{"id":6010,"date":"2016-04-04T02:19:10","date_gmt":"2016-04-04T02:19:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6010"},"modified":"2016-04-04T02:19:10","modified_gmt":"2016-04-04T02:19:10","slug":"liga-qytetare-shqiptaro-amerikane-ne-berlin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=6010","title":{"rendered":"Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ne Berlin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, duke ndikuar n\u00eb Kongresin e SHBA dhe n\u00eb Bundestag\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga\u00a0<\/strong><strong>Shirley Cloyes DioGuardi<\/strong><\/p>\n<p>Universiteti Teknik i Berlinit<\/p>\n<p>Mars 20, 2016<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/dioguardi-ne-berlin-1.png\" rel=\"attachment wp-att-6012\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6012\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/dioguardi-ne-berlin-1-300x139.png\" alt=\"dioguardi ne berlin\" width=\"300\" height=\"139\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/dioguardi-ne-berlin-1-300x139.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/dioguardi-ne-berlin-1.png 314w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Faleminderit Agon Kamberi, si kryetar i Organisation t\u00eb Student\u00ebve dhe ish-Student\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Berlin (OASA), p\u00ebr t\u00eb gjithat q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Faton Bislimin, n\u00eb organizimin e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Berlin.<!--more-->\u00a0\u00a0Dhe faleminderit, Faton, p\u00ebr prezantimin e juaj dhe p\u00ebr t\u00eb gjithat q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit si nj\u00eb shok, k\u00ebshilltar, dhe tani si nj\u00eb an\u00ebtar i Bordit t\u00eb Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro Amerikane.\u00a0\u00a0Dhe n\u00eb fund, d\u00ebshiroj t\u00eb fal\u00ebnderoj \u00e7do nj\u00ebrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e juaj.\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe privilegj p\u00ebr Joe dhe mua q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb Berlin dhe k\u00ebt\u00eb pasdite t\u00eb drejtohemi juve.\u00a0\u00a0Faleminderit Shum\u00eb!<\/p>\n<p>Mendoj se p\u00ebr juve \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb dini di\u00e7ka lidhur me at\u00eb se si un\u00eb si nj\u00eb amerikane \u2014 paraardh\u00ebsit e s\u00eb cil\u00ebs nga ana e babait\u00a0tim\u00a0kan\u00eb ikur prej Anglis\u00eb n\u00eb Massachusetts Bay Colony n\u00eb vitin 1644 \u2014 u p\u00ebrfshi n\u00eb konfliktin e Ballkanit dhe zgjidhjen e kauz\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare.\u00a0\u00a0Gjat\u00eb procesit, d\u00ebshiroj t\u00eb ju jap nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer Liga\u00a0\u00a0Qytetare Shqiptaro Amerikane p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs (pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb, nga perspektiva ime) dhe pun\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e vazhdon Liga Qytetare q\u00eb t\u00eb vendosen t\u00eb drejtat e barabarta n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe \u00c7am\u00ebri.\u00a0\u00a0N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, d\u00ebshiroj t\u00eb jap v\u00ebshtrimin mbi at\u00eb se \u00e7ka un\u00eb mendoj se jan\u00eb potencialisht mund\u00ebsit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr juve si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit gjermano shqiptar q\u00eb t\u00eb ndikoni pozitivisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Per\u00ebndimit lidhur me konfliktin serbo &#8211; shqiptar, q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekja e jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr sjelljen e paqes afatgjate dhe stabilitetin n\u00eb Ballkan, dhe krijimin e nj\u00eb vizioni t\u00eb ri i cili i p\u00ebrshtatet m\u00eb mire sfidave dhe problemeve t\u00eb shekullit 21.<\/p>\n<p>Nuk jam duke u munduar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb lustrim t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb Gjermanis\u00eb sot kur them se sot, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, asaj ekonomike dhe politike; p\u00ebr shkak se p\u00ebrqendrimi frontal i nxeht\u00eb i qeverive t\u00eb Evrop\u00ebs dhe mediave (jo si te Shtetet e Bashkuara) \u00ebsht\u00eb te kriza e refugjat\u00ebve; dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb juaj si shqiptar\u00eb q\u00eb keni emigruar n\u00eb Gjermani (n\u00ebse ka qen\u00eb kjo p\u00ebr shkak se familja e juaj ka ikur prej komunizmit ose prej tiranis\u00eb sllave, n\u00ebse ju dhe familja e juaj keni qen\u00eb me mjaft fat q\u00eb t\u00eb gjeni strehim k\u00ebtu kur keni qen\u00eb duke ikur nga okupimi serb\u00eb ose lufta n\u00eb Kosov\u00eb, ose n\u00ebse gjysh\u00ebrit\u00eb dhe prind\u00ebrit e juaj kan\u00eb ikur prej tokave shqiptare p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike), ju jeni tani n\u00eb kulm t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb re.