhom\u00eb e gjer\u00eb dhe e gjat\u00eb. Atje ishin nja dhjet\u00eb oficer\u00eb t\u00eb ulur n\u00eb dy krah\u00ebt e nj\u00eb tryeze ovale.<\/p>\n<p>&#8211; Ulu! &#8211; i tha Bertit ai q\u00eb rrinte n\u00eb krye.<\/p>\n<p>Berti i cfilitur zuri vend andej nga fundi.<\/p>\n<p>&#8211; Pa na thuaj shkurt, \u00e7\u2019ndodhi me ju? Mir\u00eb pikniku, po atje lart \u00e7\u2019desh\u00ebt? A e di ti, se keni hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb, tek s\u2019lejohet!<\/p>\n<p>I hutuar nga k\u00ebto fjal\u00eb e nga pamja e oficer\u00ebve, q\u00eb e shihnin drejt n\u00eb sy, ai ngriti supet, shqeu syt\u00eb dhe me pak fjal\u00eb tregoi si kishte qen\u00eb puna.<\/p>\n<p>&#8211; Sa vet\u00eb ishit?<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm ne t\u00eb dy.<\/p>\n<p>&#8211; A pat\u00ebt me vete aparat fotografik? &#8211; nd\u00ebrhyri nj\u00eb kapiten.<\/p>\n<p>Berti, i befasuar nga kjo pyetje, futi dor\u00ebn n\u00eb xhepin e xhupit, nxori cop\u00ebn e buk\u00ebs, e vendosi mbi tryez\u00eb dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; Jo! Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrgjigje pa kuptim u prit me nj\u00eb far\u00eb habie nga njer\u00ebzit me uniform\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Asgj\u00eb tjet\u00ebr? &#8211; foli nj\u00eb major.<\/p>\n<p>&#8211; Ah! P\u00ebr pak harrova! &#8211; Bertit iu kujtua sazja. Rr\u00ebmoi n\u00eb xhepat e pantallova, e gjeti, e vendosi af\u00ebr buk\u00ebs dhe tha: &#8211; Ja, edhe k\u00ebt\u00eb sazen!<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr ato fytyra t\u00eb vrenjtura rr\u00ebshqiti nj\u00eb e qeshur e leht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E paska humbur fare! &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Ra heshtja, asnj\u00eb pyetje. Nis\u00ebn muhabete me kujtime nga lufta, kur n\u00eb ikje e sip\u00ebr n\u00eb male, binte mushka bashk\u00eb me mortaj\u00ebn n\u00eb gremin\u00eb, rr\u00ebzohej mitrolozi tat\u00ebpjet\u00eb e t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Shefi e mbylli mbledhjen dhe u kthye nga Berti vetullmbledhur:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7ohu! Ik, se t\u00eb presin n\u00eb sht\u00ebpi! Dhe her\u00eb t\u00eb tjera kujdes, h\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Berti m\u00eb von\u00eb m\u00ebsoi se oficeri me gradat e togerit, nd\u00ebr t\u00eb tjera e kishte pyetur Hamzan\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cMos t\u00eb dha gj\u00eb t\u00eb shtym\u00ebn shoku yt?\u201d Ai, duke buz\u00ebqeshur i qe p\u00ebrgjigjur se fajtori ishte ai vet\u00eb. Hamzai ndenji n\u00eb spital afro dy jav\u00eb. Ai tregoi edhe nj\u00eb ndodhi p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb e p\u00ebr t\u00eb qeshur. N\u00eb pavion u njoh me inxhiner Rakon, shtruar para nj\u00eb muaji me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyer tek ecte n\u00eb rrug\u00eb. Befas kishte shkelur n\u00eb nj\u00eb katror bosh, ku pllaka qe hequr, ose dikush e kish vjedhur.<\/p>\n<p>Berti, tek shkonte p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, me syt\u00eb gjysm\u00eb mbyllur e fytyr\u00ebn me fasho, duke i hequr k\u00ebpuc\u00ebt zvarr\u00eb, si mos m\u00eb keq, me flok\u00ebt e shprishur, xhupin e pantallonat grisur e shqepur, m\u00ebnjanohej n\u00ebn hije drur\u00ebsh e rr\u00ebz\u00eb mureve, larg kalimtar\u00ebve, q\u00eb ktheheshin pas mesnate nga dasmat. N\u00ebp\u00ebr ato hije n\u00eb at\u00eb or\u00eb t\u00eb von\u00eb, ai kishte pamjen e nj\u00eb hallexhiu t\u00eb dehur e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Ja, \u00e7do t\u00eb thoshte t\u00eb dashuroje natyr\u00ebn e lir\u00eb, brenda rrethimit t\u00eb mallkuar! Mund t\u00eb p\u00ebrfundoje prapa hekurave t\u00eb kryq\u00ebzuar e telave me gjemba, n\u00eb galerit\u00eb e guvat e minierave-burgje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGIM XH. D\u00cbSHNICA Nga \u00a0Libri : MESNATA E FTOHT\u00cb -tregime dhe es\u00e9\u2013 DY ALPINIST\u00cb MBI HUMNERAT E DAJTIT Thon\u00eb se detar\u00ebt, kur jan\u00eb n\u00eb det t\u00eb hapur, i merr malli p\u00ebr tok\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb tok\u00eb kan\u00eb mall p\u00ebr detin. K\u00ebshtu ndihej edhe Berti n\u00eb ekskursionin drejt Jugut, gjasht\u00eb vjet pas luft\u00ebs, me dyzet\u00eb shok\u00ebt e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6059,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6058","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6058"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6060,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6058\/revisions\/6060"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}