\u00a0Un\u00eb besoj se ne jemi n\u00eb kulm t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re sepse jemi duke jetuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gabimet e nj\u00eb epoke t\u00eb vjet\u00ebr ende nuk kan\u00eb vdekur, dhe vizionet e epok\u00ebs s\u00eb re ose ende duhet t\u00eb lindin ose duhet t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb japin fruta.\u00a0Un\u00eb besoj se shqiptar\u00ebt n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Evrop\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe nj\u00eb\u00a0perspektiv\u00eb\u00a0\u00a0q\u00eb\u00a0shum\u00eb tjer\u00eb nuk e kan\u00eb, dhe si rezultat kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, s\u00eb pari, d\u00ebshiroj t\u00eb ju them lidhur me at\u00eb se pse u b\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb pyetjen komb\u00ebtare shqiptare gjat\u00eb \u201cluft\u00ebrave t\u00eb Ballkanit\u201d n\u00eb vitet e 1990-ta.\u00a0\u00a0Lideri i ndjer\u00eb shqiptar Arben Xhaferi m\u00eb tha n\u00eb vitin 1999 se Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane kan\u00eb ringjallur p\u00ebrpjekjen diplomatike t\u00eb shekullit 20 q\u00eb t\u00eb vendoset \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb e pranishme kur ka filluar kjo p\u00ebrpjekje \u2014 kur u themelua Liga Qytetare n\u00eb vitin 1989 pasi q\u00eb Joe u largua nga Kongresi; kur Joe shkoi n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1990, dhe kur ai u kthye n\u00eb Kosov\u00eb dhe pastaj udh\u00ebtoi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vjet me t\u00eb ndjerin Kongresist Tom Lantos, nj\u00eb i mbijetuar<\/p>\n<p>Holokaustit, si zyrtar\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb zgjedhur q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri komuniste p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk erdha deri\u00a0te\u00a0\u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akademike, por erdha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emocionale.\u00a0\u00a0Un\u00eb kam qen\u00eb e ndikuar si e vog\u00ebl nga ekspozimi i zbulimeve t\u00eb lidhura me Holokaustin nazist dhe d\u00ebshtimin e gjenerat\u00ebs s\u00eb gjysh\u00ebrive t\u00eb mi q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb hebrenjt\u00eb e Evrop\u00ebs.\u00a0\u00a0Si e rritur dhe si botuese e librit e specializuar n\u00eb politikat vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kam qen\u00eb thell\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr vet\u00ebvendosje n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.\u00a0\u00a0Dhe k\u00ebshtu kur Sllobodan Millosheviqi erdhi n\u00eb pushtet dhe filloi lufta n\u00eb Bosnje, un\u00eb e kam ditur se jemi duke e par\u00eb kthimin e Hitlerit n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb duke shikuar imazhet n\u00eb ekranet tona t\u00eb televizionit mbi gjenocidin n\u00eb Bosnje dhe m\u00eb von\u00eb fshehjen e kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit n\u00eb duart e forcave ushtarake dhe paramilitare t\u00eb Serbis\u00eb n\u00ebn Sllobodan Millosheviqin dhe na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo nuk ishte lufta e jon\u00eb; kjo nuk ka asgj\u00eb t\u00eb b\u00ebj me neve; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb; nuk duhet t\u00eb bijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurth; k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb qen\u00eb duke luftuar me shekuj, dhe urrejtja nd\u00ebretnike n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb gati gjenetike.\u00a0\u00a0Un\u00eb kam qen\u00eb e tmerruar, sepse nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se t\u00eb tregosh skenat e masakr\u00ebs te nj\u00eb popullat\u00eb\u00a0relativisht\u00a0t\u00eb\u00a0privilegjuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara (dhe mund t\u00eb shtoni te njer\u00ebzit e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore), n\u00eb krahasim me njer\u00ebzit e Evrop\u00ebs Juglindore, dhe pastaj t\u00eb insistohet se ne nuk kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Un\u00eb kam vendosur se kjo\u00a0<em>ishte<\/em>\u00a0lufta e jon\u00eb, sepse un\u00eb besoj thell\u00eb se lufta p\u00ebr demokraci dhe lufta kund\u00ebr fashizmit dhe ultra nacionalizmit duhet t\u00eb fitohet n\u00eb \u00e7do gjenerat\u00eb, dhe po ashtu kam vendosur q\u00eb t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr nga perspektiva kund\u00ebr-Millosheviqit, opozita<\/p>\n<p>kund\u00ebr-luft\u00ebs\u00a0brenda ish Jugosllavis\u00eb, ku shumica e t\u00eb cil\u00ebve ka ndodhur t\u00eb jen\u00eb gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa isha duke p\u00ebrfunduar pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb vitit 1993, e takova Joe DioGuardi, dhe an\u00ebtar\u00ebt e Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe kam filluar t\u00eb marr vesh mbi dimensionin shqiptar\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb Ballkanit, t\u00eb\u00a0cilin\u00a0\u00a0mediat\u00a0nuk e kan\u00eb mbuluar\u2014gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb edhe pes\u00eb vite tjera kur filloi lufta n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1998.\u00a0\u00a0Kur e takova Joe, sapo kam filluar t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb lidhur me nj\u00eb vend q\u00eb quhet Kosova.\u00a0\u00a0Mendoni\u00a0\u00a0k\u00ebt\u00eb\u00a0\u2014 un\u00eb isha nj\u00eb amerikane e cila ka kaluar pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet duke botuar libra lidhur me politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe k\u00ebshtu n\u00ebse un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni mbi dimensionin shqiptar t\u00eb konfliktit n\u00eb Ballkan, sa amerikan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb?\u00a0\u00a0Derisa nuk e takova Joe dhe an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb Lig\u00ebs Qytetare, un\u00eb nuk kam ditur se me pun\u00ebn e tyre e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar Millosheviqin nga Kosova dhe n\u00eb Bosnie; dhe nuk kam ditur se Millosheviqi ka pasur tendenc\u00ebn e plot\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0\u00a0Sikur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1998, U\u00c7K do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kosovar\u00ebve kur trupat ushtarake dhe paramilitare serbe sulmuan Drenic\u00ebn, duke grabitur dhe pla\u00e7kitur rrug\u00ebs t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, dhe n\u00eb fund duke vrar\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 12,000 kosovar\u00eb shqiptar\u00eb dhe duke d\u00ebbuar m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb milion p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte lufta n\u00eb qershor n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Derisa shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb jan\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb japin merita ish Presidentit Bill Clinton p\u00ebr l\u00ebshimin e bombave mbi Serbin\u00eb, bombat kurr\u00eb nuk do t\u00eb ishin gjuajtur dhe marshi gjenocidal i Millosheviqit n\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn nuk do t\u00eb kishte ndalur po t\u00eb mos kishte qen\u00eb Joe Biden, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Senatit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, pastaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 34 hebrenjt\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb SHBA, dhe Liga Qytetare Shqiptaro<\/p>\n<p>Amerikane.\u00a0\u00a0Me vite administratat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb SHBA kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb Beograd.\u00a0Pse?\u00a0Sepse p\u00ebr gati 50 vjet Shqip\u00ebria sovrane ka qen\u00eb e prer\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr<\/p>\n<p>e bot\u00ebs nga diktatori komunist Enver Hoxha dhe pasardh\u00ebsi i tij Ramiz Alia, derisa shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Lugina e Preshev\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e \u201cperdes s\u00eb hekurt\u201d n\u00ebn kontroll t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb Titos.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve, Beogradi ka d\u00ebrguar zyrtar\u00ebt e vet n\u00eb Uashington, DC,<\/p>\n<p>ka\u00a0hapur shum\u00eb departamente n\u00eb kolegje dhe universitete n\u00eb SHBA, dhe ka definuar realitetin shqiptar\u00eb nga nj\u00eb perspektiv\u00eb sllave.\u00a0\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb pse ka qen\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Joseph DioGuardi dhe shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb tjer\u00eb t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb lobi n\u00eb vitin 1989 q\u00eb t\u00eb edukojn\u00eb Kongresin e SHBA mbi historin\u00eb, kultur\u00ebn, dhe aspiratat e shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb perspektiv\u00eb shqiptare dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb politikat e Amerik\u00ebs.\u00a0\u00a0Dhe, sipas opinionit\u00a0tim, kjo \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb detyre q\u00eb ne e kemi sot n\u00eb Amerik\u00eb, dhe kisha shtuar n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2002, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Senatori Biden ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb \u00c7ikago t\u00eb organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane:<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet v\u00ebmendja e Presidentit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA sepse shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera i mbulojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet tona, dhe prandaj \u201cduhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rastin ton\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0Ai vazhdonte duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cProblemi nuk q\u00ebndron te personi ose institucioni \u201cduke qen\u00eb kund\u00ebr-shqiptar\u00eb ose kund\u00ebr-angazhimit kur vjen deri te politika e jashtme e SHBA,\u201d ai shpjegonte.\u00a0\u00a0\u201cProblemi q\u00ebndron kur Amerika ka nj\u00eb fokusim t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe i l\u00eb prapa \u00e7\u00ebshtjet shqiptare dhe t\u00eb Ballkanit.\u201d\u00a0\u00a0Ai paralajm\u00ebroi shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00e7\u00ebshtjet tona, dhe ai vler\u00ebsonte Lig\u00ebn Qytetare p\u00ebr mbajtjen e v\u00ebmendjes lidhur me padrejt\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb<\/p>\n<p>cilat duhet t\u00eb ndreqen n\u00eb Ballkan \u2014 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e elektoratit, p\u00ebr mbledhjen e fondeve p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb cil\u00ebt kujdeseshin p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka ishte duke ndodhur gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Ballkan n\u00eb vitet e 1990-ta, dhe ai ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb vler\u00ebsonte mua p\u00ebr \u201cradhitjen e fakteve dhe prezantimin e rastit q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e qeveris\u00eb s\u00eb SHBA.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Ballkani \u00ebsht\u00eb shikuar gabimisht si nj\u00eb mo\u00e7al dhe barr\u00eb e Evrop\u00ebs,\u201d tha Biden, \u201cBota nuk do t\u00eb m\u00ebrzitet n\u00ebse shtat\u00eb milion shqiptar\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrndjekur.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Ballkani mbetet i izoluar, njer\u00ebzit e tij do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fuqive t\u00eb jashtme.\u00a0P\u00ebrderisa bota i portretizon shqiptar\u00ebt si t\u00eb \u201cpa civilizuar, pa kulturuar, dhe t\u00eb paaft\u00eb, ne do t\u00eb humbim.\u201d\u00a0\u00a0Dhe Biden apeloi\u00a0te\u00a0shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs n\u00eb audienc\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me Lig\u00ebn Qytetare dhe \u201ct\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e l\u00ebvizin bot\u00ebkuptimin e bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb ndrysh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb ne ende jemi duke u p\u00ebrball\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin problem, me t\u00eb cilin shum\u00eb qeveri Per\u00ebndimore nuk kuptojn\u00eb se\u00a0kush\u00a0jan\u00eb populli shqiptar\u00eb dhe i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt figura t\u00eb shahut q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizen n\u00eb tabel\u00ebn gjeopolitike t\u00eb shahut.\u00a0\u00a0P\u00ebrs\u00ebri jemi prapa n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb ashtuquajturave fuqive \u00eb m\u00ebdha \u2014\u00a0jo\u00a0vet\u00ebm Serbis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Rusis\u00eb \u2014 por n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Si pasoj\u00eb, duhet t\u00eb ballafaqohemi me realitetet n\u00eb tokat shqiptare dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore sot, gj\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha argumentuar se\u00a0na\u00a0ka sjell\u00eb prapa ku ishim n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb kohore, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, qendra e v\u00ebmendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb treguar n\u00eb realitetin shqiptar\u00eb t\u00eb 150 viteve \u2014 nj\u00eb realitet i arrestimit, torturimit, burgosjes, asimilimit me forc\u00eb, d\u00ebbimit, dhe gjenocidit \u2014 dhe<\/p>\n<p>rezistenc\u00ebs\u00a0shqiptare ndaj k\u00ebsaj.\u00a0Kur Per\u00ebndimi ka par\u00eb kosovar\u00ebt me qerre t\u00eb larguar me forc\u00eb prej Kosov\u00ebs, kjo i p\u00ebrkujtoi n\u00eb epok\u00ebn e nazizmit.\u00a0\u00a0Por shum\u00eb shpejt pas luft\u00ebs, qendra e v\u00ebmendjes filloi t\u00eb shuhej.\u00a0Makina propaganduese e Serbis\u00eb u ngrit dhe punoi vazhdimisht n\u00eb krijimin e nj\u00eb pariteti t\u00eb rrejsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb viktimave t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Kosov\u00ebs me kryesit t\u00eb terrorizmit dhe gjenocidit t\u00eb sponsorizuar nga shteti i Serbis\u00eb.\u00a0\u00a0Beogradi ka punuar fort q\u00eb t\u00eb karakterizoj\u00eb rrejsh\u00ebm shqiptar\u00ebt si potencialisht nj\u00eb forc\u00eb terroriste myslimane n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs.\u00a0\u00a0Dhe me keqardhje e them se Beogradi ka pasur sukses n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe.\u00a0Un\u00eb besoj fort se n\u00ebse ne nuk veprojm\u00eb tani, shqiptar\u00ebt do t\u00eb bijn\u00eb n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e historis\u00eb p\u00ebr edhe 150 vite tjera.<\/p>\n<p>Fush\u00ebbeteja p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vitin 1998 dhe 1999 ka k\u00ebrkuar arm\u00eb.\u00a0Por tani fush\u00ebbeteja (dhe ajo ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb) \u00ebsht\u00eb n\u00eb shtyp dhe parlamentet e bot\u00ebs.\u00a0Gjat\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve, Beogradi ka qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb\u00a0\u00a0d\u00ebrgoj\u00eb politikan\u00ebt e vet n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, derisa Shqip\u00ebria n\u00ebn Enver Hoxh\u00ebn ka qen\u00eb e shk\u00ebputur nga bota dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Lugina e Preshev\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb qytetar\u00ebt e klas\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos. Gjat\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve sllav\u00ebt\u00a0kan\u00eb\u00a0\u00a0interpretuar\u00a0kultur\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare.\u00a0Ka ardhur koha p\u00ebr neve q\u00eb t\u00eb definojm\u00eb kultur\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare.\u00a0Un\u00eb besoj fuqish\u00ebm se ne nuk e kemi kryer pun\u00ebn, dhe ajo nuk mund t\u00eb kryhet n\u00eb shqip.\u00a0Kjo duhet t\u00eb kryhet n\u00eb gjermanisht dhe anglisht.<\/p>\n<p>Edhe pse sistemi i juaj politik n\u00eb Gjermani nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si i yni n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u2014 ju keni nj\u00eb sistem parlamentar, un\u00eb besoj se tre elemente t\u00eb cilat Senatori Biden ka cituar at\u00ebher\u00eb para kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve n\u00eb \u00c7ikago jan\u00eb esenciale p\u00ebr juve \u2014<\/p>\n<p>demonstrimin\u00a0\u00a0se\u00a0keni nj\u00eb elektorat, arsimimin dhe mb\u00ebshtetjen nga lider\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, dhe edukimin dhe radhitjen e fakteve p\u00ebr zyrtar\u00ebt politik dhe shtypin.<\/p>\n<p>Dhe roli i juaj mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se cili do tjet\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara praktikisht kan\u00eb braktisur Ballkanin Per\u00ebndimor te Bashkimi Evropian (vet\u00ebm Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e jon\u00eb ka ruajtur \u00e7\u00ebshtjet shqiptare n\u00eb mendjet e Kongresit ton\u00eb n\u00eb SHBA).\u00a0P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, roli i juaj si shqiptar\u00eb dhe gjerman ju jep nj\u00eb mund\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi q\u00eb Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare udh\u00ebheq\u00ebse e Bashkimit Evropian, q\u00eb t\u00eb loboni n\u00eb Bundestag dhe edukoni shtypin gjerman.<\/p>\n<p>Detyra nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Gjermania dhe t\u00ebr\u00eb Evropa \u00ebsht\u00eb e tronditur n\u00ebn pesh\u00ebn e kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrballje me shtetin Islamik.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr mua kjo paraqet nj\u00eb rast p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht shqiptar\u00ebt n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, t\u00eb tregojn\u00eb bot\u00ebs se\u00a0kush\u00a0jan\u00eb shqiptar\u00ebt nga nj\u00eb perspektiv\u00eb shqiptare.\u00a0Ju keni di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb fuqishme \u2014\u00a0<em>bes\u00ebn<\/em>\u2014\u00e7dokush din k\u00ebtu se \u00e7ka dometh\u00ebn\u00eb kjo.\u00a0Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb toleranc\u00ebs fetare e cila shkon prapa qindra e qindra vjet si mysliman\u00eb, ortodoks, roman katolik\u00eb, dhe hebrenjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb jetuar nj\u00ebri pran\u00eb tjetrit n\u00eb harmoni me shekuj.\u00a0\u00a0Shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk e kan\u00eb iniciuar nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0Si popull m\u00eb pro-Per\u00ebndimor, pro-demokratik n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, shqiptar\u00ebt kishin mund\u00eb aktualisht t\u00eb ndihmojn\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndal\u00eb rrjedh\u00ebn e fundamentalizmit islamik.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb ndryshim n\u00eb form\u00ebsimin e shekullit 21, ne gjithashtu do t\u00eb duhemi t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku. Ekziston nj\u00eb munges\u00eb e hatashme e informacionit q\u00eb vjen nga tokat shqiptare n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb form\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb profesionale n\u00eb anglisht, t\u00eb librave<\/p>\n<p>nga\u00a0autor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb anglisht, dhe nj\u00eb munges\u00eb e hatashme e lidhjes n\u00eb mes t\u00eb diaspor\u00ebs amerikane dhe evropiane.\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb pse nj\u00eb takim i k\u00ebtij lloji \u00ebsht\u00eb aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Politika e jashtme e Per\u00ebndimit lidhur me Evrop\u00ebn Juglindore, dimensioni shqiptar i konfliktit t\u00eb Ballkanit, dhe e ardhmja e rajonit nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00ebse ne nuk punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr ta ndryshuar. Shqiptar\u00ebt mbesin t\u00eb ndar\u00eb sepse ne jemi n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me\u00a0rend\u00a0i cili ende bazohet n\u00eb parimet Per\u00ebndimore t\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb integritetit territorial.\u00a0\u00a0Ruajtja e kufijve ekzistuese n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ruajtjes s\u00eb stabilitetit me \u00e7do \u00e7mim, pa e zgjedhur nj\u00eb konflikt q\u00eb mohon t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb populli p\u00ebr vet\u00eb-vendosje nuk do t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri te zgjedhja paq\u00ebsore e nj\u00eb konflikti.\u00a0\u00a0Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shembujve m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb k\u00ebsaj.\u00a0Sikur q\u00eb dini, nuk ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE, ku 5 prej 28 refuzojn\u00eb ta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe Shtetet e Bashkuara i jan\u00eb bashkangjitur BE n\u00eb perceptimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore si t\u00eb drejtuar nga Beogradi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pse ne kemi nj\u00eb konflikt t\u00eb ngrir\u00eb, pse nuk e kemi nj\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe pse shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe \u00c7am\u00ebri nuk kan\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta. Un\u00eb nuk jam duke sugjeruar q\u00eb ne t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb ndryshimin e kufijve.\u00a0N\u00eb fakt, shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb kufijt\u00eb sepse ata ve\u00e7 jan\u00eb duke jetuar nj\u00ebri pran\u00eb tjetrit.\u00a0Por un\u00eb besoj se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie publike t\u00eb orkestruar dhe nj\u00eb strategji t\u00eb lobimit.\u00a0Duhet t\u00eb insistojm\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb pranohet n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si BE dhe KB, dhe q\u00eb Serbia ta njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta shumic\u00ebs shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e<\/p>\n<p>Preshev\u00ebs (n\u00eb nj\u00eb nivel me t\u00eb drejtat q\u00eb aktualisht i g\u00ebzojn\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb), t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga strukturat paralel\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe politik t\u00eb Serbis\u00eb.\u00a0Por edhe para se kjo t\u00eb ndodh\u00eb, zyrtar\u00ebt e zgjedhur t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb krijimin e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe sundimin e ligjit.\u00a0\u00a0Sikur e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb duke i mbushur xhepat e veta dhe t\u00eb familjes s\u00eb tyre q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb vend se t\u00eb angazhohen seriozisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb popullit t\u00eb tyre.\u00a0\u00a0(E nj\u00ebjt\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr shumic\u00ebn, por\u00a0jo\u00a0p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e elitave politike n\u00eb t\u00eb gjitha tokat shqiptare.)<\/p>\n<p>Me prishjen e koalicionit n\u00eb Kosov\u00eb i cili ka kund\u00ebrshtuar kthimin e Hashim Tha\u00e7it, Isa Mustaf\u00ebs, dhe Kadri Veselit n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2014 \u2014 nj\u00eb prishje q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb BE dhe Shtetet e Bashkuara \u2014 tani me zgjedhjet n\u00eb vitin 2016 t\u00eb Hashim Tha\u00e7it si kryetar, shteti \u00ebsht\u00eb ekonomikisht dhe politikisht n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. N\u00eb mars, P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Lart\u00eb e BE p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Politikat e Sigurimit Federica Mogherini i tha Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Isa Mustaf\u00ebs se ajo ka shpresuar q\u00eb do t\u00eb ekzistonte nj\u00eb<\/p>\n<p>\u201cdialog\u00a0p\u00ebrfshir\u00ebs i cili do t\u00eb tejkalonte ng\u00ebr\u00e7in e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d\u00a0\u00a0Por kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse populli ka humbur besimin n\u00eb qeveri dhe n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb nevojitet nj\u00eb veprim i pa dhunsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb p\u00ebr ta larguar elit\u00ebn politike t\u00eb korruptuar t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe do t\u00eb nevojiten burrat dhe grat\u00eb e aft\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb sikur q\u00eb jeni ju q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb real politik\u00ebs p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e stabilitetit me \u00e7do \u00e7mim n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, duhet t\u00eb insistojm\u00eb q\u00eb parimi universal i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb b\u00ebhet parimi dominues n\u00eb shekullin 21.<\/p>\n<p>Shpresoj se pjesa tjet\u00ebr e shekullit 21 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shekull i shqiptar\u00ebve.\u00a0Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse kombinojm\u00eb burimet dhe veprimet tona.\u00a0\u00a0Kjo nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb unitetin.\u00a0\u00a0N\u00eb komunitetet shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsia e unitetit shqiptar\u00eb shpesh here \u00ebsht\u00eb mbajtur si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr pengimin e veprimit.\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr cilindo grup ose organizat\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e unifikuar.\u00a0\u00a0Un\u00eb shpresoj se n\u00ebse tashm\u00eb nuk keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb sonte do t\u00eb shikoni\u00a0brenda\u00a0zemrave dhe mendjeve t\u00eb juaja dhe do t\u00eb merrni vendimin lidhur me at\u00eb se \u00e7ka doni t\u00eb b\u00ebni dhe t\u00eb jeni t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb merrni nj\u00eb q\u00ebndrim publik si shqiptar\u00eb dhe si gjerman\u00eb.\u00a0Sikur q\u00eb tha nj\u00eb her\u00eb antropologia e famshme amerikane Margaret Mead, \u201cKurr\u00eb mos e n\u00ebn\u00e7mo fuqin\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ta ndryshuar bot\u00ebn.\u00a0\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb gjithmon\u00eb ka ndodhur.\u201d\u00a0N\u00ebse ve\u00e7 nuk e keni b\u00ebr\u00eb, un\u00eb shpresoj se ju do t\u00eb bashk\u00ebngjitni OASA dhe, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, b\u00ebheni pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00ebn e Gjermanis\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb krijimin e ideve t\u00eb reja dhe rrug\u00ebve t\u00eb reja p\u00ebr zgjedhjen e pyetjes komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe shpresoj se shqiptar\u00ebt n\u00eb Gjermani dhe Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, duke ndikuar n\u00eb Kongresin e SHBA dhe n\u00eb Bundestag.\u00a0\u00a0N\u00ebse ne t\u00eb gjith\u00eb themi se mendojm\u00eb \u2014 di\u00e7ka q\u00eb shum\u00eb motra dhe v\u00ebllez\u00ebr ton\u00eb nuk mund ta thon\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs \u2014 ne n\u00eb fund do t\u00eb detyrojm\u00eb ndryshimin. Mbani n\u00eb mend, ju keni\u00a0<em>bes\u00ebn<\/em>, dhe askush nuk mund ta merr at\u00eb prej juve.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrkthyer n\u00eb Shqip nga Mire Marku \u2013 Rugova.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, duke ndikuar n\u00eb Kongresin e SHBA dhe n\u00eb Bundestag\u00a0 &nbsp; Nga\u00a0Shirley Cloyes DioGuardi Universiteti Teknik i Berlinit Mars 20, 2016 Faleminderit Agon Kamberi, si kryetar i Organisation t\u00eb Student\u00ebve dhe ish-Student\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Berlin (OASA), p\u00ebr t\u00eb gjithat q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-6010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6013,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6010\/revisions\/6013"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}